{"id":11611,"date":"2012-01-19T09:03:47","date_gmt":"2012-01-19T08:03:47","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1213"},"modified":"2012-01-19T09:03:47","modified_gmt":"2012-01-19T08:03:47","slug":"sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/","title":{"rendered":"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>18 Janar 2012<\/em><\/p>\n<p>Miliona shqiptar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpir\u00eb intervist\u00ebn tuaj zoti ambasador tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, e cila i b\u00ebnte autopsin\u00eb trupit t\u00eb vdekur t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb kur ju jeni larguar nga ky vend, t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebmundjet q\u00eb ishin shfaqur n\u00eb trupin e demokracis\u00eb, kan\u00eb evoluar.<\/p>\n<p>Ju ishit ambasadori q\u00eb inkurajuat prokurorin\u00eb t\u00eb hetonte tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit. Ju ik\u00ebt duke th\u00ebn\u00eb se ky do t\u00eb jet\u00eb test p\u00ebr shtetin ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri pasi bashkon korrupsionin politik me tragjedin\u00eb njer\u00ebzore. Ju that\u00eb se ky do t\u00eb jet\u00eb testi q\u00eb do t\u00eb provoj\u00eb funksionimin e shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri. E kemi humbur k\u00ebt\u00eb test. Asnj\u00eb hetim p\u00ebr lidhjet politike me korrupsionin n\u00eb G\u00ebrdec nuk u b\u00eb, edhe pse n\u00eb zyr\u00ebn tuaj gjeneral\u00ebt e ushtris\u00eb jan\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e djalit t\u00eb kryeministrit n\u00eb at\u00eb histori dhe rolin diktues antiligjor t\u00eb ministrit Mehdiu.<\/p>\n<p>Ju ishit ambasadori q\u00eb b\u00ebt\u00eb betej\u00eb publike p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit dhe mosndikimin e pushtetit politik n\u00eb t\u00eb. Ju b\u00ebt\u00eb betej\u00eb me kryeparlamentaren dhe kryeministrin Berisha kur ata hezitonin t\u2019i hiqnin imunitetin Lul\u00ebzim Bash\u00ebs apo Fatmir Mediut dhe kur k\u00ebrkonin t\u2019i diktonin prokuroris\u00eb akuzat. Duke ikur ju that\u00eb se ky do t\u00eb jet\u00eb testi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb shqiptare. E kemi humbur. Sot gjykatat shqiptare, q\u00eb nga shkall\u00ebt e para e deri tek Gjykata e Lart\u00eb, jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pa\u00e7avure q\u00eb pastron fytyr\u00ebn e pist\u00eb t\u00eb pushtetit, dhe gjyqtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga m\u00eb i thjeshti deri tek kryegjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ngjajn\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb pa dinjitet t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ju ishit ambasadori q\u00eb p\u00ebrshkruanit aq bukur n\u00eb letrat tuaja panoram\u00ebn e vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Kishit m\u00eb shum\u00eb fantazi se\u00e7 duhet. Pasi ik\u00ebt ju, n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedhjet nuk u vodh\u00ebn m\u00eb me ato marifete. Ato u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha, por pushteti nuk fitoi. Dhe u detyrua ta rr\u00ebmbej\u00eb mandatin n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, edhe pse dhjet\u00eb votat e fundit i num\u00ebroi pasardh\u00ebsi juaj n\u00eb Tiran\u00eb. E kemi humbur dhe k\u00ebt\u00eb test.<\/p>\n<p>Ruaj nj\u00eb respekt t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr angazhimin personal q\u00eb b\u00ebt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit. Jeni i vetmi ambasador i SHBA q\u00eb keni dal\u00eb nga sht\u00ebpia juaj n\u00eb m\u00ebngjes apo mbasdite p\u00ebr t\u00eb denoncuar dhun\u00ebn mbi gazetar\u00ebt apo presionet e shtetit mbi ta. M\u00eb keni ofruar mb\u00ebshtetje si ambasador i SHBA kur nj\u00eb gangster i pushtetit m\u00eb sulmoi mua dhe dy koleg\u00ebt e mi n\u00eb nj\u00eb klub t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve denoncuese p\u00ebr nj\u00eb histori korrupsioni q\u00eb lidhte kryeministrin me privatizimin e ARMO-s.<\/p>\n<p>Keni dal\u00eb krah meje p\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve dhe keni b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr gjykim t\u00eb ndersh\u00ebm. Dhe at\u00ebher\u00eb theksuat se d\u00ebnimi i fajtorit do t\u00eb ishte nj\u00eb test p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rrug\u00ebn ku do t\u00eb shkonte Shqip\u00ebria. E kam humbur dhe at\u00eb gjyq zoti ambasador nga nj\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb nuk ka besuar as d\u00ebshmin\u00eb time, as d\u00ebshmin\u00eb e policis\u00eb, as d\u00ebshmit\u00eb e gazetar\u00ebve, por vet\u00ebm agresorin milioner.<\/p>\n<p>M\u00eb tej nj\u00eb piramid\u00eb e t\u00ebr\u00eb gjyq\u00ebsori \u00ebsht\u00eb turrur ndaj meje dhe koleg\u00ebve t\u00eb mi kritik\u00eb me qeverin\u00eb me gjyqe q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me gjoba marramend\u00ebse, me gjyqe q\u00eb b\u00ebhen fshehur, n\u00eb munges\u00eb, pa na v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, me gjyqe t\u00eb cilat Gjykata e Lart\u00eb i miraton duke mos p\u00ebrfillur ankes\u00ebn ton\u00eb. Edhe kur socialist\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet vite m\u00eb par\u00eb, ne gazetar\u00ebt kemi pasur gjyqe, por Gjykata e Apelit, dhe sidomos Gjykata e Lart\u00eb, nuk lejonte kurr\u00eb d\u00ebnime drakoniane p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn fyerje dhe shpifje me shifra q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjyq 300 mij\u00eb dollar\u00eb. Shpresa Becaj dhe gjykata e saj tani i lejojn\u00eb d\u00ebnimet vet\u00ebm p\u00ebr gazetar\u00ebt. Hajdut\u00ebt, trafikant\u00ebt e drog\u00ebs dhe pushtetar\u00ebt q\u00eb denoncohen nga media, dalin t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sot zoti ambasador un\u00eb jam i d\u00ebnuar me shuma q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb po t\u2019i mbledh\u00ebsh k\u00ebrkesat e padit\u00ebsve, vet\u00ebm pse kam denoncuar korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin, nd\u00ebrsa e nj\u00ebjta gjykat\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, ka konsideruar t\u00eb pafajsh\u00ebm nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, i shfaqur nga koleg\u00ebt e mi me z\u00eb dhe fytyr\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pazare t\u00eb pista, nj\u00eb njeri, i cili ka punuar gjith\u00eb jet\u00ebn vet\u00ebm deputet, minist\u00ebr dhe kryeminist\u00ebr, dhe \u00ebsht\u00eb sot miliarder i Shqip\u00ebris\u00eb. E kemi humbur dhe k\u00ebt\u00eb test.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po mendoja nd\u00ebrsa d\u00ebgjoja intervist\u00ebn tuaj \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ne do t\u00eb kishim fatin q\u00eb ju t\u00eb ishit ende ambasador n\u00eb Shqip\u00ebri, a do t\u00eb kishim d\u00ebshtuar?<\/p>\n<p>Besoj se po. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb m\u00eb bind t\u00eb jem mospajtues ndaj gjith\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb se Sali Berisha ka vrar\u00eb, ka vjedhur dhe ka d\u00ebrrmuar shtetin shqiptar, p\u00ebr shkak se ambasadori Arvizu nuk ka qen\u00eb kritik apo ambasador\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb luajal\u00eb ose hipokrit\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ju e njihni mir\u00eb Sali Berish\u00ebn dhe nuk do t\u2019i thoshit burr\u00eb shteti pas 21 janarit, por kjo s\u2019do ta pengonte at\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ato q\u00eb b\u00ebri. Thjesht ne do ishim t\u00eb zem\u00ebruar vet\u00ebm me Berish\u00ebn. Ju me siguri q\u00eb nuk do ta miratonit rezistenc\u00ebn e tij fatale antikushtetuese p\u00ebr t\u00eb mos dor\u00ebzuar gardist\u00ebt e dyshuar p\u00ebr vrasje, por kjo nuk do ta pengonte at\u00eb t\u00eb mos i dor\u00ebzonte. Ju natyrisht do na kishit dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb dhe do na kishit fokusuar vet\u00ebm tek nj\u00eb fajtor, tek Sali Berisha, por nuk do t\u00eb na kishit shp\u00ebtuar dot. Edhe sot q\u00eb je kaq larg dhe kaq i kthjell\u00ebt, nuk e ndalon dot Sali Berish\u00ebn dhe pushtetin e tij t\u00eb ndal\u00eb deformimin e madh t\u00eb demokracis\u00eb dhe rrug\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb se ambasadori Arvizu ka shp\u00ebtuar nga akuzat p\u00ebr politik\u00eb personale, apo p\u00ebr \u201cdiplomaci altoparlanti\u201d, si\u00e7 jeni akuzuar ju. Por rezultati \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb dakord me SHBA, dakord me Brukselin, dakord me OSBE-n\u00eb dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, dakord me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rregullat dhe standardet e tyre t\u00eb mos i rrezikojn\u00eb pushtetin. Por standardet e Per\u00ebndimit dhe standardet e Berish\u00ebs jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuara t\u00eb p\u00ebrplasen me nj\u00ebri- tjetrin dhe ndaj ne jemi t\u00eb d\u00ebnuar t\u2019i largohemi Per\u00ebndimit, jo p\u00ebr faj t\u00eb tij, jo p\u00ebr faj t\u00eb ambasador\u00ebve, por p\u00ebr fajin ton\u00eb q\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb qeverisemi prej tij. Ashtu sikur ju e kishit th\u00ebn\u00eb aq thjesht, ne po i ngjajm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit, Ukrain\u00ebs s\u00eb Janukovi\u00e7it dhe Hungaris\u00eb s\u00eb Orbanit.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb para 21 Janarit, intervista juaj na e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb prekshme boshll\u00ebkun q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb n\u00eb betej\u00ebn shqiptare p\u00ebr nj\u00eb vend normal, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik, dhe m\u00eb tragjik bilancin e degradimit t\u00eb demokracis\u00eb. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i vetmi udh\u00ebheq\u00ebs evropian q\u00eb ka vrar\u00eb demonstrues pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb vitin 1990. Ka vrar\u00eb dhe po tenton t\u00eb vras\u00eb dhe d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb. Kam frik\u00eb se do t\u2019i vriste dhe n\u00ebse ju do t\u00eb ishit k\u00ebtu. Por ne nuk do ndjeheshim dhe aq vet\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 18 Janar 2012 Miliona shqiptar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpir\u00eb intervist\u00ebn tuaj zoti ambasador tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, e cila i b\u00ebnte autopsin\u00eb trupit t\u00eb vdekur t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb kur ju jeni larguar nga ky vend, t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebmundjet q\u00eb ishin shfaqur n\u00eb trupin e demokracis\u00eb, kan\u00eb evoluar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11611","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 18 Janar 2012 Miliona shqiptar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpir\u00eb intervist\u00ebn tuaj zoti ambasador tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, e cila i b\u00ebnte autopsin\u00eb trupit t\u00eb vdekur t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb kur ju jeni larguar nga ky vend, t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebmundjet q\u00eb ishin shfaqur n\u00eb trupin e demokracis\u00eb, kan\u00eb evoluar. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-19T08:03:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar?\",\"datePublished\":\"2012-01-19T08:03:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/\"},\"wordCount\":1337,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/\",\"name\":\"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-19T08:03:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 18 Janar 2012 Miliona shqiptar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpir\u00eb intervist\u00ebn tuaj zoti ambasador tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, e cila i b\u00ebnte autopsin\u00eb trupit t\u00eb vdekur t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb kur ju jeni larguar nga ky vend, t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebmundjet q\u00eb ishin shfaqur n\u00eb trupin e demokracis\u00eb, kan\u00eb evoluar. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-19T08:03:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar?","datePublished":"2012-01-19T08:03:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/"},"wordCount":1337,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/","name":"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2012-01-19T08:03:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ambasadori-withers-te-ishte-ambasador-me-21-janar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sikur ambasadori Withers t\u00eb ishte ambasador m\u00eb 21 Janar?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11611\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}