{"id":10954,"date":"2011-10-11T21:13:00","date_gmt":"2011-10-11T20:13:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10954"},"modified":"2011-10-11T21:13:00","modified_gmt":"2011-10-11T20:13:00","slug":"sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/","title":{"rendered":"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mustafa Nano\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Mustafa Nano<\/strong>, <em>11.10.2011<\/em><\/p>\n<p>Me Ramiz Alin\u00eb kam folur n\u00eb telefon nja tri a kat\u00ebr her\u00eb. Kam dashur ta ftoj n\u00eb programin \u201cD\u00e9j\u00e0 vu\u201d. Dukej sikur edhe donte, edhe s\u2019donte t\u00eb vinte. \u201cSe si \u00ebsht\u00eb ajo studioja e \u2018D\u00e9j\u00e0 vu\u2019-s\u00eb\u201d, &#8211; m\u00eb tha n\u00eb nj\u00eb rast. \u201cMund ta sp\u00ebrdredh\u00ebsh gjuh\u00ebn n\u00eb studio t\u00eb tjera, por aty jo dhe aq, pasi je p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb fotoje, e jo p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pyetjeje\u201d. I k\u00ebrkova t\u00eb shpjegohej ca m\u00eb shum\u00eb, pasi nuk po e kapja at\u00eb q\u00eb donte t\u2019m\u00eb thosh. \u201cPo ja, ti do m\u00eb nxjerr\u00ebsh foton e Enver Hoxh\u00ebs, apo jo?\u201d \u201cBesoj se po; do ishte interesante; e nuk do kish kuptim t\u00eb vinit n\u00eb \u2018D\u00e9j\u00e0 vu\u2019 e t\u00eb mos flisnim p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn\u201d, &#8211; i thash\u00eb. \u201cJo, jo, nuk b\u00ebhet; ta l\u00ebm\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb\u201d, &#8211; ia b\u00ebri aty p\u00ebr aty.<\/p>\n<p>Dhe kjo bised\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit disa her\u00eb. E kuptova q\u00eb ia kish qejfi t\u00eb vinte, por me kushtin q\u00eb t\u00eb fliste p\u00ebr gj\u00ebra \u201cjo t\u00eb forta\u201d. Kuptova gjithashtu q\u00eb kish fiksimin se pyetjeve mund t\u2019u b\u00ebje bisht m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb leht\u00eb se sa fotove. Dhe ai nuk donte q\u00eb ndokush t\u2019ia hiqte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb bisht argumenteve, temave, diskutimeve, e pyetjeve q\u00eb atij s\u2019i p\u00eblqenin. Kam p\u00ebrshtypjen se gjith\u00eb jet\u00ebn k\u00ebt\u00eb ka b\u00ebr\u00eb: u ka b\u00ebr\u00eb bisht gj\u00ebrave, u ka ikur, u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjedhur, u ka kaluar tin\u00ebz. T\u00eb pakt\u00ebn, faqe bot\u00ebs. N\u00eb biseda private duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ndryshe. Ka qen\u00eb ndryshe. T\u00eb pakt\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb un\u00eb di.<\/p>\n<p>E kam takuar vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti 1999. Kam qen\u00eb me Fred Pez\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e kryeredaktorit t\u00eb \u201cShekullit\u201d, kur ra telefoni. Ishte Ramiz Alia. Foli me Pez\u00ebn lidhur me di\u00e7ka q\u00eb e interesonte, dhe n\u00eb fund e pyet: More, kush \u00ebsht\u00eb ky Mustafa Nano, q\u00eb shkruan aty tek ju? Peza i tha q\u00eb \u201cpo ta kaloj menj\u00ebher\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu me mua\u201d. Fol\u00ebm dhe e lam\u00eb t\u00eb takoheshim. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, pran\u00eb stadiumit \u201cDinamo\u201d. N\u00eb katin e dyt\u00eb a t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Trokita dhe der\u00ebn ma hapi nj\u00eb grua, q\u00eb sh\u00ebrbente aty. Por pa v\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00eb mir\u00eb n\u00eb apartamentin e tij t\u00eb ngusht\u00eb, ai u dha tek nj\u00eb nga dyert e brendshme, q\u00eb ishte dera e nj\u00eb dhome, ku ai lexonte, shkruante, priste e p\u00ebrcillte. M\u00eb ftoi t\u00eb shkonim atje, tek \u201cstudioja\u201d e tij e dominuar nga raftet e nj\u00eb biblioteke. \u201cMund t\u2019u hedh nj\u00eb sy librave?\u201d &#8211; i thash\u00eb pa u ulur. Kish libra n\u00eb gjuh\u00ebn italiane e shqipe; n\u00eb mos gaboj, dhe n\u00eb gjuh\u00ebn ruse. Tek librat shqip pash\u00eb ndonj\u00eb titull t\u00eb Kadares\u00eb e t\u00eb Agollit, nd\u00ebrsa librat n\u00eb gjuh\u00ebt e tjera ishin nj\u00eb \u00e7ik Marks, nj\u00eb \u00e7ik Engels, nj\u00eb \u00e7ik Lenin. Nuk mbaj mend t\u00eb kem par\u00eb Stalin.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb instiktive po k\u00ebrkoja ngjyr\u00ebn e kuqe t\u00eb kopertin\u00ebs s\u00eb librave t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, por p\u00ebr befasin\u00eb time nuk pash\u00eb asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cNuk po shoh libra t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs\u201d, &#8211; i thash\u00eb. \u201cKa b\u00ebr\u00eb libra ai?\u201d &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb pyetje, dhe un\u00eb gati u gjenda i trysur prej atij mir\u00ebbesimi q\u00eb m\u00eb dhuroi, e q\u00eb un\u00eb nuk e dija pse e meritoja. \u201cNuk ka b\u00ebr\u00eb?\u201d &#8211; vijova me pyetje. \u201cKa b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb mira se sa librat\u201d, &#8211; korrektoi ai opinionin e vet, dhe me k\u00ebt\u00eb i b\u00ebri bisht argumentit (dol\u00ebm s\u00ebrish tek tabiati p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bisht gj\u00ebrave).<\/p>\n<p>U ula n\u00eb nj\u00eb divan pran\u00eb ndenj\u00ebses s\u00eb tij, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ngjante di\u00e7kaje midis karriges e kolltukut. Ai rrinte n\u00eb sht\u00ebpi ashtu si e mbaja mend n\u00eb takimet zyrtare e publike, me k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb ngjitura e t\u00eb disiplinuara, q\u00eb mua m\u00eb sillnin n\u00eb mendje m\u00ebnyr\u00ebn se si rrinin t\u00eb ulura p\u00ebrpara epror\u00ebve ato grat\u00eb SS me funde t\u00eb gjelb\u00ebr, q\u00eb u shkonin deri tek gjunj\u00ebt.<\/p>\n<p>Ishte i veshur me kostum, jelek, kravat\u00eb. K\u00ebpuc\u00ebt i mbante t\u00eb mbathura edhe aty. Mund t\u00eb mendohej q\u00eb rrinte i veshur ngaq\u00eb i vinin njer\u00ebz p\u00ebr vizit\u00eb, por pak m\u00eb pas m\u00eb tha se, \u201cnuk ishin t\u00eb shumt\u00eb vizitor\u00ebt\u201d. Ishte i vetmuar, dhe nuk kish turp ta tregonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Madje, mendova se kish qejf ta tregonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb; donte q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ta merrnin vesh se ai ishte i braktisur nga t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebrpara meje kish qen\u00eb dikush, emrin e t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb e hijshme ta b\u00ebj publik pa lejen e tij (ndoshta s\u2019do t\u2019i p\u00eblqente po t\u00eb merrej vesh takimi me Alin\u00eb, por ndoshta dhe mund t\u2019mos e kish p\u00ebr gj\u00eb, kush e di?).<\/p>\n<p>\u201cE di, &#8211; m\u00eb tha Alia, &#8211; q\u00eb ke qen\u00eb n\u00eb \u00c7orovod\u00eb dhe q\u00eb ke themeluar Partin\u00eb Demokratike atje\u201d. \u201cE dini? Si? Kur?\u201d &#8211; u b\u00ebra kureshtar un\u00eb, dhe mendja m\u00eb vajti se mund ta kish marr\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion qysh nga koha kur ish sekretar i par\u00eb i PPSH-s\u00eb. \u201cE keni ditur qysh at\u00ebher\u00eb?\u201d &#8211; e pyeta. \u201cJo, jo, e kam marr\u00eb vesh tani, q\u00eb ke filluar t\u00eb shkruash te \u2018Shekulli\u2019\u201d, &#8211; m\u00eb tha, dhe un\u00eb nuk pata as ngasjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ta vija n\u00eb dyshim at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha.<\/p>\n<p>\u201cKam marr\u00eb vesh dhe q\u00eb prind\u00ebrit e tu kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs\u201d, &#8211; shtoi, dhe mua m\u2019u duk sikur m\u00eb tha: \u201cPo ti \u00e7\u2019pate? Ti ke qen\u00eb i yni?\u201d Dhe, zum\u00eb t\u00eb flisnim mbi komunizmin. Nuk ram\u00eb dakord p\u00ebr asgj\u00eb, dhe m\u2019u duk se ai ish nga ata q\u00eb mund t\u00eb fliste me njer\u00ebz, q\u00eb i shihnin krejt ndryshe pun\u00ebt e k\u00ebsaj bote. Ishte dogmatik deri n\u00eb ekstrem, por dinte t\u00eb d\u00ebgjonte mendime, q\u00eb atij mund t\u2019i ngjanin dokrra.<\/p>\n<p>Biseda ish e gjat\u00eb, rreth tri or\u00eb, dhe un\u00eb ndoshta do t\u00eb gjej nj\u00eb rast tjet\u00ebr p\u00ebr ta hedhur n\u00eb let\u00ebr n\u00eb detaje, por dy argumente p\u00ebrb\u00ebn\u00eb thelbin e asaj bisede. Argumenti i par\u00eb ish klasa politike, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishim nj\u00ebsoj kritik\u00eb. \u201cUn\u00eb kam nj\u00eb rol n\u00eb promovimin e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste\u201d, &#8211; tha ai n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb aluzionit tim, q\u00eb ngrihet mbi besimin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve se Ramiz Alia ishte shpik\u00ebsi i t\u00eb gjith\u00ebve. \u201cNd\u00ebrsa me Saliun s\u2019kam pasur lidhje. Un\u00eb e \u00e7ova sip\u00ebr, n\u00eb Qytetin Studenti, por kryetar t\u00eb PD-s\u00eb nuk e zgjodha un\u00eb\u201d, &#8211; dhe k\u00ebtu rr\u00ebfeu at\u00eb q\u00eb duhet ta ket\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe publikisht: \u201cM\u00eb thot\u00eb Xhelil Gjoni, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb student\u00ebve jan\u00eb v\u00ebn\u00eb disa djem tropojan\u00eb, dhe mes tyre shquhet nj\u00eb Azem, Azem.<\/p>\n<p>\u2018Cilin kemi nga Tropoja q\u00eb mund ta d\u00ebrgojm\u00eb sip\u00ebr?\u2019, &#8211; e pyeta Xhelilin. \u2018Kemi Sali Berish\u00ebn\u2019, &#8211; m\u00eb tha. \u2018Ma thirr k\u00ebtu\u2019, &#8211; i thash\u00eb. Pas nj\u00eb gjysm\u00eb ore ma soll\u00ebn Saliun n\u00eb zyr\u00eb. \u2018D\u00ebgjo Sali, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; atje sip\u00ebr jan\u00eb ca tropojan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhen qet\u00ebsuar. Do shkosh atje menj\u00ebher\u00eb\u2019. \u2018Si urdh\u00ebron\u2019, &#8211; m\u00eb tha, dhe iku. S\u2019e pash\u00eb m\u00eb. Ve\u00e7 kur mora vesh se po merrte komand\u00ebn e gj\u00ebrave n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Kjo ka qen\u00eb historia\u2019\u201d, &#8211; p\u00ebrfundoi ai sqarimin e vet.<\/p>\n<p>Argumenti tjet\u00ebr ish Enver Hoxha, p\u00ebr t\u00eb cilin fol\u00ebm gjat\u00eb. \u201c\u00c7\u2019do t\u00eb ndodhte n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990 sikur t\u00eb ish gjall\u00eb Enver Hoxha?\u201d &#8211; i b\u00ebra un\u00eb pyetjen q\u00eb do donte t\u2019ia b\u00ebnte \u00e7dokush. \u201cS\u2019do ndodhte asgj\u00eb\u201d, &#8211; ishte p\u00ebrgjigjja e par\u00eb e atyp\u00ebratyshme. M\u00eb pas b\u00ebri nj\u00eb arsyetim m\u00eb t\u00eb thelluar, e tha: \u201cTri do ishin mund\u00ebsit\u00eb. E para ish ajo q\u00eb sapo thash\u00eb, d.m.th, q\u00eb s\u2019do ndodhte asgj\u00eb. Nuk do \u00e7oheshin student\u00ebt. E dyta, mund t\u00eb duket e pabesueshme p\u00ebr ju q\u00eb Enverin e shihnit si t\u00eb \u00e7mendur, por ai nuk ish i \u00e7mendur. Ai ish gj\u00ebja m\u00eb racionale q\u00eb un\u00eb kam njohur. U r\u00ebndua pak vitin e fundit, por kjo ishte periudha q\u00eb s\u2019ish as aktiv\u201d. \u201cCila \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e dyt\u00eb\u201d, &#8211; k\u00ebrkova un\u00eb ta rikthej tek ajo pjes\u00eb e arsyetimit q\u00eb po m\u00eb interesonte ve\u00e7anr\u00ebisht.<\/p>\n<p>\u201cE dyta \u00ebsht\u00eb q\u00eb Enveri mund t\u2019u paraprinte ndryshimeve. Ai mund ta ndjente er\u00ebn e ndryshimeve q\u00eb po frynte n\u00eb Europ\u00eb, e mund t\u00eb fillonte t\u00eb ndryshonte p\u00ebrpara se t\u00eb binte Muri i Berlinit e p\u00ebrpara se ta b\u00ebnin t\u00eb tjer\u00ebt. Ai kish, n\u00eb ndryshim nga un\u00eb, dhe autoritetin ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Dhe s\u00eb treti, sikur t\u00eb mos ndodhte as e para e as e dyta, d.m.th, sikur Enverit t\u2019mos i kish vajtur mendja t\u00eb b\u00ebnte ndryshime e sikur student\u00ebt t\u00eb ngriheshin, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkonte gjaku deri n\u00eb gju\u201d. Ai i shihte t\u00eb tria k\u00ebto mund\u00ebsi, por m\u00eb shum\u00eb besonte t\u00eb par\u00ebn. Un\u00eb besoja m\u00eb shum\u00eb t\u00eb tret\u00ebn.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>M\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje q\u00eb nuk fliste keq p\u00ebr ask\u00ebnd. Kur binte fjala p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, thosh thjesht \u201cSaliu\u201d, Fatosi\u201d, Rexhepi\u201d etj., por nuk shtyhej n\u00eb konsiderata personale, e aq m\u00eb pak n\u00eb etiketime. M\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje, gjithashtu, q\u00eb kur i ngjante se po zbrazej ca si shum\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb gazetari, s\u2019harronte t\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb biseda t\u00eb mbetej konfidenciale. Kushedi sa gj\u00ebra ka pasur p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb e nuk ka mundur t\u2019i thot\u00eb. P\u00ebr mua ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallin. Nuk ka m\u00eb keq se sa nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar ta mbaj\u00eb goj\u00ebn ky\u00e7ur. Megjith\u00ebse, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk arrija ta kuptoja deri n\u00eb fund pse ish i d\u00ebnuar t\u00eb mos fliste. Ndoshta ngaq\u00eb i b\u00ebhej se t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb donte t\u2019i b\u00ebrtiste ishin n\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si e kish harxhuar jet\u00ebn, e n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, njeriu b\u00ebn vaki q\u00eb ka prirjen natyrale t\u00eb vihet n\u00eb mbrojtje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet e jo n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs? Ndoshta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mustafa Nano, 11.10.2011 Me Ramiz Alin\u00eb kam folur n\u00eb telefon nja tri a kat\u00ebr her\u00eb. Kam dashur ta ftoj n\u00eb programin \u201cD\u00e9j\u00e0 vu\u201d. Dukej sikur edhe donte, edhe s\u2019donte t\u00eb vinte. \u201cSe si \u00ebsht\u00eb ajo studioja e \u2018D\u00e9j\u00e0 vu\u2019-s\u00eb\u201d, &#8211; m\u00eb tha n\u00eb nj\u00eb rast. \u201cMund ta sp\u00ebrdredh\u00ebsh gjuh\u00ebn n\u00eb studio t\u00eb tjera, por aty [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10954","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mustafa Nano, 11.10.2011 Me Ramiz Alin\u00eb kam folur n\u00eb telefon nja tri a kat\u00ebr her\u00eb. Kam dashur ta ftoj n\u00eb programin \u201cD\u00e9j\u00e0 vu\u201d. Dukej sikur edhe donte, edhe s\u2019donte t\u00eb vinte. \u201cSe si \u00ebsht\u00eb ajo studioja e \u2018D\u00e9j\u00e0 vu\u2019-s\u00eb\u201d, &#8211; m\u00eb tha n\u00eb nj\u00eb rast. \u201cMund ta sp\u00ebrdredh\u00ebsh gjuh\u00ebn n\u00eb studio t\u00eb tjera, por aty [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-11T20:13:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia!\",\"datePublished\":\"2011-10-11T20:13:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/\"},\"wordCount\":1807,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/\",\"name\":\"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-11T20:13:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mustafa Nano, 11.10.2011 Me Ramiz Alin\u00eb kam folur n\u00eb telefon nja tri a kat\u00ebr her\u00eb. Kam dashur ta ftoj n\u00eb programin \u201cD\u00e9j\u00e0 vu\u201d. Dukej sikur edhe donte, edhe s\u2019donte t\u00eb vinte. \u201cSe si \u00ebsht\u00eb ajo studioja e \u2018D\u00e9j\u00e0 vu\u2019-s\u00eb\u201d, &#8211; m\u00eb tha n\u00eb nj\u00eb rast. \u201cMund ta sp\u00ebrdredh\u00ebsh gjuh\u00ebn n\u00eb studio t\u00eb tjera, por aty [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-11T20:13:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia!","datePublished":"2011-10-11T20:13:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/"},"wordCount":1807,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/","name":"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","datePublished":"2011-10-11T20:13:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sa-shume-gjera-ka-lene-pa-thene-ramiz-alia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sa shum\u00eb gj\u00ebra ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb Ramiz Alia!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}