{"id":10913,"date":"2011-10-07T20:02:19","date_gmt":"2011-10-07T19:02:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10913"},"modified":"2011-10-07T20:02:19","modified_gmt":"2011-10-07T19:02:19","slug":"tirana-integrim-social-apo-dizintegrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/","title":{"rendered":"Tirana, integrim social apo dizintegrim"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatos Lubonja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>FATOS LUBONJA<\/strong>, <em>7 tetor 2011<\/em><\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh lexova nj\u00eb lajm mbi studimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb OJQ shqiptare rreth integrimit social \u2013 ekonomik t\u00eb ardh\u00ebsve n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Studimi ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb pyet\u00ebsor rreth \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tilla si banimi dhe legalizimi, sh\u00ebrbimet, arsimi, pun\u00ebsimi, gjendja ekonomike, cil\u00ebsia e jet\u00ebs, angazhimi dhe p\u00ebrkat\u00ebsia n\u00eb komunitet, raporti me institucionet vendore.<\/p>\n<p>Sipas lajmit, t\u00eb dh\u00ebnat e studimit kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se banor\u00ebt tiranas q\u00eb kan\u00eb mbi 10 vjet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kryeqytet, kan\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb ngjash\u00ebm rreth \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb rreshtuara m\u00eb sip\u00ebr me banor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb para vitit 1990. (Nuk di pse n\u00eb vend se \u201cbanor\u00ebt\u201d, n\u00eb njoftim thuhej \u201crezident\u00ebt\u201d.) Shkurt, pra, sipas k\u00ebtij studimi, kush vjen n\u00eb Tiran\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb vjet q\u00eb t\u00eb ndjehet tiranas.<\/p>\n<p>Kaq ishte lajmi q\u00eb m\u00eb ngacmoi jo edhe aq pse m\u2019u duk si nj\u00eb nga ato pun\u00ebt sip\u00ebrfaq\u00ebsore q\u00eb kryejn\u00eb r\u00ebndom OJQ-t\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb lek, por sepse, p\u00ebrfundimi m\u2019u duk si pa q\u00ebllim. Pra, nuk kuptova pse duhej ky studim. Ashtu si\u00e7 lexohej lajmi dukej sikur b\u00ebhej fjal\u00eb se k\u00ebtyre ardhacak\u00ebve, q\u00eb t\u00eb integrohen, d.m.th. t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e lart\u00eb t\u00eb kryeqytetasit, u duhen t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb vjet. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mua, \u00e7\u00ebshtja q\u00eb shtrohet sot p\u00ebr tiranasit \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb s\u00eb pari me pyetjen: \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sot t\u00eb ndjehesh \u201ci integruar\u201d n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb? Dhe k\u00ebsaj i shtohet pyetja: a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb brenda dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, nj\u00eb njeri apo familje q\u00eb ka ardhur n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ndjehet nj\u00eblloj si qytetar\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs? Ndoshta po, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet th\u00ebn\u00eb: aq m\u00eb keq p\u00ebr ardh\u00ebsit.<\/p>\n<p>E them k\u00ebt\u00eb pasi si qytetar i vjet\u00ebr i Tiran\u00ebs e q\u00eb jeton e ndjek me v\u00ebmendje jet\u00ebn e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb vet, mund t\u00eb them se p\u00ebrjetimi im \u00ebsht\u00eb se qyteti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse i pabanuesh\u00ebm qoft\u00eb n\u00eb kuptimin e atyre q\u00eb do t\u2019i quaja nevoja primare t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me raportin ton\u00eb me ajrin, gjelb\u00ebrimin, ujin, rrug\u00ebt, peizazhin urban etj., qoft\u00eb p\u00ebrsa u p\u00ebrket atyre nevojave q\u00eb n\u00ebnkupton \u201cintegrim social\u201d, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me at\u00eb se sa ndjehemi pjes\u00eb e nj\u00eb komuniteti t\u00eb caktuar, ku hyn edhe raporti yn\u00eb me institucionet vendore t\u00eb qytetit. Me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme, do t\u00eb thosha se si qytetar i Tiran\u00ebs, ndiej jo integrimin, por pik\u00ebrisht dizintegrimin. N\u00ebse studimi i OJQ-s\u00eb n\u00eb fjal\u00eb ka arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion edhe p\u00ebr ardh\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb kaluar dhjet\u00eb vjet q\u00ebndrim, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb them se ka arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebr n\u00eb uj\u00eb. N\u00eb fakt, ajo \u00e7ka do t\u00eb k\u00ebrkoja sot nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim mbi at\u00eb se sa koh\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb ndjehen ardh\u00ebsit t\u00eb integruar, por nj\u00eb studim serioz mbi dizintegrimin social t\u00eb tiranasve, mbi shkaqet dhe pasojat e mbi at\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb (e sa koh\u00eb mund t\u00eb na haj\u00eb kjo) p\u00ebr t\u00eb filluar procesi i integrimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb qytetin e tyre q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, k\u00ebrkon t\u2019i dizintegroj\u00eb e t\u2019i flak\u00eb jasht\u00eb banor\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim q\u00eb t\u00eb merrej me at\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb rritur numri i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve nga kanceri, i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve nga mushk\u00ebrit\u00eb, apo ai i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve psikik\u00eb. Nj\u00eb studim q\u00eb t\u00eb merrej edhe me at\u00eb se si nd\u00ebrtuesit q\u00eb deri dje kan\u00eb shkat\u00ebrruar kryeqytetin me betonizim, sot po na d\u00ebrgojn\u00eb vazhdimisht e-mail-e ku na b\u00ebjn\u00eb publicitet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, duke na th\u00ebn\u00eb: Tirana \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pabanueshme, ju keni nevoj\u00eb t\u00eb dilni prej saj dhe t\u00eb blini vilat q\u00eb ne po nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebr ju n\u00eb rrethinat e saj \u2013 q\u00eb, tek e fundit, do t\u00eb rezultoj\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb rrethinave.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kur flas p\u00ebr dizintegrim social t\u00eb komunitetit t\u00eb tiranasve, e ndiej se m\u00eb s\u00eb pari m\u00eb duhet t\u00eb hap nj\u00eb parantez\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb periudh\u00ebn komuniste. \u201cPse, a kishte komunitet tiranasish at\u00ebher\u00eb?\u201d \u2013 mund t\u00eb shtrohet me t\u00eb drejt\u00eb pyetja. Si qytetar i Tiran\u00ebs them se shteti komunist, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, duke uzurpuar t\u00eb gjitha atributet e jet\u00ebs publike, i shkat\u00ebrroi komunitetet e vjetra e t\u00eb reja t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kjo q\u00eb po jetojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb edhe pasoj\u00eb e asaj periudhe. Por jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri si qytetar i vjet\u00ebr i Tiran\u00ebs, mund t\u00eb them se n\u00eb Tiran\u00eb mbet\u00ebn, sado-kudo, ato t\u00eb quajturat lagje apo m\u00ebhalla ku njer\u00ebzit kishin jetuar prej vitesh, mbeti nj\u00eb lloj solidariteti i lagjes\/m\u00ebhall\u00ebs, mbet\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet e njer\u00ebzve q\u00eb e njihnin nj\u00ebri-tjetrin prej koh\u00ebsh, q\u00eb i kishte lidhur nj\u00eb kopsht, apo nj\u00eb shkoll\u00eb, apo nj\u00eb fush\u00eb sporti me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se institucionet vendore, aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngjizur komunitetet, u imponuan nga lart dhe qytetar\u00ebt nuk i ndjenin si t\u00eb tyret; \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb po ashtu se regjimi mbolli nj\u00eb mosbesim t\u00eb thell\u00eb te njeriu, q\u00eb nuk e ndihmon sociabilitetin, por megjithat\u00eb, mund t\u00eb them se, ashtu si doli, Tirana n\u00eb vitet \u201890 i kishte mund\u00ebsit\u00eb urbane q\u00eb t\u00eb zhvillonte ato elemente komunitare q\u00eb i kishte ruajtur apo zhvilluar sadopak n\u00eb komuniz\u00ebm. Mir\u00ebpo n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj filloi nj\u00eb shkat\u00ebrrim q\u00eb solli edhe nj\u00eb dizintegrim t\u00eb papar\u00eb social.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, pa dyshim, duke filluar q\u00eb nga emigracioni i nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tiranasve e duke vazhduar me dyndjet e ardh\u00ebsve q\u00eb u shoq\u00ebruan me nj\u00eb urbanizim t\u00eb eg\u00ebr, me nj\u00eb masak\u00ebr urbane me zaptime pronash publike e me privatizime abuzive n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilave u vun\u00eb institucione shtet\u00ebrore q\u00eb n\u00eb vend se t\u00eb b\u00ebheshin demokratike, n\u00eb kuptimin q\u00eb tiranasit t\u2019i ndjenin si t\u00eb tyret, filluan, n\u00eb bashk\u00ebpunim me gjithfar\u00eb horrash, t\u00eb ardhur e tiranas, t\u00eb grabisnin hap\u00ebsirat publike, t\u00eb shkat\u00ebrronin kujtes\u00ebn historike e me radh\u00eb e me radh\u00eb, \u00e7ka, tek e fundit, ka rezultuar n\u00eb shkat\u00ebrrimin e \u00e7do ndjenje komuniteti midis tiranasve, duke e b\u00ebr\u00eb tiranasin sot t\u00eb ndjehet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb i vetmuar n\u00eb hallin e tij, pa ndjenj\u00eb komuniteti, pa ndjenj\u00eb se ka komshinj q\u00eb mund t\u2019i gjenden n\u00eb nj\u00eb hall, pa institucione q\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb, pa shkolla e kopshte t\u00eb atilla q\u00eb t\u00eb ndjehet i sigurt se po edukojn\u00eb qenie njer\u00ebzore t\u00eb shekullit XXI.<\/p>\n<p>Nuk po zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori depresive p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam shkruar shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim dua t\u00eb sugjeroj di\u00e7ka me iden\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, madje edhe duke pasur parasysh faktin se sot kemi nj\u00eb kryetar bashkie t\u00eb ri dhe nj\u00eb grup q\u00eb po punon p\u00ebr planin urbanistik t\u00eb qytetit. Ndoshta \u2013 them akoma \u2013 mund t\u2019i lexojn\u00eb k\u00ebto rreshta edhe n\u00ebn drit\u00ebn e katastrof\u00ebs q\u00eb kemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpara syve e nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqeshin \u2013 si\u00e7 kam frik\u00eb \u2013 duke th\u00ebn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin me ciniz\u00ebm se \u00e7ka po them jan\u00eb bro\u00e7kulla t\u00eb nj\u00eb jokompetenti (\u201curbanist popullor\u201d m\u00eb p\u00ebrqeshte dikur ish-kryebashkiaku), pasi \u00e7ka p\u00ebrshkruaj jan\u00eb fenomene t\u00eb kapitalizmit kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, p\u00ebr ta sqaruar m\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019dua t\u00eb sugjeroj, po sjell shembuj pik\u00ebrisht nga bota. Po e filloj me p\u00ebrvoj\u00ebn e Enrique Penalosa, kryebashkiak n\u00eb fillimvitet 2000 i kryeqytetit t\u00eb Kolumbis\u00eb, Bogota, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm sot p\u00ebr projektin e tij. N\u00eb nj\u00eb kryeqytet dhjet\u00eb milion\u00ebsh t\u00eb mbytur nga nj\u00eb trafik kaotik e nga nj\u00eb problematik\u00eb e krahasueshme n\u00eb shum\u00eb aspekte me Tiran\u00ebn, Penalosa u nis nga ky parim: \u201cNe kemi nevoj\u00eb t\u00eb ecim ashtu sikurse zogjt\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb fluturojn\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb s\u00eb bashku me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn; p\u00ebr kontakte me natyr\u00ebn. Kemi nevoj\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb mos ndjehemi t\u00eb p\u00ebrjashtuar. Kemi nevoj\u00eb edhe t\u00eb ndjehemi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb barabart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb parim, pra, ai krijoi nj\u00eb projekt qyteti relacional me nj\u00eb impakt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. S\u00eb pari, ai ngulmoi se ekziston nj\u00eb konflikt midis v\u00ebnies s\u00eb qytetit n\u00eb funksion t\u00eb makinave dhe v\u00ebnies s\u00eb qytetit n\u00eb funksion t\u00eb njer\u00ebzve (e kush m\u00eb shum\u00eb se ne tiranasit e provon k\u00ebt\u00eb konflikt mbi kurriz?). K\u00ebshtu, Penalosa i braktisi projektet e rrug\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb periferi (kujtoni se ne po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb) duke i p\u00ebrdorur burimet financiare p\u00ebr t\u00eb realizuar parqe t\u00eb m\u00ebdha, pista bi\u00e7ikletash dhe \u201cautostrada k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nevoj\u00ebn e transportit, ai u mb\u00ebshtet mbi transportin publik, t\u00eb cilin e b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe cil\u00ebsor. Po ashtu, ai zgjeroi trotuaret duke krijuar n\u00eb to hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha publike dhe pista bi\u00e7ikletash. Kujtoj se Bogota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb varf\u00ebrish (si\u00e7 jemi ne) e kjo pun\u00eb e kryebashkiakut mund t\u00eb duket si nj\u00eb luks q\u00eb e kan\u00eb qytetet e pasura per\u00ebndimore, ve\u00e7an\u00ebrisht apo nordike. Por, sipas Penaloses, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb varf\u00ebrish, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bogota, sociabiliteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb bazike, q\u00eb madje ai mund t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb edhe probleme t\u00eb varf\u00ebris\u00eb e deri t\u00eb reduktoj\u00eb kriminalitetin.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e v\u00ebnies n\u00eb jet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projekti urban, q\u00eb i nxori si t\u00eb thuash njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb si k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb q\u00eb takohen me k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, si popullsi q\u00eb l\u00ebviz me bi\u00e7iklet\u00eb (nga vet\u00ebm 0,2%, pas gjasht\u00eb vjet\u00ebsh numri i tyre arriti n\u00eb 5%), n\u00eb Bogota u pak\u00ebsua n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn numri i aksidenteve automobilistike dhe ra ndjesh\u00ebm edhe niveli i vrasjeve. Sot, disa nga arritjet e tij jan\u00eb t\u00eb pakthyeshme dhe shembull p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn filozofi ka aplikuar kryebashkiaku i nj\u00ebrit prej qyteteve europiane m\u00eb t\u00eb njohur, Parisit. Parisian\u00ebt kishin arritur nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb till\u00eb lodhjeje nga zhurmat, ndotja e ajrit, bllokimet e trafikut, saq\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn planin e kryebashkiakut Bertrand Delonow p\u00ebr t\u2019i rimarr\u00eb rrug\u00ebt.<\/p>\n<p>Administrata arriti deri atje sa mbuloi me r\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn \u201cPompidou\u201d, arterie e r\u00ebnd\u00ebsishme qarkullimi makinash dhe vendosi aty \u00e7adra n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsira ku mund t\u00eb pihej nj\u00eb birr\u00eb e t\u00eb b\u00ebheshin aktivitete t\u00eb ndryshme. Asfalti, pra, u kthye n\u00eb r\u00ebr\u00eb plazhi me sheshe t\u00eb vogla, me hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer. Delanow, po ashtu, e p\u00ebrmbyti qytetin me qindra mij\u00ebra bi\u00e7ikleta q\u00eb p\u00ebrdoren falas. P\u00ebr t\u00eb vazhduar me shembuj gjithmon\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e filozofis\u00eb s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Bogotas, kujtoj se n\u00eb Suedi, administrata publike blen terrenet rreth qytetit, q\u00eb i deklaron zona ku s\u2019mund t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>E di q\u00eb dikush do t\u00eb m\u00eb thot\u00eb: \u00e7far\u00eb po na thua, me k\u00eb po na krahason? Por nuk mund t\u00eb mos mendosh se Tirana i ka pasur k\u00ebto mund\u00ebsi dhe i ka humbur e po i humbet me nj\u00eb shpejt\u00ebsi dramatike. Dhe nuk mendoj se kjo ndodhi pasi ardh\u00ebsit ishin katundar\u00eb e injorant\u00eb q\u00eb donin t\u00eb banonin ngjit e ngjit n\u00eb ato kosheret gjigante t\u00eb blet\u00ebve, apo se ishin t\u00eb etur p\u00ebr makina e i urrenin bi\u00e7ikletat, deri edhe barin \u2013 si\u00e7 thon\u00eb disa. Jo, ardh\u00ebsit n\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrtuan sht\u00ebpi me oborr ku mboll\u00ebn edhe pem\u00eb n\u00eb stilin si kishin banuar n\u00eb fshat. I b\u00ebn\u00eb t\u00eb m\u00ebdha v\u00ebrtet, t\u00eb sh\u00ebmtuara, e pa infrastruktur\u00eb, por, sipas meje, masakr\u00ebn kryesore e b\u00ebn\u00eb \u201ct\u00eb diturit\u201d e qytetit.<\/p>\n<p>Ishin ata q\u00eb kryen betonizimin e qytetit duke p\u00ebrdorur, sigurisht, edhe nj\u00eb lavazh trush, por, mbi t\u00eb gjitha, duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn e pushtetit, t\u00eb paras\u00eb s\u00eb zez\u00eb e korruptive, e pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb nga ligji. K\u00ebsisoj, Tirana u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb qytet n\u00eb funksion t\u00eb makinave e t\u00eb pasurimit t\u00eb nj\u00eb pakice q\u00eb sot ua ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur jet\u00ebn qytetar\u00ebve jo thjesht n\u00eb kuptimin fizik, por, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb kuptimin e zhveshjes s\u00eb qytetar\u00ebve thuajse nga \u00e7do mund\u00ebsi relacionale, sociabiliteti. Nj\u00eb qytet, pra, ku vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet integrim social nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Duke mos dashur ta mbyll k\u00ebt\u00eb shkrim me pesimiz\u00ebm, po e mbyll duke uruar q\u00eb teknik\u00ebt e Bash\u00ebs q\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr planin urbanistik t\u2019i njohin e studiojn\u00eb ca m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvojat q\u00eb p\u00ebrmenda, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rikuperojn\u00eb \u00e7\u2019mund t\u00eb rikuperohet n\u00eb qytetin ton\u00eb t\u00eb masakruar barbarisht nga njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FATOS LUBONJA, 7 tetor 2011 Para disa dit\u00ebsh lexova nj\u00eb lajm mbi studimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb OJQ shqiptare rreth integrimit social \u2013 ekonomik t\u00eb ardh\u00ebsve n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Studimi ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb pyet\u00ebsor rreth \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tilla si banimi dhe legalizimi, sh\u00ebrbimet, arsimi, pun\u00ebsimi, gjendja ekonomike, cil\u00ebsia e jet\u00ebs, angazhimi dhe p\u00ebrkat\u00ebsia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10913","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tirana, integrim social apo dizintegrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tirana, integrim social apo dizintegrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"FATOS LUBONJA, 7 tetor 2011 Para disa dit\u00ebsh lexova nj\u00eb lajm mbi studimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb OJQ shqiptare rreth integrimit social \u2013 ekonomik t\u00eb ardh\u00ebsve n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Studimi ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb pyet\u00ebsor rreth \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tilla si banimi dhe legalizimi, sh\u00ebrbimet, arsimi, pun\u00ebsimi, gjendja ekonomike, cil\u00ebsia e jet\u00ebs, angazhimi dhe p\u00ebrkat\u00ebsia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-07T19:02:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Tirana, integrim social apo dizintegrim\",\"datePublished\":\"2011-10-07T19:02:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/\"},\"wordCount\":2271,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/\",\"name\":\"Tirana, integrim social apo dizintegrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-07T19:02:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tirana, integrim social apo dizintegrim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tirana, integrim social apo dizintegrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tirana, integrim social apo dizintegrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"FATOS LUBONJA, 7 tetor 2011 Para disa dit\u00ebsh lexova nj\u00eb lajm mbi studimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb OJQ shqiptare rreth integrimit social \u2013 ekonomik t\u00eb ardh\u00ebsve n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Studimi ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb pyet\u00ebsor rreth \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tilla si banimi dhe legalizimi, sh\u00ebrbimet, arsimi, pun\u00ebsimi, gjendja ekonomike, cil\u00ebsia e jet\u00ebs, angazhimi dhe p\u00ebrkat\u00ebsia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-07T19:02:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Tirana, integrim social apo dizintegrim","datePublished":"2011-10-07T19:02:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/"},"wordCount":2271,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/","name":"Tirana, integrim social apo dizintegrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2011-10-07T19:02:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tirana-integrim-social-apo-dizintegrim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tirana, integrim social apo dizintegrim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10913"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10913\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}