{"id":11522,"date":"2011-12-14T22:55:45","date_gmt":"2011-12-14T21:55:45","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=607"},"modified":"2011-12-14T22:55:45","modified_gmt":"2011-12-14T21:55:45","slug":"shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/","title":{"rendered":"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sabri Godo\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Ardian Ndreca<\/strong>, <em>13 dhjetor 2011<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit nd\u00ebrroi jet\u00eb shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pas\u00eb gjithnji p\u00ebrshtypjen se ishte m\u00ebsue, urt\u00eb e but\u00eb e pa u ndie, me i shenjue golat e vet n\u00eb pushimin e ndeshjeve e kajher\u00eb n\u00eb koh\u00ebn shtes\u00eb, tue u nda gjithmon\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn me nji pik\u00eb. Partia e tij mbeti deri n\u00eb fund pa nji profil t\u00eb fort\u00eb, di\u00e7ka e mefsht\u00eb dhe gati e papranishme, si vet\u00eb themeluesi, por e gatshme me marr\u00eb cop\u00ebn q\u00eb i takonte n\u00eb \u00e7do situat\u00eb. Dy tri gjana mund t\u2019i kujtojm\u00eb Godos si politikan: tonin e shtruem t\u00eb zanit, \u00e7\u00ebshtjen e pronave, sidomos ato t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb tij, dhe nji lloj kund\u00ebrvumjet gati instinktive ndaj Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Epitetin \u201cplak i urt\u00eb\u201d ja pat ngjit\u00eb Nikoll\u00eb Lesi me shpot\u00ed, por ndodh kajher\u00eb q\u00eb shpotija t\u00eb kthehet n\u00eb nderim, dhe cil\u00ebsori \u201ci urt\u00eb\u201d me shum\u00ebsin\u00eb e vet kuptimore e lejon plotsisht k\u00ebt\u00eb gja. Njiher\u00eb pata rastin q\u00eb t\u00eb m\u2019a spjegonte ai vet\u00eb thelbin e motos partiake: \u201cAtdheu fillon tek prona\u201d. Shpjegimi ishte ma skandaloz sesa vet\u00eb motoja, prandaj ia vlen me u marr\u00eb pak me ket\u00eb \u00e7eshtje. Prej nji republikani do t\u00eb kisha prit\u00eb q\u00eb atdheu, apo jeta shoqnore, t\u00eb bazohej tek puna, jo tek prona.<\/p>\n<p>Por ja q\u00eb nji republikan improvizator i shek. XX shpluhnoste nji parim feudal, i cili kishte 100 vjet\u00eb q\u00eb ishte demod\u00e9, e madje donte me ua shit\u00eb shqiptar\u00ebve si t\u00eb ishte nji shpikje gjeniale. Edhe po t\u2019i bashkoj me mend t\u00eb gjitha argumentet q\u00eb p\u00ebrmblidhte Godoja n\u00eb favor t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb tij, nuk mb\u00ebrrij me krijue as ma t\u00eb voglin respekt p\u00ebr at\u00eb tez\u00eb anakronike.<\/p>\n<p>Identifikimi i atdheut me pron\u00ebn n\u00eb kontekstin e Godos asht rrjedhoj\u00eb direkte e nji shkaku historik q\u00eb la mbrapa dy efekte me rand\u00ebsi. Shkaku asht raporti mohues i sistemit komunist me pron\u00ebn private, nd\u00ebrsa efektet e k\u00ebtij raporti jan\u00eb themeli i teoris\u00eb s\u00eb gabueme t\u00eb Godos. Efekti i par\u00eb asht mend\u00ebsia dhe bot\u00ebkuptimi materialist i jet\u00ebs q\u00eb rranjosi ideologjia komuniste n\u00eb Shqipni. Efekti i dyt\u00eb ka t\u00eb bajn\u00eb me reagimin e ligjsh\u00ebm ndaj padrejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb u ba n\u00eb lidhje me pron\u00ebn. Ndodh shpesh q\u00eb mekanizmi i reagimit t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrtej cakut t\u00eb logjiksh\u00ebm t\u00eb asaj q\u00eb asht e drejta n\u00eb vetvete. Teoria e Godos i kund\u00ebrven mohimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs private tek ne, ekzaltimin dhe shenjtnimin e saj si baz\u00eb e shoqnis\u00eb e madje edhe si personifikim i atdheut.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Prona n\u00eb vetvete asht di\u00e7ka sasiore, dhe si e till\u00eb mund t\u00eb mbar\u00ebshtohet por edhe mund t\u00eb humbet e t\u00eb firoj\u00eb. Me konceptue k\u00ebsodore atdheun domethan\u00eb me e cil\u00ebsue \u201cma me atdhe\u201d nji person q\u00eb zotnon ma shum\u00eb prona, nd\u00ebrsa nji tjet\u00ebr q\u00eb ka ma pak prona me e pa si nji q\u00eb ka \u201cma pak atdhe\u201d, e si rrjedhoj\u00eb edhe ma pak t\u00eb drejta n\u00eb gjinin e kolektivitetit. Teori p\u00ebr s\u00e8ri kjo, sidomos p\u00ebr nji republikan!<\/p>\n<p>Pron\u00ebsia fitohet, humbet, tjet\u00ebrsohet, nd\u00ebrsa atdheu jo. Ndodh madje q\u00eb edhe kur t\u00eb zbojn\u00eb nga atdheu, ti vijon me e trajtue at\u00eb si atdheun tand. Rasti i arb\u00ebresh\u00ebve asht paradigmatik. Ata, edhe pse kishin humb\u00eb pronat e tyne prej shekujsh, s\u2019e harruen atdheun dhe pak nga pak i dhan\u00eb nji hov l\u00ebvizjes kombtare p\u00ebr \u00e7lirimin e tij, pa mtue asnji pron\u00eb p\u00ebrve\u00e7 idealit t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Per\u00ebndim ka ma se nji shekull q\u00eb p\u00ebrfaqsimi dhe vet\u00eb zgjedhja e p\u00ebrfaqsuesve nuk bahet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pronave e n\u00eb baz\u00eb t\u00eb taksave q\u00eb paguejn\u00eb qytetar\u00ebt. N\u00eb demokraci votojn\u00eb dhe zgjidhen si ata q\u00eb kan\u00eb, si ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb prona. Kjo ndodh pik\u00ebrisht pse era moderne ka shti elementin politik, si faktor themelor t\u00eb jet\u00ebs publike. Prona kishte rand\u00ebsi themelore n\u00eb p\u00ebrcaktimin e t\u00eb drejtave dhe detyrimeve n\u00eb Greqin\u00eb dhe n\u00eb Rom\u00ebn e lasht\u00eb, e ma von\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb. Duhet than\u00eb s\u00eb pari se e drejta e pron\u00ebsis\u00eb asht e lidhun ngusht me pasjen e pron\u00ebsis\u00eb, e ky asht nji koncept mjaft relativ dhe i diskutuesh\u00ebm, mbi t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solide jeta e nji kombi.<\/p>\n<p>E n\u00eb fakt lindja e kombeve p\u00ebrkon me lindjen e nji konceptimi t\u00eb ri t\u00eb pron\u00ebs. N\u00eb antikitet pron\u00ebsia e par\u00eb e njohtun ishte ajo familjare. Soloni psh. ua kishte ndalue pjesmarrjen n\u00eb agor\u00e0, n\u00eb asamblen\u00eb e qytetit, plangprish\u00ebsve, si t\u00eb padenj\u00eb me u marr\u00eb ligjet e qytetit. Ma von\u00eb lindi dhe u forcue e drejta e pron\u00ebsis\u00eb individuale. Pron\u00ebsia pran\u00eb romak\u00ebve n\u00ebnkuptonte iden\u00eb e dominium-it, edhe kjo ide sasiore q\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00eb drejtat e p\u00ebrdorimit, t\u00eb vjeljes s\u00eb fryteve, t\u00eb shitblemjes etj.<\/p>\n<p>Tue nis\u00eb prej fillimeve t\u00eb \u2018800 e drejta civile asht zhvillue n\u00eb linja krejt tjera e sot ideja e pron\u00ebsis\u00eb shpreh t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb njerzit kan\u00eb me i g\u00ebzue dhe me i p\u00ebrdor\u00eb gjanat lirsh\u00ebm, me kusht q\u00eb mos me veprue kund\u00ebr ligjeve. Megjith\u00ebse prona ndahet n\u00eb publike (res publica) dhe private (res privata), Godoja k\u00ebrkonte me e justifikue iden\u00eb e tij t\u00eb atdheut tue u mb\u00ebshtet\u00eb tek shenjtnija e pron\u00ebs private.<\/p>\n<p>Kushtetutat dhe ligjet republikane e trajtojn\u00eb pron\u00ebn private si t\u00eb n\u00ebnrenditun n\u00eb raport me pron\u00ebn publike, prej k\u00ebtu rrjedh instituti i shpron\u00ebsimit me ligj, tue parashikue shp\u00ebrblimet p\u00ebrkat\u00ebse, kur nji akt i till\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr me realizue t\u00eb mir\u00ebn publike. Me triumfin e k\u00ebsaj logjike, prona nuk shihet ma (si n\u00eb lasht\u00ebsi) si nji atribut i personalitetit t\u00eb njeriut, por zhvillohet n\u00eb vetvete si \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kapitullin q\u00eb i takon raporteve ekonomike t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Pra, \u00e7eshtja e pron\u00ebs lidhet ngusht\u00eb, jo thjesht me titullarin e saj, por edhe me ata q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb civile. Prona fiton k\u00ebshtu nji funksion social dhe kjo gja ban q\u00eb t\u00eb tejkalohet koncepti individualist i pron\u00ebsis\u00eb. Fryt i k\u00ebtij zhvillimi asht tatimi mbi pron\u00ebsin\u00eb dhe e drejta e shtetit me vjel\u00eb tatimin e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Kjo gja i lejon bashk\u00ebsis\u00eb (res publica) me u imponue si subjekt unitar dhe sovran p\u00ebrball\u00eb shum\u00ebsis\u00eb s\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse ideja e Godos na kthen edhe nji her\u00eb tek koncepti i vjet\u00ebr individualist i pron\u00ebsis\u00eb, mbasi tentativa e tij me e bazue iden\u00eb e atdheut tek faktori pron\u00eb paraqitet sot thjesht si nji ide antirepublikane. Mendime t\u00eb tilla jan\u00eb fryt i nji bote me dimensione t\u00eb mbylluna, pa horizonte shpirtnore, t\u00eb mbrujtuna me tharme t\u00eb forta materialiste. Prapseprap Godos i ka dal\u00eb mbar\u00eb themelimi i partis\u00eb republikane, edhe pse kjo parti s\u2019ka dhan\u00eb ndonji kontribut p\u00ebr t\u2019u mbajt\u00eb mend n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, p\u00ebrjashto k\u00ebtu at\u00eb t\u00eb ministrit Mediu.<\/p>\n<p>Vrionasit jan\u00eb ata q\u00eb deri tashti kan\u00eb p\u00ebrfitue ma shum\u00eb se kurrkush prej damshp\u00ebrblimit t\u00eb pronave. Ket\u00eb gja e d\u00ebshmon edhe vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i dat\u00ebs 13\/7\/2011, q\u00eb u dha atyne nji shum\u00eb mjaft t\u00eb majme si damshp\u00ebrblim. \u00c7\u2019ftyr\u00ebzim i trishtuesh\u00ebm: atdheu\/pron\u00eb i konvertuem n\u00eb euro q\u00eb shtegton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime drejt bankave t\u00eb bot\u00ebs! Ato t\u00eb holla, sado t\u00eb ligjshme q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, nuk mbartin me vete asnji karakteristik\u00eb t\u00eb atdheut; t\u00eb kund\u00ebrten mund ta besojn\u00eb vet\u00ebm ndonji ndjek\u00ebs i thekun i Karl Marksit.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Por s\u2019duhet harrue se plaku i urt\u00eb Godo, si konformist i klasit t\u00eb par\u00eb deklaroi, n\u00eb gushtin e kaluem, tek emisioni Fakt i \u00c7. Pek\u00ebs, se simbas tij Berisha duhet t\u00eb bahej President i Republik\u00ebs dhe Basha, meq\u00eb asht nji \u201cburr\u00eb fisnik\u201d, duhet t\u00eb bahej kryeminist\u00ebr dhe leader i PD. Pohime t\u00eb tilla nuk i bajn\u00eb sot as vet\u00eb korifejt\u00eb e PD-s\u00eb, por Godoja shtyhej kaq shum\u00eb p\u00ebr me sigurue nji \u201ccaptatio benevolentiae\u201d, si p\u00ebr partin\u00eb e tij fantazm\u00eb e pa asnji karakter republikan ashtu dhe p\u00ebr interesat e tija personale.<\/p>\n<p>Me at\u00eb rast kryerepublikani Godo, tue iu bashkue korit, nuk i kurseu kritikat ndaj presidentit Topi p\u00ebr \u201cdiapazonin e tij prej 100 fjal\u00ebsh\u201d n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs. Nji q\u00eb e njeh kushtetut\u00ebn ton\u00eb i di mir\u00eb edhe atributet e presidentit n\u00eb ket\u00eb faz\u00eb kaq delikate. Aq ma tep\u00ebr q\u00eb at\u00ebher\u00eb kur Presidenti i Republik\u00ebs quhej \u201cpu\u00e7ist\u201d, kryerepublikani i urt\u00eb Godo nuk mb\u00ebrrinte me lidh dy fjal\u00eb kuptimplote.<\/p>\n<p>Duhet than\u00eb se vet\u00eb Godoja nuk asht shque p\u00ebr nji diapazon t\u00eb gjan\u00eb fjal\u00ebsh. Madje edhe ato i ka shqiptue me za t\u00eb ult\u00eb, si plak i urt\u00eb q\u00eb ishte, aq sa i mjaftonte me zgjidh\u00eb pun\u00ebt e veta. I paqortuesh\u00ebm n\u00eb konformizmin e tij, s\u2019mbrrijti nji her\u00eb t\u00eb vetme me e than\u00eb nji fjal\u00eb kund\u00ebr rrymet. M\u00eb lind shpesh dyshimi se ata q\u00eb kan\u00eb ba Shqipnin\u00eb e mosvarme, k\u00ebtu e 100 vjet t\u00eb shkueme, nuk mendonin me e nda at\u00eb n\u00eb nji mori zagnash p\u00ebr me i shit\u00eb turr\u00eb n\u00ebn hal\u00ed, tue grabit\u00eb m\u2019nji an\u00eb pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm, e \u00e7ka asht edhe ma keq tue grabit\u00eb Shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>Edhe mbas 20 vjet\u00ebsh q\u00eb ka ra regjimi komunist, nji kob i madh na ndjek: njerzit vijojn\u00eb me u vra p\u00ebr pron\u00ebn. Shqipnia dhe fati i saj politik jan\u00eb lan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e t\u00eb padenj\u00ebve, kurse p\u00ebr pronat vijon me u derdh\u00eb gjak i \u00e7muesh\u00ebm shqiptar\u00ebsh. Por asnjiher\u00eb nuk do ta zgjidhim \u00e7eshtjen e pron\u00ebs private (res privata), po nuk u forcue e po nuk pati dinjitet respublica, pse asht pik\u00ebrisht ajo q\u00eb na bashkon.<\/p>\n<p>E ajo q\u00eb na bashkon duhet t\u00eb jet\u00eb ma e fort\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shqiptar\u00ebve se ajo q\u00eb na ndan n\u00eb ngastra a n\u00eb zagna shpirtnore e landore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardian Ndreca, 13 dhjetor 2011 N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit nd\u00ebrroi jet\u00eb shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pas\u00eb gjithnji p\u00ebrshtypjen se ishte m\u00ebsue, urt\u00eb e but\u00eb e pa u ndie, me i shenjue golat e vet n\u00eb pushimin e ndeshjeve e kajher\u00eb n\u00eb koh\u00ebn shtes\u00eb, tue u nda gjithmon\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn me nji pik\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11522","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ardian Ndreca, 13 dhjetor 2011 N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit nd\u00ebrroi jet\u00eb shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pas\u00eb gjithnji p\u00ebrshtypjen se ishte m\u00ebsue, urt\u00eb e but\u00eb e pa u ndie, me i shenjue golat e vet n\u00eb pushimin e ndeshjeve e kajher\u00eb n\u00eb koh\u00ebn shtes\u00eb, tue u nda gjithmon\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn me nji pik\u00eb. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-14T21:55:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-12-14T21:55:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/\"},\"wordCount\":1700,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/sabri_godo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/\",\"name\":\"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/sabri_godo.jpg\",\"datePublished\":\"2011-12-14T21:55:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/sabri_godo.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/sabri_godo.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ardian Ndreca, 13 dhjetor 2011 N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit nd\u00ebrroi jet\u00eb shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pas\u00eb gjithnji p\u00ebrshtypjen se ishte m\u00ebsue, urt\u00eb e but\u00eb e pa u ndie, me i shenjue golat e vet n\u00eb pushimin e ndeshjeve e kajher\u00eb n\u00eb koh\u00ebn shtes\u00eb, tue u nda gjithmon\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn me nji pik\u00eb. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-14T21:55:45+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb","datePublished":"2011-12-14T21:55:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/"},"wordCount":1700,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/","name":"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg","datePublished":"2011-12-14T21:55:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/sabri_godo.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shenjtnia-e-rreme-e-pleqve-te-urte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shenjtnia e rreme e pleqve t\u00eb urt\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}