{"id":11600,"date":"2012-01-17T05:55:55","date_gmt":"2012-01-17T04:55:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1163"},"modified":"2012-01-17T05:55:55","modified_gmt":"2012-01-17T04:55:55","slug":"kerbaci-i-rregjimit-voteplackites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/","title":{"rendered":"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>Sulmi i policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr qytetar\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte reagim i pritsh\u00ebm i nj\u00eb regjimi, i cili pasi zaptoi institucionet e shtetit me vota t\u00eb vjedhura, tash rrah shqiptar\u00eb e nes\u00ebr ndoshta edhe mund t\u2019i vras\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terror psikik dhe fizik p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb arsyetim leckat publicistike t\u00eb pushtetit. Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj rr\u00ebmuje opinioni duhet t\u00eb shtroj\u00eb pyetje edhe p\u00ebr \u201cVet\u00ebvendosjen\u201d, e cila duket se i ka ngat\u00ebrruar q\u00ebllimet politike me veprime t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p><strong>I<\/strong>.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pamje nga Podujeva flet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb fjal\u00eb. Kur para 22 vjet\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dimri, policia serbe e vrau Ylfete Humollin n\u00eb Lup\u00e7 t\u00eb Llapit, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs e dinin se p\u00ebr ta kishte nisur nj\u00eb faz\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e historis\u00eb \u2013 ballafaqimi i gjithansh\u00ebm me terrorin e Beogradit. Kryesisht duarthat\u00eb, por n\u00eb ep\u00ebrsi morale ndaj nj\u00eb regjimi kriminal shqiptar\u00ebt e fituan nj\u00ebher\u00eb lirin\u00eb, pastaj edhe pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>22 vjet m\u00eb von\u00eb dhe s\u00ebrish nga Llapi policia e Kosov\u00ebs, me urdh\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb, e cila, tekembramja, dominohet nga ata q\u00eb e quajn\u00eb apo e ndiejn\u00eb veten shqiptar\u00eb, i ofroi publikut t\u00eb Kosov\u00ebs, me apo pa dashje, skena pothuaj t\u00eb nj\u00ebjta si at\u00ebbot\u00eb kur u vra Ylfete Humolli. Natyrisht, rrethanat jan\u00eb krejt t\u00eb ndryshme, nuk mund dhe nuk po krahasohen k\u00ebtu pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb Prishtin\u00ebs me sundimtar\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm jugosllav\u00eb dhe puthador\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb, nuk mund t\u00eb krahasohet as policia e sotme e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me milic\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, megjithat\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb nj\u00eb pamje flet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb fjal\u00eb dhe publiku i gjer\u00eb televiziv i krahason ngjarjet me thjesht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mundshme. Duket se qeveritar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb shtun\u00ebn e p\u00ebrcillnin me komoditet demonstrativ spektaklin brutal pran\u00eb pikave kufitare n\u00eb Merdar\u00eb dhe te Dheu i Bardh\u00eb, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pesh\u00ebn e pamjeve. Dhe si t\u00eb jen\u00eb, kur kujtesa e tyre historike \u00ebsht\u00eb rrudhur n\u00eb tenderin e pardjesh\u00ebm dhe keqp\u00ebrdorimin e djesh\u00ebm t\u00eb ark\u00ebs s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong>.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb diskutohet n\u00ebse shefi i \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d me shok\u00eb e zgjodhi rrug\u00ebn e duhur t\u00eb shtun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb vendimi, i cili, sidoqoft\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb votuar nga bashk\u00ebsia lokale e Mu\u00e7ibab\u00ebs, por nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. A u shfryt\u00ebzuan t\u00eb gjitha instrumentet e angazhimit brenda institucioneve? A u shfryt\u00ebzuan t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr denoncim publik t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre biznesmen\u00ebve q\u00eb sjellin mallra nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb, ku e realizojn\u00eb ekstra-profitin?<\/p>\n<p>A e kan\u00eb sa duhet t\u00eb qart\u00eb lider\u00ebt e \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d dallimin mes protest\u00ebs q\u00eb nuk kanos rendin publik dhe nuk shkakton d\u00ebme q\u00eb n\u00eb fund kompensohen nga xhepi i taksapaguesve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kjo l\u00ebvizje thot\u00eb se po proteston, dhe monopolit q\u00eb ka shteti p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs legjitime? (Me forc\u00eb legjitime nuk mendoj assesi brutalitetin policor t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs, por monopolin shtet\u00ebror n\u00eb kuptim t\u00eb asaj q\u00eb kan\u00eb shkruar e shtjelluar Jean Bodin, Thomas Hobbes dhe Max Weber. \u00cbsht\u00eb e pabesueshme q\u00eb partia e lexuesve t\u00eb pasionuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cVet\u00ebvendosja\u201d, t\u00eb mos ket\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detaj politik, filozofik dhe sociologjik).<\/p>\n<p>A nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb sikur aktivist\u00ebt e \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d t\u00eb shp\u00ebrndaheshin para vet\u00ebsh\u00ebrbimeve e dyqaneve n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebnin kampanj\u00eb aktive kund\u00ebr prodhimeve t\u00eb pad\u00ebshiruara? L\u00ebvizja \u201cVet\u00ebvendosje\u201d pretendon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb kreative n\u00eb organizimin e aksioneve politike. K\u00ebsaj radhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo nuk i d\u00ebshmoi k\u00ebto aft\u00ebsi kreative. Shum\u00eb pyetje mund t\u2019i shtrohen drejtuesve t\u00eb subjektit t\u00eb tret\u00eb politik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>III<\/strong>.<\/p>\n<p>Por edhe nj\u00eb mij\u00eb pyetje p\u00ebr \u201cVet\u00ebvendosjen\u201d nuk e arsyetojn\u00eb brutalitetin e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila t\u00eb shtun\u00ebn ose u urdh\u00ebrua t\u00eb veproj\u00eb ashtu si veproi ose nuk pati kush ta urdh\u00ebronte dhe e kaloi dit\u00ebn duke u shfryr\u00eb n\u00eb djem e vajza shqiptar\u00eb \u2013 kinse n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb mbrojtjes s\u00eb rendit dhe ligjit.<\/p>\n<p>Ata polic\u00eb q\u00eb tundnin k\u00ebrba\u00e7in n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit, q\u00eb gjakosnin qytetar\u00eb, q\u00eb rrihnin e burgosnin deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb pyeten \u2013 dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb pyetje populliste \u2013 n\u00ebse do t\u00eb vepronin me vendosm\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb ndaj strukturave paralele n\u00eb veri ose ndaj atyre serb\u00ebve q\u00eb edhe gati 13 vjet pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb qarkullojn\u00eb me vetura me tabela \u201cUR\u201d, \u201cPR\u201d, \u201cPZ\u201d, \u201cDJ\u201d, \u201cGL\u201d etj.?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb njer\u00ebzit, qytetar\u00ebt anek\u00ebnd Kosov\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar me k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb policis\u00eb, e cila paguhet me para t\u00eb taksapaguesve. T\u00eb shtun\u00ebn reagimi i policis\u00eb ishte joprofesional, agresiv, me nj\u00eb fjal\u00eb: ishte keqp\u00ebrdorim i ligjit nga mbrojt\u00ebsit e rendit dhe ligjit. K\u00ebta jan\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, kush\u00ebrinjt\u00eb tan\u00eb, miqt\u00eb tan\u00eb. Nuk jan\u00eb armiq tan\u00ebt. Edhe pse polic\u00ebt nuk mund t\u2019i lajn\u00eb duart t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb pafaj\u00ebsi, mllefi i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb drejtohet kund\u00ebr urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij brutaliteti.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb em\u00ebr e mbiem\u00ebr dhe ushtrojn\u00eb funksione n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. A do t\u00eb b\u00ebhej hata sikur protestuesit t\u00eb rrinin dy-tri dit\u00eb af\u00ebr pikave kufitare? Jo. N\u00eb Gjermani njer\u00ebzit bllokojn\u00eb me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra hekurudh\u00ebn, madje lidhen me zinxhir\u00eb p\u00ebr binar\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar transportin e mbetjeve radioaktive. Ose ndalin trafikun p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb ndonj\u00eb autostrade.<\/p>\n<p>Por policia nuk nd\u00ebrhyn ashtu si kjo e jona t\u00eb shtun\u00ebn. \u00c7do polici profesionale p\u00ebrgatit dhe zbaton planin p\u00ebr deeskalimin e situat\u00ebs. P\u00ebrdorimi i forc\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjeti i fundit. N\u00eb policin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndryshe, sepse ajo i n\u00ebnshtrohet urdhrave t\u00eb nj\u00eb tarafi politik, i cili n\u00eb kuadrin e t\u00eb gjitha deformimeve q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tash ua ka kaluar t\u00eb gjitha pushteteve t\u00eb pasluft\u00ebs duke vendosur n\u00eb disa pozita udh\u00ebheq\u00ebse agjent\u00eb t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, figura t\u00eb lidhura me krimin e organizuar dhe pinjoll\u00eb udbash\u00ebsh.<\/p>\n<p>Prandaj ajo \u00e7far\u00eb pa Kosova t\u00eb shtun\u00ebn ishte reagim i pritsh\u00ebm i nj\u00eb regjimi, i cili nuk ka asnj\u00eb synim tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se q\u00ebndrimin n\u00eb pushtet me \u00e7do mjet duke mos p\u00ebrjashtuar as dajakun p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve gjoja u sh\u00ebrben. Dhuna af\u00ebr pik\u00ebkalimeve kufitare n\u00eb Merdar\u00eb dhe Dheu i Bardh\u00eb u ushtrua rrafsh 13 muaj pasi garnitura e tanishme sunduese erdhi n\u00eb pushtet me vota t\u00eb vjedhura. Nj\u00eb parlament me legjitimitet t\u00eb cunguar zgjodhi nj\u00eb qeveri pothuaj pa legjitimitet demokratik. Rrjedhimisht nj\u00eb regjim i till\u00eb \u2013 dhe kjo s\u2019duhet ta befasoj\u00eb ask\u00ebnd \u2013 p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin sot \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb rrah\u00eb qytetar\u00eb e nes\u00ebr ndoshta edhe t\u2019i vras.<\/p>\n<p>Tekembramja, atmosfer\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs dy-tri dit\u00eb para protest\u00ebs i kontribuuan vet\u00eb eksponent\u00ebt e regjimit, duke filluar nga kryeministri e deri te kalemxhinjt\u00eb e tij, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb e kan\u00eb pranuar t\u00ebr\u00ebsisht rolin e leckave publicistike, q\u00eb zakonisht p\u00ebrdoren p\u00ebr \u00e7do pun\u00eb t\u00eb f\u00eblliqur. Por edhe p\u00ebr ta vlen porosia e Adem Dema\u00e7it q\u00eb n\u00eb vitet 90-t\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb figure publike: \u201cBacit, ti ke me u ba ikajl me e hong\u00ebr krejt tirazhin e gazet\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb neveritsh\u00ebm luajti edhe qeveria e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha. \u00c7dokush mund t\u00eb ket\u00eb 1001 v\u00ebrejtje e kritika me vend p\u00ebr Albin Kurtin dhe l\u00ebvizjen e tij, por t\u00eb krahasosh forc\u00ebn e tret\u00eb parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs me serb\u00ebt q\u00eb bllokojn\u00eb rrug\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb vendit, si\u00e7 veproi Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nonsens.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb primitiviz\u00ebm t\u2019i krahasosh krer\u00ebt e \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d me Zvonko Veselinoviqin, kryeshefin e kriminel\u00ebve serb\u00eb n\u00eb veri, i cili madje ka marr\u00eb rrog\u00eb nga Post\u00eb-Telekomi i Kosov\u00ebs, q\u00eb kontrollohet nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Sjellja e Shqip\u00ebris\u00eb zyrtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzierje flagrante n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb nj\u00eb vendi sovran. Paternalizmi i Tiran\u00ebs mbi Prishtin\u00ebn ka arritur me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje kulmin dhe nuk duhet t\u00eb durohet m\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb kryeministri Hashim Tha\u00e7i t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb yrnek n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur n\u00eb Kosov\u00eb, sepse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb model, por \u00ebsht\u00eb antimodel i demokracis\u00eb. N\u00eb verb\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb favor t\u00eb Berish\u00ebs jo pak kosovar\u00eb nuk duan t\u2019i shohin edhe an\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tanishme n\u00eb Tiran\u00eb: Sali Berisha nuk do t\u00eb mbahet n\u00eb mend nga shqiptar\u00ebt vet\u00ebm pse gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij shtetasve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iu hoq\u00ebn vizat p\u00ebr vendet e Schengenit.<\/p>\n<p>Berisha do t\u00eb mbahet n\u00eb mend p\u00ebr 26 t\u00eb vdekur n\u00eb G\u00ebrdec, p\u00ebr viktimat e 21 janarit 2010 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr koalicionin me Ilir M., i cili madje u incizua duke b\u00ebr\u00eb pazare me pasurit\u00eb e shtetit, do t\u00eb mbahet mend Berisha edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb skene mediale me gazetar\u00eb oborrtar\u00eb e lecka publicistike, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren, nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb \u00e7do f\u00eblliq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mbahet n\u00eb mend Berisha edhe p\u00ebr shtrirjen e pushtetit familjar madje deri te vija bregdetare dhe lumenjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kosovar\u00ebve mund t\u2019u p\u00eblqej\u00eb ajo q\u00eb po quhet rruga e kombit, por t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb shtrojn\u00eb pyetje rreth keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb m\u00ebdha financiare q\u00eb supozohet (nga drejt\u00ebsia!) se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kombit. Gazeta e famshme franceze \u201cLe Monde diplomatique\u201d e pati quajtur \u201cautostrada e korrupsionit nacional\u201d.<\/p>\n<p><strong>V<\/strong>.<\/p>\n<p>Sali Berisha sa her\u00eb q\u00eb e ka pasur pun\u00ebn pisk n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb e keqp\u00ebrdor\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr interesa t\u00eb tij. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1996 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1997, kur Shqip\u00ebria ndodhej para shembjes s\u00eb piramidave financiare \u2013 dhe k\u00ebto i kishte lejuar qeveria e at\u00ebhershme -, Berisha u p\u00ebrpoq q\u00eb kriz\u00ebn ta bart n\u00eb Kosov\u00eb, duke e nd\u00ebrsyer, mes shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, edhe fol\u00ebsin Reis \u00c7i\u00e7o q\u00eb n\u00eb TVSH-n\u00eb e at\u00ebhershme t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb komente n\u00eb stilin: \u201cKosovar\u00ebt duhet t\u2019i p\u00ebrkrahin demonstratat e opozit\u00ebs serbe n\u00eb Beograd\u2026 Student\u00ebt serb\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Demokracia n\u00eb Serbi do t\u00eb fitoj\u00eb\u201d. Sipas k\u00ebsaj logjike shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb terrorizuar nga Serbia, duhej t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirin\u00eb e tyre, por p\u00ebr t\u2019i ndihmuar Vuk Drashkoviqit t\u00eb demokratizoj\u00eb Serbin\u00eb. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb Reis \u00c7i\u00e7o ma kujton Hajrije Spikeric\u00ebn e Televizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb pushtuar nga regjimi serb. Ky rol destruktiv i at\u00ebhersh\u00ebm i Berish\u00ebs ndikoi n\u00eb keq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tij me kryetarin e Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>K\u00ebta dy nuk u takuan kurr\u00eb n\u00eb truallin e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes dhe nga perspektiva e sotme duket vet\u00ebm qesharake ajo q\u00eb Berisha kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) n\u00eb mars t\u00eb vitit 1997: i pyetur nga revista \u201cDer Spiegel\u201d se \u00e7\u2019mendonte p\u00ebr aksionet e U\u00c7K-s\u00eb, ai s\u00eb pari kishte shprehur dyshimin e tij n\u00ebse k\u00ebto \u201ct\u00eb ashtuquajtura grupe terrori\u201d v\u00ebrtet p\u00ebrb\u00ebheshin nga shqiptar\u00ebt, pastaj kishte supozuar se prapa sulmeve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00ebndronte vet\u00eb Arkani, shefi i bandave paramilitare serbe. Kjo i bie se Arkani pask\u00ebsh qen\u00eb shef i Hashim Tha\u00e7it. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb kryeministri i tanish\u00ebm i Kosov\u00ebs t\u2019ia shpjegoj\u00eb homologut t\u00eb tij shqiptar si ka qen\u00eb puna, n\u00ebse takohen k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla nj\u00ebri-tjetrit dhe p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer eksperienc\u00ebn e begatshme p\u00ebr at\u00eb se si luftohen \u201carmiqt\u00eb e brendsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>VI<\/strong>.<\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb ajo q\u00eb ndodhi t\u00eb shtun\u00ebn duhet t\u00eb nxirren disa m\u00ebsime e p\u00ebrfundime: s\u00eb pari qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb merret vesh se \u00e7\u2019jan\u00eb protestuesit e \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d \u2013 \u201cfaqezi\u201d (sipas Hashim Tha\u00e7it) apo \u201cpatriot\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb\u201d (sipas hyzmeqarit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb Hajredin Ku\u00e7i?) \u201cVet\u00ebvendosja\u201d dhe sidomos Albin Kurti duhet ta pyesin veten n\u00ebse politika \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm art i asfaltit dhe gur\u00ebhedhjes, i cili n\u00eb fund m\u00eb shum\u00eb u kushton qytetar\u00ebve se sa qeveritar\u00ebve, apo art i s\u00eb mundshmes dhe i krijimit t\u00eb alternativave e aleancave q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb arritshme ndryshimet.<\/p>\n<p>Albin Kurti po ashtu do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb koncentrohej n\u00eb politik\u00ebn e prekshme dhe ta linte nj\u00ebher\u00eb ad acta iden\u00eb e tij p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, sepse kjo s\u2019b\u00ebhet me entuziast\u00eb q\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb dy autobus\u00eb, as me monopolizim t\u00eb patriotizmit dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim frontal retorik me politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mbi t\u00eb gjitha \u201cVet\u00ebvendosje\u201d dhe partit\u00eb tjera opozitare n\u00eb muajt n\u00eb vijim duhet t\u00eb formulojn\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr evitimin e pla\u00e7kitjes s\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e ardhshme dhe nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb past\u00ebr. N\u00ebse opozita nuk \u00ebsht\u00eb e vendosur dhe e organizuar, at\u00ebher\u00eb ky regjim s\u00ebrish do t\u2019i vjedh\u00eb zgjedhjet, sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej shkatht\u00ebsive m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb tij. \u201cVet\u00ebvendosje\u201d ka b\u00ebr\u00eb nj\u00ebher\u00eb gabim duke hyr\u00eb symbyllur n\u00eb parlamentin q\u00eb doli nga votat e vjedhura.<\/p>\n<p>Rruga drejt pushtetit \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb \u2013 Joschka Fischerit, aktivistit majtist dhe gur\u00ebhedh\u00ebs kund\u00ebr policis\u00eb gjermane, i jan\u00eb dashur 20 vjet derisa arriti n\u00eb kulm t\u00eb pushtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim ai modifikoi e modernizoi shum\u00eb q\u00ebndrime, duke u b\u00ebr\u00eb politikan i moderuar: prej urrejt\u00ebsit t\u00eb NATO-s u b\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i intervenimit t\u00eb NATO-s n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Kosov\u00eb, prej armikut t\u00eb kapitalizmit t\u00eb eg\u00ebr u b\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb majt\u00eb liberale. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim Albin Kurti \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb disa libra t\u00eb Joschka Fischerit dhe jo pak tekste mbi karrier\u00ebn politike t\u00eb gjelb\u00ebroshit gjerman, n\u00ebse nuk d\u00ebshiron t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb 20 vjet n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>* <em>Botuar te \u201cKoha Ditore\u201d, m\u00eb 16 janar 2012<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Robelli Sulmi i policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr qytetar\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte reagim i pritsh\u00ebm i nj\u00eb regjimi, i cili pasi zaptoi institucionet e shtetit me vota t\u00eb vjedhura, tash rrah shqiptar\u00eb e nes\u00ebr ndoshta edhe mund t\u2019i vras\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terror [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Enver Robelli Sulmi i policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr qytetar\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte reagim i pritsh\u00ebm i nj\u00eb regjimi, i cili pasi zaptoi institucionet e shtetit me vota t\u00eb vjedhura, tash rrah shqiptar\u00eb e nes\u00ebr ndoshta edhe mund t\u2019i vras\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terror [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-17T04:55:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-01-17T04:55:55+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-17T04:55:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\"},\"wordCount\":2526,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\",\"name\":\"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-17T04:55:55+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-17T04:55:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Enver Robelli Sulmi i policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr qytetar\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte reagim i pritsh\u00ebm i nj\u00eb regjimi, i cili pasi zaptoi institucionet e shtetit me vota t\u00eb vjedhura, tash rrah shqiptar\u00eb e nes\u00ebr ndoshta edhe mund t\u2019i vras\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terror [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-17T04:55:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs","datePublished":"2012-01-17T04:55:55+00:00","dateModified":"2012-01-17T04:55:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/"},"wordCount":2526,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/","name":"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2012-01-17T04:55:55+00:00","dateModified":"2012-01-17T04:55:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kerbaci-i-rregjimit-voteplackites\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00ebrba\u00e7i i rregjimit vot\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11600"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11600\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}