{"id":1137,"date":"2010-01-07T09:03:00","date_gmt":"2010-01-07T08:03:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1137"},"modified":"2010-01-07T09:03:00","modified_gmt":"2010-01-07T08:03:00","slug":"harrimi-i-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/","title":{"rendered":"&#8220;Harrimi&#8221; i drejt\u00ebsis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\" border=\"0\" alt=\"Rexhep Meidani\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Rexhep Meidani<\/strong>, <em>07.01.2010<\/em><\/p>\n<p><strong>T\u00eb mos b\u00ebhemi pjes\u00eb t\u00eb &#8220;harres\u00ebs!<\/strong><\/p>\n<p>Po b\u00ebhet si tep\u00ebr i zakonsh\u00ebm justifikimi i vones\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e pranueshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pohuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrfshihemi, madje se s&#8217;b\u00ebn, edhe ne!<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme jan\u00eb argumentet me &#8220;histori t\u00eb kaluara&#8221;, sidomos kur krahasimi b\u00ebhet me Serbin\u00eb, q\u00eb ka kryer, gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fund-shekullit, gjakderdhjet nga m\u00eb mizoret n\u00eb territore t\u00eb tilla si Bosnja e Kosova. Aq sa Serbia ka nisur sulmin e ri diplomatik. Bile, u harrua fare nga politika pik\u00ebrisht kjo histori, si\u00e7 u harrua ajo edhe nga vet\u00eb Evropa demokratike.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ende nuk u jan\u00eb k\u00ebrkuar falje popullsive t\u00eb k\u00ebtyre territoreve, viktima t\u00eb pafajshme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb pastrimit etnik e gjenocidit t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Milloshevi\u00e7it. Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb vazhdojn\u00eb proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb lidhura me to n\u00eb dy gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku dhe &#8220;p\u00ebrzihen&#8221; pal\u00ebt!&#8230;<\/p>\n<p><strong>Loja serbe me &#8220;drejt\u00ebsi&#8221; <\/strong><\/p>\n<p>Sulmi &#8220;diplomatik&#8221; serb ka arritur kulmin e vet koh\u00ebt e fundit. Sidomos pas hapjes s\u00eb &#8220;portave t\u00eb Shengenit&#8221;!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pas k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, asaj p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit kroat mbi popullsin\u00eb serbe, Presidenti serb Tadi\u00e7 u ka k\u00ebrkuar autoriteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare organizimin e vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb (Presidenti serb ka qen\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb 17 prill 2009, gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb manastirin e De\u00e7anit, me rastin e Pashk\u00ebve Ortodokse.<\/p>\n<p>Kjo vizit\u00eb u mund\u00ebsua n\u00ebp\u00ebrmjet Zyr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, Piter Feith, dhe miratimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ve\u00e7se, k\u00ebta t\u00eb fundit, n\u00eb prononcimet e tyre, n\u00ebnvizuan se n\u00ebse presidenti serb do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00ebdo deklarimi politik, q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, atij do t&#8217;i ndalohej hyrja n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, qoft\u00eb n\u00eb kapacitet privat apo zyrtar. Tamam si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti aktual!)&#8230;<\/p>\n<p>1. Sipas zyr\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb presidenti serb, Boris Tadi\u00e7 do t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn pa lejen e autoriteteve kosovare.<\/p>\n<p>Pra, krejt ndryshe nga ajo e presidentit kroat, Stipe Mesi\u00e7, q\u00eb do t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn me ftes\u00eb t\u00eb presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, duket se Tadi\u00e7 d\u00ebshiron t\u00eb sfidoj\u00eb k\u00ebto autoritete kosovare, duke mos k\u00ebrkuar lejen e tyre.<\/p>\n<p>Sipas mediave serbe, Tadi\u00e7i ka k\u00ebrkuar leje p\u00ebr vizit\u00ebn tek autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat, m\u00eb pas, k\u00ebrkes\u00ebn thuhet se ua kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb institucioneve kosovare.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb institucioneve nuk ka arritur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu thot\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e MPJ-s\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albana Beqiri. Nd\u00ebrsa, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhavit Beqiri, thot\u00eb se Tadi\u00e7 nuk duhet t\u00eb jap\u00eb deklarata q\u00eb nxisin reagime, madje pohon se &#8220;ne, parimisht, kurr\u00eb nuk kemi qen\u00eb kund\u00ebr q\u00eb kryetar\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb vin\u00eb dhe ta vizitojn\u00eb Kosov\u00ebn. Mir\u00ebpo, (ata) t\u00eb sillen konform rregullave, t\u00eb mos japin deklarata t\u00eb pamatura, q\u00eb nxisin reaksione t\u00eb pad\u00ebshiruara nd\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, autoritetet e rendit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00ebse institucionet e Kosov\u00ebs lejojn\u00eb vizit\u00ebn e Tadi\u00e7it, do t\u00eb ofrojn\u00eb siguri. Pa nj\u00eb leje t\u00eb till\u00eb, atij nuk do t&#8217;i lejohet hyrja n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ka njoftuar Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Disa dit\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb ftuar zyrtarisht n\u00eb Tiran\u00eb, presidenti serb, Boris Tadi\u00e7, n\u00eb nj\u00eb paraqitje n\u00eb televizionin shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb, ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, paralelisht me p\u00ebrcaktimin e vendit t\u00eb tij p\u00ebr t&#8217;u integruar n\u00eb strukturat euroatlantike (!).<\/p>\n<p>I pyetur se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin e tij, hyrja n\u00eb Bashkimin Evropian, ose Kosova, zoti Tadi\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb se Serbia do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE pa hequr dor\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga Kosova. Dhe e gjitha kjo kur Beogradi nuk ka k\u00ebrkuar ende falje zyrtarisht p\u00ebr krimet n\u00eb Kosov\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>3. Serbia dor\u00ebzoi n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Hag\u00eb padin\u00eb kund\u00ebr Kroacis\u00eb p\u00ebr gjenocid ndaj serb\u00ebve nga viti 1991 deri n\u00eb vitin 1995 (s\u00eb bashku me nj\u00eb aneks t\u00eb krimeve t\u00eb Shtetit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kroacis\u00eb, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore). Serbia ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap, sepse Kroacia para 10 vitesh kishte paditur Serbin\u00eb p\u00ebr gjenocid. \u00eb proces.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb aktpadi, presidenti kroat n\u00eb largim Stipe Mesi\u00e7 deklaroi se Serbia do ta ket\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb para Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ndaj serb\u00ebve \u00ebsht\u00eb kryer gjenocid.<\/p>\n<p>&#8220;Asnj\u00eb ushtar kroat nuk e kaloi kufirin e Serbis\u00eb, asnj\u00eb ushtar nuk vrau asnj\u00eb n\u00eb Serbi, nuk dogji asnj\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk bombardoi asnj\u00eb qytet&#8221;, tha Mesi\u00e7, duke komentuar paralajm\u00ebrimin e qeveris\u00eb serbe p\u00ebr ngritjen e kundra-akuz\u00ebs ndaj Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Para s\u00eb gjithash, interesi i Milloshevi\u00e7it ishte q\u00eb serb\u00ebt nga Kroacia t\u00eb shkonin n\u00eb Serbi, prandaj edhe e pastroi Kosov\u00ebn nga shqiptar\u00ebt, q\u00eb atje t&#8217;i vendoste serb\u00ebt nga Kroacia&#8221;, u tha presidenti kroat gazetar\u00ebve n\u00eb Vjen\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb &#8211; ICJ<\/p>\n<p>ICJ-ja \u00ebsht\u00eb organi i par\u00eb juridik i OKB-s\u00eb, q\u00eb e filloi pun\u00ebn n\u00eb vitin 1946 si pasuese e Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrhershme t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb 1946. Statuti i saj \u00ebsht\u00eb dhe dokumenti baz\u00eb i konstituimit, funksionimit e rregullimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Si i till\u00eb, ky statut mund t\u00eb ndryshoj\u00eb nj\u00eblloj si Karta, pra vet\u00ebm me dy t\u00eb tretat t\u00eb votave t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb dhe ratifikimit t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve (amendamenteve) nga dy t\u00eb tretat e vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ICJ-ja p\u00ebrb\u00ebhet nga 15 gjykat\u00ebs, t\u00eb zgjedhur p\u00ebr nj\u00eb mandat 9 vje\u00e7ar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e KS-ja. Ata, &#8220;pavar\u00ebsisht komb\u00ebsive t\u00eb tyre duhet t\u00eb jen\u00eb midis personave me karakter t\u00eb lart\u00eb moral&#8221; (neni 2), q\u00eb ose kan\u00eb kualifikimin e duhur p\u00ebr zyrat m\u00eb t\u00eb larta juridike n\u00eb vendet e tyre ose jan\u00eb t\u00eb njohur si jurist\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb lidhje me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas nenit 31 t\u00eb statutit, n\u00eb rastin e grindjeve apo situatave t\u00eb diskutueshme, \u00ebsht\u00eb e mundur dhe pjes\u00ebmarrja e gjykat\u00ebsve ad hoc, t\u00eb zgjedhur nga pal\u00ebt n\u00eb gjykim, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu trup\u00ebn gjykuese t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 17 an\u00ebtar\u00ebsh. Krahas plenumit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs, ndeshen vitet e fundit dhe funksionimet me dhoma apo me trupa gjyq\u00ebsore m\u00eb t\u00eb vogla prej 3-5 gjykat\u00ebsish n\u00eb d\u00ebgjimin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>ICJ-ja dhe Kosova<\/p>\n<p>Aktualisht, kjo gjykat\u00eb po shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn e Serbis\u00eb ndaj shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u miratua n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb, n\u00eb shtator 2008. Nga 192 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb, 77 votuan n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese 6 kundra, 74 abstenuan dhe 35 vende nuk mor\u00ebn fare pjes\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb 17 tetor 2008, ICJ-ja formuloi Urdhrin e aplikimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, n\u00eb t\u00eb cilin ajo vendosi q\u00eb OKB-ja dhe shtetet an\u00ebtare, krahas institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb furnizonin t\u00eb gjitha informacionet e domosdoshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Data 17 prill 2009 u p\u00ebrcaktua koha kufi brenda t\u00eb cil\u00ebs mund t&#8217;i paraqiteshin k\u00ebsaj gjykate deklarime t\u00eb shkruara mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje; data 17 korriku 2009 u caktua dhe koha kufi brenda t\u00eb cil\u00ebs shtetet dhe organizatat q\u00eb kishin paraqitur deklarimet e shkruara, mund t\u00eb shtonin komente t\u00eb shkruara mbi deklarimet e tjera, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb d\u00ebgjimit.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 dhjetor 2009, n\u00eb nj\u00eb nga seancat e fundit d\u00ebgjimore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi amerikan Harold Koh, duke iu drejtuar ICJ-s\u00eb, theksoi se deklarimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte i vetmi opsion i vlefsh\u00ebm pas ushtrimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb pastrimit etnik n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Ballkanit. P\u00ebr Koh, shk\u00ebputja ishte vullneti i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, pas d\u00ebshtimit t\u00eb diskutimeve p\u00ebr arritjen e nj\u00eb zgjidhjeje politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kosova, me k\u00ebt\u00eb shpallje pavar\u00ebsie, as nuk ka cenuar ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, as nuk ka k\u00ebrkuar ndonj\u00eb opinion nga gjykata.<\/p>\n<p>Bile, ligji nd\u00ebrkomb\u00ebtar as nuk i ndalon, as nuk i autorizon deklaratat e pavar\u00ebsis\u00eb, por varet nga vendet an\u00ebtare t&#8217;i pranojn\u00eb apo t&#8217;i hedhin posht\u00eb deklarata t\u00eb tilla P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, thekson Koh, ky deklarim gati unanim i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8220;ka sjell\u00eb stabilitetin e nevojsh\u00ebm n\u00eb Ballkan, duke i ofruar t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb rajonit nj\u00eb t\u00eb ardhme evropiane&#8221;, duke mbyllur librin e asaj q\u00eb quhej Jugosllavi.<\/p>\n<p>P\u00ebr ShBA-n\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur, madje t\u00eb dy k\u00ebto shtete, Serbia dhe Kosova, kan\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00eb t\u00eb integrimit evropian. S\u00eb fundi, \u00e7do vendim i gjykat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb detyrues, por Serbia n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thjesht p\u00ebrpiqet t\u00eb pengoj\u00eb nj\u00eb njohje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi rus n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb pretendoi p\u00ebrpara gjykat\u00ebs se njohja e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb shp\u00ebrhapte nj\u00eb sinjal t\u00eb gabuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizjes separatiste kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet tij, Rusia e Putinit, shpalosi edhe nj\u00ebher\u00eb standardet dyfishe, aspak demokratike. Ajo, nga nj\u00ebra an\u00eb, e ka shtypur me eg\u00ebrsi l\u00ebvizjen \u00e7e\u00e7ene p\u00ebr pavar\u00ebsi, kurse nga ana tjet\u00ebr ka njohur shk\u00ebputjen e rajoneve t\u00eb Abkhazis\u00eb dhe t\u00eb Osetis\u00eb Jugore nga Gjeorgjia si shtete t\u00eb pavarura&#8230;<\/p>\n<p>Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare- ICC<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, e nisi veprimtarin\u00eb e saj dhe ICC-ja. Ajo \u00ebsht\u00eb gjykata e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u00eb ndjekur e gjykuar individ\u00eb, q\u00eb kryejn\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda ndaj ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrfshir\u00eb krimet e luft\u00ebs dhe gjenocidin.<\/p>\n<p>Ajo, nga ana funksionale, \u00ebsht\u00eb e pavarur nga OKB-ja, n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb personelit dhe financimit. Megjithat\u00eb, n\u00eb OKB, jan\u00eb mbajtur shum\u00eb mbledhje t\u00eb trup\u00ebs udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, d.m.th. t\u00eb asambles\u00eb s\u00eb vendeve, q\u00eb kan\u00eb miratuar Statutin e Rom\u00ebs, si bazament t\u00eb k\u00ebsaj iniciative nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>P\u00ebr krahasim, n\u00eb tabel\u00ebn pran\u00eb pasqyrohen skematikisht ve\u00e7orit\u00eb e k\u00ebtyre dy gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>KETU KA NJE TABELE !!!!!!!!!!<\/p>\n<p>Tribunali p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb<\/p>\n<p>Edhe pas krijimit t\u00eb ICC-s\u00eb, kan\u00eb vazhduar funksionimin e tyre Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb &#8211; ICTY dhe ai p\u00ebr Ruand\u00ebn &#8211; ICTR. Le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek rasti i par\u00eb: ICTY-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ad-hoc e OKB-s\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb fundit n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj gjykate u hodh fillimisht nga ministri i jasht\u00ebm gjerman Kinkel dhe u miratua me rezolut\u00ebn 827 t\u00eb KS-s\u00eb, n\u00eb 25 maj 1993. N\u00eb juridiksionin e saj, u p\u00ebrcaktuan kat\u00ebr grupe krimesh si: shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb Konventave t\u00eb Gjenev\u00ebs t\u00eb vitit 1949, dhunimi i ligjit t\u00eb luft\u00ebs, gjenocidi dhe krimi kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Por, sipas juridiksionit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, mund t\u00eb ndiqeshin e gjykoheshin vet\u00ebm individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe jo organizata e qeveri. Si maksimum i d\u00ebnimit p\u00ebrcaktohej aty d\u00ebnimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, akuza m\u00eb e fundit e deklaruar prej k\u00ebsaj gjykate i takon dat\u00ebs 15 mars 2004, nd\u00ebrsa, objektivi i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i t\u00eb gjith\u00eb gjyqeve t\u00eb nisura deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009 dhe i t\u00eb gjitha apelimeve deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se ICTY-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb me status t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, pra dhe krejt e ndryshme nga ICC-ja apo ICJ-ja, q\u00eb i kan\u00eb selit\u00eb po n\u00eb Hag\u00eb, por kan\u00eb nj\u00eb status t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe juridiksione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ICTY-ja \u00ebsht\u00eb krijuar sipas kapitullit VII t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb me nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb KS-s\u00eb dhe jo t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Mbi k\u00ebt\u00eb gjoja fakt mb\u00ebshtetej bile Sllobodan Milloshevi\u00e7i kur refuzonte gjykimin dhe deklaronte se gjykata nuk kishte autoritet legal p\u00ebr ta gjykuar at\u00eb, sepse nuk ishte krijuar sipas nj\u00eb miratimi t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar&#8230;<\/p>\n<p>Tribunal\u00ebt ushtarak\u00eb<\/p>\n<p>Zanafilla e k\u00ebsaj praktike \u00ebsht\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet naziste u zhvilluan gjyqet e Nurembergut (Gjermani), n\u00eb periudh\u00ebn 1945-46, kund\u00ebr drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes politike, ushtarake e ekonomike t\u00eb Gjermanis\u00eb naziste. M\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi midis tyre ishte ai i 22 kriminel\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrpara Tribunalit Ushtarak Nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8211; IMT, nga 21 n\u00ebntor 1945 deri n\u00eb 1 tetor 1946.<\/p>\n<p>N\u00eb gjyqet pasuese u p\u00ebrfshin\u00eb krimet e r\u00ebnda t\u00eb mjek\u00ebve nazist\u00eb, gjykat\u00ebsve, etj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, n\u00eb maj 1946, e filloi veprimtarin\u00eb e tij dhe Tribunali Ushtarak i Tokios p\u00ebr t\u00eb penalizuar e gjykuar krimet e drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb japoneze. Aty u gjykuan 3 grupe krimesh: &#8220;klasa A&#8221; (krime kund\u00ebr paqes), &#8220;klasa B&#8221; (krime lufte) dhe &#8220;klasa C&#8221; (krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit), t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb klas\u00ebn A t\u00eb krimeve u akuzuan dhe u d\u00ebnuan 28 drejtues t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb e ushtarak\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb grupin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb numri i tyre kapi shifr\u00ebn e 5700 personave. Nuk p\u00ebrfshihen aty gjykimet e krimeve japoneze t\u00eb kryera n\u00eb gjyqet e zhvilluara n\u00eb Kin\u00eb (sidomos n\u00eb Man\u00e7uri) dhe Kore.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb tribunalin e Tokios, mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto tri kategori, nuk u nis ndonj\u00eb ndjekje penale ndaj perandorit japonez Hirohito dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes perandorake, p\u00ebrfshir\u00eb dhe princin Asaka (q\u00eb konsiderohej drejtp\u00ebrdrejt i implikuar, si komandant i trupave japoneze, n\u00eb masakr\u00ebn e Nankinit, n\u00eb dhjetor 1937)&#8230;<\/p>\n<p>Mjaftojn\u00eb k\u00ebto shembuj impenjimesh, p\u00ebrpjekjesh dhe shpalosje p\u00ebrgjegj\u00ebsish n\u00eb dekada p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb shqet\u00ebsimin njer\u00ebzor nd\u00ebrkomb\u00ebtar, k\u00ebrkes\u00ebn e d\u00ebshir\u00ebn, etjen p\u00ebr drejt\u00ebsi e gjykim.<\/p>\n<p>Sidomos, n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb 21-t\u00eb, ky ka qen\u00eb e mbetet meraku n\u00eb rritje i bot\u00ebs demokratike p\u00ebr ngjarje e procese, q\u00eb kan\u00eb cenuar paqen e stabilitetin, sigurin\u00eb njer\u00ebzore e progresin. Bile, duket e \u00e7uditshme se si sot, p\u00ebr interesa politike praktike, pse jo dhe financiare (t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme), harrohet kjo e v\u00ebrtet\u00eb e madhe apo dhe pjes\u00ebza t\u00eb vogla t\u00eb saj!<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebsaj politike \u00ebsht\u00eb dhe ajo e BE-s\u00eb q\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb njeh Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur (n\u00eb 27 vende an\u00ebtare e njohin at\u00eb 22) dhe nga ana tjet\u00ebr, p.sh., Eurostat (zyra evropiane p\u00ebr statistikat) si nj\u00eb institucion i Komisionit Europian (me seli n\u00eb Luksemburg) vazhdon t\u00eb punoj\u00eb me hart\u00ebn prej 7 rajonesh t\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb dhe Kosova!&#8230;<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia synon t\u00eb mish\u00ebroj\u00eb n\u00eb mendim e veprim, fjal\u00eb e sjellje, moralin hap\u00ebsinor-kohor, paan\u00ebsin\u00eb e transparenc\u00ebs bazuar n\u00eb ligj, etik\u00ebn e arsyen, ndershm\u00ebrin\u00eb e barazin\u00eb! Por, jo deri deklarimet 180 grad\u00ebsh t\u00eb pseudo-politik\u00ebs dhe modeluesve t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb saj! Kjo vlen si p\u00ebr politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ashtu dhe at\u00eb shqiptare, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e fundit, ng\u00ebr\u00e7i shqiptar i sot\u00ebm shpalos jo vet\u00ebm moskuptimin e drejt\u00ebsis\u00eb, por ushqen e gjallon akuza t\u00eb llojllojshme, loj\u00ebra demagogjike dhe &#8220;p\u00ebrbetime t\u00eb p\u00ebrmallshme&#8221;, p\u00ebrfshir\u00eb dhe &#8220;harrime&#8221;, mallkime e fyerje t\u00eb djeshme apo t\u00eb sotme ndaj vet\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu?! Duket e pamundur, deri e rrezikshme; madje, edhe pse &#8220;drejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar&#8221;, p\u00ebr ekuilibrin politik e social t\u00eb vendit ja vlen, qoft\u00eb dhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht, kjo lloj drejt\u00ebsie e vonuar, p\u00ebrkundrejt mosp\u00ebrfilljeve teatrale apo sulmeve personale t\u00eb q\u00ebllimshme, nga nj\u00ebra an\u00eb, apo gjoja ftesave publike p\u00ebr nd\u00ebrprerje bojkoti (q\u00eb duken m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta nxitur m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb bojkot, sesa p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar at\u00eb!), nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk ka pse t\u00eb mos kuptohet &#8220;harresa&#8221; e k\u00ebtij q\u00ebndrimi, pse jo dhe &#8220;remords&#8221; e politik\u00ebs evropiane! Bile, pa nevoj\u00ebn e k\u00ebrkimit t\u00eb krahasimeve apo justifikimeve t\u00eb llojllojshme p\u00ebr vendosjen ton\u00eb fundore n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave!<\/p>\n<p>Dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, brenda trojeve shqiptare, asnj\u00eb veprim t\u00eb papjekur mir\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb &#8220;atu&#8221; n\u00eb kurriz t\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit t\u00eb saj, apo aq m\u00eb keq si nj\u00eb pseudo-modernitet p\u00ebr hir t\u00eb kolltukut t\u00eb pushtetit personal t\u00eb kujtdo qoft\u00eb ai!&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Meidani, 07.01.2010 T\u00eb mos b\u00ebhemi pjes\u00eb t\u00eb &#8220;harres\u00ebs! Po b\u00ebhet si tep\u00ebr i zakonsh\u00ebm justifikimi i vones\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e pranueshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pohuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrfshihemi, madje se s&#8217;b\u00ebn, edhe ne! Akoma m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&quot;Harrimi&quot; i drejt\u00ebsis\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;Harrimi&quot; i drejt\u00ebsis\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rexhep Meidani, 07.01.2010 T\u00eb mos b\u00ebhemi pjes\u00eb t\u00eb &#8220;harres\u00ebs! Po b\u00ebhet si tep\u00ebr i zakonsh\u00ebm justifikimi i vones\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e pranueshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pohuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrfshihemi, madje se s&#8217;b\u00ebn, edhe ne! Akoma m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-07T08:03:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8220;Harrimi&#8221; i drejt\u00ebsis\u00eb!\",\"datePublished\":\"2010-01-07T08:03:00+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-07T08:03:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\"},\"wordCount\":2929,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\",\"name\":\"\\\"Harrimi\\\" i drejt\u00ebsis\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-01-07T08:03:00+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-07T08:03:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Harrimi&#8221; i drejt\u00ebsis\u00eb!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Harrimi\" i drejt\u00ebsis\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"Harrimi\" i drejt\u00ebsis\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rexhep Meidani, 07.01.2010 T\u00eb mos b\u00ebhemi pjes\u00eb t\u00eb &#8220;harres\u00ebs! Po b\u00ebhet si tep\u00ebr i zakonsh\u00ebm justifikimi i vones\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e pranueshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pohuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrfshihemi, madje se s&#8217;b\u00ebn, edhe ne! Akoma m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-07T08:03:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8220;Harrimi&#8221; i drejt\u00ebsis\u00eb!","datePublished":"2010-01-07T08:03:00+00:00","dateModified":"2010-01-07T08:03:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/"},"wordCount":2929,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/","name":"\"Harrimi\" i drejt\u00ebsis\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","datePublished":"2010-01-07T08:03:00+00:00","dateModified":"2010-01-07T08:03:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_meidani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/harrimi-i-drejtesise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Harrimi&#8221; i drejt\u00ebsis\u00eb!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1137"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1137"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1137\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}