{"id":11334,"date":"2011-11-07T10:00:02","date_gmt":"2011-11-07T09:00:02","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=11334"},"modified":"2011-11-07T10:00:02","modified_gmt":"2011-11-07T09:00:02","slug":"pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/","title":{"rendered":"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha - luloc\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><strong>Ened Janina<\/strong> \/ <strong>Luis Tanushi<\/strong><\/p>\n<p>Kush mendon se e keqja ka nj\u00eb kufi, apo se kjo klas\u00eb politike ia ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjitha Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb s\u00ebrish mendim: Shqip\u00ebris\u00eb i jan\u00eb hequr kufijt\u00eb zyrtar\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb vitit 2008 dhe ka dyshime t\u00eb forta q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb pretendimeve t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr \u201ckufi t\u00eb ri detar\u201d me Shqip\u00ebrin\u00eb, pra p\u00ebr fam\u00ebkeqin Pakt Detar t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb rr\u00ebzuar m\u00eb pas nga Gjykata Kushtetuese. Ligjet e hartuara p\u00ebr kufijt\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 1970, 1976 dhe 1980 jan\u00eb shfuqizuar n\u00eb vitin 2001. N\u00eb ligjin e k\u00ebtij viti jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb dhe detar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2008 qeveria ka miratuar nj\u00eb ligj tjet\u00ebr p\u00ebr menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar t\u00eb gjitha ligjet paraardh\u00ebse. Tashm\u00eb i vetmi vend ku jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb e shtetit ton\u00eb jan\u00eb arkivat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ligjet e shteteve fqinje.<\/p>\n<p>Ligji i vitit 2001<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin p\u00ebr \u201cKufirin shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin sanksionohet se kufiri shtet\u00ebror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cKufiri shtet\u00ebror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm. Ai tregohet me an\u00eb t\u00eb shenjave t\u00eb ve\u00e7anta artificiale ose natyrore t\u00eb vendosura mbi sip\u00ebrfaqen tok\u00ebsore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e posht\u00eb) mbi vij\u00ebn e kufirit n\u00eb sip\u00ebrfaqen tok\u00ebsore dhe ujore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht, kufijt\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs ajrore, t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs dhe t\u00eb shtratit e t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs s\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb brendshme dhe uj\u00ebrave territoriale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d,- thuhet n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon kufijve detar\u00eb, ligji i vitit 2001 sanksionon: Uj\u00ebrat territoriale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shtrihen gjat\u00eb gjith\u00eb bregut t\u00eb saj, n\u00eb nj\u00eb gjer\u00ebsi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pall\u00ebs, i Lagjit (Kalas\u00eb s\u00eb Turr\u00ebs), derdhja e Semanit, derdhja e Vjos\u00ebs, bregu per\u00ebndimor i Ishullit t\u00eb Sazanit, Kepi i Gjuh\u00ebz\u00ebs dhe i Gjiut t\u00eb Gram\u00ebs, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve t\u00eb Republik\u00ebs Greke deri p\u00ebrmes Kanalit t\u00eb Korfuzit. Gjer\u00ebsia e uj\u00ebrave territoriale nga derdhja e Bun\u00ebs n\u00eb det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri n\u00eb vij\u00ebn e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Jan\u00eb uj\u00ebra t\u00eb brendshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb uj\u00ebrat e Detit Adriatik dhe t\u00eb Detit Jon q\u00eb shtrihen brenda vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon derdhjen e Lumit t\u00eb Bun\u00ebs, kepat e p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb dhe vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon Kepin e Gjiut t\u00eb Gram\u00ebs, Kepin e Gjiut t\u00eb Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarand\u00ebs, si dhe uj\u00ebrat k\u00ebtej vij\u00ebs kufitare t\u00eb liqeneve dhe lumenjve kufitar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo i jep t\u00eb drejt\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb sovranitet e saj mbi uj\u00ebrat territoriale dhe t\u00eb brendshme si dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore. \u201cRepublika e Shqip\u00ebris\u00eb ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnalt\u00ebn (shelfin) kontinental p\u00ebr q\u00ebllime k\u00ebrkimi dhe shfryt\u00ebzimi t\u00eb burimeve t\u00eb saj natyrore\u201d,- thuhet n\u00eb ligjin e vitit 2001. Sipas tij, Dekreti nr. 4650 dat\u00eb 9.3.1970 \u201cP\u00ebr kufirin shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, ndryshuar me dekretet nr.5384, dat\u00eb 23.2.1976 dhe nr. 6181, dat\u00eb 26.4.1980, shfuqizohet.<\/p>\n<p>Ligji i vitit 2008<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb shtat\u00eb vite m\u00eb pas Kuvendi ndryshon ligjin p\u00ebr \u201cKontrollin dhe mbik\u00ebqyrjen e kufirit shtet\u00ebror\u201d. N\u00eb nenin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji thuhet: \u201cMe k\u00ebt\u00eb ligj rregullohen kontrolli dhe mbik\u00ebqyrja e kufirit shtet\u00ebror, misioni i Policis\u00eb Kufitare dhe t\u00eb Migracionit, bashk\u00ebpunimi policor nd\u00ebrkufitar, bashk\u00ebpunimi brenda strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si dhe bashk\u00ebpunimi me agjenci t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb detyrime ligjore p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb kufi\u201d. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ligji i vitit 2008 rregullon m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb pikave t\u00eb kalimit kufitar, m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes s\u00eb shtetasve me viza etj. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj nuk b\u00ebhet asnj\u00eb ndarje e kufijve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb nenin 53 t\u00eb shfuqizohet ligji i vjet\u00ebr i kufijve. \u201cLigjet nr.8771, dat\u00eb 19.4.2001 \u201cP\u00ebr kufirin shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, nr.8772, dat\u00eb 19.4.2001 \u201cP\u00ebr ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe \u00e7do dispozit\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb ligj, shfuqizohen\u201d,- thuhet n\u00eb ligjin e vitit 2008, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Uj\u00ebrat territoriale shqiptare<\/p>\n<p>Ato fillojn\u00eb nga vija e drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pall\u00ebs, i Lagjit (Kalas\u00eb s\u00eb Turr\u00ebs), derdhja e Semanit, derdhja e Vjos\u00ebs, bregu per\u00ebndimor i Ishullit t\u00eb Sazanit, Kepi i Gjuh\u00ebz\u00ebs dhe i Gjiut t\u00eb Gram\u00ebs, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve t\u00eb Republik\u00ebs Greke deri p\u00ebrmes Kanalit t\u00eb Korfuzit.<\/p>\n<p>Gjer\u00ebsia e uj\u00ebrave territoriale nga derdhja e Bun\u00ebs n\u00eb det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri n\u00eb vij\u00ebn e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).<\/p>\n<p>Uj\u00ebra t\u00eb brendshme jan\u00eb ato t\u00eb Detit Adriatik dhe t\u00eb Detit Jon q\u00eb shtrihen brenda vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon derdhjen e Lumit t\u00eb Bun\u00ebs, kepat e p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb dhe vij\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon Kepin e Gjiut t\u00eb Gram\u00ebs, Kepin e Gjiut t\u00eb Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarand\u00ebs, si dhe uj\u00ebrat k\u00ebtej vij\u00ebs kufitare t\u00eb liqeneve dhe lumenjve kufitar\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrkufizimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb enciklopedi<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria kufizohet nga Mali i Zi n\u00eb veriper\u00ebndim, Kosova n\u00eb veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb n\u00eb lindje dhe Greqia n\u00eb jug. N\u00eb kufirin natyror per\u00ebndimor Shqip\u00ebria ka dalje t\u00eb hapur n\u00eb Detin Adriatik dhe n\u00eb jugper\u00ebndim n\u00eb Detin Jon. Gjat\u00ebsia e vij\u00ebs kufitare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb 1094 km, nga t\u00eb cilat 657 km vij\u00eb kufitare tok\u00ebsore, 316 km vij\u00eb bregdetare, 48 km vij\u00eb ndar\u00ebse p\u00ebrmes lumenjve dhe 73 km p\u00ebrmes liqeneve.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb 28.748 kilometra katror\u00eb. Gjat\u00ebsia e p\u00ebrgjithshme e vij\u00ebs kufitare \u00ebsht\u00eb 1094 km, nga te cilat jan\u00eb: 657 km (kufi tok\u00ebsor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).<\/p>\n<p>N\u00eb veri e verilindje ka 529 km vij\u00eb kufitare me Malin e Zi, Kosov\u00ebn dhe ish-Republik\u00ebn jugosllave t\u00eb Maqedonis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb jug e juglindje me Greqin\u00eb nj\u00eb vij\u00eb kufitare prej 271 km. N\u00eb per\u00ebndim Shqip\u00ebria laget nga Deti Adriatik e n\u00eb jug-per\u00ebndim nga Deti Jon.<\/p>\n<p>Heqja e kufijve, i hapi rrug\u00ebn Paktit Detar me Greqin\u00eb. Gjoni: Akt i past\u00ebr tradhtie<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dje alarmin p\u00ebr heqjen e kufijve t\u00eb shtetit shqiptar me ligjin e miratuar nga mazhoranca e sotme n\u00eb vitin 2008. Sipas n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb, Ilir Gjoni, ligji n\u00eb fjal\u00eb lejon p\u00ebrcaktimin e kufijve me \u201cmarr\u00ebveshje dypal\u00ebshe\u201d qeveritare. Ai e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb veprim si nj\u00eb tradhti komb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb kaluar pa u ndjer\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkon nisjen e hetimeve nga Prokuroria. \u201cM\u00eb 24 janar 2008, qeveria i paraqiti p\u00ebr miratim Kuvendit projektligjin \u201cP\u00ebr kontrollin dhe mbik\u00ebqyrjen e kufirit shtet\u00ebror\u201d. Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij, ligji, u shfuqizua ligji i m\u00ebparsh\u00ebm i vitit 2001 ku sqaroheshin qart\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me shtrirjen territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga jugu n\u00eb veri.\u201d,- thot\u00eb Gjoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Gjoni, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin se nj\u00eb ligj i 2008 i ka hequr Shqip\u00ebris\u00eb kufijt\u00eb.. P\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb konkretisht?<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kemi ngritur shqet\u00ebsimin, por do t\u00eb thosha alarmin p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb askujt nuk mund t\u2019i shkoj\u00eb nd\u00ebr mend.. Q\u00eb pas 100 vjet shtet shqiptar, del nj\u00eb qeveri si kjo e Sali Berish\u00ebs, q\u00eb haptazi dhe me veprime konkrete si askush m\u00eb par\u00eb, kryen nj\u00eb akt t\u00eb past\u00ebr tradhtie komb\u00ebtare q\u00eb nuk ka asnj\u00eb justifikim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Sali Berisha duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet. Sa i p\u00ebrket projektligjit, ky duhet urgjentisht t\u00eb rivendos\u00eb at\u00eb \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebr\u00eb me ligjin e 2008. Ligji nr 9861 dat\u00eb 24.1.2008 \u201cP\u00ebr Kontrollin dhe Mbik\u00ebqyrjen e Kufirit Shtet\u00ebror\u201d, nuk ka asnj\u00eb nen q\u00eb t\u00eb lidhet me kufirin tok\u00ebsor dhe ast\u00eb detar. N\u00eb lidhje me kufirin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka vet\u00ebm nj\u00eb nen dhe pik\u00ebrisht nenin 3, sipas t\u00eb cilit \u201cKufiri shtet\u00ebror i RSH \u00ebsht\u00eb i vendosur dhe rregullohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve dypal\u00ebshe apo shum\u00ebpal\u00ebshe t\u00eb lidhura me vendet e tjera.\u201d Nj\u00eb p\u00ebrcaktim i till\u00eb krijon pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr integritetin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pasi me shfuqizimin e Ligjit 8771 t\u00eb vitit 2001 n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shfuqizimin e nenit 3 t\u00eb tij, Shqip\u00ebria ka humbur vij\u00ebn kufitare. Nj\u00eb p\u00ebrkufizim i till\u00eb i rreziksh\u00ebm shtron disa pyetje: a.) deri n\u00eb momentin q\u00eb nuk kemi n\u00ebnshkruar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kemi ratifikuar marr\u00ebveshje me Greqin\u00eb dhe Malin e Zi, a ka kufij detar\u00eb Republika e Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebto vende? b) P\u00ebr sa koh\u00eb me Greqin\u00eb ende nuk kemi n\u00ebnshkruar ndonj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe p\u00ebr kufirin tok\u00ebsor (pasi pala greke gjithnj\u00eb ka refuzuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb), a \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit t\u00eb 2008 Protokolli i Firences, (Protokolli i Firences i 27 janarit 1925, n\u00eb aneksin III \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u201c kufiri tok\u00ebsor pret Detin Jon n\u00eb Gjirin e Ftelias, sipas nj\u00eb vije pingule me drejtimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb bregut deri n\u00eb kufirin e uj\u00ebrave territorial. Rrjedhimisht, kufiri detar duhet t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb mesoren e baraslarguar nga pika baz\u00eb n\u00eb Gjirin e Ftelias me pik\u00ebn baz\u00eb n\u00eb Kepin e Sideros dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb drejt veriut sipas \u201cmesit t\u00eb Kanalit t\u00eb Korfuzit\u201d) p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb neni 3 i ligjit t\u00eb 2008 k\u00ebrkon traktat dypal\u00ebsh apo shum\u00ebpal\u00ebsh dhe jo Protokoll?<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e kufijve \u00ebsht\u00eb e ndjeshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. P\u00ebr ta sqaruar, a ka lidhje mungesa e kufijve detar\u00eb me marr\u00ebveshjen detare me Greqin\u00eb?<\/p>\n<p>Analiza logjike e zhvillimit t\u00eb ngjarjeve dhe veprimeve konkrete t\u00eb nd\u00ebrmarra nga qeveria dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se t\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00ebsisht. Fakti \u00ebsht\u00eb se t\u00eb pyetur n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kuvendit, kryeministris\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme dhe asaj t\u00eb Mbrojtjes pohuan se \u201cnuk kan\u00eb ekzistuar m\u00eb par\u00eb kufij detar\u00eb me Greqin\u00eb\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u2019i referoheni Vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb faqet 6,7 dhe 8. P\u00ebr mua k\u00ebtu duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb loj\u00eb neni 210 i Kodit Penal, i cili flet p\u00ebr tradhtin\u00eb komb\u00ebtare dhe prokuroria duhet t\u00eb kishte hapur nj\u00eb dosje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb skandaloze.<\/p>\n<p>Qeveria ka konfirmuar se po diskutohet me Greqin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri marr\u00ebveshja detare, madje dy ministrit\u00eb kan\u00eb ngritur s\u00ebrish grupe pune. A ka informacione Komisioni i Siguris\u00eb se ku kan\u00eb shkuar bisedimet dhe \u00e7far\u00eb po diskutohet?<\/p>\n<p>Informacioni q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb sporadik dhe ai vjen vet\u00ebm nga media. Gjith\u00e7ka mbahet n\u00eb sekret dhe nuk ka aspak transparenc\u00eb sa i p\u00ebrket asaj se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me rinegociimin me Greqin\u00eb. Ne nuk kemi asnj\u00eb lloj informacioni dhe ishte pik\u00ebrisht ky q\u00ebllimi q\u00eb un\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Komisionin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare k\u00ebrkova q\u00eb ministri i Jasht\u00ebm t\u00eb raportoj\u00eb urgjentisht.<\/p>\n<p>Ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb ligjin e vitit 2008 flasin p\u00ebr marr\u00ebveshje duke hedhur posht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb dhe realitet q\u00eb ka ekzistuar q\u00eb me protokollin e Firences t\u00eb 1925. Megjithat\u00eb tek e fundit ajo \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente qeveria t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e duhur p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb situat\u00ebn n\u00eb normalitet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb rishikohet p\u00ebrmbajtja e nenit 3 t\u00eb Ligjit 9861 dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht miratimi i dispozitave transitore lidhur me kufirin detar (sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb pikave 1 dhe 2 t\u00eb nenit 3 t\u00eb Ligjit t\u00eb 2001), t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vlefshme deri n\u00eb ratifikimin e marr\u00ebveshjeve apo protokolleve me Greqin\u00eb dhe Malin e Zi.<\/p>\n<p>Duke komentuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve detar\u00eb n\u00eb jug t\u00eb vendit, ju nuk keni dh\u00ebn\u00eb votat n\u00eb Komisionin e Siguris\u00eb p\u00ebr Kodin Detar. Mazhoranca e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb loj\u00eb e juaja p\u00ebr t\u00eb mos votuar ligjet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb 3\/5.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. S\u00eb pari maxhoranc\u00ebn duhet ta kishte shqet\u00ebsuar fakti q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin pa kufij, pastaj t\u00eb p\u00ebrdornin at\u00eb argumentin bajat, t\u00eb cilit tashm\u00eb i ka dal\u00eb boja. Ne e soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb opinionit publik \u00e7\u00ebshtjen skandaloze t\u00eb kufijve s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar opinionin publik, duke kryer at\u00eb funksion q\u00eb ka opozita dhe nj\u00eb detyr\u00eb qytetare e patriotike ndaj vendit. Sa i p\u00ebrket Kodit Detar, ne n\u00eb Komisionin e Siguris\u00eb kemi argumentuar se s\u00eb pari q\u00ebllimi i hartuesve t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr ligje t\u00eb tilla q\u00eb dalin tej interesave t\u00eb qeverive dhe kan\u00eb ndikim n\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, jo pa q\u00ebllim jan\u00eb l\u00ebn\u00eb me votim 3\/5, Kjo pasi n\u00ebnkupton arritjen n\u00eb konsensus dhe pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes forcave politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvend. Ne k\u00ebrkojm\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, t\u00eb jemi pjes\u00eb e procesit t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre ligjeve dhe t\u00eb gjejm\u00eb miratimin p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019ka do t\u00eb pasqyrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto ligje n\u00eb interes t\u00eb shtetasve. S\u00eb dyti n\u00eb vet\u00eb Kodin Detar, n\u00eb mos gaboj neni 32 p\u00ebrcakton institucionet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji. Ato jan\u00eb n\u00ebnt\u00eb t\u00eb tilla. Amendimet q\u00eb u paraqit\u00ebn p\u00ebr ndryshime, vinin nga dy dikastere t\u00eb ndryshme, nj\u00eb nga Ministria e Transporteve dhe nj\u00eb nga Ministria e Financave dhe t\u00eb dyja amendimet ishin k\u00ebrkuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore. K\u00ebtu del n\u00eb pah nj\u00eb fakt q\u00eb ne e kemi theksuar disa her\u00eb. Kjo qeveri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb menaxhoj\u00eb vetveten. Amendimet mund t\u00eb ishin prur\u00eb nga K\u00ebshilli i Ministrave, si trup ekzekutive, t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb nj\u00eb dokumentacion. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr si\u00e7 thash\u00eb, asnj\u00eb prej dikastereve q\u00eb kishte prur\u00eb amendimet, nuk kishte marr\u00eb mendim nga institucionet e tjera, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb normale n\u00eb funksionimin e ekzekutivit. Ne jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb Kodi Detar ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera t\u00eb sugjeruara edhe nga dikastere t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo pun\u00eb kuturu e ekzekutivit, q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb ne t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb seriozitet n\u00eb trajtimin e ligjeve me 3\/5 dhe jo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00eb me arna e ligje shkel e shko, q\u00eb nuk i mbijetojn\u00eb koh\u00ebs. P\u00ebr dijeni, po at\u00eb dit\u00eb ne na u paraqit\u00ebn edhe disa amendime p\u00ebr ligjin p\u00ebr Gjuetin\u00eb, ligj i cili ishte miratuar vjet. Pra, si\u00e7 e shihni, ligjet nuk hartohen p\u00ebr tu zbatuar, nuk mendohen ashtu si\u00e7 duhet, nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve dhe nuk i mbijetojn\u00eb prov\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga v\u00ebrejtjet q\u00eb b\u00ebn dhe BE sa i p\u00ebrket cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ligjeve t\u00eb paraqitura nga ekzekutivi. P\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dua t\u00eb ritheksoj se opozita e ka shprehur qart\u00eb se do t\u00eb votoj\u00eb t\u00eb gjitha ligjet me 3\/5, pasi ato t\u00eb rishqyrtohen n\u00eb Komisionet Parlamentar (ashtu si\u00e7 mesa duket do t\u00eb veprohet) me synimin p\u00ebr t\u00eb prodhuar ligje q\u00eb jan\u00eb bashk\u00ebkohore dhe i mbijetojn\u00eb testit t\u00eb realitetit dhe koh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ened Janina \/ Luis Tanushi Kush mendon se e keqja ka nj\u00eb kufi, apo se kjo klas\u00eb politike ia ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjitha Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb s\u00ebrish mendim: Shqip\u00ebris\u00eb i jan\u00eb hequr kufijt\u00eb zyrtar\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb vitit 2008 dhe ka dyshime t\u00eb forta q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ened Janina \/ Luis Tanushi Kush mendon se e keqja ka nj\u00eb kufi, apo se kjo klas\u00eb politike ia ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjitha Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb s\u00ebrish mendim: Shqip\u00ebris\u00eb i jan\u00eb hequr kufijt\u00eb zyrtar\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb vitit 2008 dhe ka dyshime t\u00eb forta q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-07T09:00:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s\",\"datePublished\":\"2011-11-07T09:00:02+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-07T09:00:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\"},\"wordCount\":2767,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\",\"name\":\"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-07T09:00:02+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-07T09:00:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ened Janina \/ Luis Tanushi Kush mendon se e keqja ka nj\u00eb kufi, apo se kjo klas\u00eb politike ia ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjitha Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb s\u00ebrish mendim: Shqip\u00ebris\u00eb i jan\u00eb hequr kufijt\u00eb zyrtar\u00eb me nj\u00eb ligj t\u00eb vitit 2008 dhe ka dyshime t\u00eb forta q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-07T09:00:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s","datePublished":"2011-11-07T09:00:02+00:00","dateModified":"2011-11-07T09:00:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/"},"wordCount":2767,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/","name":"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg","datePublished":"2011-11-07T09:00:02+00:00","dateModified":"2011-11-07T09:00:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/berisha_luloc.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pakti-detar-skandali-i-fshehur-ne-nenin-53-te-ligjit-te-2008-s\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pakti detar, skandali i fshehur n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb 2008-s"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11334"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11334\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}