{"id":10694,"date":"2011-09-28T08:55:26","date_gmt":"2011-09-28T07:55:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10694"},"modified":"2011-09-28T08:55:26","modified_gmt":"2011-09-28T07:55:26","slug":"intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/","title":{"rendered":"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Leonard Bombaj\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Koloreto Cukali<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ulemi me Nardin p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr intervist\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht t\u00eb qet\u00eb sht\u00ebpie tironse t\u00eb vjet\u00ebr, kthyer n\u00eb librari-kafene, p\u00ebrpiqem t\u00eb lexoj n\u00eb fytyr\u00ebn e tij gjurm\u00ebt e k\u00ebtij viti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nga momenti q\u00eb ka ndodhur ngjarja, deri n\u00eb momentin kur media e hapi p\u00ebr publikun, kishin kaluar shum\u00eb muaj. T\u00ebr\u00eb koh\u00ebn m\u00eb v\u00ebrtitet Nardi \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb kur flet, dhe m\u00eb reflekton at\u00eb th\u00ebnien e Ni\u00e7es, \u2018ajo \u00e7far\u00eb nuk na vret dot, na b\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u2019. Ka gjetur forc\u00ebn q\u00eb thuajse i vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me \u2018gj\u00ebn\u00eb\u2019 dhe jo vet\u00ebm, por ta kthej\u00eb n\u00eb prodhim artistik. Librin, botim i \u2018Dudaj\u2019, ai e ka titulluar \u201cN\u00eb Em\u00ebr t\u00eb Atit, bij\u00ebs, e t\u00eb shpirtit t\u00eb zbathur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb librin q\u00eb un\u00eb e kam lexuar nd\u00ebrkoh\u00eb, historia e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i ka ndodhur vjen e veshur me krijim artistik. Nuk mund t\u00eb rri pa ia th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb m\u00eb tremb. M\u00eb fut frik\u00ebn, sepse, edhe sikur gjysmat e atyre q\u00eb rr\u00ebfehen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, at\u00ebher\u00eb un\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk di asgj\u00eb rreth brezave t\u00eb rinj q\u00eb po rriten, e as rreth shum\u00eb \u2018rretheve\u2019 t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, Nardi m\u00eb siguron q\u00eb p\u00ebrqindja e t\u00eb v\u00ebrtetave n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb lart se gjysma. E nisim bised\u00ebn duke folur p\u00ebr Ervin Hatibin, poetin q\u00eb i ka ikur Tiran\u00ebs, dhe p\u00ebrfundojm\u00eb duke folur p\u00ebr librin.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb rr\u00ebfen ngjarjen t\u00ebnde?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ngjarja ime! N\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur, \u00e7far\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt donin t\u00eb ndodhte, dhe \u00e7far\u00eb un\u00eb imagjinoj se duhet t\u00eb ndodh\u00eb! Ngjarja ime ishte nj\u00eb udhetim ku bilet\u00ebn ma pren\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, dhe vizitova Biznesin e Kurthit, Industrin\u00eb e Balt\u00ebs, Median private t\u00eb adoleshent\u00ebve, kodet sekrete q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrtej Shqip\u00ebrise q\u00eb duam takova nj\u00eb realitet tjet\u00ebr, Republik of AL-BANANIA, (citoj mikun tim E.H.).<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb lloj Republike \u00ebsht\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb realitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve tona, me banor\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb strek\u00ebmb\u00ebsh, t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb, t\u00eb hedhin balt\u00eb, pervers\u00eb q\u00eb t\u00eb quajne ty me emrin e tyre. K\u00ebrkojn\u00eb falje n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, pastaj t\u00eb vrasin, dhe thon\u00eb u vet\u00ebvra. Republik\u00eb me \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d q\u00eb buz\u00ebqeshjen e kan\u00eb si jelek antiplumb.<\/p>\n<p><strong>Sa p\u00ebrqind t\u00eb v\u00ebrteta ka n\u00eb librin t\u00ebnd?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam tip q\u00eb i mas gjerat me p\u00ebrqindje. Por me tronditje sizmologjike q\u00eb p\u00ebson shpirti. Dhe di t\u00eb them se tronditjet e shpirtit jane 100%. P\u00ebrg\u00ebzimi m\u00eb i bukur q\u00eb kam marr\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201c<em>T\u00eb v\u00ebrtetat jan\u00eb kaq t\u00eb lidhura n\u00eb koherenc\u00eb dhe progres, saq\u00eb edhe me dor\u00eb ti vendos\u00ebsh nuk mund ta konkurosh ngjarjen reale<\/em>.\u201d Pra n\u00eb lib\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb identifikosh t\u00eb v\u00ebrtetat nga trilli artistik. Lexuesi do ta ket\u00eb fare t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb kategorie njer\u00ebzish p\u00ebrfshihen n\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr ka prind\u00ebr t\u00eb dhunsh\u00ebm, adoleshent\u00eb, gjobv\u00ebn\u00ebs, artist\u00eb, prokuror\u00eb, ministra, trafikant\u00eb pasiv\u00eb q\u00eb fshihen n\u00eb familje sikur \u2018nuk din\u00eb\u2019 dhe urrejn\u00eb at\u00eb qe ua rr\u00ebfen. Prostitucion q\u00eb fillon pa kontakt trupor. Ka personazhe q\u00eb mbajn\u00eb mbi vete Agresivitetin-Imoralitetin, Kurthin-Pornografin\u00eb, Keqkuptimin-Dhimbsurin\u00eb, nj\u00eb nga Shtat\u00eb mrekullit\u00eb dhe sh\u00ebmtit\u00eb e shpirtit njer\u00ebzor: Falja p\u00ebrball\u00eb Mosmir\u00ebnjohjes\u2026 Gjith\u00e7ka, frym\u00ebzuar nga T\u00eb Verteta t\u00eb Jetuara, q\u00eb akoma sulmojn\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb referenca t\u00eb njer\u00ebzve reale?<\/strong><\/p>\n<p>Personat real\u00eb jan\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me fakte, vende, ngjarje, duke p\u00ebrdorur trillin artistik. Si p\u00ebrfundim personat real\u00eb kan\u00eb tejkaluar veten duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar llojin e tyre. \u00c7do kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbrohet se aty nuk qenka ai. Ky \u00ebsht\u00eb kujdesi q\u00eb ju dhuroj personazheve n\u00eb privacin\u00eb e tyre. Sepse e mbajta mbi kurriz balt\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha format, shpifjet mbi emrin tim n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Libri i shmanget emrave, datave, merret me fenomenin.<\/p>\n<p><strong>Pse ke heshtur deri tani, asnj\u00eb intervist\u00eb, asnj\u00eb prononcim?<\/strong><\/p>\n<p>Zgjodha heshtjen p\u00ebr disa arsye. S\u00eb pari ekranin nuk e kam p\u00ebrdorur p\u00ebr sulm, por p\u00ebr Art. S\u00eb dyti ishte Prokuroria e Krimeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb hetonte n\u00eb kronologji, dhe jo segmente mediatike, dhe s\u00eb fundi pas nj\u00ebqind telefonatave q\u00eb suportuan situat\u00ebn time, identifikova intuit\u00ebn e opinionit publik ku dallonte qart\u00eb krimin me viktim\u00ebn, balt\u00ebn nga e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>Mendon se p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prov\u00eb n\u00eb gjyq libri?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht jo! Aty ku e v\u00ebrteta dhe fantazia jan\u00eb shkrir\u00eb bashk\u00eb nuk mund t\u00eb s\u00ebrviren si prov\u00eb. Por disa t\u00eb v\u00ebrteta rr\u00ebfyer n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb mb\u00ebshtetur mbi prova. \u00c7udia ndodhi kur media publikoi ngjarjen,bashk\u00eb me titujt q\u00eb venin e vinin, mua m\u00eb erdh\u00ebn prova t\u00eb frikshme. Madje t\u00eb fundit ma dhan\u00eb n\u00eb dor\u00eb pak dit\u00eb me par\u00eb. Por k\u00ebto nuk kan\u00eb lidhje me librin por me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ku e ke b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn 8 vje\u00e7are? Po t\u00eb mesmen? Sa ka ndryshuar mentaliteti i shoqeve t\u00eb klas\u00ebs t\u00ebnde, atje, me k\u00ebto t\u00eb shkollave t\u00eb sotme?<\/strong><\/p>\n<p>Shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are e kam b\u00ebr\u00eb tek Kongresi i P\u00ebrmetit, sot Servete Maci. T\u00eb mesmen n\u00eb Politeknikum! Mentaliteti i shoqeve t\u00eb klas\u00ebs sime me shkollat e sotme? Ka ndryshuar aq shum\u00eb sa fishk\u00ebllima posht\u00eb dritares, me s.m.s. e sot\u00ebm posht\u00eb jast\u00ebkut.<\/p>\n<p><strong>Ti kthehemi \u2018ngjarjes\u2019. Ke pasur frik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Vet\u00ebm 120 sekondat e para. Nuk dua t\u00eb jap detaje por, pas atyre sekondave truri m\u00eb bridhte si qen kufiri, hyra n\u00eb loj\u00ebn e tyre, u dhash\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb siguruar prova. Sepse brenda sht\u00ebpis\u00eb time kishte hyr\u00eb shteti me kostum polici. Kujt t&#8217;i ankohesha, shtetit? E kisha n\u00eb kuzhin\u00eb! Nd\u00ebrsa tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb mund t\u00eb them at\u00eb q\u00eb kam cituar n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb t\u00eb librit: \u201c<em>Un\u00eb nuk kam frik\u00eb nga vdekja, ndoshta trupi im po! Por jo ky qe po flet!<\/em>\u201d Edhe n\u00ebse rasti im nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb kronik\u00eb t\u00eb zez\u00eb, q\u00eb nga bota e p\u00ebrtejme do p\u00ebshp\u00ebris: \u201c<em>Doja t&#8217;i sh\u00ebrbeja kurajos qytetare, dhe jo stomakut t\u00eb krimit<\/em>.\u201d E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se tashm\u00eb fatura dihet publikisht \u201cKush kund\u00ebr kujt\u201d \u201cCil\u00ebt mund t\u00eb vrasin K\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i ka motivuar njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb kund\u00ebr teje?<\/strong><\/p>\n<p>Bindja se mund t\u00eb m\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb. Hakmarrja p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga arti. Urrejtja se denoncova trafikimin. Etja p\u00ebr lek\u00eb, etj, etj.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do kishe r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth, cila do t\u00eb ishte e tashmja jote?<\/strong><\/p>\n<p>Prandaj i ruhem intervistave, se sulmoni gj\u00ebra q\u00eb dua t&#8217;i harroj. At\u00ebher\u00eb\u2026 nj\u00eb profesor n\u00eb grack\u00eb videosh, q\u00eb pilotohet nga adoleshentja p\u00ebr karrier\u00eb si Vip-e absolute, dhe nj\u00eb grup q\u00eb e mjel profesorin financiarisht, vazhdimisht.<\/p>\n<p><strong>Si ishte viti q\u00eb nga koha kur ndodhi deri kur u b\u00eb \u2018pron\u00eb\u2019 publike lajmi?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7fare padrejt\u00ebsie! Si mund t\u00eb b\u00ebhet pron\u00eb publike emri, privacia e dikujt. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky koncept lirie, q\u00eb mund t\u00eb sulmosh, t\u00eb shpif\u00ebsh, t\u00eb hedh\u00ebsh balt\u00eb mbi emrat publik\u00eb. A e imagjinoni d\u00ebmin moral, pasuror, sh\u00ebndet\u00ebsor, q\u00eb u shkarkua mbi familjen time? Gjithsesi k\u00ebto i p\u00ebrkasin nj\u00eb etape q\u00eb do ti sqaroj\u00eb drejt\u00ebsia hap pas hapi. Ju lutem vini re, nuk po p\u00ebrdor asnj\u00eb detaj apo prov\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb dokumentar i t\u00ebr\u00eb dhe do indinjonte \u00e7do lexues. Por di\u00e7ka do ja lejoj vetes. Me \u00e7fare kurajo flet n\u00eb telefon me baban\u00eb duke imituar z\u00ebrin e bashk\u00ebshortes time? Dhe p\u00ebrfundon hoteleve! Dhe un\u00eb duhet t\u00eb hesht? Ti hyn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time vet\u00eb i gjasht\u00eb dhe un\u00eb duhet t\u00eb mbyll gojen? Ti bie me k\u00ebmb\u00ebt e tua n\u00eb grack\u00eb, dhe faji \u00ebsht\u00eb i imi?<\/p>\n<p><strong>Mjafton t\u2019ju them se jo vetem Planeti Krip\u00ebmjalt\u00ebzat q\u00eb mbushi Pallatin e Kongreseve u asfiksua, por qindra f\u00ebmij\u00eb dhe prind\u00ebr q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin t\u00eb merrnin pjes\u00eb mbet\u00ebn me k\u00ebng\u00eb n\u00ebp\u00ebr duar. Llogaritini sa miliona lek\u00eb b\u00ebhen? Po Qendra artistike q\u00eb u boshatis nga femij\u00ebt, nga prind\u00ebrit e terrorizuar?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb brenda nj\u00eb viti? Kam shkruar rreth 200 faqe p\u00ebr nj\u00eb serial muzikal, takoj Krip\u00ebmjalt\u00ebzat t\u00eb cil\u00ebt protestojn\u00eb p\u00ebrse duhet ata t\u00eb vuajn\u00eb fajet e adoleshentes.<\/p>\n<p><strong>Po Alda, bashk\u00ebshortja? Si e priti akuz\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdhunim, dhe t\u00eb tjerat?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb qet\u00eb sa nuk e imagjinoja. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me beben n\u00eb bark q\u00eb do lindte pas nj\u00eb jave. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori un\u00eb etiketoj veten sipas menys\u00eb hollivudiane \u201cLost Hero\u201d Alda padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cSuper Hero\u201d. Nj\u00eb vajz\u00eb jetime q\u00eb baban\u00eb e ka humbur nat\u00ebn e vitit t\u00eb ri, dhe u sul pas meje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e bashk\u00ebshortit. Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7asti q\u00eb duhet t\u00eb them se i detyrohem Qet\u00ebsis\u00eb, mb\u00ebshtetjes s\u00eb saj, p\u00ebrtej viteve q\u00eb me kan\u00eb mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. E dua Ald\u00ebn sepse m\u00eb ka falur parfumin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb bot\u00ebs me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb \u201cjarg\u00ebt e vajz\u00ebs sime 11 muajsh n\u00eb qaf\u00ebn time \u00e7do m\u00ebngjes.\u201d<\/p>\n<p><strong>A ke hequr dor\u00eb nga projektet me adoleshent\u00ebt? A mos jan\u00eb problematik\u00eb, e sjellin telashe, si ky rast?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhumbur, me d\u00ebshira afatshkurt\u00ebra, nj\u00eb sukses i vog\u00ebl mund ti hedh\u00eb n\u00eb manin\u00eb e madh\u00ebshtis\u00eb. Fyhen shpejt, jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrleshen p\u00ebr tu dukur. Rebelojn\u00eb q\u00eb t\u00eb bien n\u00eb sy. Flirtojne ose krijojn\u00eb grupe rivale. Por tek Krip\u00ebmjalt\u00ebzat q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb meje absolutisht nuk e kam k\u00ebt\u00eb mendim. Ata jan\u00eb tronditur dhe kan\u00eb fituar shum\u00eb nga kjo histori.<\/p>\n<p><strong>Sipas teje, cili \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh q\u00eb ka mosha e adoleshent\u00ebve sot?<\/strong><\/p>\n<p>Se i ngjajn\u00eb fiks prinderve n\u00eb mosh\u00ebn e tyre, dhe sht\u00ebpin\u00eb e kan\u00eb stacion ku mbushen me karburant.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb prind p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb prit\u00eb k\u00ebtij halli?<\/strong><\/p>\n<p>Ti d\u00ebgjojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, ti besojn\u00eb n\u00eb sy, por edhe ti verifikojn\u00eb kur ata kthejn\u00eb kurrizin. Sot adoleshent\u00ebt mund t\u00eb gjenden n\u00eb situata ku jan\u00eb shkaktar\u00eb, viktima, apo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb aksidentalisht. I adhuroj ata prind\u00ebr q\u00eb pranojn\u00eb situat\u00ebn dhe nuk nd\u00ebshkojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, por e pushtojn\u00eb me krah\u00eb dhe i gjenden pran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7\u2019mosh\u00eb do ia jap\u00ebsh vajz\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb vog\u00ebl, Sireas, ta lexoj\u00eb librin?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj nga mosha 14 vje\u00e7. Por kureshtja adoleshente mund ta b\u00ebj\u00eb q\u00eb ta vjedh\u00eb librin nga biblioteka shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. P\u00ebrshembull, nga pakujdesia jon\u00eb, djali im tet\u00ebvje\u00e7ar i ka kuptuar qysh tani gj\u00ebrat. Ja k\u00ebshtu i rrisim f\u00ebmij\u00ebt, ca nga pakujdesia n\u00eb familje, ca nga celular\u00ebt, interneti, televizori. Ti flas\u00ebsh nj\u00eb adoleshenti rreth seksit ka mundesi t\u00eb jesh vonuar.\u201d\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur t\u00eb k\u00ebshillosh peshkun t\u00eb b\u00ebj dush.\u201d<\/p>\n<p><strong>Libri, pavar\u00ebsisht dram\u00ebs, ka dhe batuta\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e krijimit. Edhe un\u00eb i dua shum\u00eb ato batuta, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb moment buz\u00ebqeshjeje, jan\u00eb moment reflektimi\u2026 \u201cEmrat e vajzave adoleshente, Si targa makinash t\u00eb vjedhura\u201d \u201cPeshqit nuk mendojn\u00eb por kan\u00eb par\u00eb shum\u00eb\u201d \u201cBabai e rrahu f\u00ebmij\u00ebn, e lidhi fort pas pem\u00ebs, nga ana q\u00eb s\u2019frynte er\u00eb.\u201d\u2026<\/p>\n<p><strong>A do shkruash lib\u00ebr tjet\u00ebr? Apo do pres\u00ebsh t\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb ngjarje si kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt do hedh ndoshta n\u00eb lib\u00ebr nj\u00eb histori 30 vje\u00e7are t\u00eb brezit tim q\u00eb nuk u shpreh artistikisht por u sakrifikua me titull \u201cMirem\u00ebngjes Miss Lamtumira!\u201d Histori me t\u00eb rinj q\u00eb p\u00ebr sken\u00eb pat\u00ebn realitetin, pushkatimet ne kufij, dhe streh\u00eb mbrojt\u00ebse psikiatrin\u00eb. K\u00ebt\u00eb dua ta b\u00ebj muzikal frym\u00ebzuar nga filmi \u201cHair\u201d. P\u00ebrsa i p\u00ebrket ngjarjeve ky nuk ishte rasti i par\u00eb. Kur b\u00ebra filmin tim, u sulmua si film pornografik, sepse pati brenda nj\u00eb sken\u00eb erotike, dhe thashethemnaja fryu n\u00eb vesh\u00ebt e njer\u00ebzve \u201cKu ka z\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pa gj\u00eb\u201d. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ti t\u00eb b\u00ebsh vepra, shpifjet vijn\u00eb dhe ikin nd\u00ebrsa vepra mbetet. Edhe n\u00ebse t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb nuk ka r\u00ebndesi sa her\u00eb bie, por sa shpejt ngrihesh.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb k\u00ebshillon t\u00eb b\u00ebj f\u00ebmij\u00eb? Po vajza?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht qe po! T\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebn! T\u00eb duken beqar\u00ebt si emigrant\u00eb pa dokumenta.Ke perpara nj\u00eb krijes\u00eb tredimensionale ku gjen tiparet e tua,t\u00eb gruas. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi vajz\u00eb apo djal\u00eb, e rend\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb Njeri.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsoi kjo histori?<\/strong><\/p>\n<p>Fuqia e Faljes ushqehet nga P\u00ebrfytyrimi i s\u00eb Ardhmes. Kush ka imagjinat\u00eb, ka brenda pasurin\u00eb. Dhe nga kjo histori mund t\u00eb them se m\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur mendja top se kam takuar n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Sa mendon se kemi th\u00ebn\u00eb rreth ngjarjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sa nj\u00eb got\u00eb q\u00eb mbushet posht\u00eb nj\u00eb ujvare. Gjith\u00eb ujvara rrjedh n\u00eb lib\u00ebr para syve t\u00eb lexuesit.<\/p>\n<p><strong>PERSONAZHET E LIBRIT \u2013 T\u00cb STISUR APO REAL\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>A haset shpesh nj\u00eb personazh si i Ambl\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme?<\/strong><\/p>\n<p>Ambla nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb adoleshente e jasht\u00ebzakonshme, me kok\u00ebkrisje kamikaze. F\u00ebmij\u00ebria i ka m\u00ebsuar universitetin e g\u00ebnjeshtr\u00ebs, pastaj rebelizimin, trafikimin me d\u00ebshir\u00eb, dhe m\u00eb von\u00eb hakmarrjen. Ajo e ka fikur butonin e frik\u00ebs p\u00ebrgjithmon\u00eb, trupi i saj \u00ebsht\u00eb satelit seksi pa orbit\u00eb dhe hyn atje ku vajzat kan\u00eb frik\u00eb ta imagjinojn\u00eb. Pra ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mikrob i gatsh\u00ebm q\u00eb mjafton t\u00eb vihet n\u00eb kontakt me virusin e drog\u00ebs, seksit, krimit, e krijon nj\u00eb epidemi q\u00eb rrezikon ambientin p\u00ebrreth. Inkubatori i krimit, seksit, drog\u00ebs, mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb prezent n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, dhe ai mund t\u00eb fus\u00eb n\u00eb rrjet\u00eb vajza 14-15 vje\u00e7are dhe mund ti klonoj\u00eb si Ambla.<\/p>\n<p><strong>Si mendon se do reagoj\u00eb vajza, familja, k\u00ebng\u00ebtari, apo kushdo tjet\u00ebr q\u00eb gjen veten sado pak t\u00eb p\u00ebrshkuar n\u00eb ngjarjet e librit?<\/strong><\/p>\n<p>Varet \u00e7far\u00eb syzesh do t\u00eb ken\u00eb kur lexojn\u00eb! Syzet e shpifjes? Hakmarrjes? Jam i bindur q\u00eb reagimi i tyre nuk varet nga karakteri por Koha q\u00eb do t\u00eb rrjedh\u00eb. K\u00ebng\u00ebtarit doja ti thoja se ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keq se sa krimi q\u00eb ka kryer. Mes artistave ka m\u00eb shum\u00eb shans p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb miq se sa t\u00eb fusin n\u00eb grack\u00eb apo burg nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do i thoje vajz\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb shtysa e krijimit t\u00eb personazhit t\u00eb Ambl\u00ebs n\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb rilexoj\u00eb fundin e librit. T\u00eb rritet dhe pak, dhe ta rilexoj\u00eb prap\u00eb. Le ta \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb veten duke luajtur historin\u00eb e saj, duke i treguar bot\u00ebs q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebj\u00eb si ajo. Ky \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkim dhe Falje bashk\u00eb. Trupin e lindin prind\u00ebrit vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa shpirtin njeriu e ka n\u00eb dor\u00eb ta rilind\u00eb sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb. K\u00ebshtu ju djeg n\u00eb duar t\u00eb gjitha provat q\u00eb kan\u00eb trafikant\u00ebt kund\u00ebr saj, q\u00eb jan\u00eb gati p\u00ebr \u00e7do sukses ta rr\u00ebzojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>MBI LIBRIN<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pse i ke v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb titull? Pse \u2018Birit\u2019 n\u00eb lutjen e shenjt\u00eb e ke z\u00ebvend\u00ebsuar me \u2018Bij\u00ebs\u2019?<\/strong><\/p>\n<p>Sepse flak\u00ebn n\u00eb lib\u00ebr e ndez \u201cBija\u201d s\u00eb cil\u00ebs i fryn \u201cAti\u201d, nd\u00ebrsa \u201cshpirti i zbathur\u201d \u00ebsht\u00eb lakuriq\u00ebsia e rr\u00ebfimtarit. Para \u00e7do ngjarje trondit\u00ebse njer\u00ebzit ose b\u00ebjn\u00eb kryqin, ose i b\u00eblb\u00ebzojne zotit, dhe un\u00eb me titullin b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, e filloj me lutjen, por tok\u00ebzoj personazhet.<\/p>\n<p><strong>Pse mendove se duhej hedhur n\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Kur m\u00ebsova se talenti p\u00ebrdoret p\u00ebr krim dhe fama p\u00ebr trafikim, u shokova. Kur ndjeva se Arti shp\u00ebton jet\u00eb mendova ta rr\u00ebfeja n\u00eb lib\u00ebr. Kur koordinatat e ngjarjes lidhnin pika si: baba, bij\u00eb, regjisor, adoleshente, trafikant\u00eb, polic q\u00eb vendos gjoba, president\u00eb, minist\u00ebr, prokuror\u00eb, meshkuj pa fytyr\u00eb, u binda se isha para nj\u00eb vepre artistike.<\/p>\n<p><strong>Kujt nuk ia k\u00ebshillon ta lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebve n\u00ebn mosh\u00ebn 14 vje\u00e7. Madje, m\u00eb shum\u00eb se kujt NUK ia k\u00ebshilloj, do doja t\u00eb p\u00ebrgjigjesha se kujt ia k\u00ebshilloj. Ky, \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr prind\u00ebrit. Shum\u00eb prind\u00ebr nuk e din\u00eb n\u00eb \u00e7\u2019universe mund t\u00eb p\u00ebrfshihen f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p><strong>Kush e ka lexuar i pari librin?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb intelektuale n\u00eb Kanada. Bashk\u00eb me habit\u00eb, qortimet, m\u00eb ndihmoi ta lexoja librin dhe nj\u00ebher\u00eb si dikush jasht\u00eb Nardit.<\/p>\n<p><strong>Po un\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb radhe jam si lexues?<\/strong><\/p>\n<p>Je tek dhjet\u00eb t\u00eb par\u00ebt. Por i pari gazetar, pas psikolog\u00ebve, avokat\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e \u2018r\u00ebnd\u00eb\u2019 e librit?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo i takon lexuesve. Dhe sipas lexuesve t\u00eb par\u00eb shumica quajn\u00eb si gremin\u00eb thith\u00ebse ditarin pornografik q\u00eb zb\u00ebrthen gjith\u00eb historin\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mua pjesa me trondit\u00ebse \u00ebsht\u00eb fundi i librit. Ajo q\u00eb nuk ka ndodhur akoma. Ajo q\u00eb mund ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr n\u00eb film kinemaje.<\/p>\n<p><strong>K\u00eb gjykon ky lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb protagonist\u00ebt pa p\u00ebrjashtim, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe autorin.<\/p>\n<p><strong>K\u00eb shfaj\u00ebson?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk shfaj\u00ebsoj ask\u00ebnd, por n\u00eb lib\u00ebr, Ambl\u00ebs i falet nj\u00eb rrethan\u00eb leht\u00ebsuese si fajtorja me mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl<\/p>\n<p><strong>Info<\/strong><\/p>\n<p>Botuar nga sht\u00ebpia botuese Dudaj, \u201c<em>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit, bij\u00ebs, dhe shpirtit t\u00eb zbathur<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb q\u00eb sot n\u00eb librarit\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Fragmente nga libri, komente, lexuesi do ti gjej\u00eb n\u00eb faqen zyrtare <a href=\"http:\/\/www.leonardbombaj.com\">www.leonardbombaj.com<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Koloreto Cukali Nd\u00ebrsa ulemi me Nardin p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr intervist\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht t\u00eb qet\u00eb sht\u00ebpie tironse t\u00eb vjet\u00ebr, kthyer n\u00eb librari-kafene, p\u00ebrpiqem t\u00eb lexoj n\u00eb fytyr\u00ebn e tij gjurm\u00ebt e k\u00ebtij viti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nga momenti q\u00eb ka ndodhur ngjarja, deri n\u00eb momentin kur media e hapi p\u00ebr publikun, kishin kaluar shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Koloreto Cukali Nd\u00ebrsa ulemi me Nardin p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr intervist\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht t\u00eb qet\u00eb sht\u00ebpie tironse t\u00eb vjet\u00ebr, kthyer n\u00eb librari-kafene, p\u00ebrpiqem t\u00eb lexoj n\u00eb fytyr\u00ebn e tij gjurm\u00ebt e k\u00ebtij viti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nga momenti q\u00eb ka ndodhur ngjarja, deri n\u00eb momentin kur media e hapi p\u00ebr publikun, kishin kaluar shum\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-28T07:55:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin!\",\"datePublished\":\"2011-09-28T07:55:26+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-28T07:55:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\"},\"wordCount\":3064,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\",\"name\":\"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-28T07:55:26+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-28T07:55:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Koloreto Cukali Nd\u00ebrsa ulemi me Nardin p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr intervist\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht t\u00eb qet\u00eb sht\u00ebpie tironse t\u00eb vjet\u00ebr, kthyer n\u00eb librari-kafene, p\u00ebrpiqem t\u00eb lexoj n\u00eb fytyr\u00ebn e tij gjurm\u00ebt e k\u00ebtij viti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nga momenti q\u00eb ka ndodhur ngjarja, deri n\u00eb momentin kur media e hapi p\u00ebr publikun, kishin kaluar shum\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-28T07:55:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin!","datePublished":"2011-09-28T07:55:26+00:00","dateModified":"2011-09-28T07:55:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/"},"wordCount":3064,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/","name":"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg","datePublished":"2011-09-28T07:55:26+00:00","dateModified":"2011-09-28T07:55:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/leonard_bombaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-ekskluzive-leonard-bombajt-flet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervista ekskluzive: Leonard Bombajt flet p\u00ebr skandalin!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10694"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}