{"id":10778,"date":"2011-10-01T23:10:18","date_gmt":"2011-10-01T22:10:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10778"},"modified":"2011-10-01T23:10:18","modified_gmt":"2011-10-01T22:10:18","slug":"berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/","title":{"rendered":"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Topi - Berisha - Topalli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/>N\u00eb k\u00ebt\u00eb portret t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebr lindjen e politikanit Bamir Topi\u201d, ish-k\u00ebshilltari i Berish\u00ebs, Mero Baze d\u00ebshmon mes t\u00eb tjerash p\u00ebr nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb korrikut 2007, kur zhvilloheshin tratativa p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. \u201cEdi Rama ishte tallur dhe i kishte k\u00ebrkuar Blendi Klosit t\u2019i thoshte Astrit Patozit q\u00eb Berisha t\u2019i dilte n\u00eb chat n\u00eb MSN q\u00eb t\u00eb flisnin. Ishte nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb nuk e harroj kurr\u00eb. Berisha ishte xhindosur jo vet\u00ebm nga n\u00ebnvleft\u00ebsimi q\u00eb Rama po i b\u00ebnte negociatave p\u00ebr t\u00eb gjetur dik\u00eb q\u00eb nuk i prishte pun\u00eb Berish\u00ebs, por dhe nga ajo q\u00eb ai e quante teknik\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsuese kontakti. \u2013 Ai qenka pala\u00e7o, tha. Un\u00eb i b\u00ebra nder atij, un\u00eb eliminova Bamir Topin nga gara, \u00e7far\u00eb do m\u00eb shum\u00eb nga un\u00eb ai?\u201d<\/p>\n<p>Dy net\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive, Topi tha se pas 21 janarit Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit, t\u00eb cilin ai e m\u00ebshiron. President konfirmoi gjithashtu mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb re t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e politik\u00ebs shqiptare, rasti i Bamir Topit deri m\u00eb sot ka qen\u00eb p\u00ebrjashtim. Ai nuk i ka ngjar\u00eb askujt n\u00eb karrier\u00ebn e tij politike dhe shtet\u00ebrore. Nuk i ka ngjar\u00eb askujt as nga ritmi i karrier\u00ebs, as nga cil\u00ebsia e saj dhe as nga investimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb ka sot. Ai hyri n\u00eb qeverin\u00eb e Aleksand\u00ebr Meksit n\u00eb vitin 1996 si nj\u00eb i ri shkolluar n\u00eb Per\u00ebndim me lidhje t\u00eb forta me kryeqytetin, duke z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb e zinte avioni. N\u00eb vitin 1997 ai nuk ishte as tek besnik\u00ebt dhe as tek tradhtar\u00ebt e Sali Berish\u00ebs. Ndryshe nga shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb rrahin gjoksin, ai ka qen\u00eb politikani i fundit i PD q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb ato muaj, i parrezikuar nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas daljes s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb opozit\u00eb, kur shumica e ish ministrave t\u00eb tij e braktis\u00ebn, Bamir Topi q\u00ebndroi aty pa folur dhe pa miratuar asgj\u00eb nga ato q\u00eb ndodhnin. Berisha e angazhoi n\u00eb kryesin\u00eb e PD-s\u00eb, dhe kur fraksioni Pollo u largua nga PD-ja duke marr\u00eb me vete nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh emrash t\u00eb njohur t\u00eb PD-s\u00eb, Topi p\u00ebrfundoi n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Jemin Gjan\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb njihnin nga af\u00ebr Berish\u00ebn dhe Topin, gjithkush mendonte se ai ishte \u201cdashuria\u201d e re e Berish\u00ebs. Me nj\u00eb investim personal Berisha shmangu zgjedhjen e tij kryetar t\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs duke thuajse em\u00ebruar aty Vili Minarollin.<\/p>\n<p>Kjo krijoi distanc\u00ebn e par\u00eb publike mes tij dhe Topit q\u00eb lexohej n\u00eb heshtje sidomos nga elektorati i Tiran\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kandidatur\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2000, Berisha shmangu s\u00ebrish Topin, duke zgjedhur nga \u201cbaza\u201d e partis\u00eb Besnik Mustafajn. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2001, Topi u rrezikua t\u00eb hynte n\u00eb Kuvend duke shkuar n\u00eb balotazh. Ai mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb nervoze shtypi, ku la t\u00eb kuptohej se kishte nj\u00eb pakt kund\u00ebr tij nga t\u00eb dy pal\u00ebt. T\u00eb diel\u00ebn e balotazhit fitoi.<\/p>\n<p>Karriera e tij e re si n\u00ebnkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar i mbartte t\u00eb gjitha nuancat e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb q\u00eb kishte me Berish\u00ebn. N\u00eb vitin 2003 Berisha ia ofroi me bujari postin e kandidatit p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, por tashm\u00eb gota ishte thyer. Nuk e pranoi. Berisha vazhdoi t\u00eb sillej me kujdes p\u00ebr t\u00eb mos ekspozuar ftoht\u00ebsin\u00eb ndaj tij, por brenda PD-s\u00eb gjithkush q\u00eb ishte i pak\u00ebnaqur nga Berisha filloi t\u00eb ishte mik i tij. Nj\u00eb investim politik pasiv, q\u00eb vilte vet\u00ebm frytet e anti-berishizmit.<\/p>\n<p>Retorika e ashp\u00ebr e Berish\u00ebs ndaj korrupsionit dhe sidomos ndaj Klanit t\u00eb Zemunit ishte s\u00ebrish nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb diferenc\u00ebn. Topi, ndryshe nga shum\u00eb drejtues t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, q\u00eb nuk guxojn\u00eb as t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeten me njer\u00ebz q\u00eb sulmon Berisha, shkonte hante drek\u00eb me Agron Duk\u00ebn sapo Berisha mbaronte fjalimin n\u00eb parlament kund\u00ebr \u201cKlanit t\u00eb Zemunit\u201d. Ky ishte nj\u00eb emancipim q\u00eb i jepte vler\u00eb personalitetit politik n\u00eb PD. E krahasuar me sot, ku askush nga PD-ja nuk shkon as n\u00eb nj\u00eb promovim libri n\u00ebse ai nuk i ka p\u00eblqyer Berish\u00ebs, gjestet e Topit ishin nj\u00eb diferenc\u00eb e fort\u00eb q\u00eb trembte realisht Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas rikthimit t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb pushtet, Topi nuk vrapoi p\u00ebr poste. Q\u00ebndroi n\u00eb pasivitet dhe jasht\u00eb pazareve p\u00ebr pushtetin e ri. Nuk pranoi nj\u00eb post t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb ministri, por preferoi t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb grupit parlamentar. Berisha e shikonte me makth heshtjen e tij dhe p\u00ebrpiqej ta kompensonte duke tentuar ta p\u00ebrfshinte n\u00eb debatet brenda grupit parlamentar. Topi ishte gjithnj\u00eb e m\u00eb pasiv. As n\u00eb mbledhjet e grupit, ku si\u00e7 e ka zakon i pari dhe i fundit flet Berisha, nuk merrte m\u00eb pjes\u00eb, nj\u00eb refuzim ky elegant i p\u00ebrpjekjes p\u00ebr ta n\u00ebnvleft\u00ebsuar postin e tij.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb ai k\u00ebrkoi zyrtarisht nga partia, ishte posti i presidentit n\u00eb vitin 2007. Berisha ia pranoi formalisht k\u00ebrkes\u00ebn duke n\u00ebnqeshur, por nuk kishte asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019ia plot\u00ebsonte. Ai nd\u00ebrtoi nj\u00eb strategji bisedimesh me Edi Ram\u00ebn q\u00eb linte jasht\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb presidentit Bamir Topin. Bisedimet u p\u00ebrqendruan tek nj\u00eb figur\u00eb jopolitike, konsensuale. Topi dhe Nano ishin dy emrat politik\u00eb, q\u00eb edhe pse i p\u00ebrkisnin t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs, nuk i donte as kreu i s\u00eb majt\u00ebs, as kreu i s\u00eb djatht\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb 4 korrik, kur Astrit Patozi dhe Blendi Klosi rrekeshin t\u00eb takonin nj\u00ebri Sali Berish\u00ebn dhe tjetri Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7\u2019do b\u00ebnin me presidentin, Sali Berisha humbi durimin. Edi Rama ishte tallur dhe i kishte k\u00ebrkuar Blendi Klosit t\u2019i thoshte Astrit Patozit q\u00eb Berisha t\u2019i dilte n\u00eb chat n\u00eb MSN q\u00eb t\u00eb flisnin. Ishte nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb nuk e harroj kurr\u00eb. Berisha ishte xhindosur jo vet\u00ebm nga n\u00ebnvleft\u00ebsimi q\u00eb Rama po i b\u00ebnte negociatave p\u00ebr t\u00eb gjetur dik\u00eb q\u00eb nuk i prishte pun\u00eb Berish\u00ebs, por dhe nga ajo q\u00eb ai e quante teknik\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsuese kontakti.<\/p>\n<p>&#8211; Ai qenka pala\u00e7o, tha. Un\u00eb i b\u00ebra nder atij, un\u00eb eliminova Bamir Topin nga gara, \u00e7far\u00eb do m\u00eb shum\u00eb nga un\u00eb ai?<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb shkulm q\u00eb i doli nga zemra. M\u00eb shum\u00eb se sa kush do t\u00eb zgjidhej president, Berisha ishte i qart\u00eb se kush nuk duhej t\u00eb zgjidhej. Por situata pas k\u00ebsaj i doli jasht\u00eb kontrollit. Topi e kuptoi thik\u00ebn pas shpine dhe pas nj\u00eb mbledhje kryesie t\u00eb PD-s\u00eb doli para gazetar\u00ebve duke akuzuar PD p\u00ebr puniz\u00ebm. Nj\u00eb grup i madh deputet\u00ebsh mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij, q\u00eb kishin demonstruar mb\u00ebshtetje publike, k\u00ebrc\u00ebnuan n\u00ebn z\u00eb se n\u00ebse ai nuk zgjidhej, n\u00eb vjedht\u00eb dokishqeveri t\u00eb re ose zgjedhje t\u00eb reja. Berisha u fut n\u00eb panik. Pas k\u00ebsaj Topi nuk u investua m\u00eb. Skema e re e Berish\u00ebs ishte t\u00eb hiqte qafe Bamir Topin me \u201cngritje n\u00eb detyr\u00eb\u201d. Ai udh\u00ebhoqi nj\u00eb operacion tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb duke punuar me deputet\u00eb t\u00eb Fatos Nanos duke premtuar biznese kompensuese p\u00ebr ta dhe shefin e tyre, dhe m\u00eb n\u00eb fund duke p\u00ebrdorur dhe naivitetin e p\u00ebrzier\u00eb me ego t\u00eb Neritan Cek\u00ebs ja doli ta hiqte qafe djalin plangprish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb drek\u00eb lamtumire n\u00eb vil\u00ebn e tij n\u00eb Durr\u00ebs, Berisha dhe Topi falenderuan nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr mb\u00ebshtetje me nj\u00eb ftoht\u00ebsi prej t\u00eb vdekuri.<\/p>\n<p>Sapo Topi u b\u00eb president, Berisha mori frym\u00eb i leht\u00ebsuar dhe nisi pun\u00ebn p\u00ebr pastrimin e grupit t\u00eb tij. Eg\u00ebrsia e tij ndaj deputet\u00ebve q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn Topin ishte ekstreme. Shumica e tyre u detyruan t\u00eb kthehen n\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs ose humb\u00ebn \u00e7do lidhje me pushtetin. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2009 ata nuk ekzistonin m\u00eb. Gazmend Oketa i mbetur aty me nj\u00eb fije shprese se do reflektonte, po e p\u00ebson ende prej mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij p\u00ebr Topin. Urrejtja e Berish\u00ebs ndaj tij u b\u00eb gati institucionale. Ai u investua n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme politike p\u00ebr t\u2019i d\u00ebshmuar partis\u00eb s\u00eb tij dhe sidomos simpatizant\u00ebve t\u00eb Topit n\u00eb Tiran\u00eb se Bamir Topi \u2018kishtradhtuar\u201d PD dhe t\u00eb djatht\u00ebn dhe ishte b\u00ebr\u00eb aleat me Edi Ram\u00ebn. Her\u00eb duke p\u00ebrdorur Topallin, her\u00eb duke marr\u00eb vet\u00eb flamurin e k\u00ebsaj lufte, ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ja arriti t\u00eb shkonte deri tek manipulimi ekstrem me vot\u00ebn e tij m\u00eb 8 maj.Ai e sulmoi at\u00eb eg\u00ebr m\u00eb 21 janar duke e quajtur koka e pu\u00e7it dhe horr bulevardi.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u2019i mbyllin der\u00ebn p\u00ebr tu kthyer nga e djathta pas vitit 2012. Bamir Topi i ka pritur me qet\u00ebsi dhe pasivitet k\u00ebto sulme. Nuk ka folur kurr\u00eb, nuk ka aplikuar kurr\u00eb dhe as u ka kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi. Parmbr\u00ebm\u00eb n\u00eb emisionin Top Story, ai la m\u00ebnjan\u00eb karrigen e presidentit dhe veshi kostumin e politikanit. Ju p\u00ebrgjigj Berish\u00ebs pik\u00eb m\u00eb pik\u00eb, bile n\u00eb disa detaje q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe mes tij dhe Berish\u00ebs. P\u00ebrgjigja m\u00eb e hidhur e Topit p\u00ebr 21 Janarin nuk ishte se Berisha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u mish\u00ebruar, por shpjegimi gati befasues q\u00eb ai i b\u00ebri konceptit t\u00eb bulevardit p\u00ebr kryeqytetin. Me stofin e nj\u00eb \u00e7uni bulevardi, q\u00eb urrehej prej sekretar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, ai e risolli Berish\u00ebn e vjet\u00ebr sekretar partie m\u00eb 21 Janar.<\/p>\n<p>Raporti i sekretar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb me djemt\u00eb e bulevardit u ringjall me nj\u00eb ish- sekretar partie kryeminist\u00ebr me qytetar\u00ebt e vrar\u00eb t\u00eb bulevardit. Topi ishte po ashtu sfidues n\u00eb ambiciet e tij politike, n\u00eb diferenc\u00ebn q\u00eb b\u00ebn me Berish\u00ebn n\u00eb qytetari dhe kultur\u00eb komunikimi, dhe mbi t\u00eb gjitha me shansin q\u00eb i jep koha, e cila nuk punon m\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn. Ai ik\u00ebn nga Presidenca kur Shqip\u00ebria hyn n\u00eb vit elektoral, kur e djathta do t\u00eb hiqet zvarr\u00eb pas nj\u00eb plaku t\u00eb rr\u00ebnuar mend\u00ebrisht dhe politikisht, me nj\u00eb tren t\u00eb t\u00ebr\u00eb skandalesh financiare dhe korruptive t\u00eb familjes s\u00eb tij, me vagona t\u00eb t\u00ebr\u00eb mbushur me arkivole, dhe fatkeq\u00ebsira n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbajtjes s\u00eb pushtetit. Ai rikthehet p\u00ebr Berish\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe, n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb keq dhe me objektivin m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb: T\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb rimarr\u00eb hipotek\u00ebn e potencialit t\u00eb tij politik tek e djathta, anti-berishizmin e p\u00ebrdhunuar nga pushteti i Familjes. Kjo \u00ebsht\u00eb prona reale e vjet\u00ebr e Bamir Topit tek e djathta shqiptare.<\/p>\n<p><strong>CV e shkurt\u00ebr e Bamir Topit<\/strong><\/p>\n<p>Bamir Topi (51 vje\u00e7), i diplomuar p\u00ebr biologji n\u00eb Institutin e Studimeve Veterinare n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1984. I laureuar p\u00ebr doktoratur\u00eb n\u00eb Itali, drejtoi institutin n\u00eb vitet (1992-1996). Deputet prej vitit 1996, minist\u00ebr bujq\u00ebsie deri n\u00eb mars 1997. Ishte n\u00ebn kryetar i PD-s\u00eb, dy her\u00eb si an\u00ebtar i parlamentit dhe sh\u00ebrbeu si kryetar i grupit parlamentar t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>U zgjodh president n\u00eb vend t\u00eb Alfred Moisiut m\u00eb 24 korrik 2007, pas tre tentativave t\u00eb d\u00ebshtuara, kur n\u00eb raundin e kat\u00ebrt m\u00eb 20 korrik mori votat e 85 nga 91 deputut\u00ebt q\u00eb merrin pjes\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb votimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb opozitare socialiste. Topi premtoi se do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr integrimin e vendit t\u00eb tij n\u00eb BE dhe NATO. \u201c\u00c7do gj\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb ndryshohet pasi ne p\u00ebrballemi me sfida t\u00eb reja historike t\u00eb d\u00ebshiruara nga populli shqiptar,\u201d \u2013kishte deklaruar presidenti i ri n\u00eb fillimin e mandatit t\u00eb tij pes\u00ebvje\u00e7ar. Por pak muaj pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs nis\u00ebn f\u00ebrkimet e para me kryeministrin Berisha, nd\u00ebrsa sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht armik i PD-s\u00eb. Pas masakr\u00ebs s\u00eb 21 janarit mbi protestuesit antiqeveritar\u00eb u shpall pjes\u00ebtar i \u201cpu\u00e7it\u201d kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Topi, 6 opsione p\u00ebr hapin e ardhsh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fati i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bamir Topi, ish-n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb Demokratike dhe tani n\u00eb armiq\u00ebsi me kreun e saj, Sali Berish\u00ebn, ka qen\u00eb nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb diskutuarve dhe do t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb shum\u00eb i till\u00eb me afrimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb ri t\u00eb shtetit. \u00c7\u2019l\u00ebvizje do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Topi? pyetet gjithandej n\u00eb qarqe politike e mediatike, por edhe n\u00eb shoq\u00ebri. P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb parmbr\u00ebm\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn televizive me nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Presidenti e ka etiketuar si t\u00eb preferuar\u00ebn e tij: Kurr\u00eb mos thuaj kurr\u00eb! Ja at\u00ebher\u00eb nj\u00eb listim i alternativave q\u00eb shtrihen para Topit, por edhe q\u00eb jan\u00eb diskutuar m\u00eb media:<\/p>\n<p>1-Topi merr mb\u00ebshtetjen e PD p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>2-Topi merr mb\u00ebshtetjen e PS p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>3-Topi l\u00eb presidenc\u00ebn formon parti t\u00eb re duke t\u00ebrhequr nga PD-ja mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, t\u00eb pak\u00ebnaqurit e larguar dhe ata q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb PD.<\/p>\n<p>4-Topi merr drejtimin e LZHK-s\u00eb duke formuar nj\u00eb pol t\u00eb ri t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs me Ngjel\u00ebn, Ndok\u00ebn, Shehin, Ngjel\u00ebn, Mustafajn, Oket\u00ebn, Meksin e t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur k\u00ebshtu nj\u00ebfar\u00eb LSI-ie djathtas.<\/p>\n<p>5-Topi merr kryesimin e Aleanc\u00ebs Kuq e Zi duke e shnd\u00ebrruar dhe regjistruar at\u00eb si parti politike.<\/p>\n<p>6-Topi kthehet n\u00eb PD si pjes\u00eb e nj\u00eb pakti paraelektoral me Berish\u00ebn pjes\u00eb e t\u00eb cilit jan\u00eb oferta ministrore p\u00ebr t\u00eb dhe disa prej mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>CV e shkurt\u00ebr e Sali Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sali Berisha (67 vje\u00e7), me profesion kardiolog. Ish-sekretari i PPSH u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb 1968 dhe gjat\u00eb rregjimit komunist punoi asistent\/profesor mjek\u00ebsie n\u00eb universitetin e Tiran\u00ebs dhe mjek kardiolog n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb 1978 d\u00ebrgohet nga rregjimi p\u00ebr trajnim n\u00eb Paris. N\u00eb 1989 merr titullin Profesor n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. N\u00eb 4 gusht 1990 n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb intelektual\u00ebve me ish-Presidentin Ramiz Alia, u shfaq kund\u00ebr pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb 9 dhjetor 1990 d\u00ebrgohet nga Alia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar me student\u00ebt e Tiran\u00ebs. U b\u00eb pas k\u00ebsaj drejtuesi i partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare dhe zyrtarisht ishte kryetar i saj n\u00eb shkurt 1991. Pas zgjedhjeve t\u00eb 22 marsit 1992, PD fitoi 62% t\u00eb votave popullore dhe 92 nga 140 vende n\u00eb Kuvendin Popullor dhe n\u00eb 8 prill 1992 u zgjodh Presidenti. U rr\u00ebzua nga protestat popullore t\u00eb pranver\u00ebs 1997 pas rr\u00ebnimit t\u00eb shtetit dhe mbajti kreun e PD-s\u00eb. Me 3 korrik 2005, rikthehet kryeminist\u00ebr, pasi koalicioni i i tij fitoi 74 deputet\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e 28 qershorit 2009 rimerr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb portret t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebr lindjen e politikanit Bamir Topi\u201d, ish-k\u00ebshilltari i Berish\u00ebs, Mero Baze d\u00ebshmon mes t\u00eb tjerash p\u00ebr nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb korrikut 2007, kur zhvilloheshin tratativa p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. \u201cEdi Rama ishte tallur dhe i kishte k\u00ebrkuar Blendi Klosit t\u2019i thoshte Astrit Patozit q\u00eb Berisha t\u2019i dilte n\u00eb chat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10778","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb k\u00ebt\u00eb portret t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebr lindjen e politikanit Bamir Topi\u201d, ish-k\u00ebshilltari i Berish\u00ebs, Mero Baze d\u00ebshmon mes t\u00eb tjerash p\u00ebr nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb korrikut 2007, kur zhvilloheshin tratativa p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. \u201cEdi Rama ishte tallur dhe i kishte k\u00ebrkuar Blendi Klosit t\u2019i thoshte Astrit Patozit q\u00eb Berisha t\u2019i dilte n\u00eb chat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-10-01T22:10:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o\",\"datePublished\":\"2011-10-01T22:10:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/\"},\"wordCount\":2566,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_berisha_topalli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/\",\"name\":\"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_berisha_topalli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-10-01T22:10:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_berisha_topalli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/topi_berisha_topalli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb portret t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebr lindjen e politikanit Bamir Topi\u201d, ish-k\u00ebshilltari i Berish\u00ebs, Mero Baze d\u00ebshmon mes t\u00eb tjerash p\u00ebr nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb korrikut 2007, kur zhvilloheshin tratativa p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. \u201cEdi Rama ishte tallur dhe i kishte k\u00ebrkuar Blendi Klosit t\u2019i thoshte Astrit Patozit q\u00eb Berisha t\u2019i dilte n\u00eb chat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-10-01T22:10:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o","datePublished":"2011-10-01T22:10:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/"},"wordCount":2566,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/","name":"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg","datePublished":"2011-10-01T22:10:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topi_berisha_topalli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-eleminova-topin-per-ti-bere-nder-rames-eshte-palaco\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha: Eleminova Topin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pala\u00e7o"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}