{"id":11459,"date":"2011-11-15T10:06:18","date_gmt":"2011-11-15T09:06:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=156"},"modified":"2011-11-15T10:06:18","modified_gmt":"2011-11-15T09:06:18","slug":"spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/","title":{"rendered":"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Spartak Ngjela\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Minella Aleksi<\/strong>, <em>14 N\u00ebntor 2011<\/em><\/p>\n<p>Ky sezon vjeshte ishte i pasur me libra t\u00eb rinj, ku nj\u00eb pjes\u00eb autor\u00ebsh si emra t\u00eb njohur n\u00eb politik\u00eb intriguan interesin e shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb nga k\u00ebta autor \u00ebsht\u00eb Spartak Ngjela, q\u00eb erdhi para shqiptar\u00ebve me nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin si askush tjet\u00ebr trajton \u201cp\u00ebrkuljen dhe r\u00ebnien e diktatur\u00ebs shqiptare\u201d. Spartak Ngjela ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shpjegoj\u00eb n\u00eb librin e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb bind\u00ebse e m\u00eb t\u00eb plot\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb ata faktor\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb inkubator diktator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e Spartak Ngjel\u00ebs kisha d\u00ebgjuar se e mbanin p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb zgjuar, studiues dhe trim. Kisha d\u00ebgjuar ligj\u00ebratat e tij gjat\u00eb dit\u00ebve kur opozita demonstronte n\u00eb bulevard e ku thelbi i mendimeve t\u00eb tija shprehte jo vet\u00ebm guxim qytetar, por kishte edhe nj\u00eb artikulim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, nxit\u00ebs e luftarak n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs e t\u00eb t\u00eb drejtave qytetare. N\u00eb k\u00ebto raste edhe e paragjykova ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekzaltim, nxitje mosduruese n\u00eb d\u00ebnimin e sjelljeve t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb korruptuar e drejtimin mafioz t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb shtetit prej hallkave t\u00eb ve\u00e7anta vendim marr\u00ebse. Tani q\u00eb kemi n\u00eb duar librin e tij arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se nga i buron atij gjith\u00eb kjo vendosm\u00ebri, rrept\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb parandaloj\u00eb e \u00e7do prirje p\u00ebr rritje kulti individi dhe nevoje imperative p\u00ebr t\u00eb respektuar fanatikisht institucionet e shtetit demokratik. Jo m\u00eb kot partin\u00eb e tij e ka quajtur \u201cPartia p\u00ebr ligj dhe drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Me v\u00ebzhgimet dhe deduksionet e qarta q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar drejt rrug\u00ebs s\u00eb luft\u00ebtarit p\u00ebr liri e t\u00eb drejta njer\u00ebzore, autori tregon se nuk ka qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebtar i \u00e7far\u00ebdosh\u00ebm sehirxhi indiferent, nj\u00eb konsumues i t\u00eb mirave e vegjetues i rrethit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Bllokut. V\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm i njer\u00ebzve brenda Bllokut, kurioz n\u00eb rritje n\u00eb terrenin e p\u00ebrplasjeve t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr mendjen e nj\u00eb t\u00eb riu n\u00eb majat e pushtetit, befas nj\u00eb dit\u00eb realizon n\u00eb bot\u00ebkuptim e ndjen thell\u00eb se atij dhe shqiptar\u00ebve u mungon liria, u mungojn\u00eb t\u00eb drejtat m\u00eb elementare t\u00eb individit n\u00eb shoq\u00ebri. Ndryshe nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rreth e rrotull tij, ai fillon e rritet, t\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb armik konsekuent i diktatur\u00ebs dje dhe me po aq forc\u00eb sot.<\/p>\n<p>K\u00ebtu e gjej un\u00eb arsyen e l\u00ebvizjeve t\u00eb Ngjel\u00ebs nga nj\u00eb formacion politik n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Disa e p\u00ebrflasin si karakter pelivani politik. Mendoj se Spartak Ngjela \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb si ai tigri n\u00eb kafaz nga mungesa e liris\u00eb s\u00eb personalitetit si individ, nga mbytja e frym\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb mendimit, nga servilizmi i p\u00ebshtir\u00eb i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb korruptuar, nga presionet dhe diktatet antimorale, antiligjore e degjeneruese t\u00eb pushtetit q\u00eb u \u00ebsht\u00eb besuar nga populli.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha i papajtuesh\u00ebm asnj\u00ebher\u00eb me metodat dktatoriale q\u00eb aplikojn\u00eb liderat partiak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb par\u00eb te Ngjela nj\u00eb barrikad\u00eb solide n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave njer\u00ebzore p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri per\u00ebndimore .<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se liria te ky intelektual konceptohet sipas atij filozofit q\u00eb thoshte: Ndihem i lir\u00eb at\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb ftese p\u00ebr drek\u00eb i p\u00ebrgjigjem \u201cJo\u201d pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb jap shpjegime.<\/p>\n<p>Libri i Ngjel\u00ebs \u00ebsht\u00eb voluminoz dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim mund t\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb me arsyen se mund t\u00eb jet\u00eb i lodhsh\u00ebm. Mir\u00ebpo stili me t\u00eb cilin jan\u00eb treguar dhe analizuar ngjarjet historike e kujtimet e autorit t\u00eb mb\u00ebrthen e nuk t\u00eb l\u00ebshon, si nj\u00eb magnet. Nuk thon\u00eb kot: T\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb kan\u00eb Stil.<\/p>\n<p>Mbas r\u00ebnies s\u00eb sistemit komunist shum\u00eb ish t\u00eb burgosur t\u00eb nd\u00ebrgjegjes kan\u00eb shkruajtur jo pak libra p\u00ebr krimet dhe persekutimet familjare nga diktatura gjakatare e Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa prej k\u00ebtyre, ish t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb vinin nga klasa e fitimtar\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs nacional \u00e7lirimtare ishin t\u00eb arsimuar n\u00eb per\u00ebndim e disa m\u00eb von\u00eb n\u00eb lindje duke qen\u00eb t\u00eb formuar edhe me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebrore. Megjithat\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb d\u00ebnuarve apo edhe prej atyre t\u00eb pad\u00ebnuar njer\u00ebz t\u00eb letrave q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb n\u00eb televizionet e Tiran\u00ebs me opinionet e tyre, nuk kan\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb analizojn\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sinteza kaq t\u00eb sakta t\u00eb degradimit t\u00eb sistemit shoq\u00ebror drejt diktatur\u00ebs e tiranis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb shqiptare ashtu si i gjejm\u00eb t\u00eb sistemuara n\u00eb librin \u201cP\u00ebrkulja e r\u00ebnia e tiranis\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Tani mbas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs kemi m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb shpjegim brilant t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs sesi e krijoi dhe e ushtroi pushtetin e tij diktatorial Enver Hoxha me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb. Diktaturat komuniste t\u00eb lindjes, eliminimet e rival\u00ebve dhe persekutimet e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve jan\u00eb trajtuar n\u00eb libra studiuesish e biograf\u00ebsh t\u00eb ndrysh\u00ebm. M\u00eb af\u00ebr shpjegimit argumentues t\u00eb mekanizmit t\u00eb represionit e t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb diktator\u00ebve n\u00eb ish Lindjen Komuniste m\u00eb jan\u00eb dukur librat me autor\u00eb Anatoli Sudoplatov, ish gjeneral-leitnant i KGB-s\u00eb (1907-1996), Ion Mihai Pacepa, ish drejtues i kund\u00ebrzbulimit t\u00eb \u00c7ausheskut e k\u00ebshilltar i tij p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, lindur m\u00eb 1928, agjent i CIA-s dhe aktualisht jeton n\u00eb USA mbas arratis\u00eb n\u00eb vitin 1978, si dhe librat e autorit Simon Sebag Montefiore, tashm\u00eb i p\u00ebrkthyer e i njohur mir\u00eb edhe n\u00eb shqip. Sikurse autorin italian Domenico Losurdo, studiues i filozofis\u00eb me librin \u201cStalin, Historia dhe kritika e nj\u00eb legjende t\u00eb zez\u00eb\u201d. Kemi lexuar kujtimet e vajz\u00ebs s\u00eb Stalinit dhe t\u00eb djalit t\u00eb Krushovit. Aq m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit, kujtimet e t\u00eb cil\u00ebve vijn\u00eb nga brenda \u201cOborrit\u201d, nuk kan\u00eb arritur dot q\u00eb t\u00eb kapin, q\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb e analizojn\u00eb n\u00eb gjith\u00eb thell\u00ebsin\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gam\u00ebn e nuancave diabolizmin, posht\u00ebrsin\u00eb, arketipin psikopatologjik, tiparet mafioze t\u00eb nj\u00eb bande terroriste q\u00eb ka uzurpuar drejtimin e nj\u00eb vendi, ironin\u00eb e cinizmin ther\u00ebs, \u00e7njer\u00ebzor e t\u00eb pam\u00ebshirshme t\u00eb satrapit p\u00ebrpara viktim\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs, ashtu si e ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb qart\u00eb autori n\u00eb librin \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e diktatur\u00ebs shqiptare\u201d. Nj\u00eb lib\u00ebr, nj\u00eb vler\u00eb e nj\u00eb kualiteti shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb n\u00ebse p\u00ebrkthehet do ia kishte zili \u00e7do njeri i letrave dhe ve\u00e7an\u00ebrisht historian\u00ebt e studiuesit e diktaturave, posa\u00e7\u00ebrisht ata nga vendet e ish lindjes komuniste.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet librit t\u00eb Spartak Ngjel\u00ebs, k\u00ebtij studiuesi t\u00eb thell\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs, nga vendi m\u00eb i vog\u00ebl i kampit komunist, m\u00eb i varf\u00ebri dhe me terrorin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi shoq\u00ebrin\u00eb na vjen tabloja m\u00eb e qart\u00eb, na jepet \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar sesi ka funksionuar mekanizmi i terrorit p\u00ebr t\u00eb krijuar kultin e diktatorit, p\u00ebr t\u00eb sunduar duke shtypur t\u00eb drejtat m\u00eb elementare t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri. Me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr Spartak Ngjela tregoi se Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mungojn\u00eb intelektual\u00ebt elitar\u00eb me koncepte t\u00eb kultur\u00ebs e historis\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Mendoj se ka disa shkaqe q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb interesant e t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr q\u00eb analizon dinamik\u00ebn dhe struktur\u00ebn e kultit t\u00eb individit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn e Hoxh\u00ebs, krijimin e nj\u00eb bande terroriste n\u00eb krye t\u00eb shtetit. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb gjuha shum\u00eb e pasur artistike. S\u00eb dyti psikanaliza e figur\u00ebs s\u00eb diktatorit Hoxha \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, me t\u00eb gjitha detajet q\u00eb reflektonte te ai frika e eleminimit dhe makiavelizmi p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. S\u00eb treti autori paraqitet si nj\u00eb njoh\u00ebs brilant i kultur\u00ebs historiko-shoq\u00ebrore anglosaksone dhe ve\u00e7an\u00ebrisht historis\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tij. Si autor ka s\u00eb kat\u00ebrti nj\u00eb cil\u00ebsi mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i sinqert\u00eb dhe i ndersh\u00ebm kur analizon faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb influencuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb etapa t\u00eb caktuara p\u00ebrgjat\u00eb diktatur\u00ebs. Gjenerata shqiptare me mosh\u00eb mbi dyzet vje\u00e7 i gjen autentike faktet historike nga fusha e artit, kultur\u00ebs, shkenc\u00ebs, ekonomis\u00eb dhe rolin e tyre determinues n\u00eb faza t\u00eb ndryshme gjat\u00eb diktatur\u00ebs. Ve\u00e7an\u00ebrisht kjo gjenerat\u00eb n\u00eb lib\u00ebr prek n\u00ebp\u00ebrmjet analiz\u00ebs fakteve logjik\u00ebn e ftoh\u00ebt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb pa ekuivoke t\u00eb autorit q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi intelektuale p\u00ebrpara shoq\u00ebris\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia intelektuale p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk l\u00eb asnj\u00eb hije dyshimi as at\u00ebher\u00eb kur argumenton bindsh\u00ebm rolin e madh emancipues q\u00eb kan\u00eb luajtur veprat letrare t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb njohur Kadare e Agolli n\u00eb vitet e err\u00ebta t\u00eb diktatur\u00ebs duke mos hezituar q\u00eb t\u00eb theksoj\u00eb edhe ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti do thoja q\u00eb Ngjela \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb si autor n\u00eb vepr\u00ebn e t\u00eb cilit r\u00ebnd\u00ebsia e paz\u00ebvend\u00ebsueshme e intelektualizmit n\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb merr pesh\u00ebn dhe vler\u00ebn prioritare q\u00eb i takon historikisht.<\/p>\n<p>I pakompromis p\u00ebr rolin e intelektualizmit n\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb Ngjela nuk toleron asnj\u00eb shfaqje obskurantizmi n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, qoft\u00eb si vij\u00eb politike, qoft\u00eb te individ\u00ebt mbart\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij opinioni regresiv.<\/p>\n<p>Ngulmon autori me bindjen e nj\u00eb intelektuali tribun se intelektualizmi, arsimimi i shoq\u00ebris\u00eb, racionalizmi, antiservilizmi zyrtar, shembja e tabuve obskurantiste dhe idhujve pa krena, edukimi i njer\u00ebzve me integritet moral dhe personalitet me tipare t\u00eb kultur\u00ebs per\u00ebndimore civilizuese, jan\u00eb faktor\u00ebt p\u00ebrcaktues q\u00eb do e p\u00ebrparojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, q\u00eb do e shk\u00ebpusin nga mentaliteti orientalist bizantin, duke konsoliduar nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e t\u00eb oportuniteteve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Portreti i diktatorit ka gjetur te autori Spartak Ngjela njoh\u00ebsin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebrshkruesin m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb tipareve gjakatare q\u00eb Enver Hoxha shfaqi prej fillimit deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr jepen t\u00eb detajuara t\u00eb gjitha skemat e l\u00ebvizjeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Enver Hoxha n\u00eb momentet ky\u00e7e kur rrezikohej seriozisht pozita e tij. Kaq bind\u00ebse jan\u00eb argumentat n\u00eb mendjen e lexuesit p\u00ebr m\u00ebnyrat djall\u00ebzore asgj\u00ebsuese q\u00eb ka p\u00ebrdorur Enver Hoxha p\u00ebr eliminimin e shok\u00ebve gjat\u00eb gjith\u00eb sundimit t\u00eb tij sa q\u00eb arrin q\u00eb, jo vet\u00ebm ta marr\u00ebsh inat k\u00ebt\u00eb, por ta urresh pafund\u00ebsisht me gjith\u00eb forc\u00ebn e logjik\u00ebs d\u00ebshp\u00ebruese k\u00ebt\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh. Kjo cil\u00ebsi e b\u00ebn nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebzakonshme librin e autorit Spartak Ngjela.<\/p>\n<p>Mbasi e lexon librin kupton sesa pak ke ditur ose sesa pak ke pas kuptuar edhe duke i jetuar ngjarjet lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn sesi ka sunduar dhe eleminuar kund\u00ebrshtar\u00ebt regjimi komunist i Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Krahasuar me autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsin n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e sakt\u00ebsin\u00eb matematike t\u00eb argumentave librin e Ngjel\u00ebs \u00ebsht\u00eb analiza interpretuese e deduktuese shum\u00eb e qart\u00eb. Analiz\u00eb q\u00eb mban parasysh mir\u00eb, shum\u00eb kthjell\u00ebt argumentin si fakt historik, njohjen e thell\u00eb t\u00eb psikologjis\u00eb s\u00eb njeriut t\u00eb bazuar n\u00eb studimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb psikanaliz\u00ebs Frojdiane, t\u00eb filozof\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr sistemet shoq\u00ebrore e lirit\u00eb e individit dhe po kaq mir\u00eb e thell\u00eb studimin e principeve t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut e t\u00eb ligjeve ekonomike t\u00eb interpretuara me nj\u00eb kultur\u00eb eruditi p\u00ebr tu admiruar.<\/p>\n<p>Perandoria komuniste ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb ku \u00e7do l\u00ebvizje e Mosk\u00ebs reflektohej te satelit\u00ebt. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe nj\u00eb ve\u00e7ori e k\u00ebtij libri, te \u201cmetoda e ve\u00e7ant\u00eb analitike\u201d e p\u00ebrdorur nga Ngjela p\u00ebr t\u00eb shpjeguar e kuptuar shum\u00eb qart\u00eb dinamik\u00ebn e l\u00ebvizjeve t\u00eb b\u00ebra nga diktatori n\u00eb var\u00ebsi nga l\u00ebvizjet q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Mosk\u00eb e vendet e tjera ish komuniste n\u00eb rrafsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Metoda analitike i ngjan nj\u00eb loje shahu ku l\u00ebvizja e Mbretit n\u00eb Mosk\u00eb imponon nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb diktatorit Hoxha e kast\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Kjo metod\u00eb analitike ku \u201cfaktit-pasoj\u00ebs\u201d i shkohet n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shkakut jo me hamendje por me logjik\u00eb t\u00eb hekurt racionale. e jep t\u00eb kristalizuar t\u00eb gjith\u00eb mozaikun e terror-dinamik\u00ebs komuniste. Ky stil t\u00eb shkruari e b\u00ebn shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs e t\u00eb argumentuar sa nuk e ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot asnj\u00eb historian apo studiues, qoft\u00eb edhe nga t\u00eb huajt q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Shpjegohet me detaje i gjith\u00eb mekanizmi i arsyeve, l\u00ebvizjet e b\u00ebra n\u00eb kupol\u00ebn e \u201cBllokut\u201d q\u00eb soll\u00ebn konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs si nj\u00eb nyje kthese vendimtare progresive e cila fatkeq\u00ebsisht d\u00ebshtoi n\u00eb historin\u00eb e diktatur\u00ebs shqiptare. Ngjela arsyeton si n\u00eb nj\u00eb ekuacion matematik zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb dhe posht\u00ebrsin\u00eb e Hoxh\u00ebs n\u00eb t\u00eb tilla situata, t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet brenda \u201cKat\u00ebrshes\u201d dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit sovjetik\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs e t\u00eb Shehut. Konkludon shum\u00eb bindsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi mbijetoi Hoxha me mb\u00ebshtetjen e sovjetik\u00ebve t\u00eb mashtruar prej tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb diabolike.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb librin voluminoz vjen e ravij\u00ebzohet qart\u00eb me nota t\u00eb larta aktuale pohimi i Hegelit p\u00ebr rolin e eksperienc\u00ebs historike, si nj\u00eb m\u00ebsim i \u00e7muar p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb sidomos me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr at\u00eb se, eksperienca dhe historia akoma nuk na kan\u00eb m\u00ebsuar ne shqiptar\u00ebve asgj\u00eb p\u00ebrderisa njer\u00ebzit dhe qeverit\u00eb shqiptare p\u00ebrs\u00ebrisin t\u00eb nj\u00ebjtat gabime historike, p\u00ebrderisa nuk veprojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebsimeve degraduese e shkat\u00ebrruese q\u00eb historia e diktatur\u00ebs komuniste ua pasuroi shqiptar\u00ebve me shumic\u00eb. Ka libra, shumica, q\u00eb jan\u00eb \u201cp\u00ebr tani\u201d dhe pak libra q\u00eb jan\u00eb \u201cp\u00ebr gjithmon\u00eb. Kam bindjen se libri i Ngjel\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr \u201cTraktat demokracie p\u00ebr gjithmon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Konstatohet me keqardhje se media e shkruar dhe ajo televizive e Tiran\u00ebs synon ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb vler\u00ebn e pa\u00e7muar t\u00eb k\u00ebtij libri.<\/p>\n<p>Kjo mendoj se ka arsyet e veta.<\/p>\n<p>Mediat e Djathta n\u00eb pushtet q\u00eb pretendojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn reale nuk mund ta durojn\u00eb dhe pranojn\u00eb q\u00eb autopsia m\u00eb t\u00ebr\u00ebsore, m\u00eb shkencore e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb vij\u00eb te shqiptar\u00ebt nga nj\u00eb ish i d\u00ebnuar politik\u00eb si Spartak Ngjela, bir i nj\u00eb ish bllokmeni, nj\u00eb sfidues dinjitoz si i diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, po aq sfidues edhe i shtremb\u00ebrimeve q\u00eb ka p\u00ebsuar demokracia n\u00eb k\u00ebto dy dekada.<\/p>\n<p>Mediat e Majta gjithashtu nuk e durojn\u00eb dot, nuk mund t\u00eb pajtohen me k\u00ebt\u00eb posht\u00ebrim total dhe p\u00ebrfundimtar, me k\u00ebt\u00eb hapje t\u00eb zorr\u00ebve t\u00eb barkut t\u00eb diktatur\u00ebs enveriste q\u00eb ka paraqitur autori n\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Tentativat p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb hije t\u00eb k\u00ebsaj vepre shkencore historike mbi diktatur\u00ebn komuniste shqiptare p\u00ebr arsyet e sip\u00ebr p\u00ebrmendura padyshim q\u00eb do influencojn\u00eb mbi lexuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Mbase ka t\u00eb drejt\u00eb autori Ngjela kur thot\u00eb se njeriu shqiptar me racionalitet t\u00eb ul\u00ebt e t\u00eb mang\u00ebt shpesh si pasoj\u00eb e otomanizmit dhe diktaturave n\u00eb vazhdim, do ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb rritet mend\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb kapi t\u00ebr\u00ebsisht vlerat dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e librit. Ai nuk dyshon se e ardhmja do i japi vendin q\u00eb i takon si nj\u00eb lib\u00ebr me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb formimin e bot\u00ebkuptimit per\u00ebndimor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ka disa q\u00eb thon\u00eb se duke arsyetuar k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb ardhmen e librit autori Spartak Ngjela e mbivler\u00ebson veten.<\/p>\n<p>Mendoj se \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta. Ai mbivler\u00ebson t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ne duhet te jemi krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intelektual disident me bindje t\u00eb patundura demokratike, i cili me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ka kapur maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb studiuesi inteligjent t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Minella Aleksi, 14 N\u00ebntor 2011 Ky sezon vjeshte ishte i pasur me libra t\u00eb rinj, ku nj\u00eb pjes\u00eb autor\u00ebsh si emra t\u00eb njohur n\u00eb politik\u00eb intriguan interesin e shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb nga k\u00ebta autor \u00ebsht\u00eb Spartak Ngjela, q\u00eb erdhi para shqiptar\u00ebve me nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin si askush tjet\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11459","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Minella Aleksi, 14 N\u00ebntor 2011 Ky sezon vjeshte ishte i pasur me libra t\u00eb rinj, ku nj\u00eb pjes\u00eb autor\u00ebsh si emra t\u00eb njohur n\u00eb politik\u00eb intriguan interesin e shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb nga k\u00ebta autor \u00ebsht\u00eb Spartak Ngjela, q\u00eb erdhi para shqiptar\u00ebve me nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin si askush tjet\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-15T09:06:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d\",\"datePublished\":\"2011-11-15T09:06:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/\"},\"wordCount\":2800,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/spartak_ngjela_cover.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/\",\"name\":\"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/spartak_ngjela_cover.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-15T09:06:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/spartak_ngjela_cover.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/spartak_ngjela_cover.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Minella Aleksi, 14 N\u00ebntor 2011 Ky sezon vjeshte ishte i pasur me libra t\u00eb rinj, ku nj\u00eb pjes\u00eb autor\u00ebsh si emra t\u00eb njohur n\u00eb politik\u00eb intriguan interesin e shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb nga k\u00ebta autor \u00ebsht\u00eb Spartak Ngjela, q\u00eb erdhi para shqiptar\u00ebve me nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin si askush tjet\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-15T09:06:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d","datePublished":"2011-11-15T09:06:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/"},"wordCount":2800,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/","name":"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg","datePublished":"2011-11-15T09:06:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-cfare-e-ben-shqiperine-inkubator-diktatoresh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Spartak Ngjela \u2013 \u00c7far\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cInkubator Diktator\u00ebsh\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11459\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}