{"id":11520,"date":"2011-12-14T22:45:14","date_gmt":"2011-12-14T21:45:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=601"},"modified":"2011-12-14T22:45:14","modified_gmt":"2011-12-14T21:45:14","slug":"djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/","title":{"rendered":"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ardian Hoxha<\/strong>, djali i biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, i zhdukur n\u00eb rrethana q\u00eb implikojn\u00eb regjimin e par\u00eb \u2018Berisha\u2019 (1992-1997), ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve AMA, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jep versionin e vet t\u00eb ngjarjes tragjike. Sipas tij, babai i tij u ka mbetur n\u00eb dor\u00eb gjat\u00eb torturave njer\u00ebzve t\u00eb Gazidedes, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit hamend\u00ebson se \u201ci \u00ebsht\u00eb shpejtuar vdekja\u201d. Legjenda metropolitane thot\u00eb se Remzi Hoxha ka patur dijeni mbi faktin q\u00eb Presidenti Berisha ka patur nj\u00eb takim me Milloshevi\u00e7in, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb provuar e dokumentuar deri m\u00eb sot. Por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tez\u00eb mbron dhe djali i Remziut. Madje, realiteti q\u00eb ai tregon \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i pasur se sa vet\u00eb legjenda.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"http:\/\/www.youtube.com\/embed\/Xadbo5P5e7U\" frameborder=\"0\" width=\"500\" height=\"300\"><\/iframe><\/p>\n<p>Ardiani thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takimi t\u00eb Berish\u00ebs me Milloshevi\u00e7in m\u00eb 30 maj t\u00eb vitit 1993, n\u00eb Sh\u00ebn Naum, n\u00eb t\u00eb cilin ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe Gligorovi (t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje q\u00eb jepet nj\u00eb dat\u00eb e sakt\u00eb), ka pasur dhe nj\u00eb takim t\u00eb Bashkim Gazidedes me Arkanin (1995), n\u00eb Shkod\u00ebr. Lidhur me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, ashtu si dhe me treg\u00ebtin\u00eb e arm\u00ebve e t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb Milloshevi\u00e7it, thot\u00eb i intervistuari, \u00ebsht\u00eb informuar Presidenti i atij moti, Berisha; \u00ebsht\u00eb informuar n\u00ebp\u00ebrmjet mikut t\u00eb Remzi Hoxh\u00ebs, Pjet\u00ebr Arbnorit, dhe zyr\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por asgj\u00eb nuk ka ndodhur. M\u00eb sakt\u00eb, e vetmja gj\u00eb q\u00eb ndodhi ishte zhdukja e Remzi Hoxh\u00ebs, i cili \u2013 kjo lihet n\u00eb kuptohet n\u00eb intervist\u00eb \u2013 ishte i rreziksh\u00ebm, ngaq\u00eb dinte. I vetmi person q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb lidhur me vdekjen e Remzi Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb Ilir Kumbaro, i cili u ka ikur nga duart polic\u00ebve britanik\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb; \u00ebsht\u00eb shpallur \u2018wanted\u2019.<\/p>\n<p><strong>Zoti Ardian, si e shikoni sjelljen e fundit t\u00eb autoriteteve britanike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen \u201cKumbaro\u201d. P\u00ebrse nuk iu vendos nje \u00e7ip p\u00ebrgjues n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, si\u00e7 veprohet me t\u00eb tjer\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u00e7ipi i ishte vendosur atij fillimisht, por m\u00eb von\u00eb si duket ia kan\u00eb hequr ket\u00eb \u00e7ip dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi duke hulumtuar se si ka ndodhur. Ky veprim duket si nj\u00eb veprim i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe amator, duke patur parasysh sa i ndjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb rasti. Ne mendojm\u00eb se autoritetet britanike q\u00ebllimisht kan\u00eb ndihmuar ikjen e Ilir Kumbaros p\u00ebr arsye q\u00eb ende nuk i dim\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, dhe nes\u00eb ata duan ta d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn ata duhet ta arrestojn\u00eb Ilir Kumbaron dhe ai t\u00eb sillet para drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk jan\u00eb aq naive dhe amatore institucionet e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, t\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb \u00ebsht\u00eb model p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A keni kontaktuar me autoritetet e k\u00ebtij vendi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sqarime rreth k\u00ebtij skandali n\u00ebse mund ta quajm\u00eb keshtu dhe \u00e7far\u00eb ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>Ende nuk kemi kontaktuar me ta zyrtarisht, p\u00ebrve\u00e7 se jemi njoftuar nga mediat. Jemi duke u angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe do ta zbardhim t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb deri n\u00eb fund. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb b\u00ebhen l\u00ebshime t\u00eb k\u00ebtilla pa q\u00ebllim. Ky do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb autoritetet britanike jan\u00eb involvuar koh\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se dhe Gjykata e Lart\u00eb vonoi zbardhjen e vendimit p\u00ebr ekstradim me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i jepte koh\u00eb avokatit mbrojt\u00ebs t\u00eb lironte nga disa kushte Kumbaron dhe me tej gjykat\u00ebn qe ai t\u00eb arratisej?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund u d\u00ebshmua se Gjykata e Lart\u00eb q\u00ebllimisht e kishte zvarritur zyrtarizimin e vendimit t\u00eb dat\u00ebs 14 tetor, 2011, ku mbeti n\u00eb fuqi masa e \u201carrestit me burg\u201d p\u00ebr Ilir Kumbaron p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se 1 muaj, duke qen\u00eb e precizuar me ligj q\u00eb \u00e7do vendim i gjykat\u00ebs duhet b\u00ebr\u00eb zyrtar brenda 2 jav\u00ebsh. E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt q\u00eb Drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri ndikohet shum\u00eb nga klanet mafioze shtet\u00ebrore, dhe kjo edhe nj\u00eb her\u00eb e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A keni informacion n\u00ebse Kumbaro ka dale nga Britania e Madhe dhe \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr gjetjen dhe kapjen e tij n\u00eb t\u00eb ardhmen? A do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal? <\/strong><\/p>\n<p>Nuk kemi informacion n\u00ebse ai ka dal\u00eb nga Britania e Madhe apo jo, por jam i bindur se Sh\u00ebrbimet Sekrete t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhi t\u00eb kaloj\u00eb aq leht\u00eb dhe aq naivisht. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e merr Policia e Londr\u00ebs dhe Gjykata, me t\u00eb cilat normalisht se do t\u00eb merremi n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/p>\n<p><strong>Familja juaj dhe ju vet\u00eb vazhdimisht keni hetuar rreth fatit t\u00eb t\u00eb dashurit tuaj, babait, bashk\u00ebshortit, v\u00ebllait, Remzi Hoxha. Deri ku keni arritur me gjurm\u00ebt e ndjekura? Po p\u00ebr k\u00ebrkimet rreth trupit, q\u00eb mund t\u00eb ishte dhe nj\u00eb prov\u00eb e fort\u00eb ndaj autoriteteve t\u00eb asaj kohe?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi hetuar vazhdimisht, qysh nga dita e par\u00eb dhe t\u00eb gjitha faktet tregojn\u00eb se babai im, Remziu, \u00ebsht\u00eb torturuar aq shum\u00eb sa q\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb ka vdekur nga torturat, q\u00eb fillimisht mund t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb q\u00ebllimi i kriminel\u00ebve t\u00eb SHIK-ut t\u00eb asaj kohe. M\u00eb pas, nuk kan\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jan\u00eb munduar t\u2019i humbin gjurm\u00ebt dhe e kan\u00eb zvarritur t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces me m\u00ebnyrat e veta, dhe tash mbas 16 viteve, kur pretendojm\u00eb t\u00eb kemi demokraci dhe t\u00eb p\u00ebrgatitemi t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, shihni se si vepron shteti kriminel dhe drejt\u00ebsia e vendit.<\/p>\n<p><strong>Kush mendoni se ka dh\u00ebn\u00eb urdhrin e rr\u00ebmbimit t\u00eb babait tuaj?. P\u00ebrse ai u mor me forc\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u hodh\u00ebn pista se babai juaj biznesmen b\u00ebnte pun\u00eb antikomb\u00ebtare ndaj dhe u mor p\u00ebr verifikim\u2026 Si eshte e verteta?<\/strong><\/p>\n<p>Urdh\u00ebri p\u00ebr zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb asaj kohe, dhe e gjith\u00eb kjo u b\u00eb q\u00eb t\u00eb mos dalin n\u00eb publik bizneset sekrete n\u00eb mes udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe atyre t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb m\u00eb von\u00eb i b\u00ebri publike edhe ish-kryetari i Malit t\u00eb Zi, si\u00e7 ishin furnizimet me naft\u00eb, armatim, etj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mbani mend nga ajo ngjarje e 16 viteve m\u00eb par\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr disa vite ishim t\u00eb hutuar fare, sepse nuk dinim se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur. Me kalimin e viteve i kuptuam t\u00eb gjitha dhe i verifikuam ato. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kujtoj ato momente sepse m\u00eb rikujtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb \u201cfilm\u201d rr\u00ebnqeth\u00ebs. Nuk di se si mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet ndjenja kur nj\u00eb f\u00ebmije i zhduket babai dhe nuk dihet p\u00ebr vite p\u00ebr fatin e tij. Le ta imagjinoj\u00eb secili p\u00ebr veten e tyre. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndjenit? Ka shum\u00eb pak gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se kjo.<\/p>\n<p><strong>Si u vendos familja juaj n\u00eb Tiran\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist n\u00eb vitin 1990. A keni jetuar n\u00eb ndonj\u00eb qytet tjeter t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ne erdh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, duke u larguar nga regjimi Serb dhe sh\u00ebrbimet sekrete q\u00eb ishin t\u00eb shtrira edhe n\u00eb Maqedoni. Ne erdh\u00ebm n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, ku do t\u00eb jetonim t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku dhe n\u00eb liri, duke mos i p\u00ebrjetuar m\u00eb dhunat q\u00eb kishim nga Serb\u00ebt, deri tek shp\u00ebrthimi me bomb\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, a keni pasur k\u00ebrcenime direkte apo indirekte, teksa k\u00ebrkoni drejt\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kemi pasur k\u00ebrc\u00ebnime direkte apo indirekte nga askush. Ne jemi familje shum\u00eb e madhe dhe mjaft e fuqishme dhe nuk na ndal dot asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ne jemi duke k\u00ebrkuar p\u00ebr fatin e jet\u00ebs s\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit ton\u00eb dhe nuk ka asnj\u00eb forc\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na ndaloj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr fatin e babait tim.<\/p>\n<p><strong>Si mendoni, p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb zhdukur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb babai juaj?. U torturua p\u00ebr informacionet q\u00eb kishte, apo kishte zbuluar ndonj\u00eb skandal qeveritar t\u00eb madh?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb kishte skandal m\u00eb t\u00eb madh se Sali Berisha duke i shitur naft\u00eb dhe armatim Sllobodan Milloshevi\u00e7it, ose takimit t\u00eb Bashkim Gazidedes me Arkanin ?. Dhe e gjith\u00eb kjo kur n\u00eb Kosov\u00eb po persekutoheshin me mij\u00ebra Shqiptar\u00eb. K\u00ebto informata i shkuan Sali Berish\u00ebs p\u00ebrmes Pjet\u00ebr Arbnorit, q\u00eb ishte mik shum\u00eb i mir\u00eb i babait tim, dhe zyr\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishin njoftuar p\u00ebr k\u00ebto takime. Nj\u00eb lajm i till\u00eb p\u00ebr publikun n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb rrezikonte pafund karrier\u00ebn politike t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse po, p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Pasi n\u00eb media gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb ish fam\u00ebkeqit q\u00eb shfarroste kosovar\u00ebt, Arkanit, me ish-presidentin Sali Berisha dhe te ndjerin Gazidede n\u00eb Shkod\u00ebr. A \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Takimi i Sali Berish\u00ebs me Sllobodan Milloshevi\u00e7in dhe Kiro Gligorovin kishte ndodhur m\u00eb 30 maj, 1993, n\u00eb Sh\u00ebn Naum t\u00eb Maqedonis\u00eb, kurse takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin ka ndodhur n\u00eb vitin 1995, n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>A mund ta mbyll\u00eb qeveria shqiptare k\u00ebt\u00eb skandal duke e zvarritur, me fshehje t\u00eb Kumbaros, deri n\u00eb k\u00ebto vdekje misterioze apo s\u00ebmundje te personazheve te dyshuar n\u00eb rr\u00ebmbimin e babait tuaj? Apo m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb vendoset drejt\u00ebsia?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb politika t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke e ndjekur qeveria shqiptare, si\u00e7 kishte ndodhur edhe me Bashkim Gazideden, p\u00ebr t\u00eb cilin mendoj se \u201ci \u00ebsht\u00eb shpejtuar vdekja\u201d, dhe ka tentime q\u00eb t\u00eb shtyhet sa m\u00eb shum\u00eb verdikti i fundit. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb megjithat\u00eb shpresoj q\u00eb ata burra dhe gra q\u00eb ndjejn\u00eb se kan\u00eb dinjitet dhe q\u00eb nuk duan t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb nj\u00eb shtet dhe ardhm\u00ebri t\u00eb k\u00ebtill\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit e mbesat e tyre, t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb zbardhjen e k\u00ebtij rasti dhe t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>A keni ndonj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb, autoritetet dhe institucionet?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb apeloj tek t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zbardhjen e rastit t\u00eb babait tim, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre, sado e vog\u00ebl t\u00eb jet\u00eb, q\u00eb t\u00eb ajpin kontributin e tyre p\u00ebr zbradhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe n\u00eb gjetjen e trupit t\u00eb babait tim. N\u00ebse nuk veprojm\u00eb tani, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u2019i ndodh secilit nga ju, dhe f\u00ebmij\u00ebt apo nip\u00ebrit e mbesat tuaja t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat t\u00eb cilin e kisha un\u00eb dhe familja ime. Gjeni pak guxim dhe veproni, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb luftojm\u00eb kriminel\u00ebt dhe krimin i cili e pengon shum\u00eb zhvillimin e vendit dhe standardin jet\u00ebsor t\u00eb \u00e7do qytetari. Jan\u00eb mbi 16 vite, nga 365 dit\u00eb, q\u00eb jetojm\u00eb me dhembje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Vet\u00ebm mendoni se si do t\u2019a p\u00ebrjetonit ju n\u00eb rast se juve ju kishte ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb dhe do ta kuptonit sado pak se si ndihemi ne.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Hoxha, djali i biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, i zhdukur n\u00eb rrethana q\u00eb implikojn\u00eb regjimin e par\u00eb \u2018Berisha\u2019 (1992-1997), ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve AMA, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jep versionin e vet t\u00eb ngjarjes tragjike. Sipas tij, babai i tij u ka mbetur n\u00eb dor\u00eb gjat\u00eb torturave njer\u00ebzve t\u00eb Gazidedes, nd\u00ebrsa p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11520","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ardian Hoxha, djali i biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, i zhdukur n\u00eb rrethana q\u00eb implikojn\u00eb regjimin e par\u00eb \u2018Berisha\u2019 (1992-1997), ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve AMA, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jep versionin e vet t\u00eb ngjarjes tragjike. Sipas tij, babai i tij u ka mbetur n\u00eb dor\u00eb gjat\u00eb torturave njer\u00ebzve t\u00eb Gazidedes, nd\u00ebrsa p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-14T21:45:14+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin\",\"datePublished\":\"2011-12-14T21:45:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/\"},\"wordCount\":1954,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/\",\"name\":\"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-12-14T21:45:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ardian Hoxha, djali i biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, i zhdukur n\u00eb rrethana q\u00eb implikojn\u00eb regjimin e par\u00eb \u2018Berisha\u2019 (1992-1997), ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve AMA, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jep versionin e vet t\u00eb ngjarjes tragjike. Sipas tij, babai i tij u ka mbetur n\u00eb dor\u00eb gjat\u00eb torturave njer\u00ebzve t\u00eb Gazidedes, nd\u00ebrsa p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-14T21:45:14+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin","datePublished":"2011-12-14T21:45:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/"},"wordCount":1954,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/","name":"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-12-14T21:45:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/djali-i-remzi-hoxhes-berisha-ka-takuar-milloshevicin-e-gazidede-ka-takuar-arkanin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Djali i Remzi Hoxh\u00ebs: Berisha ka takuar Milloshevi\u00e7in, e Gazidede ka takuar Arkanin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11520"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11520\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}