{"id":1088,"date":"2009-12-31T21:13:56","date_gmt":"2009-12-31T20:13:56","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1088"},"modified":"2009-12-31T21:13:56","modified_gmt":"2009-12-31T20:13:56","slug":"kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/","title":{"rendered":"Kujtimet&#8221; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ismail Qemali dhe Isa Boletini me rastin e shpalljes se pavaresise\" width=\"300\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Ismail Qemali<\/strong>, <em>30.12.2009<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb burrit t\u00eb shtetit, Ismail Qemali, marr\u00eb nga v\u00ebllimi &#8220;Kujtime&#8221; t\u00eb hedhur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb treg nga sht\u00ebpia botuese &#8220;Toena&#8221; dhe p\u00ebrkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, vijn\u00eb historit\u00eb e vitit 1908, kur Turqia ishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike. Ismail Qemali tregon p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb Mesdheut dhe t\u00eb Europ\u00ebs, duke takuar shtetar\u00eb t\u00eb huaj, shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar, apo komunitetet e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00ebn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Sulltanin, I cili nga armiq\u00ebsia me t\u00eb, kalon te konsultimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e perandoris\u00eb. Ismail Qemali nuk kursehet t\u00eb jap\u00eb k\u00ebshilla, duke qen\u00eb I bindur se fati I Turqis\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb paqes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa ishin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs dhe ngritjen n\u00eb revolucion, t\u00eb tjer\u00eb ishin p\u00ebr hapa m\u00eb t\u00eb matura e m\u00eb t\u00eb ngadalshme, Ismail Qemali thot\u00eb se ishte p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb aksioni, q\u00eb do t\u00eb shkaktonte alarm n\u00eb Evrop\u00eb dhe do t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e saj, \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb Sulltani t\u00eb detyrohej t\u00eb binte n\u00eb ujdi pa tronditje tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por plani i tij p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb ndonj\u00eb pik\u00eb mbizot\u00ebruese, si Selaniku, p\u00ebr shembull, ose Bolajiri, i cili \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i Dardaneleve, me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb armatosur, dhe prej andej t&#8217;i diktoheshin kushtet Sulltanit, d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Libri &#8220;Kujtime&#8221; u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 1920, nj\u00eb vit pas vdekjes s\u00eb themeluesit t\u00eb shtetit shqiptar, nga bashk\u00ebpun\u00ebtori I tij William Morton Fullerton dhe ai ka mbetur, si\u00e7 thot\u00eb anglezi, cung, si vet\u00eb shteti t\u00eb cilit I sh\u00ebrbeu.<\/p>\n<p>WILLIAM MORTON FULLERTON<\/p>\n<p>Kur shp\u00ebrtheu Lufta me Gjermanin\u00eb, Ismail Qemal Beu, tashm\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 e kusur, pa n\u00eb at\u00eb kataklizm\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta mbyllur jet\u00ebn si\u00e7 e k\u00ebrkonte arsyeja, duke i b\u00ebr\u00eb nder Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vendosi, n\u00eb frym\u00ebn e Liberalizmit t\u00eb tij t\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb, por me disa iluzione p\u00ebr suksesin e aventur\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb shfryt\u00ebzonte, deri n\u00eb cakun e mund\u00ebsive t\u00eb Atdheut t\u00eb shtrenjt\u00eb, t\u00eb gjitha parimet doktrinare, q\u00eb ishin hedhur pa hesap nga \u00cbashington-i, si nga dora e shkatht\u00eb e nj\u00eb prestidigjitatori. Ai erdhi n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u00e7\u00ebshtjen e &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; para Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo dilte pyetja: &#8220;\u00c7\u00ebshtjen e cil\u00ebs Shqip\u00ebri?&#8221; Plaku i gjor\u00eb ishte simbol i zhg\u00ebnjimit, q\u00eb i priste ata pes\u00ebdhjet\u00eb popuj t\u00eb ardhur me vrap n\u00eb Paris sikur po vinin n\u00eb nj\u00eb Mek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka ia shtonte patosin atij spektakli ishte se, p\u00ebr hir t\u00eb vendit q\u00eb ai d\u00ebshironte ta shihte t\u00eb pavarur, Ismail Qemal Beu qe i shtr\u00ebnguar nj\u00ebfar\u00ebsoj t\u00eb ulte kryet, t\u00eb b\u00ebhej balt\u00eb e t&#8217;u qepej prapa me p\u00ebrul\u00ebsi Mbret\u00ebrive e Fuqive, mes t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb tyre, ngjyra e kulluar e p\u00ebrkushtimit t\u00eb tij patriotik merrte hije kameleonike sipas rastit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, sikund\u00ebr qe e pashmangshme edhe q\u00eb krer\u00ebt, fiset dhe interesat e tjera shqiptare t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb shtynin m\u00eb tej ambiciet e veta duke marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb motivet e rival\u00ebve. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb traktat i fsheht\u00eb nd\u00ebrmjet Italis\u00eb dhe Aleat\u00ebve n\u00eb fakt i kishte prer\u00eb t\u00eb gjitha shpresat p\u00ebr nj\u00eb &#8220;vet\u00ebvendosje&#8221; reale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Mir\u00ebpo Ismail Qemal Beu ushqente shpresa t\u00eb kota, dhe shpres\u00ebn e mbante tek Amerika.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb del nga mendja k\u00ebnaq\u00ebsia e tij, kur m\u00eb solli &#8211; diku nga shkurti i vitit 1918 &#8211; nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr t\u00eb ardhur nga nj\u00eb Kuvend i &#8220;Partis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, i cili kishte qen\u00eb mbajtur para dy muajsh n\u00eb \u00cborcester, Massachusetts, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai merrte kredencialet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar kolonin\u00eb shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, me misionin &#8220;p\u00ebr t\u00eb siguruar dhe garantuar pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb politike dhe ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, dhe &#8220;p\u00ebr t\u00eb siguruar ndryshime t\u00eb tilla n\u00eb kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshinin brenda saj ato treva, ose krahina, t\u00eb populluara thuajse t\u00ebr\u00ebsisht prej shqiptar\u00ebsh, dhe q\u00eb pa shkak e pa t\u00eb drejt\u00eb i qen\u00eb shk\u00ebputur prej Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve t\u00eb Londr\u00ebs m\u00eb 1912 e 1913 dhe u qen\u00eb dh\u00ebn\u00eb Greqis\u00eb, Serbis\u00eb e Malit t\u00eb Zi.&#8221;<\/p>\n<p>Si mund t&#8217;i shkonte mendja Ismail Qemal Beut, pasi pranoi k\u00ebt\u00eb mandat, si dhe shum\u00ebn shoq\u00ebruese, se do t\u00eb shembte shpresat e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tij bujar\u00eb, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur karakterin pa dyshim t\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb detyr\u00ebs dhe barr\u00ebs, q\u00eb po i vinin mbi shpatulla &#8211; t\u00eb nd\u00ebrlikuar p\u00ebr shkak se bashkimi komb\u00ebtar dhe t\u00ebr\u00ebsia territoriale e Shqip\u00ebris\u00eb kishin qen\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik, jo vet\u00ebm prej &#8220;Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve&#8221; t\u00eb 1912-\u00ebs dhe 1913-\u00ebs, por edhe, madje m\u00eb shum\u00eb, prej garancive sekrete t\u00eb dh\u00ebna Italis\u00eb m\u00eb 1915 p\u00ebr ta pasur realisht si protektorat at\u00eb vend?<\/p>\n<p>Shtetari i moshuar u largua nga Parisi, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e z. Story &#8220;Kujtimet&#8221; e tij t\u00eb pap\u00ebrfunduara. Ato kan\u00eb mbetur cung, ashtu sikund\u00ebr mbeti i cunguar shteti t\u00eb cilit i sh\u00ebrbeu. Ismail Qemal Beu nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Itali, dhe plani i tij mbeti i pap\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe pse jeta e tij, nga pik\u00ebpamja e s\u00eb bukur\u00ebs, nuk ia doli, dhe ishte jet\u00eb plot trishtim, ai na ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim, n\u00eb k\u00ebto &#8220;Kujtime&#8221;, nj\u00eb tablo t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb rrall\u00eb dhe &#8211; tani q\u00eb heqja dor\u00eb e Amerik\u00ebs, s\u00eb bashku me ringjalljen e Rusis\u00eb e me p\u00ebrpjekjen pansllaviste bashk\u00eb me t\u00eb, po p\u00ebrcakton n\u00eb Stamboll politik\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb me vler\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane &#8211; nj\u00eb tablo sugjestive, e madje t\u00eb \u00e7mueshme, t\u00eb nj\u00eb bote t\u00eb shuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn disa prej nesh prej shum\u00eb koh\u00ebsh kan\u00eb filluar t\u00eb ndiejn\u00eb keqardhje.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i themeluesit t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e perandoris\u00eb turke dhe \u00e7\u00ebshtjen shqiptare<\/p>\n<p>K\u00ebshillat q\u00eb i dhash\u00eb Sulltanit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Turqin\u00eb<\/p>\n<p>(Vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>N\u00eb Egjipt gjithmon\u00eb ka pasur nj\u00eb koloni shum\u00eb t\u00eb madhe me shqiptar\u00eb, mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb dhe tani komiteti i k\u00ebsaj kolonie m\u00eb njoftoi se kishte k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t&#8217;u shkoja n\u00eb Egjipt. Q\u00eb her\u00ebt kisha pasur d\u00ebshir\u00eb ta vizitoja k\u00ebt\u00eb vend, prandaj dhe ftesa e ngroht\u00eb e tyre m\u00eb b\u00ebri t\u00eb merrja rrug\u00ebn p\u00ebr atje.<\/p>\n<p>N\u00eb Kajro u prita nga Kedivi dhe k\u00ebmbeva vizita me Lordin Cromer (i cili pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb shprehte konsiderat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr komitetin shqiptar) dhe me komisarin e Lart\u00eb p\u00ebr Turqin\u00eb, Gazi Muhtar Pasha. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po i g\u00ebzohesha mikpritjes s\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi e t\u00eb qarqeve politike n\u00eb Kajro, filluan intriga p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe m\u00eb i habitshmi nga t\u00eb tjerat ishte akti i Mehmet Ali Pash\u00ebs, v\u00ebllait t\u00eb Kedivit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk e njihja personalisht, ai e informoi Sulltanin me telegram se un\u00eb i pask\u00ebsha ofruar fronin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilin thoshte se e kishte hedhur posht\u00eb meq\u00eb binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ndjenj\u00ebn e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Kalifit.<\/p>\n<p>Kjo akuz\u00eb, e cila b\u00ebri t\u00eb shp\u00ebrblehej me grad\u00ebn dhe titullin e Vezirit, duhet t&#8217;ia ket\u00eb vrar\u00eb nd\u00ebrgjegjen, sepse, me rastin e vizit\u00ebs sime t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Egjipt, ai erdhi tek un\u00eb me iniciativ\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb ma shpjeguar e p\u00ebrligjur veprimin, i cili, sipas tij, kishte ardhur nga zelli i tepruar.<\/p>\n<p>Pasi u ktheva n\u00eb Rom\u00eb, ambasadori erdhi e m\u00eb takoi dhe m\u00eb d\u00ebfteu nj\u00eb telegram nga Sulltani, n\u00eb t\u00eb cilin Madh\u00ebria e Tij e udh\u00ebzonte ambasadorin t\u00eb m\u00eb qortonte mua, sepse i kisha pas premtuar, kur u largova &#8211; ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb tij, Iliaz Beut &#8211; se nuk do t\u00eb kisha t\u00eb b\u00ebja m\u00eb me politik\u00ebn, dhe se, megjithat\u00eb, kisha shkuar n\u00eb Egjipt, kisha b\u00ebr\u00eb me dije se do t\u00eb krijoja principat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe se fronin ia kisha ofruar v\u00ebllait t\u00eb Kedivit.<\/p>\n<p>Ai shtonte se, n\u00eb rast se nuk i mohoja k\u00ebto gj\u00ebra, ai do t\u00eb m\u00eb shpinte n\u00eb gjyq. N\u00eb p\u00ebrgjigjen time i thash\u00eb se Sulltani e kishte gabim &#8211; un\u00eb nuk kisha premtuar se nuk do t\u00eb kisha t\u00eb b\u00ebja m\u00eb me politik\u00ebn. Kisha premtuar se nuk do ta sulmoja Madh\u00ebrin\u00eb e Tij personalisht &#8211; premtim q\u00eb e kisha mbajtur dhe kisha nd\u00ebr mend ta mbaja.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, un\u00eb nuk mund t\u00eb ofroja fronin e nj\u00eb shteti q\u00eb nuk ekzistonte, dhe, edhe sikur ta kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk kisha arsye, madje p\u00ebrkundrazi, q\u00eb t\u00eb parap\u00eblqeja nj\u00eb princ egjiptian. Me gjith\u00eb mohimin, Sulltani b\u00ebri q\u00eb t\u00eb gjykohem p\u00ebr tradhti t\u00eb lart\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn e Stambollit dhe si p\u00ebrfundim m\u00eb d\u00ebnuan me vdekje n\u00eb munges\u00eb, me humbjen e t\u00eb drejtave civile, grad\u00ebs, meritave, dekoratave dhe pronave.<\/p>\n<p>Pun\u00ebt n\u00eb Turqi po shkonin keq e m\u00eb keq dhe rreziku i nj\u00eb katastrofe po b\u00ebhej m\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Gjith\u00eb mendjen e kishim si t\u00eb dilej nga situata. Pik\u00ebpamjet tona p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndaheshin, sepse, nd\u00ebrsa disa ishin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs dhe ngritjen n\u00eb revolucion, t\u00eb tjer\u00eb ishin p\u00ebr hapa m\u00eb t\u00eb matura e m\u00eb t\u00eb ngadalshme, q\u00eb nuk mund t\u00eb jepnin rezultate t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Un\u00eb p\u00ebr vete isha p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb aksioni, q\u00eb do t\u00eb shkaktonte alarm n\u00eb Evrop\u00eb dhe do t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e saj, \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb Sulltani t\u00eb detyrohej t\u00eb binte n\u00eb ujdi pa tronditje tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb aksion ishte e nevojshme t\u00eb merrej n\u00eb dor\u00eb ndonj\u00eb pik\u00eb mbizot\u00ebruese, si Selaniku, p\u00ebr shembull, ose Bolajiri, i cili \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i Dardaneleve, me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb armatosur, dhe prej andej t&#8217;i diktoheshin kushtet Sulltanit. Mareshali Rexhep Pasha, komandanti i Armat\u00ebs n\u00eb Tripolitani, dukej tamam njeriu i duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap.<\/p>\n<p>I pajisur me guxim t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shqiptar, sikund\u00ebr ishte, ai njihej edhe p\u00ebr ndjenj\u00eb t\u00eb fuqishme atdhetarie. N\u00ebse e merrte Selanikun me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, ai do t\u00eb t\u00ebrhiqte n\u00eb an\u00ebn e tij t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebsit shqiptar\u00eb; kurse, po t\u00eb zbarkonte n\u00eb Bolajir nga Gjiri i Sarosit, duke shfryt\u00ebzuar autoritetin q\u00eb g\u00ebzonte n\u00eb ushtrin\u00eb turke, ai do t\u00eb b\u00ebhej zot i pik\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ushtarake q\u00eb kishte Turqia.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb korrespondence n\u00eb mir\u00ebbesim, q\u00eb pata me t\u00eb, mora garanci se, po t\u00eb siguroheshin mjetet e transportit, Mareshali do t\u00eb ishte gati ta vinte n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb plan.<\/p>\n<p>Hapi tjet\u00ebr ishte t\u00eb siguronim mjetet materiale p\u00ebr suksesin e pun\u00ebs q\u00eb po nd\u00ebrmerrnim, si dhe t\u00eb garantonim qysh m\u00eb p\u00ebrpara mb\u00ebshtetjen e Fuqive t\u00eb interesuara p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e Turqis\u00eb, sidomos t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga miqt\u00eb e mi n\u00eb Stamboll mora vesh se po organizohej nj\u00eb atentat tjet\u00ebr kund\u00ebr meje dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte ardhur n\u00eb Belgjik\u00eb nj\u00eb person bashk\u00eb me n\u00ebnkonsullin turk t\u00eb Korfuzit, i cili m\u00eb njihte dhe do t\u00eb m\u00eb kall\u00ebzonte te vras\u00ebsi.<\/p>\n<p>Njoftova z. Delatour, shefin e policis\u00eb, i cili u tregua mjaft i sjellsh\u00ebm e i kujdessh\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb ruhesha nga njer\u00ebz t\u00eb policis\u00eb sa her\u00eb dilja nga sht\u00ebpia, sepse lidhesha n\u00eb \u00e7do koh\u00eb me nj\u00eb oficer policie.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb pasi mora at\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme nga Turqia, vura re se po m\u00eb bezdiste nj\u00eb burr\u00eb me pamje t\u00eb huaji, i cili disa dit\u00eb radh\u00eb nuk b\u00ebnte tjet\u00ebr ve\u00e7se ecejake n\u00ebp\u00ebr Avenue Louise nd\u00ebrmjet sht\u00ebpis\u00eb sime dhe sheshit St\u00e9phanie. Nj\u00eb dit\u00eb, kur nuk po e duroja m\u00eb, dola nga sht\u00ebpia dhe mora drejt tij, me nj\u00eb oficer policie nga prapa, t\u00eb cilin e kisha pas njoftuar p\u00ebr dyshimet e mia.<\/p>\n<p>Zotnia, kur pa se po i afrohesha, dredhoi rrug\u00eb e u b\u00eb er\u00eb dhe nuk e pash\u00eb m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<br \/>\nRrug\u00ebs s\u00eb kthimit nga Greqia n\u00eb rastin e fundit, kalova disa dit\u00eb prap\u00eb n\u00eb Napoli dhe pastaj vijova p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr, ku n\u00eb Leysin djali im Xhevdet, i cili vuante nga tuberkulozi, po kalonte dimrin.<\/p>\n<p>U ktheva n\u00eb Paris, ku mora nj\u00eb apartament n\u00eb Rue Mont-Thabor, dhe pik\u00ebrisht kur ndodhesha k\u00ebtu, Muhixhedin Beu, i ngarkuari me pun\u00eb i Turqis\u00eb, m\u00eb zgjoi n\u00eb or\u00ebn nj\u00eb t\u00eb nat\u00ebs m\u00eb 22 korrik p\u00ebr t\u00eb m\u00eb k\u00ebnduar nj\u00eb telegram t\u00eb ardhur nga Sulltani, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>&#8220;Po t\u00eb m\u00eb premtonte koha (thoshte telegrami) do ta kisha d\u00ebrguar njeriun tim tep\u00ebr t\u00eb besuesh\u00ebm, Iliaz Beun, tek Ismail Qemal Beu p\u00ebr t&#8217;u k\u00ebshilluar me t\u00eb, se \u00e7&#8217;ishte m\u00eb e mira q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast kritik. Shko menj\u00ebher\u00eb tek ai dhe lutju t\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mendim me shkrim, t\u00eb cilin pastaj ma p\u00ebrcill me an\u00eb t\u00eb telegrafit&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo vinte si pasoj\u00eb e masakrave q\u00eb kishin ndodhur dhe e vendimit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr organizimin e Maqedonis\u00eb, \u00e7ka shqiptar\u00ebve u dukej se vinte n\u00eb rrezik unitetin e tyre komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb armatosur ishin mbledhur n\u00eb Ferizoviq m\u00eb 15 korrik 1908 dhe i kishin d\u00ebrguar at\u00eb telegram t\u00eb famsh\u00ebm Sulltanit, i cili i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb t\u00eb madhe se protestat e t\u00eb gjith\u00eb turqve ose se t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>I dor\u00ebzova p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Sulltanit p\u00ebrgjigjen time, me \u00e7ka e k\u00ebshilloja Madh\u00ebrin\u00eb e Tij t\u00eb mos vonohej asnj\u00eb minut\u00eb, por t\u00eb shpallte Kushtetut\u00ebn, sepse kjo ishte e vetmja mas\u00eb e dobishme dhe e vetmja garanci, q\u00eb popujt e Perandoris\u00eb t\u00eb ishin bashk\u00eb rreth fronit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dhe, duke e ditur tashm\u00eb mend\u00ebsin\u00eb dhe moralshm\u00ebrin\u00eb e Turqve t\u00eb Rinj, si dhe motivet e tyre p\u00ebr vij\u00ebn politike q\u00eb po ndiqnin, gjithashtu i rekomandova Madh\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij t\u00eb merrte t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndonj\u00eb veprim agresiv nga ana e aventurier\u00ebve n\u00eb pushtet, dhe t\u00eb t\u00ebrhiqte vet\u00eb, pa nd\u00ebrhyrjen e k\u00ebtyre aventurier\u00ebve, besimin dhe ndihm\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas Kushtetuta u shpall, dhe, n\u00eb pajtim me nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb Sulltanit, nj\u00eb raport ku parashtrohej plani im, t\u00eb cilin e kisha pas paraqitur te t\u00eb ngarkuarit me pun\u00eb, iu d\u00ebrgua Sovranit n\u00ebp\u00ebrmjet po atyre kanaleve.<\/p>\n<p>Munir Pasha, ambasadori n\u00eb Paris, ndodhej n\u00eb Kustenxhe me mision nga qeveria, kur mori vesh p\u00ebr revolucionin n\u00eb Stamboll. Ai u kthye n\u00eb Paris menj\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb njoftoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Qamil Pash\u00ebs, q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehesha n\u00eb Stamboll. U p\u00ebrgjigja se nuk do t\u00eb kthehesha pa m&#8217;u hequr d\u00ebnimi dhe pa m&#8217;u kthyer t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat civile.<\/p>\n<p>Si shkova n\u00eb Lond\u00ebr menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, mora nj\u00eb njoftim zyrtar nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadorit, se d\u00ebnimi kund\u00ebr meje ishte hequr dhe m\u00eb ishin kthyer e rivendosur t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat. Rreth k\u00ebsaj kohe gazeta Standard botoi nj\u00eb telegram nga Italia, q\u00eb thoshte se rreth dy-tre mij\u00eb shqiptar\u00eb kishin ardhur n\u00eb Bari p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pritur mua e p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruar deri n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen mora nj\u00eb telegram, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb num\u00ebr personalitetesh shqiptare, me t\u00eb cilin, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi, ata m\u00eb ftonin t\u00eb shkoja n\u00eb Vlor\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb pranoja detyr\u00ebn si p\u00ebrfaq\u00ebsues i tyre n\u00eb parlamentin q\u00eb do t\u00eb mblidhej.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb ikurit nga Stambolli tani q\u00eb Turqit e Rinj kishin hipur n\u00eb fuqi ishte Izet Pasha, i cili kishte pas bler\u00eb nj\u00eb anije dhe ishte arratisur me t\u00eb, n\u00ebn flamurin anglez. Nj\u00eb dit\u00eb, kur po haja drek\u00eb n\u00eb hotelin Cecil bashk\u00eb me nj\u00eb mikesh\u00eb franceze, Madame Muraur, p\u00ebr habin\u00eb time t\u00eb madhe hyri Izet Pasha dhe zuri nj\u00eb tryez\u00eb ngjitur me timen.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb m\u00eb njohu dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u largua nga ai hotel; mir\u00ebpo, kur u interesova p\u00ebr t\u00eb te drejtuesit e hotelit, m\u00eb than\u00eb se ishte regjistruar me pseudonim italian.<\/p>\n<p>U mor vesh jasht\u00eb nj\u00ebfar\u00ebsoj se Izeti ndodhej n\u00eb Lond\u00ebr dhe se un\u00eb e kisha njohur, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, kur q\u00ebllova n\u00eb Hastings, hoteli u rrethua nga gazetar\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin mua. Si u ktheva n\u00eb mbr\u00ebmje, m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb lidhesha me telefon me gazet\u00ebn Daily Mail; ashtu b\u00ebra, dhe pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb rast u njoha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me z. \u00cbilliam Max\u00ebell, korrespondentin e asaj gazete.<\/p>\n<p>Z. Max\u00ebell kishte arritur ta gjente Izet Pash\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hotel aty af\u00ebr dhe m\u00eb tha se Izeti donte t\u00eb m\u00eb takonte patjet\u00ebr. U takuam dhe, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gazetari dhe un\u00eb u sajdis\u00ebm me nj\u00eb drek\u00eb pas nja dy dit\u00ebsh nga ky ish-favorit i Sulltanit.<\/p>\n<p>U nisa p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pajtim me d\u00ebshir\u00ebn e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi, kurse n\u00eb Athin\u00eb, ku q\u00ebndrova disa dit\u00eb en route, me mua erdhi kapedani i mirditor\u00ebve, Preng Dod\u00eb Pasha, dhe s\u00eb bashku shkuam deri n\u00eb Vlor\u00eb, nga ku ai u kthye n\u00eb vendlindje, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kishte par\u00eb me sy prej vitesh, sepse kishte qen\u00eb i detyruar n\u00eb fillim t\u00eb jetonte n\u00eb Kastamunia dhe m\u00eb pas t\u00eb transferohej n\u00eb Stamboll, me pun\u00eb n\u00eb Pallat, me grad\u00ebn gjeneral i brigad\u00ebs s\u00eb rojave shqiptare t\u00eb Sulltanit.<\/p>\n<p>N\u00eb Korfuz m\u00eb prit\u00ebn e gjith\u00eb paria e vendlindjes dhe s\u00eb bashku shkuam n\u00eb Vlor\u00eb. Pas pak dit\u00ebsh erdh\u00ebn t\u00eb tre djemt\u00eb e mi, q\u00eb pat\u00ebn mbetur n\u00eb Paris, si dhe djali m\u00eb i madh, i cili kishte kaluar shtat\u00eb vjet syrgjyn n\u00eb Bitlis, dhe k\u00ebshtu u b\u00ebm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Sa koh\u00eb q\u00ebndrova n\u00eb Vlor\u00eb, ndodh\u00ebn dy ngjarje politike me r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb e alarmuan mjaft publikun e Lindjes, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Austria shpalli aneksimin e plot\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, kurse Bullgaria deklaroi pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Vrisja mendjen cili do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi i oficer\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb turke, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin Komitetin p\u00ebr Bashkim e P\u00ebrparim, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve.<\/p>\n<p>Vendi, i tronditur thell\u00eb, manifestonte zem\u00ebrim t\u00eb hapur kund\u00ebr Austris\u00eb, \u00e7ka e d\u00ebshmoi me bojkotimin e plot\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb me at\u00eb vend. Mir\u00ebpo p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komitetit nuk b\u00ebn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se njoftuan se nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb k\u00ebto ngjarje, t\u00eb cilat qen\u00eb thjesht p\u00ebrmbushje e aspiratave t\u00eb atyre popujve!<\/p>\n<p>Esad Pasha, i cili ndodhej rrug\u00ebs p\u00ebr Selanik p\u00ebr t&#8217;i shprehur bindjen dhe respektin e vet Komitetit Qendror t\u00eb mbledhur atje, erdhi e m\u00eb takoi, dhe un\u00eb i k\u00ebrkova t&#8217;i p\u00ebrcillte pik\u00ebpamjet e mia personale p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje Komitetit dhe t&#8217;u thoshte atyre, q\u00eb po mburreshin me k\u00ebt\u00eb ndryshim regjimi, se pasojat p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Perandoris\u00eb do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00ebse pranoheshin k\u00ebto ndryshime politike.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb pas Esad Pasha m\u00eb shkroi nj\u00eb let\u00ebr, ku m\u00eb thoshte se Komiteti nuk kishte kurrfar\u00eb vullneti p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre akteve. Pak m\u00eb von\u00eb m\u00ebsova nga nj\u00eb burim i besuesh\u00ebm cila ishte ideja nga udh\u00ebhiqej Komiteti dhe si ia kishin dal\u00eb t\u00eb sillnin k\u00ebt\u00eb ndryshim politik.<\/p>\n<p>Synimi i tyre ishte t\u00eb arrinin tre p\u00ebrfitime: t\u00eb fitonin popullaritet p\u00ebr vete anemban\u00eb vendit; t\u00eb diskreditonin shtetar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt donin t&#8217;i hiqnin qafe me \u00e7do \u00e7mim; dhe ta p\u00ebrdornin k\u00ebt\u00eb likuidim politik si mjet p\u00ebr ta shp\u00ebtuar vendin nga ndikimi i huaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin n\u00eb gjendje t\u00eb zbatonin politik\u00ebn e tyre t\u00eb bashkimit t\u00eb racave me vrull sa m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje u pasuan nga fushata zgjedhore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pati nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb nd\u00ebrmjet dy kush\u00ebrinjve, Omer Pash\u00eb Vrionit dhe Azis Pash\u00eb Vrionit, p\u00ebr kandidatur\u00ebn e deputetit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Beratit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb isha zgjedhur nj\u00ebz\u00ebri i pari.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb para mbylljes s\u00eb votimit, Sulejman Bej Sakrami erdhi e m\u00eb takoi dhe m\u00eb tha n\u00eb vesh, se kishte ardhur n\u00eb Vlor\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb oficer, i cili ishte d\u00ebrguar nga Komiteti Qendror i Selanikut p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat, q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos zgjidhesha. M&#8217;u duk e pabesueshme dhe e kujtova p\u00ebr ndonj\u00eb manov\u00ebr t\u00eb vet\u00eb personit q\u00eb erdhi tek un\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb si kandidat t\u00eb pranohej i v\u00ebllai, Hajredin Beu, sepse ma kishte k\u00ebrkuar ta merrja si koleg.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kur m\u00eb tregoi nj\u00eb kopje t\u00eb porosive t\u00eb dh\u00ebna, nuk m\u00eb mbeti kurrfar\u00eb dyshimi, kurse, para se ai t\u00eb ndahej me mua, oficeri n\u00eb fjal\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb takuar dhe e ripohoi at\u00eb fakt, duke m\u00eb k\u00ebrkuar falje.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kjo, por edhe nj\u00eb mjeku ushtarak, i cili gjithashtu p\u00ebrfaq\u00ebsonte Komitetin dhe kishte marr\u00eb po ato porosi, i kishin pas th\u00ebn\u00eb se, n\u00ebse zgjedhja ime nuk mund t\u00eb pengohej, duhet t\u00eb zbulonte nga un\u00eb cili qe programi im politik.<\/p>\n<p>Kur erdhi e foli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me mua, iu p\u00ebrgjigja se pik\u00ebpamjet e mia politike ishin fare mir\u00eb t\u00eb qarta nga \u00e7&#8217;kisha b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, dhe se do t\u00eb ishte m\u00eb e udh\u00ebs, q\u00eb un\u00eb t\u00eb pyesja cilat ishin pik\u00ebpamjet politike t\u00eb atyre, q\u00eb po m\u00eb pyetnin mua.<\/p>\n<p>U nisa nga Vlora p\u00ebr n\u00eb Stamboll, por duke i r\u00ebn\u00eb rrotull nga Roma, Venecia, Budapesti, Bukureshti dhe Konstanca. Rrug\u00ebs nga Italia n\u00eb Hungari, rast i k\u00ebndsh\u00ebm qe takimi im me zonj\u00ebn t\u00ebrheq\u00ebse Frankfurten, e shoqja e drejtorit amerikan t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Austrian Lloyd Co., e cila m\u00eb mori n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Budapest p\u00ebr drek\u00eb, dhe me t\u00eb cil\u00ebn kalova nj\u00eb dit\u00eb duke par\u00eb pika t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetit, k\u00ebnaq\u00ebsi jo m\u00eb pak reale nga nj\u00eb arsye tjet\u00ebr n\u00eb mendjen e saj &#8211; t\u00eb zgjonte interesin tim ndaj shoq\u00ebris\u00eb Austrian Lloyd, e cila po d\u00ebmtohej shum\u00eb nga bojkoti i Turqis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismail Qemali, 30.12.2009 N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb burrit t\u00eb shtetit, Ismail Qemali, marr\u00eb nga v\u00ebllimi &#8220;Kujtime&#8221; t\u00eb hedhur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb treg nga sht\u00ebpia botuese &#8220;Toena&#8221; dhe p\u00ebrkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, vijn\u00eb historit\u00eb e vitit 1908, kur Turqia ishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike. Ismail Qemali tregon p\u00ebr l\u00ebvizjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kujtimet&quot; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kujtimet&quot; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ismail Qemali, 30.12.2009 N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb burrit t\u00eb shtetit, Ismail Qemali, marr\u00eb nga v\u00ebllimi &#8220;Kujtime&#8221; t\u00eb hedhur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb treg nga sht\u00ebpia botuese &#8220;Toena&#8221; dhe p\u00ebrkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, vijn\u00eb historit\u00eb e vitit 1908, kur Turqia ishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike. Ismail Qemali tregon p\u00ebr l\u00ebvizjet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-31T20:13:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kujtimet&#8221; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali\",\"datePublished\":\"2009-12-31T20:13:56+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-31T20:13:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\"},\"wordCount\":3945,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\",\"name\":\"Kujtimet\\\" mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-31T20:13:56+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-31T20:13:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kujtimet&#8221; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kujtimet\" mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kujtimet\" mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ismail Qemali, 30.12.2009 N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb burrit t\u00eb shtetit, Ismail Qemali, marr\u00eb nga v\u00ebllimi &#8220;Kujtime&#8221; t\u00eb hedhur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb treg nga sht\u00ebpia botuese &#8220;Toena&#8221; dhe p\u00ebrkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, vijn\u00eb historit\u00eb e vitit 1908, kur Turqia ishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike. Ismail Qemali tregon p\u00ebr l\u00ebvizjet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-31T20:13:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kujtimet&#8221; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali","datePublished":"2009-12-31T20:13:56+00:00","dateModified":"2009-12-31T20:13:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/"},"wordCount":3945,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/","name":"Kujtimet\" mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg","datePublished":"2009-12-31T20:13:56+00:00","dateModified":"2009-12-31T20:13:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/ismail_qemali_isa_boletini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kujtimet-mbeten-cung-si-shteti-qe-shpalli-ismail-qemali\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kujtimet&#8221; mbet\u00ebn cung, si shteti q\u00eb shpalli Ismail Qemali"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1088"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}