{"id":11564,"date":"2011-12-29T10:42:22","date_gmt":"2011-12-29T09:42:22","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=874"},"modified":"2011-12-29T10:42:22","modified_gmt":"2011-12-29T09:42:22","slug":"nje-vit-me-21-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>28 Dhjetor 2011<\/em><\/p>\n<p>Sali Berisha ishte i d\u00ebnuar t\u00eb fliste dje p\u00ebr 21 Janarin. N\u00eb bilancin e tij vjetor, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb gjente nj\u00eb p\u00ebrkufizim p\u00ebr 21 Janarin si nj\u00eb dat\u00eb, e cila nuk ndan n\u00eb dy pjes\u00eb vet\u00ebm vitin 2011, por tashm\u00eb gjith\u00eb fatin politik, ligjor dhe ndoshta fizik t\u00eb Sali Berish\u00ebs, Lul\u00ebzim Bash\u00ebs dhe pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk vlejn\u00eb shum\u00eb ato q\u00eb Sali Berisha tha p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi, para apo pas 21 Janarit. N\u00eb gjith\u00eb variantet q\u00eb ta shikosh, viti q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas ishte nj\u00eb nga vitet m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr politik t\u00eb historis\u00eb s\u00eb demokracis\u00eb, pasi koha ngeli m\u00eb 21 Janar. Ajo \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeverisja dhe pushteti pas 21 Janarit, jan\u00eb nj\u00eb kalvar i gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar krimin e 21 Janarit dhe jo p\u00ebr t\u00eb qeverisur shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ashtu si historia e G\u00ebrdecit ndryshoi historin\u00eb politike t\u00eb Berish\u00ebs dhe e zhyti at\u00eb n\u00eb spiralen e krimit dhe e b\u00ebri peng t\u00eb mafies komb\u00ebtare dhe rajonale, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb birin nga nj\u00eb krim i p\u00ebrgatitur me qet\u00ebsi, ashtu dhe 21 Janari e ka futur at\u00eb n\u00eb spiralen pa kthim t\u00eb mbulimit t\u00eb nj\u00eb krimi, q\u00eb tashm\u00eb e ka kryer vet\u00eb. N\u00ebse historia e G\u00ebrdecit i b\u00ebri peshqesh Shqip\u00ebris\u00eb gjith\u00eb matrapaz\u00ebt dhe trafikant\u00ebt n\u00eb qeverisje, kapjen e sistemit gjyq\u00ebsor, shkat\u00ebrrimin e institucioneve dhe raportet mes tyre, 21 Janari hodhi n\u00eb er\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Pas 21 Janarit pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri nuk njohu m\u00eb presidentin, kryeprokuroren, SHISH-in, medien e lir\u00eb dhe asnj\u00eb faktor tjet\u00ebr politik apo civil n\u00eb vend, q\u00eb ishte i lir\u00eb nga krimi. Bilanci i asaj tragjedie nuk ishin vet\u00ebm kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt. Ata jan\u00eb gjaku i pamarr\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. 21 Janari pushkatoi institucionet e shtetit shqiptar, i humbi kuptimin drejt\u00ebsis\u00eb, i humbi kuptimin presidentit dhe sh\u00ebrbimit sekret, i b\u00ebri qesharak\u00eb diplomat\u00ebt e huaj dhe mbi t\u00eb gjitha la vendin t\u00eb qeveriset nga makthet e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka vrar\u00eb dhe q\u00eb po vazhdon t\u00eb g\u00ebrmoj\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb balt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar krimin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00ebn makthin e njeriut q\u00eb vrau me d\u00ebshmitar\u00eb, Sali Berisha diktoi gjith\u00eb zhvillimet pas 21 Janarit n\u00eb funksion t\u00eb mbulimit t\u00eb krimit. Ai mori bashkautorin n\u00eb vrasje, Lul\u00ebzim Basha dhe e ktheu nga vras\u00ebs n\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr qeverisje t\u00eb Tiran\u00ebs. Mobilizoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb makineri t\u00eb t\u00ebr\u00eb shtet\u00ebrore. Ministria e Brendshme u kthye n\u00eb shtab elektoral dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrfunduan n\u00eb kompjuter\u00ebt e njeriut q\u00eb donte t\u00eb lante gjakun me vota. Votues t\u00eb identifikuar dhe anonim\u00eb, nga Shqip\u00ebria apo nga Kosova, transferime t\u00eb brendshme votuesish dhe blerje me pare, bandit\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb nga burgu q\u00eb hidhnin n\u00eb er\u00eb zyra elektorale dhe miliona n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fushat\u00ebs, n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb tredhur t\u00eb universiteteve private, q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim si dikur n\u00eb koh\u00ebn e Rrapush Xhaferit dhe nj\u00eb medie e t\u00ebr\u00eb mercenare, dhe prap\u00eb nuk ia doli. Kutia e fundit u num\u00ebrua para miliona shqiptar\u00ebve dhe Projekti Berisha rezultoi humb\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Tiran\u00ebn humb\u00ebn thuajse gjith\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb, zona m\u00eb e ndri\u00e7uar e vendit. Sali Berisha nuk ishte i shqet\u00ebsuar p\u00ebr to. I duhej me \u00e7do \u00e7mim Tirana, jo aq p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi apo bizneset e Kunatit, q\u00eb po shohim p\u00ebrdit\u00eb, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb alibi t\u00eb madhe vrasjeve t\u00eb 21 Janarit, p\u00ebr t\u2019i amnistuar ato n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit. Dhe meq\u00eb populli nuk e amnistoi. ai gjeti Tom\u00ebn dhe Sashenk\u00ebn dhe e mbylli k\u00ebt\u00eb histori. Mandati i grabitur publikisht nuk iu njoh as nga raporti i ODIHR, as nga media dhe as nga diplomat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u doli pak pija me vones\u00eb. Kjo duket se ia thelloi boshll\u00ebkun q\u00eb ndjen brenda vetes p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb i ka mbetur zbuluar.<\/p>\n<p>Pasi mendoi se suksesi i dhun\u00ebs politike mund t\u00eb eliminonte kund\u00ebrshtarin, ai mobilizoi nj\u00eb tuf\u00eb lakenjsh t\u00eb tij brenda opozit\u00ebs me shpres\u00eb se n\u00eb vend t\u00eb ODIHR, grabitja e mandatit do t\u00eb certifikohej nga Kastriot Islami apo Arben Malaj. Nuk u funksionoi as kjo, edhe pse disa emra t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme flasin nj\u00ebsoj si Berisha, kur i referohen 8 Majit pa e p\u00ebrmendur grabitjen e mandatit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kriza ekonomike bot\u00ebrore dhe ajo shqiptare, t\u00eb binjak\u00ebzuara prej koh\u00ebsh, po b\u00ebnin k\u00ebrdin\u00eb. Sali Berisha n\u00eb vend t\u00eb merrej me nj\u00eb qasje realiste ndaj situat\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb zgjidhje racionale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar barr\u00ebn e k\u00ebsaj krize, filloi t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe Don Kishotin. Filloi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi q\u00eb i ka rezistuar kriz\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vend po bie zija, dhe mbi t\u00eb gjitha flet p\u00ebr rritje ekonomike dhe investime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka mbytur buxhetin n\u00eb borxhe dhe n\u00ebse nuk shet digat dhe hekurishtet dhe \u00e7\u2019ka mbetur ende nga koha e Enver Hoxh\u00ebs, nuk ka as \u00e7far\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb p\u00ebr rroga. Shum\u00eb vet\u00eb nuk e kuptojn\u00eb pse ngaz\u00ebllehet kaq shum\u00eb ky njeri me kriz\u00ebn. Ka vet\u00ebm nj\u00eb arsye. 21 Janari. Me logjik\u00ebn e tij t\u00eb mbrapsht\u00eb ai mendon se duke folur p\u00ebr suksese, duke folur p\u00ebr arritje dhe mir\u00ebqenie, duke folur p\u00ebr fitore n\u00eb zgjedhje, dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr sukses nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ka arsye t\u2019i harrohet 21 Janari.<\/p>\n<p>Por ne jemi t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ky vit q\u00eb po mbyllet ka pasur normale vet\u00ebm 21 dit\u00eb. Ato para se t\u00eb ndodhte krimi. Gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhi m\u00eb pas e ka diktuar ai. Ai ka diktuar vjedhjen e mandatit t\u00eb Tiran\u00ebs, kuror\u00ebzimin e bashkautorit n\u00eb vrasje p\u00ebr kryetar bashkie, entuziazmin qesharak p\u00ebr kriz\u00ebn ekonomike, panikun nga pakti me dhjet\u00eb pika i ofruar nga opozita vet\u00ebm pse ajo n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb mallkuar p\u00ebrmbante 21 Janarin, dhe n\u00eb fund vendosm\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb president t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si e vetmja garanci q\u00eb ai ka p\u00ebr t\u00eb pastruar gjakun q\u00eb ka derdhur m\u00eb 21 janar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb bilanci m\u00eb i lodhsh\u00ebm dhe m\u00eb deprimues q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e vetme e nj\u00eb viti i dikton nj\u00eb lideri n\u00eb pushtet. Ky vit ka qen\u00eb i gjithi nj\u00eb periudh\u00eb kohore q\u00eb nuk punoi p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Sali Berish\u00ebn nga krimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Nuk e shp\u00ebtoi dot. Ka ngelur ende varr i hapur. Jan\u00eb 8 f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb q\u00eb shikojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb Sali Berish\u00ebn n\u00eb televizor dhe t\u00eb rriturit u tregojn\u00eb se k\u00ebta i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa prind\u00ebr. Jan\u00eb institucionet e dhunuara nga Berisha, q\u00eb kan\u00eb dokumentuar krimin. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb Sali Berisha dhe Lul\u00ebzim Basha, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb vrar\u00eb, kan\u00eb konsumuar dhe krimin e zhdukjes me vet\u00ebdije t\u00eb provave, duke fshir\u00eb serverin e kryeministris\u00eb ku jan\u00eb t\u00eb regjistruara pamjet filmike dhe urdhrat n\u00eb radiot e Gard\u00ebs q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb sulmin vrastar mbi qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrethan\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Ta l\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb k\u00ebt\u00eb histori kriminale duke iu dor\u00ebzuar asaj. Do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb me k\u00ebto pak probleme sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb ka. N\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb thyer \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb keq. Dhe n\u00eb vdekt\u00eb nga Zoti pa u d\u00ebnuar, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb keq p\u00ebr ata q\u00eb l\u00eb pas. Askush nuk ia fal at\u00eb gjak, as atij, as Lul\u00ebzim Bash\u00ebs. Rreziku i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se duke mos e pranuar k\u00ebt\u00eb realitet, ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb krime t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb krim. \u00cbsht\u00eb e vetmja fush\u00eb ku ata do ken\u00eb arritje t\u00eb reja \u00e7do vit q\u00eb vjen, n\u00ebse i lejojm\u00eb n\u00eb pushtet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 28 Dhjetor 2011 Sali Berisha ishte i d\u00ebnuar t\u00eb fliste dje p\u00ebr 21 Janarin. N\u00eb bilancin e tij vjetor, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb gjente nj\u00eb p\u00ebrkufizim p\u00ebr 21 Janarin si nj\u00eb dat\u00eb, e cila nuk ndan n\u00eb dy pjes\u00eb vet\u00ebm vitin 2011, por tashm\u00eb gjith\u00eb fatin politik, ligjor dhe ndoshta fizik t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11564","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 28 Dhjetor 2011 Sali Berisha ishte i d\u00ebnuar t\u00eb fliste dje p\u00ebr 21 Janarin. N\u00eb bilancin e tij vjetor, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb gjente nj\u00eb p\u00ebrkufizim p\u00ebr 21 Janarin si nj\u00eb dat\u00eb, e cila nuk ndan n\u00eb dy pjes\u00eb vet\u00ebm vitin 2011, por tashm\u00eb gjith\u00eb fatin politik, ligjor dhe ndoshta fizik t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-29T09:42:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-12-29T09:42:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/\"},\"wordCount\":1375,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-12-29T09:42:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-vit-me-21-dite\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 28 Dhjetor 2011 Sali Berisha ishte i d\u00ebnuar t\u00eb fliste dje p\u00ebr 21 Janarin. N\u00eb bilancin e tij vjetor, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb gjente nj\u00eb p\u00ebrkufizim p\u00ebr 21 Janarin si nj\u00eb dat\u00eb, e cila nuk ndan n\u00eb dy pjes\u00eb vet\u00ebm vitin 2011, por tashm\u00eb gjith\u00eb fatin politik, ligjor dhe ndoshta fizik t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-29T09:42:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb","datePublished":"2011-12-29T09:42:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/"},"wordCount":1375,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/","name":"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2011-12-29T09:42:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-vit-me-21-dite\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb vit me 21 dit\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11564\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}