{"id":11269,"date":"2011-11-02T01:26:06","date_gmt":"2011-11-02T00:26:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=11269"},"modified":"2011-11-02T01:26:06","modified_gmt":"2011-11-02T00:26:06","slug":"berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/","title":{"rendered":"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>1 N\u00ebntor 2011<\/em><\/p>\n<p>Partia Socialiste ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim radikal p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ekonomis\u00eb shqiptare. Ka premtuar se do t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb, nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i ri fiskal i nisur pas vitit 2007 n\u00eb Shqip\u00ebri. Taksa e shesht\u00eb 10 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperiment i b\u00ebr\u00eb nga qeveria Berisha n\u00ebn k\u00ebshillat askund t\u00eb zbatuara t\u00eb Forbes-it, nj\u00eb ekonomisti \u201carmik\u201d me politikat e FMN dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Nuk dua t\u00eb humbas n\u00eb detajet e efekteve t\u00eb k\u00ebtij sistemi t\u00eb ri fiskal n\u00eb vend, por tri prioritetet mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetej suksesi i tij i garantuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ran\u00eb. Sistemi i ri nuk zgjeroi dot baz\u00ebn e taksapaguesve, n\u00eb shkall\u00ebn q\u00eb pritej q\u00eb t\u00eb justifikonte r\u00ebnien e t\u00eb ardhurave nga ulja e taks\u00ebs, varf\u00ebroi shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, pasi taksa e shesht\u00eb tek nj\u00eb rrog\u00eb e ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruese n\u00eb raport me taks\u00ebn e shesht\u00eb tek nj\u00eb pag\u00eb e lart\u00eb, dhe meq\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb shumic\u00eb me rroga deri n\u00eb 300 dollar\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduese p\u00ebr buxhetin e tyre personal.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi ky sistem d\u00ebshtoi pasi n\u00eb thelb qeveria Berisha nuk e besoi vet\u00eb at\u00eb. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka ngritur nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb urdhrash, rregullash dhe ndryshime ligjore, t\u00eb cilat n\u00eb thelb rr\u00ebzojn\u00eb besimin se t\u00eb ardhurat do rriten nga ulja e taks\u00ebs dhe zgjerimi i baz\u00ebs s\u00eb taksuarve, por e ka mb\u00ebshtetur gjith\u00eb strategjin\u00eb tek rritja e fsheht\u00eb e barr\u00ebs fiskale tek biznesi dhe tek referencat e detyrueshme q\u00eb ai ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr detyrimet e tjera fiskale. Duke mos e besuar vet\u00eb Ministri i Financave k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb ri fiskal, ai nuk kishte si t\u00eb kishte sukses. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, mjafton tu them se qeveria Berisha n\u00eb vitet 2006- 2007, q\u00eb punoi me sistemin e vjet\u00ebr fiskal, ka pasur dy her\u00eb rresht buxhet suplementar gjat\u00eb vitit p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb m\u00ebdha, kurse pas k\u00ebtij sistemi t\u00eb ri fiskal, ka pasur \u00e7do vit nga tri her\u00eb n\u00eb vit ndryshim buxheti p\u00ebr ta ulur at\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosrealizimit.<\/p>\n<p><strong>Pra \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se sistemi ka d\u00ebshtuar!<\/strong><\/p>\n<p>Partia Socialiste, e cila \u00ebsht\u00eb alternativa qeveris\u00ebse n\u00eb vend, ka dal\u00eb dje me nj\u00eb projekt t\u00eb guximsh\u00ebm duke k\u00ebrkuar dhe premtuar rr\u00ebzimin e k\u00ebtij eksperimenti dhe rikthimin tek nj\u00eb sistem klasik taksash, i rekomanduar nga FMN dhe Banka Bot\u00ebrore. Ky propozim, i cili mund t\u00eb konsiderohet si propozimi m\u00eb me pesh\u00eb q\u00eb ndonj\u00eb parti shqiptare ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, k\u00ebrkon debat thelb\u00ebsor dhe sidomos p\u00ebrgjigje thelb\u00ebsore. Nxjerrja e nj\u00eb gruaje me gjyzlyk\u00eb q\u00eb lexon deklarata kund\u00ebr mbledhjeve t\u00eb opozit\u00ebs, nuk e zgjidh problemin. As lajthitjet e Berish\u00ebs fshat m\u00eb fshat e zyr\u00eb m\u00eb zyr\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb opozita ka hedhur dorashk\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb fiskale n\u00eb vend dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr pranimin e nj\u00eb d\u00ebshtimi t\u00eb madh fiskal dhe p\u00ebrgjigja duhet t\u00eb jet\u00eb serioze.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, i cili duket se \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb e di q\u00eb ky sistem nuk funksionon, ka nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb madh se sa pranimi i d\u00ebshtimit t\u00eb k\u00ebtij sistemi. Atij i kan\u00eb d\u00ebshtuar jo vet\u00ebm sistemi, por dhe manovrat. P\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb shmangur boshatisjen e ark\u00ebs nga taksa e shesht\u00eb, ai ka disafishuar fjala vjen taksat e loj\u00ebrave t\u00eb fatit me shpres\u00eb se me k\u00ebt\u00eb manov\u00ebr do te mbush\u00eb ark\u00ebn. Por \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Aty \u00ebsht\u00eb ngushtuar menj\u00ebher\u00eb baza e taksapaguesve, dhe tanim\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb se tabelat jan\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr kujt dhe loj\u00ebrat e fatit drejtohen nga njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Familjes Berisha, q\u00eb mbledhin miliona \u00e7do muaj dhe nuk dor\u00ebzojn\u00eb asnj\u00eb lek n\u00eb ark\u00ebn e Bodes. Pra, sistemi i tij i dhunsh\u00ebm ndaj nj\u00eb biznesi si\u00e7 jan\u00eb loj\u00ebrat e fatit, jo vet\u00ebm q\u00eb ka d\u00ebshtuar, por ka prodhuar korrupsion gjigant. Ndryshimi i rregullave dhe manovrimet me gjoba dhe kontrolle t\u00eb orientuara politikisht b\u00ebn\u00eb q\u00eb dhjet\u00ebra biznese t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ngrijn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre dhe n\u00eb sken\u00eb t\u00eb shfaqen biznesmen\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb lidhur me Familjen n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Duke dal\u00eb jasht\u00eb rregullave t\u00eb tregut dhe me lidhje politike, k\u00ebta biznesmen\u00eb krijuan monopole t\u00eb frikshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb monopoli n\u00eb rrjetin e supermarketeve, monopol n\u00eb kafe, monopol n\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb zon\u00ebn bregdetare, monopol n\u00eb pun\u00ebt publike t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve etj, dhe si rrjedhoj\u00eb ata nxor\u00ebn nga tregu biznesmen\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj real\u00eb, q\u00eb paguanin taksa dhe mbanin gjall\u00eb ekonomin\u00eb. Delfin\u00ebt e rinj t\u00eb Familjes natyrisht q\u00eb nuk paguajn\u00eb taksa pasi mbajn\u00eb n\u00ebp\u00ebr xhepa fotografit\u00eb me dreka e darka me Ridvan Boden dhe Sali Berish\u00ebn dhe s\u2019guxon tu marr\u00eb njeri lek. Si t\u00eb till\u00eb ata kan\u00eb ndikuar dyfish m\u00eb keq n\u00eb kriz\u00ebn reale q\u00eb kan\u00eb sot financat publike, ku detyrimet p\u00ebr borxhin publik jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se t\u00eb ardhurat q\u00eb prodhon rritja ekonomike, e ngushtuar tek nj\u00eb p\u00ebrqind\u00ebshi dhe vendi po shkon drejt falimentimit.<\/p>\n<p>Realiteti i taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duhet pranuar si realitet i hidhur dhe d\u00ebshtim, dhe mbi t\u00eb gjitha jo aq p\u00ebr faj t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb, se sa tek vet\u00eb mosbesimi q\u00eb qeveria, p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs, pati tek ky sistem. Duke mos qen\u00eb e bindur s\u00eb pari administrata fiskale dhe Ministri i Financave, ky sistem lindi i vdekur, p\u00ebr shkak t\u00eb manovrave q\u00eb rrethuan dhe godit\u00ebn liberalizimin q\u00eb ai ka n\u00eb themel t\u00eb suksesit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb triumfit t\u00eb tij q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb fakt askund. Tashm\u00eb q\u00eb ka d\u00ebshtuar dhe taksa e shesht\u00eb, dhe manovrat p\u00ebr t\u00eb ambalazhuar at\u00eb, propozimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja vark\u00eb shp\u00ebtimi p\u00ebr financat publike.<\/p>\n<p>N\u00eb spiralen e kriz\u00ebs ku po hyn vendi, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb q\u00eb nes\u00ebr qeveria t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u201cunitet komb\u00ebtar\u201d p\u00ebr kalimin e kriz\u00ebs si\u00e7 po b\u00ebn Greqia apo ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. Sot, kur opozita ja ka leht\u00ebsuar pun\u00ebn qeveris\u00eb duke ja hequr turpin p\u00ebr d\u00ebshtimin e turpsh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb saj fiskal, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb debatohet me guxim p\u00ebr ta ndalur t\u00eb tat\u00ebpjet\u00ebn. N\u00eb krah t\u00eb opozit\u00ebs kund\u00ebr taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb \u00ebsht\u00eb qartazi FMN, e cila e ka rekomanduar vazhdimisht ikjen nga eksperimenti i rreziksh\u00ebm dhe i pasinqert\u00eb i taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb propozim kaq t\u00eb guximsh\u00ebm dhe kaq radikal p\u00ebr sistemin e taksave. As PD kur ishte n\u00eb opozit\u00eb nuk e kishte program taks\u00ebn e shesht\u00eb, por e adaptoi at\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs kur erdhi n\u00eb pushtet me stilin klasik t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat rast\u00ebsore kauza t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Propozimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i guximsh\u00ebm se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00eb opozita dhe Berisha duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i frik\u00ebsuar nga kjo, se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb realisht nga d\u00ebshtimi i projektit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb ri fiskal bazuar tek taksa e shesht\u00eb, q\u00eb thjesht ka prodhuar disa milioner\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb sillen rrotull tij, pa paguar asgj\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe buxhetin, i cili ka varur shpresat tek rrogat e pastruesve, pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe gjobave t\u00eb administrat\u00ebs fiskale. Propozimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur kur nga qeveria nuk pritet asnj\u00eb ide e re p\u00ebr taksat, nga Ridvan Bode asgj\u00eb e re p\u00ebrve\u00e7 nuses, dhe nga Berisha asgj\u00eb e re p\u00ebrve\u00e7 gafave. Ndaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u2019i vjedhin projektin Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndalur t\u00eb keqen. \u00cbsht\u00eb e vetmja vjedhje p\u00ebr t\u00eb cilin s\u2019do t\u2019i nd\u00ebshkojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 1 N\u00ebntor 2011 Partia Socialiste ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim radikal p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ekonomis\u00eb shqiptare. Ka premtuar se do t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb, nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i ri fiskal i nisur pas vitit 2007 n\u00eb Shqip\u00ebri. Taksa e shesht\u00eb 10 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperiment i b\u00ebr\u00eb nga qeveria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 1 N\u00ebntor 2011 Partia Socialiste ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim radikal p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ekonomis\u00eb shqiptare. Ka premtuar se do t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb, nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i ri fiskal i nisur pas vitit 2007 n\u00eb Shqip\u00ebri. Taksa e shesht\u00eb 10 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperiment i b\u00ebr\u00eb nga qeveria [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-02T00:26:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs\",\"datePublished\":\"2011-11-02T00:26:06+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-02T00:26:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\"},\"wordCount\":1384,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\",\"name\":\"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-02T00:26:06+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-02T00:26:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 1 N\u00ebntor 2011 Partia Socialiste ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim radikal p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ekonomis\u00eb shqiptare. Ka premtuar se do t\u00eb heq\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb, nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i ri fiskal i nisur pas vitit 2007 n\u00eb Shqip\u00ebri. Taksa e shesht\u00eb 10 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperiment i b\u00ebr\u00eb nga qeveria [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-02T00:26:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs","datePublished":"2011-11-02T00:26:06+00:00","dateModified":"2011-11-02T00:26:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/"},"wordCount":1384,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/","name":"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2011-11-02T00:26:06+00:00","dateModified":"2011-11-02T00:26:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-duhet-ti-vjedhe-planin-edi-rames\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha duhet t\u2019i vjedh\u00eb planin Edi Ram\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11269\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}