{"id":1161,"date":"2010-01-08T02:24:08","date_gmt":"2010-01-08T01:24:08","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1161"},"modified":"2010-01-08T02:24:08","modified_gmt":"2010-01-08T01:24:08","slug":"u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Besnik Gjongecaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi pati dy lajme p\u00ebr arsimin e lart\u00eb. Lajmi i par\u00eb ishte heqja e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb universitetet private, pra heqja e tatimit mbi fitimin q\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebto institucione me sh\u00ebrbimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, dhe lajmi i dyt\u00eb ishte ai i rib\u00ebrjes s\u00eb sistemit t\u00eb kualifikimit universitar vet\u00ebm tri vite pas b\u00ebrjes s\u00eb tij, duke ndryshuar sistemin me shum\u00eb nivele diplomash nd\u00ebrmjet\u00ebse q\u00eb ndodhet aktualisht i fiksuar n\u00eb ligjin ekzistues p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sistem me dy nivele, bachelor si nivel i par\u00eb dhe master si nivel i dyt\u00eb. N\u00eb pamjen e par\u00eb t\u00eb duket sikur t\u00eb dyja lajmet nuk kan\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, megjith\u00ebse ato u artikuluan nga qeveria, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga kryeministri dhe ministri i Arsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht kur ai hidhet nga njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhe i njohin proceset q\u00eb kan\u00eb ndodhur dhe ndodhin n\u00eb arsimin e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb dyja lajmet nuk jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7uara, p\u00ebrkundrazi, jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, jo n\u00eb kuptimin e nj\u00eb var\u00ebsie funksionale shkak-pasoj\u00eb apo pse thjesht koincidojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb nga e nj\u00ebjta fush\u00eb, por n\u00eb kuptimin e natyr\u00ebs s\u00eb tyre: t\u00eb dyja lajmet jan\u00eb prodhuar nga nj\u00eb terren q\u00eb po \u00e7oroditet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po b\u00ebhet absurd, po zhytet n\u00eb nj\u00eb anarki t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. . .<\/p>\n<p>Heqja e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar tek universitetet private \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb normale t\u00eb financave t\u00eb nj\u00eb vendi, efekti negativ i t\u00eb cilit mbi buxhetin e shtetit \u00ebsht\u00eb edhe e keqja m\u00eb e vog\u00ebl. E keqja m\u00eb e madhe konsiston n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb fshehur me kujdes natyr\u00ebn thell\u00ebsisht private t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, p\u00ebr t\u00eb fshehur misionin e v\u00ebrtet\u00eb, real, q\u00eb kan\u00eb ata, i cili, jasht\u00eb \u00e7do dyshimi, si n\u00eb \u00e7do institucion privat t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb maksimizimi i fitimit. E keqja m\u00eb e madhe q\u00ebndron pra n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb shkurtuar virtualisht distanc\u00ebn reale q\u00eb universitetet private kan\u00eb ndaj universiteteve publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo distanc\u00eb, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb realisht e vog\u00ebl n\u00eb sistemin universitar t\u00eb vendeve per\u00ebndimore dhe aq m\u00eb e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb n\u00eb sistemin universitar n\u00eb SHBA, e krahasuar me Shqip\u00ebrin\u00eb. Prandaj, arsyetimi mbi natyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb n\u00eb k\u00ebto universitete do t\u00eb na ndihmonte n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00eb \u00e7\u2019situat\u00eb ndodhen universitetet private shqiptare n\u00eb raport me ato publike dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, t\u00eb kuptonim m\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse duhet apo jo t\u00eb tatohen universitetet private n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu, burimet e parave q\u00eb formojn\u00eb buxhetin e nj\u00eb universiteti tipik amerikan, i cili nuk \u00ebsht\u00eb as t\u00ebr\u00ebsisht privat dhe as t\u00ebr\u00ebsisht shtet\u00ebror (publik) jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, ku p\u00ebrfshihen dh\u00ebnia me qira e tokave t\u00eb dhuruara q\u00eb n\u00eb themelimin e tyre nga shteti, t\u00eb ardhurat nga pagesat e student\u00ebve, nga projekte t\u00eb ndryshme brenda dhe jasht\u00eb vendit (t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb universitetet jan\u00eb aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb natyr\u00ebs shkencore q\u00eb lindin brenda, por edhe jasht\u00eb vendit), nga donacione t\u00eb natyrave nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt q\u00eb universiteti harxhon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave gjat\u00eb nj\u00eb viti financiar, por e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00ebndron se si universiteti e trajton pjes\u00ebn q\u00eb ai e konsideron vler\u00eb t\u00eb shtuar, pra pjes\u00ebn q\u00eb mbetet, pasi jan\u00eb kryer shpenzimet e vitit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment shfaqet karakteristika e par\u00eb: universiteti nuk e p\u00ebrdor vler\u00ebn e shtuar p\u00ebr t\u00eb form\u00ebzuar fitimin e asnj\u00eb pronari, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se universiteti faktikisht nuk ka nj\u00eb pronar t\u00eb till\u00eb. Universiteti nuk e p\u00ebrdor at\u00eb p\u00ebr pagesa speciale, sepse pagesat jan\u00eb p\u00ebrcaktuar paraprakisht nga vet\u00eb universiteti p\u00ebr krejt struktur\u00ebn akademike dhe administrative t\u00eb tij. Detyrimisht, vler\u00ebn e shtuar, pra fitimin, universiteti e p\u00ebrdor p\u00ebr forcimin e vetvetes n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr investimin n\u00eb fush\u00ebn shkencore dhe laboratorike, krijimin e posteve t\u00eb reja akademike dhe administrative, botime, konferenca, n\u00eb procesin e konkurrimit p\u00ebr projekte t\u00eb reja etj. Pra, e p\u00ebrdor q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se sot, q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr student\u00ebt se sot, q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb fitoj\u00eb apo t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb projekte se sot, q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar m\u00eb t\u00eb madhe se sot, pra, n\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00eb vitin tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb madh se n\u00eb vitin ekzistues.<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar, si dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha aspektet e tjera financiare dhe administrative nuk merren nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, nuk merren aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi, si\u00e7 ndodh me privat\u00ebt tan\u00eb. Ato merren nga nj\u00eb bord, \u201cthe board of trustees\u201d, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz pa konflikt interesi, donator\u00eb dhe autoritete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore. I gjith\u00eb ky p\u00ebrshkrim tejet i thjesht\u00ebzuar na ndihmon t\u00eb nxjerrim konkluzione t\u00eb drejta, realiste, p\u00ebr universitetet tona private dhe joprivate. Shteti nuk i ngarkon universitetet me tatim mbi vler\u00ebn e shtuar, vet\u00ebm kur vlera e shtuar shkon e gjitha n\u00eb forcimin e universitetit dhe t\u00eb asnj\u00eb individi brenda tij, pra vet\u00ebm kur vlera e shtuar shnd\u00ebrrohet automatikisht n\u00eb nj\u00eb \u201ct\u00eb mir\u00eb publike\u201d. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb vlera e shtuar shnd\u00ebrrohet n\u00eb fitim p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm, pra p\u00ebr pronarin apo pronar\u00ebt e nj\u00eb universiteti privat, at\u00ebher\u00eb ajo thjesht nuk shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb publike, por individuale, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb ket\u00eb shtet demokratik q\u00eb t\u00eb hezitoj\u00eb n\u00eb tatimin e saj. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb nj\u00eb universiteti privat me misionin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb \u00e7do institucioni privat q\u00eb kryen sh\u00ebrbime n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tregu, pra me misionin e maksimizimit t\u00eb fitimit, pavar\u00ebsisht se si deklarohet vet\u00eb universiteti n\u00eb procesin e marketingut t\u00eb tij, t\u00eb mos i vihet tatim mbi vler\u00ebn e shtuar, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb mos dij\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb vet\u00eb vlera e shtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb universitet, pra t\u00eb mos dij\u00eb se \u00e7\u2019fitime realizon ky universitet, pra t\u00eb mos dij\u00eb se n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi paraje e futur n\u00eb universitet e shum\u00ebfishon vetveten n\u00eb fund t\u00eb vitit apo n\u00eb nj\u00eb periudhe tjet\u00ebr kohe. K\u00ebsaj situate i bashkohet edhe situata tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebnyra e organizimit t\u00eb nj\u00eb universiteti privat n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila varet totalisht nga pronari apo pronar\u00ebt e tij dhe nuk ka asnj\u00eb lidhje me organizimin e nj\u00eb universiteti publik, e b\u00ebn absolutisht t\u00eb pamundur ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kontrolli t\u00eb brendsh\u00ebm financiar mjaftueshm\u00ebrisht t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar veprimet e paligjshme, korruptive, dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparente m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb ardhurave, prandaj edhe burimin dhe mas\u00ebn e realizimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Paradoksalisht, jemi p\u00ebrpara situat\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn universitetet private, me gjith\u00eb problemet e r\u00ebnda etike, morale dhe akademike q\u00eb kan\u00eb sot, kan\u00eb eliminuar me ndihm\u00ebn e k\u00ebsaj qeverie \u00e7do \u201cpenges\u00eb\u201d n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit t\u00eb maksimizimit t\u00eb fitimit. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si e jona, e organizuar m\u00eb shum\u00eb sipas nj\u00eb regjimi sesa sipas nj\u00eb sistemi demokratik, me nj\u00eb qeveri q\u00eb interesohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr blerjen politike t\u00eb universiteteve private sesa p\u00ebr zhvillimin e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe proporcional me universitetet publike, n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn korrupsioni \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201clum\u00eb\u201d t\u00eb dal\u00eb plot\u00ebsisht jasht\u00eb kontrollit, shtuar t\u00eb gjitha k\u00ebtyre edhe situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn organizimi i universiteteve private \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa nj\u00eb sistem kontrolli dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie financiare t\u00eb brendshme, heqja e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar do t\u00eb \u00e7oj\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb sundimin e plot\u00eb, p\u00ebrfundimisht t\u00eb pashpres\u00eb, t\u00eb \u201cinstinktit\u201d t\u00eb fitimit mbi \u201cqytetarin\u00eb\u201d e universiteteve dhe diplomave t\u00eb tyre. P\u00ebrpara se t\u00eb merrej me heqjen e barr\u00ebs s\u00eb tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar nga universitetet private, qeveria shqiptare duhet t\u00eb fillonte m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb merrej me problemet e panum\u00ebrta financiare q\u00eb kan\u00eb universitetet publike t\u00eb vendit, t\u00eb cilat, nga pik\u00ebpamja e marr\u00ebdh\u00ebnieve financiare t\u00eb pakt\u00ebn, ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje si\u00e7 ndodheshin dikur n\u00eb sistemin totalitarist t\u00eb para viteve \u201890.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare nuk ka zgjedhur akoma parimet baz\u00eb, mbi t\u00eb cilat do t\u00eb rregullohen marr\u00ebdh\u00ebniet midis Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr t\u00eb realizuar financimin e krejt sektorit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, nuk ka zgjedhur modelin e financimit t\u00eb nj\u00eb universiteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brenda k\u00ebtij financimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, si dhe faktor\u00ebt variab\u00ebl, nga t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrcaktohet ky model, nuk ka zgjidhur akoma \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb merren vendimet dhe do t\u00eb shp\u00ebrndahen parat\u00eb brenda nj\u00eb universiteti publik, nuk ka p\u00ebrcaktuar akoma nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb brendshme administrative universitare q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019iu p\u00ebrgjigjej ndryshimeve n\u00eb modelin e financimit. Ai q\u00eb kemi, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ligj, n\u00eb t\u00eb cilin nenet bien ndesh me nj\u00ebri-tjetrin, nj\u00eb num\u00ebr aktesh n\u00ebnligjore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikt me ligjin, dhe q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por edhe p\u00ebr shum\u00eb arsye t\u00eb tjera, nuk ka njeri n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb kuptoj\u00eb se si v\u00ebrtet do t\u00eb kryhet financimi i universiteteve publike dhe si do t\u00eb p\u00ebrdoret paraja brenda tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. . .<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, qeveria e gjeti koh\u00ebn t\u00eb merrej me TVSH e universiteteve private, kur nuk ka kryer asnj\u00eb reform\u00eb n\u00eb sistemin financiar t\u00eb universiteteve publike. U kujtua edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund viti: t\u2019iu thot\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb krejt sistemi i kualifikimeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ligjin p\u00ebr arsimin e lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur prej saj para pothuajse tri vitesh, \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga nj\u00eb sistem tjet\u00ebr. Autori i k\u00ebtij shkrimi dhe shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tij t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Profesoratit shqiptar e kan\u00eb paralajm\u00ebruar publikisht qeverin\u00eb shqiptare, p\u00ebrmes qindra faqesh t\u00eb shkruara, prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, se po nd\u00ebrtonte nj\u00eb pseudo-Bolonj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se kjo gj\u00eb, pra jo p\u00ebrfshirja, por p\u00ebrjashtimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga procesi i Bolonj\u00ebs po \u201ckalcifikohej\u201d me ligj.<\/p>\n<p>Profesorati shqiptar formuloi edhe nj\u00eb projektligj orientues, b\u00ebri t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr sensibilizimin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, parlamentit, e paralajm\u00ebroi qeverin\u00eb shqiptare se q\u00eb nga viti 1999, viti i Deklarat\u00ebs s\u00eb Bolonj\u00ebs, t\u00eb gjitha vendet q\u00eb aspironin t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs evropiane t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb filluan t\u00eb zhvisheshin nga forma kualifikimi dhe diploma t\u00eb panevojshme t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, trash\u00ebgimi e tradit\u00ebs s\u00eb tyre dhe q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin m\u00eb me sistemin e Bolonj\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri \u00c7ekia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Italia, Gjermania etj., etj., nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nuk e thjeshtoi, p\u00ebrkundrazi, e komplikoi struktur\u00ebn e kualifikimit, duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb krejt sistemit t\u00eb Bolonj\u00ebs. Sot, pas tri vitesh, kur sistemi pseudo-Bolonj\u00eb \u00ebsht\u00eb implementuar n\u00eb t\u00eb gjitha universitetet shqiptare, e trembur realisht nga zgjimi m\u00eb n\u00eb fund i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb student\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi, qeveria pranon q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sipas parimeve t\u00eb procesit t\u00eb Bolonj\u00ebs, prandaj, si nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje, do t\u00eb prishet p\u00ebrs\u00ebri dhe do t\u00eb rind\u00ebrtohet, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, sipas \u201cBolonj\u00ebs\u201d?!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. . .<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i bashkon t\u00eb dy lajmet, heqjen e TVSH p\u00ebr universitetet private dhe rib\u00ebrjen e sistemit t\u00eb kualifikimeve universitare, kur ekzistuesi ndodhet n\u00eb implementim t\u00eb plot\u00eb, \u00ebsht\u00eb mungesa e konsekuenc\u00ebs logjike, \u00ebsht\u00eb mungesa e paskrupullt e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Lajmi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me injorimin e substanc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb, pra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cshkuljen\u201d e thelbit kapitalist dhe orientimin klientelist t\u00eb qeverisjes s\u00eb saj, nd\u00ebrsa lajmi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb produkt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i anarkis\u00eb, i nd\u00ebrtimit sot t\u00eb nj\u00eb gj\u00ebje me destinacion p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar nes\u00ebr, e k\u00ebshtu p\u00ebrdit\u00eb, deri n\u00eb \u201cnd\u00ebrtimin\u201d p\u00ebrfundimtar t\u00eb asgj\u00ebs\u00eb. \u00cbsht\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn tragjike t\u00eb zhdukjes s\u00eb mamuth\u00ebve, pra si n\u00eb koh\u00ebn e larg\u00ebt, kur k\u00ebto kafsh\u00eb t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha p\u00ebrpiqeshin t\u00eb dilnin nga balta, e cila b\u00ebhej akoma m\u00eb thith\u00ebse, m\u00eb gllab\u00ebruese, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kafsh\u00ebt e gjora e shtypnin at\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Besnik Gjongecaj N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi pati dy lajme p\u00ebr arsimin e lart\u00eb. Lajmi i par\u00eb ishte heqja e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb universitetet private, pra heqja e tatimit mbi fitimin q\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebto institucione me sh\u00ebrbimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, dhe lajmi i dyt\u00eb ishte ai i rib\u00ebrjes s\u00eb sistemit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Besnik Gjongecaj N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi pati dy lajme p\u00ebr arsimin e lart\u00eb. Lajmi i par\u00eb ishte heqja e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb universitetet private, pra heqja e tatimit mbi fitimin q\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebto institucione me sh\u00ebrbimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, dhe lajmi i dyt\u00eb ishte ai i rib\u00ebrjes s\u00eb sistemit t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-08T01:24:08+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri\",\"datePublished\":\"2010-01-08T01:24:08+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-08T01:24:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\"},\"wordCount\":2247,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\",\"name\":\"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-01-08T01:24:08+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-08T01:24:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Besnik Gjongecaj N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi pati dy lajme p\u00ebr arsimin e lart\u00eb. Lajmi i par\u00eb ishte heqja e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb universitetet private, pra heqja e tatimit mbi fitimin q\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebto institucione me sh\u00ebrbimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, dhe lajmi i dyt\u00eb ishte ai i rib\u00ebrjes s\u00eb sistemit t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-08T01:24:08+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri","datePublished":"2010-01-08T01:24:08+00:00","dateModified":"2010-01-08T01:24:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/"},"wordCount":2247,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/","name":"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-01-08T01:24:08+00:00","dateModified":"2010-01-08T01:24:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-rikthye-koha-e-mamutheve-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"U rikthye koha e mamuth\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1161"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1161"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1161\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}