{"id":11178,"date":"2011-10-27T21:46:34","date_gmt":"2011-10-27T20:46:34","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=11178"},"modified":"2011-10-27T21:46:34","modified_gmt":"2011-10-27T20:46:34","slug":"edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/","title":{"rendered":"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Edi Rama<\/strong>, <em>28.10.2011<\/em><\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjitha sharjet publike t\u00eb Kryeministrit<\/strong><\/p>\n<p>Kjo e familjes ka qen\u00eb nj\u00eb lajtmotiv i pandar\u00eb i yryshit politik t\u00eb Saliut qyshse Ramiz Alia ua b\u00ebri peshqesh student\u00ebve n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990 sekretarin e devotsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, enveristin e paepur dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin e palodhur t\u00eb Byros\u00eb Politike. M\u00eb vjen nd\u00ebrmend k\u00ebtu sesi n\u00eb ato pak minuta, Lavdi Zotit s&#8217;qen\u00eb as gjysm\u00eb ore, q\u00eb q\u00ebndrova n\u00eb zyr\u00ebn e Partis\u00eb s\u00eb sapoformuar Demokratike, pas nj\u00eb rast\u00ebsie jet\u00ebsore q\u00eb m\u00eb mbajti larg p\u00ebr disa dite nga vendi i shp\u00ebrthimit t\u00eb revolt\u00ebs studentore kund\u00ebr regjimit q\u00eb prej koh\u00ebsh e \u00ebnd\u00ebrroja p\u00ebrtok\u00eb e prej disa vitesh e luftonim sa e si mundnim n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, ky Doktori i Byros\u00eb Politike lexonte draftdeklarat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr shtyp t\u00eb PD-s\u00eb ku d\u00ebnoheshin &#8220;huligan\u00ebt e Shkodr\u00ebs&#8221; dhe lart\u00ebsohej &#8220;figura demokratizuese e Presidentit Alia&#8221;, pastaj t\u00eb nes\u00ebrmen kur i tha n\u00eb prapasken\u00ebn e mitingut te Qyteti Studenti, Ardian Klosit \u201cTi s\u2019mund t\u00eb flas\u00ebsh se e ke pasur gjyshin bej dhe bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn k\u00ebrkoni t\u00eb nxirrni nga birucat llumin e shoq\u00ebris\u00eb, plehrat e kombit q\u00eb guxoni i quani edhe t\u00eb burgosur politik\u00eb!\u201d, pastaj kur censuroi n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Rilindja Demokratike&#8221; peticionin e n\u00ebnshkruar dit\u00ebn e &#8220;Refleksioneve&#8221; tona bashk\u00eb me t\u00eb burgosurin politik, shkrimtarin Kasem Trebeshina, nga treqind e ca student\u00eb, pedagog\u00eb e qytetar\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr rishikimin e figur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe lirimin e t\u00eb burgosurve politik\u00eb, pak dit\u00eb m\u00eb pas kur donte t\u00eb na pengonte Ardianin, Kasemin e mua, t\u00eb flisnim n\u00eb mitingun ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u godit n\u00eb fjal\u00ebn time hapur n\u00eb shesh figura e Enverit, te stadiumi &#8220;Qemal Stafa&#8221;, ku na e drejtoi gishtin n\u00eb sy pa u mbledhur ende njer\u00ebzit duke na th\u00ebn\u00eb \u201cJu s&#8217;mund t\u00eb merrni fjal\u00ebn sot, se s&#8217;kemi k\u00ebrkuar leje n\u00eb polici p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Prandaj po erdhi t&#8217;ju marr\u00eb policia, largohuni pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb&#8221;, e duke ikur, i tha dikujt t\u00eb na thoshte se aty ishte e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha, \u201caq m\u00eb tep\u00ebr nga ata t\u00eb dy\u201d, medemek nga ne \u201cdjemt\u00eb e nomenklatur\u00ebs\u201d, dhe pastaj dit\u00eb e p\u00ebrdit\u00eb kur ia nisi politik\u00ebs me lib\u00ebr sht\u00ebpie, me nj\u00ebmij\u00eb v\u00ebllime, vite me radh\u00eb, kund\u00ebr kujtdo i dilte rrug\u00ebs p\u00ebrpara me n\u00ebn\u00eb, grua, mot\u00ebr, djal\u00eb, vajz\u00eb, v\u00eblla, xhaxha, hall\u00eb, daj\u00eb, teze, kunet\u00ebr, baxhanak\u00eb, kush\u00ebrinj t\u00eb par\u00eb, t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb shtat\u00eb, t\u00eb qen\u00eb e t\u00eb paqen\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, t\u00eb njohur a t\u00eb panjohur, me shok\u00eb e me miq, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb a t\u00eb sajuar, ose n\u00eb bllok t\u00eb gjith\u00ebve vras\u00ebs, zagar\u00eb, qen, bushtra, kusar\u00eb, kollovar\u00eb, hajdut\u00eb, makut\u00eb, pervers\u00eb, pusho ti, homoseksual\u00eb, kriminel\u00eb, kafsh\u00eb, grabitqar\u00eb, truthar\u00eb, prostituta, pusho ti, komunist\u00eb, gjak\u00ebsor\u00eb, pa atdhe, pa familje, t\u00eb pafe, ik ore, spiun\u00eb, denonciator\u00eb, terrorist\u00eb, pu\u00e7ist\u00eb, bandit\u00eb, kastravec, persekutor\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, genocidist\u00eb, vemje, tradhtar\u00eb, shko more, imoral\u00eb, drogaxhinj, delenxhinj, gjarp\u00ebrinj, faqezinj, trafikant\u00eb, mafioz\u00eb, p\u00ebrdhunues, zemunllar\u00eb, kumbar\u00eb, qepe se dhe aty do dal, minj, zullumzinj, dit\u00ebzinj, bixhozxhinj, k\u00ebp\u00ebdar\u00eb, kok\u00ebpalar\u00eb, oktapodh, dhi, ikni ore, kak\u00ebrdhi, laraska, bag\u00ebti, mot\u00ebrshar\u00eb, pisa, leshp\u00ebrgjakur, barkf\u00eblliqur, zorr\u00ebtrashur, belp\u00ebrdredhur, ik ti t\u00eb thash\u00eb, turiqen, mbylle goj\u00ebn, turimi, turik\u00ebpuc\u00eb, trupeshk, pis pisi, turitepsi, turikazan, mjeran\u00eb, shpirtkatran, shpirtakrepa, shpirtkaz\u00ebm, surratmajmun, jua them un\u00eb m\u00eb mir\u00eb mos ua them, lecka, plehra, legen, fare hajvan\u00eb, trunguj fare, kok\u00ebsahan\u00eb, der\u00ebzinj, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, shpirtzinj, mendjendryshkur, mendjekallp, mendjefyej, pushoni aty se s&#8217;dua t&#8217;ju fyej, Ilapallapa, rrecka rrug\u00ebsh, ju b\u00ebj qepaze, narkoman\u00eb, kopila, verdhacuke, t\u00eb zgjebosur, t\u00eb p\u00ebrdhosur, turivi\u00e7a, thithlopa, in\u00e7estual\u00eb, palikar\u00eb, gradhunues, pushkatues, dobi\u00e7a, t\u00eb damkosur, \u00e7\u2019jini ju ore, t\u00eb shitur, t\u00eb bab\u00ebzitur, t\u00eb mbaruar, t\u00eb pakallur, t\u00eb pashpirt, t\u00eb pangopur, e dini ju e dini po tani m\u00eb lini, idiot\u00eb, uritha, laskare, pusho mor kretin aty do dal, dement\u00eb, defi\u00e7ent\u00eb, zuska, t\u00eb tredhur, lin\u00e7ues, torturues, t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb, shpirtvjedhur, shpirtbler\u00eb, shpirtshitur, skizofren\u00eb, qelb\u00ebsa, qurravec\u00eb, ndyr\u00ebsira, pizeveng, pala\u00e7o, piskuriqa, s&#8217;dua t&#8217;ua them t\u00eb gjitha, lakuriqa, pastaj sigurisht e kujtoj kur e vuri familjen time p\u00ebr vite n\u00eb maj\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe kur dy vjet m\u00eb par\u00eb, u l\u00ebshua me kuturisjen e t\u00eb marrit nga foltorja e Parlamentit vrik pas n\u00ebn\u00ebs sime t\u00eb gjor\u00eb q\u00eb edhe qepjen nga pas me mikrofon t\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb dal\u00eb duarsh kishte mangut n\u00eb per\u00ebndimin e jet\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Iu qep Saliu sime m\u00ebje e i ul\u00ebrinte i \u00e7ak\u00ebrgjosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motrave e n\u00ebnave shqiptare, t\u00eb tregonte se kush isha un\u00eb, thuaju zonj\u00eb q\u00eb ke dhjet\u00eb vjet q\u00eb e kuron p\u00ebr skizofreni t\u00ebt bir, e dim\u00eb mir\u00eb ne t\u00eb dy dhe ata koleg\u00ebt tan\u00eb mjek\u00eb, thuaju si t\u00eb rrihte yt bir dhe t\u00eb nxirrte rrug\u00ebve t\u00eb lagjes me k\u00ebmish\u00eb nate, tregoju t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn vajzave shqiptare, se si un\u00eb dhunoja grat\u00eb, se si iknin t\u00eb lemerisura nga sht\u00ebpia kur u futesha n\u00eb dyshek shok\u00ebve t\u00eb mi, se si i kisha thyer nofullat e b\u00ebr\u00eb hund\u00ebt gjak gruas n\u00eb publik, fol zonj\u00eb, e k\u00ebto ia k\u00ebrkonte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grave e vajzave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00ebrbimin e persekutor\u00ebve t\u00eb regjimit t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb e shiste p\u00ebr prekje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb sedr\u00ebn e kryefamiljarit, burrit namuzl\u00ebnduar t\u00eb zakonit, shqiptarit t\u00eb cenuar te familja e f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb b\u00ebnin transparenc\u00eb mbi p\u00ebrzierjen e njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e paudha t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pika e zez\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb se shum\u00ebkujt kjo i duket normale, e shajn\u00eb nga sht\u00ebpia i shan nga sht\u00ebpia, s&#8217;ka faj i shkreti, ia nxin\u00eb jet\u00ebn, m\u00eb tha Fevziu nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb un\u00eb e, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim n\u00eb momente vlimi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kazanit t\u00eb Parlamentit, askush nd\u00ebr ne, opozita e sotme q\u00eb prej opozit\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebshtyr\u00eb me vite n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb rruga\u00e7\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me familjen e tij, me \u00e7\u2019b\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn e me jet\u00ebn e vet gruaja, vajza a djali i tij apo ai vet\u00eb, po vet\u00ebm me shprehjet e dokumentuara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit b\u00ebrtit\u00ebs q\u00eb tregon se si jo opozita, po Saliu lidh tryez\u00ebn e qeveris\u00eb me barkun e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk jam marr\u00eb e s\u2019do t\u00eb merrem i gjall\u00eb me jet\u00ebt private t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, kund\u00ebrshtari p\u00ebr mua s\u2019\u00ebsht\u00eb njeriu po vizioni, argumentet, sjelljet e veprimet politike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta, t\u00eb ndryshme, t\u00eb paafrueshme me t\u00eb miat, asnj\u00ebher\u00eb s\u2019kam dashur t\u00eb di se sa t\u00eb lumtur a t\u00eb palumtur jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, n\u00ebse ndahen e rimartohen apo dashurohen pa u martuar ose puthen e p\u00ebrputhen t\u00eb padashuruar, si jetojn\u00eb e bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00ebn \u00e7atit\u00eb e tyre ku, sipas meje, askush s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb vrim\u00ebn e \u00e7el\u00ebsit, s\u2019u kam uruar kurr\u00eb fatkeq\u00ebsira, s\u00ebmundje, probleme me f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebrkundrazi uroj q\u00eb t\u00eb mos shohin ndonj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat e jet\u00ebs personale q\u00eb fati ka dashur t&#8217;i provoj vet\u00eb e assesi pastaj t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb vet\u00eb s\u2019do t\u00eb doja kurr\u00eb t\u2019i shihja t\u00eb kap\u00ebrcenin pragun e sht\u00ebpis\u00eb sime e t\u00eb preknin n\u00ebn\u00ebn, gruan, f\u00ebmij\u00ebt apo t\u00eb dashurit e mi t\u00eb zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>Politika e futja e hund\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tjetrit, e sulmeve mbi jet\u00ebn personale e ndaj lidhjeve t\u00eb gjakut t\u00eb tjetrit, denigrimit e p\u00ebrgojimit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb kund\u00ebrshtarit, e sulmit gojor n\u00eb front ndaj nj\u00eb grupi shoq\u00ebror a ndaj vet\u00eb opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mjet i regjimeve, i satrap\u00ebve e i hajvan\u00ebve q\u00eb kund\u00ebrshtarin e konsiderojn\u00eb armik p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb, torturuar, shkat\u00ebrruar me gjithsej, nd\u00ebrsa politika q\u00eb ngre problemet e abuzimit t\u00eb funksioneve publike p\u00ebrmes konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebrzierjes s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb gjakut n\u00eb vendimmarrjet gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs publike, p\u00ebrfitimeve t\u00eb nxjerra si familje a si tribu ose klan nga shp\u00ebrdorimi i postit zyrtar, \u00ebsht\u00eb normalitet demokratik, shprehje e s\u00eb drejt\u00ebs publike, mbrojtje e parimeve e vlerave t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb Republike Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs demokratike mund t\u00eb ishin d\u00ebgjuar nga foltorja e Parlamentit, tryeza e qeveris\u00eb a tribunat publike rrakashprehje me lib\u00ebr sht\u00ebpie e llafangjosje t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb nxjerr\u00eb jatagan para popullit si ato t\u00eb Saliut e t\u00eb tallagjares s\u00eb tij Jozefin\u00eb, s\u00eb bashku me ministra e deputet\u00eb tellall\u00eb q\u00eb u b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb fjalim m\u00eb fjalim e studio m\u00eb studio, p\u00ebr t\u00eb damkosur kund\u00ebrshtarin si njeri jo si alternativ\u00eb, dhe n\u00eb cil\u00ebn jet\u00eb politike e publike t\u00eb nj\u00eb vendi v\u00ebrtet demokratik opozita s\u2019do t\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb alarmin p\u00ebr kapjen e segmenteve t\u00eb shtetit e t\u00eb vendimmarrjes nga njer\u00ebzit e familjes e s\u00eb kryeministrit, t\u00eb kryetarit t\u00eb Parlamentit a t\u00eb ministrave, apo p\u00ebr skandalet me pasurit\u00eb e me parat\u00eb publike, ku do t\u00eb dilnin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb familjar\u00eb e klient\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb funksionar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit?<\/p>\n<p>Ku, n\u00eb \u00e7far\u00eb pike t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb do t\u00eb ndodhte q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb merreshin me trupin e nj\u00ebri-tjetrit, me baban\u00eb, n\u00ebn\u00ebn, gruan, vajz\u00ebn, djalin, motr\u00ebn a v\u00ebllain e nj\u00ebri-tjetrit kur askush nga k\u00ebta s&#8217;do t\u00eb kishte lidhje e as pun\u00eb me pun\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik u cakton kund\u00ebrshtar\u00ebve n\u00eb qeveri a opozit\u00eb, po nj\u00ebkoh\u00ebsisht ku, n\u00eb \u00e7\u2019vend, mund t\u00eb ndodhte n\u00eb aren\u00ebn politike t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt t\u00eb mos merreshin me cenimin e interesit publik p\u00ebrmes fuqis\u00eb s\u00eb pushtetit t\u00eb deleguar informalisht p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb gjakut? Si mund t\u00eb ndodhte n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar, q\u00eb pas derdhjes s\u00eb t\u00ebr\u00eb mynxyrave mendore t\u00eb kryeministrit gjuhust\u00ebr mbi t\u00eb \u00ebm\u00ebn e kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs, gruaja e moshuar e dhunuar verbalisht nga kryetari i qeveris\u00eb t\u00eb dhunohej moralisht edhe n\u00eb gjykat\u00eb, me motivacionin q\u00eb kur zgjidhi goj\u00ebn nga zinxhir\u00ebt e etik\u00ebs, kryeministri ishte n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, prandaj padia p\u00ebr shpifje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs nuk q\u00ebndron?<\/p>\n<p>Askund, n\u00eb asnj\u00eb rast, p\u00ebr asnj\u00eb arsye politike n\u00eb bot\u00eb, njerzill\u00ebku nuk ia l\u00eb vendin kafsh\u00ebris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike e politike t\u00eb cilitdo vendi, ku votohet lirisht e ku njer\u00ebzit kund\u00ebrvendosen n\u00eb frontet e alternativave jo n\u00eb barrikadat e g\u00ebrdis\u00eb gojore, ashtu sikund\u00ebr as q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb nj\u00eb kryegjyqtare e lart\u00eb si Ariana Fullani q\u00eb, p\u00ebrba11\u00eb nj\u00eb gruaje pensioniste si n\u00ebna ime &#8230;<\/p>\n<p>(<em>Kjo cop\u00ebz \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur ekskluzivisht p\u00ebr lexuesit e www.edirama.al<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama, 28.10.2011 T\u00eb gjitha sharjet publike t\u00eb Kryeministrit Kjo e familjes ka qen\u00eb nj\u00eb lajtmotiv i pandar\u00eb i yryshit politik t\u00eb Saliut qyshse Ramiz Alia ua b\u00ebri peshqesh student\u00ebve n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990 sekretarin e devotsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, enveristin e paepur dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin e palodhur t\u00eb Byros\u00eb Politike. M\u00eb vjen nd\u00ebrmend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11178","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Edi Rama, 28.10.2011 T\u00eb gjitha sharjet publike t\u00eb Kryeministrit Kjo e familjes ka qen\u00eb nj\u00eb lajtmotiv i pandar\u00eb i yryshit politik t\u00eb Saliut qyshse Ramiz Alia ua b\u00ebri peshqesh student\u00ebve n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990 sekretarin e devotsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, enveristin e paepur dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin e palodhur t\u00eb Byros\u00eb Politike. M\u00eb vjen nd\u00ebrmend [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-27T20:46:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha\",\"datePublished\":\"2011-10-27T20:46:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/\"},\"wordCount\":1952,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_rama_berisha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/\",\"name\":\"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_rama_berisha.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-27T20:46:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_rama_berisha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_rama_berisha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Edi Rama, 28.10.2011 T\u00eb gjitha sharjet publike t\u00eb Kryeministrit Kjo e familjes ka qen\u00eb nj\u00eb lajtmotiv i pandar\u00eb i yryshit politik t\u00eb Saliut qyshse Ramiz Alia ua b\u00ebri peshqesh student\u00ebve n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990 sekretarin e devotsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, enveristin e paepur dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin e palodhur t\u00eb Byros\u00eb Politike. M\u00eb vjen nd\u00ebrmend [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-27T20:46:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha","datePublished":"2011-10-27T20:46:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/"},"wordCount":1952,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/","name":"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg","datePublished":"2011-10-27T20:46:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_rama_berisha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-publikon-nje-pjese-te-librit-kurban\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Edi Rama: Berisha thoshte se \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb shahej Enver Hoxha"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11178\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}