{"id":10650,"date":"2011-09-27T09:46:43","date_gmt":"2011-09-27T08:46:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10650"},"modified":"2011-09-27T09:46:43","modified_gmt":"2011-09-27T08:46:43","slug":"spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/","title":{"rendered":"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Spartak Ngjela<\/strong>, <em>26 shtator 2011<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\u201c<strong>I neverisja bllokmen\u00ebt, lutesha t\u00eb godisja ndonj\u00ebrin<\/strong>\u201d<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<em>Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit<\/em><\/p>\n<p>Ishte tamam mesi i shtatorit t\u00eb vitit 1972, kur n\u00eb vil\u00ebn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, b\u00ebhej dasma e djalit t\u00eb tij t\u00eb madh, Vladimir Shehut. Si\u00e7 e kam trajtuar deri tani, ai, pa dyshim, ka qen\u00eb shoku dhe njeriu m\u00eb i af\u00ebrt q\u00eb kam pasur gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs time. Dhe, ja, tani po martohej. Nusja ishte Bardha Shehu, nj\u00eb vajz\u00eb e thjesht\u00eb, inxhiniere elektronike edhe ajo, q\u00eb sapo kishte mbaruar si e till\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Kishte qen\u00eb e bukur, q\u00eb n\u00eb gjimnaz, por un\u00eb vet\u00eb e njoha nga Ladi.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara dasm\u00ebs, Ladi ndihej i shqet\u00ebsuar gjat\u00eb gjith\u00eb shtatorit dhe un\u00eb e kuptoja se p\u00ebrse, ndon\u00ebse ai nuk ma thoshte. Por dikur ma tregoi kur m\u00eb tha se i ati i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201c<em>Ngjel\u00ebn nuk duhet ta th\u00ebrras\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb dasm\u00eb<\/em>\u201d dhe natyrisht q\u00eb kuptohej se p\u00ebrse. Ladi n\u00eb fillim kishte b\u00ebr\u00eb sikur nuk kishte d\u00ebgjuar, por pas disa dit\u00ebsh, duke e menduar mir\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb atit me vendosm\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb qet\u00eb: \u201c<em>N\u00ebse nuk vjen Ngjela n\u00eb dasm\u00ebn time, un\u00eb nuk mund t\u00eb th\u00ebrras asnj\u00eb shokun tim n\u00eb t\u00eb<\/em>\u201d. Mehmeti kishte ndenjur pak, e mandej ishte thyer.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb Ladi, m\u00eb lajm\u00ebroi dy dit\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr dat\u00ebn e dasm\u00ebs s\u00eb tij. \u201c<em>Nuk ka asnj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Byros\u00eb<\/em>\u201d, m\u00eb tha, p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrpara pyetjes time: \u201c<em>Nuk \u00ebsht\u00eb as Enver Hoxha, por vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe nuset<\/em>\u201d. M\u00eb kujtohet se mendova p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, e mandej i thash\u00eb: \u201cN<em>uk vij Ladi, mos m\u00eb p\u00ebrplas kot me Kryeministrin e k\u00ebtij vendi. Ti e di q\u00eb un\u00eb nuk i duroj dot k\u00ebta<\/em>\u201d. At\u00ebher\u00eb, Ladi u detyrua t\u00eb m\u00eb tregonte t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb shpjegova m\u00eb lart n\u00eb lidhje me konfliktin e tij me t\u00eb atin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb, nuk kisha se si t\u00eb mos pranoja. Dhe p\u00ebrs\u00ebri Ladi shtoi: \u201c<em>Nuk ke asnj\u00eb kusht<\/em>\u201d, tha, \u201c<em>hajde i veshur si t\u00eb duash<\/em>\u201d, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar se leja ishte e gjithanshme. Nejse, sigurisht q\u00eb un\u00eb pranova dhe u paraqita dit\u00ebn e dasm\u00ebs n\u00eb or\u00ebn e caktuar, p\u00ebr t\u00eb takuar Kryeministrin shqiptar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Spartak Ngjela n\u00eb kopertin\u00eb\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_cover.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/>Kjo ishte hera e par\u00eb, por bashk\u00eb kishim pasur nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ngjarjesh. Ai m\u00eb kishte luftuar n\u00ebp\u00ebr biseda dhe e dinte t\u00eb gjith\u00eb kontraversitetin tim me tim at\u00eb e me familjen time; dinte gjith\u00e7ka q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla dhe q\u00eb flisja gjith\u00eb dit\u00ebn kund\u00ebr regjimit t\u00eb tyre; madje e dija edhe nga burime shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Dhori Panariti, se, Sigurimi i Shtetit i kishte k\u00ebrkuar atij q\u00eb, djali i tij, Vladimir Shehu, t\u00eb mos rrinte me mua, sepse un\u00eb ndiqesha si \u201c<em>armik i popullit dhe i Partis\u00eb q\u00eb nga viti 1968<\/em>\u2033. Por Shehu n\u00eb fakt, nuk kishte th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb dhe un\u00eb nuk di t\u2019i k\u00ebt\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00eb djalit t\u00eb tij, i cili kurr\u00eb nuk e la miq\u00ebsin\u00eb me mua. Deri at\u00ebher\u00eb kur un\u00eb shkova n\u00eb burg politik dhe Ladi vrau veten.<\/p>\n<p>U takuam ftoht\u00eb me Mehmet Shehun dhe m\u2019u duk sikur, q\u00eb n\u00eb at\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb, ai po m\u00eb thoshte: \u201c<em>Ti je i lir\u00eb, prandaj m\u00eb p\u00ebrrallis gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr trotuaret e kafenet\u00eb e Tiran\u00ebs; tallesh me t\u00eb gjith\u00eb ne, edhe me mua, e tani m\u00eb vjen k\u00ebtu n\u00eb dasm\u00eb<\/em>\u201d. Nuk e di se p\u00ebrse e mendova k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb at\u00eb fillim t\u00eb asaj darke dhe, pak minuta m\u00eb von\u00eb, ia thash\u00eb edhe Ladit k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjetim, por ai, me gjest, nuk ma pranoi. Gjithsesi, v\u00ebshtrimi i Kryeministrit ishte nj\u00eb v\u00ebshtrim q\u00eb un\u00eb nuk e prisja. Pyeta edhe Bardh\u00ebn, e cila tani kishte dy vjet q\u00eb ndante me ne t\u00eb nj\u00ebjtat mendime, se \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb \u00e7ifti kryeministror p\u00ebr mua dhe ajo m\u00eb tha fare thjesht\u00eb: \u201c<em>Mos \u00e7aj kok\u00ebn<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sapo hyra n\u00eb dhom\u00ebn ku rrinte Shehu dhe gruaja e tij, ai u ngrit, m\u00eb takoi dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb ulesha pran\u00eb tij sepse darka donte edhe 30 minuta q\u00eb t\u00eb fillonte. Un\u00eb u ula n\u00eb nj\u00eb karrige majtas tij, nd\u00ebrsa ai rrinte n\u00eb nj\u00eb kolltuk t\u00eb gjer\u00eb. M\u00eb dukej edhe i g\u00ebzuar, por edhe i shqet\u00ebsuar. \u201c<em>Si dukesh?<\/em>\u201d pyeti pas pak dhe, me nj\u00eb ton t\u00eb qet\u00eb e si t\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb dukej se nuk kishte lidhje fare m\u00eb bised\u00ebn, vijoi: \u201c<em>Kur e mbarove shkoll\u00ebn dhe ku punon?<\/em>\u201d, m\u00eb tha pa e kthyer shum\u00eb kok\u00ebn nga un\u00eb q\u00eb po rrija n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb tij. I thash\u00eb se punoja n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, ende me stazh, por kisha qen\u00eb edhe n\u00eb Vlor\u00eb si avokat n\u00eb zyr\u00ebn juridike. E ndieja se e dinte mendimin tim p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe e dinte q\u00eb desha t\u00eb largohesha nga ato organe, sepse, befas, m\u00eb tha: \u201c<em>Ladi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb largohesh nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, sepse po studion p\u00ebr histori. Por sikur nuk ka shum\u00eb lidhje historia me drejt\u00ebsin\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>E pash\u00eb vet\u00eb se ai dinte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua dhe aty p\u00ebr aty, vendosa t\u00eb isha i matur, se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, isha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe ai ishte n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi. \u201c<em>Ashtu duket s\u00eb jashtmi<\/em>\u201d, ia ktheva un\u00eb, \u201c<em>por q\u00eb t\u00eb dyja me fakte merren: nj\u00ebra merret me faktin juridik dhe tjetra me faktin historik. Interpretimi i tyre \u00ebsht\u00eb profesioni<\/em>\u201d. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj q\u00eb i thash\u00eb, u kthye nga un\u00eb dhe m\u00eb v\u00ebshtroi me nj\u00eb tjet\u00ebr lloj v\u00ebmendjeje. Pas pak m\u00eb pyeti: \u201c<em>N\u00eb \u00e7far\u00eb gjuhe studion?<\/em>\u201d \u201c<em>Anglisht<\/em>\u201d, i thash\u00eb, \u201c<em>por lexoj edhe fr\u00ebngjisht e italisht<\/em>\u201d. Heshti p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast e mandej m\u00eb pyeti s\u00ebrish: \u201c<em>Po me filozofi, je marr\u00eb ndopak?<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jam Kantian<\/em>\u201d, fola ngadal\u00eb. \u201c<em>E di<\/em>\u201d, pohoi disi shpejt ai dhe qeshi. Pastaj sikur u pendua, por vijoi duke e ngritur paksa z\u00ebrin: \u201c<em>M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Fiqreti<\/em>\u201d, tha dhe pa nga ajo, q\u00eb ishte ulur n\u00eb krah t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tij. Por kjo n\u00eb fakt kishte qen\u00eb \u00e7\u00ebshtja kryesore e konfliktit zyrtar me t\u00eb, sepse Fiqreti, k\u00ebshtu quhej gruaja e tij, e dinte q\u00eb m\u00eb kishte thirrur n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Sekretari p\u00ebr Ideologjin\u00eb, Manxhar Bino dhe q\u00eb m\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb shpjegohesha pse kisha th\u00ebn\u00eb se \u201c<em>isha kund\u00ebr Marksit, por e pranoja ekzistencializmin, ndon\u00ebse marksizmi ende nuk ka nj\u00eb logjik\u00eb\u00a0t\u00eb vet\u00ebn<\/em>\u201d. Nuk m\u2019u duk e udh\u00ebs q\u00eb ta zgjasja m\u00eb tej at\u00eb lloj bisede dhe, ngadal\u00eb, shtova \u201c<em>Nejse, ne jemi n\u00eb dasm\u00eb sonte dhe k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me dasm\u00ebn<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Spartak Ngjela n\u00eb Paris, 1970\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_paris70.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><em>Spartak Ngjela n\u00eb Paris, n\u00eb vitet \u201870, duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb udh\u00ebtim pune n\u00eb Itali<\/em><\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, ai vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz si i \u00e7liruar dhe jo pa humor m\u00eb pyeti: \u201c<em>Po kjo dasm\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakt juridik, apo fakt historik?<\/em>\u201d. Un\u00eb sikur nuk doja ta zgjasja, por ai me nj\u00eb theks gati urdh\u00ebrues shtoi: \u201c<em>Jo, tani do t\u00eb ngrihemi, por un\u00eb e dua nj\u00eb p\u00ebrgjigje\u2026 \u00e7far\u00eb lloj fakti \u00ebsht\u00eb, se q\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt, fakt \u00ebsht\u00eb, apo jo?<\/em>\u201d At\u00ebher\u00eb un\u00eb i thash\u00eb: \u201c<em>Kjo dasm\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe fakt juridik, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb celebrimi, por \u00ebsht\u00eb edhe fakt historik, po t\u00eb kujtojm\u00eb se dh\u00ebndri \u00ebsht\u00eb djali i nj\u00eb kryeministri, aktualisht, por ku i dihet pastaj p\u00ebr t\u00eb ardhmen!<\/em>\u201d. Ai k\u00ebtu u ngrit dhe qeshi me t\u00eb madhe, m\u00eb kapi nga flok\u00ebt e gjat\u00eb dhe me nj\u00eb ton m\u00eb miq\u00ebsor m\u00eb tha, \u201c<em>Shkojm\u00eb Spartak!<\/em>\u201d dhe dol\u00ebm n\u00eb korridorin e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e madhe, ku ishte shtruar tavolina e dasm\u00ebs. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb po takoja nj\u00eb hierark aq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Tiran\u00ebs. Kurr\u00eb nuk e kisha menduar se mund t\u00eb flisja me at\u00eb ashtu.<\/p>\n<p><strong>Kisha nj\u00eb neveri t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata dhe, vazhdimisht kisha menduar me vete dhe isha lutur q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepej rasti q\u00eb ta godisja nj\u00ebrin prej tyre, Hoxh\u00ebn apo Shehun direkt<\/strong>. Kurse koha e pati sjell\u00eb ndryshe dhe un\u00eb bisedoja sikur kisha p\u00ebrpara nj\u00eb njeri t\u00eb fuqish\u00ebm, por komunikues. \u201c<em>Mos ndoshta \u00ebsht\u00eb forca e pushtetit q\u00eb po m\u00eb b\u00ebn kaq t\u00eb t\u00ebrhequr<\/em>\u201d, thash\u00eb dikur me vete, apo ishte dasma e shokut tim m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb po m\u00eb posedonte p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb edhe un\u00eb si nj\u00eb familjar i tyre? E mbaj mend mir\u00eb q\u00eb befas m\u2019u kujtua poezia e famshme e Lasgush Poradecit: \u201c<em>T\u00eb kam shok nga koh\u00eb e vjet\u00ebr<\/em>\u201d dhe e recitova me vete t\u00eb gjith\u00eb strof\u00ebn e par\u00eb, ashtu sikurse e p\u00ebrthith mendja poezin\u00eb pa e ditur se si kalojn\u00eb vargjet e strofat.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ftuarit po hynin e uleshin n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre, sipas emrit q\u00eb ishte shkruar n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb, me kast q\u00ebndrova capak \u00e7aste, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb m\u00eb von\u00eb. Po k\u00ebrkoja me sy Ladin, por nuk e shihja. Pastaj e dallova se po fliste me t\u00eb atin e t\u00eb \u00ebm\u00ebn. Ndenja edhe pak \u00e7aste n\u00eb korridor, gjith\u00eb duke ndjekur me sy t\u00eb ftuarit. Pas pak m\u2019u afruan t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e Ladit q\u00eb i takonte t\u00eb ishin nj\u00ebher\u00ebsh edhe t\u00eb mit\u00eb, dhe bashk\u00eb, m\u00eb duket, nja dy apo tre, hym\u00eb n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb si zhurm\u00eb paksa e mbytur, sepse pash\u00eb q\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb bised\u00eb disi me frik\u00eb. Ishte vet\u00ebm \u00e7ifti kryeministror, por aty n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tyr\u00eb pash\u00eb se kishin z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb dy djemt\u00eb dhe vajza, si dhe t\u00eb dyja nuset e djemve. S\u2019kishte asnj\u00eb personalitet dhe k\u00ebt\u00eb po ma p\u00ebrs\u00ebriste edhe Ladi n\u00eb vesh, tek po ulesha te vendi im. Kurse \u00e7ifti q\u00eb martohej kishte t\u00eb paracaktuara dy vende: nj\u00ebrin e kishte n\u00eb krah t\u00eb Shehut dhe Fiqretit dhe tjetrin, me shok\u00ebt dhe miq\u00ebsin\u00eb e tij. N\u00eb fakt, ata ndenj\u00ebn gjith\u00eb koh\u00ebn me ne.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, tek bisedonim me Ladin p\u00ebr dasm\u00ebn, jo krejt rast\u00ebsisht i thash\u00eb: \u201c<em>Ore, e di ti q\u00eb duhet ta shohim me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr ne, se nuk kemi asnj\u00eb shpres\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn ky na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe: ky i adhuron intelektual\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe ka neveri p\u00ebr injorantin<\/em>\u201d. Ladi ndenji pak e mandej m\u00eb tha: \u201c<em>O Taku, e ke kot. Nuk ka ndonj\u00eb mendim nga ato q\u00eb k\u00ebrkon ti. Ti vet\u00eb m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebta e urrejn\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb sepse e din\u00eb q\u00eb nuk i do m\u00eb populli; tani nga t\u00eb lindi kjo?<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Por un\u00eb s\u00ebrish ngulmova, duke i th\u00ebn\u00eb nd\u00ebrkaq se ka ndryshuar pozicioni i Pekinit dhe duhej t\u00eb priteshin ngjarje k\u00ebtu, gjith\u00eb duke i theksuar nj\u00ebher\u00ebsh se, n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb, kishte ndryshime t\u00eb dukshme. N\u00eb fakt Ladi sikur u thye pak, por, disi i m\u00ebrzitur e me nj\u00ebfar\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb tha: \u201c<em>B\u00ebj si t\u00eb duash, por q\u00eb duhet t\u00eb kesh kujdes, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam moralisht i detyruar t\u00eb t\u00eb them!<\/em>\u201d. \u201c<em>Pse?<\/em>\u201d, i thash\u00eb, \u201c<em>Nuk influencon fare n\u00eb politik\u00ebn shqiptare shifti politik i Pekinit?<\/em>\u201d N\u00eb fakt i kisha p\u00ebrdorur me kast nj\u00eb term t\u00eb publicistik\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme amerikane q\u00eb ai e kishte qejf, prandaj ai qeshi, ndenji dhe pak e mandej shtoi: \u201c<em>Shifti kinez \u00ebsht\u00eb i tyre, kurse ne do t\u00eb mbetemi t\u00eb paralizuar, megjith\u00ebse Hoxha ndihet i trembur, sepse e kam par\u00eb me syt\u00eb e mi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb jap t\u00eb drejt\u00eb, por na duhet t\u00eb shohim me qet\u00ebsi sesi do t\u00eb precipitojn\u00eb ngjarjet dhe nga do ta marr\u00eb kthes\u00ebn Hoxha, se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb at\u00ebher\u00eb isha me mendimin se Hoxha nuk mund t\u00eb gjente dot nj\u00eb burim t\u00eb ri financiar dhe do t\u00eb dor\u00ebzohej, ashtu si\u00e7 kam shpjeguar m\u00eb lart. Kisha pyetur tim at\u00eb se sa ishte ndihma financiare vjetore e Kin\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ve\u00e7 kredive t\u00eb m\u00ebdha, dhe ai m\u00eb kishte pohuar se ishte 75 milion\u00eb USD n\u00eb pes\u00eb vjet. Nj\u00eb shum\u00eb jo e vog\u00ebl p\u00ebr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb mbyllur deficitin e pagesave. Pik\u00ebrisht duke e ditur k\u00ebt\u00eb gjendje, tani m\u00eb duhej t\u00eb shihja nga af\u00ebr Kryeministrin shqiptar dhe Ladi k\u00ebt\u00eb sikur e donte. Ai m\u00eb njihte mir\u00eb edhe mua, edhe t\u00eb atin e vet. Por kishte merak pik\u00ebrisht p\u00ebr kthesat e Enver Hoxh\u00ebs sepse tani dihej q\u00eb ai, kthesat i kryente bashk\u00eb me eliminimin drastik t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Darka e dasm\u00ebs nisi e qet\u00eb dhe, q\u00eb n\u00eb fillim, Shehu dukej shum\u00eb i g\u00ebzuar dhe donte t\u00eb b\u00ebnte humor. E kishte hequr xhaket\u00ebn dhe rrinte me nj\u00eb jelek t\u00eb zi, por megjithat\u00eb nuk kishte fare alegri n\u00eb sall\u00eb, prandaj ajo dark\u00eb ngjante si t\u00eb ishte nj\u00eb ceremoni zyrtare. Dhoma ishte e madhe dhe tryeza e dasm\u00ebs ishte shtruar n\u00eb form\u00ebn e shkronj\u00ebs U, ku n\u00eb ballin e saj rrinte kryeministri shqiptar. Askush nuk dilte dot nga gjendja dhe un\u00eb po mendoja me vete se kjo \u00ebsht\u00eb dark\u00eb dasme n\u00eb \u201c<em>thell\u00ebsit\u00eb e gjoksit diktatorial<\/em>\u201d. M\u00eb pas, nuk kishte rast q\u00eb n\u00eb bisedat tona t\u00eb mos p\u00ebrmendej stilema \u201c<em>n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e gjoksit diktatorial<\/em>\u201d. Por Shehu e kuptoi dhe donte ta ndryshonte gjendjen, prandaj, u ngrit befas e nisi t\u00eb b\u00ebj\u00eb humor. Nuk thoshte ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe, por si\u00e7 duket donte t\u00eb tregonte q\u00eb s\u2019ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Foli sa foli dhe befas m\u2019u drejtua mua: \u201c<em>Hajde Spartak! Ta pijm\u00eb nj\u00eb got\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e \u00e7iftit\u2026 sh\u00ebndeti i \u00e7iftit!<\/em>\u201d, tha pastaj me z\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke iu drejtuar t\u00eb gjith\u00eb sall\u00ebs me got\u00ebn e pijes t\u00eb ngritur lart. N\u00eb \u00e7ast, t\u00eb gjith\u00eb filluan t\u00eb trokisnin gotat, por un\u00eb, meq\u00eb isha i ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, vijova t\u00eb flas: \u201c<em>Po m\u00eb habit, thash\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, se nuk ma merrte mendja q\u00eb Kryeminstri shqiptar t\u00eb ishte kaq i thjesht\u00eb dhe komunikues<\/em>\u201d. Ai qeshi, por un\u00eb e pash\u00eb q\u00eb i p\u00eblqeu. Pastaj, me got\u00eb n\u00eb dor\u00eb, m\u00eb tha me nj\u00eb ton disi t\u00eb lart\u00eb: \u201c<em>Po, pse s\u2019e kishe menduar k\u00ebt\u00eb?<\/em>\u201d Po priste p\u00ebrgjigjen kur un\u00eb shtova: \u201c<em>Sepse kam pir\u00eb dhe ndenjur me nj\u00eb ministrin tuaj dhe, duke u nisur nga ai, nj\u00eb tip i r\u00ebnd\u00eb dhe jo komunikues, kam menduar: imagjino sesi mund t\u00eb jet\u00eb kryeministri i tij<\/em>\u201d. Ai qeshi me t\u00eb madhe, aq sa i duhej t\u00eb linte got\u00ebn mbi tryez\u00eb. Por ashtu, me buz\u00eb n\u00eb gaz m\u00eb tha: \u201c<em>Pse si t\u00eb rri ty, gjith\u00eb turinj?<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Dhe vijoi t\u00eb qeshte, sepse fjala ishte p\u00ebr tim at\u00eb dhe ai e njihte mir\u00eb prej shum\u00eb vjet\u00ebsh dhe kishin nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, e cila, si\u00e7 m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Ki\u00e7oja m\u00eb von\u00eb, nuk nd\u00ebrhynte fare n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ministrore q\u00eb kishin mes tyre. Kishin af\u00ebr tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet q\u00eb punonin bashk\u00eb, ai Kryeminist\u00ebr dhe im at\u00eb Minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb dhe sigurisht q\u00eb kjo kishte qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mjaft e gjat\u00eb. Ishin njohur menj\u00ebher\u00eb pas lufte nga Nako Spiru, t\u00eb cilin e kishin pasur q\u00eb t\u00eb dy si kryetar t\u00eb lobit q\u00eb kishin formuar. N\u00eb fakt, si\u00e7 m\u00eb ka pohuar vet\u00eb Ki\u00e7oja, ai kishte qen\u00eb realisht lobi i Qemal Staf\u00ebs, por q\u00eb pas vrasjes s\u00eb tij, lobi ishte drejtuar nga Nakoja. Si rregull, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lob b\u00ebnin pjes\u00eb ata q\u00eb kishin ardhur nga shkollat italiane. Ki\u00e7oja gjithashtu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u201c<em>Mehmeti e ndiente inferioritetin kundrejt Nako Spirut, por e pranonte leht\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Spirun, nj\u00eb nga kontradiktat e para t\u00eb Hoxh\u00ebs me t\u00eb kishte qen\u00eb pik\u00ebrisht q\u00ebndrimi jo korrekt q\u00eb ky mbante kundrejt Shehut, derisa m\u00eb n\u00eb fund, aty nga viti 1947, Hoxha pranoi q\u00eb Shehu t\u00eb b\u00ebhej Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb, por gjithmon\u00eb, sipas propozimit q\u00eb vet\u00eb Nakoja i kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Lobi i Nakos, dihet tani se kishte qen\u00eb lobi anti-jugosllav i viteve 1944-1948, por duke e nisur historikun q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb, pa dyshim q\u00eb gjith\u00e7ka kishte ardhur nga konflikti q\u00eb Qemal Stafa kishte pasur me t\u00eb dy jugosllav\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Partis\u00eb Komuniste Shqiptare dhe q\u00eb, hapur, kishin preferuar Enver Hoxh\u00ebn, nj\u00eb njeri q\u00eb n\u00eb fakt nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj aktiviteti personal n\u00eb l\u00ebvizjen komuniste shqiptare. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij lobi, vinte nga grupi komunist i Shkodr\u00ebs, grup ky, q\u00eb edhe n\u00ebn nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb tendenc\u00ebs historike, nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb afrim me frym\u00ebn jugosllave q\u00eb po dominonte l\u00ebvizjen komuniste shqiptare pas themelimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste.<\/p>\n<p><strong>Refleksione t\u00eb nj\u00eb jete<\/strong><br \/>\n<em>Nj\u00eb jet\u00eb plot tallaze, ngjarje t\u00eb m\u00ebdha, kthesa t\u00eb forta, q\u00eb ia vlejn\u00eb t\u00eb shkruhen n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Madje nj\u00eb i vet\u00ebm nuk mjafton. Politikani Spartak Ngjela ka vendosur t\u00eb rr\u00ebfehet. \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e Tiranis\u00eb shqiptare 1957-2010\u2033, titullohet libri 2 v\u00ebllim\u00ebsh i avokat Ngjel\u00ebs, i cili vjen p\u00ebr lexuesin p\u00ebrmes botimeve \u201cUET Press\u201d. Fillimisht lexuesit i prezantohet v\u00ebllimi i par\u00eb, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dy libra, ku p\u00ebrfshihen vitet 1957-1975, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon edhe me arrestimin e Spartak Ngjel\u00ebs dhe ndryshimet q\u00eb do t\u00eb vinin pask\u00ebtaj. V\u00ebllimi i dyt\u00eb pritet t\u00eb dal\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme, dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga libri i tret\u00eb dhe kat\u00ebrt, ku tregohet p\u00ebr periudh\u00ebn e burgut dhe at\u00eb t\u00eb pas viteve 1990. \u201cP\u00ebrkulja dhe r\u00ebnia e Tiranis\u00eb shqiptare 1957-2010\u2033 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinteze e ngjarjeve politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, gjat\u00eb t\u00eb cilave Ngjela apo familja e e tij, kan\u00eb qene protogonist\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb viktima apo d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve. Por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refleksion i q\u00ebndruesh\u00ebm i nj\u00eb njeriu q\u00eb politik\u00ebn e ka pasionin e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Spartak Ngjela, 26 shtator 2011 \u201cI neverisja bllokmen\u00ebt, lutesha t\u00eb godisja ndonj\u00ebrin\u201d Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit Ishte tamam mesi i shtatorit t\u00eb vitit 1972, kur n\u00eb vil\u00ebn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, b\u00ebhej dasma e djalit t\u00eb tij t\u00eb madh, Vladimir Shehut. Si\u00e7 e kam trajtuar deri tani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Spartak Ngjela, 26 shtator 2011 \u201cI neverisja bllokmen\u00ebt, lutesha t\u00eb godisja ndonj\u00ebrin\u201d Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit Ishte tamam mesi i shtatorit t\u00eb vitit 1972, kur n\u00eb vil\u00ebn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, b\u00ebhej dasma e djalit t\u00eb tij t\u00eb madh, Vladimir Shehut. Si\u00e7 e kam trajtuar deri tani, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-27T08:46:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut\",\"datePublished\":\"2011-09-27T08:46:43+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-27T08:46:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\"},\"wordCount\":3189,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\",\"name\":\"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-27T08:46:43+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-27T08:46:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Spartak Ngjela, 26 shtator 2011 \u201cI neverisja bllokmen\u00ebt, lutesha t\u00eb godisja ndonj\u00ebrin\u201d Spartak Ngjela ne dasmen e te birit te Mehmet Shehut, Vladimirit Ishte tamam mesi i shtatorit t\u00eb vitit 1972, kur n\u00eb vil\u00ebn e Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, b\u00ebhej dasma e djalit t\u00eb tij t\u00eb madh, Vladimir Shehut. Si\u00e7 e kam trajtuar deri tani, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-27T08:46:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut","datePublished":"2011-09-27T08:46:43+00:00","dateModified":"2011-09-27T08:46:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/"},"wordCount":3189,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/","name":"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg","datePublished":"2011-09-27T08:46:43+00:00","dateModified":"2011-09-27T08:46:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/spartak_ngjela_ne_dasmen_e_vladimirit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spartak-ngjela-ju-rrefej-cfare-ndodhi-ne-dasmen-e-djalit-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Spartak Ngjela: Ju rr\u00ebfej \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb Mehmet Shehut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10650"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10650\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}