{"id":11466,"date":"2011-11-18T22:14:49","date_gmt":"2011-11-18T21:14:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=219"},"modified":"2011-11-18T22:14:49","modified_gmt":"2011-11-18T21:14:49","slug":"dikur-shpetimtar-tash-shejtan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/","title":{"rendered":"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>17 N\u00ebntor 2011<\/em><\/p>\n<p>Askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin \u2013 n\u00eb Kroaci! K\u00ebt\u00eb po e d\u00ebshmon procesi i shekullit kund\u00ebr Ivo Sanaderit, kryeministrit dikur t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm, i cili akuzohet p\u00ebr plot afera korruptuese dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorim detyre<\/p>\n<p>Bota e Ivo Sanaderit \u00ebsht\u00eb ngushtuar. Tashm\u00eb nj\u00eb vit ish-kryeministri i Kroacis\u00eb zhvendoset nga qelia n\u00eb qeli dhe p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tij duhet ta kaloj\u00eb mes rojtar\u00ebve t\u00eb burgut, polic\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe avokat\u00ebve. Nga mesi i korrikut 58-vje\u00e7ari Sanader iu dor\u00ebzua autoriteteve kroate, pasi kaloi shtat\u00eb muaj n\u00eb burg n\u00eb Salzburg t\u00eb Austris\u00eb. Tani n\u00eb Zagreb ka filluar procesi gjyq\u00ebsor kund\u00ebr tij. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb premier\u00eb juridike jo vet\u00ebm p\u00ebr Kroacin\u00eb, por edhe p\u00ebr gjith\u00eb Ballkanin. Deri m\u00eb tani \u201cnjer\u00ebzit e fort\u00eb\u201d n\u00eb ish-Jugosllavi jan\u00eb nxjerr\u00eb para Gjyqit t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Me Ivo Sanaderin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve gjendet nj\u00ebri prej politikan\u00ebve m\u00eb me ndikim n\u00eb rajon. Ai akuzohet p\u00ebr korrupsion dhe keqp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Aktakuz\u00ebn kund\u00ebr ish-kryeministrit Ivo Sanader e p\u00ebrfaq\u00ebson prokurorja e re dhe e k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse Tamara Laptosh, e cila ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb prokuroris\u00eb speciale t\u00eb Kroacis\u00eb p\u00ebr luftimin e krimit dhe korrupsionit (USKOK). Laptosh ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar aktakuz\u00ebn kund\u00ebr disa profesor\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Zagrebit, t\u00eb faj\u00ebsuar p\u00ebr shitje t\u00eb testeve t\u00eb provimeve. Po ashtu kjo prokurore me origjin\u00eb nga qyteti i \u00c7akovecit, n\u00eb kufi me Hungarin\u00eb, ka zhvilluar hetimet dhe ka p\u00ebrpiluar aktakuz\u00ebn kund\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Damir Polan\u00e7ec. Ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Ndon\u00ebse n\u00eb USKOK nuk japin t\u00eb dh\u00ebna personale p\u00ebr asnj\u00eb prokuror, v\u00ebzhguesit n\u00eb Zagreb supozojn\u00eb se Laptosh \u00ebsht\u00eb mes mosh\u00ebs 35-40-vje\u00e7are dhe nj\u00ebra prej prokuroreve m\u00eb premtuese p\u00ebr Kroacin\u00eb e re, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb e spastruar nga korrupsioni dhe e gatshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian m\u00eb 1 korrik 2013. Puna e Tamara Laptoshit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar jo vet\u00ebm nga mediat n\u00eb Kroaci, por edhe n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sivjet Shoqata Bot\u00ebrore e Prokuror\u00ebve n\u00eb takimin e mbajtur n\u00eb Seul t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Jugut ia dha asaj \u00e7mimin \u201cProkurore e vitit 2011\u201d &#8211; nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn deri m\u00eb tani nuk e ka merituar asnj\u00eb prokuror nga Ballkani.<\/p>\n<p>Karta patriotike<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, kur n\u00eb Zagreb nisi procesi kund\u00ebr Ivo Sanaderit, ishte Laptosh ajo q\u00eb me z\u00eb rezolute e lexoi aktakuz\u00ebn. P\u00ebrball\u00eb saj gjendej ish-kryeministri, nj\u00eb person poliglot, i arsimuar n\u00eb Rom\u00eb e n\u00eb Innsbruck, njoh\u00ebs i gjuh\u00ebs gjermane, italiane, angleze dhe franceze. P\u00ebrball\u00eb saj gjendej ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i jasht\u00ebm i Kroacis\u00eb i koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr agresionit serb. P\u00ebrball\u00eb saj gjendej ish-drejtori i teatrit t\u00eb Splitit. Kjo \u00ebsht\u00eb, pak a shum\u00eb, biografia e dr. Ivo Sanaderit, i cili, si\u00e7 kan\u00eb njoftuar mediat kroate, pas studimeve n\u00eb Innsbruck parat\u00eb e para i kishte fituar duke iu shitur fotografi erotike magazinave kroate. Dr. Ivo S. tani gjendet para gjyqit, sepse akuzohet se \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak se \u201cprofiter lufte\u201d. Si z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Jasht\u00ebm, nga mesi i viteve \u201990, ai dyshohet t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb nj\u00eb provizion t\u00eb majm\u00eb prej 7 milion\u00eb shiling\u00eb austriak\u00eb (ose konvertuar n\u00eb euro rreth 500 mij\u00eb). K\u00ebt\u00eb provizion ai e kishte marr\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nj\u00eb kredie prej 140 milion\u00eb shiling\u00eb q\u00eb banka austriake Hypo Alpe Adria ia kishte dh\u00ebn\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Kroacis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb hua Republika e Kroacis\u00eb, e cila sapo ishte shk\u00ebputur nga Jugosllavia, do t\u00eb blinte nd\u00ebrtesat p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb e saj diplomatike n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhjet e Sanaderit me Austrin\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngushta. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb ka doktoruar n\u00eb Innsbruck me nj\u00eb punim n\u00eb fush\u00ebn e filologjis\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Tirolit ishte edhe drejtues i deg\u00ebs s\u00eb Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb Kroaci, n\u00eb prag t\u00eb shk\u00ebputjes nga Beogradi, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890. Edhe pas burgosjes n\u00eb Austri, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pasi Sanader iku nga Kroacia, raportet e tij me disa politikan\u00eb austriak\u00eb nuk jan\u00eb d\u00ebmtuar. Para pak dit\u00ebsh Sanaderin e vizitoi, n\u00eb qelin\u00eb e tij n\u00eb burgun Remetinec, kryetari i Parlamentit t\u00eb Tirolit, Herwig van Staa, i cili e krahasoi rastin e Sanaderit me at\u00eb t\u00eb ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, e d\u00ebnuar s\u00eb fundi me 7 vjet burg, p\u00ebr kinse keqp\u00ebrdorim detyre. Dallimi mes Ukrain\u00ebs dhe Kroacis\u00eb s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh: drejt\u00ebsia ukrainase kontrollohet nga politikan\u00ebt, kurse drejt\u00ebsia kroate, pas shum\u00eb problemeve, \u00ebsht\u00eb emancipuar nga politika dhe po kryen pun\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr spastrimin e vendit nga politikan\u00ebt e korruptuar. Para Herwig van Staa t\u00eb burgosurin prominent e vizitoi ish-komisioneri i Bashkimit Evropian p\u00ebr bujq\u00ebsi, Franz Fischler.<\/p>\n<p>Sanader i ka hedhur posht\u00eb t\u00eb gjitha akuzat. Ai ka th\u00ebn\u00eb se nga mesi i viteve \u201890 e ka mbrojtur Kroacin\u00eb nga agresioni serb. I z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb nga akuzat, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb luaj\u00eb kart\u00ebn e patriotit \u2013 nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret shpesh nga p\u00ebrfituesit e luft\u00ebs si n\u00eb Kroaci ashtu edhe gjetiu n\u00eb Ballkan. Para fillimit t\u00eb procesit n\u00eb Zagreb trupi gjykues hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Sanaderit p\u00ebr lirim nga paraburgimi pasi si garanci kishte ofruar nj\u00eb kaucion prej 1.7 milion\u00eb eurosh. K\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb majme e kishin mbledhur miqt\u00eb e tij, mes tyre edhe kryetari i parlamentit, Luka Bebiq, i cili i p\u00ebrket gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ).<\/p>\n<p>\u201cArka t\u00eb zeza\u201d<\/p>\n<p>Arsyet pse Sanader duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb burg edhe gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor jan\u00eb t\u00eb dukshme. S\u00eb pari, sipas gjyqtar\u00ebve, ekziston rreziku i arratisjes. N\u00eb dhjetor 2010, ai u largua nga Kroacia pasi Parlamenti ia hoqi imunitetin. Ish-kryeministri shkoi n\u00eb Austri, ku u arrestua af\u00ebr Salzburgut, n\u00eb autostrad\u00eb. S\u00eb dyti, gjyqtar\u00ebt mendojn\u00eb se Sanader mund t\u00eb ndikoj\u00eb te d\u00ebshmitar\u00ebt. Procesi n\u00eb lidhje me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e kontrat\u00ebs mes Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme dhe bank\u00ebs Hypo Alpe Adria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb orteku me procese gjyq\u00ebsore: kund\u00ebr Sanaderit drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar hetime edhe n\u00eb pes\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb korrupsionit dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs. Mes tjerash ai dyshohet se p\u00ebrmes firm\u00ebs s\u00eb marketingut Fimi Media, e cila ishte pron\u00eb e mikes s\u00eb tij, Nevenka Jurak, kishte vjel\u00eb nga firmat shtet\u00ebrore disa milion\u00eb euro. Nj\u00eb pjes\u00eb e parave ishte futur n\u00eb \u201carka t\u00eb zeza\u201d t\u00eb partis\u00eb HDZ, shuma t\u00eb tjera p\u00ebrfunduan n\u00eb xhepat e Sanaderit, i cili k\u00ebshtu financonte stilin e tij luksoz t\u00eb jet\u00ebs dhe ndonj\u00eb hobi. P\u00ebr shembull, n\u00eb legjend\u00eb ka hyr\u00eb koleksioni i or\u00ebve t\u00eb Sanaderit. Dhe pikturat. Dhe gard\u00ebroba: gazetat e Zagrebit kan\u00eb shkruar se Sanader shkonte rregullisht me avion t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb te rrobaqep\u00ebsi i tij, i cili ia merrte mas\u00ebn p\u00ebr kostumin e ri.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej rasteve m\u00eb spektakulare t\u00eb korrupsionit \u00ebsht\u00eb e ashtuquajtura afera MOL: firma hungareze e naft\u00ebs MOL, sipas hetuesve kroat\u00eb, ia kishte paguar Sanaderit nj\u00eb ryshfet prej 10 milion\u00eb eurosh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky t\u2019ua mund\u00ebsonte hungarez\u00ebve q\u00eb pa shumic\u00ebn e aksioneve t\u00eb merrnin menaxhimin e kompanis\u00eb kroate t\u00eb naft\u00ebs INA. Gazeta \u201cJutarnji list\u201d ka njoftuar se disponon me nj\u00eb incizim, ku Ivo Sanaderi shihet gjat\u00eb bised\u00ebs p\u00ebr ryshfet me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb firm\u00ebs MOL n\u00eb restorantin e njohur t\u00eb Zagrebit, \u201cBalthazar\u201d.<\/p>\n<p>Profesor Balthazari<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrmendet Balthazari, njer\u00ebzit n\u00eb ish-Jugosllavi mendojn\u00eb n\u00eb heroin e nj\u00eb filmi vizatimor humoristik, i cili me epruvet\u00ebn e tij dhe me nj\u00eb \u201cmakin\u00eb t\u00eb \u00e7mendur\u201d gjente zgjidhje p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet. Ashtu si profesori Balthazar, edhe Ivo Sanader duket se p\u00ebrher\u00eb kishte nj\u00eb ide se si t\u2019i humb\u00eb gjurm\u00ebt e aktiviteteve t\u00eb tij korruptuese. Shum\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ryshfetit nga Hungaria e kishte transferuar n\u00eb Qipro nj\u00eb mik i Sanaderit \u2013 dhe prej andej t\u00eb hollat ishin deponuar n\u00eb nj\u00eb xhirollogari n\u00eb Zvic\u00ebr. Sipas \u201cJutarnji list\u201d, Sanaderi me gjas\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb p\u00ebrmes mikut t\u00eb tij edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb parave ta depononte n\u00eb Zvic\u00ebr. Kur ky nuk ishte i gatsh\u00ebm ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, Sanaderi supozohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se do ta rregullonte k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me v\u00ebllan\u00eb e tij. V\u00ebllai i Sanaderit, Vlado, i cili prezantohet edhe si Flavio, jeton n\u00eb kantonin Aargau t\u00eb Zvicr\u00ebs. Ai nuk pranon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb autoritetet gjyq\u00ebsore n\u00eb Zagreb kan\u00eb vendosur q\u00eb Sanaderi t\u00eb gjykohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr afer\u00ebn me Hypo Alpe Adria Bank dhe p\u00ebr skandalin me nd\u00ebrmarrjen hungareze MOL.<\/p>\n<p>Procesi kund\u00ebr Ivo Sanaderit ka filluar n\u00eb nj\u00eb moment delikat p\u00ebr ish-partin\u00eb e tij, HDZ. M\u00eb 4 dhjetor n\u00eb Kroaci do t\u00eb mbahen zgjedhjet parlamentare. Kryeministrja Jadranka Kosor frik\u00ebsohet se Sanader do t\u00eb akuzoj\u00eb edhe ish-miqt\u00eb e tij partiak\u00eb p\u00ebr p\u00ebrzierje n\u00eb afera korruptuese. Pa ndihm\u00ebn e tyre Sanader v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb kishte arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb rrjetin e tij t\u00eb ryshfetit dhe keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb tjera. Pas vdekjes s\u00eb Franjo Tugjmanit, n\u00eb vitin 1999, Sanader mori timonin e partis\u00eb, duke larguar disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vij\u00ebs nacionaliste dhe duke e orientuar HDZ-n\u00eb nga Evropa Per\u00ebndimore. N\u00ebn qeverisjen e tij Kroacia filloi negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. At\u00ebbot\u00eb, n\u00eb vitet 2003-2005, Sanader konsiderohej si shp\u00ebtimtar i vendit, tash shikohet vet\u00ebm si shejtan.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi hetimet jan\u00eb hapur edhe kund\u00ebr HDZ-s\u00eb si person juridik, p\u00ebr shkak se dyshohet t\u00eb ket\u00eb financuar aktivitetet e saj me para t\u00eb ryshfetit. HDZ-n\u00eb n\u00eb zgjedhje e pret nj\u00eb debak\u00ebl. Ardhja e opozit\u00ebs socialdemokrate n\u00eb pushtet duket e pashmangshme. HDZ-ja duket se n\u00eb vitet e ardhshme do t\u00eb ulet n\u00eb bankat e opozit\u00ebs dhe do t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb plag\u00ebt, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb spastrohet nga llumi i korrupsionit. Fakti q\u00eb n\u00eb Kroaci drejt\u00ebsia po e v\u00eb n\u00ebn thjerr\u00ebz gjith\u00eb sistemin e korruptuar, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e sh\u00ebndetshme e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian. Pa presionin e madh nga Brukseli mbase nuk do t\u00eb kishte ndodhur asgj\u00eb. Reformat e nd\u00ebrmarra viteve t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb cilat disa merita vendimtare i ka edhe kryeministrja Jadranka Kosor, jan\u00eb mir\u00ebpritur nga BE-ja. N\u00ebse nuk ndodh di\u00e7ka e papritur, Kroacia do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE m\u00eb 1 korrik 2013.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli, 17 N\u00ebntor 2011 Askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin \u2013 n\u00eb Kroaci! K\u00ebt\u00eb po e d\u00ebshmon procesi i shekullit kund\u00ebr Ivo Sanaderit, kryeministrit dikur t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm, i cili akuzohet p\u00ebr plot afera korruptuese dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorim detyre Bota e Ivo Sanaderit \u00ebsht\u00eb ngushtuar. Tashm\u00eb nj\u00eb vit ish-kryeministri i Kroacis\u00eb zhvendoset nga qelia n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11466","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli, 17 N\u00ebntor 2011 Askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin \u2013 n\u00eb Kroaci! K\u00ebt\u00eb po e d\u00ebshmon procesi i shekullit kund\u00ebr Ivo Sanaderit, kryeministrit dikur t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm, i cili akuzohet p\u00ebr plot afera korruptuese dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorim detyre Bota e Ivo Sanaderit \u00ebsht\u00eb ngushtuar. Tashm\u00eb nj\u00eb vit ish-kryeministri i Kroacis\u00eb zhvendoset nga qelia n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-18T21:14:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan\",\"datePublished\":\"2011-11-18T21:14:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/\"},\"wordCount\":1840,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/\",\"name\":\"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-18T21:14:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli, 17 N\u00ebntor 2011 Askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin \u2013 n\u00eb Kroaci! K\u00ebt\u00eb po e d\u00ebshmon procesi i shekullit kund\u00ebr Ivo Sanaderit, kryeministrit dikur t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm, i cili akuzohet p\u00ebr plot afera korruptuese dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorim detyre Bota e Ivo Sanaderit \u00ebsht\u00eb ngushtuar. Tashm\u00eb nj\u00eb vit ish-kryeministri i Kroacis\u00eb zhvendoset nga qelia n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-18T21:14:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan","datePublished":"2011-11-18T21:14:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/"},"wordCount":1840,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/","name":"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg","datePublished":"2011-11-18T21:14:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jadranka_kosor_ivo_sanader.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dikur-shpetimtar-tash-shejtan\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dikur shp\u00ebtimtar, tash shejtan"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11466\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}