{"id":11138,"date":"2011-10-24T22:08:33","date_gmt":"2011-10-24T21:08:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=11138"},"modified":"2011-10-24T22:08:33","modified_gmt":"2011-10-24T21:08:33","slug":"egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/","title":{"rendered":"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>24 Tetor 2011<\/em><\/p>\n<p>Mu kujtua Berisha tri vjet m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa po mbyllej nj\u00eb seanc\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb parlament, Berisha e mori fjal\u00ebn si rast\u00ebsisht nga fundi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e mundonte. Ben Blushi kishte botuar romanin e tij t\u00eb par\u00eb, i cili u b\u00eb shum\u00eb popullor dhe ai nuk mund ta pranonte.<\/p>\n<p>-Sa p\u00ebr romanin e atij zot\u00ebris\u00eb, tha- ju siguroj se ja ka vjedhur gjyshit. Po, po, e di un\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, e ka pas\u00eb gjyshi dor\u00ebshkrim dhe ai ja ka vjedhur. E di un\u00eb, e ka pasur vjedhjen ves ai q\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u2026 l\u00ebre mos m\u00eb thuaj mua ti, kupton apo jo..\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja thuajse banale, pak duke qeshur e pak duke b\u00ebr\u00eb lolon, \u00ebsht\u00eb e fresk\u00ebt p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb parlamenti dhe q\u00eb e kan\u00eb rikujtuar m\u00eb von\u00eb. Mu kujtua ky gjest sot, kur foli p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr ende t\u00eb pabotuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs. At\u00ebher\u00eb Ben Blushi i dukej armik dhe duhej quajtur hajdut, tashm\u00eb i duket m\u00eb i af\u00ebrt dhe i dashur dhe quhet i talentuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Blushi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka qen\u00eb dhe librat e tij kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin standard, \u00e7ka minimalisht trego se ai i shkruan vet\u00eb dhe i shkruan mir\u00eb. Gjyshi i tij, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka qen\u00eb shkrimtar shum\u00eb mediok\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb m\u00eb mediokri i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb realizmit socialist, dhe n\u00ebse do t\u2019i ngjante atij Blushi, do t\u00eb ishte af\u00ebrsisht n\u00eb nivelin e Berish\u00ebs sa i p\u00ebrket fantazis\u00eb dhe artikulimit.<\/p>\n<p>Por, Berisha u pa s\u00ebrish i shqet\u00ebsuar nga nj\u00eb lib\u00ebr. Nj\u00eb lib\u00ebr i Edi Ram\u00ebs, kund\u00ebrshtar i tij. N\u00eb kultur\u00ebn politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, b\u00ebrja e nj\u00eb libri nga nj\u00eb politikan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i ri, natyrisht i p\u00ebrqafuar nga p\u00ebrvojat per\u00ebndimore. Politikan\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb p\u00ebrmes librave dhe shpesh kan\u00eb ndri\u00e7uar identitetin e tyre p\u00ebrmes librave. Obama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i fresk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri kjo tradit\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb se v\u00ebrtet\u00ebs ka ithtar\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama ka botuar disa libra deri m\u00eb sot, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr politik\u00ebn e tij dhe p\u00ebrvoj\u00ebn si politikan. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb guxon t\u00eb shikoj\u00eb \u00e7ka b\u00ebr\u00eb dhe ta ndaj\u00eb at\u00eb me ne. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb e kan\u00eb politikan\u00ebt e hapur, ata q\u00eb nuk kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb kok\u00ebn pas t\u00eb shikojn\u00eb \u00e7ka ndodhur n\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa shkruajta di\u00e7ka p\u00ebr librin e Spartak Ngjel\u00ebs. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan shqiptar q\u00eb nuk shkruan dot nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr veten e tij. E do shum\u00eb at\u00eb lib\u00ebr, i shfaqet n\u00eb gjum\u00eb, e d\u00ebshiron, e prek dhe e shfleton n\u00eb vizionet e tij apokaliptike, para krizave t\u00eb persiatjeve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, por nuk e shkruan dot. Nuk guxon as ta p\u00ebrfytyroj\u00eb t\u00eb shkruar. Si \u00e7do njeri q\u00eb e ka ngritur jet\u00ebn mbi err\u00ebsir\u00eb dhe krime, ai tmerrohet nga nj\u00eb biografi e tij sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb. Por, nuk t\u00ebrhiqet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb, \u00e7do muaj, \u00e7do vit, \u00e7do p\u00ebrvjetor t\u00eb ngjarjeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ai hedh nga nj\u00eb tull\u00eb, shkruan nga nj\u00eb faqe duke e shtremb\u00ebruar historin\u00eb e tij, fsheh faktin si u b\u00eb komunist dhe sekretar partie, pastaj fsheh faktin si iku n\u00eb Franc\u00eb, pastaj fsheh faktin si ka udh\u00ebtuar n\u00eb Beograd nga Franca, pastaj fsheh faktin si e ka p\u00ebrdorur Sigurimi i Shtetit p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e Fiqret Shehut, pastaj fsheh faktin si ka internuar nj\u00eb familje mjek\u00ebsh n\u00eb Rrogozhin\u00eb, pastaj fsheh faktin si ka masakruar nj\u00eb disident t\u00eb vetmuar q\u00eb shp\u00ebrndante trakte, pastaj fsheh faktin si e ka takuar Ramiz Alin\u00eb dhe si e ka d\u00ebrguar tek student\u00ebt, pastaj fsheh faktin si e mori n\u00ebn kontroll PD-n\u00eb, si e shpalli Azem Hajdarin bashk\u00ebpun\u00ebtor sigurimi dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor UDB-je, si e ndoqi at\u00eb tet\u00eb vitet e tij n\u00eb lirin\u00eb q\u00eb solli vet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si e b\u00ebri kurban n\u00eb vend t\u00eb tij para PD-s\u00eb dhe m\u00eb tej akoma si e \u00e7oi vendin n\u00eb luft\u00eb civile, si i mbijetoi i posht\u00ebruar opozit\u00ebs dhe n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb arriti t\u00eb fus\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e familjes s\u00eb tij p\u00ebrmes renegat\u00ebve t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur e mendon gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb q\u00eb shoq\u00ebron jet\u00ebn e tij, e ke t\u00eb pamundur ta mendosh t\u00eb nj\u00ebjtin personazh duke e rr\u00ebfyer at\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pengu i madh i jet\u00ebs s\u00eb tij ka p\u00ebr t\u00eb mbetur nj\u00eb lib\u00ebr. Ai nuk shkruan dot nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr historin\u00eb e tij politike, e cila me dhun\u00eb dhe eg\u00ebrsi ka dominuar dhe politik\u00ebn shqiptare k\u00ebto 20 vite. Gjithkush q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb armiku i tij dhe ai nuk rri dot pa turfulluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb njeri n\u00eb dukje energjik, q\u00eb ka p\u00ebrballuar me lig\u00ebsi gjith\u00eb betejat n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, \u00ebsht\u00eb krejt i pafuqish\u00ebm para letrave t\u00eb bardha, t\u00eb cilat atij i ngjajn\u00eb si \u00e7ar\u00e7af\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb paprekur n\u00eb shtrat nga impotenca q\u00eb e mundon. Ai lig\u00ebshtohet kur dikush arrin t\u00eb ulet e t\u00eb shkruaj\u00eb dy fjal\u00eb bukur dhe shqip. E d\u00ebrrmon ideja se ka njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb thon\u00eb \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7\u2019far\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, e huton stili i kund\u00ebrshtar\u00ebve, q\u00eb intrigave t\u00eb tij me miliarda euro dhe dhjet\u00ebra viktima p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin, i p\u00ebrgjigjen me nj\u00eb lib\u00ebr ku e tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfytyrimin e tij \u00e7do e keqe dhe e lig\u00eb q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb keqen dhe t\u00eb lig\u00ebn dhe ndjehet i shastisur q\u00eb nj\u00eb simbol i viktimizimit prej politik\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrgjigjet me lib\u00ebr. Ai ndjehet shum\u00eb n\u00eb makth q\u00eb votat e vjedhura n\u00eb Tiran\u00eb prej tij, nuk u p\u00ebrkthyen me nj\u00eb hordhi me ur\u00eb zjarri n\u00eb dor\u00eb kund\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs dhe at\u00eb po e bren dyshimi se s\u2019mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs. Ai ndjehet i frustruar nga ideja se ka vrar\u00eb kat\u00ebr burra dhe ka l\u00ebn\u00eb dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb, dhe njeriu q\u00eb u ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u2018gjakun\u2019 k\u00ebtyre kat\u00ebr familjeve, \u2018pushk\u00ebn\u201d e par\u00eb q\u00eb ka shtir\u00eb mbi t\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai ka nj\u00eb boshll\u00ebk brenda vetes se si nuk po ja marrin gjakun t\u00eb vrar\u00ebt, si nuk po i \u00e7ojn\u00eb fjal\u00eb se jemi n\u00eb gjak, si nuk po ja marrin peng djalin, vajz\u00ebn apo mbesat, si nuk po ua djegin makinat, si nuk po ua v\u00ebn\u00eb zjarrin vilave, si nuk po u v\u00ebn\u00eb gjoba, thjesht si nuk po b\u00ebjn\u00eb si\u00e7 b\u00ebn Sali Berisha? E ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kuptoj\u00eb. Biles nuk ka m\u00eb koh\u00eb ta kuptoj\u00eb. Ai njeri nuk beson se ka p\u00ebrball\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb i bindur se ka njer\u00ebz si ai, por t\u00eb pafuqish\u00ebm. E ka t\u00eb pamundur ta kuptoj\u00eb se si njer\u00ebzit q\u00eb viktimizohen nga lig\u00ebsit\u00eb e tij, shkruajn\u00eb libra dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se e ardhmja e k\u00ebtij vendi u p\u00ebrket atyre q\u00eb lexojn\u00eb, q\u00eb jan\u00eb mendje t\u00eb hapura, q\u00eb s\u2019kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb ballafaqohen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Thuajse gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik brenda partis\u00eb dhe jasht\u00eb saj jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb shkruajn\u00eb libra. Spartak Ngjela shkruan libra, Besnik Mustafaj shkruan libra, Edi Rama shkruan libra, Ben Blushi shkruan libra, Pre\u00e7 Zogaj shkruan libra\u2026. Kjo tregon se ai njeri e ka betej\u00ebn me ata q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb dhe t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtij vendi. Ai \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i koalicionit t\u00eb disa lider\u00ebve si Ilir Meta, Fatmir Mediu apo Shp\u00ebtim Idrizi, t\u00eb cil\u00ebt i z\u00eb libri dhe po ta prekin me dor\u00eb e jo m\u00eb ta lexojn\u00eb, e aq m\u00eb keq ta shkruajn\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja e tij me lidershipin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb beteja e nj\u00eb plaku t\u00eb lig, xheloz, impotent, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndrydhur n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e shpell\u00ebs s\u00eb vet si ciklopi duke mbajtur n\u00ebn kontroll nj\u00eb kope injorant\u00ebsh, q\u00eb mbi gjith\u00e7ka dallohen se e urrejn\u00eb librin. Aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb thelluar kjo diferenc\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sa tani lirsh\u00ebm mund t\u00eb themi se n\u00eb politik\u00ebn shqiptare konkurrojn\u00eb njer\u00ebzit e letrave dhe librave me at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb trazir\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ndodh, shkojn\u00eb djegin bibliotekat dhe arkivat p\u00ebr t\u00eb zhdukur burimin e dijes dhe gjurm\u00ebt e krimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb e b\u00ebn t\u00eb fort\u00eb vet\u00eb makthi dhe k\u00ebrsh\u00ebria e lig\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn kryetari i k\u00ebsaj turme injorant\u00ebsh n\u00eb pushtet ndjek njer\u00ebzit e librave, ata q\u00eb kan\u00eb guximin t\u00eb ulen para letr\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb dhe tu tregojn\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. K\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb e b\u00ebn shp\u00ebrfytyrimi i Sali Berish\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar, nga ideja se kund\u00ebrshtari i tij paska marr\u00eb \u2018gjakun\u2019 e opozit\u00ebs me lib\u00ebr, n\u00eb vend q\u00eb ta marr\u00eb me pushk\u00eb dhe gjak t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Si\u00e7 merr vet\u00eb \u2018gjakun\u2019 Sali Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 24 Tetor 2011 Mu kujtua Berisha tri vjet m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa po mbyllej nj\u00eb seanc\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb parlament, Berisha e mori fjal\u00ebn si rast\u00ebsisht nga fundi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e mundonte. Ben Blushi kishte botuar romanin e tij t\u00eb par\u00eb, i cili u b\u00eb shum\u00eb popullor dhe ai nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11138","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 24 Tetor 2011 Mu kujtua Berisha tri vjet m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa po mbyllej nj\u00eb seanc\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb parlament, Berisha e mori fjal\u00ebn si rast\u00ebsisht nga fundi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e mundonte. Ben Blushi kishte botuar romanin e tij t\u00eb par\u00eb, i cili u b\u00eb shum\u00eb popullor dhe ai nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-24T21:08:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri\",\"datePublished\":\"2011-10-24T21:08:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/\"},\"wordCount\":1667,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/\",\"name\":\"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-24T21:08:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 24 Tetor 2011 Mu kujtua Berisha tri vjet m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa po mbyllej nj\u00eb seanc\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb parlament, Berisha e mori fjal\u00ebn si rast\u00ebsisht nga fundi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e mundonte. Ben Blushi kishte botuar romanin e tij t\u00eb par\u00eb, i cili u b\u00eb shum\u00eb popullor dhe ai nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-24T21:08:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri","datePublished":"2011-10-24T21:08:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/"},"wordCount":1667,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/","name":"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2011-10-24T21:08:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/egersia-e-pafuqise-qe-vjen-nga-libri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Eg\u00ebrsia e pafuqis\u00eb q\u00eb vjen nga libri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}