{"id":10783,"date":"2011-10-02T15:10:28","date_gmt":"2011-10-02T14:10:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10783"},"modified":"2011-10-02T15:10:28","modified_gmt":"2011-10-02T14:10:28","slug":"politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/","title":{"rendered":"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Spartak Ngjela<\/strong>*<\/p>\n<p>*<em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i avokatit dhe politikanit t\u00eb njohur, Spartak Ngjela, me titull \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e tiranis\u00eb shqiptare: 1957-2010<\/em>\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tritan Shehu n\u00eb krah t\u00eb Enverit\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" \/><br \/>\n<em>Tritan Shehu, ne krah te djathte te Enver Hoxhes, nismetar i letres dhe inciator per prishjen e kishes ne Tirane<\/em><\/p>\n<p>\u201c<em>Dhe ja edhe disa nga emrat e tyre t\u00eb shumt\u00eb. N\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs \u2013 Xhelal Gje\u00e7ovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjik\u00eb Kurtiqi, Tritan Shehu<\/em>\u2026\u201d<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e 6 Shkurtit t\u00eb vitit 1967, kur Enver Hoxha shpalosi luft\u00ebn e tij p\u00ebr siguri absolute dhe p\u00ebr t\u2019u shpallur mbret, t\u00eb gjith\u00eb dishepujt e tij mediok\u00ebr jo vet\u00ebm q\u00eb e kishin pritur k\u00ebt\u00eb, por edhe e kishin d\u00ebshiruar me ankth, sepse ata e ndienin se duhej mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim. Kishte rrotull tij njer\u00ebz si Rita Marko apo Ramiz Alia, e te tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt donin patjet\u00ebr qart\u00ebsi p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vijonin. N\u00eb fakt, ata donin garanci q\u00eb situata e karrier\u00ebs politike t\u00eb q\u00ebndronte e ngrir\u00eb dhe Enver Hoxha duhej t\u00eb ishte absolut, i papreksh\u00ebm dhe i sigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Por, kishte edhe nj\u00eb rrym\u00eb tjet\u00ebr, e cila gjithashtu pyeste: a do t\u00eb intelektualizohej Partia e Pun\u00ebs?<\/p>\n<p>Kishte muaj q\u00eb vet\u00eb gazeta \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d dhe Hoxha n\u00ebp\u00ebr biseda private, flisnin vet\u00ebm p\u00ebr suksesin e madh t\u00eb Revolucionit Kulturor kinez, si zgjidhje p\u00ebr moslejimin e revizionizmit hrushovian n\u00eb Kin\u00eb, dhe brenda k\u00ebsaj, ata flisnin edhe p\u00ebr \u201cshpikjen\u201d e Enver Hoxh\u00ebs, se \u201cdegjenerimi i partis\u00eb sovjetike kishte ardhur nga burokratizmi\u201d, i cili duhej luftuar. Gjith\u00e7ka duhej b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vinte fryma e Hrushovit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1967, Enver Hoxha mendoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb moslejim ta siguronte me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb revolucioni q\u00eb do t\u00eb shkallmonte burokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga k\u00ebto kuptohej qart\u00eb se Enver Hoxha nuk mund ta lejonte intelektualizimin e Partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gazeta \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, n\u00eb dat\u00ebn 7 shkurt e botoi me pompozitet t\u00eb madh fjalimin e 6 Shkurtit, me titullin: \u201cEnver Hoxha Sekretar i Par\u00eb i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb trajton tem\u00ebn: \u201cRevolucionarizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Partis\u00eb dhe i pushtetit.\u201d N\u00eb fakt, q\u00eb k\u00ebtu shihet se ai ka dashur t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri komunikimi, kur, vet\u00eb fjalimin kishte dashur me q\u00ebllim ta quante \u2018Tem\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Fjalimi i 6 Shkurtit ishte ultra mediok\u00ebr, por edhe shum\u00eb i lig. Kapitulli m\u00eb i hidhur ishte ai i quajturi: \u201cPrap\u00eb mbi burokratizmin.\u201d Nga i gjith\u00eb teksti, por edhe nga e gjith\u00eb veprimtaria e tij kund\u00ebr burokratizmit kuptohet se Hoxha nuk ia ka ditur fare kuptimin k\u00ebsaj fjale dhe, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, e p\u00ebrdori me vend e pavend konceptin e burokratizmit, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb lidhur si karakter me raportin e administrimit dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit apo t\u00eb kontrollit n\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs. Jam i bindur se as semantikisht nuk ia dinte kuptimin k\u00ebsaj fjale, t\u00eb cil\u00ebn si koncept antistalinian Trocki e ka p\u00ebrdorur kund\u00ebr Stalinit dhe gjendjes n\u00eb Bashkimin Sovjetik gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por Hoxha, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e vet intelektuale, kuptohej qart\u00eb q\u00eb nuk kishte nj\u00eb formim akademik konceptual n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prandaj shum\u00eb koncepte t\u00eb sociologjis\u00eb marksiste i p\u00ebrdorte krejt n\u00eb nj\u00eb form\u00eb mistike dhe vet\u00ebm si fjal\u00eb, gjithmon\u00eb kur e shihte se kulti i tij kishte capak bjerrje. Vepronte k\u00ebshtu kur i duhej t\u00eb ndizte populizmin n\u00eb favor t\u00eb vetes dhe ngaher\u00eb operonte n\u00eb nj\u00eb sens t\u00eb hapur terrorist me konceptin e \u201cluft\u00ebs s\u00eb klasave\u2019.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb spikat n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim-tem\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ai d\u00ebshiron t\u00eb nis\u00eb implementimin e nj\u00eb kulture t\u00eb re, jasht\u00eb intelektualizmit, larg dijes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe e gjitha e mb\u00ebshtetur n\u00eb konsolidimin e pushtetit t\u00eb tij, i cili, nga fjalimi-tem\u00eb kuptohet se duhet t\u00eb jet\u00eb afatgjat\u00eb dhe i papreksh\u00ebm n\u00eb sundimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Fjalimi n\u00eb 6 shkurti t\u00eb vitit 1967 do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si d\u00ebshtimi i plot\u00eb i thelbit t\u00eb fshehur t\u00eb q\u00ebndrimit barbar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kund\u00ebr kultur\u00ebs dhe zhvillimit europian t\u00eb personalitetit t\u00eb individit, dometh\u00ebn\u00eb liris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, i ndihmuar nga udha e Revolucionit Kulturor maoist, Enver Hoxha nisi hapur rrug\u00ebn p\u00ebr triumfin total t\u00eb vullnetit t\u00eb tij t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Ai ka shkruar me fraz\u00ebn e nj\u00eb njeriu t\u00eb paditur q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb operoj\u00eb me form\u00eb t\u00eb nj\u00eb sociologjizmi doktrinar, por q\u00eb, t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb cek n\u00eb t\u00eb konvergojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, tek vendosja e absolutizmit t\u00eb tij. I gjith\u00eb fjalimi ishte nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb e madhe, pa pik\u00eb lidhjeje, por sa para b\u00ebnte, askush nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb ta kund\u00ebrshtonte apo t\u2019i b\u00ebnte kriticiz\u00ebm. Asnj\u00eb gj\u00eb konceptuale nuk kishte n\u00eb t\u00eb, ndon\u00ebse ai ishte paraqitur dhe u p\u00ebrdor vijimisht si preludi i nj\u00eb epoke t\u00eb re t\u00eb socializmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga formulimi i atij fjalimi bindesh pa m\u00ebdyshje q\u00eb Enver Hoxha, kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb nj\u00eb intelektual dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak kishte nj\u00eb urrejtje t\u00eb hapur kund\u00ebr intelektualizmit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, ai po kalonte haptas n\u00eb p\u00ebrdorimin e metodave tiranike t\u00eb pushtetit q\u00eb shoq\u00ebroheshin me nj\u00eb agresivitet t\u00eb madh anti-intelektual. Gjuha dhe fraza e tekstit t\u00eb fjalimit-tem\u00eb ishte e p\u00ebrpunuar, sepse kishte stafin q\u00eb ia b\u00ebnte, por t\u00eb gjitha idet\u00eb q\u00eb paraqiste ishin konfuze n\u00eb sensin konceptual dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb sensin e pushtetit.<\/p>\n<p>Fjalimet apo shkrimet e tij, duke qen\u00eb se do t\u00eb dilnin p\u00ebrfundimisht nga dora e tij ishin pa gjykime logjike, prandaj q\u00ebndronin m\u00eb tep\u00ebr si pamflete kund\u00ebr, sesa si kritika apo si shpalosje e ideve t\u00eb reja. Enver Hoxha kurr\u00eb nuk paraqiti ide dhe prandaj edhe ata q\u00eb shkruanin dhe p\u00ebrpunonin agresivitetin e tij verbal, kurr\u00eb nuk u rrek\u00ebn t\u00eb fusnin aty gjykime, sepse ai e kishte pasur tmerr m\u00ebnyr\u00ebn akademike t\u00eb t\u00eb shprehurit t\u00eb ideve.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb e lexon at\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb tij e shikon se ai \u00ebsht\u00eb plot mllef, antipersonalitet dhe i mbushur me urrejtje kundrejt intelektualizmit. Ai e shpreh hapur k\u00ebtu se pushteti i tij nuk mund ta pranoj\u00eb njeriun e ditur; ai duhet luftuar sepse \u201c\u00ebsht\u00eb individ i predispozuar t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr revolucionit socialist\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i fjalimit dhe pjesa m\u00eb e err\u00ebt e tij ishte: \u201cmendimin e atyre q\u00eb kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb diturie, por t\u00eb cil\u00ebn e shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb imponuar mbi masat UNIN, duhet ta luftojm\u00eb si nj\u00eb mendim borgjez e reaksionar.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tep\u00ebr me t\u00ebrbonte stilema \u201cq\u00eb kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb diturie\u201d. Ai kishte urrejtje p\u00ebr dijen, por tani kishte ardhur koha q\u00eb, me an\u00eb t\u00eb halldup\u00ebve q\u00eb kishte p\u00ebrreth e q\u00eb sapo kishin dal\u00eb edhe nga Kongresi i Pest\u00eb i Partis\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb fshinte gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte mendim intelektual. V\u00ebt\u00eb fjal\u00ebn UNIN, e ka shkruar m\u00eb germa kapitale dhe at\u00ebher\u00eb un\u00eb me miqt\u00eb e mi ndenj\u00ebm me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr ta konsideruar m\u00eb kujdes k\u00ebt\u00eb stilem\u00eb t\u00eb fjalimit, sepse pik\u00ebrisht k\u00ebtu, ai nis t\u00eb abuzoj\u00eb m\u00eb termin \u201cmas\u00eb\u201d, si kund\u00ebrv\u00ebnie ndaj intelektual\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai i drejtohet injoranc\u00ebs, i bindur se ajo do t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rrafshuar gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb quhej kultur\u00eb e zhvilluar shqiptare. Brenda k\u00ebsaj, befas u pa se n\u00eb kritik\u00ebn e tij p\u00ebr rrafshim kulturor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ai futi edhe fene. Nuk e kishte pa q\u00ebllim k\u00ebt\u00eb. Ai e dinte mir\u00eb se e gjith\u00eb kultura europiane kishte nj\u00eb sens t\u00eb theksuar kristian, prandaj, duke anatemuar fen\u00eb si \u201copium p\u00ebr popujt\u201d, mendonte t\u00eb ishte m\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb kultur\u00ebs per\u00ebndimore, e cila n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit kishte pasur nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha, k\u00ebto n\u00eb fakt flasin p\u00ebr nj\u00eb ep\u00ebrsi t\u00eb dukshme t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs si politikan. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 36 vje\u00e7are, ai ishte p\u00ebrplasur m\u00eb anglez\u00ebt jo t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, dhe kishte fituar; madje i kishte bindur ata se vet\u00ebm ai dhe ushtria e tij luftonte me gjerman\u00ebt, ashtu sikund\u00ebr i kishte bindur q\u00eb e gjith\u00eb v\u00ebmendja e Hoxh\u00ebs nuk ishte te lufta kund\u00ebr Boshtit, por te krijimi i nj\u00eb ushtrie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb merrte pushtetin pas kapitullimit t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti stil i tij n\u00eb politik\u00eb: t\u00eb mendonte p\u00ebr nj\u00eb pushtet t\u00eb ardh\u00ebm t\u00eb tijin dhe jo p\u00ebr nj\u00eb sukses imediat, i cili mund t\u00eb ishte i favorsh\u00ebm p\u00ebr popullin. Ajo \u00e7ka po mendonte dhe po krijonte n\u00eb ato \u00e7aste, m\u00eb fjalimin e vet t\u00eb 6 shkurtit dhe me t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb do t\u00eb pasonin, ishte pa dyshim konsolidimi i pushtetit t\u00eb tij t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ai nuk kishte bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb politik\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb menaxhonte drejtimin politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai donte dhe mbante vet\u00ebm njer\u00ebz t\u00eb n\u00ebnshtruar rreth vetes, kundrejt t\u00eb cil\u00ebve kishte t\u00eb drejt\u00eb absolute q\u00eb t\u2019i flakte n\u00eb \u00e7astin m\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb do t\u2019i duhej.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e 6 shkurtit, Hoxha foli si nj\u00eb gjeneral p\u00ebrpara ushtar\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb uritur e t\u00eb rreckosur: \u201cJa ku \u00ebsht\u00eb qyteti!\u201d, u thirri ai, \u201cmerreni dhe pla\u00e7kiteni, sepse ai q\u00eb keni p\u00ebrpara nuk \u00ebsht\u00eb qytet, ai \u00ebsht\u00eb turpi i njer\u00ebzimit; ja ku e keni: merreni dhe shkat\u00ebrrojeni! Sepse ai qytet ju ka shfryt\u00ebzuar. Nuk jan\u00eb t\u00eb ditur ata q\u00eb flasin n\u00eb at\u00eb qytet, ata jan\u00eb mashtrues e shfryt\u00ebzues t\u00eb popullit, sepse t\u00eb ditur jeni vet\u00ebm ju\u2026 p\u00ebrpara\u2026 Urrrraaa!\u201d.<\/p>\n<p>Ky n\u00eb fakt ishte fjalimi i Hoxh\u00ebs n\u00eb at\u00eb shkurt t\u00eb ftoht\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pas tij, m\u00eb 8 shkurt, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d doli si kryeartikull iniciativa e t\u00eb rinjve durrsak\u00eb t\u00eb gjimnazit \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, q\u00eb k\u00ebrkonin mbylljen e kishave e t\u00eb xhamive. Kudo nj\u00eb histeri antifes\u00eb. Por askush nuk po kuptonte se \u00e7far\u00eb po ndodhte sepse ishin gj\u00ebra t\u00eb pandodhura m\u00eb par\u00eb n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb. Por lukunia antiqytet\u00ebrim ishte e g\u00ebzuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1967, fillova ta ndieja realisht izolimin ton\u00eb nga bota n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs. Ai ishte nj\u00eb izolim i thell\u00eb. Ai nuk ishte nj\u00eb izolim dosido sepse nuk ishte b\u00ebr\u00eb ashtu krejt nga rasti apo nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e shfrenuar e nj\u00eb grupi njer\u00ebzish t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb ishin t\u00eb dehur nga dashuria p\u00ebr atdheun. Jo, ky s\u2019mund t\u00eb quhej aspak nj\u00eb nacionaliz\u00ebm doktrinar, si\u00e7 jan\u00eb rrekur ta quajn\u00eb disa, madje nuk mund t\u00eb quhet as frik\u00eb nga qytet\u00ebrimi. Q\u00eb n\u00eb ato momente kuptohej se Enver Hoxha po fuste shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb izolim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb t\u00eb donte me shqiptar\u00ebt. Dhe koha e tregoi k\u00ebt\u00eb sepse m\u00eb pas, sa m\u00eb i thell\u00eb b\u00ebhej izolimi i Shqip\u00ebris\u00eb, aq m\u00eb i lart\u00eb ishte edhe terrori shtet\u00ebror q\u00eb ushtrohej.<\/p>\n<p>Enver Hoxha kishte nisur m\u00eb 6 shkurt t\u00eb vitit 1967 periudh\u00ebn e tij t\u00eb absolutizmit n\u00eb nj\u00eb krah, e t\u00eb skllav\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb krahun tjet\u00ebr. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, ai e pati nisur q\u00eb n\u00eb vitin 1945, por at\u00ebher\u00eb nuk kishte metod\u00eb, ndoshta kishte vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e aq, sepse s\u2019kishte eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kishin punuar me t\u00eb dhe e kishin ndjekur, m\u00eb rezultonte se gjithmon\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb aktiv; kishte p\u00ebrqendruar gjith\u00e7ka n\u00eb duart e tij dhe menj\u00ebher\u00eb kishte shtyr\u00eb njer\u00ebzit e af\u00ebrm t\u2019i ngrinin kultin. Megjithat\u00eb, deri n\u00eb vitin 1967, kishte qen\u00eb disi i kujdessh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00e7\u00ebshtja e kultit, dukej se ishte b\u00ebr\u00eb disi m\u00eb e studiuar, sepse pas vitit 1960, paralel me kultin e Enver Hoxh\u00ebs, ishte lansuar edhe kulti i Byros\u00eb Politike.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas fjalimit t\u00eb 6 shkurtit, u kuptua se tani nuk mund t\u00eb flitej m\u00eb p\u00ebr Byro, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb njeri dhe atij i duhej pa dyshim kult p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Prandaj, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, rritja e kultit t\u00eb Hoxh\u00ebs mori nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb. Por nd\u00ebrsa kulti i rritej, shihej se di\u00e7ka e re po ndodhte edhe n\u00eb psikologjin\u00eb shoq\u00ebrore, sepse nj\u00ebher\u00ebsh edhe njer\u00ebzit, ndon\u00ebse t\u00eb varf\u00ebruar deri ku s\u2019mbante m\u00eb, b\u00ebrtisnin e \u00e7irreshin p\u00ebr t\u00eb si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, gj\u00eb kjo q\u00eb m\u00eb habiste jasht\u00eb mase. Kjo \u00e7udi m\u00eb ndodhte sepse at\u00ebher\u00eb ende nuk e kisha sqaruar plot\u00ebsisht n\u00eb veten time \u00e7\u00ebshtjen e totalitarizmit si fenomen e bashk\u00eb me t\u00eb edhe gjith\u00eb t\u00eb tjerat q\u00eb rrjedhin pas tij e q\u00eb lidhen me pushtetin. Sidomos, at\u00ebher\u00eb nuk isha ende n\u00eb dijeni p\u00ebr fenomenin psikologjik t\u00eb tabus\u00eb, si dhe adhurimin e tmerrin q\u00eb mbart ajo nj\u00ebher\u00ebsh me vete.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, turmat q\u00eb po ekzaltonte Enver Hoxha me \u201crevolucionarizimin e gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit\u201d, t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb m\u00ebdha, un\u00eb i quaja \u201chordhi barbare antiqytet\u00ebrim\u201d, sepse kuptohej q\u00eb, n\u00eb at\u00eb vit, ne dukej se kishim hyr\u00eb tamam n\u00eb rrug\u00ebn e nj\u00eb barbarizmi antiqytet\u00ebrim. M\u00eb kujtohet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoja gjat\u00eb dhe nuk gjeja dot asnj\u00eb zgjidhje, por mendja m\u00eb rrinte te Perandoria Romake; a nuk ishte rr\u00ebnuar ajo nga barbar\u00ebt? Dhe p\u00ebrse?<\/p>\n<p>Pa dyshim sepse nuk pranonin qytet\u00ebrimin romak, derisa e shemb\u00ebn at\u00eb, e pushtuan Rom\u00ebn, e shkat\u00ebrruan t\u00eb gjith\u00eb, duke u k\u00ebnaqur tek nd\u00ebrtonin barakat e tyre p\u00ebrbri mureve t\u00eb larta t\u00eb pallateve madh\u00ebshtore. Nd\u00ebrsa ne tani, pas nj\u00ebmij\u00eb e pes\u00ebqind vjet\u00ebsh, p\u00ebrjetonim loj\u00ebn e shkat\u00ebrrimit t\u00eb intelektualizmit me an\u00eb t\u00eb injoranc\u00ebs q\u00eb dinte shkrim e k\u00ebndim dhe nuk mund t\u00eb kapte kultur\u00ebn. Pushteti po k\u00ebrkonte ta ekzaltonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, prandaj, q\u00eb nga ky moment, intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb e ndien\u00eb se ishin peng e rob\u00ebr t\u00eb pushtetit politik, i cili mund t\u2019i trajtonte si t\u00eb donte, t\u2019i burgoste, t\u2019i kthente n\u00eb pun\u00ebtor\u00eb apo n\u00eb kooperativist\u00eb, ose edhe t\u2019i vriste. Ne shqiptar\u00ebt ishim futur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pasigurt ku mendja nuk duhej t\u00eb punonte si e pavarur dhe mendimi asnj\u00ebher\u00eb nuk duhej shprehur hapur.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Koha po ngjizte politik\u00ebn e re dhe politikan\u00ebt e rinj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb dol\u00ebn politikan\u00ebt e 6 shkurtit, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb fytyrat m\u00eb t\u00eb urryera t\u00eb Broduejit. Ata drejtonin gjith\u00e7ka dhe m\u00ebkoheshin p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Un\u00eb vet\u00eb e pash\u00eb se si u gjall\u00ebrua hidh\u00ebrimi antiqytet\u00ebrim, i cili sidomos te tiranasit shihte armiqt\u00eb e vet kryesor\u00eb. Dhe mendjet e tyre diabolike, ose m\u00eb mir\u00eb ai instinkti i interesit e kuptoi q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre, rinia e Tiran\u00ebs nuk ishte vet\u00ebm kund\u00ebrshtare e provincial\u00ebve, por dhe e vet\u00eb regjimit. Ithtar\u00ebt e rinj t\u00eb sistemit e kishin kuptuar shum\u00eb mir\u00eb se regjimi i kishte thirrur n\u00eb ndihm\u00eb; madje vet\u00eb Enver Hoxha. Dhe t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb ekzaltuar e u hodh\u00ebn me t\u00ebrbim kund\u00ebr \u00e7do gj\u00ebje europiane q\u00eb ata, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e d\u00ebshironin, por dhe nuk mund ta kapnin. Shqip\u00ebria po b\u00ebhej nd\u00ebrkaq vendi i vet\u00ebm europian ku antiqytet\u00ebrimi ishte vler\u00eb, sepse k\u00ebshtu ndihej m\u00eb i sigurt Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Dhe ja edhe disa nga emrat e tyre t\u00eb shumt\u00eb. N\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs \u2013 Xhelal Gje\u00e7ovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjik\u00eb Kurtiqi, Tritan Shehu. N\u00eb Komitetin e Rinis\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs: Arilla Papajorgji bashk\u00eb me nj\u00eb band\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, emrat e t\u00eb cil\u00ebve nuk po m\u00eb kujtohen tani ( nj\u00ebri m\u00eb i zi se tjetri, inkuizitor\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb), Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj specieje, q\u00eb e kishin kuptuar se mllefi i tyre antiqytet\u00ebrim dhe antikultur\u00eb, p\u00ebrkonte me at\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Megjithat\u00eb duhet pranuar se q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishin njer\u00ebz q\u00eb nuk e njihnin fare Per\u00ebndimin dhe nuk dinin fare \u00e7\u2019ishte qytet\u00ebrimi modern. Ata n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kishin se si t\u00eb ishin nd\u00ebrtuar ndryshe, sepse duhet pranuar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Tirana ishte shk\u00ebputur shum\u00eb nga rrethet dhe shumica e tyre luftonin p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ishte pamund\u00ebsi absolute q\u00eb politikan\u00ebt e 6 shkurtit t\u00eb kishin mund\u00ebsi t\u00eb mendonin se regjimi i Tiran\u00ebs edhe mund t\u00eb rr\u00ebzohej, ose t\u00eb mos e mendonin Hoxh\u00ebn si nj\u00eb njeri t\u00eb madh, kur dihej se gjith\u00e7ka n\u00eb Shqip\u00ebri kishte nisur t\u00eb mendohej vet\u00ebm me dhe p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn. Kishte ardhur tamam koha kur gjith\u00e7ka do t\u00eb simbolizohej me Enver Hoxh\u00ebn; kurse iniciativa e Durr\u00ebsit p\u00ebr eliminimin e fes\u00eb u b\u00eb deviza e koh\u00ebs. Filloi t\u00eb qarkullonte flet\u00ebrrufeja dhe t\u00eb akuzoheshin me an\u00eb t\u00eb saj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndiqnin mod\u00ebn per\u00ebndimore ose ishin t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas muzik\u00ebs dhe artit modern europian; ata q\u00eb shkonin n\u00ebp\u00ebr kisha, q\u00eb festonin pashk\u00ebt apo bajramin. Gjith\u00e7ka po mbyllej n\u00eb nj\u00eb unaz\u00eb t\u00eb hekurt q\u00eb nuk lejonte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 propagand\u00ebs q\u00eb qe ngritur me histeri kund\u00ebr stilit per\u00ebndimor e duke i quajtur k\u00ebto, \u201cshfaqje t\u00eb huaja q\u00eb vinin nga vendet borgjezo-revizioniste\u201d.<\/p>\n<p>Por udheq\u00ebsit e rinj t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb ishin ngritur n\u00eb Kongresin e Pest\u00eb si kandidat\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, dal\u00ebngadal\u00eb po vendoseshin n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrethe t\u00eb vegj\u00ebl, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pa u nxituar t\u2019i aviteshin qendr\u00ebs kur t\u00eb vinte koha. Sigurisht q\u00eb k\u00ebta qen\u00eb ekipi solid i politik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb krijoi 6 shkurti e q\u00eb do ta shkat\u00ebrronin ekonomin\u00eb dhe kultur\u00ebn e vendit plot\u00ebsisht n\u00eb vitet \u201870, por q\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrronin edhe veten dhe partin\u00eb e tyre, sepse, para s\u00eb gjithash, ishin injorant\u00eb. Ata ishin: Hekuran Isai, Simon Stefani, Pali Miska, Lenka \u00c7uko, Qiriako Mihali, Tefta \u00c7ami, Memet Karakushi, Nedin Hoxha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Revolucioni Kulturor kinez po b\u00ebnte k\u00ebrdin\u00eb. Ai kishte kaluar n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashpra grupesh, ndon\u00ebse pa asnj\u00eb rrezik p\u00ebr Mao Ce Dunin, i cili nd\u00ebrkaq kuptohet se e kishte kaluar rrezikun. Ai kishte nxjerr\u00eb n\u00eb sken\u00eb Lin Biaon, duke e quajtur si pasardh\u00ebs t\u00eb vetin dhe shokun e tij t\u00eb arm\u00ebve. Kurse ne shihnim me habi \u00c7u En Lain, i cili mbante n\u00eb dor\u00eb citatet e Maos, nj\u00eb lib\u00ebr i kuq i vog\u00ebl q\u00eb thua se po i digjte dor\u00ebn. Radiot e huaja thoshin se kishte qen\u00eb n\u00eb rrezik, por e kishte mbrojtur Maoja personalisht, kurse analist\u00ebt serioz\u00eb deklaronin se \u201cnga t\u00eb kaloj\u00eb \u00c7u En Lai, andej do kaloj\u00eb edhe pushtetit\u201d.<\/p>\n<p>Por \u00c7uja sigurisht q\u00eb kishte zgjedhur rrug\u00ebn e prudenc\u00ebs q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte gjendjen: ai shte i men\u00e7ur, i aft\u00eb dhe koha e tregoi se mbartte brenda vetes nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi racionale p\u00ebr vendin dhe popullin e vet. Ishte politikan modern i nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe me eksperienc\u00eb bot\u00ebrore; e dinte trendin e zhvillimit modern t\u00eb pasluft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb implementonte sistemin q\u00eb kemi folur, por m\u00eb par\u00eb duhej t\u00eb shp\u00ebtonte Kin\u00ebn nga hordhit\u00eb e Lin Biaos dhe t\u00eb \u00c7ian \u00c7init.<\/p>\n<p>Kurse udh\u00ebheqja e Tiran\u00ebs kuptohej se nuk e donte \u00c7u En Lain. I dukej liberal dhe ia kishin frik\u00ebn se ai do ta hante Lin Biaon, t\u00eb cilin e donin si t\u00eb shenjt\u00eb, sepse ai ishte b\u00ebr\u00eb garant p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Kin\u00eb kredin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb imagjinueshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe q\u00eb do t\u00eb firmosej gjat\u00eb vitit 1968. Hoxha nuk e mbante dot veten dhe disa her\u00eb ishte shprehur se \u201cedhe \u00c7uja grup i Liut dhe i Tenit \u00ebsht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb fshehur se \u00ebsht\u00eb dinak\u201d. K\u00ebt\u00eb pastaj e llomotisnin edhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre, por gjithmon\u00eb me shpres\u00eb se do t\u00eb eliminohej.<\/p>\n<p>Aty nga fundi i vitit 1967, \u00c7u En Lai b\u00ebri vizit\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi kishte kaluar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bukuresht, si p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre n\u00eb Tiran\u00eb se un\u00eb aty jam. Kurse Ki\u00e7oja, q\u00eb e kishte takuar bashk\u00eb me qeverin\u00eb m\u00eb tha se, pasi i kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn, ai i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cHajde ta shoh\u00ebsh nga af\u00ebr Revolucionin Kulturor\u201d dhe kishte qeshur n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb Ki\u00e7oja m\u00eb tha m\u00eb von\u00eb se ishte sarkastike. \u201cPo k\u00ebta k\u00ebtu po presin q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb edhe \u00c7uja\u201d, i thash\u00eb un\u00eb dikur dhe Ki\u00e7oja m\u2019u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb siguri t\u00eb brendshme: \u201cNuk kan\u00eb ku shkojn\u00eb dot pa t\u00eb, Maoja nuk ka firaksur fare\u201d, dhe qeshi e nuk ma hapi k\u00ebt\u00eb bised\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201870 kur u dha lajmi i rehabilitimit t\u00eb Ten Hsiao Pinit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Spartak Ngjela* *Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i avokatit dhe politikanit t\u00eb njohur, Spartak Ngjela, me titull \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e tiranis\u00eb shqiptare: 1957-2010\u201d Tritan Shehu, ne krah te djathte te Enver Hoxhes, nismetar i letres dhe inciator per prishjen e kishes ne Tirane \u201cDhe ja edhe disa nga emrat e tyre t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10783","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Spartak Ngjela* *Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i avokatit dhe politikanit t\u00eb njohur, Spartak Ngjela, me titull \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e tiranis\u00eb shqiptare: 1957-2010\u201d Tritan Shehu, ne krah te djathte te Enver Hoxhes, nismetar i letres dhe inciator per prishjen e kishes ne Tirane \u201cDhe ja edhe disa nga emrat e tyre t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-02T14:10:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-10-02T14:10:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/\"},\"wordCount\":3672,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/\",\"name\":\"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-02T14:10:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Spartak Ngjela* *Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i avokatit dhe politikanit t\u00eb njohur, Spartak Ngjela, me titull \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e tiranis\u00eb shqiptare: 1957-2010\u201d Tritan Shehu, ne krah te djathte te Enver Hoxhes, nismetar i letres dhe inciator per prishjen e kishes ne Tirane \u201cDhe ja edhe disa nga emrat e tyre t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-02T14:10:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb","datePublished":"2011-10-02T14:10:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/"},"wordCount":3672,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/","name":"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg","datePublished":"2011-10-02T14:10:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/tritan_shehu_enveri_ramizi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politikanet-e-shkurtit-67-qe-sundojne-shqiperine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Politikan\u00ebt e Shkurtit \u201867 q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10783\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}