{"id":11298,"date":"2011-11-04T07:49:13","date_gmt":"2011-11-04T06:49:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=11298"},"modified":"2011-11-04T07:49:13","modified_gmt":"2011-11-04T06:49:13","slug":"oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/","title":{"rendered":"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit."},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kardinal Ravazi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><br \/>\nNism\u00eb e re e \u201cOborrit t\u00eb pagan\u00ebve\u201d, struktura e dialogut nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve e jo besimtar\u00ebve, organizuar nga K\u00ebshilli i Papnor i Kultur\u00ebs. K\u00ebtyre dit\u00ebve, e pik\u00ebrisht m\u00eb 14 e 15 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, kardinali Xhanfranko Ravazi do t\u00eb takoj\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs akademike e kulturore t\u00eb Tiran\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb bisedoj\u00eb mbi p\u00ebrmas\u00ebn shpirt\u00ebrore, pra p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb realitetin shoq\u00ebror t\u00eb nj\u00eb Vendi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, ku diktatura komuniste e ateiste b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta \u00e7rr\u00ebnjosur besimin e njer\u00ebzve n\u00eb Zotin, duke e ndaluar me ligj d\u00ebshmin\u00eb e fes\u00eb e \u00e7do praktik\u00eb kulti si n\u00eb jet\u00ebn publike e po k\u00ebshtu edhe at\u00eb private t\u00eb qytetar\u00ebve. Rezultati dihet, pas persekutimeve t\u00eb tmerrshme q\u00eb p\u00ebsuan klerik\u00ebt, besimtar\u00ebt e qytetar\u00ebt e pafajsh\u00ebm nga diktatura ateiste, ngadh\u00ebnjeu fuqia e fes\u00eb dhe drita e besimit n\u00eb Zotin.<\/p>\n<p><strong>Tema kryesore e takimit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb :\u201cN\u00eb \u00e7far\u00eb beson, ai q\u00eb nuk beson\u201d. <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 14 n\u00ebntor n\u00eb ora 17.30 n\u00eb Oborrin e Katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Palit, do t\u00eb mbahet takimi me t\u00eb rinjt\u00eb mbi tem\u00ebn e pun\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrshpirt\u00ebris\u00eb e rolit t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 19.00 veprimtaria do t\u00eb vijoj\u00eb me sintez\u00ebn e dialogut t\u00eb tendave, me p\u00ebrsh\u00ebndetjet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb besimtar\u00ebve katolik\u00eb, ortodoks\u00eb, protestant\u00eb, mysliman\u00eb, bektashinj e hebrenj, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ngjiten n\u00eb sken\u00eb, t\u00eb pasuar nga veprimtari artistike, p\u00ebrgatitur nga secila bashk\u00ebsi: k\u00ebng\u00eb, valle, recitime, dramatizime.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 20.40 do t\u00eb lexohet mesazhi i Pap\u00ebs Benedikti XVI drejtuar Takimit t\u00eb dialogut e m\u00eb pas do t\u00eb fillojn\u00eb lutjet, udh\u00ebhequr nga grupi i Teizes\u00eb dhe Bashk\u00ebsia e Sh\u00ebn Egjidit.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e dit\u00eb m\u00eb 15 n\u00ebntor, sipas programit, n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 10.00-11.30, do t\u00eb mbahet nj\u00eb takim, me tem\u00eb. \u201cBesimtar\u00eb e jo besimtar\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb postmoderne\u201d. Takimi do t\u00eb bashk\u00ebkryesohet nga profesor Dhori Kule, rektor i Universitetit dhe nga Kardinali Ravazi, kryetar i K\u00ebshillit Papnor p\u00ebr Kultur\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb edhe fjal\u00ebn e hapjes.<\/p>\n<p>Takimi do t\u00eb vijoj\u00eb me ligj\u00ebratat \u201cP\u00ebrmasat shpirt\u00ebrore t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb identitetit shqiptar\u201d (Besnik Mustafaj, ish-minist\u00ebr i jasht\u00ebm) dhe \u201cFeja n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb institucioneve fetare. Reflektim mbi rastin shqiptar\u201d (Doktor Mark Marku). N\u00eb vijim do t\u00eb ket\u00eb pyetje e diskutime.<\/p>\n<p>Oborri do t\u00eb vijoj\u00eb pasdite, nga ora 16.00-18.00 pran\u00eb Universitetit Evropian t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb Aula Magna t\u00eb k\u00ebtij institucioni, takimin do ta bashk\u00ebdrejtojn\u00eb kardinali Ravazi dhe dr. Teuta Dobi, presidente e UET. M\u00eb pas, t\u00eb pranishmit do t\u00eb ndjekin temat \u201cNdikimi i kriz\u00ebs globale n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet etike t\u00eb ekonomis\u00eb (profesor Adrian Civici), \u201cLiria e besimit, pluralizmi i sfer\u00ebs publike dhe totalitarizmi ideologjik\u201d (Profesor Fatos Tarifa) dhe \u201cDisa \u00e7\u00ebshtje etike e sociale, n\u00eb lidhje me besimin n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d (Profesor Luan Omari). Veprimtaria do t\u00eb mbyllet pas pyetjeve e diskutimeve.<\/p>\n<p>Po t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb pik\u00ebrisht kardinalin Xhanfranko Ravazi, kryetar i K\u00ebshillit Papnor p\u00ebr Kultur\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb bilanc t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb takimeve t\u00eb para t\u00eb \u201cOborrit t\u00eb pagan\u00ebve\u201d mbajtur n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs:<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: &#8211; N\u00eb se duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bilanc, mund t\u00eb themi se nga rr\u00ebnja fillestare, nga burimi i Parisit, pat\u00ebm nj\u00eb lloj rritjeje, t\u00eb cil\u00ebn as ne vet\u00eb nuk arrijm\u00eb ta kontrollojm\u00eb, sepse jemi t\u00eb ftuar vazhdimisht nga institucione t\u00eb ndryshme, e duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb kuptimplote q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe jan\u00eb institucione t\u00eb ashtuquajtura laike, jo drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kishtare. Na ftojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb p\u00ebr ta rikrijuar k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb madhe, edhe n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Ftohemi t\u00eb flasim, sipas temave, q\u00eb ndryshojn\u00eb vazhdimisht. P\u00ebr shembull, flitet p\u00ebr artin, por edhe p\u00ebr shkenc\u00ebn. Pastaj p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb, ekonomin\u00eb e deri p\u00ebr bioetik\u00ebn, mjek\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrshpirt\u00ebrin\u00eb. Kemi, prandaj, nj\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00ebngjyr\u00ebsh, nj\u00eb ylber tematik, q\u00eb na propozohet nga k\u00ebto qendra e institucione t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se jav\u00ebn e kaluar ishim n\u00eb Rumani, n\u00eb Bukuresht; do t\u00eb shkojm\u00eb, pastaj, n\u00eb Barcelon\u00eb, n\u00eb Stokholm, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Palermo e n\u00eb Marsej\u00eb. E m\u00eb pas, si t\u2019i kemi mbuluar k\u00ebto horizonte evropiane, kjo pem\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb ta zgjeroj\u00eb gjethimin e sigurisht do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00ebn hijen e saj edhe SHBA, Kanadan\u00eb, Amerik\u00ebn Latine.<\/p>\n<p>Pyetje: &#8211; Kardinali Ravazi, si organizohen takimet e \u201cOborrit t\u00eb pagan\u00ebve\u201d? E, a mund t\u00eb na flisni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr ndonj\u00ebrin prej tyre?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: &#8211; Do t\u00eb thosha se nisin para s\u00eb gjithash me organizimin e nj\u00eb dite nga ana e institucioneve \u2013 Universitete, Akademi, nganj\u00ebher\u00eb edhe nga vet\u00eb Kisha lokale \u2013 e, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb dyt\u00eb, hyjm\u00eb ne, e hyjm\u00eb me dijen ton\u00eb, me pyetjet e propozimet tona, me p\u00ebrzgjedhjen e me sugjerimet p\u00ebr kandidat\u00ebt, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk nd\u00ebrhyj, p\u00ebrve\u00e7se me nj\u00eb lloj hyrjeje nga ana ime, edhe n\u00eb mjediset krejt\u00ebsisht laike. Ky \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb mekanizmi. Pastaj punohet p\u00ebr botimin e akteve. P\u00ebrsa i p\u00ebrket Italis\u00eb, kemi tashm\u00eb nj\u00eb kolan\u00eb me dy v\u00ebllime, nj\u00eb kolan\u00eb t\u00eb shtypur nga Donzelli Editore. Sipas meje, ishte dometh\u00ebn\u00ebs qyteti i Firences, sepse vend arti, vend estetike e nj\u00eb nga vendet, ku ballafaqimi nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve e jo besimtar\u00ebve qe shum\u00eb i leht\u00eb, e edhe i frytsh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku ka shum\u00eb sh\u00ebmtim e, edhe sh\u00ebmtim moral.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebndej, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer tek dinjiteti, tek fisnik\u00ebria e reflektimit t\u00eb lart\u00eb edhe tek k\u00ebrkimi n\u00eb horizontin e artit. D\u00ebshiroj t\u00eb kujtoj edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e Tiran\u00ebs, pranin\u00eb ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet, i cili qe shpallur me Kushtetut\u00eb ateist \u2013 i vetmi shtet i till\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb Barcelona, q\u00eb po mobilizon t\u00eb gjitha energjit\u00eb e dhe t\u00eb gjitha universitetet, rrjetin e gjasht\u00eb universiteteve t\u00eb veta: t\u00eb gjitha do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje e n\u00eb \u00e7astet e larmishme t\u00eb saj, me akademit\u00eb e ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: &#8211; A nuk keni frik\u00eb se, duke proceduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, diskutimi, ballafaqimi nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve e jo besimtar\u00ebve, do t\u00eb mbetet i kufizuar, dometh\u00ebn\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, vet\u00ebm ajk\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: &#8211; Po i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetjeje sipas dy trajektoreve. Nga nj\u00ebra an\u00eb, sigurisht, duhet t\u00eb kem parasysh, me t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi, se duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vazhdimisht nj\u00eb reflektim sistematik e metodologjik, p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb mbanesh ta kuptojm\u00eb ateizmin nacionalpopullor, q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb ka doza t\u00eb ndjeshme ironie e sarkazmi. T\u00eb kujton stilin e Oddifreddi-t e Humphrey-t, n\u00eb Franc\u00eb; t\u00eb Hitchens-in e Dawkins-it e k\u00ebshtu me radh\u00eb, q\u00eb tallen me besimin, me at\u00eb t\u00eb krishter\u00eb sidomos \u2013 t\u00eb cilin e shikojn\u00eb gati gati si t\u00eb ishte objekt, q\u00eb i p\u00ebrket i paleolitikut intelektual.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebndej, duhet ta kemi mir\u00eb parasysh edhe k\u00ebt\u00eb lloj q\u00ebndrimi, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb lloj ateizmi praktik. Ky ateiz\u00ebm gjen shprehjen e vet n\u00eb indiferenc\u00ebn, cekt\u00ebsin\u00eb, banalitetin, vulgaritetin, q\u00eb ndeshen nga pak kudo n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E kjo, m\u00eb duket, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpjekja kryesore e impenjimi i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin punojm\u00eb, duke pasur parasysh mir\u00eb edhe v\u00ebrejtjet, si kjo q\u00eb na b\u00ebt\u00eb edhe ju. P\u00ebrgjigjja e dyt\u00eb, q\u00eb i jap k\u00ebsaj v\u00ebrejtjeje me vend, \u00ebsht\u00eb se nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb ndryshimet e m\u00ebdha kulturore e shoq\u00ebrore, jan\u00eb gjithnj\u00eb vep\u00ebr e elit\u00ebs, e ajk\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. (<em>Radio Vatikani<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nism\u00eb e re e \u201cOborrit t\u00eb pagan\u00ebve\u201d, struktura e dialogut nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve e jo besimtar\u00ebve, organizuar nga K\u00ebshilli i Papnor i Kultur\u00ebs. K\u00ebtyre dit\u00ebve, e pik\u00ebrisht m\u00eb 14 e 15 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, kardinali Xhanfranko Ravazi do t\u00eb takoj\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs akademike e kulturore t\u00eb Tiran\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb bisedoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nism\u00eb e re e \u201cOborrit t\u00eb pagan\u00ebve\u201d, struktura e dialogut nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve e jo besimtar\u00ebve, organizuar nga K\u00ebshilli i Papnor i Kultur\u00ebs. K\u00ebtyre dit\u00ebve, e pik\u00ebrisht m\u00eb 14 e 15 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, kardinali Xhanfranko Ravazi do t\u00eb takoj\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs akademike e kulturore t\u00eb Tiran\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb bisedoj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-04T06:49:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit.\",\"datePublished\":\"2011-11-04T06:49:13+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-04T06:49:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\"},\"wordCount\":1391,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg\",\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\",\"name\":\"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-04T06:49:13+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-04T06:49:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nism\u00eb e re e \u201cOborrit t\u00eb pagan\u00ebve\u201d, struktura e dialogut nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve e jo besimtar\u00ebve, organizuar nga K\u00ebshilli i Papnor i Kultur\u00ebs. K\u00ebtyre dit\u00ebve, e pik\u00ebrisht m\u00eb 14 e 15 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb, kardinali Xhanfranko Ravazi do t\u00eb takoj\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs akademike e kulturore t\u00eb Tiran\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb bisedoj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-04T06:49:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit.","datePublished":"2011-11-04T06:49:13+00:00","dateModified":"2011-11-04T06:49:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/"},"wordCount":1391,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg","articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/","name":"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg","datePublished":"2011-11-04T06:49:13+00:00","dateModified":"2011-11-04T06:49:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/kardinal_ravazi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/oborri-i-paganeve-se-shpejti-ne-tirane-kardinal-ravazi-te-ballafaqohemi-me-cdo-forme-te-ateizmit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cOborri i pagan\u00ebve\u201d s\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb. Kardinal Ravazi: t\u00eb ballafaqohemi me \u00e7do form\u00eb t\u00eb ateizmit."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11298"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11298\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}