{"id":1126,"date":"2013-02-23T06:50:56","date_gmt":"2013-02-23T05:50:56","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1126"},"modified":"2013-02-23T06:50:56","modified_gmt":"2013-02-23T05:50:56","slug":"krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/","title":{"rendered":"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Jakup Krasniqi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg\" width=\"200\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>22 Shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, <strong>Jakup Krasniqi<\/strong>, ish sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr medie ka theksuar se q\u00ebndron vendosm\u00ebrisht n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb letr\u00ebn e 25 janarit 2013, ku ka theksuar qart\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb as pjes\u00ebtar e as pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kongresit t\u00eb quajtur Konventa VI Zgjedhore e PDK-s\u00eb. Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb PDK nuk ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb eliminuar njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb votuar nga qytetar\u00ebt e ngritur njer\u00ebz t\u00eb verifikuar vet\u00ebm si servil\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund ta gjeni deklarat\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb kryeparlamentarit Krasniqi.<\/p>\n<p>Nisur nga p\u00ebshp\u00ebrimat e hamend\u00ebsimet mediale, her\u00eb me z\u00eb e her\u00eb pa z\u00eb, e ndiej t\u00eb nevojshme q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb ta njoftoj an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e PDK-s\u00eb dhe opinionin publik se q\u00ebndroj vendosm\u00ebrisht n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb letr\u00ebn e 25 janarit 2013 ku kam theksuar qart\u00eb se nuk d\u00ebshiroj t\u00eb jem as pjes\u00ebtar e as pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kongresit t\u00eb quajtur Konventa VI Zgjedhore e PDK-s\u00eb (sikund\u00ebr edhe u provua).<\/p>\n<p>Pas zgjedhjes (pa vullnetin dhe pranin\u00eb time n\u00eb K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb k\u00ebsaj partie) e ndiej t\u00eb nevojshme q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebris se n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb jem pjes\u00eb e atyre strukturave q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet antistatutore. Zgjedhjet e zhvilluara koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb PDK, n\u00eb asnj\u00eb nivel nuk qen\u00eb t\u00eb rregullta, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Kongresin Zgjedhor t\u00eb saj. Rrjedhimisht k\u00ebsaj, un\u00eb nuk e njoh as \u201cproduktin\u201d e k\u00ebtij procesi \u201czgjedhor\u201d finalizuar nga nj\u00eb Konvent\u00eb jolegjitime.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb njeri me vokacion politikani p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, vazhdoj me k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi konsulenca, interesime dhe shestime idesh me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme t\u00eb partis\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb interesuar t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb presin ndryshime pozitive n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb presin nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, ndryshe nga \u00e7far\u00eb e kishim deri tani. Gjithnj\u00eb p\u00ebr aq sa ka hap\u00ebsir\u00eb e mund\u00ebsi veprimi n\u00eb rrethana t\u00eb k\u00ebtilla, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb shp\u00ebrthehen pa nj\u00eb kultur\u00eb demokratike t\u00eb reagimit qytetar\u00eb p\u00ebr ndryshime t\u00eb thella e pozitive n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju siguroj, me k\u00ebt\u00eb rast, se asnj\u00eb veprim nuk e b\u00ebj udh\u00ebhequr nga ndjenja e inatit apo interesit personal, por, para s\u00eb gjithash, nga parimi i interesit t\u00eb vendit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr zhvillim, integrim dhe sundim rendi e ligji.<br \/>\nKosova sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ka nevoj\u00eb imediate p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore dhe p\u00ebr nj\u00eb menaxhim ndryshe t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare (njer\u00ebzore e materiale). Jam i bindur se n\u00eb k\u00ebto fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, ka pasur shum\u00eb keqp\u00ebrdorime. \u00cbsht\u00eb koha e fundit q\u00eb k\u00ebto dukuri t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb nd\u00ebrpriten, sikund\u00ebr jam thell\u00ebsisht i bindur se kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa mb\u00ebshtetje e vullnet qytetar.<\/p>\n<p>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm, nd\u00ebrkaq, se partia t\u00eb cil\u00ebn e kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku me shum\u00eb mund e angazhim, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq, \u00ebsht\u00eb uzurpuar padrejt\u00ebsisht dhe p\u00ebr interesa krejt personale e klanore dhe jasht\u00eb \u00e7do procedure demokratike. Edhe kryesia e em\u00ebruar e PDK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb legjitime, rrjedhimisht as an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb nj\u00eb takim formal ku u ftuan an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb K\u00ebshilli Drejtues, po ashtu t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb votim i dyshimt\u00eb, num\u00ebruar e radhitur sipas preferencave p\u00ebr tre dit\u00eb, pas nj\u00eb votimi t\u00eb mbajtur n\u00ebn sigl\u00ebn e Konvent\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb, (konvent\u00eb q\u00eb nuk dihet se n\u00eb \u00e7\u2019rrethana u em\u00ebrua si e till\u00eb n\u00eb Hotelin Emerald, m\u00eb 26 janar 2013) disa dit\u00eb para mbajtjes formale t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mund t\u00eb jem produkt spekulativ i nj\u00eb veprimtarie t\u00eb till\u00eb fund e krye t\u00eb paqart\u00eb dhe t\u00eb dyshimt\u00eb e, mbase, edhe diversive!<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, Kryesia e em\u00ebruar nga nj\u00eb njeri dhe e miratuar me aklamacion (vullnet t\u00eb detyruesh\u00ebm) nga t\u00eb gjith\u00eb, duket si nj\u00eb dhurat\u00eb e shefit p\u00ebr t\u00eb preferuarit e tij, ku edhe emri im \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb padrejt\u00ebsisht dhe vet\u00ebm p\u00ebr spekulim publik, si nj\u00eb poz\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsie e m\u00ebshirimi.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk pranoj \u201cdhurata\u201d t\u00eb tilla dhe nuk m\u00eb nderon radhitja e emrit tim n\u00eb nj\u00eb forum t\u00eb pazgjedhur dhe t\u00eb em\u00ebruar arbitrarisht, ku shefi ndan\u00eb poste partiake (ashtu si ka ndar\u00eb edhe poste qeveritare), si dhurata e l\u00ebmosha n\u00ebn petkun e solemnitetit, pa asnj\u00eb kund\u00ebrshtim nga t\u00eb pranishmit. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb un\u00eb e quaj fatkeq\u00ebsi politike p\u00ebr partin\u00eb e p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e ndersh\u00ebm t\u00eb saj.<br \/>\nKategoria e k\u00ebtill\u00eb e \u201cm\u00ebshirimit\u201d dhe e \u201czem\u00ebrgjer\u00ebsis\u00eb\u201d p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim. Gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebtilla, edhe n\u00eb rrethana m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb jet\u00ebn time, kurr\u00eb nuk kam pranuar dhe as i pranoj, sikund\u00ebr nuk e njoh as e pranoj d\u00ebnimin e till\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi kam shprehur haptazi q\u00ebndrimin tim dhe kam denoncuar vendosm\u00ebrisht devijimin q\u00eb po b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Kongresi Zgjedhor n\u00eb PDK, i cili vet\u00ebm me zgjedhje nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe n\u00eb asnj\u00eb nivel t\u00eb organizimit zgjedhor.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs dhe imponojn\u00eb vullnetin e T\u00eb madh\u00ebrishmit pa alternativ\u00eb, jan\u00eb vet\u00ebm manipulues t\u00eb publikut dhe mbi t\u00eb gjitha keqtrajtues t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndershme t\u00eb PDK-s\u00eb. Ky as ka qen\u00eb e as \u00ebsht\u00eb vullneti i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PDK-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, gjoja zgjedhor, \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta m\u00eb elementare e njeriut n\u00eb demokraci p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i zgjedhur dhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur! K\u00ebtu natyrsh\u00ebm shtrohet pyetja: Njer\u00ebzit e em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00e7far\u00eb perspektive ofrojn\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr institucionet demokratike t\u00eb shtetit q\u00eb drejtojn\u00eb, p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb e t\u2019i integrojn\u00eb n\u00eb institucionet euroatlantike!?<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Nga e gjith\u00eb kjo m\u00eb rezulton se n\u00eb Partin\u00eb Demokratike nuk ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb eliminuar njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb votuar nga qytetar\u00ebt e ngritur njer\u00ebz t\u00eb verifikuar vet\u00ebm si servil\u00eb. Rrjedhimisht del se PDK-ja \u00ebsht\u00eb uzurpuar p\u00ebr t\u00eb imponuar pushtet mbi njer\u00ebzit, pse jo edhe mbi pasurin\u00eb e kombit. N\u00ebse nuk qe e mundur t\u2019i largojm\u00eb uzurpator\u00ebt me nj\u00eb proces t\u00eb rregullt zgjedhor, un\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn nuk pranova t\u00eb jem pjes\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Kur i k\u00ebrkuan Dantes t\u00eb kthehej n\u00eb vendlindje pas d\u00ebbimit, ai tha: \u201cN\u00ebse nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb kthimit n\u00eb Firenc\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshtrimit e p\u00ebruljes, asaj rruge nuk do t\u00eb kthehem kurr\u00eb\u201d. Edhe n\u00eb rastin ton\u00eb, rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara me dinjitet, \u00ebsht\u00eb t\u00eb ecurit vertikalisht p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb lart\u00eb politik, njer\u00ebzor e demokratik.<\/p>\n<p>Vendimet e v\u00ebshtira q\u00eb nuk varen nga individi duan koh\u00eb dhe maturi p\u00ebr tu marr\u00eb. Duke i q\u00ebndruar besnik parimit t\u00eb transparenc\u00ebs zotohem se n\u00eb koh\u00ebn e duhur do ta b\u00ebj publik veprimin tim t\u00eb m\u00eb tejsh\u00ebm politik, gjithnj\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetarit t\u00eb Kosov\u00ebs. \/<em>Telegrafi<\/em>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 22 Shkurt 2013 Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Jakup Krasniqi, ish sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr medie ka theksuar se q\u00ebndron vendosm\u00ebrisht n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb letr\u00ebn e 25 janarit 2013, ku ka theksuar qart\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb as pjes\u00ebtar e as pjes\u00ebmarr\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 22 Shkurt 2013 Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Jakup Krasniqi, ish sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr medie ka theksuar se q\u00ebndron vendosm\u00ebrisht n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb letr\u00ebn e 25 janarit 2013, ku ka theksuar qart\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb as pjes\u00ebtar e as pjes\u00ebmarr\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-23T05:50:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura\",\"datePublished\":\"2013-02-23T05:50:56+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-23T05:50:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\"},\"wordCount\":1304,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\",\"name\":\"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-23T05:50:56+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-23T05:50:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 22 Shkurt 2013 Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Jakup Krasniqi, ish sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr medie ka theksuar se q\u00ebndron vendosm\u00ebrisht n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb letr\u00ebn e 25 janarit 2013, ku ka theksuar qart\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb as pjes\u00ebtar e as pjes\u00ebmarr\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-23T05:50:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura","datePublished":"2013-02-23T05:50:56+00:00","dateModified":"2013-02-23T05:50:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/"},"wordCount":1304,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/","name":"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg","datePublished":"2013-02-23T05:50:56+00:00","dateModified":"2013-02-23T05:50:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/jakup_krasniqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-ne-pdk-ska-pasur-zgjedhje-por-emerime-te-parapergatitura\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Krasniqi: N\u00eb PDK s\u2019ka pasur zgjedhje, por em\u00ebrime t\u00eb parap\u00ebrgatitura"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}