{"id":1089,"date":"2013-02-19T18:19:44","date_gmt":"2013-02-19T17:19:44","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1089"},"modified":"2013-02-19T18:19:44","modified_gmt":"2013-02-19T17:19:44","slug":"intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shinasi Rama\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg\" width=\"200\" \/> <strong><em>Intervist\u00eb me Z. Shinasi Rama, studiuesin e shkencave politike n\u00eb NYT dhe nj\u00eb nga iniciator\u00ebt e L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit. Si e shikon ai realitetin e sot\u00ebm shqiptar, Drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Tranzicionin shqiptar, qeverit\u00eb e pas viteve \u201990 dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Ben Andoni<\/strong>, <em>JAVA<\/em>, <em>19 Shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p><strong>Verdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e \u201c21 Janarit\u201d ka treguar se Drejt\u00ebsia shqiptare e ka t\u00eb pamundur t\u2019i shk\u00ebputet ndikimit politik. N\u00ebse e keni ndjekur ecurin\u00eb e procesit, a mendoni se Gjykatat shqiptare, mund t\u00eb gjenin kuraj\u00eb t\u2019i shk\u00ebputeshin disi tutel\u00ebs dhe frik\u00ebs nga politika e z.Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cProcesin e kam ndjekur me shum\u00eb v\u00ebmendje, kryesisht p\u00ebrmes shtypit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm q\u00eb, gjithsesi, \u00ebsht\u00eb tejet i deformuar dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pakusht ndaj nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs pal\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb lidhje me sjelljen e gjyqtar\u00ebve n\u00eb gjykimin e vrasjes s\u00eb kat\u00ebr personave n\u00eb rrug\u00eb e jo brenda institucioneve t\u00eb shtetit, duhen theksuar kat\u00ebr gj\u00ebra. S\u00eb pari, duhet kuptuar mir\u00eb se ligji gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb elastik. Nga q\u00eb \u00e7do sistem ligjor sanksionon at\u00eb q\u00eb nuk duhet b\u00ebr\u00eb, l\u00eb gjithnj\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb interpretimi e justifikimi n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Shpesh, ajo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e t\u00eb diskutueshmes dhe me pak ndihmes\u00eb nga institucionet e tjera dhe me mbylljen e syve nga prokuroria e gjykata, si\u00e7 ndodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me zhdukjen e videove, regjistrimeve, t\u00eb arm\u00ebve, regjistrave, thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve, etj., sjellja e gardist\u00ebve b\u00ebhet disi e justifikueshme p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Por, realiteti \u00ebsht\u00eb se gjykatat shqiptare nuk kan\u00eb asnj\u00eb fije respekti p\u00ebr ligjin dhe sistematikisht demonstrojn\u00eb nj\u00eb besnik\u00ebri t\u00eb frikshme karshi klaneve oligarkike dhe kriminale q\u00eb kontrollojn\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs shqiptare. S\u00eb dyti, gjykatat n\u00eb shtetin shqiptar jan\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb shtetit dhe t\u00eb v\u00ebna pa kushte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Mjafton t\u00eb kujtohen skandalet e panum\u00ebrta q\u00eb kulmuan me G\u00ebrdecin e me vrasjen e 26 t\u00eb pafajshm\u00ebve, korrupsionin e rrug\u00ebve, t\u00eb tenderave, t\u00eb privatizimeve, t\u00eb subvencioneve, e me radh\u00eb. K\u00ebta nuk e l\u00ebviz\u00ebn gishtin se i dilnin pet\u00ebt lakrorit dhe tundeshin themelet e sistemit. Mir\u00ebpo, nuk \u00ebsht\u00eb frika q\u00eb ndjejn\u00eb nga Sali Berisha por \u00ebsht\u00eb bindja e tyre e vet\u00ebdijshme se k\u00ebshtu duhet vepruar, d.m.th. se edhe k\u00ebta jan\u00eb pjes\u00eb e vet\u00ebdijshme e krimit politik.<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb fundi, gjykat\u00ebsit do t\u2019i bindeshin gjithkujt q\u00eb kontrollon pushtetin e makin\u00ebn shtet\u00ebrore. Fajtori i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb dha urdhrin q\u00eb t\u00eb vriten njer\u00ebzit. K\u00ebta ishin vegla t\u00eb tij. Fajtori as nuk u gjykua, as nuk u thirr si d\u00ebshmitar, e as nuk u d\u00ebnua. M\u00eb n\u00eb fund, duhet th\u00ebn\u00eb se kjo sjellje \u00ebsht\u00eb metod\u00eb pune n\u00eb shtetin shqiptar. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb kapur dhe po k\u00ebta gjykat\u00ebs do t\u2019i sh\u00ebrbenin pa pik\u00ebn e m\u00ebdyshjes edhe pal\u00ebve t\u00eb tjera po t\u00eb ishin n\u00eb pushtet. N\u00eb se vijn\u00eb n\u00eb pushtet k\u00ebta t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt gjykat\u00ebs, po t\u00eb mos ken\u00eb pasaporta t\u00eb shteteve t\u00eb tjera e k\u00ebshtu t\u00eb ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, do t\u2019i nxjerrin t\u00eb fajsh\u00ebm e kriminal\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb njeri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb hajnat e vegj\u00ebl dhe t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm kapobandat, dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi e t\u2019i thot\u00eb vetes i ndersh\u00ebm, dhe t\u00eb rris\u00eb familje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb, dhe prandaj jan\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs kriminale-mafioze t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kemi disa privatizime t\u00eb gabuara dhe s\u00eb fundmi nj\u00eb privatizim t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb \u2018Albpetrolit\u2019, q\u00eb gjithsesi \u00ebsht\u00eb parath\u00ebn\u00eb me koh\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb vepruar me procesin e transparenc\u00ebs s\u00eb tenderimit. Duke e par\u00eb nga larg, n\u00eb pozit\u00ebn tuaj, a nuk duket se ka nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019i shitur asetet e vendit pa asnj\u00eb logjik\u00eb ekonomike dhe m\u00eb shum\u00eb se kaq me pak logjik\u00eb kriminale?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb politikat ekonomike dhe n\u00eb privatizime t\u00eb k\u00ebtij niveli, nuk ka gabime por ka nj\u00eb llogaritje shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb b\u00ebr\u00eb me kujdes nga ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ligjin, dhe mandej b\u00ebjn\u00eb privatizimin. Pra, logjika e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare kujtdo q\u00eb hedh e pastron para n\u00eb ark\u00ebn e shteti shqiptar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb klanit sundues nuk \u00ebsht\u00eb pak kriminale por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kriminale, d.m.th., \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje mafioze dhe kleptokratike e padyshueshme. Duhet kuptuar edhe logjika q\u00eb ndjek Sali Berisha dhe administrator\u00ebt e shtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij n\u00eb marrjen e k\u00ebtyre vendimeve. Arka e shtetit \u00ebsht\u00eb bosh, e prandaj duhet mbushur disi, privatizimi i jep mund\u00ebsi klanit sundues t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb rrogat e t\u00eb mbaj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb pun\u00eb. Po ashtu, privatizimi i k\u00ebtij niveli dhe me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i ndihmon t\u00eb konsolidojn\u00eb interesat ekonomike t\u00eb grupeve, familjeve e strukturave t\u00eb dyshimta q\u00eb i ndihmuan t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb pushtet e q\u00eb iu sh\u00ebrbyen me besnik\u00ebri. Privatizimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i ngjan parimit t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb djegur.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb pushtetin nes\u00ebr, do t\u00eb ket\u00eb \u00e7el\u00ebsat e kasht\u00ebs dhe do t\u00eb gjej\u00eb thesarin bosh e shtetin borxh deri n\u00eb fyt. Sa t\u00eb merren vendimet e duhura, sa t\u00eb p\u00ebrmbysen marr\u00ebveshjet, sa t\u00eb verifikohen parat\u00eb, burimet, e investimet, n\u00eb se do t\u00eb merren vendimet e tilla do t\u00eb kaloj\u00eb koh\u00eb. Dhe kur t\u00eb qet\u00ebsohet zallamahia n\u00eb rrug\u00eb me protestat e pritshme e me rr\u00ebmujat e zakonshme, gjendja do t\u00eb ket\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kritike, populli do t\u00eb harroj\u00eb se \u00e7ka ndodhur dhe me pafytyr\u00ebsin\u00eb e zakonshme, kund\u00ebrshtar\u00ebt do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fajtor nj\u00ebri-tjetrin. Mir\u00ebpo, kjo pasuri ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pasuria e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, privatizimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb gabuar e kriminale t\u00eb mundshme, dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e gjithkujt i cili k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit q\u00eb t\u2019i thot\u00eb t\u00eb bardh\u00ebs e bardh\u00eb, dhe t\u00eb zez\u00ebs e zez\u00eb dhe t\u2019i rishoh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ligjet e kaluara dhe proceset se si jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. K\u00ebto 22 vjet shqiptar\u00ebt kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb proces privatizimi q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb metoda e pasurimit t\u00eb llumit shoq\u00ebror, e cubave, hajnave dhe lamash\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs, gjithnj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb klaneve t\u00eb konsoliduara t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo duhet ripar\u00eb me kujdesin e duhur\u201d.<\/p>\n<p><strong>Keni qen\u00eb vazhdimisht kritik ndaj qeverive shqiptare dhe nivelit t\u00eb tyre t\u00eb demokracis\u00eb. Ku e shikoni n\u00eb faz\u00ebn e tranzicionit pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb degradimit t\u00eb qeverive t\u00eb post\u201990?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha qeverit\u00eb e mbas vitit 1990 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb situr mir\u00eb, t\u00eb l\u00ebmuar e t\u00eb deformuar me kujdes para vitit 1990. K\u00ebta ishin t\u00eb piketuar t\u00eb merrnin pushtetin, pavar\u00ebsisht se n\u00eb at\u00eb ngut u ngat\u00ebrruan k\u00ebmb\u00ebt e disa individ\u00eb e gjet\u00ebn veten t\u00eb caktuar n\u00eb opozit\u00ebn kund\u00ebr partis\u00eb, q\u00eb i sh\u00ebrbenin me shum\u00eb devotshm\u00ebri. T\u00eb gjith\u00eb forcat politike dhe t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb loj\u00eb ishin t\u00eb kapur, t\u00eb kontrolluar, t\u00eb manipuluar, marioneta e kukulla, pa vlera morale t\u00eb q\u00ebndrueshme, pa ide realiste, e pa ndjenj\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit publik. Ashtu si ishin k\u00ebta vet\u00eb, ashtu ishin edhe qeverit\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb, t\u00eb degjeneruara, t\u00eb zvet\u00ebnuara, antikomb\u00ebtare, antishtet\u00ebrore, katundare dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb klaneve katundare t\u00eb paris\u00eb. Qeverit\u00eb q\u00eb jan\u00eb zgjedhur nuk ua ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb trash\u00ebgim babai i teqes\u00eb, bajraktari i katundit, apo k\u00ebshilli i t\u00eb urt\u00ebve por k\u00ebta i kan\u00eb trajtuar si t\u00eb ishin t\u00eb tilla. Qeverit\u00eb jan\u00eb zgjedhur n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb popullit shqiptar, dhe detyra e tyre par\u00ebsore ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb mir\u00ebadministrojn\u00eb pasurin\u00eb komb\u00ebtare e t\u00eb ruajn\u00eb nderin e dinjitetin e popullit.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb popull i vog\u00ebl, me nj\u00eb ekonomi t\u00eb brisht\u00eb, n\u00ebn trysni t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ekonomike, demografike dhe politike. Prandaj, administrimi me kujdes i pasuris\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrkujdesja p\u00ebr kultivimin e vlerave shoq\u00ebrore, ruajtja e nderit dhe e dinjitetit t\u00eb qytetar\u00ebve, sh\u00ebrbimi ndaj t\u00eb pamundurve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb brezit t\u00eb tret\u00eb, rritja e f\u00ebmij\u00ebve si\u00e7 duhet, me vlerat dhe me edukimin e duhur, ruajtja e ambientit dhe investimet afatgjata n\u00eb edukim, ekonomi, n\u00eb kultur\u00eb kan\u00eb qen\u00eb objektiva kardinale p\u00ebr \u00e7do qeveri. K\u00ebta shp\u00ebrdoruan gjith\u00e7ka, dhe n\u00eb vend q\u00eb me ato dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra miliard\u00eb dollar\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb si kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shtetin shqiptar, me burimet e me njer\u00ebzit q\u00eb kishim t\u00eb nd\u00ebrtonin di\u00e7ka t\u00eb dobishme e me t\u00eb ardhme, p\u00ebrfunduan duke e kthyer vendin n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale, me nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kriminalizuar dhe pa t\u00eb ardhme. Mir\u00ebpo, kjo iu sh\u00ebrbente atyre dhe k\u00ebsaj shoq\u00ebrie t\u00eb degraduar, t\u00eb zvet\u00ebnuar dhe t\u00eb degjeneruar t\u00eb cil\u00ebn vendos\u00ebn ta nd\u00ebrtonin dhe e kan\u00eb nd\u00ebrtuar\u201d.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj dehje nga liria, kjo q\u00eb po ndodh me fenomenin e demokracis\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLiria \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb mbrojtjen e mendimeve dhe t\u00eb interesave tuaja, por pa shkelur interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, interesin e shtetit, dhe pa shkelur t\u00eb drejtat e tjetrit. Kjo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb shtetin shqiptar \u00ebsht\u00eb keqkuptimi i liris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb anarki e q\u00ebllimt\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb shqiptar\u00ebve iu shitet si liri, thjesht p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb e ardhshme m\u00eb t\u00eb pranueshme e t\u00eb pashmangshme. E sa p\u00ebr demokracin\u00eb, n\u00eb shtetin shqiptar mund t\u00eb ket\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb e q\u00eb jan\u00eb demokrat\u00eb por nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb demokraci. E para dhe e vetmja her\u00eb kur u votua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike ka qen\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 31 Marsit 1991. Mbas atyre zgjedhjeve, zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrplasje t\u00eb strukturave t\u00eb drejtuar nga katundar\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve katundare, dhe me objektivat e mbrojtjes s\u00eb interesave t\u00eb katundeve respektive p\u00ebrmes manipulimit dhe vjedhjes s\u00eb votave. Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb rrumpall\u00eb e nj\u00eb shprehje e individualizmit ekstrem n\u00eb t\u00eb cilin vota shitet p\u00ebr nj\u00eb thes miell apo p\u00ebr nj\u00eb gjel deti, p\u00ebr nj\u00eb vend pune, apo p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb metoda p\u00ebr me zgjedh\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, q\u00eb matarojn\u00eb pun\u00ebt e kombit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar. Pra, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdije paraprake se ka nj\u00eb grup, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe familja, n\u00eb t\u00eb cilin, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb caktohet apo zgjidhet m\u00eb i zoti q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Lumi b\u00ebn drit\u00eb kur kanalizohet e drejtohet n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Edhe vullneti i popullit duhet kanalizuar e drejtuar n\u00eb rrug\u00ebn e duhur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb interesi komb\u00ebtar-shtet\u00ebror q\u00eb duhet t\u00eb ishte i padiskutuesh\u00ebm dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave t\u00eb caktuara. Kur nuk kanalizohet si duhet, lumi p\u00ebrmbyt e shkat\u00ebrron gjith\u00e7ka q\u00eb gjen n\u00eb rrug\u00ebn e vet. Kjo q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre 22 vjet\u00ebve \u00ebsht\u00eb thjesht triumfi i katundaris\u00eb, i mend\u00ebsis\u00eb katundare t\u00eb manipuluar nga paria e Tiran\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb demokracia e v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, kur t\u00eb na dal\u00eb dehja, e t\u00eb na mbys\u00eb zullumi i asaj q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, do t\u00eb pendohemi shum\u00eb. Un\u00eb shpresoj q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb von\u00eb e t\u00eb ket\u00eb ende shpres\u00eb, por edhe po nuk pat m\u00eb shpres\u00eb duhet punuar kund\u00ebr t\u00eb keqes pa m\u00ebdyshje e pa kompromis\u201d.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjitha institucionet e vendit tashm\u00eb jan\u00eb n\u00ebn diktatin e z.Berisha, q\u00eb e ka p\u00ebrmbysur struktur\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb institucionale, me an\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb figurave, q\u00eb pothuaj nuk e respektojn\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb akoma as se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e institucionit t\u00eb tyre. Kjo fillon nga presidenti e me radh\u00eb. A mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb logjike p\u00ebr personazhe me t\u00eb shkuar komuniste dhe me kompleksin e dosjeve, q\u00eb me sa duket jan\u00eb mbyllur p\u00ebr fare?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNuk ka kund institucione t\u00eb pavarura; ka nj\u00eb autoritet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb vullneti i popullit shqiptar. Shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb shtet sovran sepse njihet nga shtetet e tjera. Shteti shqiptar duhet t\u00eb respektoj\u00eb sovranitetin e shtetit sepse me ken\u00eb shtet nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb arrihet leht\u00eb. Politikan\u00ebt duhet t\u00eb mbrojn\u00eb interesat e shtet-kombit dhe t\u00eb respektojn\u00eb vullnetin e popullit. Mir\u00ebpo, popullin shqiptar as nuk e ka pyetur, dhe as nuk e pyet njeri. Prandaj edhe shqiptar\u00ebt shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb munden kund\u00ebr shtetit e kund\u00ebr pushtetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet formalisht sovran, institucionet kan\u00eb pushtete t\u00eb caktuara, por q\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet e ligjet duhet t\u00eb burojn\u00eb prej k\u00ebtij autoriteti, i cili zgjidhet nga populli n\u00eb zgjedhje dhe q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit nxjerr ligjin baz\u00eb, ligjet dhe aktet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave funksionojn\u00eb k\u00ebto institucione. Zgjedhjet e manipuluara, dhe politikan\u00ebt e korruptuar q\u00eb dalin prej tyre \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndrydhjen e n\u00eb deformimin e vullnetit t\u00eb popullit. N\u00eb shtetin shqiptar, zyrtar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pushtet jo pse i sh\u00ebrbejn\u00eb ligjit, por sepse i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb klani t\u00eb caktuar. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb pajtuar me mendimin se duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb iu thot\u00eb shefi i klanit t\u00eb caktuar. \u00cbsht\u00eb krijuar bindja se kur t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pushtet k\u00ebta politikan\u00eb do ti v\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb post q\u00eb do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb deri n\u00eb maksimum. Kur t\u00eb ikin nga pushteti, k\u00ebta do t\u00eb ken\u00eb vjedhur aq para sa t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb breza edhe n\u00eb opozit\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellja logjike p\u00ebr parin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem qart\u00ebsisht oligarkik e kriminal.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb shkuar\u00ebn, ka pasur njer\u00ebz q\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb shtetit, por q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer shtetit dhe jan\u00eb munduar q\u00eb edhe n\u00eb ato kushte t\u00eb mbesin njer\u00ebz. Shum\u00eb kan\u00eb qen\u00eb komunist\u00eb me bindje por dhe teknokrat\u00eb e sh\u00ebrbyes publik\u00eb t\u00eb aft\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb 1990-ta i gjeti dhe i la vet\u00ebm me nj\u00eb pension, pa sht\u00ebpi, t\u00eb p\u00ebrbuzur pa t\u00eb drejt\u00eb, e pa asnj\u00eb pik\u00eb respekti p\u00ebr kontributin q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb, e pa asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr me kontribue n\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se me u kryq\u00ebzue e me u d\u00ebnue moralisht p\u00ebr marr\u00ebzirat e nj\u00eb grushti udh\u00ebheq\u00ebsish n\u00eb Bllokun e Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt donin t\u00eb ruanin sundimin e tyre me \u00e7do kusht e pa pik\u00eb m\u00ebshire p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebta ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Luft\u00ebn e klasave, p\u00ebr mbylljen ekstreme, p\u00ebr ndrydhjen ekstreme, p\u00ebr ngurt\u00ebsin\u00eb e politikave e me radh\u00eb. N\u00eb nivelin ideologjik, me qen\u00eb komunist d.m.th. me besue n\u00eb barazin\u00eb e njer\u00ebzve, me iu dhan\u00eb mund\u00ebsi edhe atyre q\u00eb nuk kan\u00eb aft\u00ebsi e kapacitete, me jetue si njer\u00ebz. K\u00ebt\u00eb premton edhe social-demokracia, k\u00ebt\u00eb premton edhe nacionalizmi, k\u00ebt\u00eb premton edhe \u00e7do ideologji tjet\u00ebr. Mund t\u00eb jet\u00eb e pamundshme q\u00eb t\u00eb zbatohet, por si ide nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e d\u00ebnueshme, \u00ebsht\u00eb thjesht pjes\u00eb e debatit publik dhe ideologjik n\u00eb lidhje me rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb shoq\u00ebria. Ideja e socializmit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare do t\u00eb ket\u00eb gjithnj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ndjeshme politike. Sa m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb polarizohet shoq\u00ebria shqiptare, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb rritet kund\u00ebrshtia shoq\u00ebrore dhe ide t\u00eb tilla do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pranueshme p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb. Prandaj duhen ndar\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb besonin e besojn\u00eb n\u00eb shtet, n\u00eb komb, n\u00eb sh\u00ebrbim publik, n\u00eb struktur\u00ebn institucionale dhe n\u00eb ligj, nga arrivist\u00ebt, intrigant\u00ebt, ekstremist\u00ebt, dhe sh\u00ebrbyesit e gjithkujt q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me dosjet, shteti q\u00eb kishim ishte nj\u00eb shtet i deformuar moralisht. Por, n\u00eb drejtim t\u00eb an\u00ebs teknike, t\u00eb administrimit, t\u00eb survejimit, t\u00eb kontrollit e t\u00eb funksionimit, ishte nj\u00eb shtet shum\u00eb modern. Mir\u00ebpo, ky sistem modern i nj\u00ebansh\u00ebm u vendos mbi nj\u00eb shoq\u00ebri katundare. Sistemi u shemb, katundar\u00ebt mbet\u00ebn e dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb shtetit, dhe b\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtet katundar, me nj\u00eb kapitaliz\u00ebm katundar, me parti katundare dhe me nj\u00eb sistem vlerash e propagande t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr katundar\u00ebt. Tashti, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri katundare, si\u00e7 jemi ne, dosjet jan\u00eb bomba b\u00ebrthamore. Nderi e dinjiteti i familjes e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr varen nga ajo q\u00eb ka ndodhur, dhe ajo q\u00eb ka ndodhur ka qen\u00eb tejet e frikshme, e llahtarshme n\u00eb p\u00ebrmasa, dhe e p\u00ebr\u00e7udnueme, sa nuk merret me mend. Ajo \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt dhe e zez\u00eb e shpirtit ton\u00eb, q\u00eb n\u00eb duhet ta mbyllim e vulosim nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb e q\u00eb duhet ta harrojm\u00eb si nj\u00eb and\u00ebrr t\u00eb keqe. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb shohin p\u00ebrpara, duhet t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e brezave dhe t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e jo t\u00eb merren me dosjet. Mir\u00ebpo, paris\u00eb dosjet i duhen si mjet kontrollimi i valvul\u00ebs s\u00eb tensioneve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Dosjet jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb e p\u00ebrdorimit, frik\u00ebsimit, e kontrollimit, izolimit e zhvler\u00ebsimit t\u00eb njer\u00ebzve. Kjo metod\u00eb kontrollimi e paris\u00eb, si\u00e7 e kam shpjeguar n\u00eb detaje n\u00eb librin tim t\u00eb fundit \u201cP\u00ebrrallat e Tranzicionit Shqiptar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb katundare por funksionoi mir\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrndryshe do t\u00eb ishin tejet t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, jan\u00eb m\u00ebnjanuar, injoruar, zhvler\u00ebsuar apo edhe shkat\u00ebrruar familjarisht. N\u00eb parantez\u00eb, edhe pse un\u00eb nuk merrem e nuk dua t\u00eb merrem m\u00eb me politik\u00eb, do t\u00eb thoja t\u00eb hapet dosja e ime. Un\u00eb kam aq ndershm\u00ebri e nd\u00ebrgjegje sa me u p\u00ebrball\u00eb me veten time e me gjykue gjith\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb a t\u00eb keqe q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Por ka shum\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb at\u00eb fuqi apo q\u00eb kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb me rrit\u00eb, me mbajt\u00eb familje apo me ruajt\u00eb interesa t\u00eb ngushta. Shkurt, do t\u00eb thoja se dosjet jan\u00eb p\u00ebrdorur e do t\u00eb p\u00ebrdoren nga katundar\u00ebt n\u00eb pushtet e n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb klaneve respektive katundare dhe p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ka nj\u00eb ngritje t\u00eb nacionalizmit n\u00eb vendet ku flitet shqip dhe retorik\u00eb t\u00eb madhe nacionaliste n\u00eb Shqip\u00ebri. A mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb tamam nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u2019i fshehur njer\u00ebzve paditurin\u00eb e lider\u00ebve p\u00ebr t\u00eb drejtuar dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb alternativa?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKomb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb ideologjia e vetme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt. Ne nuk na bashkon as feja, sepse kemi tri fe; nuk na bashkon klasa e shtresa, sepse kemi e do t\u00eb kemi shqiptar\u00eb t\u00eb pasur e t\u00eb varf\u00ebr; nuk na bashkon idioma, sepse kemi ndarje n\u00eb geg\u00eb e tosk\u00eb; nuk na bashkon mend\u00ebsia, sepse jemi t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb malok\u00eb t\u00eb Jugut e t\u00eb Veriut, n\u00eb fshatar\u00eb t\u00eb Jugut e t\u00eb Veriut, n\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb jugut e t\u00eb Veriut; Nuk na bashkon as interpretimi i historis\u00eb, sepse kemi qen\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb caktuara e t\u00eb kund\u00ebrta si gjat\u00eb perandoris\u00eb osmane, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb klasave, ashtu edhe deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme kur ende flasim p\u00ebr persekutim, p\u00ebrndjekje, apo p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi q\u00eb i ndan njer\u00ebzit me thik\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sistemi kapitalist. N\u00ebse duam nj\u00eb shtet normal, si\u00e7 e kan\u00eb gjerman\u00ebt, slloven\u00ebt, apo t\u00eb tjer\u00ebt, ne duhet t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb iden\u00eb moderne t\u00eb shtet-kombit. Shteti dhe kombi jan\u00eb t\u00eb pandash\u00ebm dhe ose kombi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shtetin, ose shteti do t\u00eb formoj\u00eb kombin dhe ne duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Edhe demokracia e v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhet e mundshme kur sh\u00ebrben si metod\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur udh\u00ebheq\u00ebsit, dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar politikat q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb caktuar. Ndryshe edhe demokracia \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimtare e paralizuese p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk i ndan vlerat e nj\u00eb kombi etnik apo qytetar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bie fjala, SHBA ku pavar\u00ebsisht bindjeve, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etj. t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb shtetit. N\u00eb rastin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme q\u00eb shteti do t\u00eb identifikohet me shqiptar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 90 e ca p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Gjuha e shtetit do t\u00eb jet\u00eb gjuha shqipe, historia e shtetit \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me historin\u00eb shqiptare, dhe identiteti i shtetit ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me identitetin komb\u00ebtar shqiptar. P\u00ebrndryshe kombi shqiptar do t\u2019i kund\u00ebrvihet nj\u00eb shteti q\u00eb nuk i promovon vlerat komb\u00ebtare, edhe pse pakicat do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtat e detyrimet q\u00eb duhet t\u00eb mbrohen n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne. Rritja e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare shqiptare \u00ebsht\u00eb normale, e pashmangshme, dhe n\u00eb fakt, shum\u00eb e dobishme, anipse e vonuar dhe e abuzuar nga politikan\u00ebt. Komb\u00ebtarizmi beh\u00ebt streha e fundit e horrave, si k\u00ebta q\u00eb ne kemi me kaq shumic\u00eb n\u00eb politik\u00eb kur politikan\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin interesin dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr iden\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb manipuluar njer\u00ebzit dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre dhe t\u00eb klaneve t\u00eb tyre. Flamuri \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e shenjt\u00eb kur mbulon trupin e nj\u00eb d\u00ebshmori t\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr Atdhe. Flamuri b\u00ebhet leck\u00eb kur p\u00ebrdoret nga nj\u00eb politikan p\u00ebr me mbulue posht\u00ebrsit\u00eb e veta\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni marr\u00ebdh\u00ebnien e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cI shoh n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese interesante. Si Shqip\u00ebria ashtu edhe Kosova jan\u00eb protektorate pa sovranitet t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Mir\u00ebpo paria e Tiran\u00ebs e ka humbur sharmin dhe influenc\u00ebn q\u00eb kishte dikur mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Edhe qendra e kombit shqiptar ka l\u00ebvizur nga Tirana drejt Prishtin\u00ebs e Tetov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb Maqedonis\u00eb e t\u00eb Malit t\u00eb Zi jan\u00eb patriot\u00eb, atdhetar\u00eb e komb\u00ebtar\u00eb. Tashm\u00eb ata kan\u00eb dijet, shtres\u00ebn politike, nj\u00eb nivel qytetarie t\u00eb lakmuesh\u00ebm, besnik\u00ebri n\u00eb strukturat lokale, dhe, pavar\u00ebsisht kriminalizimit t\u00eb disa segmenteve t\u00eb politik\u00ebs, masa e popullit \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb, e vet\u00ebdijshme, dhe k\u00ebta sundimtar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebrtej maksimumit t\u00eb mundsh\u00ebm kontributin q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, jan\u00eb kalimtar\u00eb. Brezi i ri i politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb atdhetar, m\u00eb i past\u00ebr, m\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm, dhe komb\u00ebtar. Kosova \u00ebsht\u00eb qendra e shqiptaris\u00eb dhe Tirana \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb metropol nd\u00ebr disa metropole t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Rrjedhat jan\u00eb interesante dhe do t\u00eb shohim se si do t\u00eb evoluojn\u00eb mbas shp\u00ebrthimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs, t\u00eb kthimit t\u00eb emigrant\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb pashmangshme shoq\u00ebrore dhe t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr dalje nga gjendja, situat\u00eb q\u00eb do t\u00eb precipitoj\u00eb n\u00eb tre-kat\u00ebr vitet e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Me v\u00ebzhgimin tuaj, si \u00ebsht\u00eb sot pozicioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb, me mesazhet shum\u00eb ambigue q\u00eb jep vazhdimisht?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShteti shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protektorat nd\u00ebrkomb\u00ebtar, klasa sunduese e t\u00eb cilit merret seriozisht vet\u00ebm deri n\u00eb at\u00eb sa mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme rajonale. Mir\u00ebpo, kjo kontrollohet leht\u00eb me disa takime n\u00eb Tiran\u00eb sepse politikan\u00ebt shqiptar\u00eb e p\u00ebrdorin nacionalizmin si streh\u00ebn e fundit t\u00eb horrave politik\u00eb. Oligarkia shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oligarki e krimit mafioz dhe kjo krijon shum\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr BE dhe SHBA. Nga ana e tyre, politikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb bashk\u00eb katundar\u00ebt e tyre. K\u00ebta politikan\u00eb q\u00eb kemi jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb diskredituar e pa kurrfar\u00eb besueshm\u00ebrie n\u00eb popull dhe tek t\u00eb huajt. Ata q\u00eb b\u00ebrtasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Komb, Bashkim e p\u00ebr Rilindje Komb\u00ebtare, punojn\u00eb me shum\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre objektivave. K\u00ebshtu q\u00eb BE, SHBA, shtetet fqinje dhe strukturat q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare e din\u00eb se k\u00ebta nuk e kan\u00eb fare seriozisht at\u00eb q\u00eb thon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>A keni arritur n\u00eb nj\u00eb gjykim tuajin p\u00ebr personazhet kryesore q\u00eb e kan\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebto 22 vjet?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPo, gjykimin tim e kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb librat e mi dhe n\u00eb intervistat q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb periodikisht. Mendoj se e dhash\u00eb edhe pak m\u00eb lart. Ka dal\u00eb llumi mbi uj\u00eb dhe tash duhet t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb rrjedha e historis\u00eb do t\u2019i shtyj\u00eb drejt vendmbledhjes s\u00eb plehrave historike. Zhumilet rrin\u00eb mbi uj\u00eb, por dikur do t\u00eb bien n\u00eb fund\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si pjes\u00eb e komunitetit shqiptaro-amerikan, a shqet\u00ebsoheni p\u00ebr fatin e zgjedhjeve t\u00eb 2013 dhe me parregullsit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodhin me to, t\u00eb parashikuara nga burime mediatike shqiptare? <\/strong><\/p>\n<p>\u201cSi un\u00eb ashtu edhe shum\u00eb miq e shok\u00eb t\u00eb mi shqet\u00ebsohen p\u00ebr gjendjen e vendit dhe p\u00ebr qorrsokakun moral ku e ka futur paria sunduese e Tiran\u00ebs. Ne kemi ikur nga shteti shqiptar por nuk ka ik\u00eb atdheu prej nesh. Atje kemi familjet, t\u00eb af\u00ebrmit, varret, t\u00eb shkuar\u00ebn, kujtimet, dhimbjet e vuajtjet dhe normalisht q\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh. Ne jemi shqiptar\u00eb, dhe na dhemb shum\u00eb gjith\u00e7ka e keqe q\u00eb ndodh.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb lidhje me zgjedhjet, edhe k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb t\u00eb destinuara q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kontestueshme pa u zhvilluar. Me deformimet e listave dhe t\u00eb numrave t\u00eb deputet\u00ebve, me Kodin Zgjedhor, me caktimin e komisioneve, me m\u00ebnjanimin e emigrant\u00ebve, me shtr\u00ebnges\u00ebn q\u00eb iu b\u00ebhet partive t\u00eb vogla q\u00eb nuk mund t\u00eb marrin vota po nuk iu bashk\u00ebngjit\u00ebn klaneve t\u00eb paris\u00eb, qysh tani \u00ebsht\u00eb dhunuar vullneti i popullit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film q\u00eb e kemi par\u00eb dhe q\u00eb e dim\u00eb se n\u00eb fund do t\u00eb triumfoj\u00eb e keqja. Nuk mundet t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe, gjarpri do t\u00eb flej\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn, por kur ta marr\u00eb uria do t\u00eb kafshoj\u00eb. Paria e Tiran\u00ebs do t\u00eb sillet e p\u00ebrsillet dhe kur t\u00eb vij\u00eb puna tek votat e tek zgjedhjet, nuk do t\u2019i rezistoj\u00eb tundimit t\u00eb s\u00eb keqes s\u00eb pushtetit dhe do t\u2019i vjedh\u00eb pa hezitimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Z. Shinasi Rama, studiuesin e shkencave politike n\u00eb NYT dhe nj\u00eb nga iniciator\u00ebt e L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit. Si e shikon ai realitetin e sot\u00ebm shqiptar, Drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Tranzicionin shqiptar, qeverit\u00eb e pas viteve \u201990 dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn\u2026 Nga Ben Andoni, JAVA, 19 Shkurt 2013 Verdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb me Z. Shinasi Rama, studiuesin e shkencave politike n\u00eb NYT dhe nj\u00eb nga iniciator\u00ebt e L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit. Si e shikon ai realitetin e sot\u00ebm shqiptar, Drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Tranzicionin shqiptar, qeverit\u00eb e pas viteve \u201990 dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn\u2026 Nga Ben Andoni, JAVA, 19 Shkurt 2013 Verdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-19T17:19:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale\",\"datePublished\":\"2013-02-19T17:19:44+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-19T17:19:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\"},\"wordCount\":4586,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-19T17:19:44+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-19T17:19:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb me Z. Shinasi Rama, studiuesin e shkencave politike n\u00eb NYT dhe nj\u00eb nga iniciator\u00ebt e L\u00ebvizjes s\u00eb Dhjetorit. Si e shikon ai realitetin e sot\u00ebm shqiptar, Drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Tranzicionin shqiptar, qeverit\u00eb e pas viteve \u201990 dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn\u2026 Nga Ben Andoni, JAVA, 19 Shkurt 2013 Verdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-19T17:19:44+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale","datePublished":"2013-02-19T17:19:44+00:00","dateModified":"2013-02-19T17:19:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/"},"wordCount":4586,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/","name":"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg","datePublished":"2013-02-19T17:19:44+00:00","dateModified":"2013-02-19T17:19:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shinasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-shinasi-rama-shqiperia-eshte-kthyer-ne-nje-shkretetire-morale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Shinasi Rama: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1089"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1089\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}