{"id":1076,"date":"2013-02-19T07:22:05","date_gmt":"2013-02-19T06:22:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1076"},"modified":"2013-02-19T07:22:05","modified_gmt":"2013-02-19T06:22:05","slug":"luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/","title":{"rendered":"LUIGJ GURAKUQI &#8211; NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Luigj Gurakuqi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Bardhyl Ukcamaj<\/strong>, <em>2 mars 2010<\/em><\/p>\n<p>Studimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Luigj Gurakuqit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sadopak dijeni p\u00ebr historin\u00eb e shtetit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Luigj Gurakuqi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej themeluesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij shteti. Luigj Gurakuqi (n\u00eb vet\u00ebdijen e autorit) \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb emblematike e patriotizm\u00ebs shqiptare dhe studimi i vepr\u00ebs s\u00eb tij ndrit pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb vete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb liberator atdhetar.<\/p>\n<p>Kujtimi i figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtes\u00ebs son\u00eb historike \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb aspekte, si\u00e7 shprehej edhe vet\u00eb Gurakuqi: &#8220;Nj\u00eb popull q\u00eb nderon burrat e vet, nj\u00eb popull q\u00eb pavdek\u00ebson kujtimin e tyne, jo vet\u00ebm nd\u00ebr faqet e historis\u00eb, por edhe mbi rrasa e n\u00eb monumente, ai popull tregon se ka nd\u00ebrgjegje, se ka ndiesi t\u00eb holla, se njeh miradijen e ka d\u00ebshir\u00eb me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit t\u00eb t\u00eb M\u00ebdhajvet t\u00eb vet&#8221;.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuh\u00ebtar, njeri i kultur\u00ebs dhe i shkenc\u00ebs. Ishte njoh\u00ebs i thell\u00eb i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe i kultur\u00ebs klasike romake e latine. Ai ishte patriot i madh, bashk\u00ebthemelues i shtetit shqiptar t\u00eb epok\u00ebs moderne. P\u00ebrve\u00e7se themelues i alfabetit t\u00eb shqipes, zot\u00ebronte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer latinishten, italishten, turqishten, fr\u00ebngjishten, greqishten e gjermanishten. Fan Noli e cil\u00ebsonte Gurakuqin pionier t\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor n\u00eb Shqip\u00ebri, si nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt e flak\u00ebt q\u00eb thithi me themele kultur\u00ebn e Per\u00ebndimit dhe si njeriun q\u00eb punoi m\u00eb gjat\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb far\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi u lind me 19 shkurt 1879 n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje tregtare t\u00eb kulturuar shkodrane, nga prind\u00ebrit Pjet\u00ebr e Leze Gurakuqi.<\/p>\n<p>Shkoll\u00ebn fillore e disa klasa te mesme i ndoqi n\u00eb Kolegjin Saverian n\u00eb Shkod\u00ebr, pas ai ka qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i par\u00eb shqiptar i kolegjit arb\u00ebresh t\u00eb Shen Adrianos t\u00eb Shen Dhimit\u00ebr Koron\u00ebs. Ku edukua nga atdhetar\u00eb e intelektual\u00eb t\u00eb shquar si Anton Xanoni, Gasper M\u00ebrturi dhe themeluesi i Rilindjes Komb\u00ebtare te shqiptar\u00ebve Jeronim de Rada. Studimet universitare do t\u2019i kryente n\u00eb Napoli (Itali) n\u00eb vitet 1901-1906.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi iu kushtua t\u00ebr\u00ebsisht veprimtaris\u00eb politike e luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar pas vitit 1906. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1907 bashk\u00ebpunoi me Bajo Topullin p\u00ebr organizimin e kryengritjes n\u00eb Veri. Ish i d\u00ebnuari me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij komb\u00ebtare rikthehet n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 1908 n\u00eb mosh\u00ebn 29-vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb mbetur i pavdeksh\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn historike t\u00eb kombit t\u00eb vet p\u00ebr shekuj t\u00eb shekujve. Nd\u00ebrsa i afrohej qytetit, kishin dal\u00eb p\u00ebr ta pritur shum\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb krishter\u00eb e muhamedan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shenj\u00eb nderimi t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb Parruc\u00eb \u00e7mpreh\u00ebn kuajt dhe e t\u00ebrhoq\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb deri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb fillimet e shekullit XX kur shqiptar\u00ebt po riorganizoheshin pas nj\u00eb periudhe t\u00eb kobshme te pushtimit mizor te anadollak\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shkat\u00ebrruan sa mund\u00ebn, pla\u00e7kit\u00ebn sa mund\u00ebn e vran\u00eb sa mund\u00ebn, por nuk arrit\u00ebn synimin kryesor- zhdukjen p\u00ebrfundimtare nga harta gjeopolitike te kombit shqiptar. Anadollak\u00ebt do t\u00eb riktheheshin n\u00eb Anadoll, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt do t\u00eb mbeteshin ne trojet e veta. Pasi Zoti &#8220;P\u00ebr shqiptar\u00ebt, Shqipnin\u00eb e kish krijue&#8221;.<\/p>\n<p>M\u00eb 1911 merr pjes\u00eb n\u00eb kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve te Mbishkodr\u00ebs e si nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e saj. Ai harton Memorandumin e Greces t\u00eb njohur si &#8220;Libri i kuq&#8221;. M\u00eb 1912 zhvillon nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur p\u00ebr organizimin e kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Mori pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e Bukureshtit dhe n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb (n\u00ebntor) ishte bashk\u00ebpun\u00ebtori m\u00eb i ngusht\u00eb i I. Qemalit. Gurakuqi shkroi vendimin historik t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit shpallej se &#8220;Shqip\u00ebnia me sot do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb vete, e lir\u00eb e mosvarme&#8221;.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore, me pushtimin e Shkodr\u00ebs nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet n\u00eb Podgoric\u00eb. Gjat\u00eb pushtimit austro-hungarez, em\u00ebrohet drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i arsimit dhe punoi p\u00ebr hapjen e shum\u00eb shkollave shqipe. Mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Durr\u00ebsit m\u00eb 1918, ku zgjidhet minist\u00ebr i Arsimit n\u00eb qeverin\u00eb e p\u00ebrkohshme e an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb saj n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. M\u00eb 1921-24 qe deputet i Shkodr\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb minist\u00ebr n\u00eb kabinetet qeveritare, i Arsimit, Financave, madje edhe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb kabinetin disaditor t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs. Shtetar\u00eb t\u00eb till\u00eb do t\u2019i mungojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb, por edhe n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb. Si politikan e burr\u00eb shteti Gurakuqi ishte liberaldemokrat. Kur n\u00eb parlament Ali K\u00eblcyra i b\u00ebn v\u00ebrejtje p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij liberale, Luigji p\u00ebrgjigjet se &#8220;z. Ali K\u00eblcyra m\u00eb tha si p\u00ebr qortim se jam liberal. I faleminderit dhe mund t\u00eb jet\u00eb i sigurt zotnia e tij se vdekja do t\u00eb m\u00eb ndaj\u00eb nga mendimet e mija liberale&#8221;. Luigj Gurakuqi na ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur p\u00ebr jet\u00ebn parlamentare, nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor. Ai kishte vler\u00ebsim e besim t\u00eb madh te parlamenti, ligji e vota e lir\u00eb e popullit.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb koh\u00ebs, Luigj Gurakuqi, n\u00eb kund\u00ebrshtim me historin\u00eb e pasluft\u00ebs nuk ka qen\u00eb nd\u00ebr frym\u00ebzuesit e Revolucionit t\u00eb Qershorit. Megjithat\u00eb, ai iu bashkua k\u00ebtij revolucioni dhe n\u00eb qeverin\u00eb e kryesuar nga Fan S. Noli u em\u00ebrua minist\u00ebr i Financave. &#8220;Gurakuqi, &#8211; shkruante S. Vinjau, &#8211; u t\u00ebrhoq (n\u00eb revolucion &#8211; V.H.) pas nj\u00eb kund\u00ebrshtimi t\u00eb fort\u00eb&#8221;. Pat\u00ebr Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni i Qershorit bashk\u00eb me Luigjin po punonin p\u00ebr nxjerrjen e numrit te gazet\u00ebs &#8220;Ora e Maleve&#8221; dhe nj\u00eb telegram nga Vlora e njoftonte p\u00ebr fillimin e revolucionit. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb revolucion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato momente kur L. Gurakuqi iu shmanget parimeve t\u00eb tij liberaldemokrate.<\/p>\n<p>Personaliteti i Gurakuqit spikat n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb. Ai qe p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb kur vendoseshin fatet e saj n\u00eb ballafaqimet diplomatike n\u00eb qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb politik\u00ebs evropiane: n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Rom\u00eb e n\u00eb Vjen\u00eb, n\u00eb Paris dhe n\u00eb Gjenev\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00eb 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, me 1919, me delegacionin e Qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit apo n\u00eb Gjenev\u00eb me 1924, n\u00eb Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Diplomacia e v\u00ebrtet\u00eb<\/em>, &#8211; shkruante Gurakuqi, &#8211; <em>mb\u00ebshtetet mbi udh\u00ebn e mesme, t\u00eb cil\u00ebn e gjejn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb, tue mbajtun t\u00eb patundun parimet, dijn\u00eb me pajtue t\u00eb drejtat e nevojat e atdheut t\u00eb vet, n\u00eb kushtet e politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>Gjergj Fishta, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb delegacioni shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, shkruan: &#8220;Asht e kot\u00eb t\u00eb g\u00ebnjehemi. N\u00ebse p\u00ebrjashtohet Gurakuqi q\u00eb vet\u00ebm ai ka nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, ka nj\u00eb atdhetari t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe nj\u00eb njohuri t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebr sendet e Shqip\u00ebris\u00eb, asnj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb asaj t\u00eb m\u00ebparshmes, qoft\u00eb te s\u00eb tanishmes, nuk mund t\u00eb thot\u00eb se e paraqet denj\u00ebsisht Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb si\u00e7 duhet interesat e saj&#8221;.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi e kishte t\u00eb qart\u00eb rolin e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare rreth fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet pranuar se mb\u00ebshtetja evropiane, sidomos ajo austro-hungareze, italiane dhe e shtetit te Vatikanit p\u00ebr krijimin e shtetit shqiptar ka qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrcaktuese se sa l\u00ebvizjet kaotike dhe t\u00eb paorganizuara si duhet t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr hartuesit kryesor\u00eb t\u00eb programit arsimor e kulturor t\u00eb l\u00ebvizjes son\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr autonomi, liri e pavar\u00ebsi. Gurakuqi luftoi p\u00ebr nj\u00ebsimin e alfabetit i udh\u00ebhequr nga teza nj\u00eb komb, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb alfabet. M\u00eb 1908 mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Manastirit ku u zgjodh n\u00ebnkryetar dhe an\u00ebtar i komisionit p\u00ebr nj\u00ebsimin e alfabetit. M\u00eb 1909 u em\u00ebrua drejtor i s\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb normale q\u00eb u hap n\u00eb Elbasan, ku dha nj\u00eb ndihmes\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien e arsimit mbi baza komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e tij u hodh\u00ebn themelet e para t\u00eb sistemit arsimor fillor shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri. U krijua p\u00ebrvoja e par\u00eb e ngritjes s\u00eb administrat\u00ebs arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb i p\u00ebrgatitjes dhe i kualifikimit t\u00eb m\u00ebsuesve. Si minist\u00ebr i par\u00eb i arsimit shqiptar, ai punoi q\u00eb gjith\u00eb fryma dhe p\u00ebrmbajtja e shkoll\u00ebs t\u00eb ishte n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebllimeve dhe idealeve komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se kushdo p\u00ebr dobin\u00eb e alfabetit dhe t\u00eb shkruarit t\u00eb gjuh\u00ebs amtare, kjo shihet edhe n\u00eb botimet e tij. M\u00eb 1905 do t\u00eb botonte n\u00eb Bukuresht librin &#8220;Abetar i vog\u00ebl shqyp mas abevet t&#8217;Bashkimit e t&#8217;Stambollit me sh\u00ebnime n&#8217;dy dialektet&#8221;. Botoi n\u00eb Napoli &#8220;Fjalorth shqip-fr\u00ebngjisht e fr\u00ebngjisht-shqip&#8221; i fjal\u00ebve t\u00eb reja dhe m\u00eb 1906 &#8220;Varg\u00ebzimi n&#8217;Gjuh\u00ebn Shqipe&#8221;. Nd\u00ebrsa si publicist ka botuar dhe shum\u00eb artikuj n\u00eb gazetat &#8220;Albania&#8221;, &#8220;Kalendari-komb\u00ebtar&#8221;, &#8220;Drita&#8221;, &#8220;Liria e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, &#8220;La nazione Albanese&#8221;, etj. Edhe si poet Gurakuqi potencon idealin p\u00ebr t\u00eb cilin \u201dia vlen p\u00ebr me jetue\u201d:<\/p>\n<blockquote><p><strong>Q E N D R E S A<\/strong><\/p>\n<p><em>Oh, jeta p\u00ebrnjimend me rrena e vajplot qenka n&#8217;k\u00ebt bot\u00eb t&#8217;lasht\u00eb!<br \/>\nU shueka tep\u00ebr shpejt lakmimi i saj, si zjarri i bam\u00eb me kasht\u00eb.<br \/>\nVe\u00e7 nji q\u00ebllim i nalt\u00eb t&#8217;ban me durue e zemr\u00ebn t\u00eb forcon;<br \/>\nnd\u00ebr kund\u00ebrshtime s&#8217;vyen kurr me u ligshtue,<br \/>\nmjer\u00eb ai qi nuk duron!<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Gurakuqi \u00ebsht\u00eb tekstologu m\u00eb i shquar shqiptar i fillimit t\u00eb shekullit ton\u00eb. Ai i dha shkoll\u00ebs shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste m\u00ebsimore me nj\u00eb v\u00ebllim prej 738 faqesh. Si krijues Gurakuqi pati relacione t\u00eb shk\u00eblqyera me elit\u00ebn intelektuale t\u00eb vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fisht\u00ebs, Preng Do\u00e7it, Hil\u00eb Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e p\u00ebrkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hil\u00eb Mosi vazhdon ta quaj\u00eb bylbyl n\u00eb ting\u00ebllimin q\u00eb i kushton, &#8220;S&#8217;k\u00ebndon bylbyli&#8221;.<\/p>\n<p>Po ashtu pat\u00ebr Anton Harapi vepr\u00ebn e tij kryesore &#8220;Andrra e Pertashit&#8221; (Urti e burrni nd\u00ebr banor\u00ebt e Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: &#8220;Burrit t&#8217;v\u00ebrtet\u00eb burr\u00eb, L. Gurakuqit, i cili me kultur\u00ebn e nalt\u00eb shpirt\u00ebrore, mishnoi, madhnoi, p\u00ebrjetoi urtin\u00eb, bes\u00eb e burrni shqiptare, tue mbet\u00eb p\u00ebrher\u00eb shembull shqiptari me kultur\u00eb, simbol i bashkimit komb\u00ebtar, idealist i shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb vorfni&#8221;.<\/p>\n<p>Luigj Gurakuqi i ka kushtuar shum\u00eb kujdes problemit t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes shqiptar\u00ebve me besime t\u00eb ndryshme fetare, vendosjes s\u00eb unitetit n\u00eb mes tyre dhe t\u00eb sigurimit te mir\u00ebkuptimit e t\u00eb toleranc\u00ebs nd\u00ebrfetare. Ky mir\u00ebkuptim ishte dhe do t\u00eb jet\u00eb i kusht\u00ebzuar p\u00ebr hir t\u00eb specifikave tona si popull n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb unitetit komb\u00ebtar si dje, ashtu edhe sot, n\u00ebse shqiptar\u00ebt do t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb shtet t\u00eb tyre n\u00eb hap\u00ebsirat ballkanike.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Durr\u00ebsit, m\u00eb 1919, L. Gurakuqi k\u00ebrkonte q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e liris\u00eb dhe e nderimit t\u00eb feve n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb zgjidhet mbas formul\u00ebs: &#8220;Feja e lir\u00eb n\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb&#8221;. Gurakuqi ishte besimtar. Sipas tij, Zoti \u00ebsht\u00eb qenie q\u00eb s&#8217;ka as fillim e as mbarim, se asgj\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet me t\u00eb, se &#8220;&#8230;qielli e toka, fushat e gjana, malet e nalta, detrat e m\u00ebdhana, T&#8217;gjitha prej Zotit pat\u00ebn krijim, Qi s&#8217;di mase me vedi, fill as mbarim&#8221;.<\/p>\n<p>Zoti i madh dhe i v\u00ebrtet\u00eb, shkruante L. Gurakuqi, ka n\u00eb dor\u00eb fatin e njer\u00ebzimit e te popujve, ai di gjith\u00e7ka, b\u00ebn gjith\u00e7ka dhe sheh gjith\u00e7ka. Esht\u00eb ky Zot i plotfuqish\u00ebm tek i cili L. Gurakuqi ka shpres\u00eb dhe besim se do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptar\u00ebve, se do t\u00eb bekoj\u00eb pun\u00ebt e tyre e do t&#8217;u plot\u00ebsoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Gurakuqi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij pati relacione t\u00eb shk\u00eblqyera me t\u00eb gjith\u00eb ata drejtues t\u00eb komuniteteve fetare q\u00eb luftonin p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 26. 9. 1913, abati i Mirdit\u00ebs i d\u00ebrgon k\u00ebt\u00eb telegram n\u00eb Vlor\u00eb, Gurakuqit, minist\u00ebr i Arsimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme: &#8221; Te lutem, epi zem\u00ebr Komisionit te metingut t\u00eb Vlon\u00ebs e shtr\u00ebngoi dor\u00ebn Kryetarit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr bashkim e t\u00eb lidhun bese q\u00eb kemi me ta n\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00ebt e mbara p\u00ebr ngadhnimin e lul\u00ebzimin te Shqypnies.<\/p>\n<p>Sot asht\u00eb dita me k\u00ebqyrun edhe shqyptar\u00ebt kund\u00ebrshtar\u00eb, si v\u00ebllaz\u00ebn e me m\u00ebnyra v\u00ebllazenore me i avitun nga mprojtja e Atdheut n\u00ebn hije t&#8217;Ismail Qemal Begut e t&#8217;atyne burrave qi njohin e nderojn\u00eb flamurin e Shqypnies. Uroj sh\u00ebndet e jet\u00eb e faqe t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyne Shqyptar\u00ebve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen te bajn\u00eb per kujdes t&#8217;Europes e cila mundohet me e mkmbun e me e burrnue Atdheun t\u00ebn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Parimet e fes\u00eb<\/em>, &#8211; shkruante ai, &#8211; <em>t\u00eb ndjekuna mir\u00eb, i bajn\u00eb njer\u00ebzit qytetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, i m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbejn\u00eb atdheut, q\u00eb t&#8217;u n\u00ebnshtrohen ligjeve t\u00eb shtetit<\/em>&#8221;<\/p>\n<p>Sipas F. Nolit, Gurakuqi &#8220;q\u00ebndronte aq larg fanatizm\u00ebs fetare t\u00eb ngusht\u00eb, sa muhamedan\u00ebt e Veriut kishin nj\u00eb besim t\u00eb pakufish\u00ebm&#8221;, aq sa n\u00eb Gegeni, &#8220;s&#8217;ka pasur nj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs, i cili&#8230;bashkonte rreth vetes s\u00eb tij katolik\u00ebt e muhamedan\u00ebt geg\u00eb&#8221;&#8230;&#8221; Ai ka qen\u00eb aq pak regjionalist sa q\u00eb kur lindi \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare s&#8217;ka pasur nj\u00eb geg\u00eb patriot, aq t\u00eb dashur midis tosk\u00ebve sa Gurakuqi&#8221;.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parull\u00eb si Kenedi i drejtohej kombit amerikan, &#8220;Mos mendoni se \u00e7far\u00eb b\u00ebn atdheu p\u00ebr ju, por \u00e7far\u00eb b\u00ebni ju p\u00ebr atdheun&#8221;, Gurakuqi q\u00eb n\u00eb fillimet e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb porosiste &#8211; dita e 28 N\u00ebntorit nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb festimi, ku secili duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb vet dhe, me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, t\u00eb pyes\u00eb vetveten n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb gjithkund e gjithmon\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb kishte para atdheut.<\/p>\n<p>Ai ishte politikan me nj\u00eb vizion komb\u00ebtar. Nd\u00ebr fjalimet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Gurakuqit n\u00eb parlament jan\u00eb ato mbi mbrojtjen e popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kur qeveria jugosllave, n\u00eb nj\u00eb telegram e quante nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb saj interesimin e shqet\u00ebsimin e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr gjendjen tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Gurakuqi, plot indinjat\u00eb e zem\u00ebrim do t\u00eb merrte fjal\u00ebn e do t\u00eb thoshte: &#8220;Si mundte me than\u00eb nj\u00eb qeveri (jugosllave), e cila ka mbjell\u00eb viset tona me varre t\u00eb vllaz\u00ebnve ton\u00eb, se po i p\u00ebrzihemi n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si mundte nji qeveri me than\u00eb se po i p\u00ebrzihemi n\u00eb pun\u00ebt e brendshme, kur shohim se p\u00ebr shkak t\u00eb saj me mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb e gra sillen t\u00eb zhveshur e t\u00eb zbathur k\u00ebtu p\u00ebr Tiran\u00eb e ushqehen me sevapet e amerikan\u00ebve e tepricat e ushtris\u00eb&#8221;. Ai ishte nj\u00eb prej miqve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb patriot\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sa Hasan Prishtina mbi varrin e tij do t\u00eb shprehej : &#8220;Fli i qet\u00eb Gurakuq , shpag\u00ebn tande do ta marrim me p\u00ebrparimin e Shqipnis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Si vdes Luigj Gurakuqi?<\/strong><\/p>\n<p>Vritet tin\u00ebzisht mbas dere t\u00eb nj\u00eb hoteli, prej djalit t\u00eb tezes, nj\u00eb kriminel i r\u00ebndomt\u00eb &#8211; <strong>Baltjon Stambolla<\/strong>. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje u akuzua <strong>Ceno beg Kryeziu<\/strong>, kunat i Ahmet Zogut, q\u00eb vet\u00eb do t\u00eb vdiste pak m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb atentat n\u00eb Prag\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb akuzuarit e koh\u00ebs ishte edhe <strong>Ahmet Zogu<\/strong>, megjith\u00ebse nuk ka dokumente q\u00eb e mb\u00ebshtesin nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 disa deklarimeve t\u00eb ish-konsullit shqiptar t\u00eb asaj kohe n\u00eb Bari. Pas r\u00ebnies s\u00eb qeveris\u00eb 6-mujore t\u00eb Fan Nolit, Gurakuqi ishte emigrant n\u00eb Itali, ku vite m\u00eb par\u00eb kishte emigruar edhe ai q\u00eb ngriti flamurin n\u00eb Vlor\u00eb, Ismail Qemali.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, megjith\u00ebse sakt\u00ebsisht nuk dihet emri i sponsorizuesit t\u00eb k\u00ebtij atentati dihet se antishqiptarizmi kreu nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj kauz\u00ebs komb\u00ebtare me dat\u00ebn 2 mars t\u00eb vitit 1925 n\u00eb der\u00eb t\u00eb hotel \u201cCavour\u201d, n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb. Dihet se u sponsorizua q\u00eb krimineli t\u00eb lihej i lir\u00eb nga shteti italian, q\u00eb asokohe sundohej nga Benito Musolini.<\/p>\n<p>Fan Noli do t\u00eb shkruante n\u00eb elegjin\u00eb e tij<\/p>\n<blockquote><p><strong>SYRGJYN -VDEKUR<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00ebno moj, vajto, merr malin,<br \/>\nLarot t&#8217;a p\u00ebrmbysn\u00eb djalin<br \/>\nQ\u00eb me Ismail Qemalin<br \/>\nNgriti flamur trim\u00ebror.<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebno moj, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur<br \/>\nGoj\u00eb-mjalt&#8217; e zem\u00ebr-hekur,<br \/>\nSyrgjyn-gjall&#8217; e syrgjyn-vdekur,<br \/>\nKy Vigan Liberator.<\/p><\/blockquote>\n<p>Eshtrat e tij do t\u00eb preheshin n\u00eb Bari p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1957. Sht\u00ebpia e Gurakuqve ne lagjen Gjuhadol u kthye n\u00eb muze, sot fatkeqesisht eshte shkaterruar. Luigj Gurakuqi shpallet &#8220;Hero i Popullit&#8221;, nd\u00ebrsa Universiteti i Shkodr\u00ebs p\u00ebrjet\u00ebson emrin e tij.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt e tash\u00ebm kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb histori selektive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u tregojm\u00eb brezave se si arrit\u00ebm t\u00eb ekzistojm\u00eb si komb dhe t\u00eb kemi shtet, cilat ishin parimet e larta mbi t\u00eb cilat u ngjiz identiteti yn\u00eb komb\u00ebtar dhe cil\u00ebt ishin themeltar\u00ebt. N\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re jan\u00eb pak burra apo gra q\u00eb mund t\u00eb vendosen n\u00eb panteonin e ndritur, ku ky vigan liberator e vendosi veten me sh\u00ebrbesat q\u00eb kreu karshi popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p><strong>Bardhyl Ukcamaj<\/strong><br \/>\nnga libri &#8221; Shqiptaret ne Qyteterimin Perendimor&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bardhyl Ukcamaj, 2 mars 2010 Studimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Luigj Gurakuqit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sadopak dijeni p\u00ebr historin\u00eb e shtetit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Luigj Gurakuqi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej themeluesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij shteti. Luigj Gurakuqi (n\u00eb vet\u00ebdijen e autorit) \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb emblematike e patriotizm\u00ebs shqiptare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>LUIGJ GURAKUQI - NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LUIGJ GURAKUQI - NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bardhyl Ukcamaj, 2 mars 2010 Studimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Luigj Gurakuqit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sadopak dijeni p\u00ebr historin\u00eb e shtetit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Luigj Gurakuqi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej themeluesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij shteti. Luigj Gurakuqi (n\u00eb vet\u00ebdijen e autorit) \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb emblematike e patriotizm\u00ebs shqiptare [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-19T06:22:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"LUIGJ GURAKUQI &#8211; NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE\",\"datePublished\":\"2013-02-19T06:22:05+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-19T06:22:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\"},\"wordCount\":3198,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\",\"name\":\"LUIGJ GURAKUQI - NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-19T06:22:05+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-19T06:22:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LUIGJ GURAKUQI &#8211; NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LUIGJ GURAKUQI - NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"LUIGJ GURAKUQI - NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bardhyl Ukcamaj, 2 mars 2010 Studimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Luigj Gurakuqit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sadopak dijeni p\u00ebr historin\u00eb e shtetit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Luigj Gurakuqi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej themeluesve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij shteti. Luigj Gurakuqi (n\u00eb vet\u00ebdijen e autorit) \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb emblematike e patriotizm\u00ebs shqiptare [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-19T06:22:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"LUIGJ GURAKUQI &#8211; NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE","datePublished":"2013-02-19T06:22:05+00:00","dateModified":"2013-02-19T06:22:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/"},"wordCount":3198,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/","name":"LUIGJ GURAKUQI - NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg","datePublished":"2013-02-19T06:22:05+00:00","dateModified":"2013-02-19T06:22:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/luigj_gurakuqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/luigj-gurakuqi-ne-themelet-e-shtetit-te-shqiptareve-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LUIGJ GURAKUQI &#8211; NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1076"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1076\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}