{"id":10998,"date":"2011-10-13T08:17:26","date_gmt":"2011-10-13T07:17:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10998"},"modified":"2011-10-13T08:17:26","modified_gmt":"2011-10-13T07:17:26","slug":"ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/","title":{"rendered":"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shoku i pabes\u00eb\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Entela Resuli<\/strong><\/p>\n<p>O Zot m\u00eb ruaj nga miqt\u00eb se nga armiqt\u00eb ruhem vet!\u201d\u2026 Se ka ndodhur q\u00eb, miku vjen t\u00eb l\u00eb gruan shtatzan\u00eb dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb e merr vesh i fundit. Po ju tregojm\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs, pasi nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes e kishte shkelur r\u00ebnd\u00eb \u2018miq\u00ebsin\u00eb\u201d. Gruan e shokut t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb\u2026 shtat\u00ebzan\u00eb. N\u00eb t\u00eb tilla raste e v\u00ebrteta mbase vonon, por nuk harron. Pas 36 vitesh zbulohet se miku ja kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cpu\u00e7\u201d.<\/p>\n<p>Historia fillon n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vere t\u00eb vitit 1967, dit\u00eb kjo kur \u00e7ifti V. K. dhe A. R. vendos\u00ebn t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb familje duke u lidhur n\u00eb martes\u00eb. 44 vjet m\u00eb par\u00eb gjith\u00e7ka ecte vaj, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb. Pas 8 vitesh (1975) familja e tyre u shtua me nj\u00eb djal\u00eb, g\u00ebzim i madhe p\u00ebr \u00e7iftin dhe prind\u00ebrit. Gj\u00ebrat nuk do t\u00eb shkonin ashtu si\u00e7 kishin nisur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje q\u00eb tashmi kishte dy f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb vitin 1986, me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre gjykata e ka zgjidhur martes\u00ebn e \u00e7iftit, duke vendosur nd\u00ebr t\u00eb tjera l\u00ebnien e dy f\u00ebmij\u00ebve (at\u00ebher\u00eb) t\u00eb mitur p\u00ebr rritje dhe edukim n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Nuk do kalonin shum\u00eb koh\u00eb, sapo djali kishte mbushur 18 vje\u00e7, n\u00ebna i tregon gjith\u00e7ka, mes t\u00eb tjerash q\u00eb ai nuk ishte f\u00ebmija i atij q\u00eb kishte thirrur baba deri n\u00eb ato momente.<\/p>\n<p>Ai m\u00ebson nga goja e saj, duke i pohuar fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb se: \u2018ai \u00ebsht\u00eb frut i lidhjes s\u00eb saj jasht\u00ebmartesore me S. R., nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes s\u00eb tyre\u2019. N\u00eb vitin 1993, vit kur edhe m\u00ebsoi babain e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00eb veprim n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ndryshuar at\u00ebsin\u00eb n\u00eb dokumentet e tij. Por n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti djali i hyn seriozisht nd\u00ebrrimit t\u00eb at\u00ebsis\u00eb, duke ngritur nj\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs me objekt; \u201cKund\u00ebrshtim dhe njohje at\u00ebsie\u201d. T\u00eb paditur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin dy \u201cbaballar\u00ebt\u201d e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00ebrin p\u00ebr kund\u00ebrshtim dhe nj\u00ebrin p\u00ebr ti njohur prind\u00ebrimin. Duke mos qen\u00eb dakord me gjeneralitetin at\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, padit\u00ebsi i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00ebpadi p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e at\u00ebsis\u00eb s\u00eb prezumuar dhe njohjen e at\u00ebsis\u00eb biologjike duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb till\u00eb mikun e familjes S.R.. Tani ai k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb at\u00ebsin\u00eb e tij biologjike. N\u00ebna e tij rezulton t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 1995 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me baban\u00eb e tij 35 vje\u00e7ari deklaron se prej koh\u00ebsh ka nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do komunikim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor mbeti q\u00eb \u201cmiku\u201d i vjet\u00ebr i familjes ti n\u00ebnshtrohet analizave t\u00eb ADN-\u00ebs. K\u00ebshtu u b\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Aktit t\u00eb Ekspertimit, kryer nga Drejtoria e Policis\u00eb Shkencore pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, me kampionet e p\u00ebshtym\u00ebs s\u00eb padit\u00ebsit dhe t\u00eb paditurit S. R., \u00ebsht\u00eb konkluduar se:<\/p>\n<p>\u201cNga krahasimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i k\u00ebtyre dy profileve gjenetike t\u00eb p\u00ebrftuara nga objekti dhe modeli i k\u00ebtij ekspertimi, arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin e bazuar n\u00eb ligjet e trash\u00ebgimis\u00eb, s\u00eb profilet paraqesin lidhjen gjenetike bab\u00eb-bir\u201d. P\u00ebrfundimisht, bazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, gjykata \u00e7mon se k\u00ebrkes\u00ebpadia duhet pranuar.<\/p>\n<p>R., 36 vite ishte me nj\u00eb baba, nd\u00ebrsa q\u00eb nga ky vit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb baba tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb rradh\u00eb, i v\u00ebrteti. Morali i fabul\u00ebs? \u201cKujdes me shprehjen: e kam n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb babait\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr \u00e7&#8217;njohje at\u00ebsie n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb baballar\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar se gruaja e tyre\u2026 n\u00eb fakt nuk i ka b\u00ebr\u00eb baballar e atyre iu \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjyer mendja deri n\u00eb ato momente. Her\u00ebt apo von\u00eb ose e kan\u00eb m\u00ebsuar vet\u00eb, ose u ka r\u00ebn\u00eb si bomb\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar se babai i tyre i v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ata kan\u00eb thirrur prej koh\u00ebsh \u2018baba\u201d por nj\u00eb tjet\u00ebr<\/p>\n<p><strong>Tendenc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>E dini \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb tendenca e fundit n\u00eb kryeqytet: Ti marr\u00ebsh t\u00eb dashurin shoqes! Madje nuk \u00ebsht\u00eb as shum\u00eb e fundit\u2026 se ka koh\u00eb q\u00eb aplikohet. Ndoshta nga\u00ebq meshkujt e mir\u00eb jan\u00eb me shum\u00eb pakic\u00eb. Dhe pas nj\u00eb jave kur ajo ka qen\u00eb duke u p\u00ebrqafuar me t\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsohet nga shoqja e ngusht\u00eb dhe asaj as q\u00eb i dridhet syri fare. Po ti pyes\u00ebsh, fajin e ka\u2026 dashuria! Kjo e fundit i ha t\u00eb gjitha. Madje ka dhe raste e ekstreme, brenda familjes, ku \u00ebsht\u00eb motra ajo q\u00eb i ka marr\u00eb burrin motr\u00ebs, apo v\u00ebllai, gruan v\u00ebllait\u2026!<\/p>\n<p><strong>Precedent<\/strong><\/p>\n<p>Ka raste t\u00eb tilla q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb tragjedi. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2005, nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodhi mes dy studenteve n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. Nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eblloi me pistolet\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend shoqen e dhom\u00ebs. Motivi i sherrit q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebrfundoi n\u00eb vrasjen e nj\u00ebr\u00ebs prej tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dashurie. Vajza q\u00eb kreu krimin ndihej e tradhtuar nga shoqja dhe nga dashuri i saj t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fsheht\u00ebsi kishin krijuar nj\u00eb lidhje bashk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sociologia Stela Karaj: Kur pula e komshiut t\u00eb duket m\u00eb e mir\u00eb se e jotja!<\/strong><\/p>\n<p>Lidhjet e fshehta dhe sidomos ato q\u0451 n\u0451 thelbin e tyre i kund\u00ebrvihen rregullave dhe normave t\u0451 shoq\u0451ris\u0451, jan\u0451 fenomene universale dhe t\u0451 \u00e7do kohe. Besoj se n\u0451 \u00e7do vend t\u0451 bot\u0451s, pra n\u0451 \u00e7do kultur\u0451 ekzistuese, ndodhin t\u0451 tilla histori t\u0451 ndaluara. Nuk mendoj se vendi yn\u0451 \u0451sht\u0451 m\u0451 i prekur prej k\u0451tij fenomeni. Po k\u00ebshtu nuk besoj, se kjo \u0451sht\u0451 domosdoshm\u0451risht nj\u0451 tendenc\u0451 e dit\u0451ve t\u0451 sotme, p\u0451rkundrazi jam e sigurt q\u0451 k\u0451to lloj eksperiencash, u kan\u0451 ndodhur njer\u0451zve t\u0451 \u00e7do kohe dhe t\u0451 \u00e7do sistemi. Dua t\u0451 shkoj m\u0451 tej dhe t\u0451 them, se ky fenomen besoj t\u0451 ket\u0451 lindur s\u0451 bashku me njeriun. Duke ditur se njeriu n\u0451 vetvete \u0451sht\u0451 nj\u0451 q\u0451nie kurioze dhe eksplorative, \u0451sht\u0451 m\u0451se e kuptueshme dhe t\u0451rheqja e tij ndaj s\u0451 ndaluar\u0451s dhe t\u0451 paeksploruar\u0451s. \u00cbsht\u0451 njer\u0451zore, t\u0451 joshemi nga di\u00e7ka q\u0451 nuk e kemi, e sidomos kur nuk mund ta kemi e shoq\u0451ria na ndalon q\u0451 ta b\u0451jm\u0451 ton\u0451n.<\/p>\n<p>E ndaluara ka nj\u0451 lloj shk\u0451lqimi josh\u0451s n\u0451 vetvete, t\u0451 cilit jo gjithmon\u0451 mund t\u2019i b\u0451jm\u0451 ball\u0451, p\u0451r arsye se jemi qenie njer\u0451zore, e sado t\u0451 kontrollohemi mund t\u0451 ndodh\u0451 q\u0451 t\u0451 biem n\u0451 tundim, t\u0451 veprojm\u0451 n\u0451 baz\u0451 t\u0451 ndjenjave apo edhe t\u0451 impulsive e instinkteve, duke humbur k\u0451shtu kontrollin dhe arsyetimin e ftoht\u0451 e llogjik. P\u0451r k\u0451t\u0451 arsye, dua t\u0451 theksoj edhe nj\u0451her\u0451, se ky \u0451sht\u0451 nj\u0451 fenomen universal dhe i \u00e7do kohe, por duke ditur se n\u0451 \u00e7far\u0451 sistemi cenzurues jetonim m\u0451 par\u0451, \u0451sht\u0451 m\u0451se e kuptueshme, q\u0451 k\u0451to lloj eksperiencash t\u0451 kalonin n\u0451 fsheht\u0451si t\u0451 plot\u0451.<\/p>\n<p>Sistemi i friksh\u0451m diktatorial, nuk i jepte t\u0451 drejt\u0451n individit q\u0451 t\u0451 shprehej n\u0451 m\u0451nyr\u0451 t\u0451 lirshme, rregullat e tij t\u0451 ashpra, ishin p\u0451rvet\u0451suar edhe psikologjikisht nga individ\u0451t e kjo gj\u0451 pasqyrohej duksh\u0451m n\u0451 nj\u0451 lloj autocensure. Kjo autocensur\u0451, pa diskutim ndikonte tek individi, duke e b\u0451r\u0451 at\u0451 rixhid e t\u0451 mbyllur n\u0451 vetvete. Nd\u0451rkoh\u0451 q\u0451 n\u0451 dit\u0451t e sotme, njer\u0451zit jan\u0451 m\u0451 t\u0451 hapur dhe ndodh q\u0451 me njeri-tjetrin t\u2019i raportojn\u0451 e diskutojn\u0451 k\u0451to lloj eksperiencash.<\/p>\n<p>P\u0451rsa i p\u0451rket motivacioneve t\u0451 k\u00ebtij fenomeni, ato jan\u0451 t\u0451 shum\u0451llojshme, e duhet t\u0451 shmangim tendenc\u0451n e paragjykimit e t\u0451 gjykimit global. Rastet nuk mund t\u0451 p\u0451rgjith\u0451sohen, individi dhe motivacionet e tij nuk mund t\u0451 injorohen, p\u00ebrkundrazi, duhet par\u0451 konteksti i ngjarjes dhe motivimi personal. Nga rasti n\u0451 rast, arsyet e krijimit t\u0451 lidhjeve t\u0451 tilla, mund t\u0451 jen\u0451 ndjenjat (n\u0451 rastin kur personi dashurohet), instinktive (kur ka nj\u0451 t\u0451rheqje seksuale t\u0451 fort\u0451), por nuk p\u00ebrjashtohen dhe raste t\u0451 tilla ku nxit\u00ebs \u0451sht\u0451 lakmia, zilia, d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i shkaktuar d\u0451me tjetrit, etj.<\/p>\n<p>N\u0451se n\u0451 rastin e nj\u0451 dashurie apo t\u0451rheqjeje, deri diku jemi t\u0451 justifikuar, n\u0451 rastin e zilis\u0451 e t\u0451 dashakeqjes fenomeni merr nj\u0451 ngjyrim negativ, mbres\u0451l\u0451n\u0451s n\u0451 shijen e tij t\u0451 hidhur. Cilidoqoft\u0451 motivacioni, lidhje t\u0451 tilla jan\u0451 mjaft t\u0451 sikletshme, e jo pa pasoja p\u0451r t\u0451 gjith\u0451 t\u0451 involvuarit, p\u0451r k\u0451t\u0451 arsye do t\u0451 sugjeroja nj\u0451 shmangie ndaj k\u0451tyre historive, ose s\u0451 paku p\u0451rpjekje t\u0451 nj\u0451 vet\u0451kontrolli m\u0451 t\u0451 lart\u0451. Gjithsesi, askush nuk \u0451sht\u0451 imun ndaj eksperiencave t\u0451 tilla, sidomos kur shtyt\u0451s \u0451sht\u0451 nj\u0451 ndjenj\u0451 e fort\u0451 t\u00ebrheqjeje dhe pasioni.<\/p>\n<p><em><strong>K\u00ebshilla<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Si ta kuptosh q\u00eb shoqja dhe i dashuri yt\u2026 gili-vili!<\/strong><\/p>\n<p>A dyshoni tek shoqja juaj se ajo \u00ebsht\u00eb duke vepruar dhe kushtuar shum\u00eb v\u00ebmendje partnerit tuaj? Lexo p\u00ebr shenjat e dukshme se kur ajo ka \u2018nj\u00eb mendje\u2019 q\u00eb t\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb at\u00eb:<\/p>\n<p><strong>1. Ajo ka shum\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb shenj\u00eb se shoqja juaj \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr partnerin tuaj. N\u00ebse ju keni dal\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb pije ose n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb dyfisht\u00eb dhe ajo i kushton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje atij t\u00ebndit se partnerit t\u00eb saj ose ty, at\u00ebher\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb t\u2019ia b\u00ebsh me dije se e ka tejkaluar kufirin. Sidomos, n\u00ebse ajo k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb flisni p\u00ebr temat n\u00eb lidhje me seksualitetin, sa her\u00eb partneri \u00ebsht\u00eb rreth jush.<\/p>\n<p><strong>2. Ajo \u2018ngat\u00ebrrohet\u201d, th\u00ebrret at\u00eb n\u00eb vendin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk supozohet q\u00eb shoqja jote t\u00eb ket\u00eb numrin e telefonit t\u00eb t\u00eb dashurit tuaj, por z\u00ebre se ajo e mori at\u00eb n\u00eb disa raste t\u00eb \u00e7uditshme. N\u00eb qoft\u00eb se shoqja yte e kontakton t\u00eb dashurin t\u00ebnd, kjo \u00ebsht\u00eb e tolerueshme vet\u00ebm n\u00eb rast se ajo \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar se pse nuk po i p\u00ebrgjigjesh telefonatave ose n\u00eb rast se ajo po t\u00eb organizon nj\u00eb surpriz\u00eb n\u00eb rast dit\u00eblindjeje. Thirrjet e saj t\u00eb vazhdueshme mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se ajo d\u00ebshiron t\u00eb ta vjedh\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3. Ajo d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse shoqja jote vazhdimisht k\u00ebrkon arsyetime q\u00eb t\u00eb mbetet vet\u00ebm me t\u00eb dashurin t\u00ebnd, at\u00ebher\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb dyshosh tek ajo. Her\u00ebn e par\u00eb i dashuri yt ndoshta do t\u2019i p\u00ebrgjigjet ftes\u00ebs s\u00eb saj nga mir\u00ebsjellja, por pas disa ftesave t\u00eb tjera ndoshta atij do t\u2019i b\u00ebhet pak e parehatshme dhe se kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr alarm.<\/p>\n<p><strong>4. Ajo gjithmon\u00eb e vler\u00ebson at\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse shoqja jote ta p\u00ebrmend shum\u00eb shpesh se sa me fat je q\u00eb e ke at\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u2019i shikosh gj\u00ebrat me m\u00eb shum\u00eb kujdes. Nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr lavdet e saj t\u00eb vazhdueshme p\u00ebrve\u00e7se kur ajo \u00ebsht\u00eb aq e hipnotizuar nga ai, sa q\u00eb do ta ket\u00eb p\u00ebr vete.<\/p>\n<p><strong>5. Ajo e viziton at\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur shoqja jote papritur fillon t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb vende t\u00eb nj\u00ebjta me t\u00eb dashurin t\u00ebnd, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jesh m\u00eb e kujdesshme. Sidomos n\u00ebse ajo e viziton at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk ka arsye q\u00eb ajo ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kur ka n\u00eb plan t\u00eb ta marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Duhet t\u00eb paralajm\u00ebrosh partnerin t\u00ebnd p\u00ebr shenjat e saj<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb me partnerin t\u00ebnd n\u00eb lidhje me sjelljen e shoqes t\u00ebnde. Tregoi atij se ajo kurr\u00eb nuk ka vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr disa arsye sjellja e saj ka ndryshuar dhe tejkaluar kufirin e shijes s\u00eb mir\u00eb. Femrat kan\u00eb nj\u00eb shqis\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb caktuara, por meshkujt nuk i v\u00ebrejn\u00eb ato. Prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u2019i hap\u00ebsh syt\u00eb atij. Gjithashtu duhet t\u2019i tregosh se do ta vler\u00ebsosh at\u00eb n\u00ebse ai kufizon kontaktet e tij me shoqen sepse ti ke nj\u00eb ndjesi se ajo \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ta marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfim <\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb tradhtuar nga i dashuri\/a apo nga shoq\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj\u00eb forme. Kan\u00eb pranuar t\u00eb na tregojn\u00eb por jo me identitet e tyre t\u00eb plot. 19 vje\u00e7arja O.T. tregon:<\/p>\n<p>\u201cHistoria ime nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori dashurie, por m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them nj\u00eb histori tradhtie.<\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i ndrojtur dhe ne e kalonim gjith\u00eb koh\u00ebn bashk\u00eb. Isha un\u00eb ajo q\u00eb gjithmon\u00eb e k\u00ebrkoja. Gjithmon\u00eb k\u00ebshtu ka ndodhur t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. Ndoshta kishte turp, apo frik\u00eb, nuk e di. Nj\u00eb dit\u00eb duke folur me \u201cshoqen time t\u00eb ngusht\u00eb\u201d i k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb mos futej n\u00eb lidhjen ton\u00eb. Ajo pranoi se nuk do ta b\u00ebnte dhe un\u00eb e besova. Ajo kishte pasur probleme me djalin q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ishte i dashuri im. Kur mbush\u00ebm nj\u00eb muaj q\u00eb ishim lidhur i dhurova nj\u00eb album plot me fotografi q\u00eb ne kishim b\u00ebr\u00eb. E pash\u00eb q\u00eb i p\u00eblqyen shum\u00eb. Kaluam ca \u00e7aste t\u00eb bukura bashk\u00eb, pastaj i tregova p\u00ebr lidhjen me \u201cshoqen time t\u00eb ngusht\u00eb\u201d. Kaluan shum\u00eb dit\u00eb dhe mua e ne ishim t\u00eb lumtur bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb than\u00eb se ai dhe shoqja ime e ngusht\u00eb ishin puthur. Nuk dija se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Ai m\u00eb tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se nuk i p\u00eblqeja m\u00eb un\u00eb, por ajo. Pas k\u00ebsaj m\u00ebsova se m\u00eb la, sepse shoqja ime e ngusht\u00eb ia kishte k\u00ebrkuar. M\u00ebsova gjithashtu se ajo nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb putheshin. M\u00eb tha q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb fol\u00ebm kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb plan q\u00eb t\u00eb ndaheshim. Tani e kuptoj q\u00eb asnj\u00ebri prej t\u00eb dyve nuk ia vlen, por un\u00eb e dua dhe nuk e di se si do ia b\u00ebj p\u00ebr ta harruar. Nuk e di! Askush nuk e kupton sesa keq ndjehem\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Entela Resuli O Zot m\u00eb ruaj nga miqt\u00eb se nga armiqt\u00eb ruhem vet!\u201d\u2026 Se ka ndodhur q\u00eb, miku vjen t\u00eb l\u00eb gruan shtatzan\u00eb dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb e merr vesh i fundit. Po ju tregojm\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs, pasi nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes e kishte shkelur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10998","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Entela Resuli O Zot m\u00eb ruaj nga miqt\u00eb se nga armiqt\u00eb ruhem vet!\u201d\u2026 Se ka ndodhur q\u00eb, miku vjen t\u00eb l\u00eb gruan shtatzan\u00eb dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb e merr vesh i fundit. Po ju tregojm\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs, pasi nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes e kishte shkelur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-13T07:17:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d\",\"datePublished\":\"2011-10-13T07:17:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/\"},\"wordCount\":2448,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/shoku_pabese.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/\",\"name\":\"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/shoku_pabese.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-13T07:17:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/shoku_pabese.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/shoku_pabese.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Entela Resuli O Zot m\u00eb ruaj nga miqt\u00eb se nga armiqt\u00eb ruhem vet!\u201d\u2026 Se ka ndodhur q\u00eb, miku vjen t\u00eb l\u00eb gruan shtatzan\u00eb dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb e merr vesh i fundit. Po ju tregojm\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs, pasi nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes e kishte shkelur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-13T07:17:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d","datePublished":"2011-10-13T07:17:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/"},"wordCount":2448,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/","name":"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg","datePublished":"2011-10-13T07:17:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/shoku_pabese.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ruaju-nga-miku-qe-te-do-te-miren\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cRuaju nga miku q\u00eb t\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn\u2026!\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10998"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10998\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}