{"id":11496,"date":"2011-11-30T19:25:05","date_gmt":"2011-11-30T18:25:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=394"},"modified":"2011-11-30T19:25:05","modified_gmt":"2011-11-30T18:25:05","slug":"autore-dhe-recensente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/","title":{"rendered":"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ardian Klosi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Ardian Klosi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re recensionimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur k\u00ebto dit\u00eb mes nesh. Shkas dhe objekt u b\u00eb libri i Edi Ram\u00ebs \u201cKurban\u201c. Nuk i kam lexuar gjith\u00eb shkrimet q\u00eb pasuan daljen e tij, por ma do mendja q\u00eb, sikurse ka nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh pozitive, admiruese (shih p.sh. Daut Gumenin te Shekulli), nj\u00eb pjes\u00eb e madhe at\u00eb e hedhin posht\u00eb ose e kritikojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb; kam lexuar gjithsesi dy prej tyre q\u00eb mendoj se jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr tipin e ri t\u00eb recensionit n\u00eb fjal\u00eb: shkrimin e Fatos Lubonj\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Armand Shkullakut, t\u00eb dy botuar te \u201cPanorama\u201c.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e re e gjykimit t\u00eb librit thot\u00eb se nuk duhet vler\u00ebsuar p\u00ebrmbajtja, por autori i tij. Lubonja flet p\u00ebr nj\u00eb operacion gjigand plastik q\u00eb Edi Rama kryen me librin \u201cKurban\u201c, p\u00ebr t\u00eb fshehur autorin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tij: \u201cOperacioni plastik i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb pasi ai duhet t\u00eb na heq\u00eb nga pamja me Kurbanin e tij volume masive betoni e \u00e7imentoje pallatesh shum\u00ebkat\u00ebshe\u2026 i duhet t\u00eb na heq\u00eb nga mushk\u00ebrit\u00eb pluhurin e gazin q\u00eb po na helmon e kancerizon mushk\u00ebrit\u00eb\u201c etj. Me nj\u00eb fjal\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs, q\u00eb nuk ka kryer thjesht krime urbane, arkitektonike, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq, ka kryer krime t\u00eb mir\u00ebfillta fizike, duke d\u00ebmtuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti sh\u00ebndetin ton\u00eb me mjete kancerogjene.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pozicion t\u00eb ngjash\u00ebm ka Shkullaku: libri \u00ebsht\u00eb \u201cd\u00ebshtimi spektakolar i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shembull moral p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb asaj nj\u00eb shembull m\u00eb shum\u00eb t\u00eb degradimit t\u00eb \u00e7do vlere p\u00ebrball\u00eb tundimit t\u00eb pushtetit, paras\u00eb, mediave\u201c.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet skualifikohet autori, deligjitimohet ai, i hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb shkruar, jo m\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fatet e Shqip\u00ebris\u00eb, por \u00e7far\u00ebdolloj libri.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja recensionet jan\u00eb shkruar me frym\u00ebzim, me energji, rit\u00ebm, gati-gati me kantilen\u00eb. Ato d\u00ebgjohen si nj\u00eb muzik\u00eb funeb\u00ebr p\u00ebr at\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm nuk mund t\u00eb trajtohet si autor t\u00eb cilit i recensionojm\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, por asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kufom\u00eb politike. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kurv\u00eb e njollosur keq, si\u00e7 shkruan Shkullaku duke cituar Migjenin: \u2018p\u00ebr at\u2019sh\u00ebrbim nuk ka marr\u00eb do franga, por n\u00eb fytyr\u00eb, \u00e7ar\u00e7af\u00eb e n\u00eb nd\u00ebrgjegje danga\u2019. Edhe m\u00eb larg shkon Lubonja, i cili Edi Ram\u00ebs, pasi e ka p\u00ebrkufizuar si kriminel urbanistik dhe sh\u00ebndet\u00ebsor, i heq deri dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn: \u201cm\u00eb duhet t\u00eb pranoj se metafora q\u00eb p\u00ebrdora me operacionin plastik ka nj\u00eb kufizim, pasi ajo n\u00ebnkupton sikur personi t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb fytyr\u00eb\u2026 Edi Rama, si n\u00eb jet\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, na shfaqet si nj\u00eb personazh i luajtur keq mu pse brenda tij mungon personi\u201c.<\/p>\n<p>V\u00ebshtruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, nuk e kupton dot gjith\u00eb at\u00eb mllef e at\u00eb tirad\u00eb shum\u00ebfaq\u00ebshe t\u00eb Lubonj\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebtij personi q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare person, pra s\u2019meriton as dashuri as urrejtje, ngaq\u00eb s\u2019meriton asgj\u00eb, duke qen\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb \u201cNjeriu pa cil\u00ebsi\u201c, sikurse personazhi i kryevepr\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin titull t\u00eb shkrimtarit austriak Robert Musil, si i till\u00eb i denj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fiksion.<\/p>\n<p>Dashurpadashur rash\u00eb edhe un\u00eb n\u00eb stilin e Lubonj\u00ebs, i cili si p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pozicionin e lart\u00eb nga shkruan p\u00ebr t\u00eb shigjetuar gjith\u00eb bot\u00ebn, i v\u00eb p\u00ebr shtylla argumentimit t\u00eb vet citate nga njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb shkrimin konkret k\u00ebta jan\u00eb: Maks Veberi, Solomoni, Ceslav Miloshi, Liza n\u00eb bot\u00ebn e \u00e7udirave, Shekspiri, Poperi, Frojdi, Kanti, Krishti, Rusoi, Heidegeri. Po ta keni v\u00ebn\u00eb re, Lubonja kurr\u00eb nuk citon nj\u00eb shqiptar, ndoshta diku mund t\u00eb ket\u00eb cituar qameti-qameti Nolin ose Konic\u00ebn, por bashk\u00ebkoh\u00ebs kurr\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Sepse bashk\u00ebkoh\u00ebsit shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb figura t\u00eb p\u00ebr\u00e7muara e t\u00eb urryera, natyrisht me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paradoks t\u00eb madh v\u00ebrej, para se t\u00eb kaloj n\u00eb vepr\u00ebn konkrete, te k\u00ebta dy recensionues. N\u00eb fatur\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb i tregojn\u00eb Ram\u00ebs nga e kaluara e tij, p\u00ebr ta skualifikuar si autor, ata theksojn\u00eb p\u00ebr\u00e7udnimin q\u00eb u ka shkaktuar ky politikan mediave shqiptare. Shkruan Lubonja: \u201ckoh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar, por jo pa pasoja t\u00eb r\u00ebnda kur ke parasysh shkat\u00ebrrimin q\u00eb i shkaktoi Tiran\u00ebs apo sistemin e tmerrsh\u00ebm mediatik q\u00eb krijoi n\u00ebp\u00ebrmjet pushtetit t\u00eb tij\u201c. Nd\u00ebrsa Shkullaku: \u201cEdi Rama jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u b\u00eb shembulli i hapjes s\u00eb politik\u00ebs, por e mbylli at\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, korruptoi gati t\u00eb gjitha mediat, majtas e djathtas\u201c. Kush nuk i njeh k\u00ebta dy personazhe, do t\u00eb mendoj\u00eb se ata punojn\u00eb, nga pozicioni i past\u00ebr ku shkruajn\u00eb, p\u00ebr media alternative, t\u00eb paprekura nga sistemi korruptiv dhe i tmerrsh\u00ebm mediatik q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas Edi Rama. Mir\u00ebpo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb punojn\u00eb t\u00eb dy p\u00ebr mediumin \u201cprivat\u201c m\u00eb t\u00eb kapur e m\u00eb proqeveritar q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend: Lubonja si emblem\u00eb e emisionit Opinion, Shkullaku si p\u00ebrgjegj\u00ebs i \u201cklan\u201c Kosov\u00ebs; p\u00ebr t\u00eb vargjet e Migjenit do mund t\u00eb p\u00ebrshtateshin fare kollaj: \u2018p\u00ebr k\u00ebt\u2019sh\u00ebrbim i ka than\u00eb Franga, pa i lan\u00eb n\u2019fytyr\u00eb, \u00e7ar\u00e7af\u00eb e nd\u00ebrgjegje danga\u2019.<\/p>\n<p>E pra, n\u00ebse autori i \u201cKurbanit\u201c do t\u00eb ishte nj\u00eb her\u00eb i pabesuesh\u00ebm p\u00ebr ndonj\u00eb objektivitet n\u00eb librin e tij, recensionuesit e \u201cKurbanit\u201c jan\u00eb dhjet\u00eb her\u00eb t\u00eb pabesuesh\u00ebm nga llogorja mediatike prej nga e sulmojn\u00eb.<\/p>\n<p>Po un\u00eb \u00e7\u2019pata n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes? Desha t\u00eb kund\u00ebrshtoj g\u00ebnjeshtrat e Lubonj\u00ebs? Jo, kam nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb do ta shtjelloj m\u00eb posht\u00eb, por meq\u00eb ra fjala p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat, nj\u00ebr\u00ebn do ta hedh posht\u00eb. Lubonja shkruan se \u201cAsgj\u00eb nuk ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Rama se ai u fut rast\u00ebsisht n\u00eb politik\u00eb, m\u00eb 1998-n\u2026 Edi Rama po p\u00ebrgatitej (me servilizma pa fund ndaj Nanos, s\u00eb bashku me siv\u00ebllain e tij, Ardian Klosin) t\u00eb b\u00ebhej minist\u00ebr\u201c.<\/p>\n<p>Jetoja ato koh\u00eb, n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 1998, n\u00eb Mynih, t\u00eb ardhurat e mia n\u00eb marka luhateshin nga 5000-7000 euro n\u00eb muaj me t\u00eb sotmet, p\u00ebrpara kisha nj\u00eb karrier\u00eb mjaft premtuese universitare. Nga shkurti-marsi filluan telefonatat e Edit nga Parisi, meq\u00eb nga njohja e tij me Fatos Nanon kishte lindur ideja q\u00eb t\u00eb ktheheshin disa si ne n\u00eb Shqip\u00ebri e t\u00eb jepnim nj\u00eb dor\u00eb n\u00eb shtetin e sapongritur nga rr\u00ebnimi i 1997-s. Ngurrimi im ishte tep\u00ebr i madh, por pse ta mohoj: i madh qe edhe tundimi p\u00ebr t\u00eb ikur nga nj\u00eb streh\u00ebz sa e ngroht\u00eb aq edhe monotone, p\u00ebr t\u2019i hyr\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb dukej v\u00ebrtet e madhe, nj\u00eb shansi q\u00eb t\u00eb jepet ndoshta vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb. E k\u00ebshtu e lam\u00eb me Edin t\u00eb shkojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb prillit e t\u00eb shohim gjendjen. Erdha n\u00eb Tiran\u00eb me gjith\u00eb familjen\u2026 mir\u00ebpo Edi nuk erdhi. Kuptova q\u00eb l\u00ebkundja e tij p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Parisin ishte edhe m\u00eb e madhe se imja p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Mynihun. Mir\u00ebpo tamam ato dit\u00eb ndodh\u00ebn ato q\u00eb dihen, vdekja e Kristaqit, ardhja e Edit, ristrukturimi i qeveris\u00eb, em\u00ebrimi i tij minist\u00ebr etj. Nuk kam pse d\u00ebshmoj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar g\u00ebnjeshtrat e Fatosit, servilizmat q\u00eb i paskam b\u00ebr\u00eb Nanos un\u00eb, njeriu q\u00eb pranoi t\u00eb b\u00ebhej drejtor i RTSh-s\u00eb me 50.000 lek\u00eb rrog\u00eb n\u00eb muaj duke shitur gjith\u00e7ka kishte n\u00eb Gjermani, q\u00eb p\u00ebrktheu kushedi sa libra t\u00eb bot\u00ebs, kur Fatosi grinte sallat\u00eb n\u00ebp\u00ebr Opinione, p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt e pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos iu servilosur askujt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e dhash\u00eb t\u00eb kuptohet pse \u00ebsht\u00eb aq i rrept\u00eb n\u00eb sulmin e tij Shkullaku (Franga), p\u00ebr Fatosin nuk e kemi p\u00ebrcaktuar ende shkakun e rrept\u00ebsis\u00eb ndaj Edit: bindja ime personale \u2013 dhe \u00ebsht\u00eb personale edhe pse i njoh aq mir\u00eb personalisht t\u00eb dy personazhet n\u00eb fjal\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb q\u00eb Edi Rama n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje \u00ebsht\u00eb pasqyra e d\u00ebshtimeve t\u00eb Fatosit, si politikan, si publicist, n\u00eb fund t\u00eb fundit si njeri q\u00eb nd\u00ebrton di\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb. Edhe Fatosi hyri n\u00eb politik\u00eb n\u00eb 1997-n si drejtues i Forumit p\u00ebr Shp\u00ebtimin Komb\u00ebtar; mir\u00ebpo nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bridhte n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb (kam qen\u00eb dhe vet\u00eb prezent) p\u00ebr t\u2019i treguar Per\u00ebndimit se \u00e7far\u00eb satani ishte Sali Berisha, se si duhej t\u00eb na ndihmonin p\u00ebr ta shporrur, Nano me Gjinushin i vun\u00eb st\u00ebrk\u00ebmb\u00ebshin dhe e m\u00ebnjanuan nga pushteti. Shqiptar\u00ebt e mbajn\u00eb mend njeriun q\u00eb u fliste si prij\u00ebs e tribun n\u00ebp\u00ebr mitingje n\u00eb shkurt-mars 1997, por q\u00eb pastaj u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u2019iu dal\u00eb p\u00ebrfundimisht vet\u00ebm n\u00eb kutit\u00eb e ekraneve si opinionist. Mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb Fatosi e kund\u00ebrshton kryek\u00ebput profesionin e politikanit, si nj\u00eb profesion q\u00eb t\u00eb b\u00ebn pis medoemos, po at\u00ebher\u00eb pse i hyri n\u00eb 1997n? N\u00eb qoft\u00eb se kjo bindje iu p\u00ebrforcua m\u00eb von\u00eb, pse q\u00ebllon me kaq eg\u00ebrsi nj\u00eb politikan q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit p\u00ebrfaq\u00ebson shpres\u00ebn e 50% e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb ndryshojn\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndalet n\u00eb rrokullim\u00ebn e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit, shitjes, degradimit moral e varf\u00ebris\u00eb materiale? Un\u00eb them pik\u00ebrisht pse jan\u00eb ata kaq shum\u00eb, pse do kishte dashur edhe ai ta brohorisnin e t\u2019i vinin pas aq shum\u00eb vet\u00eb si\u00e7 i shkuan bie fjala Edi Ram\u00ebs paraditen e 28 janarit n\u00eb marshimin e p\u00ebrmortsh\u00ebm n\u00eb bulevard. Por Fatosit ma do mendja se as 5% e shqiptar\u00ebve nuk do t\u2019i shkonin pas. Po nj\u00ebsoj ndodh edhe me librat q\u00eb shkruajn\u00eb: nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sipas botuesit, \u201cKurbani\u201c ka shitur deri m\u00eb sot mbi 15.000 kopje, libri \u201cN\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebeshtata\u201c e Lubonj\u00ebs, botuar vjet, s\u2019e besoj q\u00eb ka shitur m\u00eb shum\u00eb se 150 kopje. Me syrin e njoh\u00ebsit mund t\u00eb them se publicistika e nj\u00ebrit rri te publicistika e tjetrit si\u00e7 rri bie fjala \u201cShqip\u00ebria si m\u2019u duk\u201c e Konic\u00ebs me shkrimet e Mihal Gramenos ose Mu\u00e7o Qullit, ose, po t\u00eb nisem nga fjalori q\u00eb ka nj\u00ebri e tjetri n\u00eb arsenal, si\u00e7 rri \u201cLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201c s\u00eb Fisht\u00ebs me \u201cEv\u00ebtarin\u201c e Naum Veqilharxhit.<\/p>\n<p>Po kthehem tani n\u00eb fund tek ajo q\u00eb pata un\u00eb me \u201cKurbanin\u201c e q\u00eb do kisha dashur t\u00eb ishte n\u00eb fillim, por ja q\u00eb sot metodat e manipulimit t\u00eb opinionit publik jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb st\u00ebrholluara sa duhen \u00e7montuar ato nj\u00ebher\u00eb pa t\u00eb fillosh nga puna.<\/p>\n<p>Nuk admirova n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr kapitujt q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb historin\u00eb e suksesit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, sepse gj\u00ebrat e mira dhe gj\u00ebrat jo t\u00eb mira q\u00eb la pas nga 11 vjet administrim bashkie Edi Rama jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe s\u2019kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lib\u00ebr, sepse e di sa leht\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb k\u00ebtu tregimi i nj\u00ebansh\u00ebm, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet metod\u00ebs selektive q\u00eb evidenton nj\u00eb pal\u00eb faktesh e l\u00eb n\u00eb heshtje nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr (ky dreq mosbesimi m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos lexoj asnj\u00ebher\u00eb memuaristik\u00eb). Nuk admirova madje as gjuh\u00ebn si gjuh\u00eb, si\u00e7 po b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb shum\u00eb vet\u00eb t\u00eb mahnitur nga ajo, sepse edhe gjuha m\u00eb e rafinuar dhe m\u00eb e pasur kur nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bllof e nj\u00eb sh\u00ebmti, nj\u00eb \u00e7orape m\u00ebndafshi q\u00eb mb\u00ebshtjell nj\u00eb m\u2026; lexova me \u00ebndje portretet e autorit p\u00ebr politikan\u00eb si Berisha, Nano, Meta, deri dhe episodik\u00eb si Memushi, ngaq\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb goditur p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; por u mb\u00ebrtheva e m\u2019u mor fryma nga portreti kryesor i librit, nga ai q\u00eb recensionuesit n\u00eb fjal\u00eb e l\u00ebn\u00eb krejt n\u00eb heshtje: portreti i Shqip\u00ebris\u00eb. E lexuan vall\u00eb ata tablon\u00eb q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama aty nga fundi i librit qyteteve tona? Po t\u00eb p\u00ebrdorja metafor\u00ebn e autorit p\u00ebr Elbasanin, kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb fle n\u00eb nj\u00eb shtrat me t\u00eb vdekurin. \u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb nuk p\u00ebrt\u00ebrin vetveten, q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb djerr\u00eb fushat e saj, q\u00eb nuk lul\u00ebzon as n\u00eb bujq\u00ebsi as n\u00eb prodhime industriale, q\u00eb nuk di ta mbaj\u00eb rrob\u00ebn e mrekullueshme q\u00eb i ka falur natyra, por q\u00eb e \u00e7jerr k\u00ebt\u00eb rrobe p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb keq, nj\u00eb vend q\u00eb ka braktisur prodhimtarin\u00eb e vet natyrore-historike dhe ka dal\u00eb n\u00eb ankand! Po po, e kan\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebr ta shitur me copa t\u00eb vogla e copa t\u00eb m\u00ebdha; po ia heqin me koncesione gjiret, gadishujt, ishujt, po ia rrjepin kodrat p\u00ebr fabrikat e \u00e7imentos, po ia sh\u00ebmtojn\u00eb lumenjt\u00eb me koncensione hidrocentralesh (400 ka premtuar Berisha), ia shkul\u00ebn tani von\u00eb krejt shtratin e Erzenit, nga Iba n\u00eb Fark\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shtruar diagonalen e Karr\u00ebfurit, n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit ia shkat\u00ebrruan Tiran\u00ebs dy kanionet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kishte n\u00eb periferi, at\u00eb t\u00eb Tujanit dhe at\u00eb t\u00eb Erzenit, pa do t\u2019ia mbyllin edhe gropat natyrore ose gropat e rezervuar\u00ebve t\u00eb braktisur me plehrat e importuara nga Italia, pa po privatizojn\u00eb edhe hidrocentralet, e fundit pasuri q\u00eb i kishte mbetur shtetit p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00ebfar\u00eb personaliteti. Nj\u00eb vend dal\u00ebngadal\u00eb i marr\u00eb n\u00eb duar prej mafies s\u00eb \u00e7imentos dhe mafies s\u00eb plehrave, nj\u00eb vend q\u00eb prodhon pallate dhe vet\u00ebm pallate, q\u00eb nxjerr zorr\u00ebt e veta jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur beton mbi vendet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb ende i kan\u00eb ngelur, nj\u00eb vend t\u00eb cilit i kan\u00eb mbetur n\u00eb dor\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra apartamente t\u00eb pashitura ku jan\u00eb shp\u00eblar\u00eb kushedi se sa miliarda nga tregtia e miellit. Dhe del nj\u00eb politikan q\u00eb ngre z\u00ebrin, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ngre z\u00ebrin e vet t\u00eb fuqish\u00ebm kund\u00ebr k\u00ebtij sh\u00ebmtimi, kund\u00ebr k\u00ebtij vet\u00ebshkat\u00ebrrimi, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb fije dinjitet, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb mundet kushedi t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kthes\u00ebn dhe t\u00eb nis\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen, t\u00eb nis\u00eb prodhimin e v\u00ebrtet\u00eb nga qelizat e saj \u2013 jo t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb k\u00ebto qeliza p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb pluhur \u00e7imentoje e p\u00ebr t\u00eb g\u00eblltitur tonelata plastike. Dhe ky z\u00eb del prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb nj\u00eb force opozitare, s\u00eb cil\u00ebs i kan\u00eb besuar vot\u00ebn e tyre t\u00eb pakt\u00ebn gjysma e shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb force q\u00eb nuk ka nguruar ta shpall\u00eb publikisht se, me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, do shfuqizoj\u00eb ligjet antikomb\u00ebtare q\u00eb s\u00eb keqes po ia hapin rrug\u00ebn edhe juridikisht.<\/p>\n<p>Gjeta shpres\u00ebn te ky lib\u00ebr, prandaj fola. U ngrit\u00ebn disa recensionues dhe than\u00eb: mos i besoni autorit se \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar profesionist. Mir\u00ebpo fjal\u00ebt dhe librat maten me realitetin: ky na tregon n\u00ebse do t\u2019i duam apo do t\u2019i hedhim ato tutje. Kurse fjal\u00ebt dhe recensionet q\u00eb q\u00ebllojn\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb till\u00eb libra, s\u2019jan\u00eb as m\u00eb shum\u00eb as m\u00eb pak por d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ruajtur status quo-n\u00eb dhe ng\u00ebrdheshja cinike e Berish\u00ebs e shtrir\u00eb mbi mediat tona.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Klosi Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re recensionimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur k\u00ebto dit\u00eb mes nesh. Shkas dhe objekt u b\u00eb libri i Edi Ram\u00ebs \u201cKurban\u201c. Nuk i kam lexuar gjith\u00eb shkrimet q\u00eb pasuan daljen e tij, por ma do mendja q\u00eb, sikurse ka nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh pozitive, admiruese (shih p.sh. Daut Gumenin te Shekulli), nj\u00eb pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11496","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Autor\u00eb dhe recensent\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ardian Klosi Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re recensionimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur k\u00ebto dit\u00eb mes nesh. Shkas dhe objekt u b\u00eb libri i Edi Ram\u00ebs \u201cKurban\u201c. Nuk i kam lexuar gjith\u00eb shkrimet q\u00eb pasuan daljen e tij, por ma do mendja q\u00eb, sikurse ka nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh pozitive, admiruese (shih p.sh. Daut Gumenin te Shekulli), nj\u00eb pjes\u00eb e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-30T18:25:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-11-30T18:25:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/\"},\"wordCount\":2689,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/\",\"name\":\"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-30T18:25:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/aklosi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/autore-dhe-recensente\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ardian Klosi Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re recensionimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur k\u00ebto dit\u00eb mes nesh. Shkas dhe objekt u b\u00eb libri i Edi Ram\u00ebs \u201cKurban\u201c. Nuk i kam lexuar gjith\u00eb shkrimet q\u00eb pasuan daljen e tij, por ma do mendja q\u00eb, sikurse ka nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh pozitive, admiruese (shih p.sh. Daut Gumenin te Shekulli), nj\u00eb pjes\u00eb e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-30T18:25:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb","datePublished":"2011-11-30T18:25:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/"},"wordCount":2689,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/","name":"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","datePublished":"2011-11-30T18:25:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/autore-dhe-recensente\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Autor\u00eb dhe recensent\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11496\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}