{"id":1153,"date":"2010-01-08T02:07:27","date_gmt":"2010-01-08T01:07:27","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1153"},"modified":"2010-01-08T02:07:27","modified_gmt":"2010-01-08T01:07:27","slug":"bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/","title":{"rendered":"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg\" border=\"0\" alt=\"Permbytje ne Shkoder\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><em>SHKODER <\/em>&#8211; Ministria e Brendshme publikon shifrat e fundit t\u00eb bilancit t\u00eb p\u00ebrmbytjeve n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Ministria e Brendshme informon se sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbytur ka vazhduar t\u00eb rritet duke kapur shifr\u00ebn e 9150 hektar\u00ebve , nd\u00ebrsa 2080 banesa ndodhen n\u00ebn uj\u00eb.<br \/>\nDeri n\u00eb or\u00ebn 19:00 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb sotme jan\u00eb evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej t\u00eb cil\u00ebve banor\u00eb t\u00eb komun\u00ebs Dajc, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb prekurat nga v\u00ebrshimi i ujrave.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Institucioni i Prefektit t\u00eb Qarkut Shkod\u00ebr njofton t\u00eb gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individ\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura n\u00eb Shkod\u00ebr, se n\u00eb deg\u00ebn e BKT-s\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u00e7elur llogaria bankare me num\u00ebr: 410328492.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia vendore Tok\u00eb e p\u00ebrmbytur Persona t\u00eb evakuar Sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrmbytura<br \/>\nBashkia Shkod\u00ebr 230 ha 83 320<br \/>\nKomuna Daj\u00e7 2000 ha 2000 1187<br \/>\nKomuna Ana Malit 1170 ha 200 170<br \/>\nKomuna Velipoj\u00eb 2000 ha 25 50<br \/>\nKomuna B\u00ebrdic\u00eb 1700 ha 350 65<br \/>\nKomuna Guri Zi 250 ha 689 200<br \/>\nKomuna Bushat 1300 ha 50 80<br \/>\nKomuna Qend\u00ebr, M.Madhe 500 ha 10 8<\/p>\n<p>Ora: 18:30- Situata problematike<br \/>\nSituata n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura n\u00eb Shkod\u00ebr vazhdon t\u00eb mbetet problematike pasi rritja e nivelit t\u00eb ujit v\u00ebrehet nga momenti n\u00eb moment. Rruga nacionale Tiran\u00eb- Shkod\u00ebr vazhdon t\u00eb jet\u00eb e mbushur me uj\u00eb , nd\u00ebrsa automjetet e kan\u00eb t\u00eb pamundur qarkullimin.<br \/>\nN\u00eb harkun e B\u00ebrdic\u00ebs jan\u00eb evakuar 300 banor\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi numri i personave t\u00eb evakuar ka arritur n\u00eb 2700 persona.<br \/>\nMinistri i Brendsh\u00ebm, Lul\u00ebzim Basha, theksoi mbr\u00ebmjen e sotme se procesi i evakuimit t\u00eb banor\u00ebve n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm, por progresi i tij duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb.<br \/>\n\u201cD\u00ebshiroj t\u2019i b\u00ebj thirrje banor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb procesin e evakuimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i siguroj q\u00eb forcat policore dhe t\u00eb ushtris\u00eb q\u00eb jan\u00eb gjendur gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs n\u00eb k\u00ebto territore do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb gjenden aty edhe gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr \u00e7do rast nevoje \u00e7do qytetar dhe \u00e7do familje q\u00eb rrezikohet nga p\u00ebrmbytja.\u201d u shpreh ministri Basha.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, dyfishohen sip\u00ebrfaqet e p\u00ebrmbytura<br \/>\nOra: 17:00- Dyfishohet sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrmbytur n\u00eb Shkod\u00ebr. Nd\u00ebrsa deri mbr\u00ebmjen e djeshme bilanci i tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbytur ishte rreth 4800 hektar\u00eb sot uji ka v\u00ebrshuar n\u00eb 8680 hektar\u00eb tok\u00eb dhe ne mbi 2000 banesa.<br \/>\nShtabi i Emergjencave b\u00ebn t\u00eb ditur se deri n\u00eb or\u00ebn 16:00 t\u00eb pasdites s\u00eb sotme jan\u00eb evakuuar 2691 banor\u00eb , kryesisht nga zonat e rrezikuara, si komuna Dajc.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq m\u00ebsohet se n\u00eb dispozicion t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb kontribuojn\u00eb vullnetarisht p\u00ebr t\u00eb prekurit nga p\u00ebrmbytjet \u00ebsht\u00eb hapur llogari bankare n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb ku mund t\u00eb kontribuohet n\u00eb lek\u00eb, dollar\u00eb ose euro.<\/p>\n<p>Ora: 16:10- Zonat e p\u00ebrmbytura sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor 24 or\u00eb<br \/>\nN\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura t\u00eb Qarkut Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb garantuar sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor 24 or\u00eb, njoftoi sot n\u00eb mesdit\u00eb Qendra e Bashkuar Operacionale e Komitetit Nd\u00ebrministror.<br \/>\nN\u00eb Komun\u00ebn Obot, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur transportimi i nj\u00eb pacienti me probleme kardiake, nd\u00ebrsa me rekomandim t\u00eb Shtabit t\u00eb Emergjenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb stafi mjek\u00ebsor t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Sh\u00ebndet\u00ebsore Oblik\u00eb, n\u00eb gadishm\u00ebri p\u00ebr problemet sh\u00ebndet\u00ebsore. Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, stafi mjek\u00ebsor ka l\u00ebvizur me mjete lundruese t\u00eb emergjencave civile p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb Komunen Daj\u00e7, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, situata ka ardhur vazhdimisht duke u v\u00ebshtir\u00ebsuar. &#8220;\u00cbsht\u00eb ofruar sh\u00ebrbim mjek\u00ebsor 24 or\u00ebsh, nj\u00eb mjek dhe dy infermier\u00eb. Gjithashtu, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka patur n\u00eb gadishmeri nj\u00eb autoambulanc\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur transporti p\u00ebr n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Shkodr\u00ebs i dy pacient\u00ebve me probleme kardiake&#8221;, thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr shtyp. Sipas njoftimit, &#8220;n\u00eb or\u00ebt e mbasdrek\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb evakuimi i shumic\u00ebs s\u00eb popullat\u00ebs, si dhe \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb, stafi mjek\u00ebsor dhe nj\u00eb autoambulanc\u00eb, t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb hyrjes p\u00ebr n\u00eb Komun\u00ebn e Daj\u00e7it, pasi kjo zon\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbytur&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb Komun\u00ebn Guri i Zi gjendja nuk ka qen\u00eb problematike dhe sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor vazhdon p\u00ebrgjat\u00eb 24 or\u00ebve. N\u00eb fshatin Renc t\u00eb k\u00ebsaj komune, n\u00eb nj\u00eb repart ushtarak, jan\u00eb strehuar rreth 55 rom\u00eb, q\u00eb koh\u00ebt e fundit kan\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb lagje periferike t\u00eb Shkodr\u00ebs, buz\u00eb liqenit, banesat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb mbushur me uj\u00eb.<\/p>\n<p>Ora: 16:00- Policia p\u00ebrforcon masat n\u00eb aksin Tiran\u00eb-Shkod\u00ebr<br \/>\nForcat e policis\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb qarkullimin e makinave t\u00eb vogla n\u00eb vendin e quajtur Harku i B\u00ebrdic\u00ebs, 5 kilometra larg Shkodr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut q\u00eb mund t\u2019u kanoset k\u00ebtyre mjeteve nga prurjet e lumit Drin, nd\u00ebrsa vazhdon normalisht qarkullimi i mjeteve t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Nj\u00eb punonj\u00ebs policie i tha s\u00eb \u201ckjo mas\u00eb sigurie \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej or\u00ebs 12:00 t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, at\u00ebher\u00eb kur prurjet e Drinit u rrit\u00ebn me t\u00eb pakt\u00ebn 50 centimetra\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj mase sigurie t\u00eb p\u00ebrkohshme, t\u00eb gjitha automjetet q\u00eb vijn\u00eb nga Tirana me destinacion Shkodr\u00ebn duhet t\u00eb ndjekin intinerarin Kryebushat- Mjed\u00eb-R\u00ebnz\u00eb-Shkod\u00ebr dhe anasjelltas. Rreth or\u00ebs 15:00 t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nuk ka pasur reshje shiu, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj forcat e policis\u00eb rrugore kan\u00eb p\u00ebrforcuar masat e siguris\u00eb n\u00eb aksin komb\u00ebtar Tiran\u00eb-Shkod\u00ebr dhe anasjelltas. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur automjetet e ul\u00ebta dhe njer\u00ebzit. Uji vjen me dallg\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto kushte mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb rrezik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb parandaluese\u201d, tha punonj\u00ebsi i policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ora: 15:40-P\u00ebrmbytjet, NATO ndihm\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<br \/>\nQendra Operacionale e Koordinimit dhe Reagimit ndaj Fatkeq\u00ebsive e NATO-s u ka komunikuar t\u00eb gjith\u00eb vendeve an\u00ebtare situat\u00ebn dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Lajmi b\u00ebhet i ditur nga Ministria e Brendshme. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi p\u00ebr shtyp, Ministria e Brendshme informoi n\u00eb mesdit\u00eb opinionin publik mbi situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura n\u00eb Lezh\u00eb e Shkod\u00ebr si pasoj\u00eb e rreshjeve t\u00eb dendura t\u00eb shiut dhe shkarkimit t\u00eb ujrave nga hidrocentralet.<\/p>\n<p>Ministri Basha morri pjes\u00eb edhe n\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Emergjenc\u00ebs Civile n\u00eb Shkod\u00ebr, ku \u00ebsht\u00eb diskutuar mbi masat e deritanishme p\u00ebr menaxhimin e situat\u00ebs dhe ato n\u00eb vazhdim. Gjat\u00eb mbledhjes u konstatua se po realizohet me efikasitet t\u00eb plot\u00eb plani i masave t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr evakuimin e banor\u00ebve.<br \/>\nSipas ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, evakuime masive po kryhen n\u00eb fshatra t\u00eb Komun\u00ebs Gur i Zi dhe n\u00eb Komun\u00ebn Daj\u00e7, ku jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 15 mjete t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb evakuuar nga zonat e prekura nga p\u00ebrmbytja rreth 2500 persona.<\/p>\n<p>Ora 14.20 PS: Te demshperblehen banoret<br \/>\nPartia Socialiste i ka k\u00ebrkuar sot qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb t\u00eb gjitha familjet e d\u00ebmtuara nga p\u00ebrmbytjet n\u00eb zon\u00ebn e Lezh\u00ebs dhe t\u00eb Shkodr\u00ebs.<br \/>\nDeputeti i Partis\u00eb Socialiste Gjovalin Kadeli, tha sot gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp se \u201c n\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbytjet e shumta n\u00eb zonat veriore, p\u00ebrgjegj\u00ebsi maksimale e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb banor\u00ebt nga d\u00ebmet e m\u00ebdha q\u00eb u jan\u00eb shkaktuar\u201d. Ne mesdite Kryeministri Sali Berisha, pasi i b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zonave t\u00eb p\u00ebrmbytura q\u00eb t\u00eb evakuohen urgjentisht, garantoi se do t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehen deri n\u00eb qindark\u00ebn e fundit t\u00eb gjitha familjet e d\u00ebmtuara nga p\u00ebrmbytjet n\u00eb zon\u00ebn e Lezh\u00ebs dhe t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ora 13. 50 Ekspertet:Hapja e portave te Fierzes e domosdoshme<br \/>\nNe shifrat e dhena per nivelin e shkarkimeve ne basenin e Fierzes specialistet deklarojne se nuk ka zgjidhje tjeter vec shkarkimit qe mund te sjelle permbytje te reja ne zonat e zhytura nen uje. Specialisti i energjetikes Mehmet Hasalami deklaron se sitiuata eshte pasoje e shkeljes se rregullores per ruajtjen e digave, por nese uji ne Fierze nuk shkarkohet shqiptaret do te pesonin nje katastrof te ngjashme me efektet te nje cunami per shkak te permbytjes se digave.<\/p>\n<p>Ora 13.26 METE po konsultohemi me eksperte te huaj<br \/>\nMinistria e Ekonomis\u00eb Tregtis\u00eb dhe Energjitik\u00eb, (METE) ka nisur konsultimet me ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb mbi situat\u00ebn hidrike n\u00eb vend t\u00eb krijuar nga p\u00ebrmbytjet n\u00eb disa zona veriore t\u00eb vendit. Vete Ministri tha sot n\u00eb nj\u00eb komunikim me median se gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit, prodhimi maksimal i energjis\u00eb ka arritur n\u00eb 26.6 mln kilovat \/or\u00eb nga e cila \u00ebsht\u00eb konsumuar 21.7 mln kilovat \/or\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr prej 7.6 mln\/kilovat\/or\u00eb \u00ebsht\u00eb eksportuar.<br \/>\nPrifti tha se \u201c P\u00ebr momentin niveli i ujit n\u00eb Fierz\u00eb \u00ebsht\u00eb 292, 4 m, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shkarkohet 1660 m3\/p\u00ebr sekond&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas tij, situata po monitorohet nga af\u00ebr me grupe t\u00eb t\u00ebra t\u00eb KESH, OST, OSSH dhe t\u00eb ministris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb v\u00ebzhgim t\u00eb vashduesh\u00ebm pa pushim p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebmenaxhuar situat\u00ebn me grupet e gatshme atje\u201d. Prifti i b\u00ebri thirrje opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb kontribuoje n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb v\u00ebshtira dhe jo t\u00eb b\u00ebje opozit\u00ebn, aq m\u00eb pak me ekspert\u00eb q\u00eb nuk marrin vesh nga energjetika.<\/p>\n<p>Ora 13:23 Nga fshati Obot ushtria evakuoi sot 60 persona<br \/>\nN\u00eb fshatin Obot t\u00eb rrethit t\u00eb Shkodr\u00ebs, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb problematik\u00ebt p\u00ebrsa i takon p\u00ebrmbytjeve nga dalja e lumit Bun\u00eb vazhdon evakumi i banor\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb mesdit\u00eb Oboti \u00ebsht\u00eb vizituar dhe nga ministri i Brendsh\u00ebm, Lulzim Basha, drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Hysni Burgaj, forca t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb, etj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, sipas p\u00ebrllogaritjeve n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 banesa ka hyr\u00eb uji n\u00eb katet e para, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjerat uji ka \u201cpopulluar\u201d rrug\u00ebt dhe oborret. Nga informacionet zyrtare m\u00ebsohet se n\u00eb Obot jan\u00eb t\u00eb rrezikuara t\u00eb pakt\u00ebn 130 banesa. Pes\u00eb varka shp\u00ebtimi, me nj\u00eb kapacitet rreth 20 vende, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dipozicion t\u00eb banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt po evakuohen n\u00eb ambientet e ofruara n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe n\u00eb rrethinat e tij, si n\u00eb hotel Turizimi, n\u00eb repartin ushtarak t\u00eb Renxit, por edhe tek t\u00eb af\u00ebrmit e tyre.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e fshatit Obot po evakuohen p\u00ebrmes Ura s\u00eb Sagjic\u00ebs q\u00eb del m\u00eb pas tek ura e Bun\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb operacioni t\u00eb mir\u00eborganizuar t\u00eb forcave t\u00eb ushtris\u00eb dhe policis\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn 60 persona jan\u00eb evakuar gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nga Oboti, nj\u00eb fshat i vog\u00ebl<br \/>\nbanor\u00ebt e t\u00eb cilit kryesisht jetojn\u00eb n\u00eb emigracion. T\u00eb evakuarit jan\u00eb kryesisht t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p>Ora 13.00 MPPTT: Aksi Shkoder- Tirane, problem vetem kthesa e Berdices<br \/>\nMinistria e Transportit informon se aksi Shkod\u00ebr- Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb i kaluesh\u00ebm dhe nuk ka asnj\u00eb problem, p\u00ebrvec kthes\u00ebs s\u00eb Berdic\u00ebs ku ka presence t\u00eb ujit , Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve po punon ne kete pjese me me kapacitet te plote. Gazetar\u00ebt e NEWS24 informojn\u00eb se pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, te kthesa e B\u00ebrdic\u00ebs niveli i ujit \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 50 cm dhe l\u00ebvizja e automjeteve t\u00eb vogla \u00ebsht\u00eb teper i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Ora 12.00 Obot e Shirqin t\u00eb izoluar nga uji. Vazhdon evakuimi<br \/>\nUji tashm\u00eb ka v\u00ebrshtuar dhe n\u00eb aksin nacional Shkod\u00ebr- Tiran\u00eb. Rreth 200 metra e k\u00ebtij aksi nacional \u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb uj\u00eb. Rruga \u00ebsht\u00eb mjaft e rrezikshme p\u00ebr kalimin e automjeteve t\u00eb vogla. Sidomos p\u00ebr drejtues t\u00eb automjeteve t\u00eb cil\u00ebt nuk e frekuentojn\u00eb shpesh k\u00ebt\u00eb aks. Gazetarja e NEWS24 informon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aks niveli i ujit arrin n\u00eb mbi 50 cm.<\/p>\n<p>\u201cDuhet te jesh njohes i mire i rrug\u00ebs, pasi rrjedha mund t\u00eb marr\u00eb me vete makin\u00ebn\u201d- d\u00ebshmon gazetarja e NEWS 24 e cila bashk\u00eb me grupin e xhirimit po ud\u00ebhton dretj komun\u00ebs Dajc.<\/p>\n<p>N\u00eb komun\u00ebn Dajc, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb v\u00ebrtet problematike. N\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt mund t\u00eb shikosh vet\u00ebm uj\u00eb. Dikur fshtara, me tok\u00eb t\u00eb mbjella, tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb liqen\u201d- d\u00ebshmon korrespondentja Eliona Kodra.<\/p>\n<p>Rreth 10 makina t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ushtris\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb p\u00ebrmes ujit q\u00eb ka mbuluar akset p\u00ebr t\u00eb vazhduar evakuimin e banor\u00ebve. \u201cSituata mbetet e r\u00ebnduar. Niveli i ujit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb arrin n\u00eb 3 metra thell\u00ebsi. Ushtar\u00ebt me varka shkojn\u00eb drejt banesave ku ndodhen banor\u00ebt dhe m\u00eb pas i evakuojn\u00eb. Fshati Shirqin \u00ebsht\u00eb totalisht n\u00ebn uj\u00eb.<br \/>\nObot \u00ebsht\u00eb i izoluar dhe mund t\u00eb kalohet vet\u00ebm me varka. Burime jo zyrtare tregojn\u00eb se nga ora 11. 30 n\u00eb shkarkimet n\u00eb Hec e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs ishin n\u00eb 2500 met\u00ebr kub n\u00eb sekond.<\/p>\n<p>Uji po v\u00ebrshon nga lumejt\u00eb e fryr\u00eb t\u00eb Bun\u00ebs, Drinit n\u00eb lagjet Bahcall\u00ebk, e Ajas\u00ebm ku vazhdon dhe evakuimi i banor\u00ebve. Lumenjt\u00eb jan\u00eb fryr\u00eb nga prurjet dhe uji<\/p>\n<p>Ora 11.25 Uji vershon ne aksin Shkoder- Tirane, Dajci i izoluar nga uji<br \/>\nRreth or\u00ebs 10.00 informohet se uji ka v\u00ebrshuar n\u00eb aksin nacional Shkod\u00ebr- Tiran\u00eb, pik\u00ebrisht te vendi i quajtur Kthesa e Beltoj\u00ebs. Sipas prononcimit t\u00eb korrespondentes s\u00eb NE\u00cbS24 niveli i ujit ka arritur n\u00eb 50 cm dhe \u00ebsht\u00eb mjaft problematike l\u00ebvizja e mjeteve t\u00eb vogla. M\u00ebsohet se disa automjete jan\u00eb t\u00eb bllokuara te kthesa e Beltoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Mjaft e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb komun\u00ebn e Dajcit, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb izoluar komplet nga uji.<\/p>\n<p>Niveli i ujit arrin deri n\u00eb 3 metra n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb tregon korrespondentja e NEWS24 . Mjaft problematike \u00ebsht\u00eb dhe fshati Obot si dhe komuna Ana e Malit. Lumi Buna \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb shum\u00eb si shkak i reshjeve t\u00eb shirave dhe shkarkimeve t\u00eb ujrave nga hidrocentralet duke arritur deri n\u00eb nivelin e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb bun\u00ebs- Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00ebsoeht se uji ka dal\u00eb nga shtrati dhe ka v\u00ebrshtuar dhe n\u00eb lagjen Bahcall\u00ebk t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Forcat e ushtris\u00eb po b\u00ebjn\u00eb evakuimin e banor\u00ebve me varka, nga banesa e tyre e cila \u00ebsht\u00eb e mbushur me uj\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ku makina ushtarake presin p\u00ebr ti transportuar m\u00eb pas n\u00eb qyteti.Ka nisur evakuimi i banor\u00ebve dhe n\u00eb lagjen Ajas\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs si dhe n\u00eb komun\u00ebn e Velipoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb banor i komun\u00ebs s\u00eb Dajcit n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr NE\u00cbS24 deklaroi sot rreth 10 .30 minuta t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm se ka mjaft banor\u00eb ende t\u00eb paevakuar n\u00eb fshatrat si Daragjat, Dajc, Bushat. Sipas tij Darragjati \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmbytur nd\u00ebrsa fshati Shirgjin rrezikon t\u00eb p\u00ebrmbytet t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb ministri i Brendsh\u00ebm Luzim Basha dhe prefekti i Shkodr\u00ebs, Mexhit Cungu do t\u00eb dalin n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 11.30.<\/p>\n<p>Ora 10.30 PS: N\u00eb Dajc nuk ekziston dora e shtetit<br \/>\nPartia Socialiste informon p\u00ebr pranin\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura t\u00eb Shkodr\u00ebs. \u201cT\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e k\u00ebtij qarku kan\u00eb shkuar n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e p\u00ebrmbytura. Niveli i ujit n\u00eb k\u00ebto zona vazhdon t\u00eb rritet\u201d- thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr shtyp t\u00eb PS-s\u00eb. N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat deputeti i Shkodr\u00ebs Ilir Beqja i gjendur n\u00eb komun\u00ebn Daj\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201c N\u00eb kthes\u00ebn e Daj\u00e7it n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb m\u00ebngjesit, vihet re se shteti shqiptar ka mbaruar. Nuk ka as polici, as ushtri dhe asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit. Kan\u00eb mbetur njer\u00ebz t\u00eb bllokuar p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ka asnj\u00eb informacion se \u00e7do t\u00eb ndodh\u00eb me jet\u00ebn e tyre\u201d- vazhdon informacioni nga selis\u00eb roz\u00eb.<\/p>\n<p>Ora 09.00 Emergjencat Civile: Deri ne 08:00 te permbytura 4786 ha tok\u00eb, 870 banesa nen uje<br \/>\nKomisionin e Emergjencave Civile t\u00eb Qarkut Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbledhur sot paradite p\u00ebr t\u00eb monitoruar situat\u00ebn e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb qarqet Shkod\u00ebr e Lezh\u00eb. Vet\u00eb Ministri i Brendsh\u00ebm Z. Lulzim Basha ndodhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje informon ministria e brendshme nd\u00ebrsa jep t\u00eb dh\u00ebnat e fundit deri n\u00eb or\u00ebn 08:00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm, (e enjte) t\u00eb raportuara nga Qendra e Bashkuar Operacionale t\u00eb Komitetit Nd\u00ebrministror deri n\u00eb or\u00ebn 08:00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb m\u00ebdha der n\u00eb or\u00ebn 08.00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrmbytur rreth 4786 ha tok\u00eb. Jan\u00eb n\u00eb prezenc\u00ebn e ujit 870 sht\u00ebpi. T\u00eb evakuuar gjithsej jan\u00eb 527 familje dhe evakuimi vazhdon. \u201cPritet t\u00eb evakuohen gjithsej rreth 3000 persona nga nj\u00ebsit\u00eb vendore t\u00eb bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, Komunat Ana e Malit, Daj\u00e7, B\u00ebrdic\u00eb, Bushat.<br \/>\nKomuna Daj\u00e7\u201d<\/p>\n<p>Nga grupi i pun\u00ebs inxhiniero-teknik i ngritur nga Prefekti n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat e ushtris\u00eb ka punuar dhe riparuar rreth 140 m argjinature dhe brenda dit\u00ebs s\u00eb sotme pritet t\u00eb p\u00ebrfundoje pjesa tjet\u00ebr e d\u00ebmtuar prej 400 m.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb intensive nga strukturat e policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dislokuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zone, p\u00ebr t\u00eb bindur komunitetin e zon\u00ebs p\u00ebr t\u2019u evakuar, pun\u00eb e cila vazhdoi edhe gjat\u00eb mbremjes s\u00eb kaluar.Po punohet n\u00eb Komun\u00ebn Velipoje p\u00ebr riparimin e argjinatures n\u00eb fshatin \u00c7as.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme jan\u00eb evakuar nga strukturat e ushtris\u00eb rreth 200 kok\u00eb bag\u00ebti nga zona e p\u00ebrmbytur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb n\u00ebnstacionit t\u00eb pompave q\u00eb furnizojn\u00eb komunen Velipoj\u00eb, pran\u00eb fshatit Trush t\u00eb komun\u00ebs B\u00ebrdic\u00eb.<br \/>\nGjithashtu p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb situaten e krijuar, kan\u00eb ardhur edhe nj\u00eb grup specialist\u00ebsh nga Kosova i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 15 vet\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pajisur me mjete speciale, varka gome etj., q\u00eb do t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb zonave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytura.<\/p>\n<p>Ora 08:00 Banoret: Duam te evakuohemi. Ushtria: na duhen me shume mjete per evakuim<br \/>\nReshjet e shiut, dhe shtr\u00ebngatat kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs duke vazhduar t\u00eb rris\u00eb nivelin e ujit n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura t\u00eb N\u00ebnShkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ora 20 e mbr\u00ebmjes s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb,niveli i ujit vazhdon t\u00eb rritet n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Komun\u00ebn e Dajcit niveli i ujit sa vjen e rritet. Vet\u00ebm gjat\u00eb nat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 30 cm m\u00eb shum\u00eb niveli i ujit\u201d deklaron korrespondentja e NEWS24. Nd\u00ebrsa mbr\u00ebm\u00eb uji kishte bllokuar hyrjen dhe policia kishte ngritur nuk lejonte asnj\u00eb banor t\u00eb hynte n\u00eb komun\u00eb. Prefekti Cungu informon sot se n\u00eb komun\u00ebn Dajc jan\u00eb evakuar gjate nates gati t\u00eb gjith\u00eb familjet.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Obot, banor\u00ebt duke par\u00eb me syt\u00eb e tyre si rritet niveli i ujit n\u00eb banesa tashm\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb rezistenc\u00eb p\u00ebr evakuim.<\/p>\n<p>Shtabi i Emergjenc\u00ebs k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb mjete p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur largimin sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb banor\u00ebve nga kjo zon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Samrish t\u00eb komun\u00ebs Dajc, nj\u00eb tjet\u00ebr fshat i p\u00ebrmbytur, argjinatura rrezikon t\u00eb d\u00ebmtohet duke krijuar p\u00ebrmbytje dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Prefektura thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jan\u00eb evakuar t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb komun\u00ebn e B\u00ebrdic\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr zon\u00eb e p\u00ebrmbytur, gjat\u00eb nat\u00ebs uji ka dal\u00eb mbi aksin nacional Shkod\u00ebr- Tiran\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb vendin e quajtur harku i B\u00ebrdic\u00ebs uji ka hipur mbi aksin rrugor.<\/p>\n<p>N\u00eb Hidrocentralin e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs informohet se gjat\u00eb dit\u00ebs se sotme do t\u00eb ket\u00eb shkarkime t\u00eb m\u00ebdha kjo p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb ujit.<\/p>\n<p>\u201cDo ket\u00eb shkarkime t\u00eb m\u00ebdha nga Vau i Dej\u00ebs. Niveli i ujit \u00ebsht\u00eb rritur. Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme shkarkimet kan\u00eb arritur n\u00eb 1370 met\u00ebr kub p\u00ebr sekond.\u201d- deklaron prefekti i Shkodr\u00ebs, Mexhit Cungu i cituar nga NE\u00cbS24, duke b\u00ebre apel p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mjete ushtarake p\u00ebr evakuimin e banor\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn e N\u00ebnShkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkrirja e bor\u00ebs nga malet ka shtuar friksh\u00ebm prurjet n\u00eb hidrocentralet e nd\u00ebrtuara p\u00ebrgjat\u00eb lumit Drin. Nd\u00ebrsa niveli i ujit n\u00eb Liqenin e Fierz\u00ebs, mbreme ishte vet\u00ebm 2 met\u00ebr larg pik\u00ebs kritike (duke arritur n\u00eb 292 metra). Autoritetet kane urdh\u00ebruar hapja e portave t\u00eb tri hidrocentraleve (Fierz\u00eb, Koman dhe Vau i Dej\u00ebs).<\/p>\n<p>Shtabi i Emergjenc\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr b\u00ebri publike mbr\u00ebmjen e djeshme t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit pas p\u00ebrmbytjeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Sipas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, \u00ebsht\u00eb 4816 ha tok\u00eb e gjith\u00eb siperfaqja e p\u00ebrmbytur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin e Shkodr\u00ebs, zona te cilat nisin q\u00eb nga periferia af\u00ebr qytetit deri n\u00eb ato t\u00eb N\u00ebnShkodr\u00ebs ku p\u00ebrfshihen dhjetra fshatra t\u00eb 7 komunave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq t\u00eb izoluara nga uji gjenden 870 banesa n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun. Deri n\u00eb mbr\u00ebmje ishin evakuar 227 familje duke shtuar k\u00ebtu edhe 120 persona t\u00eb komunitetit rom t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Partia Socialiste b\u00ebn\u00eb apel dje p\u00ebr evakuimin e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>(<em>s.g\/e.n\/BalkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHKODER &#8211; Ministria e Brendshme publikon shifrat e fundit t\u00eb bilancit t\u00eb p\u00ebrmbytjeve n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Ministria e Brendshme informon se sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbytur ka vazhduar t\u00eb rritet duke kapur shifr\u00ebn e 9150 hektar\u00ebve , nd\u00ebrsa 2080 banesa ndodhen n\u00ebn uj\u00eb. Deri n\u00eb or\u00ebn 19:00 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb sotme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"SHKODER &#8211; Ministria e Brendshme publikon shifrat e fundit t\u00eb bilancit t\u00eb p\u00ebrmbytjeve n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Ministria e Brendshme informon se sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbytur ka vazhduar t\u00eb rritet duke kapur shifr\u00ebn e 9150 hektar\u00ebve , nd\u00ebrsa 2080 banesa ndodhen n\u00ebn uj\u00eb. Deri n\u00eb or\u00ebn 19:00 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb sotme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-08T01:07:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-01-08T01:07:27+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-08T01:07:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\"},\"wordCount\":3655,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\",\"name\":\"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg\",\"datePublished\":\"2010-01-08T01:07:27+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-08T01:07:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"SHKODER &#8211; Ministria e Brendshme publikon shifrat e fundit t\u00eb bilancit t\u00eb p\u00ebrmbytjeve n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Ministria e Brendshme informon se sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbytur ka vazhduar t\u00eb rritet duke kapur shifr\u00ebn e 9150 hektar\u00ebve , nd\u00ebrsa 2080 banesa ndodhen n\u00ebn uj\u00eb. Deri n\u00eb or\u00ebn 19:00 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb sotme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-08T01:07:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb","datePublished":"2010-01-08T01:07:27+00:00","dateModified":"2010-01-08T01:07:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/"},"wordCount":3655,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/","name":"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg","datePublished":"2010-01-08T01:07:27+00:00","dateModified":"2010-01-08T01:07:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/permbytje_shkoder.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bilanc-dramatik-ne-shkoder-9150-hektare-toke-nen-uje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Bilanc dramatik n\u00eb Shkod\u00ebr, 9150 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00ebn uj\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1153"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1153\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}