{"id":10935,"date":"2011-10-09T00:43:12","date_gmt":"2011-10-08T23:43:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10935"},"modified":"2011-10-09T00:43:12","modified_gmt":"2011-10-08T23:43:12","slug":"ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/","title":{"rendered":"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ramiz Alia\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em>K\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ish-presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb z.Ramiz Alia e kam b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shum\u00eb prej pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Megjithat\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer e mori mundimin t\u2019u p\u00ebrgjigjej disa prej tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kam pas urryer me t\u00eb gjith\u00eb pasionin e shpirtit sistemin e tij komunist. Per rrjedhim edhe at\u00eb q\u00eb doli n\u00eb krye t\u00eb atij sistemi, pasi vdiq Enver Hoxha. T\u00eb gjitha hallet e jet\u00ebs m\u00eb dukej se i kishin rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb grushtet e shtr\u00ebnguara fort t\u00eb sistemit t\u00eb tij. Sot, nj\u00ebzet vjet m\u00eb von\u00eb, edukimi shkollor m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb shikoj p\u00ebrtej vuajtjeve t\u00eb mia personale, p\u00ebrtej k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb ngush\u00eb t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/em><\/p>\n<p><em>Ramiz Alia e ka jetuar jet\u00ebn demokratike t\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave t\u00eb fundit krejt\u00ebsisht i lir\u00eb, midis bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tij, n\u00eb Tiran\u00eb. Pa truproje personale, pa mbrojtjen e gard\u00ebs ushtarake, apo policore t\u00eb shtetit, pa frik\u00ebn e dikurshme ndaj popullit, t\u00eb cil\u00ebn e pranon vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb interviste. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se populli ka ditur ti dalloje drejt kontrastet dhe drit\u00ebhijet e figur\u00ebs s\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkaq, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se populli i ka harruar fajet e Ramiz Alis\u00eb, por do t\u00eb thot\u00eb se njerezit ia kan\u00eb fal\u00eb ato, ia kan\u00eb fal\u00eb t\u00eb gjitha fajet, tamam si\u00e7 ia kam fal\u00eb edhe un\u00eb. Ndaj p\u00ebrfitoj nga rasti q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmes gazet\u00ebs \u201cShekulli\u201d t\u2019i shpreh ngush\u00ebllimet e mia t\u00eb sinqerta familjes, miqve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb z. Ramiz Alia. Pushoft\u00eb n\u00eb paqe Shpirti i tij!<\/em><\/p>\n<p><strong>Gjek\u00eb Marinaj<\/strong>*<\/p>\n<p><em>Dallas, USA<\/em><\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>I nderuar z. Gjek\u00eb Marinaj,<\/p>\n<p>Mora pyetjet tuaja p\u00ebr intervist\u00ebn. Bashk\u00ebngjitur po ju d\u00ebrgoj p\u00ebrgjigjet e mija, t\u00eb cilat besoj se do t\u2019i botoni pas vdekjes time pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr ndonj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Ju falemnderit p\u00ebr pyetjet e sinqerta. Ju uroj sh\u00ebndet e suksese si juve, ashtu edhe gruas suaj, Dusita.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes miq\u00ebsisht,<\/p>\n<p><strong>Ramiz Alia<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Arsyet pse ka dashur q\u00eb pik\u00ebrisht kjo intervist\u00eb t\u00eb botohej pas vdekjes s\u00eb tij, Alia nuk i thot\u00eb drejtp\u00ebrdrejt. Pyetjes s\u00eb fundit t\u00eb z.Marinaj, \u201c<em>pse m\u00eb k\u00ebrkuat q\u00eb kjo intervist\u00eb t\u00eb botohet pas vdekjes tuaj?<\/em>\u201d Alia i p\u00ebrgjigjet t\u00ebrthorazi \u201c<em>sepse e di q\u00eb do e mbani amanetin<\/em>\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>INTERVISTE<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dh\u00ebn\u00eb z. Gjek\u00eb Marinaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>Marinaj: Sikur t\u00eb ngjallej vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb Enver Hoxha dhe t\u00eb k\u00ebrkonte ta kalonte at\u00eb i vet\u00ebm me ju, \u00e7\u2019mendoni se do ju pyeste e si do i p\u00ebrgjigjeshe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alia<\/strong>: Th\u00ebn\u00eb ndryshe, ju k\u00ebrkoni t\u00eb dini mendimin tim p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb historike q\u00eb lidhet me tranzicionin nga sistemi socialist n\u00eb at\u00eb kapitalist. P\u00ebrmbysja q\u00eb ndodhi nuk ishte nj\u00eb fenomen i izoluar q\u00eb preku vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai e p\u00ebrfshiu vendin ton\u00eb pasi ra Muri i Berlinit dhe socializmi u p\u00ebrmbys n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Lindjen evropiane, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Bashkimin Sovjetik. Ai kryesisht u nxit dhe u inkurajua nga jasht\u00eb, nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Padyshim p\u00ebr brezin ton\u00eb, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ia kushtuam nd\u00ebrtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ku t\u00eb sundonin barazia e drejt\u00ebsia shoq\u00ebrore, p\u00ebrmbysja q\u00eb ndodhi sh\u00ebnon nj\u00eb humbje t\u00eb dhimbshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat, p\u00ebrve\u00e7 faktorit t\u00eb jasht\u00ebm, kan\u00eb ndikuar edhe dob\u00ebsit\u00eb e kufizimet e vet\u00eb sistemit q\u00eb ekzistonte, si dhe gabimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, t\u00eb cilat krijuan edhe at\u00eb terren q\u00eb favorizoi diversionin nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Marinaj: N\u00eb prag t\u00eb 90-\u00ebs, ju propozuat iden\u00eb e nj\u00eb pluralizmi t\u00eb mendimit. N\u00eb mos e keni shtrydhur brenda vetes k\u00ebt\u00eb ide q\u00eb para plenumit IV? Ishte nj\u00eb ide e lindur nga frika e ndonj\u00eb kryengritjeje popullore, apo v\u00ebrtet donit pluraliz\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alia<\/strong>: Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Ideja e pluralizmit t\u00eb mendimit lindi n\u00eb fund t\u00eb viteve 80-t\u00eb. At\u00ebher\u00eb vendi kalonte disa v\u00ebshtir\u00ebsi, sidomos n\u00eb fush\u00ebn ekonomike. Kap\u00ebrcimi i tyre k\u00ebrkonte edhe nj\u00eb mendim t\u00eb ri ekonomik t\u00eb p\u00ebrparuar, duke hequr dor\u00eb nga disa receta t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej kjo gj\u00eb ishte e domosdoshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb shfaqnin mendimet e tyre pa pasur frik\u00eb se mund t\u00eb akuzoheshin si shkel\u00ebs t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar m\u00eb par\u00eb, apo t\u00eb unitetit t\u00eb partis\u00eb. Nga pluralizmi i mendimit do t\u00eb kalohej m\u00eb leht\u00eb edhe n\u00eb pluralizmin politik. Kishim frik\u00eb nga populli m\u00eb pyet\u2026 Do t\u00eb g\u00ebnjeja sikur ta mohoja k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p><strong>Marinaj: Dita e 2 korrikut t\u00eb vitit 1990 qe b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr dy arsye: nj\u00ebra ishte hapja e ambasadave n\u00eb Tiran\u00eb, kurse arsyeja tjet\u00ebr ishte q\u00eb po at\u00eb dit\u00eb serb\u00ebt shp\u00ebrndan\u00eb parlamentin e qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Ishte kjo nj\u00eb rast\u00ebsi apo nj\u00eb plan i dikujt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alia<\/strong>: E kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera se ngjarja e ambasadave \u00ebsht\u00eb nxitur nga t\u00eb huajt. P\u00ebr t\u00eb krijuar probleme n\u00eb Shqip\u00ebri ishin t\u00eb interesuar per\u00ebndimor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt prisnin q\u00eb edhe Shqip\u00ebria t\u00eb ndiqte sh\u00ebmbullin e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, pra t\u00eb largohej nga pozitat e socializmit. Por p\u00ebr destabilizimin e saj ishin t\u00eb interesuar s\u00eb tep\u00ebrmi edhe serb\u00ebt, q\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb gjendeshin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ka pasur mjaft \u201ckoincidenca\u201d t\u00eb tilla. N\u00eb fakt sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kishte l\u00ebvizje t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe sa her\u00eb serb\u00ebt jan\u00eb gjendur p\u00ebrpara problemesh serioze atje, aq her\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb presione t\u00eb ndryshme ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre presioneve ka qen\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, t\u00eb neutralizohej Shqip\u00ebria, pra q\u00eb ajo, e z\u00ebn\u00eb me \u201ctelashet\u201d e veta, t\u00eb mos e mb\u00ebshteste luft\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve kosovar\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, kosovar\u00ebt t\u00eb shkurajoheshin n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare e qytetare.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se edhe q\u00ebndrimet e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, kurdoher\u00eb, jan\u00eb kusht\u00ebzuar nga problemi i Kosov\u00ebs. Shtetet Per\u00ebndimore kan\u00eb pasur interesa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Jugosllavi. Sidomos pas shk\u00ebputjes s\u00eb saj nga Bashkimi Sovjetik, n\u00eb vitin 1948, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha ishin t\u00eb interesuara q\u00eb Jugosllavia t\u00eb ishte nj\u00eb vend i stabilizuar nga \u00e7do pik\u00ebpamje. \u00c7do l\u00ebvizje q\u00eb destabilizonte Federat\u00ebn Jugosllave nuk p\u00ebrkrahej nga askush n\u00eb Per\u00ebndim. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb gjith\u00eb ishin kund\u00ebr zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 vepronin aktivisht q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb vihej n\u00eb situata, q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb ndihmonte me t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e veta \u00e7\u00ebshtjen kosovare.<\/p>\n<p>Tani jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebrmbysja e socializmit n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavis\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb ndryshime edhe n\u00eb strategjin\u00eb politike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Tani problemi i Kosov\u00ebs dhe i Shqip\u00ebris\u00eb shihen me nj\u00eb sy tjet\u00ebr. Ato nuk trajtohen m\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i sigurimit t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb dikurshme Jugosllave, por trajtohen si faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stabilitetin, p\u00ebr sigurimin e paqes e t\u00eb zhvillimit demokratik t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonit ballkanik. Nga disa prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga SHBA, ka nj\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr problemin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb tij, pa p\u00ebrjashtuar edhe realizimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Marinaj: Ju e kthyet Ramiz Alin\u00eb n\u00eb nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb maskuar; k\u00ebmb\u00ebt zhytur thell\u00eb n\u00eb mes t\u00eb komunizmit dhe kok\u00ebn e mb\u00ebshtetur n\u00eb cepin fillestar t\u00eb demokracis\u00eb. E gjith\u00eb Shqip\u00ebria e p\u00ebrdori at\u00eb \u201cur\u00eb\u201d. Por kur kaluan n\u00eb an\u00ebn e d\u00ebshiruar, ata m\u00eb t\u00eb fuqishmit, t\u00eb flak\u00ebn n\u00eb burg. Pra n\u00eb ato burgje ku ju dhe qeveria juaj pat\u00ebt d\u00ebnuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar. Nuk ju pushkatuan, ndon\u00ebse qeveria q\u00eb drejtonit ju kishte vrar\u00eb me mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. \u00c7far\u00eb sh\u00ebnimesh ka mbajtur shpirti juaj, q\u00eb nga ato dit\u00eb burgimi\u2026?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alia<\/strong>: \u00cbsht\u00eb e njohur q\u00eb veprimtaria ime politike lidhet me socializmin. Kemi d\u00ebnuar ata q\u00eb me t\u00eb drejte a pa t\u00eb drejt\u00eb i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qen\u00eb m\u00ebkati yn\u00eb m\u00eb i madh. Tuf\u00ebzat, po! Tuf\u00ebzat varf\u00ebruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qen\u00eb m\u00ebkati yn\u00eb m\u00eb i madh!<\/p>\n<p>Por kur n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880-t\u00eb ndodh\u00ebn ndryshimet e m\u00ebdha n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe er\u00ebrat e forta t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve po frynin edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrpara \u00e7do politikani problemi shtrohej: <em>T\u00eb q\u00ebndronte fort me fanatiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur \u201cme \u00e7do kusht\u201d rendin socialist, apo t\u00eb p\u00ebrpiqej q\u00eb kalimi nga nj\u00ebri sistem n\u00eb tjetrin t\u00eb kalonte sa m\u00eb but\u00eb?<\/em> Shkurt t\u00eb viheshin n\u00eb krye bindjet ideologjike, apo interesat komb\u00ebtare. Rruga e par\u00eb do t\u00eb sillte v\u00ebllavrasje e p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb pandreqshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe kalimi spontan, i l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e \u201crrug\u00ebs\u201d, q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb p\u00ebrmbysej \u00e7do gj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb antikomunizmi primitiv p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb rrezik shum\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebs i PPSH dhe Kryetar i Shtetit un\u00eb mora p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanoja p\u00ebrfundimisht rrug\u00ebn e v\u00ebllavrasjes dhe t\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb evitoja kalimin e eg\u00ebr nga sistemi monist n\u00eb at\u00eb pluralist. Arrita t\u00eb m\u00ebnjanoj gjakderdhjen dhe t\u00eb drejtoj periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tranzicionit relativisht normalisht. Forcat q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb pushtet pas zgjedhjeve t\u00eb 22 marsit 1992, me n\u00eb krye Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Berish\u00ebs, ndoq\u00ebn rrug\u00ebn e zbatimit t\u00eb \u201c<em>terapis\u00eb shock<\/em>\u201d, q\u00eb i solli d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha vendit, si dhe nj\u00eb politik\u00eb agresive p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe hakmarr\u00ebse. Edhe burgosjen time dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PPSH e k\u00ebrkuan dhe e realizuan t\u00eb nisur nga k\u00ebto ndjenja t\u00eb hakmarrjes mesjetare. Nuk do t\u00eb ndalem m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb jet\u00ebs sime.<\/p>\n<p><strong>Marinaj: Pozit\u00eb ! Opozit\u00eb! Tani p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb demokraci k\u00ebto dy fjal\u00eb jan\u00eb n\u00eb ekuilib\u00ebr me \u201cseriozitetin\u201d politik. Jan\u00eb loj\u00eb fjal\u00ebsh, fjal\u00eb lufte apo loj\u00eb lufte n\u00eb fjal\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alia<\/strong>: Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pluripartitizmi. Fatkeq\u00ebsisht sot n\u00eb Shqip\u00ebri ka mendime tep\u00ebr sempliste si p\u00ebr demokracim\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr pozit\u00ebn apo opozit\u00ebn. M\u00eb duket se klas\u00ebs s\u00eb sotme politike shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb pozit\u00eb apo n\u00eb opozit\u00eb, i mungon morali n\u00eb kuptimin politik, si\u00e7 i mungon ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrpara vendit, p\u00ebrpara popullit. M\u00eb shum\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi interesat e ngushta personale, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb e sa m\u00eb shum\u00eb pasuri p\u00ebr vete, duke e konsideruar pushtetin si nj\u00eb \u201c<em>lop\u00eb q\u00eb milet<\/em>\u201d. Pik\u00ebrisht se nisen nga k\u00ebto koncepte t\u00eb huaja p\u00ebr interesat e popullit, partit\u00eb politike e shohin nj\u00ebra tjetr\u00ebn jo si kund\u00ebrshtare, por si armiq. Ato jan\u00eb vendosur si n\u00eb llogore lufte, gj\u00eb q\u00eb ndikon n\u00eb tensionimin e situat\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00ebse partia n\u00eb pozit\u00eb, sidoqoft\u00eb, mban nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrpara opinionit t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb vend, opozita e quan veten fare t\u00eb lir\u00eb nga \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ajo mohon \u00e7do gj\u00eb, kritikon \u00e7do gj\u00eb, lufton pozit\u00ebn me mjete t\u00eb lejuara e t\u00eb ndaluara. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por duke fshehur dor\u00ebn, b\u00ebn edhe pozita kund\u00ebr opozit\u00ebs. Mendimi im \u00ebsht\u00eb se tek ky kuptim i mbrapsht\u00eb i demokracis\u00eb dhe i rolit t\u00eb pozit\u00ebs e t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet par\u00eb gjendja q\u00eb mbret\u00ebron n\u00eb vend, mungesa e siguris\u00eb dhe nxitja e frym\u00ebs s\u00eb urrejtjes p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb dalin forca dhe personalitete politike q\u00eb do t\u00eb din\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb rregull dhe ligje t\u00eb tilla sjelljeje q\u00eb t\u2019i hapin rrug\u00eb zhvillimit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb vendit. Padyshim \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb spastrohet arena e politik\u00ebs nga ata lloj politikan\u00ebsh, q\u00eb nuk kan\u00eb as dijet e kultur\u00ebn, as ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe moralin e nevojsh\u00ebm, q\u00eb k\u00ebrkohet nga ata q\u00eb duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb vendit t\u00eb tyre, p\u00ebrparimit t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Marinaj: Pse m\u00eb k\u00ebrkuat q\u00eb kjo intervist\u00eb t\u00eb botohet pas vdekjes tuaj? Ju mund t\u00eb jetoni shum\u00eb gjat\u00eb dhe intervista mund ta humb\u00eb freskin\u00eb, interesin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alia<\/strong>: Sepse e di se do e mbani amanetin. Dhe p\u00ebrfitoj nga rasti q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes lexuesit e gazet\u00ebs, ku do t\u00eb botohet kjo intervist\u00eb dhe t\u2019ju uroj atyre gjith\u00eb t\u00eb mirat.<\/p>\n<p><strong>Ramiz Alia<\/strong><br \/>\n<em>Ish-President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Intervistoi <strong>Gjek\u00eb MARINAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>As nj\u00ebra as tjetra, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ndryshimi i sistemit<\/strong>: Ramiz Alia pohon se nuk zgjodhi as \u201cgjakderdhjen\u201d as \u201cantikomunizmin primitiv\u201d. At\u00ebher\u00eb si u \u2018kalua stafeta\u2019 te Sali Berisha?<\/p>\n<p>Kjo intervist\u00eb, e cila shoq\u00ebrohet me amanetin shum\u00eb kurioz (<em>botimi pas vdekjes<\/em>) q\u00eb Alia i ka l\u00ebn\u00eb autorit Marinaj, mund t\u00eb shihet nga k\u00ebnde t\u00eb ndryshme. Por ka nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb b\u00ebn shum\u00eb p\u00ebrshtypje, e cila l\u00eb goxha vend p\u00ebr interpretim.<\/p>\n<p>Alia thot\u00eb se kur \u201cer\u00ebrat e forta t\u00eb ndryshimeve po frynin edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, problemi shtrohej: T\u00eb q\u00ebndronte fort me fanatiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur \u201cme \u00e7do kusht\u201d rendin socialist, apo t\u00eb p\u00ebrpiqej q\u00eb kalimi nga nj\u00ebri sistem n\u00eb tjetrin t\u00eb kalonte sa m\u00eb but\u00eb? Shkurt t\u00eb viheshin n\u00eb krye bindjet ideologjike, apo interesat komb\u00ebtare\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Dhe si veproi Ramiz Alia? Cil\u00ebn rrug\u00eb zgjodhi? M\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ai thot\u00eb: \u201c..Rruga e par\u00eb do t\u00eb sillte v\u00ebllavrasje e p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb pandreqshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe kalimi spontan, i l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e \u201crrug\u00ebs\u201d, q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb p\u00ebrmbysej \u00e7do gj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb antikomunizmi primitiv p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb rrezik shum\u00eb t\u00eb madh\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pra as e p\u00ebrballoi me forc\u00eb dhe viktima ndryshimin, ama as e la \u00e7do gj\u00eb n\u00eb duart e \u201cantikomunizmit primitive\u201d sic e quan.. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\n*<em>Gjek\u00eb Marinaj \u00ebsht\u00eb poet dhe p\u00ebrkthyes, aktualisht profesor n\u00eb Universitetin e Dallasit, ish-i arratisur politik gjat\u00eb diktatur\u00ebs<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ish-presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb z.Ramiz Alia e kam b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shum\u00eb prej pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Megjithat\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer e mori mundimin t\u2019u p\u00ebrgjigjej disa prej tyre. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kam pas urryer me t\u00eb gjith\u00eb pasionin e shpirtit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10935","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"K\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ish-presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb z.Ramiz Alia e kam b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shum\u00eb prej pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Megjithat\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer e mori mundimin t\u2019u p\u00ebrgjigjej disa prej tyre. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kam pas urryer me t\u00eb gjith\u00eb pasionin e shpirtit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-08T23:43:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ekskluzive \\\/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes\",\"datePublished\":\"2011-10-08T23:43:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/\"},\"wordCount\":2511,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/ramiz_alia1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/\",\"name\":\"Ekskluzive \\\/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/ramiz_alia1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-08T23:43:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/ramiz_alia1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/ramiz_alia1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ekskluzive \\\/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"K\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ish-presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb z.Ramiz Alia e kam b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shum\u00eb prej pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Megjithat\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer e mori mundimin t\u2019u p\u00ebrgjigjej disa prej tyre. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se e kam pas urryer me t\u00eb gjith\u00eb pasionin e shpirtit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-08T23:43:12+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes","datePublished":"2011-10-08T23:43:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/"},"wordCount":2511,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/","name":"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg","datePublished":"2011-10-08T23:43:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/ramiz_alia1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-intervista-qe-ramiz-alia-la-amanet-ti-botohej-pas-vdekjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ekskluzive \/ Intervista q\u00eb Ramiz Alia la amanet t\u2019i botohej pas vdekjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10935\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}