{"id":11609,"date":"2012-01-19T08:48:14","date_gmt":"2012-01-19T07:48:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1209"},"modified":"2012-01-19T08:48:14","modified_gmt":"2012-01-19T07:48:14","slug":"21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/","title":{"rendered":"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Astrit KOSTURI\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Astrit KOSTURI<\/strong> *, <em>18 Janar 2012<\/em><\/p>\n<p>Viktimat shtet\u00ebrore t\u00eb 21 janarit 2011, dosja e t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur nga drejt\u00ebsia shqiptare, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb apel t\u00eb p\u00ebr\u00e7doditsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, e cila ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb emancipohet dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se demonstrimet dhe protestat jan\u00eb shpirti i vet\u00eb demokracis\u00eb. Po mbushet nj\u00eb vit plot, q\u00ebkurse at\u00eb dit\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb fundjanari, snajperat e strukturave t\u00eb shtetit q\u00eblluan me arm\u00eb p\u00ebr vdekje kat\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, kat\u00ebr demonstrues, kat\u00ebr viktima, q\u00eb duhet t\u00eb konsiderohen me t\u00eb drejt\u00eb martir\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo dit\u00eb e trisht\u00eb, kur u l\u00ebkund\u00ebn themelet e vet\u00eb sistemit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kat\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00ebt para Oborrit t\u00eb Kryeministris\u00eb jan\u00eb rrethuar me heshtje, keqkuptime, p\u00ebrdorime politike, larje duarsh si dikur Pons Pilati, marketing partiak e shtet\u00ebror, por e v\u00ebrteta nuk ka prekur aktin e tyre.<\/p>\n<p>Homazhet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb nderuar kujtimin e tyre duhen b\u00ebr\u00eb, bile jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, por nuk mjaftojn\u00eb. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, k\u00ebto homazhe jan\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr ta arshivuar at\u00eb n\u00eb dosjen e krimeve t\u00eb pazbardhura. Zbardhja e k\u00ebtij krimi t\u00eb p\u00ebrbindsh\u00ebm, q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb masak\u00ebr shtet\u00ebrore, nuk ka ndodhur dhe v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend si ky i yni, ku shteti t\u00eb vret nat\u00ebn e t\u00eb qan dit\u00ebn p\u00ebr diell, n\u00eb nj\u00eb vend ku ka nj\u00ebzet vjet, q\u00eb nga dy Oborret e m\u00ebdha politike ndodhin vrasje e masakra, pa i hyr\u00eb askujt, as vet\u00eb kriminel\u00ebve me jaka t\u00eb bardha, asnj\u00eb ferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e politizuar e k\u00ebtij vendi jo vet\u00ebm vonon pambarimisht, por dhe \u201charron\u201d, ose b\u00ebn sikur \u201charron\u201d, pasi ashtu ia duan pun\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201cvij\u00ebn e verdh\u00eb\u201d t\u00eb partiako-shtet\u00ebror\u00ebve n\u00eb krye t\u00eb piramid\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kuptojn\u00eb demokracin\u00eb, si\u00e7 thoshte dikur Noli yn\u00eb i madh, si \u201chosana baraba\u201d e regjimit t\u00eb hurit e t\u00eb litarit.<\/p>\n<p>Krimi monstruoz i 21 janarit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i shk\u00ebputur nga kujtesa kolektive e k\u00ebtyre nj\u00ebzet viteve tmerri, t\u00eb ngarkuar me emocionet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzishme t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb pa koh\u00eb. Dhjet\u00ebra jet\u00eb njer\u00ebzore kan\u00eb humbur n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes demokratikase t\u00eb par\u00eb dhe asaj socialiste, n\u00eb Otranto, maleve e g\u00ebrxheve t\u00eb vendeve fqinje, n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb uj\u00ebrave nd\u00ebrkufitare, ku flen\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00ebndrrat e tyre p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Masakrat ku humb\u00ebn jet\u00ebn dhjet\u00ebra vet\u00eb, klandestin\u00eb nga treva t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit qen\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb vendin e shqiponjave, n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb ku \u00e7udia m\u00eb e madhe zgjat nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb, pasi shuhet shpejt, e ndjekur nga \u00e7udit\u00eb e tjera t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Megadosja e G\u00ebrdecit, edhe pse kan\u00eb kaluar kat\u00ebr vjet q\u00eb nga ajo dit\u00eb kasaphane humane, fle n\u00eb dyert e gjykatave, e mbuluar nga pluhuri i nj\u00eb keqkuptimi t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kujtesa e t\u00eb vdekurve dhe e t\u00eb gjall\u00ebve t\u00eb mbetur pa t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, pa sht\u00ebpi e katandi, me trauma t\u00eb parikuperueshme, apelon p\u00ebr zbardhje, p\u00ebr verdiktin e drejt\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Por kjo e fundit nuk duket askund.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb eksploziv gjigand n\u00eb minatur\u00eb, i cili nuk dihet se kur mund t\u00eb plas\u00eb, duke rikthyer G\u00ebrdec\u00ebt e zinj dhe askush nuk e ngre z\u00ebrin, drejt\u00ebsia hesht dhe v\u00ebshtron podiumet politike, ku renditen apologjit\u00eb e \u201csukseseve\u201d t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Socialiste do t\u00eb b\u00ebj\u00eb homazhe p\u00ebr nder t\u00eb martir\u00ebve t\u00eb 21 janarit, por kjo nuk mjafton. Askush nuk ua kthen dot familjar\u00ebve t\u00eb af\u00ebrmit e tyre t\u00eb martirizuar, por moralin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb marr\u00eb peng nga mafia politike mund ta rikthej\u00eb vet\u00ebm dinjiteti i vazhdimit t\u00eb protestave, i vazhdimit t\u00eb rezistenc\u00ebs ndaj t\u00eb keqes.<\/p>\n<p>T\u00eb vras\u00ebsh nga frika e protest\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar vazhdimin e saj, p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng shpirtin e lir\u00eb t\u00eb nj\u00eb populli, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe e p\u00ebrbindshme, q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb klik\u00eb gjakatare. Vet\u00ebm strukturat e nj\u00eb shteti q\u00eb ka humbur \u00e7do pik\u00eb orientimi human dhe vepron me instinkt selektiv e gjakatar mund t\u00eb vrasin dit\u00ebn p\u00ebr diell qytetar\u00eb t\u00eb pambrojtur, t\u00eb pa armatosur, q\u00eb si mjet t\u00eb tyre t\u00eb vet\u00ebm kishin shpirtin e protest\u00ebs, shpirtin e liris\u00eb. Vazhdimi i k\u00ebtyre protestave, jo vet\u00ebm n\u00eb kujtim t\u00eb aktit t\u00eb kat\u00ebr martir\u00ebve, por dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar rezistenc\u00ebn ndaj t\u00eb keqes son\u00eb t\u00eb ngritur n\u00eb institucion, do t\u00eb ishte di\u00e7ka dinjitoze, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk mund ta braktis \u00ebndrr\u00ebn e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Mosvazhdimi i protestave \u00ebsht\u00eb frik\u00eb, dekurajim, pajtim me realitetin obskurantist mesjetar, q\u00eb na ofron kjo politik\u00eb axhaminjsh, q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb moral tjet\u00ebr ve\u00e7 atij t\u00eb klanit dhe ky i fundit nuk i bindet asnj\u00eb vet\u00ebdije apo instinkti, ve\u00e7 atij t\u00eb paras\u00eb.<\/p>\n<p>E vet\u00ebquajtura politik\u00eb e k\u00ebtij vendi (themi e vet\u00ebquajtura, pasi n\u00eb fakt nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me parti politike por me grupe interesash t\u00eb ngushta private), nuk arriti t\u00eb na jap ne shqiptar\u00ebve nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik, sipas parimeve t\u00eb njohura ku p\u00ebrpar\u00ebsi kan\u00eb p\u00ebrmbushjet e nevojave sociale t\u00eb shtresave t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb tij, na dha struktura autokratike, q\u00eb pak po t\u2019u c\u00ebnosh rehatin\u00eb e vjedhjes \u201cme \u201cduar t\u00eb pastra\u201d, si\u00e7 ndodhi me 21 janar 2011, nxjerrin dh\u00ebmb\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb lanet, t\u00eb vrasin e t\u00eb quajn\u00eb \u201cpu\u00e7ist\u201d dhe \u201ctradh\u00ebtor\u201d.<\/p>\n<p>Pas ngjarjeve t\u00eb kobshme t\u00eb vitit \u201997, q\u00eb e trondit\u00ebn imazhin e sistemit t\u00eb ri, duke krijuar alibin\u00eb e dhun\u00ebs, shkat\u00ebrrimit, djegieve e grabitjeve dit\u00ebn p\u00ebr diell, shqiptar\u00ebt e pat\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptonin raportet me shtetin dhe politik\u00ebn e vendit t\u00eb tyre, pasi nga t\u00eb dyja k\u00ebto ata u ndien dhe vijojn\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb tradhtuar. Shteti i tyre, duke u shk\u00ebrmoqur brenda pak koh\u00ebsh, si k\u00ebshtjell\u00eb me r\u00ebr\u00eb, la tek ata shijen e trisht\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur nga pjesa e err\u00ebt e vetvetes dhe nga mekanizmat diabolik\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim nga t\u00eb tjer\u00ebt. Klasa politike humbi vizionin e \u00e7do idealiteti t\u00eb mundsh\u00ebm dhe k\u00ebtij err\u00ebsimi i sh\u00ebrbeu aventura e protagonist\u00ebve t\u00eb saj, aq t\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion e keqp\u00ebrdorim t\u00eb besimit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb anale t\u00eb tilla politike dhe institucionale, t\u00eb orientuara vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer grupit dhe klanit, nuk mund t\u00eb lindin platforma dhe ide t\u00eb q\u00ebndrueshme politike, por vet\u00ebm spastrime administrate, raporte selektive me qytetar\u00ebt dhe ligjin, bile dhe vrasje e maskara, si ajo e 21 janarit, q\u00eb tregoi dhe nj\u00eb her\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb bunkerizuar n\u00eb instiktet e saj m\u00eb agresive, e cila e pranon lirin\u00eb dhe pluralizmin politik sa p\u00ebr sy e faqe dhe nuk lejon ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb cenoj\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e autokracis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Pse nuk zbardhet maskara e 21 janarit?<br \/>\nPo maskara e G\u00ebrdecit?<br \/>\nPo dosjet e Otrantove t\u00eb pafundme t\u00eb k\u00ebtij tranzicioni, ku \u201ckurban\u201d jan\u00eb b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, shtresat m\u00eb n\u00eb hall t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare?<br \/>\nP\u00ebrgjigjia \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe nuk ka asnj\u00eb ekuivok: autori i k\u00ebtyre gjakderdhjeve t\u00eb p\u00ebrllogaritura \u00ebsht\u00eb shteti dhe krimet shtet\u00ebrore nuk zbardhen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse shteti hesht dhe drejt\u00ebsia rri e v\u00ebshtron shk\u00eblqimin l\u00ebbyrt\u00ebs t\u00eb alibive t\u00eb qeveris\u00eb, populli opozitar (populli q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej oborreve t\u00eb politikave t\u00eb dit\u00ebs) nuk mund t\u00eb hesht. Protestat nuk mund t\u00eb thyhen. Ato i sh\u00ebrbejn\u00eb solidaritetit me martir\u00ebt, me aktin e tyre t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb principeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e k\u00ebrkon me qiri lirin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb. Solidariteti social n\u00eb protest\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbuluar krimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb 21 janarit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motiv m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb thyer muran\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb heshtjes dhe t\u00eb pajtimit me t\u00eb keqen.<\/p>\n<p>N\u00ebse homazhet ndaj viktimave, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, mbulojn\u00eb plag\u00ebt e thella t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie t\u00eb marr\u00eb peng nga nj\u00eb politik\u00eb destruktive, protestat p\u00ebr t\u00eb zbuluar krimin mbi baz\u00ebn e dhimbjes s\u00eb plag\u00ebs, jo mbi baz\u00ebn e fshehjes s\u00eb saj, do t\u00eb ishin p\u00ebrkujtimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb iu b\u00ebhet kat\u00ebr martir\u00ebve, do t\u00eb ishin vet\u00eb shpirti arkitipai i liris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb identifikohet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb etur p\u00ebr drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>*<em>Kryetar i L\u00ebvizja p\u00ebr Drejt\u00ebsi e Shqiptar\u00ebve<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Astrit KOSTURI *, 18 Janar 2012 Viktimat shtet\u00ebrore t\u00eb 21 janarit 2011, dosja e t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur nga drejt\u00ebsia shqiptare, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb apel t\u00eb p\u00ebr\u00e7doditsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, e cila ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb emancipohet dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se demonstrimet dhe protestat jan\u00eb shpirti i vet\u00eb demokracis\u00eb. Po mbushet nj\u00eb vit plot, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11609","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Astrit KOSTURI *, 18 Janar 2012 Viktimat shtet\u00ebrore t\u00eb 21 janarit 2011, dosja e t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur nga drejt\u00ebsia shqiptare, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb apel t\u00eb p\u00ebr\u00e7doditsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, e cila ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb emancipohet dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se demonstrimet dhe protestat jan\u00eb shpirti i vet\u00eb demokracis\u00eb. Po mbushet nj\u00eb vit plot, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-19T07:48:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror\",\"datePublished\":\"2012-01-19T07:48:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/\"},\"wordCount\":1545,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/astrit_kosturi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/\",\"name\":\"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/astrit_kosturi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-19T07:48:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/astrit_kosturi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/astrit_kosturi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Astrit KOSTURI *, 18 Janar 2012 Viktimat shtet\u00ebrore t\u00eb 21 janarit 2011, dosja e t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur nga drejt\u00ebsia shqiptare, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb apel t\u00eb p\u00ebr\u00e7doditsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, e cila ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb emancipohet dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se demonstrimet dhe protestat jan\u00eb shpirti i vet\u00eb demokracis\u00eb. Po mbushet nj\u00eb vit plot, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-19T07:48:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror","datePublished":"2012-01-19T07:48:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/"},"wordCount":1545,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/","name":"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg","datePublished":"2012-01-19T07:48:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/astrit_kosturi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-si-akt-i-terrorit-shteteror\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"21 janari si akt i terrorit shtet\u00ebror"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}