{"id":11525,"date":"2011-12-19T15:22:06","date_gmt":"2011-12-19T14:22:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=639"},"modified":"2011-12-19T15:22:06","modified_gmt":"2011-12-19T14:22:06","slug":"hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/","title":{"rendered":"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hillary Clinton\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>17 Dhjetor 2011<\/em><\/p>\n<p><strong>HILLARY FOR EVER<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hillary Klinton kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 5 dhjetor gazeta franceze Le monde boton nj\u00eb investigim nga korrespondantja e saj n\u00eb Uashington, Korin Lesnes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo tregon fuqin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe popullaritetin e gruas m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Amerik\u00ebs, Hillari Klinton. Investigimi i saj \u00ebsht\u00eb befasus dhe plot me konsiderata pozitive, gj\u00eb e rralll\u00eb kjo p\u00ebr ftoht\u00ebsin\u00eb e gazetaris\u00eb franceze. Mir\u00ebpo puna gjigande, vendosm\u00ebria dhe autoriteti i k\u00ebsaj gruaje e kan\u00eb rivendosur autoritetin e SHBA-ve atje ku e ka vendin-lider i demokracis\u00eb bot\u00ebrore. M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb ndiqni t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb investigim, p\u00ebrkthyer posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTema\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ilir Yzeiri<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>Hapet porta dhe ja shfaqet Hillary e gjith\u00ebpushtetshme. Me xhaket\u00eb dhe pantallona t\u00eb zeza me nj\u00eb damar t\u00eb holl\u00eb, flok\u00ebt m\u00eb t\u00eb verdha se m\u00eb par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb gjata gjithashtu. Sekretarja e Shtetit sapo \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga samiti Europ\u00eb-SHBA q\u00eb mbahet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb k\u00ebt\u00eb 28 n\u00ebntor. \u201cN\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr aventura t\u00eb reja\u201d i thot\u00eb ajo shtypit p\u00ebrpara se t\u00eb \u00ab zhduket n\u00eb shkall\u00ebt q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb n\u00ebntok\u00ebn e \u00cbest \u00cbing. E armatosur me \u00e7ant\u00ebn e saj t\u00eb dor\u00ebs nj\u00eb si thes i madh ajo niset drejt Birmanis\u00eb, drejt asaj q\u00eb do t\u00eb quhet m\u00eb pas suksesi i par\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb i politik\u00ebs s\u00eb dialogut (angazhimit ) t\u00eb Barak Obam\u00ebs.<\/p>\n<p>Kalon nj\u00eb jav\u00eb dhe pasi b\u00ebn edhe 30 000 km t\u00eb tjera, ajo gjendet n\u00eb Konferenc\u00ebn e Bonit p\u00ebr Afganistanin, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 dhjetor. Pas kat\u00ebr dit\u00ebsh ajo do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Mbledhjen ministeriale n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Internetit, nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb ajo e ka propoganduar n\u00eb janar 2010. Jo aq e k\u00ebnaqur me drejtimin e Departamentit t\u00eb Shtetit, nj\u00eb mamuth me 60 000 persona t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, Hillary Klinton, 64 vje\u00e7, e ka zgjeruar fush\u00ebn e veprimit t\u00eb diplomacis\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb e ka lidhur t\u00eb Drejt\u00ebn si nocion me t\u00eb Drejt\u00ebn Humane n\u00eb bot\u00ebn mbar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>PERSONALITETI M\u00cb POPULLOR I ADMINISTRAT\u00cbS OBAMA<\/strong><\/p>\n<p>E pathyeshmja Hillary. Tre vjet pasi humbi gar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ish- Zonja e Par\u00eb e Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb personaliteti m\u00eb popullor i administrat\u00ebs Obama -69% e opinionit e mb\u00ebshtet at\u00eb sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb Bloomberg kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtator. Nj\u00eb e treta e amerikan\u00ebve \u00e7mon se vendi i tyre do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb po t\u00eb ishte zgjedhur ajo si presidente. N\u00eb tetor, Time Magazine porositi nj\u00eb sondazh midis saj dhe kandidatit kryesor t\u00eb opozit\u00ebs republikane p\u00ebr zgjedhjet e 2012-\u00ebs. N\u00eb ndryshim nga Barak Obama q\u00eb ishte thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel pik\u00ebsh me kund\u00ebrshtar\u00ebt, Hillary Klinton ishte 17 pik\u00eb p\u00ebrpara m\u00eb t\u00eb mirit t\u00eb republikan\u00ebve, Mitt Romney-it. \u201cObama nuk ka treguar shum\u00eb lidership k\u00ebta muajt e fundit. Hillary, p\u00ebrkundrazi, ia ka dal\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb imazhin e saj si nj\u00eb personalitet i fort\u00eb dhe i pathyesh\u00ebm\u201d shkruan analisti dhe kronikani diplomatik i Uashington Post, Jim Hoagland.<\/p>\n<p>N\u00eb Departamentin e Shtetit, kapaciteti legjendar p\u00ebr pun\u00eb i Hillary Klintonit d\u00ebshmohet nga t\u00eb gjith\u00eb. Q\u00eb nga udh\u00ebtimi i par\u00eb \u2013n\u00eb Azi- n\u00eb shkurt 2009, ajo ka thyer t\u00eb gjitha rekordet: nj\u00eb milion kilomet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkuara n\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb vende q\u00eb ka vizituar. D\u00ebmtimi n\u00eb gju, n\u00eb qershor 2009 n\u00eb parkingun e Departamentit t\u00eb Shtetit nuk e ka ngadal\u00ebsuar aspak k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm. \u201cAjo \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e aft\u00eb, e palodhshme dhe gjithnj\u00eb duke lexuar\u201d raporton Charles Kupchan i K\u00ebshillit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb. \u201cZot\u00ebron nj\u00eb pafund\u00ebsi informacionesh\u00bb Gjat\u00eb negociatave t\u00eb Traktatit t\u00eb \u00e7armatimit Start, ajo ka kaluar or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me homologun e saj rus, Sergej Lavrov, e pal\u00ebkundur dhe e pthyeshme si guri, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u201cAjo \u00ebsht\u00eb kok\u00ebfort\u00eb. Ajo e merr gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Ashtu si amerikan\u00ebt kur duan t\u00eb t\u00eb shesin di\u00e7ka \u00bb, e p\u00ebrshkruan at\u00eb nj\u00eb diplomat europian i nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cAJO KA ARRITUR T\u00cb PAMUNUDR\u00cbN\u201c<\/strong><\/p>\n<p>Hillary Klinton ka ndryshuar shum\u00eb q\u00eb prej fushat\u00ebs me Barak Obam\u00ebn. \u201cAjo shihej at\u00ebhere si kalkulatri\u00e7e, si politikane. N\u00eb fakt nuk plan t\u00eb prap\u00ebm n\u00eb ato q\u00eb ajo b\u00ebn. P\u00ebrpar\u00ebsia e saj jan\u00eb rezultatet \u201c, na siguron nj\u00eb an\u00ebtar i ish-ekipit presidencial. Disa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb befasuar kur kan\u00eb zbuluar \u00ab njer\u00ebzoren \u00bb. Ajo \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb u telefonon bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj kur ata kalojn\u00eb ndonj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. \u201cKjo t\u00eb frym\u00ebzon respekt dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb barazie, kur \u00ab bossi \u00bb sillet k\u00ebshtu\u201d, thot\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Me presidentin mosbesimi nuk \u00ebsht\u00eb fashitur menj\u00ebher\u00eb. N\u00eb fillim dy kund\u00ebrshtar\u00ebt e vjet\u00ebr i kalonin mesazhet e tyre p\u00ebrmes zv.presidentit Joe Biden. Hillary dha shenjat e mb\u00ebshtetjes n\u00eb luajalitet dhe stafi i saj u porosit q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrkonte sherr. Nga ana tjet\u00ebr ajo nd\u00ebrtoi nj\u00eb ekip sh\u00ebrbyesish besnik\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar-kryesisht gra- t\u00eb cilat punojn\u00eb me t\u00eb prej shum\u00eb vitesh. Disa em\u00ebrime kan\u00eb shkaktuar t\u00eb plasaritura, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u201cajo ka arritur t\u00eb pamundur\u00ebn\u201d : t\u00eb punoj\u00eb me efikasitet me dhe p\u00ebr nj\u00eb president q\u00eb ajo e quan nj\u00eb rival t\u00eb rreziksh\u00ebm politik, shkruan Jim Hoagland.<\/p>\n<p><strong>NJ\u00cb NDIKIM Q\u00cb \u00cbSHT\u00cb V\u00cbSHTIR\u00cb T\u00cb VLER\u00cbSOHET<\/strong><\/p>\n<p>Hillary Klinton takohet me Barak Obam\u00ebn \u00e7do t\u00eb premte p\u00ebr 45 minuta. \u00cbsht\u00eb pak, n\u00eb krahasim me aksesin q\u00eb kishte Kondolejsa Rajs te Xhorxh \u00cb. Bush. Por, si\u00e7 thot\u00eb Charles Kupchan, \u00ab ajo \u00ebsht\u00eb ngush\u00eblluar me iden\u00eb se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb administrate ku politika e jashtme kontrollohet nga af\u00ebr prej Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb \u00bb. Madje, ajo e ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me presidentin e saj nj\u00eb argument promovimi t\u00eb modelit amerikan. Filip J. Cra\u00ebley, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i saj, kujton q\u00eb Hillary-s\u00eb i kishte q\u00eblluar q\u00eb t\u00eb pajtonte me forc\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit kenian\u00eb dhe i kishte \u00e7uar n\u00eb kompromis, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, duke iu th\u00ebn\u00eb: \u201cn\u00ebse un\u00eb kam arritur t\u00eb punoj me njeriun q\u00eb m\u00eb ka mundur n\u00eb zgjedhje, at\u00ebhere ju duhet t\u00eb gjeni nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr divergjencat tuaja\u201d.<\/p>\n<p>Sa i takon ndikimit t\u00eb saj ekpsert\u00ebt ndahen. P\u00ebr specialistin e Lindjes s\u00eb Af\u00ebrme, Aaron David Miller q\u00eb ka punuar me gjasht\u00eb sekretar\u00eb shtetesh, Hillary Klintonin v\u00ebshtir\u00eb se mund ta klasifikosh n\u00eb kategorin\u00eb e nj\u00eb Henri Kizinger apo t\u00eb nj\u00eb Xhejms Bejk\u00ebr, k\u00ebshilltari i Xh. Bushit, atit. \u00ab \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Amerika nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq e frikshme apo e adhuruar. Puna e Sekretarit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb m\u00eb nd\u00ebrlikuar \u00bb, v\u00ebren ai. Hillary, sipas tij, zot\u00ebron \u00ab star power-in \u00bb, pushtetin e starit, i nevojsh\u00ebm p\u00ebr kredibilitetin e shefit t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane, por jo af\u00ebrin\u00eb q\u00eb do t\u2019i lejonte atij q\u00eb t\u00eb shihej si \u00ab nj\u00eb zgjatim i presidentit \u00bb.<\/p>\n<p>Jim Hoagland, nga ana e tij, \u00ebsht\u00eb impresionuar prej fjalimit t\u00eb saj n\u00eb Hanoi m\u00eb 2010 ku sekretarja e Shtetit integroi lirin\u00eb e qarkullimit n\u00eb det t\u00eb Kin\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesin komb\u00ebtar t\u00eb SHBA-ve me rrezikun e pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb kinez\u00ebve. \u201cAjo ka v\u00ebn\u00eb re q\u00eb shum\u00eb her\u00ebt se Obama tregonte shum\u00eb kujdes dhe besim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Pekinin \u00bb, n\u00ebnvizon profesor Kupchan. P\u00ebr profesorin Kupchan ajo ka korrigjuar linj\u00ebn realiste, pragmatike dhe \u00ab thelb\u00ebsisht anti-Bush \u00bb t\u00eb fillimeve t\u00eb presidenc\u00ebs Obama. \u201cAjo \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb \u00ab shqiponjw \u00bb se ai dhe ajo ia del q\u00eb ta bind\u00eb at\u00eb se n\u00eb fillim duhet t\u00eb drejtojm\u00eb v\u00ebmendjen te t\u00eb drejtat e njeriut dhe demokratizimi \u00bb, n\u00ebnvizon ai.<\/p>\n<p><strong>ROL \u00ab P\u00cbRCAKTUES \u00bb N\u00cb R\u00cbNIEN E GEDAFIT<\/strong><\/p>\n<p>Ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi P.J.Crowley n\u00ebnvizon se \u201cpranverat arabe\u201d jan\u00eb trajtuar prej Departamentit t\u00eb Shtetit. Hillary fluturon nga g\u00ebzimi q\u00eb ka mbajtur n\u00eb Doha m\u00eb 13 janar 2011 nj\u00eb fjalim gati paraprij\u00ebs. \u201cThemelet e rajonit po zhyten n\u00eb r\u00ebr\u00eb\u201d pat paralajm\u00ebruar ajo. Popujt e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb t\u00eb \u201clodhur prej institucioneve t\u00eb korruptuara\u201d. Pasi u konsumuan t\u00eb gjitha thirrjet p\u00ebr rrug\u00ebn paq\u00ebsore, pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb Tripolit, gjith\u00eb stafi i saj dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e din\u00eb rolin \u00ab p\u00ebrcaktues \u00bb q\u00eb luajti ajo n\u00eb p\u00ebrmbysjen e regjimit libian.<\/p>\n<p>Shtypi ka treguar me detaje p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb koalicion anti-Kadaf dhe p\u00ebr t\u00eb bindur Barak Obam\u00ebn q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga reticenca apo l\u00ebkundja, deri aty sa Tim Magazine e quajti \u201clufta Klinton \u201c. E interesuara nuk kishte asnj\u00eb iluzion p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinte m\u00eb pas. Shtetet e Bashkuara mundet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqeshin q\u00eb \u201ct\u00eb diktonin drejtimin\u201d i deklaronte ajo nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmeje.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ajo ka rinovuar di\u00e7ka, kjo \u00ebsht\u00eb zgjerimi i nocionit t\u00eb diplomacis\u00eb, shpjegon An\u00eb-Marie Slaughter, q\u00eb ka qen\u00eb prej dy vjet\u00ebsh nj\u00ebra prej bashk\u00ebpun\u00ebtoreve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta n\u00eb drejtimin e planifikimit strategjik. \u201cSuksesi i saj kryesor \u201c, thot\u00eb ajo ishte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmblidhte n\u00eb nj\u00eb: zhvillimin, sigurin\u00eb ushqimore, rolin e grave ose mb\u00ebshtetja e teknologjis\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe preokupimi \u00ab jo vet\u00ebm n\u00eb interesat e shteteve t\u00eb tjera por edhe p\u00ebr kushtet n\u00eb t\u00eb cilat \u00e7ojn\u00eb jet\u00ebn individ\u00ebt n\u00eb k\u00ebta vende \u201c. Departamenti i Shtetit ka akorduar fonde p\u00ebr 67 programe asistence p\u00ebr grat\u00eb. Hillary \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtare e eg\u00ebr e furnellave me qymyr, t\u00eb famshmeve \u201ccookstoves\u201d q\u00eb vrasin \u00e7do vit rreth dy milion njer\u00ebz.<\/p>\n<p><strong>HILLARY P\u00cbR 2016 ?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha udh\u00ebtimet, ish-First Lady nuk p\u00eblqen shum\u00eb shtypin diplomatik dhe shkon n\u00eb studio televizive lokale. K\u00ebshilltar\u00ebt e saj t\u00eb komunikimit kan\u00eb shpikur nj\u00eb format : \u201ctownterview\u201d, nj\u00eb bashkim i \u201ctownhall meeting\u201d (takim me shoq\u00ebrin\u00eb civile) dhe intervista televizive t\u00eb drejtuara nga nj\u00eb star i mediave lokale. Nga Filipinet n\u00eb Kazakistan ajo u p\u00ebrgjigjet deri edhe pyetjeve m\u00eb t\u00eb kota(duke mbajtur me vete \u00e7ant\u00ebn e madhe q\u00eb nuk e ndan asnj\u00eb \u00e7ast) deri te ato m\u00eb t\u00eb ngjeshurat: \u201cCila \u00ebsht\u00eb arsyeja e rritjes ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebrball\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Amerik\u00ebs ? \u201c Kurioz\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb din\u00eb deri se edhe \u00e7far\u00eb muzike p\u00ebrmban iPad-i i saj. P\u00ebrgjigjja : Beatles, Rolling Stones, Who dhe The Doors \u2013 \u201cgjith\u00eb ajo me t\u00eb cil\u00ebn jam rritur \u201c. Dhe pyetja t\u00eb cil\u00ebn askush nuk do ta linte pa e b\u00ebr\u00eb: do t\u00eb jini s\u00ebrish kandidate p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ? \u201cJo\u201d, p\u00ebrgjigjet ajo e pandryshueshme.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb pranver\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se do ta l\u00ebr\u00eb Departamentin e Shtetit m\u00eb 2013, n\u00eb janar edhe sikur Barak Obama t\u00eb rizgjidhet. Pasardh\u00ebsi i saj do t\u00eb jet\u00eb Xhon Kerri, kandidati fatkeq kund\u00ebr Xhorxh Bushit n\u00eb 2004. Dhe tashm\u00eb, kur fushata elektorale po afrohet gjakrat jan\u00eb nxehur. Dy strateteg\u00eb demokrat\u00eb kan\u00eb botuar m\u00eb 21 n\u00ebntor nj\u00eb editorial n\u00eb Wall Street Journal duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Barak Obam\u00ebs q\u00eb t\u2019ia ler\u00eb vendin rivales s\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb zgjedhjet presidenciale pas nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, Bill Klinton ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr, Back to Work q\u00eb hedh gur\u00eb n\u00eb kopshtin e politik\u00ebs ekonomike t\u00eb Barak Obam\u00ebs. Kaq duhej p\u00ebr t\u00eb filluar spekullimet p\u00ebr ambiciet e \u201cpower couple\u201d q\u00eb vazhdon t\u00eb \u201czot\u00ebroj\u00eb sken\u00ebn komb\u00ebtare \u201c, sipas revist\u00ebs Foreign Policy. \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se ajo mendon q\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb presidente m\u00eb e mir\u00eb se Obama\u201d, thot\u00eb Jim Hoagland.<\/p>\n<p>Hillary p\u00ebr 2016-\u00ebn ? Ajo do t\u00eb jet\u00eb 69 vje\u00e7 kur t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion. Z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, sepse mandati i presidentit t\u00eb saj Robert Zoellick p\u00ebrfundon m\u00eb 2012. Por ajo e ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar edhe k\u00ebt\u00eb version. T\u00eb tjer\u00ebt besojn\u00eb se Barak Obama do t\u00eb mund ta marr\u00eb n\u00eb grupin e ngusht\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb qoft\u00eb se ai sheh se sondazhet e nxjerrin t\u00eb humbur n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb e ka shp\u00ebrndar\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb m\u00eb 2 dhjetor duke siguruar se \u201cBarak Obama dhe Joe Biden do t\u00eb rizgjidhen n\u00eb n\u00ebntor 2012\u2033. Por askush nuk mund \u2013dhe nuk d\u00ebshiron- t\u00eb besoj\u00eb se Hillary mund t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension..<\/p>\n<p><strong>Corine Lesnes<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu nga fr\u00ebngjishtja<\/em><br \/>\n<strong>Ilir Yzeiri<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 17 Dhjetor 2011 HILLARY FOR EVER Hillary Klinton kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ? M\u00eb 5 dhjetor gazeta franceze Le monde boton nj\u00eb investigim nga korrespondantja e saj n\u00eb Uashington, Korin Lesnes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo tregon fuqin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe popullaritetin e gruas m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Amerik\u00ebs, Hillari Klinton. Investigimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11525","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 17 Dhjetor 2011 HILLARY FOR EVER Hillary Klinton kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ? M\u00eb 5 dhjetor gazeta franceze Le monde boton nj\u00eb investigim nga korrespondantja e saj n\u00eb Uashington, Korin Lesnes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo tregon fuqin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe popullaritetin e gruas m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Amerik\u00ebs, Hillari Klinton. Investigimi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-19T14:22:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb?\",\"datePublished\":\"2011-12-19T14:22:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/\"},\"wordCount\":2192,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/hillary_clinton.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/\",\"name\":\"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/hillary_clinton.jpg\",\"datePublished\":\"2011-12-19T14:22:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/hillary_clinton.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/hillary_clinton.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 17 Dhjetor 2011 HILLARY FOR EVER Hillary Klinton kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ? M\u00eb 5 dhjetor gazeta franceze Le monde boton nj\u00eb investigim nga korrespondantja e saj n\u00eb Uashington, Korin Lesnes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo tregon fuqin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe popullaritetin e gruas m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Amerik\u00ebs, Hillari Klinton. Investigimi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-19T14:22:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb?","datePublished":"2011-12-19T14:22:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/"},"wordCount":2192,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/","name":"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg","datePublished":"2011-12-19T14:22:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/hillary_clinton.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hillary-klinton-kandidatja-e-ardhshme-per-shtepine-e-bardhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11525\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}