{"id":10624,"date":"2011-09-25T07:26:40","date_gmt":"2011-09-25T06:26:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10624"},"modified":"2011-09-25T07:26:40","modified_gmt":"2011-09-25T06:26:40","slug":"majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Majko - Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Skerdilajd Zaimi<\/strong>, <em>24.09.2011<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Intervist\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Flet ish-kryeministri: Jo shk\u00ebmbimit \u201ctregtar\u201d me mazhoranc\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por kushtet e saj jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr minimum garancie ndaj nj\u00eb shumice, e cila p\u00ebr disa vjet rresht ka shp\u00ebrdoruar me manovra t\u00eb pafundme besimin, vullnetin por edhe mjetet e sistemit. Ish-kryeministri Pandeli Majko, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cShqip\u201d, duke analizuar situat\u00ebn n\u00eb vend gjykon se pretendimi opozitar \u00ebsht\u00eb sa praktik, aq edhe parimor, por n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb sipas tij, integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb vend p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast. Sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb PS-s\u00eb, Majko apelon q\u00eb t\u2019i jepet fund klim\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebron at\u00eb prej koh\u00ebsh dhe q\u00eb e ka penalizuar dy her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z. Majko, \u2018Kursi i ri\u2019 i Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, le t\u00eb themi, operativ n\u00eb Parlament, por pa arritur me sa duket t\u00eb cikloj\u00eb at\u00eb konsensus q\u00eb pritej nga nj\u00eb kthim i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Mendoni se vijimi i kriz\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb interes i shumic\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb mbulimit, sidomos n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs ekonomike?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk mendoj k\u00ebshtu. Nuk besoj se aktualisht n\u00eb sken\u00ebn politike po luhet ndonj\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d e sofistikuar politike nga pal\u00ebt politike dhe aq m\u00eb pak nga mazhoranca. Nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb fshihet asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb politika nuk di t\u00eb menaxhoj\u00eb kriz\u00ebn e saj t\u00eb lodhur. Me pak fjal\u00eb; opozita \u201cp\u00ebrbuz\u201d marr\u00ebveshjen q\u00eb e rrezikon ta konsideroje an\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb histori politike ku nuk ka munguar as p\u00ebrgjakja e 21 janarit. Mazhoranca e di se nuk fiton gj\u00ebra esenciale nga bashk\u00ebpunimi me opozit\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb vendimmarrjeje n\u00eb procesin e integrimit europian, ku e vetmja \u201cloj\u00eb\u201d q\u00eb po luhet \u00ebsht\u00eb ajo se \u201ckush e ka fajin\u201d&#8230;Politika shqiptare i ngjan si dikur pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs mbi karton\u00ebt e ambalazheve t\u00eb lavatri\u00e7eve, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilave, p\u00ebrve\u00e7 habis\u00eb, secili ka nj\u00eb pyetje dhe shum\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr t\u00eb mbetur te kjo \u00e7\u00ebshtje; \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon realisht PS-ja me kushtet e veta n\u00eb miratimin e ligjeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb 3\/5? Deri ku \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb ajo, pasi duket se sa m\u00eb shum\u00eb flitet p\u00ebr mir\u00ebkuptim, aq m\u00eb shum\u00eb zgjerohet keqkuptimi?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do opozita&#8230;Pyetja shtrohet n\u00eb nj\u00eb nivel thuajse tregtar, por ju keni t\u00eb drejt\u00eb se e till\u00eb shtrohet ajo. N\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e saj jan\u00eb nj\u00eb grup ligjesh q\u00eb duan votat e saj, t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb se vullnetin, k\u00ebrkojn\u00eb \u201cteknik\u00ebn\u201d e plot\u00ebsimit t\u00eb tre t\u00eb pestave p\u00ebr t\u00eb miratuar ndryshimet n\u00eb ligjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pas Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit. I gjith\u00eb problemi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht tek ironia se, \u201c\u00e7far\u00eb do opozita n\u00eb shk\u00ebmbim\u201d&#8230;sepse n\u00eb nj\u00eb vend normal nuk mund t\u00eb ket\u00eb sens pik\u00ebrisht ideja e \u201cshk\u00ebmbimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas meje, opozita ka nj\u00eb vendimmarrje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me moralin e t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb, ku tregtia \u201cm\u00eb jep &#8211; t\u00eb jap\u201d do t\u00eb kuptohet jo mir\u00eb nga nj\u00eb publik mosbesues n\u00eb vend. Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb se sot askush nuk shpreson apo beson q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb \u201cfitimtare\u201d nga marrja e di\u00e7kaje n\u00eb \u201ck\u00ebmbim\u201d t\u00eb nj\u00eb votimi edhe rutin\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb procesi kushtesh teknike p\u00ebr procesin e integrimit europian\u2026 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb edhe sikur kjo t\u00eb ndodh\u00eb, pastaj t\u00eb themi se n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshoi ajo q\u00eb duhej v\u00ebrtet t\u00eb ndryshonte. Jo, nuk besoj tek nj\u00eb bashk\u00ebpunim i dy pal\u00ebve q\u00eb \u201cshk\u00ebmbejn\u00eb mall\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb konsideroj fillim, \u00ebsht\u00eb realizimi i disa garancive q\u00eb do t\u00eb nxis\u00eb funksionimin politik p\u00ebr t\u00eb kaluar hap pas hapi, nga p\u00ebrbuzja n\u00eb respekt. Aq sa mundemi. Opozita shqiptare p\u00ebrfaq\u00ebson njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe qytetar\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb pik\u00ebrisht se shprehin bindje t\u00eb ndryshme politike. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak. Kompromiset politike n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, pesh\u00ebn morale e kan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sidomos p\u00ebr opozit\u00ebn. Si t\u00eb tilla, n\u00eb rrethanat e kriz\u00ebs shoq\u00ebrore ankthi opozitar \u00ebsht\u00eb m\u00eb se njer\u00ebzor dhe i shpjeguesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Z. Majko, vitin e fundit ka dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe edhe nj\u00eb faktor deri m\u00eb dje i mbetur n\u00eb forma m\u00eb t\u00eb mbuluara n\u00eb artikulim; nacionalizmi i p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti si antiheleniz\u00ebm. Cilat jan\u00eb shkaqet, sipas jush? A \u00ebsht\u00eb retorika e p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e nd\u00ebrtuar mbi shqet\u00ebsime t\u00eb v\u00ebrteta apo kemi ekzagjerim?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 20 vitet e fundit Shqip\u00ebrin\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn e emigrimit rreth nj\u00eb e treta e popullsis\u00eb&#8230;Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre lan\u00eb atdheun edhe me maraz e duke mallkuar, duke e trajtuar patriotizmin si leck\u00eb dhe fenomenin \u201cjam shqiptar\u201d si nj\u00eb nga arsyet e t\u00eb ndjerit inferior p\u00ebrball\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore. Vijm\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb kishte frik\u00eb ta shihte veten n\u00eb pasqyr\u00ebn e koh\u00ebs. Politika e viteve \u201890 u tregua nj\u00eb \u201cnjerk\u00eb\u201d e keqe n\u00eb balancimin e s\u00eb kaluar\u00ebs me at\u00eb q\u00eb po vinte si e ardhme.<\/p>\n<p>Gjithsesi, koha e mediokritetit semplist n\u00eb trajtimin bardh e zi t\u00eb vetvetes po vjen drejt fundit. Njohja e vetvetes ka filluar si proces i cili \u00ebsht\u00eb ende i patrajtuar si fenomen historik. Pyetjes, a duhet t\u00eb ket\u00eb nacionaliz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb, po! Globalizimi dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr identitet ecin paralel, ashtu si\u00e7 ec\u00ebn vet\u00ebdija kolektive n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me individ\u00ebt brenda saj. N\u00eb Shqip\u00ebri gj\u00ebrat kan\u00eb ecur dhe evoluojn\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Sidomos brezi i ri ka k\u00ebrkesa t\u00eb natyrave ku identiteti \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e paplot\u00ebsuar n\u00eb ambientin politik shqiptar. Nuk besoj se nacionalizmi shqiptar ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrkthim e ky \u00ebsht\u00eb \u201cantihelenizmi\u201d\u2026 Sipas meje, nacionalizmi brenda kufijve t\u00eb patriotizmit ka nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb vetin n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb kombi dhe do ishte fyerje po ta trajtonim si p\u00ebrkufizues t\u00eb \u201cantihelenizmit\u201d. Ajo \u00e7far\u00eb po ndodh realisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt, nj\u00eb reaksion zinxhir q\u00eb rrezikon t\u00eb prek\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet afatmesme Tiran\u00eb \u2013 Athin\u00eb. Arsyeja q\u00ebndron tek fakti se qeveria e Tiran\u00ebs duksh\u00ebm po ndjek nj\u00eb linj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh t\u00eb perceptuara nga publiku shqiptar pa dallime politike si inferior dhe t\u00eb tipit \u201cyes-man\u201d\u2026<\/p>\n<p>Kjo e ka ndar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb tri pjes\u00eb, sipas meje. Ata q\u00eb p\u00ebrkrahin qeverin\u00eb, e thjeshtojn\u00eb duke e trajtuar sipas variantit: \u201cs\u2019kemi \u00e7\u2019b\u00ebjm\u00eb se grek\u00ebt na bllokojn\u00eb integrimin(!)\u201d\u2026 ka edhe sk\u00ebrmitje k\u00ebtu, padyshim apo edhe justifikime t\u00eb tipit: \u201cashtu \u00ebsht\u00eb loja\u201d\u2026 Kaq! Pjesa e dyt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka reaguar me nervoziz\u00ebm dhe me pyetjen: \u201c\u00c7far\u00eb po ndodh!?\u201d dhe p\u00ebr arsye edhe t\u00eb nj\u00eb tradite mosbesimi fqinj\u00ebsh ballkanik\u00eb, e ka drejtuar gishtin nga \u201cinteresat helene\u201d\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb psikik\u00ebn shqiptare, nj\u00eb fqinj q\u00eb t\u00eb rri kokulur \u00ebsht\u00eb sa fyese, aq edhe d\u00ebshtake. N\u00eb tradit\u00ebn politike shqiptare, politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur terma t\u00eb ashp\u00ebr karshi fqinjit jugor jan\u00eb respektuar n\u00eb publikun shqiptar. Zogu dhe Hoxha e kuptuan k\u00ebt\u00eb dhe e b\u00ebn\u00eb. Gjithsesi, ka qen\u00eb nj\u00eb histori nervash pa rr\u00ebnj\u00eb. Zogu u largua nga territori grek me rastin e pushtimit nga \u201cpartner\u00ebt\u201d e tij italian\u00eb e nd\u00ebrsa Hoxha, q\u00eb s\u2019kish l\u00ebn\u00eb shtet pa q\u00eblluar n\u00eb librat e tij politik\u00eb, p\u00ebr Greqin\u00eb botoi nj\u00eb lib\u00ebr me titull t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr karakterin e tij politik, \u201cDy popuj miq\u201d\u2026<\/p>\n<p>Un\u00eb i p\u00ebrkas pal\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb e di se miq\u00ebsia me grek\u00ebt kalon nga rruga e mosbesimit dhe e t\u00eb th\u00ebnit t\u00eb v\u00ebrtetave ashtu sic i ndjen. Pse nga mosbesimi?- mund t\u00eb pyes\u00eb dikush. P\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr momentin. Sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e pasinkronizuar n\u00eb nivel shtet\u00ebror p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00eb tradite fqinj\u00ebsor\u00eb q\u00eb fillon nga Versaja, ku jo p\u00ebr faj t\u00eb grek\u00ebve ata u paraqit\u00ebn me nj\u00eb politikan t\u00eb aft\u00eb si Venizellosi e nd\u00ebrsa nga shqiptar\u00ebt b\u00ebnte \u201cp\u00ebrshesh\u201d nj\u00eb maskara si Esat Pash\u00eb Toptani.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu, mendoni se kjo frym\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga Aleanca Kuq e Zi dhe n\u00ebnkryetari i KLD-s\u00eb, Kreshnik Spahiu, vjen nga jasht\u00eb sistemit t\u00eb deritanish\u00ebm politik, apo kemi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shfryt\u00ebzim momenti p\u00ebr t\u00eb imponuar pesh\u00ebn e vet n\u00eb sistemin politik aktual? Kam parasysh k\u00ebtu se n\u00eb intervist\u00ebn e fundit, z. Spahiu foli p\u00ebr nj\u00eb L\u00ebvizje Popullore&#8230;<\/p>\n<p>Nuk ja kam iden\u00eb. Zoti Spahiu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individ n\u00eb evolucion drejt politik\u00ebs. T\u00eb shohim.<\/p>\n<p><strong>Z. Majko, a \u00ebsht\u00eb realisht n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb bllokuar integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe mendoni se n\u00eb realitetet e reja rajonale duhet nj\u00eb qasje e re e vendit ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kam frik\u00eb se do t\u2019ju jap p\u00ebrgjigje \u201cfluturake\u201d t\u00eb mbushur me \u201cduhet\u201d, \u201csepse\u201d-ra dhe folja n\u00eb koh\u00ebn e ardhshme. Por padyshim, di\u00e7ka mund t\u00eb p\u00ebrkthej nga \u201crrokopuja\u201d e kriz\u00ebs aktuale. Integrimi nuk \u00ebsht\u00eb bllokuar. Harrojeni. \u00cbsht\u00eb si t\u2019i thuash n\u00ebn\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit f\u00ebmija nuk t\u2019u \u201crrit\u201d&#8230;Nuk ka koh\u00eb t\u00eb humbur p\u00ebr nj\u00eb komb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kostosh n\u00eb koh\u00eb q\u00eb ec\u00ebn pa ndalim dhe politikan\u00ebsh q\u00eb u mungon tradita e nj\u00eb shkolle me heronj, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb till\u00eb se nuk vran\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, por u mor\u00ebn vesh. Qeveris\u00ebn, por nuk sunduan. \u00c7do sqarim i m\u00ebtejsh\u00ebm do t\u00eb donte nj\u00eb nat\u00eb dimri p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka interes publik \u00ebsht\u00eb edhe kongresi i af\u00ebrt i PS-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraprir\u00eb nga disa thirrje publike n\u00eb media t\u00eb disa p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy deputet\u00ebve; themeluesit Kastriot Islami dhe Andis Harasanit. N\u00eb fakt, duket se kjo nuk p\u00ebrputhet me tradit\u00ebn e PS-s\u00eb, po t\u00eb kemi parasysh se as n\u00eb kongresin e vitit 2003 e m\u00eb pas nuk u k\u00ebrkua largimi i Ilir Met\u00ebs dhe grupit t\u00eb tij. Jemi para nj\u00eb fryme spastrimi, nd\u00ebshkimi statutor apo nj\u00eb thyerje p\u00ebrfundimtare t\u00eb PS-s\u00eb me tradit\u00ebn e vet?<\/strong><\/p>\n<p>Paralelja juaj \u00e7alon n\u00eb p\u00ebrmbajtje. Partia Socialiste n\u00eb vitin 2003 u nda n\u00eb rrethanat e t\u00eb qenit n\u00eb pushtet. Kishim prodhuar m\u00eb shum\u00eb histori politike se\u00e7 mund t\u00eb mbanin \u201csupet\u201d e PS-s\u00eb. U ndam\u00eb. N\u00eb fillim me inat dhe pastaj kur inati iku, pam\u00eb se ishim n\u00eb opozit\u00eb. Tani gj\u00ebrat jan\u00eb ndryshe. Jemi n\u00eb opozit\u00eb. Edhe zihemi\u2026 Berisha si zakonisht \u00ebsht\u00eb aty duke pritur si peshkatar i dob\u00ebsive t\u00eb t\u00eb dhuroj\u00eb momentin e t\u00eb t\u00eb haj\u00eb historin\u00eb nga vjen, duke t\u00eb t\u00eb ofruar nj\u00eb vend n\u00eb \u201cparkun e jetim\u00ebve\u201d q\u00eb mban pas. Ambasadori Arvizu ka t\u00eb drejt\u00eb kur i thot\u00eb \u201cnj\u00ebsh\u201d doktorit. E hidhur p\u00ebr ne t\u00eb majt\u00ebt, por e v\u00ebrtet\u00eb\u2026 Shpresoj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e nuk dua q\u00eb kjo histori t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson dukuria \u201cWikileaks\u201d p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare me t\u00eb dh\u00ebnat e veta? Ka nj\u00eb perceptim se publikimet e b\u00ebra jan\u00eb selektive, t\u00eb zbardhura rast\u00ebsisht, konform loj\u00ebrave politike dhe f\u00ebrkimeve q\u00eb jan\u00eb aktuale n\u00eb politik\u00ebn e dit\u00ebs. Mendoni se brenda tyre ka nj\u00eb fill instrumentalizimi?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cWikileaks\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion antiamerikan n\u00eb thelb dhe i till\u00eb do t\u00eb ishte karshi \u00e7do shteti q\u00eb mund t\u2019i ndodhte nj\u00eb ngjarje e till\u00eb. T\u00eb mahnitur nga t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb shihen dhe kultur\u00ebs perceptive, nj\u00eb pjes\u00eb e medias duhet th\u00ebn\u00eb se ra brenda \u201ckabllomanis\u00eb\u201d\u2026 Pyetja q\u00eb shtrohet me naivitet \u00ebsht\u00eb: \u201cV\u00ebrtet nuk i dinit?!\u201d historit\u00eb e kabllogrameve apo si edhe dikur n\u00eb komuniz\u00ebm e kishit bindur veten se nuk i dinit\u2026 L\u00ebre pastaj me aludimet p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb \u201cspiunojn\u00eb\u201d tek amerikan\u00ebt\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u2019mjerim! Spiun\u00ebt nuk kan\u00eb protokoll, nuk citohen dhe padyshim nuk jan\u00eb pjes\u00eb e dokumenteve t\u00eb Departamentit te Shtetit\u2026 Po hajde ta shpjegosh me qet\u00ebsi k\u00ebt\u00eb fenomen kur ironikisht n\u00eb media po dalin edhe arkivat e \u201ckabllogrameve\u201d t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb Bashkimit Sovjetik n\u00eb Tiran\u00eb gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb. E mir\u00ebkuptoj se disave u duket sikur nuk ka shum\u00eb dallime midis asaj q\u00eb ka ndodhur dikur me at\u00eb q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb dhe lexojn\u00eb sot nga \u201cWikileaks\u201d. Ve\u00e7 kujdes!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thjesht perceptim. N\u00eb fakt, n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia me Mosk\u00ebn ishte tragjike dhe \u201cp\u00ebrs\u00ebritja \u2018Wikileaks\u2019\u201d, megjith\u00ebse e pavend, duhet marr\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Ajo, edhe e bazuar mbi nj\u00eb material t\u00eb vjedhur e segmentar, ndryshe nga dokumentet e \u201cfiltruara\u201d t\u00eb arkivave t\u00eb Mosk\u00ebs, e tregon nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si\u00e7 edhe ekziston. Marr\u00ebdh\u00ebnia me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb historin\u00eb e re dhe t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shtetit shqiptar m\u00eb shum\u00eb se sa miq\u00ebsit\u00eb me politikan\u00ebt shqiptar\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpjegim shterues, q\u00eb edhe disa dokumente t\u00eb vjedhura v\u00ebrtetojn\u00eb qet\u00ebsisht edhe p\u00ebr mosp\u00eblqyesit e proamerikanizmit shqiptar. Sigurisht!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skerdilajd Zaimi, 24.09.2011 Intervist\u00eb Flet ish-kryeministri: Jo shk\u00ebmbimit \u201ctregtar\u201d me mazhoranc\u00ebn Opozita \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por kushtet e saj jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr minimum garancie ndaj nj\u00eb shumice, e cila p\u00ebr disa vjet rresht ka shp\u00ebrdoruar me manovra t\u00eb pafundme besimin, vullnetin por edhe mjetet e sistemit. Ish-kryeministri Pandeli Majko, n\u00eb intervist\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10624","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Skerdilajd Zaimi, 24.09.2011 Intervist\u00eb Flet ish-kryeministri: Jo shk\u00ebmbimit \u201ctregtar\u201d me mazhoranc\u00ebn Opozita \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por kushtet e saj jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr minimum garancie ndaj nj\u00eb shumice, e cila p\u00ebr disa vjet rresht ka shp\u00ebrdoruar me manovra t\u00eb pafundme besimin, vullnetin por edhe mjetet e sistemit. Ish-kryeministri Pandeli Majko, n\u00eb intervist\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-25T06:26:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs\",\"datePublished\":\"2011-09-25T06:26:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/\"},\"wordCount\":2252,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/majko_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/\",\"name\":\"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/majko_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-25T06:26:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/majko_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/majko_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Skerdilajd Zaimi, 24.09.2011 Intervist\u00eb Flet ish-kryeministri: Jo shk\u00ebmbimit \u201ctregtar\u201d me mazhoranc\u00ebn Opozita \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por kushtet e saj jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr minimum garancie ndaj nj\u00eb shumice, e cila p\u00ebr disa vjet rresht ka shp\u00ebrdoruar me manovra t\u00eb pafundme besimin, vullnetin por edhe mjetet e sistemit. Ish-kryeministri Pandeli Majko, n\u00eb intervist\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-25T06:26:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs","datePublished":"2011-09-25T06:26:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/"},"wordCount":2252,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/","name":"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg","datePublished":"2011-09-25T06:26:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/majko_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-politika-i-ngjan-pikturave-te-edi-rames\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Majko: Politika i ngjan pikturave t\u00eb Edi Ram\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10624\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}