{"id":10853,"date":"2011-10-06T06:34:20","date_gmt":"2011-10-06T05:34:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10853"},"modified":"2011-10-06T06:34:20","modified_gmt":"2011-10-06T05:34:20","slug":"withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/","title":{"rendered":"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Withers - Wikileaks\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Shekulli<\/strong><\/p>\n<p><em>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb vendin ton\u00eb, Xhon Uidh\u00ebrs, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve t\u00eb Wikileaks. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb, Uidh\u00ebrs i drejtohet shqiptar\u00ebve duke pranuar se korrespondenca e tij \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomat\u00ebt amerikan\u00eb gjithmon\u00eb shprehin dhe raportojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pasi kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira dhe misioni i tyre. <\/em><\/p>\n<p><em>Pak jav\u00eb pas publikimeve t\u00eb kabllogrameve trondit\u00ebse q\u00eb p\u00ebrfshinin deputet\u00eb dhe ministra n\u00eb raportimet e Uidh\u00ebrs, ky i fundit theu heshtjen. <\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria \u00ebsht\u00eb treguar indiferente ndaj kabllogrameve. N\u00eb nj\u00eb njoftim, organ i akuz\u00ebs \u201cshfaj\u00ebsohej\u201d duke th\u00ebn\u00eb se mediet dhe gazetar\u00ebt mund t\u00eb denoncojn\u00eb rastet duke u bazuar n\u00eb kabllograme dhe se u takon atyre q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb procedim penal dhe hetim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00eb organ Prokuroria nuk ka n\u00eb plan t\u00eb nis\u00eb asnj\u00eb hetim.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>Ka kaluar tashm\u00eb 1 vit q\u00eb kur u largova nga shqip\u00ebria. Jeni ende n\u00eb mendjen dhe kujtimet e mia p\u00ebr dashamir\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrvojat e pasura q\u00eb kemi bashk\u00ebndar\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e imja do q\u00ebndroj\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb mediat tuaja jan\u00eb shfaqur kabllograme t\u00eb pretenduara t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, t\u00eb zbuluara n\u00ebp\u00ebrmjet Wikileaks.<\/p>\n<p>Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me k\u00ebto kabllograme; dhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre spekulimeve ka qen\u00eb corientuese dhe e pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, ju shkruaj me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sqaruar nj\u00eb num\u00ebr keqperceptimesh q\u00eb jan\u00eb duke qarkulluar. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e b\u00ebj m\u00eb si ambasadori amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, por si nj\u00eb n\u00ebnshtetas i vendit tim. Por k\u00ebt\u00eb e b\u00ebj edhe si nj\u00eb mik i Shqip\u00ebris\u00eb dhe si dikush q\u00eb, sic e dini, beson tek e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrpara se t\u00eb largohesha ka pasur sugjerime se un\u00eb paskam pasur nj\u00eb \u201caxhend\u00eb personale\u201d gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Epror\u00ebt e mi i kan\u00eb quajtur k\u00ebto pohime si t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta dhe i kan\u00eb refuzuar ato kategorikisht n\u00eb nj\u00eb komunikim zyrtar, i cili m\u00eb pas u b\u00eb publik, me nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb tuaj. I nj\u00ebjti pretendim ka lindur s\u00ebrish. Dhe prap\u00eb mbetet i pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ironikisht, asgj\u00eb nuk e provon k\u00ebt\u00eb m\u00eb qart\u00eb se sa vet\u00eb zbulimet e Wikileaks. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, ato tregojn\u00eb drejtpeshimin, paanshm\u00ebrin\u00eb dhe objektivitetin e raportimit t\u00eb ambasad\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs time atje.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha partit\u00eb, personazhet dhe veprimet politike i n\u00ebnshtroheshin t\u00eb nj\u00ebjtit shqyrtim dhe cilt\u00ebrsi. As edhe nj\u00eb v\u00ebzhgues i paansh\u00ebm nuk do t\u00eb mund t\u00eb arrinte n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, raportimi nga ambasada jon\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb jo vet\u00ebm ka p\u00ebrmbushur standartet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit \u2013 kabllogramet tona merrnin vazhdimisht l\u00ebvdata n\u00eb Uashington \u2013 por edhe ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha ambasadat anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe ambasadat e tjera, ashtu si ne, ofronin vler\u00ebsime t\u00eb sinqerta t\u00eb njer\u00ebzve dhe rrethanave n\u00eb fushat e tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive.<\/p>\n<p>Sado trazuese apo t\u00eb sikletshme mund t\u00eb jen\u00eb ato vler\u00ebsime p\u00ebr ndok\u00ebnd, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb ambasad\u00eb amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfar\u00eb \u201caxhend\u00eb private\u201d.<\/p>\n<p>Ne jemi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit personal\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe i p\u00ebrkushtohemi vet\u00ebm sh\u00ebrbimit p\u00ebr interesat e popullit amerikan.<\/p>\n<p>Shqip dhe shkoqur, axhenda jon\u00eb \u00ebsht\u00eb axhenda e tyre. Cilido q\u00eb sugjeron ndryshe nuk d\u00ebmton dhe aq nj\u00eb individ si un\u00eb, por pik\u00ebrisht postin e shquar q\u00eb aq shum\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb zot\u00eb kan\u00eb pasur privilegjin t\u00eb mbajn\u00eb, si dhe d\u00ebmton edhe m\u00eb tej ata q\u00eb na e kan\u00eb besuar neve at\u00eb post.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb ish-diplomat po aq sa qytetar i vendit tim, jam thell\u00ebsisht i keqardhur p\u00ebr fenomenin Wikileaks. Aft\u00ebsia e diplomat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb folur haptas dhe n\u00eb mir\u00ebbesim me nj\u00ebri-tjetrin \u00ebsht\u00eb dhe ka qen\u00eb nj\u00eb element thelb\u00ebsor i profesionit ton\u00eb q\u00eb nga fillimet e tij.<\/p>\n<p>Informacioni yn\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, mblidhet nga nj\u00eb gam\u00eb e gjer\u00eb burimesh, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Cfar\u00ebdo veprimi q\u00eb c\u00ebnon aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb diplomati p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebndar\u00eb informacion n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb punuar me diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i d\u00ebnuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj, teksa i lexoni materiale t\u00eb tilla, sado t\u00eb njollosura, ju nxis t\u00eb mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb ngulni syt\u00eb n\u00eb nj\u00eb fakt thelb\u00ebsor dhe t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm q\u00eb gjendet aty:<\/p>\n<p>AMBASADAT AMERIKANE thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb parimi m\u00eb i par\u00eb dhe m\u00eb i lart\u00eb i diplomacis\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Sado i keq t\u00eb jet\u00eb lajmi apo sado e sikletshme t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb, nj\u00eb ambasad\u00eb amerikane raporton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe p\u00ebr nj\u00eb aleat t\u00eb ngusht\u00eb si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00ebse zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb dyshimta, ne e themi k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse autoritetet qeveritare k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve demokratike t\u00eb vendit dhe mediat, ne e themi k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse besnik\u00ebria partiake pengon qeverisjen e vendit; n\u00ebse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mir\u00ebfillt\u00eb ekonomik; n\u00ebse p\u00ebrpar\u00ebsia e udh\u00ebheq\u00ebsve \u00ebsht\u00eb t\u00eb rendin me k\u00ebmb\u00ebngulje drejt pushtetit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rendin p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer popullit, ne e themi k\u00ebt\u00eb. Dhe n\u00ebse parimet universale t\u00eb demokracis\u00eb lihen m\u00ebnjan\u00eb dhe vet\u00eb demokracia b\u00ebn prapa, ne e themi k\u00ebt\u00eb dhe do vazhdojm\u00eb ta themi derisa t\u00eb filloj\u00eb p\u00ebrparimi i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb detyra par\u00ebsore e nj\u00eb diplomati amerikan dhe nj\u00eb detyr\u00eb e till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbushet patjet\u00ebr. Un\u00eb nuk jam m\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qeveris\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb e di: mund t\u2019i besoni ambasad\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb mos ju p\u00eblqej\u00eb cdo gj\u00eb q\u00eb ajo thot\u00eb, por mund t\u00eb keni besim q\u00eb diplomat\u00ebt tan\u00eb b\u00ebjn\u00eb cdo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur standartet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb dhe objektivitetit.<\/p>\n<p>Nuk ka material q\u00eb rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado t\u00eb cjerra, q\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, m\u00eb lejoni t\u2019ju uroj, miqt\u00eb e mi shqiptar\u00eb, gjith\u00eb sukseset dhe lumturin\u00eb e mundshme. Jeni nj\u00eb popull i vecant\u00eb dhe vendi juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vecant\u00eb.<\/p>\n<p>Ruaj admirim t\u00eb madh p\u00ebr talentin tuaj t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe kam shpresat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj. Ju d\u00ebrgoj p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta.<\/p>\n<p>Miku juaj, John L. Withers II.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Ish-ambasadori amerikan n\u00eb vendin ton\u00eb, Xhon Uidh\u00ebrs, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve t\u00eb Wikileaks. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb, Uidh\u00ebrs i drejtohet shqiptar\u00ebve duke pranuar se korrespondenca e tij \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomat\u00ebt amerikan\u00eb gjithmon\u00eb shprehin dhe raportojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10853","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Ish-ambasadori amerikan n\u00eb vendin ton\u00eb, Xhon Uidh\u00ebrs, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve t\u00eb Wikileaks. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb, Uidh\u00ebrs i drejtohet shqiptar\u00ebve duke pranuar se korrespondenca e tij \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomat\u00ebt amerikan\u00eb gjithmon\u00eb shprehin dhe raportojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-06T05:34:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-10-06T05:34:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/\"},\"wordCount\":1205,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/withers_wikileaks.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/\",\"name\":\"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/withers_wikileaks.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-06T05:34:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/withers_wikileaks.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/withers_wikileaks.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Ish-ambasadori amerikan n\u00eb vendin ton\u00eb, Xhon Uidh\u00ebrs, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve t\u00eb Wikileaks. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb, Uidh\u00ebrs i drejtohet shqiptar\u00ebve duke pranuar se korrespondenca e tij \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomat\u00ebt amerikan\u00eb gjithmon\u00eb shprehin dhe raportojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-06T05:34:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb","datePublished":"2011-10-06T05:34:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/"},"wordCount":1205,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/","name":"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg","datePublished":"2011-10-06T05:34:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/withers_wikileaks.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/withers-pergjigjet-per-wikileaks-amerika-thote-te-verteten-gjithmone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Withers p\u00ebrgjigjet p\u00ebr Wikileaks: Amerika thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjithmon\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10853\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}