{"id":11266,"date":"2011-11-02T01:22:19","date_gmt":"2011-11-02T00:22:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=11266"},"modified":"2011-11-02T01:22:19","modified_gmt":"2011-11-02T00:22:19","slug":"kryetari-i-pandershem-i-ldk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/","title":{"rendered":"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatmir Sejdiu\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em>P\u00ebrpjekjet e Fatmir Sejdiut p\u00ebr t\u00eb pushtuar me intriga postin e kreut t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb kobndjell\u00ebse dhe mund t\u00eb sjellin vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb reja brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e re dometh\u00ebn\u00eb varrosje definitive e LDK-s\u00eb dhe shnd\u00ebrrim i saj n\u00eb pateric\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Kambanat e alarmit po bien ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb, Isa Mustaf\u00ebn, i cili ende nuk e ka gjetur ila\u00e7in p\u00ebr k\u00ebndelljen e pacientit politik t\u00eb quajtur LDK<\/em><\/p>\n<p><strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>1 N\u00ebntor 2011<\/em><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) kan\u00eb arsye t\u00eb jen\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar me kryetarin e ri \u2013 me Isa Mustaf\u00ebn! Prej premtimeve t\u00eb bujshme p\u00ebr reforma partiake kryetari i LDK-s\u00eb ka realizuar shum\u00eb pak. Nuk \u00ebsht\u00eb sa duhet aktiv \u2013 ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb kreu i opozit\u00ebs, s\u00eb paku me vota dhe me deputet\u00eb, me ndikim dhe me obligime, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga besimi i shum\u00eb qytetar\u00ebve. Mustafa paraqitet rrall\u00eb me deklarata kryesisht thelb\u00ebsore dhe kritik\u00eb konsekuente ndaj qeveris\u00eb q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet pas vot\u00ebpla\u00e7kitjes s\u00eb dhjetorit 2010. N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs shefi i LDK-s\u00eb preferon t\u00eb hesht\u00eb. Ose ndoshta edhe flet, por n\u00eb opinion aktivitetet e tij nuk regjistrohen. Pra, shum\u00eb\u00e7ka mund t\u00eb kritikohet n\u00eb kryetarll\u00ebkun e Mustaf\u00ebs.<\/p>\n<p>Secili kryetar i zgjedhur i partis\u00eb, i shtetit apo i qeveris\u00eb g\u00ebzon nj\u00eb faz\u00eb, kur opinioni e toleron dhe e v\u00ebzhgon pun\u00ebn e tij pa shkarkuar kritik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr. Isa Mustafa e ka kaluar k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb provuese! Ai duhet t\u00eb veproj\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb opinion, jo vet\u00ebm me prononcime, por edhe me vendime, me angazhim t\u00eb figurave t\u00eb reja, t\u00eb ekspert\u00ebve dhe me strategji t\u00eb bindshme p\u00ebr nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00ebse s\u2019i b\u00ebn k\u00ebto, at\u00ebher\u00eb \u2013 nat\u00ebn e mir\u00eb! Politika \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme. K\u00ebt\u00eb mbase do t\u00eb duhej ta dinte shefi i LDK-s\u00eb, i cili ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Neglizhenca n\u00eb gjall\u00ebrimin e partis\u00eb ec\u00ebn paralelisht me neglizhenc\u00ebn n\u00eb menaxhimin e kryeqytetit.<\/p>\n<p>Lajmi se komuna e Prishtin\u00ebs brenda 9 muajsh ka shpenzuar vet\u00ebm 27 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit p\u00ebr investime kapitale nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebftes\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr kryetarin e Prishtin\u00ebs. Edhe pse po tentohet q\u00eb faji t\u2019i hidhet qeveris\u00eb qendrore, komunar\u00ebt nuk mund t\u2019i lajn\u00eb duart n\u00eb pafaj\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kryeministri Hashim Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr shum\u00eb mizori, por jo p\u00ebr t\u00eb gjitha. Mustafa do t\u00eb duhej t\u00eb angazhohej q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e drejtorive t\u00eb administrat\u00ebs komunale t\u00eb sillte menaxher\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm dhe me ide p\u00ebr zhvillimin e kryeqytetit; duhet t\u00eb largohen apo s\u00eb paku t\u00eb detyrohen t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb ata drejtor\u00eb q\u00eb postet e tyre i shohin si trash\u00ebgimi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs parti dhe si mund\u00ebsi ideale p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u2013 ndon\u00ebse n\u00eb kontratat e tyre t\u00eb pun\u00ebs shkruan se duhet t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00eb bien kambanat? K\u00ebto dit\u00eb ato bien ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kryetarin e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Per\u00ebndimi i fam\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Jo p\u00ebr shfaj\u00ebsim, por si shpjegim duhet th\u00ebn\u00eb se Isa Mustafa po ballafaqohet me nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr \u00e7do reforme n\u00eb LDK. Kur e mori partin\u00eb ai i gjeti n\u00eb selin\u00eb e LDK-s\u00eb dhjet\u00ebra shofer\u00eb dhe truproja. Nuk gjeti ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb financave, agronom\u00eb, inxhinier\u00eb. Sepse LDK i ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb q\u00ebmoti ekspert\u00ebt. Shum\u00eb prij\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb vazhdojn\u00eb ta p\u00ebrtypin namin e koh\u00ebrave t\u00eb shkuara dhe mjaftohen me p\u00ebrbetime p\u00ebr vaktin e lavdish\u00ebm t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo koh\u00eb tani i p\u00ebrket historis\u00eb, me at\u00eb periudh\u00eb mund t\u00eb merren historian\u00ebt ose ndonj\u00eb institut i formuar nga partia p\u00ebr ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb politike, kulturore dhe sociale t\u00eb Rugov\u00ebs. LDK mund t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga partia e kancelares Angela Merkel, e cila brenda saj ka fondacionin \u201cKonrad Adenauer\u201d, n\u00eb kujtim t\u00eb kancelarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla duket se nuk mendohet n\u00eb LDK. Emri i Ibrahim Rugov\u00ebs p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb ndonj\u00eb tubim edhe ashtu t\u00eb zbeht\u00eb. Dhe me kaq mbaron muhabeti. Madje koh\u00ebve t\u00eb fundit emrin e Rugov\u00ebs ka z\u00ebn\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb si \u00e7am\u00e7ak\u00ebz edhe Hashim Tha\u00e7i, gjithsesi i shoq\u00ebruar me duartrokitjet e pandalshme t\u00eb nj\u00eb prostitute politike, q\u00eb ka q\u00eblluar t\u00eb jet\u00eb edhe i biri i Rugov\u00ebs (ose: Uka i qorrsokak\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, kur n\u00eb LDK refuzohen reformat dhe pehlivan\u00ebt lokalist\u00eb duan t\u00eb ruajn\u00eb vet\u00ebm privilegjet personale, familjare dhe klanore, n\u00ebn rrogoz \u00ebsht\u00eb shfaqur, gjithnj\u00eb e m\u00eb duksh\u00ebm, Fatmir Sejdiu. I hidh\u00ebruar, hat\u00ebrmadh, hakmarr\u00ebs, ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb d\u00ebm sa m\u00eb shum\u00eb brenda partis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb aktivist\u00ebt e LDK-s\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga kryetari Isa Mustafa dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kthimin e Sejdiut n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pasi Gjykata Kushtetuese e largoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palavdishme nga posti i kryetarit dhe e damkosi si shkel\u00ebs t\u00eb ligjit themelor t\u00eb shtetit, Sejdiu dhe disa ish-vart\u00ebs t\u00eb tij jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb konspiracion, t\u00eb cilin as Enver Hoxha nuk do ta kishe sajuar dot. N\u00ebp\u00ebr kafehane t\u00eb Prishtin\u00ebs ata kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb teorin\u00eb se prapa vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese fshihet organizata n\u00ebntok\u00ebsore p\u00ebr spiunazh, \u201cplagesa\u201d dhe vrasje e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe disa media.<\/p>\n<p>Derisa mediat (qofshin t\u00eb varura apo t\u00eb pavarura) kan\u00eb raportuar kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte p\u00ebr rastin Sejdiu-Gjykata Kushtetuese, madje shum\u00eb her\u00ebt edhe kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen se kryetari i Kosov\u00ebs s\u2019mund t\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shef partie, sa i p\u00ebrket akuz\u00ebs se rr\u00ebzimin e Sejdiut nga posti i presidentit t\u00eb vendit e kan\u00eb organizuar strukturat q\u00eb, mes tjerash, vjedhin linja telefoni, duhet t\u2019i rikujtohet k\u00ebtu ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs se ka qen\u00eb ai \u2013 dhe vet\u00ebm ai \u2013 q\u00eb jo vet\u00ebm pranoi pa asnj\u00eb kusht t\u00eb shtrihet n\u00eb nj\u00eb shtrat koalicioni me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), por me kalimin e koh\u00ebs filloi t\u00eb ndihet rehat, madje edhe gjembat i dukeshin si petale tr\u00ebndafili. Dhe pse t\u00eb mos ndihej rehat. Para disa jav\u00ebsh gazeta \u201cZ\u00ebri\u201d njoftoi se n\u00eb Post\u00eb-Telekomin e Kosov\u00ebs (PTK) ishin pun\u00ebsuar mbesa, vajza t\u00eb tez\u00ebs, bashk\u00ebshorte, f\u00ebmij\u00eb dhe motra t\u00eb grave t\u00eb politikan\u00ebve mujshar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cN\u00eb PTK punojn\u00eb edhe 4 familjar\u00eb t\u00eb ish-presidentit Fatmir Sejdiu, p\u00ebrkat\u00ebsisht dy djemt\u00eb dhe dy bashk\u00ebshortet e tyre\u201d, shkruante \u201cZ\u00ebri\u201d. Duket se k\u00ebtu fillon e mbaron ambicia e Sejdiut p\u00ebr pushtet: sigurimi i disa vendeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr klanin, qoft\u00eb ai familjar apo sh\u00ebrbyes!<\/p>\n<p><strong>Si n\u00eb Koren\u00eb e Veriut<\/strong><\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje Sejdiu nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb shumica e politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Rasti i ish-kryetarit kushtetut\u00ebshkel\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb specifik, pasi q\u00eb ai po p\u00ebrpiqet q\u00eb p\u00ebrmes intervistave bizare dhe p\u00ebrmes organizimit t\u00eb rebelimit t\u00eb trilluar n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb luhat\u00eb pozit\u00ebn e Isa Mustaf\u00ebs. Edhe pse Kuvendi i LDK-s\u00eb, me propozim t\u00eb Mustaf\u00ebs, e zgjodhi Fatmir Sejdiun kryetar nderi t\u00eb partis\u00eb, ai me sjelljet e tij po tregon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryetar i pandersh\u00ebm. Pik\u00ebs\u00ebpari ai nuk e respekton vendimin demokratik t\u00eb Kuvendit t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Mustaf\u00ebs kryetar. LDK mund t\u00eb kishte nj\u00eb kryetar edhe m\u00eb aktiv se Mustafa, por derisa ky \u00ebsht\u00eb i zgjedhur nga Kuvendi me mandat t\u00eb plot\u00eb, gjithsesi duhet t\u00eb respektohet. Por, a mund t\u00eb pritet respekt p\u00ebr procedura demokratike brendapartiake nga nj\u00eb profesor i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb e ka shkelur Kushtetut\u00ebn e vendit? Sejdiut nuk i ka askush faj p\u00ebr largimin e tij bukur t\u00eb turpsh\u00ebm nga skena politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij faji ai do ta kishte shlyer q\u00ebmoti sikur t\u00eb tregohej i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar realitetin dhe t\u00eb mos luante rolin e idhnakut, t\u00eb cilit, gjoja, i ka faj krejt bota. N\u00eb rrethe private Sejdiu flet p\u00ebr \u201ctradhtin\u00eb e Is\u00ebs\u201d, i cili pask\u00ebsh qen\u00eb aq i pashpirt dhe pask\u00ebsh pranuar t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb. K\u00ebso bro\u00e7kullash mund t\u00eb fliten vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. A ka veprim m\u00eb demokratik se sa t\u00eb ket\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kandidat p\u00ebr postin e kryetarit? Nuk ka! Koh\u00ebrat e nj\u00eb kandidati, nj\u00eb kongresi, nj\u00eb vendimi, nj\u00eb prij\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm \u2013 kan\u00eb kaluar. T\u00eb flas\u00ebsh \u201cp\u00ebr tradhtin\u00eb e Is\u00ebs\u201d dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb jetosh politikisht n\u00eb mesjet\u00eb. K\u00ebto koh\u00ebra shihen sot n\u00eb Koren\u00eb e Veriut dhe, natyrisht, n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb prir\u00eb nga Hashim Tha\u00e7i, lideri \u201cm\u00eb i votuar\u201d, prij\u00ebsi i p\u00ebrjetsh\u00ebm, sh\u00eblbuesi i vendit dhe halleheq\u00ebsi i pap\u00ebrtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e Fatmir Sejdiut p\u00ebr t\u00eb pushtuar me intriga postin e kreut t\u00eb LDK-s\u00eb jan\u00eb kobndjell\u00ebse dhe mund t\u00eb sjellin vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb re brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e re dometh\u00ebn\u00eb varrosje definitive e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shnd\u00ebrrim i saj n\u00eb pateric\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Ndoshta edhe ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i disa veteran\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan ta marrin partin\u00eb me vete te ajo hap\u00ebsira n\u00eb Dragodan nga e cila s\u2019kthehesh m\u00eb. Duket se pjesa m\u00eb e madhe e krer\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb dhe jo pak aktivist\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie vuajn\u00eb nga sindromi i Stockholmit: secili q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb tij humb ndikimin n\u00eb parti shkon dhe qahet e ankohet n\u00eb prehrin e Hashim Tha\u00e7it, i cili t\u00eb gjith\u00eb vajtuesit i rehaton me ndonj\u00eb post, sepse kjo qeveri ka m\u00eb shum\u00eb vende pune se sa q\u00eb Kosova ka popullsi.<\/p>\n<p>Parakusht p\u00ebr vend pune \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh ardhacak nga ndonj\u00eb parti dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb shkat\u00ebrrosh vatr\u00ebn t\u00ebnde politike. (Sindromi i Stockholmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7ori psikologjike, e cila shfaqet te personat e rr\u00ebmbyer. Viktima me kalimin e koh\u00ebs fillon t\u00eb ndiej\u00eb simpati dhe mir\u00ebkuptim p\u00ebr dorasin dhe t\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb). N\u00eb rastin e LDK-s\u00eb m\u00eb shum\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me viktima vullnetare dhe egoiste. Me Fatmir Sejdiun, kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb tani, LDK do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb nj\u00eb grupi q\u00eb kryesisht rrjedh nga rajoni i Llapit, por ata edhe k\u00ebt\u00eb nahije e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb tep\u00ebr pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p><strong>Larg \u00ebsht\u00eb Franca<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre betejave absurde brenda LDK-s\u00eb na shfaqen para syve shembuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1995 Partia Socialdemokrate e Gjermanis\u00eb (SPD) nuk ishte e k\u00ebnaqur me kryetarin e saj t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Rudolf Scharping. Kongresi treditor n\u00eb Mannheim (prej 14 deri m\u00eb 17 n\u00ebntor) m\u00eb shum\u00eb i ngjante nj\u00eb salle t\u00eb gjumit \u2013 derisa fjal\u00ebn e mori Oskar Lafontaine, i cili ia doli t\u00eb ringjall\u00eb entuziazmin e delegat\u00ebve dhe t\u2019i mobilizoj\u00eb p\u00ebr betej\u00ebn politike kund\u00ebr kancelarit konservativ Helmut Kohl. N\u00eb votimin e pastajm\u00eb Lafontaine fitoi postin e kryetarit t\u00eb SPD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Scharping e pranoi humbjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sportive, nuk u largua nga partia, madje n\u00eb vitin 1998 u b\u00eb minist\u00ebr i Mbrojtjes n\u00eb kabinetin e kancelarit Gerhard Schr\u00f6der dhe ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga fjalimi i Lafontaine me k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb kontekst t\u00eb LDK-s\u00eb, duhet ve\u00e7uar dy porosi: \u201c\u2026at\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019ia themi nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb fytyr\u00eb, nuk duhet t\u2019ia besojm\u00eb as gazetar\u00ebve n\u00eb biseda konfidenciale\u201d. Dhe porosia tjet\u00ebr: \u201cPasi ne k\u00ebtu t\u00eb kemi debatuar dhe t\u00eb kemi marr\u00eb vendime t\u00eb qarta, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb stil i mir\u00eb q\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimeve, n\u00eb biseda prapa perdeve apo publikisht ta diskreditojn\u00eb shumic\u00ebn si jo t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr qeverisje. K\u00ebt\u00eb duhet ta harrojm\u00eb\u201d. Fatmir Sejdiu do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u2019i merrte p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebto mesazhe gjermane.<\/p>\n<p>Ja edhe nj\u00eb shembull tjet\u00ebr, k\u00ebsaj radhe nga Franca. Se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb demokracia brendapartiake para pak dit\u00ebsh na e d\u00ebshmuan socialist\u00ebt francez\u00eb (Parti socialiste). Ata vendos\u00ebn t\u00eb pyesin baz\u00ebn se kush duhet t\u00eb jet\u00eb kandidati socialist n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr president t\u00eb vendit, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen n\u00eb pranver\u00eb 2012. Disa kandidat\u00eb dol\u00ebn n\u00eb zgjedhje partiake. Dy prej tyre mor\u00ebn m\u00eb s\u00eb shumti vota: Fran\u00e7ois Hollande dhe Martine Aubry. N\u00eb raundin e dyt\u00eb fitoi Hollande. Dhe Aubry e pranoi verdiktin demokratik, duke deklaruar se do ta mb\u00ebshteste kandidatin socialist n\u00eb fushat\u00ebn e tij elektorale p\u00ebr postin e presidentit t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga kjo bot\u00eb politike jan\u00eb larg si LDK ashtu edhe PDK, por edhe partit\u00eb e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrpjekjet e Fatmir Sejdiut p\u00ebr t\u00eb pushtuar me intriga postin e kreut t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb kobndjell\u00ebse dhe mund t\u00eb sjellin vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb reja brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e re dometh\u00ebn\u00eb varrosje definitive e LDK-s\u00eb dhe shnd\u00ebrrim i saj n\u00eb pateric\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Kambanat e alarmit po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11266","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrpjekjet e Fatmir Sejdiut p\u00ebr t\u00eb pushtuar me intriga postin e kreut t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb kobndjell\u00ebse dhe mund t\u00eb sjellin vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb reja brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e re dometh\u00ebn\u00eb varrosje definitive e LDK-s\u00eb dhe shnd\u00ebrrim i saj n\u00eb pateric\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Kambanat e alarmit po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-02T00:22:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-11-02T00:22:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/\"},\"wordCount\":2290,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/fatmir_sejdiu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/\",\"name\":\"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/fatmir_sejdiu.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-02T00:22:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/fatmir_sejdiu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/fatmir_sejdiu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"P\u00ebrpjekjet e Fatmir Sejdiut p\u00ebr t\u00eb pushtuar me intriga postin e kreut t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb kobndjell\u00ebse dhe mund t\u00eb sjellin vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb reja brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. Nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e re dometh\u00ebn\u00eb varrosje definitive e LDK-s\u00eb dhe shnd\u00ebrrim i saj n\u00eb pateric\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Kambanat e alarmit po [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-02T00:22:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb","datePublished":"2011-11-02T00:22:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/"},"wordCount":2290,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/","name":"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg","datePublished":"2011-11-02T00:22:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/fatmir_sejdiu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryetari-i-pandershem-i-ldk-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryetari i pandersh\u00ebm i LDK-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11266"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11266\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}