{"id":11486,"date":"2011-11-25T08:31:12","date_gmt":"2011-11-25T07:31:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=318"},"modified":"2011-11-25T08:31:12","modified_gmt":"2011-11-25T07:31:12","slug":"populli-per-ke-voton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/","title":{"rendered":"Populli p\u00ebr k\u00eb voton?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pre\u00e7 Zogaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2005 populli votonte p\u00ebr nj\u00ebqind deputet\u00eb t\u00eb zgjedhur me sistemin mazhoritar-proporcional. Dyzet deputet\u00ebt e tjer\u00eb dilnin nga listat shumem\u00ebrore t\u00eb partive q\u00eb kalonin pragun 2,5 p\u00ebr qind. Ky sistem, mjaft i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, u komprometua nga i ashtuquajturi \u201c fenomeni i Dushkut\u201d, dometh\u00ebn\u00eb nga manovrat e pandershme t\u00eb partive me kuot\u00ebn e proporcionalit. Edhe pse t\u00eb papranueshme nga pik\u00ebpamja etike, k\u00ebto manovra prodhonin gjithsesi m\u00eb pak deformim t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve se sa manipulimet klasike , si\u00e7 ishin dhe jan\u00eb akoma mbushja e kutive, votimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb emigrant\u00ebve, trafikimi i flet\u00ebve gjat\u00eb num\u00ebrimit, blerja e vot\u00ebs, shantazhet, presionet, kusht\u00ebzimet e qeveris\u00eb me vendin e pun\u00ebs, me buk\u00ebn e goj\u00ebs, e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Megjithat\u00eb fenomeni i Dushkut duhej eliminuar. Por si\u00e7 ndodh r\u00ebndom n\u00eb mjediset politike mediokre, kur erdhi dita p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, mbi sistemin mazhoritar-proporcional u shkarkuan t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e zgjedhjeve shqiptare n\u00ebp\u00ebr vite. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb modifikohej e rregullohej aty ku pikonte, pa cenuar thelbin e tij, sistemi n\u00eb fjal\u00eb u hodh posht\u00eb i gjithi, solemnisht, me nj\u00eb g\u00ebzim sa dinak aq edhe foshnjor, nga nj\u00eb klas\u00eb politike \u201c eksperte\u201d p\u00ebr hedhjen nga vaska bashk\u00eb me ujin e dhe t\u00eb foshnj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve politike t\u00eb vitit 2009 PD dhe PS p\u00ebrshtaten sistemin spanjoll, k\u00ebt\u00eb q\u00eb kemi tani, proporcionalin n\u00eb baz\u00eb qarqesh, q\u00eb Spanja e ka krijuar p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim diversiteteve brenda unitetit t\u00eb saj si dhe p\u00ebr t\u00eb frenuar me mjete politike tendencat separatiste atje. \u00c7do vend zgjedh sistemin q\u00eb i shkon p\u00ebr shtat natyr\u00ebs s\u00eb tij. Shqip\u00ebria nuk e ka k\u00ebt\u00eb problemin e separatizmit. Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka problemin e kund\u00ebrt . Ajo e ndar\u00eb \u00ebsht\u00eb. Sistemi spanjoll nuk i shkon fare, i rri si veshje dordoleci. Ca m\u00eb keq kur k\u00ebtij spanjollit i jan\u00eb ngjitur ca shtesa t\u00eb vogla alla-shqiptare q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb huaj e t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ne. I vetmi problem q\u00eb zgjidh sistemi spanjoll i shqiptarizuar \u00ebsht\u00eb \u00e7imentimi dhe p\u00ebrjet\u00ebsimi i nj\u00eb kaste partiak\u00ebsh me tarafin e tyre politik. N\u00eb fakt, ky sistem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe \u00ebsht\u00eb zgjedhur. P\u00ebr t\u00eb siguruar sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb krer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb pilotuar n\u00eb Kuvend bashke me ta edhe setin e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve politik\u00eb pa personalitet, t\u00eb q\u00ebmtuar me kujdes p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas rastit pun\u00ebn e robot\u00ebve, zagar\u00ebve dhe bushtrave t\u00eb gjahut, duke shmangur p\u00ebrballjen dhe gjykimin e tyre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga zgjedh\u00ebsit, duke u votuar jo si emra, jo si individ\u00eb, por si sigla partie. Populli duhet t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb apo shprish\u00eb partit\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar ata q\u00eb nuk do, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb praktikisht e v\u00ebshtir\u00eb edhe p\u00ebr popuj t\u00eb civilizuar. Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb hilja e madhe e krer\u00ebve. N\u00ebp\u00ebrmjet sistemit proporcional, duke e ditur se populli nuk ka \u00e7far\u00eb b\u00ebn p\u00ebr momentin, hedhin n\u00eb Kuvend shemra q\u00eb nuk do t\u00eb votoheshin kurr\u00eb nominalisht.<\/p>\n<p>Pak politikan\u00eb kan\u00eb menduar e jan\u00eb shqet\u00ebsuar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr pasojat e r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebtij sistemi n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb re si Shqip\u00ebria. E kam fjal\u00ebn pik\u00ebs\u00ebpari p\u00ebr servilizmin dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb kultivon. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt mund ta ken\u00eb ven\u00eb re se gjat\u00eb k\u00ebsaj legjislature pjes\u00ebtar\u00ebt e kupolave politike t\u00eb partive kryesore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me servil\u00eb se m\u00eb par\u00eb n\u00eb raport me kryetar\u00ebt dhe me t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm se m\u00eb par\u00eb n\u00eb raport me publikun. Lidhja e deputet\u00ebve me zgjedh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar nj\u00eb n\u00eb parull\u00eb akoma me boshe se sa ka qen\u00eb. Hendeku mes zgjedh\u00ebsve dhe t\u00eb zgjedhurve \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb i madh se kurr\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebzet vjet\u00ebve t\u00eb fundit. Dhe nuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe. Zgjedhjen e deputet\u00ebve nuk e ka n\u00eb dor\u00eb populli, por kryetar\u00ebt e partive kryesore dhe klanet e tyre t\u00eb ngushta ku p\u00ebrpunohen opinionet p\u00ebr nj\u00ebrin dhe tjetrin. Vet\u00eb sistemi q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur nga nj\u00eb shpirt servilizmi dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie. T\u00eb pap\u00ebrgjegjshmit dhe servil\u00ebt mendojn\u00eb se ia kan\u00eb gjetur an\u00ebn t\u00eb jen\u00eb kupol\u00eb e p\u00ebrjetshme, pavar\u00ebsisht se a vazhdon t\u2019i doj\u00eb populli apo jo.<\/p>\n<p>E di se edhe n\u00eb sistemin mazhoritar jan\u00eb kryetar\u00ebt e partive q\u00eb vendosin kush do t\u00eb kandidoj\u00eb. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kryetar\u00ebt nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aventura. Ata e din\u00eb se po i hedhin kandidat\u00ebt me em\u00ebr e mbiem\u00ebr n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur, p\u00ebrball\u00eb kandidat\u00ebve rival\u00eb, p\u00ebrball\u00eb gjykimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur e m\u00eb t\u00eb matur n\u00eb p\u00ebrcaktimin e emrave. Nuk mund t\u00eb ven\u00eb n\u00eb list\u00eb vet\u00ebm servil\u00eb sepse nuk ua voton populli. Nga nevoja p\u00ebr t\u00eb fituar jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb kandidojn\u00eb edhe individ\u00eb me shpirt t\u00eb lir\u00eb dhe me personalitet. Produkti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e mesme deri diku e pranueshme. Ka servil\u00eb, ka militant\u00eb, ka edhe deputet\u00eb q\u00eb respektojn\u00eb normat e sjelljes n\u00eb grup pa humbur individualitetin.<\/p>\n<p>E di gjithashtu se ky diskutim- mazhoritar, proporcional apo i p\u00ebrzier? \u2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e do t\u00eb beh\u00ebt sa her\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr sistemet zgjedhore. Duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah, sekush sipas parap\u00eblqimeve, an\u00ebt pozitive dhe an\u00ebt negative t\u00eb secilit sistem. Parap\u00eblqimet jan\u00eb parap\u00eblqime. N\u00eb thelb nuk ka vler\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr sistem t\u00eb mir\u00eb apo sistem t\u00eb keq n\u00eb vetvete. Ka vler\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr nj\u00eb sistem sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kushtet konkrete t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pyetja q\u00eb u ngrit kur ndryshoi sistemi dhe vazhdon t\u00eb jehoj\u00eb sot e k\u00ebsaj dit\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e idealizmit shqiptar \u00ebsht\u00eb kjo: Populli p\u00ebr k\u00eb voton? Mir\u00eb q\u00eb hodh\u00ebn mazhoritarin e p\u00ebrqafuan proporcionalin; mir\u00eb q\u00eb vendosen t\u2019i ngarkonin kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb autobus\u00ebt e partive, q\u00eb ngjajn\u00eb me ata autobus\u00ebt ku mund t\u00eb shoh\u00ebsh nga brenda jasht\u00eb, por nuk shihesh nga jasht\u00eb brenda\u2026 Po si nuk u shkoj nd\u00ebrmend ta kompensonin popullin, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb votim tjet\u00ebr t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb atij q\u00eb po i merrnin. Fjala vjen votimin p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs. Shqiptar\u00ebt sot nuk votojn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti as p\u00ebr deputet\u00ebt, as p\u00ebr kryeministrin, as p\u00ebr Presidentin. Ata votojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb. Ata \u201cflasin\u201d me nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb dy-trefisht\u00eb me institucionet p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb pushtetit qendror. N\u00ebp\u00ebrmjet partive shohin deputet\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet deputet\u00ebve shohim Kryeministrin dhe Presidentin, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre t\u00eb fundit shohin piramid\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe titullar\u00ebt e shum\u00eb prej institucioneve qendrore. Pa dyshim, vullneti i qytetar\u00ebve humbet shum\u00eb n\u00eb pesh\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto filtra. Pushteti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i sovranit nuk vesh asnj\u00eb institucion dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dob\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb pushtimeve dhe diktaturave e ka t\u00eb fort\u00eb tradit\u00ebn e konformizmit nuk mund t\u2019i lejoje vetes t\u00eb zgjedh\u00eb sisteme zgjedhore q\u00eb kultivojn\u00eb konformizmin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb mbash n\u00eb zinxhir\u00eb historin\u00eb. Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb \u2013 dhe k\u00ebtu kam parasysh t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb deputet\u00eb \u2013 duhet t\u00eb p\u00ebrballen parreshtuar me gjykimin e popullit. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb elit\u00eb dhe nj\u00eb tradit\u00eb politike moderne. Kush duhet ta b\u00ebj\u00eb? Kush duhet ta ndryshoj\u00eb sistemin? N\u00eb radhe t\u00eb par\u00eb ajo pjes\u00eb e iluminuar e elit\u00ebs aktuale q\u00eb ka vizionin dhe vet\u00ebdijen e ndryshimit. Rikthimi i tryezave dhe debateve p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore dhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr krijimin e komisionit parlamentar p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast ideal p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim e p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb politik t\u00eb popullit dhe prej popullit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje, n\u00eb dukje radikale, por aspak e till\u00eb po t\u00eb mbajm\u00eb parasysh leht\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrmerren nismat e m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri kur ka vullnet politik t\u00eb dyansh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb rikthimi n\u00eb ligjin e vjet\u00ebr mazhoritar me nj\u00eb kuot\u00eb me t\u00eb reduktuar dhe m\u00eb t\u00eb mbrojtur t\u00eb proporcionalit. Nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr do t\u00eb ishte ndryshimi i Kushtetut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lejuar zgjedhjen e Presidentit nga populli, pa u larguar nga prerogativat e Republik\u00ebs parlamentare, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste. Nj\u00eb zgjidhje e tret\u00eb, edhe pse me disa pik\u00ebpyetje, \u00ebsht\u00eb votimi me lista t\u00eb hapura, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb propozuar nga partit\u00eb e vogla. Futja e num\u00ebrimit elektronik do t\u00eb zgjidhte nj\u00ebr\u00ebn prej v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb paraqit votimi le lista t\u00eb hapura. Personalisht e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfytyroj si do t\u00eb jet\u00eb fleta e votimit me lista t\u00eb hapura ku mbi tridhjet\u00eb subjekte politike do t\u00eb ken\u00eb listat e tyre p\u00ebr \u00e7do qark. Nga ana tjet\u00ebr nuk duhet harruar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rreziku i z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb luft\u00ebs politike mes pal\u00ebve politike kund\u00ebrshtare me luft\u00ebn politike brenda llojit, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebrsim dhe deformim substancial t\u00eb kuptimit t\u00eb gar\u00ebs n\u00eb demokraci. Gjithsesi, n\u00eb tapet apo jo, zgjidhjet po presin Sali Berish\u00ebn, Edi Ram\u00ebn, Ilir Met\u00ebn dhe pas tyre edhe kryetar\u00ebt e partive m\u00eb t\u00eb vogla. N\u00eb vitin 2009, Ilir Meta e \u00e7oi n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pyetjen time t\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb shprehur n\u00eb grupin e PD-s\u00eb dhe n\u00eb media \u201cPopulli p\u00ebr k\u00eb voton\u201d. At\u00ebher\u00eb un\u00eb dhe disa nga koleg\u00ebt e mi, q\u00eb ishin p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit nga populli, ishim m\u00eb pak se pakic\u00eb p\u00ebrball\u00eb shumic\u00ebs traversale PD-PS. Ilir Meta me partin\u00eb e tij ishte gjithashtu nj\u00eb pakic\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Nuk mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb m\u00eb citonte mua n\u00eb fushat\u00ebn e tij kund\u00ebr sistemit spanjoll, ashtu si\u00e7 po votohej. Sot Ilir Meta mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb shumic\u00ebn, pra ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr forc\u00eb se tre vjet m\u00eb par\u00eb. Sot t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb par\u00eb defektet dhe madje d\u00ebshtimin e sistemit spanjoll n\u00eb sprov\u00ebn e zgjedhjeve politike t\u00eb vitit 2009. Kemi folur e mund t\u00eb flasim nat\u00eb e dit\u00eb se zgjedhjet i prishi qeveria n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe mungesa e vullnetit politik t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por jo gjith\u00eb e v\u00ebrteta. \u00cbsht\u00eb sistemi q\u00eb ka mund\u00ebsuar e mund\u00ebson gjith\u00eb at\u00eb gam\u00eb manipulimesh, q\u00eb nuk e shohim n\u00eb zgjedhjen me sistem mazhoritar t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb komunave dhe bashkive.<\/p>\n<p>Prapa pyetjes retorike \u201cpopulli p\u00ebr k\u00eb voton?\u201d \u2013 shohim nj\u00eb popull t\u00eb anashkaluar p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur me em\u00ebr e mbiem\u00ebr n\u00eb mos deputet\u00ebt, Presidentin, apo n\u00eb mos Presidentin, deputet\u00ebt. Kjo pyetjeje nuk mund t\u00eb mos rrah\u00eb si \u00e7ekan mbi kok\u00ebn e gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u2019i japin vendit zgjidhjet q\u00eb k\u00ebrkohen. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse nuk ka elit\u00eb t\u00eb iluminuar n\u00eb nivelin e vendimmarrjes, i mbetet vet\u00eb popullit t\u00eb rifitoj\u00eb me vot\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij. Dhe askush nuk duhet t\u00eb mendoj\u00eb se meq\u00eb nuk ka elit\u00eb, nuk ka as popull.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj Deri n\u00eb vitin 2005 populli votonte p\u00ebr nj\u00ebqind deputet\u00eb t\u00eb zgjedhur me sistemin mazhoritar-proporcional. Dyzet deputet\u00ebt e tjer\u00eb dilnin nga listat shumem\u00ebrore t\u00eb partive q\u00eb kalonin pragun 2,5 p\u00ebr qind. Ky sistem, mjaft i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, u komprometua nga i ashtuquajturi \u201c fenomeni i Dushkut\u201d, dometh\u00ebn\u00eb nga manovrat e pandershme t\u00eb partive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11486","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Populli p\u00ebr k\u00eb voton? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Populli p\u00ebr k\u00eb voton? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj Deri n\u00eb vitin 2005 populli votonte p\u00ebr nj\u00ebqind deputet\u00eb t\u00eb zgjedhur me sistemin mazhoritar-proporcional. Dyzet deputet\u00ebt e tjer\u00eb dilnin nga listat shumem\u00ebrore t\u00eb partive q\u00eb kalonin pragun 2,5 p\u00ebr qind. Ky sistem, mjaft i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, u komprometua nga i ashtuquajturi \u201c fenomeni i Dushkut\u201d, dometh\u00ebn\u00eb nga manovrat e pandershme t\u00eb partive [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-25T07:31:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Populli p\u00ebr k\u00eb voton?\",\"datePublished\":\"2011-11-25T07:31:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/\"},\"wordCount\":1990,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/\",\"name\":\"Populli p\u00ebr k\u00eb voton? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-25T07:31:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/populli-per-ke-voton\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Populli p\u00ebr k\u00eb voton?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Populli p\u00ebr k\u00eb voton? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Populli p\u00ebr k\u00eb voton? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj Deri n\u00eb vitin 2005 populli votonte p\u00ebr nj\u00ebqind deputet\u00eb t\u00eb zgjedhur me sistemin mazhoritar-proporcional. Dyzet deputet\u00ebt e tjer\u00eb dilnin nga listat shumem\u00ebrore t\u00eb partive q\u00eb kalonin pragun 2,5 p\u00ebr qind. Ky sistem, mjaft i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, u komprometua nga i ashtuquajturi \u201c fenomeni i Dushkut\u201d, dometh\u00ebn\u00eb nga manovrat e pandershme t\u00eb partive [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-25T07:31:12+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Populli p\u00ebr k\u00eb voton?","datePublished":"2011-11-25T07:31:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/"},"wordCount":1990,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/","name":"Populli p\u00ebr k\u00eb voton? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2011-11-25T07:31:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/populli-per-ke-voton\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Populli p\u00ebr k\u00eb voton?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11486\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}