{"id":10917,"date":"2011-10-07T20:28:44","date_gmt":"2011-10-07T19:28:44","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10917"},"modified":"2011-10-07T20:28:44","modified_gmt":"2011-10-07T19:28:44","slug":"moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/","title":{"rendered":"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Moikom Zeqo dhe Tomas Transtromer\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>BalkanWeb<\/strong>, <em>07 Tetor 2011<\/em><\/p>\n<p><em>TIRANE <\/em>&#8211; Vera e nxeht\u00eb qe marra mend\u00ebse, megjithat\u00eb n\u00eb brigjet e Strug\u00ebs nuk ndihej kaq r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rraskapit\u00ebse. Struga n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb poetike, ku prezantohet poezia bot\u00ebrore dhe ku kan\u00eb ardhur poet\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer nga i gjith\u00eb planeti. Dikur, kjo veprimtari b\u00ebhej akoma m\u00eb e bujshme dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe m\u00eb e kushtueshme. Vit p\u00ebr vit jepet kurora e poetit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb net\u00ebve poetike t\u00eb Strug\u00ebs. P\u00ebr vitin 2003 kurora ju dha poetit t\u00eb madh suedez Tomas Transtromer.<\/p>\n<p>Prej shum\u00eb vitesh e kam p\u00ebrcjell\u00eb krijimtarin\u00eb e k\u00ebtij poeti t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Duke qen\u00eb shpeshher\u00eb nopran e tekanjoz n\u00eb shijet e mia shpesh kam menduar se dhe poet\u00ebt mitizohen ashtu si\u00e7 mitizohet \u00e7do gj\u00eb, fal\u00eb dhe funksionimit t\u00eb kudogjendsh\u00ebm t\u00eb mediave elektronike si dhe t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb sht\u00ebpive botuese, t\u00eb reklamave t\u00eb tregut t\u00eb librit n\u00eb krejt planetin.<\/p>\n<p>Nga q\u00eb e njoh mir\u00eb krijimtarin\u00eb e Tomas Transtromerit pata nj\u00eb kuriozitet shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ta takoja personalisht k\u00ebt\u00eb krijues t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Takimi <\/strong><br \/>\nN\u00eb hotelin e madh t\u00eb Strug\u00ebs po rrija n\u00eb kolltuk\u00ebt e hollit kur u shfaq Tomas Transtromer. Kisha d\u00ebgjuar para shum\u00eb vitesh, m\u00eb sakt\u00eb para 12 vjet\u00ebsh, q\u00eb poeti kishte p\u00ebsuar nj\u00eb paraliz\u00eb. Prej saj kishte pasur pasoja t\u00eb r\u00ebnda, i kishte ikur e folura, i qe b\u00ebr\u00eb e pal\u00ebvizshme dora e djatht\u00eb dhe kishte v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb ecur.<\/p>\n<p>Gjithsesi nuk mendoja q\u00eb sh\u00ebndeti i tij mos qe p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe ai mos t\u00eb qe restauruar trup\u00ebrisht. Kur e pash\u00eb q\u00eb po l\u00ebvizte i ulur n\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb me rrota t\u00eb invalidit, q\u00eb e shtynte gruaja e tij e bukur dhe serioze, Monika, ndjeva nj\u00eb tronditje shpirt\u00ebrore. E takova menj\u00ebher\u00eb dhe e p\u00ebrqafova. Por detyrimisht fola n\u00eb anglisht me Monik\u00ebn, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb dyshe bashk\u00ebshortore qe e vetmja q\u00eb p\u00ebrgjigjej.<\/p>\n<p>I thash\u00eb se jam nj\u00eb poet nga Shqip\u00ebria dhe vler\u00ebsoj jasht\u00ebzakonisht lart poezin\u00eb e Tomasit. Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Strug\u00eb u takuam disa her\u00eb s\u00eb bashku, q\u00ebndruam dhe diskutuam me nj\u00ebri-tjetrin. Epiqendra e gjith\u00eb bisedave dhe dialog\u00ebve tan\u00eb qe shprehimisht dhe substancialisht Tomas Transtromer. Personaliteti i figur\u00ebs s\u00eb tij qe rrez\u00ebllit\u00ebse, zot\u00ebrues, i shum\u00ebfisht\u00eb, i padiskutuesh\u00ebm. B\u00ebm\u00eb disa fotografi me Tomasin dhe me Monik\u00ebn. Mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit q\u00eb u b\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Komunikimi midis tij dhe Monik\u00ebs qe i \u00e7uditsh\u00ebm. Tomasi i d\u00ebgjonte pyetjet pasi ia p\u00ebrkthente ato n\u00eb suedisht Monika. Tomasi e ka ditur shk\u00eblqyesh\u00ebm anglishten, por si pasoj\u00eb e paraliz\u00ebs ai ruante n\u00eb kujtes\u00eb vet\u00ebm gjuh\u00ebn amtare, suedishten. T\u00eb d\u00ebgjuarit e Tomasit qe gjith\u00e7ka. Ai reagonte ndaj p\u00ebrcjelljes s\u00eb pyetjeve prej s\u00eb shoqes dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qe krijuar nj\u00eb kod gjestesh dhe t\u00eb disa fjal\u00ebve t\u00eb rralla p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb karakterin pohues apo mohues t\u00eb p\u00ebrgjigjeve q\u00eb b\u00ebhej tashm\u00eb prej Monik\u00ebs, bazuar dhe n\u00eb njohjen shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe intime t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>Ky komunikim tep\u00ebr i \u00e7uditsh\u00ebm dhe i brisht\u00eb kishte krijuar nj\u00eb perfeksion, ku b\u00ebnte q\u00eb tek d\u00ebgjuesit t\u00eb ringjallej nj\u00eb komunikim apo dialogim &#8220;sui generis&#8221;. Vet\u00ebkuptohet q\u00eb Monika mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte konvencionalisht poetin e pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm Tomas Transtromer. Por n\u00eb thelb ajo e pasqyronte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb harmonizonte pyetjet me p\u00ebrgjigjet. Un\u00eb b\u00ebra disa biseda me Monik\u00ebn, e cila tregoi nj\u00eb interes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kombin shqiptar. Ky poet i madh qe si ato personazhet e m\u00ebdhenj t\u00eb filmave pa z\u00eb.<\/p>\n<p>Dihet se filmat pa z\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, por Tomasi nuk qe as konvencionalisht pa z\u00eb. Z\u00ebri i komunikimit me an\u00eb t\u00eb gruas buronte nga qenia e tij. Ajo m\u00eb e \u00e7uditshmja dhe m\u00eb trondit\u00ebsja qe se ai shkruan me dor\u00ebn e majt\u00eb ndon\u00ebse me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe se mendja e tij ishte e fuqishme dhe se ai kishte krijuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit libra t\u00eb rinj poetik\u00eb. Dora e majt\u00eb b\u00ebnte \u00e7udira te Tomasi, vet\u00ebkuptohet q\u00eb \u00e7udirat qen\u00eb t\u00eb vet\u00eb Tomasit.<\/p>\n<p>Ai rrinte me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra mbi tastat e nj\u00eb pianoje dhe u binte tingujve me gishtat e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. Kishte krijuar dhe vet\u00eb melodi, por dhe disa miq t\u00eb tij, kompozitor\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm evropian\u00eb i kishin d\u00ebrguar partitura t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb paracaktuara, q\u00eb ai t&#8217;u binte melodive vet\u00ebm me nj\u00eb dor\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Tomasi kishte krijuar nj\u00eb rekord vetjak dhe se ai mund t\u00eb ishte sot intelektuali i vet\u00ebm q\u00eb sintetizonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dor\u00eb edhe poezin\u00eb dhe muzik\u00ebn. Vullneti i tij \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu i pamposhtur dhe nj\u00eb d\u00ebshmi e plotfuqishme e rac\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nuk ndihej tek Tomasi jeshill\u00ebku i njelm\u00ebt i depresionit, kufizimi i l\u00ebvizjes s\u00eb gjymtyr\u00ebve t\u00eb trupit q\u00eb ndoshta nj\u00eb shaka e zymt\u00eb, por l\u00ebvizja e pashtershme e trurit dhe talentit t\u00eb tij arrinin k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb akord madh\u00ebshtor, t\u00eb paharruar, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne vdekatar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, ankimtar\u00eb e t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb vogla dhe mediokre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim Tomas Transtromer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i pasionit dhe i mbijetes\u00ebs, i grishjes poetike dhe papajtueshm\u00ebris\u00eb me plog\u00ebshtin\u00eb dhe banalitetin.<\/p>\n<p><strong>Poeti <\/strong><\/p>\n<p>Nuk ndihej tek Tomasi jeshill\u00ebku i njelm\u00ebt i depresionit, kufizimi i l\u00ebvizjes s\u00eb gjymtyr\u00ebve t\u00eb trupit q\u00eb ndoshta nj\u00eb shaka e zymt\u00eb, por l\u00ebvizja e pashtershme e trurit dhe talentit t\u00eb tij arrinin k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb akord madh\u00ebshtor, t\u00eb paharruar, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne vdekatar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, ankimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb vogla dhe mediokre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim Tomas Transtromer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i pasionit dhe i mbijetes\u00ebs, i grishjes poetike dhe papajtueshm\u00ebris\u00eb me plog\u00ebshtin\u00eb dhe banalitetin. Tomas Transtromer \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i lart\u00eb dhe posedues dhe rikrijues i virtytit t\u00eb thell\u00eb. Ai nuk fton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim morali, ai e tejkalon vetveten, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb papriturat dhe fatkeq\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb tep\u00ebr krenar p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrshtatur, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr rebel p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebmb\u00ebngulje e tij titanike \u00ebsht\u00eb n\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb me talentin e tij t\u00eb madh. Kur u b\u00eb ceremonia p\u00ebr mbjelljen e pem\u00ebs p\u00ebr nder t\u00eb tij ai u ngrit nga karroca me rrota dhe me dor\u00ebn e majt\u00eb gjithsesi e kapi lopat\u00ebn dhe hodhi pak dhe mbi grop\u00ebn ku u mboll pema. Pik\u00ebrisht ky moment kur ai e mbolli vet\u00eb pem\u00ebn mendoj se krijon metafor\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb tij dhe se pema qe e denj\u00eb p\u00ebr poetin, kurse poeti qe i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha pem\u00ebt e bot\u00ebs, pa harruar k\u00ebtu n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kryepem\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore, t\u00eb shkrimit, t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve dhe t\u00eb deg\u00ebve poetike n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam njohur krijimtarin\u00eb e tij gjat\u00eb viteve dhe kur mora vesh se ai do t\u00eb vinte n\u00eb Strug\u00eb, u nisa dhe un\u00eb n\u00eb Strug\u00eb me motivin e vet\u00ebm p\u00ebr ta takuar at\u00eb. P\u00ebr mendimin tim krijimtaria poetike e Transtromerit p\u00ebrb\u00ebn maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb poezis\u00eb evropiane t\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Palimpseset e Transtromerit: &#8220;Horizont i pafund, di\u00e7ka duan t\u00eb thon\u00eb t\u00eb vdekurit q\u00eb s&#8217;han\u00eb, q\u00eb s&#8217;marrin frym\u00eb, por ende kan\u00eb z\u00eb, katedralja \u00ebsht\u00eb si H\u00ebna q\u00eb b\u00ebn batica, t\u00eb zgjohesh \u00ebsht\u00eb si t\u00eb hidhesh me parashut\u00eb prej \u00ebndrr\u00ebs, nj\u00eb udh\u00ebtar vjen q\u00eb nga thelbi i m\u00ebngjesit&#8230;&#8221; B\u00ebra disa biseda me Monik\u00ebn dhe i thash\u00eb se d\u00ebshiroja q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se Shqip\u00ebria mund ta gjall\u00ebronte poetin e madh. Monika iu p\u00ebrgjigj pozitivisht k\u00ebsaj k\u00ebrkese. N\u00eb \u00e7astin e ceremonis\u00eb s\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb kuror\u00ebs brenda katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Sofis\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr, ku ka qen\u00eb dhe Onufri yn\u00eb si funksionar i lart\u00eb i Patriarkan\u00ebs s\u00eb Ohrit n\u00eb shekullin XVI, t\u00eb gjith\u00eb prisnin se \u00e7do t\u00eb b\u00ebnte poeti madh\u00ebshtor Tomas.<\/p>\n<p>Brenda katedrales kishin vendosur nj\u00eb piano. Tomasi u ul n\u00eb piano dhe me dor\u00ebn e majt\u00eb i ra si magjistar dy melodive t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Tingujt n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artikulonin z\u00ebrin e tij t\u00eb humbur. K\u00ebta tinguj fal\u00ebnderonin, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet fal\u00ebnderuesit ishim ne t\u00eb tjer\u00ebt. Muzika k\u00ebshtu shpaloste t\u00ebr\u00eb qenien e poetit Tomas Transtromer, duke e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kozmos dhe n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e qenieve tona.<\/p>\n<p><strong>Nga libri \u201cAnima mundi\u201d i Moikom Zeqos, \u201cOmbra 2011\u201d<\/strong>(<em>Shkrimi u botua sot ne Gazeta Shqiptare<\/em>)<br \/>\n(<em>s.g\/balkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BalkanWeb, 07 Tetor 2011 TIRANE &#8211; Vera e nxeht\u00eb qe marra mend\u00ebse, megjithat\u00eb n\u00eb brigjet e Strug\u00ebs nuk ndihej kaq r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rraskapit\u00ebse. Struga n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb poetike, ku prezantohet poezia bot\u00ebrore dhe ku kan\u00eb ardhur poet\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer nga i gjith\u00eb planeti. Dikur, kjo veprimtari b\u00ebhej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10917","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"BalkanWeb, 07 Tetor 2011 TIRANE &#8211; Vera e nxeht\u00eb qe marra mend\u00ebse, megjithat\u00eb n\u00eb brigjet e Strug\u00ebs nuk ndihej kaq r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rraskapit\u00ebse. Struga n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb poetike, ku prezantohet poezia bot\u00ebrore dhe ku kan\u00eb ardhur poet\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer nga i gjith\u00eb planeti. Dikur, kjo veprimtari b\u00ebhej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-07T19:28:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer\",\"datePublished\":\"2011-10-07T19:28:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/\"},\"wordCount\":1581,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/\",\"name\":\"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-07T19:28:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"BalkanWeb, 07 Tetor 2011 TIRANE &#8211; Vera e nxeht\u00eb qe marra mend\u00ebse, megjithat\u00eb n\u00eb brigjet e Strug\u00ebs nuk ndihej kaq r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rraskapit\u00ebse. Struga n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb poetike, ku prezantohet poezia bot\u00ebrore dhe ku kan\u00eb ardhur poet\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer nga i gjith\u00eb planeti. Dikur, kjo veprimtari b\u00ebhej [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-07T19:28:44+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer","datePublished":"2011-10-07T19:28:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/"},"wordCount":1581,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/","name":"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg","datePublished":"2011-10-07T19:28:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/moikom_zeqo_tomas_transtromer.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moikom-zeqo-ju-rrefej-takimin-tim-me-tomas-transtromer\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Moikom Zeqo: Ju rr\u00ebfej takimin tim me Tomas Transtromer"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10917"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10917\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}