{"id":10627,"date":"2011-09-15T20:17:45","date_gmt":"2011-09-15T19:17:45","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10627"},"modified":"2011-09-15T20:17:45","modified_gmt":"2011-09-15T19:17:45","slug":"mbi-wikileaks-dhe-temen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/","title":{"rendered":"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatos Lubonja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>FATOS LUBONJA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr shtyp mbi dokumentet e WikiLeaks-it, Berisha tha se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re, jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i ka par\u00eb n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm shqiptar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim q\u00eb duket i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, por q\u00eb paradoksalisht askush s\u2019e beson. V\u00ebrtet shumic\u00ebn e atyre gj\u00ebrave q\u00eb thuhen n\u00eb kabllot i kemi lexuar apo d\u00ebgjuar , por ato, megjithat\u00eb kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u2013 me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb se asgj\u00eb e re s\u2019ka ndodhur. Po pse k\u00ebshtu? S\u00eb pari, sepse ato, ndryshe nga \u00e7\u2019thot\u00eb Berisha, nuk jan\u00eb thjesht grumbullim faktesh.<\/p>\n<p>Nga dokumentet del qart\u00eb se Ambasada e SHBA, p\u00ebr t\u2019u informuar mbi \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb veta m\u00eb s\u00eb pari, por edhe t\u00eb vendit q\u00eb konsiderohet aleat n\u00eb NATO, mban kontakte me politikan\u00eb, gazetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, ndjek shtypin. Kuptohet se s\u2019ka se si t\u00eb mos ndodh\u00eb q\u00eb shum\u00eb\u00e7ka nga ato q\u00eb k\u00ebta thon\u00eb n\u00eb publik, ta thon\u00eb edhe n\u00eb Ambasad\u00eb. Por kabllot, megjithat\u00eb, nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb renditje e informacioneve q\u00eb ata vjelin. As nj\u00eb bashkim mekanik i atyre q\u00eb thon\u00eb politikan\u00eb e gazetar\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, sepse jan\u00eb edhe shqyrtim e seleksionim i tyre mbi baz\u00eb kredibiliteti, jan\u00eb edhe t\u00eb shoq\u00ebruara me konkluzione e komente si sintez\u00eb logjike e informacionit t\u00eb mbledhur. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, pra, ato \u00e7ka thuhen aty identifikohen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb nxjerrin amerikan\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, ve\u00e7an\u00ebrisht do ta thosha k\u00ebt\u00eb duke iu referuar komenteve dhe konkluzioneve. S\u00eb dyti, ato jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga fakti se k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb aktor i huaj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn politike shqiptare, pra q\u00eb s\u2019ka interesa t\u00eb lidhur me partit\u00eb q\u00eb merren n\u00eb shqyrtim. S\u00eb treti, se ky aktor nuk \u00ebsht\u00eb dosido, por ambasada e shtetit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb q\u00eb, pa dyshim, ka pushtet e ndikim t\u00eb madh mbi politik\u00ebn shqiptare. S\u00eb kat\u00ebrti, sepse shqiptar\u00ebt vet\u00eb i mbajn\u00eb shum\u00eb syt\u00eb nga SHBA e t\u00eb huajt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me shpres\u00ebn se do t\u2019i nxjerrin k\u00ebta nga balta ku kan\u00eb ngecur.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb konkluzioni q\u00eb del duke lexuar raportimet e ambasadorit Withers dhe jo vet\u00ebm? Sipas \u00e7far\u00eb kam lexuar, konkluzioni kryesor del n\u00eb nj\u00eb kabllo dramatike, ku thuhet se \u201cligjin n\u00eb Parlamentin shqiptar e b\u00ebjn\u00eb kriminel\u00ebt\u201d, i cili p\u00ebrfundon me k\u00ebt\u00eb v\u00ebrejtje: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen shum\u00eb shqet\u00ebsues, me t\u00eb cilin ne (kupto SHBA) dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb duhet t\u00eb merremi n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme\u201d. N\u00eb konkluzionet bie po ashtu n\u00eb sy se nuk b\u00ebhet dallim midis maxhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. E nj\u00ebjta gj\u00eb kur flitet edhe p\u00ebr ngjashm\u00ebrin\u00eb midis Berish\u00ebs dhe Ram\u00ebs p\u00ebrsa i p\u00ebrket prirjes p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjith\u00e7ka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre e t\u00eb klientel\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pik\u00eb drit\u00eb\u201d vjen, sipas Ambasad\u00ebs, nga fakti se ka disa pak deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kriminel\u00eb n\u00eb Parlamentin e vet. Por, Ambasada, gjithsesi, \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar kur shtron pyetjen \u201cse sa koh\u00eb do t\u00eb na duhet p\u00ebr t\u2019i hequr k\u00ebta rufjan\u00eb nga pushteti?\u201d \u2013 sepse Shqip\u00ebria e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr, sepse mungon transparenca, se ka nj\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurori q\u00eb kuptohet qartazi se jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vepruar kund\u00ebr \u201cpeshqve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d edhe p\u00ebr shkak se jan\u00eb t\u00eb infektuar r\u00ebnd\u00eb nga korrupsioni. Pesimizmi shtohet kur sheh se t\u00eb nj\u00ebjtat konkluzione t\u00eb err\u00ebta hidhen edhe mbi rolin e gjendjen e mediave shqiptare, t\u00eb cilat cil\u00ebsohen si medie ku \u201cpavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim dhe jo norm\u00eb\u201d dhe ku \u201cpolitika, media dhe biznesi jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb pandar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sikur amerikan\u00ebt t\u00eb mos kishin thjesht e vet\u00ebm autoritetin moral, por t\u00eb kishin n\u00eb komand\u00ebn e tyre edhe Prokurorin\u00eb e Gjyq\u00ebsorin, n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishin hapur nj\u00eb num\u00ebr i madh procesesh t\u00eb bujshme q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb shkrirjen e dy partive t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb disave m\u00eb t\u00eb vogla dhe pluralizmi shqiptar, e shum\u00eb\u00e7ka rreth tij do t\u00eb fillonte nga e para. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb naive nga amerikan\u00ebt. Mir\u00ebpo kjo nuk ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb, sepse, sikurse e provon edhe p\u00ebrvoja e vendeve arabe, ndryshimi nuk mund t\u00eb vij\u00eb dot nga amerikan\u00ebt n\u00ebse nuk l\u00ebvizin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ata mund t\u00eb japin vet\u00ebm nj\u00eb dor\u00eb dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne jemi n\u00eb nj\u00eb sistem tjet\u00ebr nga ai i vendeve arabe, sepse jemi n\u00eb nj\u00eb demokraci, pa\u00e7ka se n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb keq q\u00eb i japin disa autor\u00eb k\u00ebsaj fjale: si sistemi m\u00eb i sofistikuar p\u00ebr t\u00eb fshehur e zbutur shfryt\u00ebzimin dhe grabitjen e njer\u00ebzve dhe jo si pushteti i k\u00ebtyre njer\u00ebzve, si\u00e7 e do fjala. Duke qen\u00eb k\u00ebshtu ne kemi ende iluzionin se, edhe me ndihm\u00ebn e amerikan\u00ebve, dy bandat q\u00eb kemi n\u00eb drejtim t\u00eb vendit tash nj\u00ebzet vjet, do t\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb parti normale e se Gjyq\u00ebsori, mediat dhe bizneset do t\u00eb \u00e7lirohen nga kthetrat reciproke q\u00eb i lidhin me k\u00ebto banda. Dokumentet e WikiLeaks-it tregojn\u00eb jo vet\u00ebm se \u201ce v\u00ebrteta hollohet, por nuk k\u00ebputet\u201d, por edhe se edhe ashtu \u201ce holluar\u201d ajo punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb sqaroj disa lexues q\u00eb m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi p\u00ebrfshirjen e emrit tim n\u00eb nj\u00eb kabllo t\u00eb Ambasad\u00ebs lidhur me gazet\u00ebn \u201cTema\u201d. Sipas k\u00ebsaj kablloje, n\u00eb nj\u00eb eveniment n\u00eb Ambasad\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb nj\u00ebrit prej funksionar\u00ebve se \u201cpronari i Tem\u00ebs (i kujtoj lexuesit se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Beson e Tajvanit, jo p\u00ebr Mero Bazen), ka interesa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare\u201d. M\u00eb tej thuhet se \u201cLubonja dhe gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kritikuan rrahjen e Bazes, por jan\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Tema, q\u00eb dikur ka qen\u00eb pro-Berisha, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb anti-Berisha kur marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre reshti s\u00eb qeni fitimprur\u00ebse materialisht\u201d.<\/p>\n<p>Personalisht nuk e kujtoj k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, por konfirmoj se si gazetar dhe aktivist i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, kam pasur kontakte me Ambasad\u00ebn Amerikane prej koh\u00ebsh dhe se i gjej ato q\u00eb thuhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kabllo, p\u00ebr mediat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe Tem\u00ebn n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me mendimet e mia. Gjej, po ashtu, se dy pohimet q\u00eb m\u00eb atribuohen jan\u00eb shum\u00eb pak n\u00eb krahasim me \u00e7far\u00eb kam shkruar e thelluar n\u00eb artikuj, si: \u201cPse u shit\/ble gazeta Tema\u201d, \u201cGazetar\u00eb llogoresh\u201d, \u201cMbi mizerabilitetin e mediave\u201d, \u201cPun\u00eb batak\u00e7injsh\u201d etj.<\/p>\n<p>(T\u00eb gjitha t\u00eb botuara n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKorrieri\u201d, q\u00eb nuk ka pasur pronar Frangajn e Klanit, por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt pronar\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt punonte asokohe Mero Baze, ata t\u00eb Vizion +). Madje, n\u00eb shkrimin \u201cPun\u00eb batak\u00e7injsh\u201d (Korrieri 28 dhjetor 2009, http:\/\/perpjekja.blogspot.com\/search?updated-min=2009-01-01T00%3A00%3A00%2B01% 3A00&amp;updated-max=2010-01-01T00%3A00%3A00%2B01%3A00&amp;max-results=50\u2026), kam shtjelluar qart\u00eb se pretendimi i Bazes se Berisha n\u00eb 2005-n ka qen\u00eb i ndersh\u00ebm, por u korruptua nga familja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb e provon pik\u00ebrisht rasti i Bazes dhe i atij q\u00eb u b\u00eb m\u00eb pas pronari i Tem\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi kam komentuar shitblerjet spekulative t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb ish-\u201dTajvanit\u201d si grabitje t\u00eb pron\u00ebs publike (shoq\u00ebria e PD Shqiponja n\u00eb 1997-n ia shiti nj\u00eb biznesmeni p\u00ebr nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt, i cili, ia shiti nj\u00eb greku p\u00ebr 750 000 dollar\u00eb, i cili, vet\u00ebm pas gjasht\u00eb muajsh ia shiti Besos s\u00eb Tajvanit p\u00ebr 1 milion e 200 mij\u00eb) kam shtjelluar edhe se si pronarit t\u00eb ri i duheshin edhe 1300 e ca metra katror\u00eb pron\u00eb publike p\u00ebrreth; se si p\u00ebr ta bler\u00eb k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim qesharak i duheshin, p\u00ebrve\u00e7 votave t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb mikut Rama, edhe votat e t\u00eb pakt\u00ebn dy k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb PD (q\u00eb na kishte premtuar se do ta hiqte kazinon\u00eb e Besos nga Tajvani dhe e kishte akuzuar k\u00ebt\u00eb si simbol t\u00eb korrupsionit t\u00eb socialist\u00ebve) dhe se si, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb kush: vet\u00eb k\u00ebshilltari i PD, Mero Baze, q\u00eb shkoi n\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb para votimit, i mori dor\u00ebn k\u00ebtij \u2026 dhe votimi e pastaj shitja \u201cu kryn\u201d. Dhe pastaj, gazeta \u201cTema\u201d, megjith\u00ebse me humbje, u shit nga Merua tek Besua p\u00ebr 500 000 euro \u2013 histori kjo q\u00eb v\u00ebrteton se Berisha ka b\u00ebr\u00eb korrupsion me njer\u00ebz si Merua shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt nga koha kur ky filloi t\u2019i sulmoj\u00eb familjen si shkak i korrupsionit t\u00eb tij e se, madje, e ka b\u00ebr\u00eb edhe me njer\u00ebz t\u00eb PS, duke konsoliduar k\u00ebsisoj t\u00eb nj\u00ebjtin sistem.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, pra, mendimin se Merua, i cili njihet si gazetari q\u00eb p\u00ebr 15 vjet i ka sh\u00ebrbyer Berish\u00ebs si tub i jasht\u00ebqitjes s\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tij m\u00eb t\u00eb keqe (po t\u00eb perifrazojm\u00eb nj\u00eb shprehje t\u00eb Edi Ram\u00ebs mbi gazet\u00ebn ku ky punonte asokohe), nuk \u00ebsht\u00eb prishur me Berish\u00ebn dhe bashkuar me Ram\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ndershm\u00ebrie, por me logjik\u00ebn e banditit q\u00eb, po s\u2019u pagua si duhet, kalon n\u00eb band\u00ebn tjet\u00ebr, e kam shprehur shum\u00eb m\u00eb detajuar n\u00eb shtypin shqiptar. K\u00ebt\u00eb mendim e kam konsoliduar edhe m\u00eb fort kur kam par\u00eb se Merua, q\u00eb s\u2019ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr korrupsionin dhe klientel\u00ebn socialiste n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti, jo vet\u00ebm reshti s\u00eb kritikuari k\u00ebta, por filloi t\u00eb punoj\u00eb si \u201ctub\u201d i bosit t\u00eb ri me t\u00eb nj\u00ebjtin gjuh\u00eb e stil.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kam menduar e shkruar k\u00ebshtu, s\u2019kam pasur se si t\u2019i them t\u00eb tjera gj\u00ebra kujt m\u00eb ka pyetur n\u00eb Ambasad\u00eb. Dhe komenti i Ambasad\u00ebs, pasi ka shoshitur t\u00ebr\u00eb burimet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe versionin e Bazes, \u00ebsht\u00eb ky: \u201cHistoria e Tem\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia e gazetaris\u00eb shqiptare n\u00eb mikrokozmos. Baze ka p\u00ebrdorur lidhjet e tij t\u00eb af\u00ebrta me Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ngritur gazet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr mb\u00ebshtet\u00ebs financiar\u00eb p\u00ebr Tem\u00ebn dhe, sipas disave, p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten\u201d. \u201cShkurt, mbyllja e Tem\u00ebs na hedh drit\u00eb t\u00eb keqe mbi klim\u00ebn e pash\u00ebndetshme t\u00eb mediave shqiptare, ku politika, media dhe biznesi jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb pandar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky realitet shqiptar \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me gjith\u00eb shosh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorin gazetar\u00ebt e bandave p\u00ebr ta mbuluar at\u00eb. Si pjes\u00eb e vrimave t\u00eb k\u00ebsaj shoshe ishte edhe gjuha e Hoxh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn disa duke na cil\u00ebsuar ne q\u00eb ftohemi n\u00eb Ambasad\u00eb (n\u00eb fakt edhe ata jan\u00eb ftuar) si \u201cspiun\u00eb\u201d t\u00eb Ambasad\u00ebs, a thua se paskam pir\u00eb ndonj\u00eb kup\u00eb gjak me padrinot e tyre q\u00eb m\u00eb detyron t\u00eb ruaj sekretet e krimeve t\u00eb band\u00ebs, apo se i paskam sh\u00ebrbyer Berish\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mero e di mir\u00eb se n\u00eb shkrimin q\u00eb p\u00ebrmenda e kam cil\u00ebsuar edhe Berish\u00ebn si at\u00eb: batak\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, presioni i asaj q\u00eb e kam quajtur gazetari e llogores, e gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave e larjes s\u00eb m\u00ebkateve vetjake duke denoncuar m\u00ebkatet e kund\u00ebrshtarit, e hajdutit q\u00eb b\u00ebrtet kapeni hajdutin, q\u00eb, tek e fundit, k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb sistemin e dy bandave q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb i madh. N\u00eb \u201cLiri e mediave apo liri e shprehjes\u201d (Korrieri, 12 n\u00ebntor 2009), kam shkruar se \u201cmediat n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb viktima, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen, sikurse jan\u00eb p\u00ebrpjekur shum\u00eb gazetar\u00eb (dhe jo vet\u00ebm) t\u2019i paraqesin ato (\u2026). N\u00eb Shqip\u00ebri, viktima e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb liria e shprehjes, kurse \u00e7\u00ebshtja e liris\u00eb s\u00eb mediave \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr (\u2026).<\/p>\n<p>Sepse mediat tek ne jan\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb sistemit t\u00eb korrupsionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Megjithat\u00eb, gazetar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Ka nga ata q\u00eb e kritikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gazetari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit t\u00eb kat\u00ebrt, ka nga ata q\u00eb e vuajn\u00eb pasivisht, edhe pse nuk e thon\u00eb dot nj\u00eb fjal\u00eb kund\u00ebr tij, ka nga ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta mbajn\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb si m\u00ebnyr\u00eb mbijetese e pasurimi; ka edhe nga ata q\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi t\u00eb keq i mbivendosin edhe lig\u00ebsit\u00eb personale, injoranc\u00ebn dhe moralin e shprishur thell\u00eb. Besoj q\u00eb shkrimet dhe prononcimet e mia t\u00eb shumta lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se un\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt. Dhe ndjehem mir\u00eb kur shoh se edhe p\u00ebrfundimet e Ambasad\u00ebs p\u00ebrkojn\u00eb me idet\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtetat e mia.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb njeri q\u00eb hidh\u00ebrohet nga e v\u00ebrteta<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\nNga <strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p>Lexova reagimin e vonuar t\u00eb Fatos Lubonj\u00ebs mbi debatin q\u00eb ka hapur nj\u00eb shpifje e tij e ul\u00ebt n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane rreth shkaqeve p\u00ebrse gazeta Tema u mbyll n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010. P\u00ebr fat t\u00eb keq nuk ja vlen t\u00eb merresh gjat\u00eb me nj\u00eb njeri q\u00eb nj\u00eb vit pas ngjarjes thot\u00eb nuk mbaj mend \u00e7far\u00eb kam folur, dhe as me nj\u00eb njeri q\u00eb nj\u00eb jav\u00eb pas publikimit t\u00eb nj\u00eb lig\u00ebsie t\u00eb tij, p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb. Por p\u00ebr respekt t\u00eb lexuesve po sqaroj shpifjet e djeshme botuar n\u00eb gazet\u00ebn Panorama.<\/p>\n<p>Akuza bazale q\u00eb Lubonja ngre ndaj meje \u00ebsht\u00eb se jam nj\u00eb gazetar q\u00eb nuk kam l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr korrupsionin socialist, dhe tani nuk po l\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr korrupsionin e Familjes Berisha. E pranoj akuz\u00ebn pasi kjo akuz\u00eb m\u00eb nderon.<\/p>\n<p>E di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebndshme t\u00eb jesh n\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb llogores kund\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit armik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast band\u00ebs s\u00eb hajdut\u00ebve t\u00eb pushtetit, por un\u00eb e kam zgjedhur vet\u00eb k\u00ebt\u00eb fat dhe Lubonja k\u00ebtu ka t\u00eb drejt\u00eb. Ajo q\u00eb b\u00ebn t\u00eb lig dhe t\u00eb pandersh\u00ebm Lubonj\u00ebn \u00ebsht\u00eb fakti se un\u00eb q\u00eb zgjedhkam gjithnj\u00eb opozit\u00ebn qenkam i korruptuar pasi opozita paguaka para m\u00eb shum\u00eb se pushteti p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si Lubonja prej vitit 1997 ka qen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb an\u00ebn e pushtetit duke b\u00ebr\u00eb kritika brenda oborrit, ose p\u00ebr persona q\u00eb ka probleme personale dhe \u00ebsht\u00eb i ndersh\u00ebm, nd\u00ebrsa un\u00eb q\u00eb paskam qen\u00eb gjithnj\u00eb me opozit\u00ebn jam i pandersh\u00ebm pasi sipas Lubonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend paret e korrupsionit i paskan opozitat dhe jo pushtetet. Shpresoj mos ta d\u00ebgjoj\u00eb pronari i tij i TV Klanit k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, se do l\u00ebr\u00eb pushtetin dhe do bashkohet me opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lek.<\/p>\n<p>Akuza e dyt\u00eb n\u00eb form\u00eb shpifje \u00ebsht\u00eb historia q\u00eb Lubonja tenton t\u00eb lidh\u00eb mes gazet\u00ebs Tema dhe pronarit t\u00eb lokalit Tajvani. Aty ka dy g\u00ebnjeshtra t\u00eb liga. E para q\u00eb gazeta Tema i \u00ebsht\u00eb shitur pronarit t\u00eb lokalit Tajvani 500 mij\u00eb euro. \u00cbsht\u00eb shpifje, por kjo nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk ka lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb historin\u00eb e shtypit n\u00eb Shqip\u00ebri. Shoq\u00ebria \u201cMedia Enter shpk\u201d, botuese e gazet\u00ebs Tema, \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2005, 10 milion\u00eb lek. Kjo \u00ebsht\u00eb e verifikueshme n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar apo n\u00eb Inspektoratin e Deklarimit t\u00eb Pasurive ku un\u00eb kam depozituar kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>10 milion\u00eb lek nga 500 mij\u00eb euro sa \u00e7\u2019thot\u00eb Fatos Lubonja, jan\u00eb shum\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb njeri q\u00eb ka obsesion lek\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb fluturime t\u00eb tilla. G\u00ebnjeshtra e dyt\u00eb e lig \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb ribler\u00eb prej meje. Shoq\u00ebria Media Enter shpk \u00ebsht\u00eb ende pron\u00eb e Besnik Sul\u00ebs, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka p\u00ebrs\u00ebri dokumente ose mjafton nj\u00eb klikim n\u00eb QKR. Pas vitit 2007 kjo shoq\u00ebri u mbyll me vullnet t\u00eb pronarit t\u00eb saj, dhe titulli \u201cTema\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb mark\u00eb personale e imja, regjistruar n\u00eb Ministri t\u00eb Ekonomis\u00eb, u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie tjet\u00ebr me pronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Berisha i shkat\u00ebrroi financiarisht, duke u prishur shtypshkronj\u00ebn dhe duke u v\u00ebn\u00eb gjoba marramend\u00ebse. Edhe k\u00ebt\u00eb mund ta verifikoj\u00eb n\u00ebse nuk e mban mend, megjith\u00ebse nuk e ka zanat verifikimin, por thashethemet.<\/p>\n<p>Historia q\u00eb Lubonja shpik q\u00eb n\u00ebn ndikimin tim ka mbetur pa u hequr kazinoja nga qendra e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb po ashtu e lig dhe shum\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar. Mendoni p\u00ebr nj\u00eb moment sikur kjo q\u00eb thot\u00eb Fatos Lubonja t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb Sali Berisha t\u00eb m\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb mua nj\u00eb nder, q\u00eb sipas Lubonj\u00ebs ka kushtuar 500 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebvizur kazinon\u00eb nga lokali Tajvani. Mendoni ose gjeni ndonj\u00eb gazetar tjet\u00ebr q\u00eb ka zbuluar m\u00eb shum\u00eb afera koruptive trondit\u00ebse p\u00ebr familjen Berisha, p\u00ebr djalin e tij, p\u00ebr vajz\u00ebn e tij, p\u00ebr gruan e tij dhe at\u00eb vet\u00eb. Dhe pastaj besoni Fatos Lubonj\u00ebn q\u00eb Sali Berish\u00ebs un\u00eb ja kam nxir\u00eb jet\u00ebn, por ai aman \u00ebsht\u00eb burr\u00eb dhe \u201cnderin q\u00eb m\u00eb paska b\u00ebr\u00eb\u201d nuk e shkel m\u00eb. K\u00ebto mund t\u2019i thot\u00eb ose nj\u00eb njeri i lig ose nj\u00eb njeri i rrjedhur. Un\u00eb druaj t\u2019i them i rrjedhur edhe pse jep shenja t\u00eb qarta t\u00eb humbjes s\u00eb memories brenda vitit p\u00ebr ato q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Desha t\u00eb ndalem pak personalisht tek profili i k\u00ebtij publicisti spekulant. Ajo q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje n\u00eb reagimin e tij, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i tij se un\u00eb e kam ditur Berish\u00ebn njeri t\u00eb ndersh\u00ebm, dhe se pas vitit 2005 kur ai erdhi n\u00eb pushtet un\u00eb u ndava prej tij pasi ai ju dor\u00ebzua pushtetit t\u00eb Familjes dhe u korruptua. Edhe kur takohesha privatisht me Fatos Lubonj\u00ebn ai ka pasur gjithmon\u00eb shqet\u00ebsimin se mos un\u00eb po e teproja me iden\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt e Sali Berish\u00ebs po drejtonin Shqip\u00ebrin\u00eb duke e pla\u00e7kitur at\u00eb. Si njeri q\u00eb nuk ka respekt p\u00ebr faktet dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ai b\u00ebn sikur nuk t\u00eb d\u00ebgjon kur i thua fakte.<\/p>\n<p>P\u00ebr ilustrim t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs ai tregonte se si vajza e tij, fal\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me Argit\u00ebn, l\u00ebvzite sa nga Agjencia e Kthimit t\u00eb Pronave n\u00eb Ministri t\u00eb Integrimit, dhe ai se\u00e7 kishte nj\u00eb portret tjet\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb mendje, portretin e vajz\u00ebs q\u00eb b\u00ebn mir\u00eb. Ja mir\u00ebkuptoj dob\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb nder q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb, por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb saj, ai t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dyshim betej\u00ebn kund\u00ebr tyre, vet\u00ebm pse ai nuk ka fuqi t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky zakon i tij nuk \u00ebsht\u00eb i ri. M\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje mungesa e respektit t\u00eb tij p\u00ebr faktet dhe t\u00eb v\u00ebrtetat n\u00eb \u00e7do shkrim apo lib\u00ebr t\u00eb tij. Kam lexuar librin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr ngjarjet e vitit 1997, kur Lubonja ishte \u201ckomandanti\u201d i koalicionit anti- Berish\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp i madh se si g\u00ebnjen p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Mjafton t\u00eb p\u00ebrshkruaj nj\u00eb detaj. Ai tregon se si takimin e 6 Marsit e kishte iniciuar Pre\u00e7 Zogaj me mua, se si ishim takuar ashtu si kot n\u00eb mbasdite dhe i kishim \u00e7uar k\u00ebta socialist\u00ebt tek Berisha.<\/p>\n<p>Tani Pre\u00e7 Zogaj para Lubonj\u00ebs ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe e ka shpjeguar si ka ndodhur dhe \u00e7far\u00eb kemi folur. Un\u00eb po ashtu kam botuar para Lubonj\u00ebs nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe e kam shpjeguar \u00e7\u2019kemi folur. Ky mashtrues guxon t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb takimin ton\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb pa na u referuar ne t\u00eb dyve q\u00eb e kemi shpjeguar publikisht, por sipas mendjes vet, duke ngat\u00ebrruar jo vet\u00ebm thelbin e bised\u00ebs, por dhe datat dhe ngjarjen q\u00eb ka prodhuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri i till\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebrisht i rreziksh\u00ebm, pasi duke qen\u00eb egocentrik, dhe duke dashur t\u00eb v\u00ebr\u00eb veten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u00e7do ngjarjeje, b\u00ebhet i lig dhe d\u00ebshmitar i rrejsh\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb, politik\u00ebn, gazetarin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ky shpif n\u00ebp\u00ebr ambasada dhe thot\u00eb s\u2019e mbaj mend, akuzon njer\u00ebzit pa asnj\u00eb fakt dhe thot\u00eb k\u00ebshtu e kam d\u00ebgjuar, ngat\u00ebrron q\u00ebllimsh\u00ebm ngjarje dhe dialogje dhe b\u00ebn sikur ashtu ka ndodhur, vet\u00ebm q\u00eb ky t\u00eb mos shfaqet si gazetar q\u00eb punon n\u00eb oborrin e pushtetit me leje p\u00ebr t\u00eb kritikuar ndonj\u00eb her\u00eb mbretin dhe p\u00ebr t\u00eb rregulluar hallet e tij.<\/p>\n<p>I d\u00ebshtuar n\u00eb politik\u00eb urren Edi Ram\u00ebn se mendon se \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb i ka marr\u00eb hisen e diellit tek e majta, i d\u00ebshtuar n\u00eb let\u00ebrsi urren Ismail Kadaren\u00eb se mendon se i ka z\u00ebn\u00eb vendin si shkrimtar, i d\u00ebshtuar n\u00eb gazetari m\u00eb urren mua se e tmerron ideja se dikush tjet\u00ebr dhe jo ai po b\u00ebhet armik n\u00eb histori me pushtetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit. Nj\u00eb njeri goj\u00ebz\u00ebn\u00eb si ai, ka mosh\u00ebn e duhur t\u00eb hesht\u00eb, n\u00ebse nuk b\u00ebn dot gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar shoq\u00ebrin\u00eb nga kjo mafie q\u00eb ka kapur shtetin. Nuk ka pse b\u00ebhet as i lig, as i hutuar dhe as i zem\u00ebruar pse un\u00eb jam i lir\u00eb t\u00eb jem kund\u00ebr socialist\u00ebve t\u00eb korruptuar deri m\u00eb 2005, dhe kund\u00ebr Familjes q\u00eb po pla\u00e7kit Shqip\u00ebrin\u00eb pas vitit 2005.<\/p>\n<p>Ka plot njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb luajal me Fatos Nanon dhe jan\u00eb luajal me Sali Berish\u00ebn, q\u00eb un\u00eb i respektoj, pasi ja kan\u00eb caktuar vet\u00eb vetes at\u00eb status. Ka prej tyre q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrblyer shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luajalitet, ka t\u00eb tjer\u00eb si Lubonja q\u00eb nuk jan\u00eb paguar aq sa duhet, por kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb \u00e7mimi dhe jo pun\u00eb parimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb merret inat gjith\u00eb bota, aq m\u00eb tep\u00ebr ata q\u00eb ti mendon se t\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb politik\u00eb, let\u00ebrsi, gazetari apo jet\u00eb publike. Vjen nj\u00eb mosh\u00eb dhe njeriu duhet ta kuptoj\u00eb sa vlen. Dhe kjo mosh\u00eb Lubonj\u00ebs i ka kaluar me koh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FATOS LUBONJA N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr shtyp mbi dokumentet e WikiLeaks-it, Berisha tha se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re, jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i ka par\u00eb n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm shqiptar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim q\u00eb duket i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, por q\u00eb paradoksalisht askush s\u2019e beson. V\u00ebrtet shumic\u00ebn e atyre gj\u00ebrave q\u00eb thuhen n\u00eb kabllot i kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"FATOS LUBONJA N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr shtyp mbi dokumentet e WikiLeaks-it, Berisha tha se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re, jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i ka par\u00eb n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm shqiptar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim q\u00eb duket i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, por q\u00eb paradoksalisht askush s\u2019e beson. V\u00ebrtet shumic\u00ebn e atyre gj\u00ebrave q\u00eb thuhen n\u00eb kabllot i kemi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-15T19:17:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn\",\"datePublished\":\"2011-09-15T19:17:45+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-15T19:17:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\"},\"wordCount\":3954,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\",\"name\":\"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-15T19:17:45+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-15T19:17:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"FATOS LUBONJA N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr shtyp mbi dokumentet e WikiLeaks-it, Berisha tha se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re, jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i ka par\u00eb n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm shqiptar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim q\u00eb duket i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, por q\u00eb paradoksalisht askush s\u2019e beson. V\u00ebrtet shumic\u00ebn e atyre gj\u00ebrave q\u00eb thuhen n\u00eb kabllot i kemi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-15T19:17:45+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn","datePublished":"2011-09-15T19:17:45+00:00","dateModified":"2011-09-15T19:17:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/"},"wordCount":3954,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/","name":"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2011-09-15T19:17:45+00:00","dateModified":"2011-09-15T19:17:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-wikileaks-dhe-temen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mbi WikiLeaks dhe Tem\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10627"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10627"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10627\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}