{"id":10584,"date":"2011-09-22T09:37:58","date_gmt":"2011-09-22T08:37:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10584"},"modified":"2011-09-22T09:37:58","modified_gmt":"2011-09-22T08:37:58","slug":"indoktrinimi-historik-i-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/","title":{"rendered":"Indoktrinimi historik i Kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Alfred \u00c7ako\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>ALFRED \u00c7AKO<\/strong>, <em>21.09.2011<\/em><\/p>\n<p>Ka disa dit\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb emisionit \u201cOpinion\u201d, z. Berisha iu rikthye tez\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e rishkrimit t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave historike, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb historis\u00eb nj\u00ebshekullore t\u00eb shtetit shqiptar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se historin\u00eb e derisotme zyrtare dhe tekstet m\u00ebsimore i kan\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sunduese autor\u00eb t\u00eb indroktrinuar nga komunizmi. Edhe pse historia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00eb ekzakte por interpretative, ai me t\u00eb drejt\u00eb theksoi se \u201chistoria ka ngelur n\u00eb bunker\u201d. Kryeministri gjithashtu theksoi me t\u00eb drejt\u00eb se E. Hoxha, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb intelektual\u00ebve i vrau, kurse nj\u00eb pjes\u00eb i ktheu n\u00eb \u201clajkatar\u00eb\u201d t\u00eb partis\u00eb terroriste t\u00eb PPSH. Te k\u00ebta lajkatar\u00eb, natyrisht q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb historian\u00ebt e djesh\u00ebm dhe shumica e atyre t\u00eb sot\u00ebm. Ajo q\u00eb ra n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb intervist\u00ebs dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb thembra e Akilit t\u00eb historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjykimi i z.Berisha ndaj forcave nacionaliste t\u00eb organizuara te Balli Komb\u00ebtar (BK) dhe Legaliteti. Z.Berisha tha se \u201cnacionalist\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin zogist\u00ebt\u201d, nd\u00ebrsa \u201cnj\u00eb pjes\u00eb e Ballit bashk\u00ebpunoi\u201d me pushtuesit. Pra nga konteksti dhe gjesti mosp\u00ebrfill\u00ebs q\u00eb Kryeministri manifestoi kur p\u00ebrmendi BK, del se ballist\u00ebt nuk ishin nacionalist\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!!! Ai theksoi se \u201cmbi Legalitetin u hodh nj\u00eb mal me shpifje p\u00ebr ta denigruar\u201d. Nd\u00ebrsa mbi BK e familjet e ballist\u00ebve, sipas tij, del se jan\u00eb shprehur vet\u00ebm brohorima e fjal\u00eb t\u00eb mira dhe jo plumba, pranga e vite internimesh nga E.Hoxha. Kryeministri evokoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjith\u00eb zinxhirin e aktivitetit t\u00eb gjat\u00eb politik t\u00eb Ahmet Zogut. Por ka edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike q\u00eb p\u00ebr 20 vjet ka refuzim p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar. Nuk mbahet mend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb folur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt q\u00eb ran\u00eb heroikisht me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit apo p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb etiketuar nga komunist\u00ebt si \u201cdiversant\u00eb\u201d. \u00c7far\u00eb mendon sot Kryeministri p\u00ebr ta? A kan\u00eb qen\u00eb ata heronj dhe Prometenj q\u00eb donin t\u00eb sillnin drit\u00ebn por q\u00eb ja u \u201ch\u00ebngri m\u00ebl\u00e7in\u00eb\u201d p\u00ebr gati 30 vjet PPSH? Apo ata jan\u00eb ende armiq q\u00eb jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb sot\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb? Po p\u00ebr komunist\u00ebt q\u00eb luftuan me yllin e Stalinit dhe q\u00eb komandoheshin nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb, p\u00ebrse nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb Kryeministri yn\u00eb? Apo dhe p\u00ebr ta vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende i indoktrinuar sipas historian\u00ebve \u201clajkatar\u00eb\u201d dhe rruan mendimin se ata ishin me \u201cAleat\u00ebt\u201d? N\u00eb fakt, historia moderne e Shqip\u00ebris\u00eb ka tre momente ky\u00e7e ekzistenciale q\u00eb ia vlen t\u00eb rishikohen: Dy Konferencat e Londr\u00ebs m\u00eb 1913-n dhe 1915-n dhe Marr\u00ebveshjen e Jalt\u00ebs m\u00eb 1943-shin. Shqip\u00ebrin\u00eb, pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, e shp\u00ebtuan nga verdikti i Marr\u00ebveshjes s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs patriot\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs si dhe zbulimi i naft\u00ebs m\u00eb 1917, nd\u00ebrsa pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, grindja e Titos me Stalinin m\u00eb 1947-\u201948, nd\u00ebrsa patriot\u00ebt gjendeshin n\u00eb varr, emigracion ose n\u00eb radh\u00ebn e pritjes s\u00eb kasapit t\u00eb thertores s\u00eb kuqe. Dy likuidator\u00ebt respektiv\u00eb t\u00eb Traktatit t\u00eb Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs dhe vendimeve t\u00eb Jalt\u00ebs nga pala shqiptare kan\u00eb qen\u00eb Esat Pasha me halldup\u00ebt e vet musaqazimist\u00eb dhe Enver Hoxha me komunist\u00ebt. Aleat\u00ebt e kishin premtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00ebher\u00eb si qofte n\u00eb barkun e Italis\u00eb e Greqis\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb si qofte n\u00eb pjat\u00ebn e Stalinit e Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Mund t\u00eb themi se deklaratat e Kryeministrit mbi nacionalist\u00ebt e vet\u00ebm legalist\u00eb dhe ajo q\u00eb \u201cnj\u00eb pjes\u00eb e Ballit ka bashk\u00ebpunuar\u201d, ishin totalisht t\u00eb indoktrinuara nga e shkuara, t\u00eb manifestuar hera-her\u00ebs. Nisur edhe nga e v\u00ebrteta por edhe nga pragmatizmi i tij, nuk e dim\u00eb se p\u00ebrse ai doli kaq hapur kund\u00ebr l\u00ebvizjes me kuintesenc\u00ebn m\u00eb nacionaliste n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar duke e varur n\u00eb litar nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ja kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb plumb historia e g\u00ebnjesht\u00ebr e komunizmit p\u00ebr 50 vjet. Z.Berisha e kishte humbur nj\u00ebher\u00eb shansin e kuptimit t\u00eb misionit dhe madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Ballit, kur ai pati refuzuar si President i Republik\u00ebs m\u00eb 1996, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb emrin Lumo Sk\u00ebndo Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare. Nuk e dim\u00eb n\u00eb se ky p\u00ebrkufizim aksiomatik p\u00ebr Legalitetin e A.Kupit ka lidhje me faktin e pamohuesh\u00ebm se Legalist\u00ebt (\u201cnacionalist\u00ebt e vet\u00ebm\u201d) kan\u00eb qen\u00eb deri mbas Konferenc\u00ebs s\u00eb Mukjes s\u00eb bashku me komunist\u00ebt n\u00eb FN\u00c7L n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb E. Hoxh\u00ebs. Dihet se Kupi ka milituar (sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Mbretit) qysh para Konferenc\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs s\u00eb bashku me Miladinin, Dushanin, Enverin dhe me kriminel\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shtabin e terrorist\u00ebve t\u00eb Pez\u00ebs. Apo ky adhurim i Kryeministrit p\u00ebr nacionalist\u00ebt e Legalitetit buron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pafalshme nga shkaqe krahinariste me Legalitetin? N\u00ebse do t\u00eb ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb nacionalist pa damk\u00eb n\u00eb Veri, si Muharrem Bajraktari, Kryeministri do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehej ashtu. Sipas k\u00ebsaj hullie po ecin disa analist\u00eb servil\u00eb t\u00eb pushtetit, t\u00eb cil\u00ebt po u m\u00ebshojn\u00eb me shum\u00eb guxim disa tezave sipas t\u00eb cilave nacionalist\u00eb paska pasur vet\u00ebm n\u00eb geg\u00ebni (sidomos n\u00eb pjes\u00ebn katolike t\u00eb popullsis\u00eb). K\u00ebta po shk\u00ebputin raste episodike nga libra t\u00eb dyshimt\u00eb me kujtime, e po i fryjn\u00eb, ndoshta pa dashje, zjarrit t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes krahinariste, kinse n\u00eb Jug ka pasur vet\u00ebm komunist\u00eb dhe progrek\u00eb. Por dihet se E. Hoxha u mb\u00ebshtet, si \u00e7do diktator, te pakicat etnike p\u00ebr t\u00eb shtypur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb. Na duhet t\u2019i pyesim k\u00ebta analist\u00eb n\u00ebse Ali Kelmendi e Zef Mala me Grupin e Shkodr\u00ebs q\u00eb u d\u00ebnuan nga gjykatat e Zogut si komunist\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, mos ishin tosk\u00eb? N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb faktet tregojn\u00eb se, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, geg\u00ebt (me p\u00ebrjashtim t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ballit n\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs dhe Ballist\u00ebt e Maqedonis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb batalionin \u201cBesnik \u00c7ano\u201d shkuan luftuan edhe kund\u00ebr \u00e7etnik\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb) nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb asnj\u00eb krah t\u00eb luft\u00ebs civile (q\u00eb nisi n\u00eb tosk\u00ebri), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive, deri n\u00eb momentin e m\u00ebsymjes s\u00eb bandave terroriste komuniste n\u00eb veri, n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb \u201944. Prishja e strukturave shoq\u00ebrore shekullore gege nga komunist\u00ebt dhe mungesa e alternativave t\u00eb ofruara ndaj tyre \u2013 ve\u00e7 bindjes ndaj komunist\u00ebve ose shfarosjes \u2013 e nisi konfliktin e p\u00ebrgjakur midis nacionalist\u00ebve t\u00eb Veriut dhe komunist\u00ebve. Ka gjasa q\u00eb \u201crespekti\u201d i Kryeministrit p\u00ebr legalist\u00ebt t\u00eb jet\u00eb imponuar nga \u201cmiqt\u00eb\u201d anglez\u00eb t\u00eb Mbretit. E pafalshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, \u00ebsht\u00eb baltosja e Ballit. Mbreti dhe Kupi nuk e kuptonin se Konferenca e Pez\u00ebs dhe FN\u00c7L u organizua sipas porosive programatike t\u00eb Gj. Dimitrovit n\u00eb Komintern, qysh m\u00eb 1936-n. Madje edhe n\u00eb Mukje, A.Kupi p\u00ebrfaq\u00ebsonte pal\u00ebn e FN\u00c7L dhe jo at\u00eb t\u00eb nacionalist\u00ebve. A e di Kryeministri yn\u00eb se q\u00ebllimi i anglez\u00ebve q\u00eb bashkonin Titon me Zogun n\u00eb FN\u00c7L t\u00eb Pez\u00ebs ishte vet\u00ebm luftimi i fashizmit dhe nazizmit dhe jo e ardhmja e shqiptar\u00ebve t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e 1913? K\u00ebshtu, Kryeministri nuk po e ngre rrogozin e historis\u00eb q\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka posht\u00eb saj. Me k\u00ebto bindje t\u00eb indoktrinuara ai po e le p\u00ebrs\u00ebri historin\u00eb \u201cn\u00eb bunker\u201d. Gjithsesi \u2013 nd\u00ebrsa e urojm\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebruar mendim me t\u00eb drejt\u00eb e me vones\u00eb p\u00ebr rolin e Zogut n\u00eb periudh\u00ebn 1913-1939 si dhe p\u00ebr martir\u00ebt e vonuar legalist\u00eb t\u00eb kombit \u2013 le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb japim nj\u00eb panoram\u00eb n\u00eb makro duke e kund\u00ebrshtuar Kryeministrin dhe miqt\u00eb e tij historian\u00eb, \u201clajkatar\u00eb\u201d t\u00eb E.Hoxh\u00ebs n\u00eb lidhje me organizat\u00ebn e BK gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb. Gjithsesi, fakti tjet\u00ebr m\u00eb tragjik i k\u00ebtyre dy forcave do t\u00eb shkruhej n\u00eb periudh\u00ebn 1949-\u201953, gjat\u00eb veprimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00ebn Komitetin \u2018Shqip\u00ebria e Lir\u00eb\u2019 dhe operacionin \u201cBGFIEND\u201d t\u00eb organizuar nga sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb OPC\/DDP &amp; MI 6. Operacioni u dekonspirua i gjithi n\u00eb detaje (vet\u00ebm nga Filbi?) dhe dukej se ata luft\u00ebtar\u00eb nacionalist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kishin shp\u00ebtuar mors\u00ebs s\u00eb kuqe m\u00eb \u201944, u risoll\u00ebn si k\u00ebrm\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur oreksin e Golemit gjigand t\u00eb kuq mishngr\u00ebn\u00ebs.<br \/>\n* * *<br \/>\nNj\u00eb forc\u00eb politike vler\u00ebsohet: a)p\u00ebr programin dhe q\u00ebllimet q\u00eb ka; b)p\u00ebr simbolet q\u00eb p\u00ebrdor; c) p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u2019i realizuar ato dhe d) p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e saj. T\u2019i shohim me radh\u00eb. S\u00eb pari, programi i Ballit ka thelbin e vet p\u00ebrmbajt\u00ebsor te \u201cDekalogu\u201d, i cili tregon p\u00ebrmbledhjen substanciale t\u00eb ideve dhe shpresave t\u00eb t\u00eb gjitha shtresave politike e patriotike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb II, BK ishte nj\u00eb organizat\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e patriot\u00ebve dhe, si\u00e7 theksonte M. Frash\u00ebri m\u00eb 1 qershor 1939, \u201cnacionalizma jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ideollogjike, por patriotike\u201d, \u201c\u00ebsht\u00eb lidhka e t\u00ebr\u00eb rac\u00ebs shqiptare\u201d. N\u00eb thelbin e vet, BK ka qen\u00eb nj\u00eb vazhdues i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Ai e vinte theksin te flamuri kuq e zi, Shqip\u00ebria etnike, demokratike e moderne, ku pas lufte do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb liria e fjal\u00ebs dhe mendimit, ku t\u00eb mos ket\u00eb shfryt\u00ebzues e t\u00eb shfryt\u00ebzuar, ku t\u00eb mos ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, ku do t\u00eb luftohej p\u00ebr tu d\u00ebnuar antipatriot\u00ebt, t\u00eb shiturit e spiun\u00ebt, ku do t\u00eb luftohej p\u00ebr harmonizimin e energjive t\u00eb kombit dhe p\u00ebr bashkimin mendor t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve etj. Pra BK ka luftuar me objektivat e shtetit t\u00eb sot\u00ebm: pluraliz\u00ebm politik, demokraci tregu, orientim per\u00ebndimor. S\u00eb dyti, Balli p\u00ebrdorte si simbol qeleshen e bardh\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe shqiponj\u00ebn kuq e zi t\u00eb shoq\u00ebruar me parull\u00ebn \u201cJa vdekje, ja liri\u201d. Por nuk quhet ballist \u00e7do antikomunist e bashk\u00ebpun\u00ebtor me gjerman\u00ebt, si Isa Toska, ve\u00e7se pse mbanin n\u00eb kok\u00eb qeleshen si simbol tradicional shqiptar (k\u00ebt\u00eb s\u2019kuptonte as gjenerali Dejvis kur shihte n\u00eb spital fshatar\u00eb me qeleshe q\u00eb i pandehte p\u00ebr \u201cballist\u00eb\u201d). K\u00ebta bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb s\u2019kishin lidhje me strukturat politike t\u00eb Ballit dhe madje shpesh her\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar prej tij. A. Ermenji, \u00e7lirimtari i Beratit, m\u00eb ka treguar verbalisht disa raste t\u00eb tilla t\u00eb dhimbshme ekzekutimesh t\u00eb disa bashk\u00ebpuntor\u00ebve vendas me pushtuesit. Dy parulla t\u00eb tjera t\u00eb Ballit kan\u00eb qen\u00eb: \u201cPartia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria\u201d dhe \u201cN\u00eb rob\u00ebri puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb lufta, n\u00eb liri lufta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb puna\u201d. Nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb si A.Ermenji, S.Butka e dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u internuan dhe burgos\u00ebn nga italian\u00ebt qysh m\u00eb 1939. Vet\u00ebm Petro Marko ka qen\u00eb n\u00eb Ventotene si komunist-nacionalist. S\u00eb treti, le t\u00eb shohim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen, sa p\u00ebrpjekje b\u00ebri Balli p\u00ebr ti realizuar objektivat e veta dhe n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb edhe thembra e Akilit t\u00eb debatit. Deri n\u00eb 2 gusht \u201943 n\u00eb Mukje, t\u00eb dyja organizatat e fuqishme, Balli dhe FN\u00c7L nuk kan\u00eb pasur cil\u00ebsime fyese ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Ky\u00e7i i ngjarjeve pas s\u00eb cil\u00ebs filloi golgotha e Luft\u00ebs Civile t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb Mukja. Balli (shpesh her\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me \u00e7etat partizane) kishte zhvilluar dhjet\u00ebra beteja t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me italian\u00ebt; mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim ato t\u00eb Gjormit, t\u00eb Greshic\u00ebs, Ruzhdies, Selenic\u00ebs, Luarit, Kicokut, Dukatit, Pocest\u00ebs, Barmashit e dhjet\u00ebra t\u00eb tjerave. Shumica e d\u00ebshmor\u00ebve ballist\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb me fashist\u00ebt vazhdojn\u00eb edhe sot t\u00eb konsiderohen si viktima apo armiq nga shteti demokratik. Takimi p\u00ebr bashk\u00ebpunim midis dy pal\u00ebve u propozua nga M.Frash\u00ebri dhe u pranua n\u00eb FNCl me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb A.Kupit n\u00eb Konferenc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Labinotit. Gjith\u00e7ka e arritur n\u00eb Mukje u prish me radiogramin e 9 shtatorit \u201943 kur \u201cShpati\u201d shkruante q\u00eb Ballit \u201ct\u2019i shkaktoheshin divergjenca dhe situata t\u00eb pap\u00ebrshtatshme para popullit e me i ra kres\u00eb\u201d, t\u2019i \u2018hedhim atij p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mosbashkimit\u201d dhe t\u00eb hedhim popullin \u201cn\u00eb p\u00ebrpjekje me Ballin\u201d etj. Si u b\u00eb Balli p\u00ebr 6-7 dit\u00eb \u201carmik\u201d dhe \u201ckolaboracionist\u201d? Po pse u prish Mukja (1-2 gusht \u201943) me k\u00ebt\u00eb radiogram\u00eb, e cila ishte firmosur me dijenin\u00eb e Enverit dhe Popovi\u00e7it (sipas kujtimeve t\u00eb Y.Dishnic\u00ebs)? Madje me dijenin\u00eb e tyre ka qen\u00eb pranuar edhe pika 2 e programit t\u00eb Mukjes q\u00eb fliste p\u00ebr \u201cKart\u00ebn Atlantike t\u00eb vet\u00ebvendosjes s\u00eb popujve, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Etnike\u201d. Sipas meje, ja se p\u00ebrse: m\u00eb 10 korrik \u201843 n\u00eb Sicili kishin zbarkuar aleat\u00ebt dhe titist\u00ebt e PKSH dyshonin p\u00ebr hapjen e Frontit t\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse do t\u00eb ndodhte kjo, komunist\u00ebt donin t\u00eb rrinin t\u00eb fshehur mbrapa \u201cKomitetit p\u00ebr Shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d t\u00eb Mukjes dhe BK ndaj dhe u zgjodh n\u00eb krye t\u00eb tij H.Dosti i BK. Por, meqen\u00ebse Titoja, n\u00ebp\u00ebrmjet Stalinit dhe Randolf \u00c7ur\u00e7illit, e mori vesh shpejt q\u00eb anglez\u00ebt nuk do t\u00eb hidheshin n\u00eb Adriatik, d\u00ebrgoi V.Tempon disa dit\u00eb mbas Mukjes, me urdhrin p\u00ebr t\u00eb shpartalluar forc\u00ebn nacionaliste t\u00eb Ballit, sepse ajo mund t\u00eb prishte ujdit\u00eb e m\u00ebdha ballkanike t\u00eb Aleat\u00ebve. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb \u201943sh-it, kishte hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri misioni i par\u00eb anglez n\u00ebn udh\u00ebheqjen e McLean. K\u00ebto kulmuan me ardhjen e Gjeneral Dejvisit (t\u00eb cilin e dor\u00ebzoi te forcat qeveritare t\u00eb kryeministrit I.Bi\u00e7aku, demoni E.Hoxha dhe kushuriri i kryeministrit, E.Dishnica). Balli i k\u00ebrkoi Gjeneralit Dejvis, n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Sh\u00ebngjergj, q\u00eb Aleat\u00ebt t\u00eb shpreheshin publikisht se ata (a) do e njihnin shtetin demokratik e pluralist shqiptar n\u00eb kufijt\u00eb e 1913 dhe se (b) ata do t\u00eb ishin dakord me nj\u00eb referendum t\u00eb kosovar\u00ebve. Por meqen\u00ebse, p\u00ebr Anglin\u00eb, Stalini dhe Titoja ishin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa shqiptar\u00ebt, k\u00ebta nuk pranonin ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb. K\u00ebshtu, u dha vendimi i d\u00ebnimit me vdekje t\u00eb Ballit (n\u00ebnkupto t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb). M.Frash\u00ebri nuk pranoi \u2013 si kishte b\u00ebr\u00eb Esat Pasha dhe si po vepronte E.Hoxha \u2013 q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrmbaruesi i \u201ckolateralit\u201d Shqip\u00ebri p\u00ebr Stalinin. K\u00ebt\u00eb vendim me vdekje t\u00eb Ballit, komunist\u00ebt e ligj\u00ebruan nga ana e tyre n\u00eb Konferenc\u00ebn e Dyt\u00eb t\u00eb Labinotit m\u00eb 4-8 shtator 43. Por \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb komunist\u00ebt furnizoheshin nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me arm\u00eb, nozullime dhe flori, nd\u00ebrsa Balli mbeti i rrethuar n\u00eb mes t\u00eb gjitha zjarreve. \u201cSokrat\u00ebt\u201d, \u201cbrut\u00ebt\u201d dhe \u201cmarkanton\u00ebt\u201d nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb si Safet Butka u vet\u00ebflijuan pasi nuk donin t\u00eb binin rob\u00ebr t\u00eb fatit dhe t\u00eb vrisnin p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje v\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb nj\u00eb gjaku, me shpres\u00ebn e kot\u00eb se xhesti i tyre do t\u00eb ndalte v\u00ebllavrasjen. K\u00ebshtu, Lufta Civile filloi me rrap\u00ebllim\u00eb n\u00eb Zi\u00e7isht t\u00eb Devollit ku u vran\u00eb 5 nacionalist\u00eb pa paralajm\u00ebrim, me n\u00eb krye Dr.H.Kasimati; u vazhdua me vrasjen e dy t\u00eb rinjve B.\u00c7ano e Q.Sulo nga Dushani n\u00eb Pez\u00eb (vrasje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mburrej m\u00eb pas komisar Masar Shehu, djali i t\u00eb cilit ka pasur detyra t\u00eb larta dhe ende \u00ebsht\u00eb deputet i PD). Dhe k\u00ebshtu, Shqip\u00ebria e jugut u shkrumbua nga zjarret q\u00eb po ndizte Miladini, Enveri dhe Dushani e gjysma e saj u kthye n\u00eb muhaxhire, m\u00eb keq se n\u00eb koh\u00ebn kur na digjte greku n\u00eb Luftrat Ballkanike dhe n\u00eb Luft\u00ebn e \u201939 me Italin\u00eb. \u00c7do laro n\u00eb krye t\u00eb 5 vetave quhej komisar dhe kishte t\u00eb drejtat e terrorit mbi k\u00ebdo. U pren\u00eb lidhjet dhe komunikimi vertikal i fshatrave dhe zonave t\u00eb t\u00ebra. Mehmet Shehu vrau me dor\u00ebn e vet me 21 tetor \u201843 n\u00eb fshatin Matjan t\u00eb Lushnj\u00ebs mbi 68 bujq nacionalist\u00eb, pasi i detyroi ta hapnin varrin vet\u00eb. N\u00eb Shipsk\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u masakruan n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt 165 kufoma ku kishte edhe disa ballist\u00eb starovar\u00eb. Ndoshta Kryeministri yn\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb d\u00ebgjuar emra t\u00eb till\u00eb \u201ckolaboracionist\u00ebsh\u201d si H.Lepenica, i cili u vra n\u00eb Grehot n\u00eb shtator \u201843 s\u00eb bashku me 33 nacionalist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje me italian\u00ebt, apo emra t\u00eb till\u00eb si avokat Sk\u00ebnder Mu\u00e7o, i cili u masakrua dhe u vra me dy shok\u00ebt e vet ballist\u00eb nga \u201cshok\u00ebt\u201d e tyre gjerman\u00eb! S\u00eb kat\u00ebrti, t\u00eb shohim kush e drejtoi BK. Ishin figura t\u00eb tilla madh\u00ebshtore si M.Frash\u00ebri, S.Butka A.Ermenji, J.Kazazi, V.Andoni, L.Kurti, Th.Orollogai, S.Sk\u00ebndi, I.Luzaj, H.Ma\u00e7i, H.Meniku, J.Dilo, M.\u00c7oku, K.Cakrani, Xh.Herri, R.Picari F.Quku, R.Fratari etj. Ajka e kombit. A mund t\u00eb krahasohen k\u00ebta me aventurier\u00eb si E.Hoxha? Po themi vet\u00ebm dy fjal\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kryetari i saj, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, djali i Abdylit, themeluesit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe nipi i hartuesit t\u00eb platform\u00ebs son\u00eb nacionaliste te \u201cShqip\u00ebria, \u00e7ka qen\u00eb e \u00e7do t\u00eb b\u00ebhet\u00eb\u201d, Samiut dhe pinjoll i madh i frash\u00ebrllinjve. Mjafton t\u00eb theksojm\u00eb faktin se ka qen\u00eb Kryetari i Kongresit t\u00eb Manastirit dhe s\u00eb bashku me at Gjergj Fisht\u00ebn jan\u00eb Cirili dhe Metodi i shqiptar\u00ebve; t\u00eb dy e meritojn\u00eb nga nj\u00eb bust n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb bashku me t\u00eb madhin Ahmet Zog; po k\u00ebshtu nj\u00eb bust ja do vendi edhe Xhem Gostivarit (kryeballistit t\u00eb Maqedonis\u00eb i cili i ruajti me gjak trojet shqiptare t\u00eb lira nga titist\u00ebt edhe p\u00ebr nj\u00eb vit mbas instalimit t\u00eb komunizmit) apo t\u00eb madhit Hamit Matjani. Para se t\u00eb nd\u00ebrtohet infrastruktura e lavd\u00ebrrueshme rrugore e Shqip\u00ebris\u00eb, lipset t\u00eb nd\u00ebrtohet infrastruktura shpirt\u00ebrore e kombit! Do t\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb n\u00ebse ne, me Kryeministrin p\u00ebrpara, do ta kalonim Rubikonin e kuq t\u00eb kufizimeve prej Historis\u00eb s\u00eb PPSH! Bustet dhe simbolika e tyre do t\u00eb na bashkonin si komb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ALFRED \u00c7AKO, 21.09.2011 Ka disa dit\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb emisionit \u201cOpinion\u201d, z. Berisha iu rikthye tez\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e rishkrimit t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave historike, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb historis\u00eb nj\u00ebshekullore t\u00eb shtetit shqiptar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se historin\u00eb e derisotme zyrtare dhe tekstet m\u00ebsimore i kan\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sunduese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Indoktrinimi historik i Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Indoktrinimi historik i Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ALFRED \u00c7AKO, 21.09.2011 Ka disa dit\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb emisionit \u201cOpinion\u201d, z. Berisha iu rikthye tez\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e rishkrimit t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave historike, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb historis\u00eb nj\u00ebshekullore t\u00eb shtetit shqiptar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se historin\u00eb e derisotme zyrtare dhe tekstet m\u00ebsimore i kan\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sunduese [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-22T08:37:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Indoktrinimi historik i Kryeministrit\",\"datePublished\":\"2011-09-22T08:37:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/\"},\"wordCount\":3160,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/alfred_cako.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/\",\"name\":\"Indoktrinimi historik i Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/alfred_cako.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-22T08:37:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/alfred_cako.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/alfred_cako.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Indoktrinimi historik i Kryeministrit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Indoktrinimi historik i Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Indoktrinimi historik i Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ALFRED \u00c7AKO, 21.09.2011 Ka disa dit\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb emisionit \u201cOpinion\u201d, z. Berisha iu rikthye tez\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e rishkrimit t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave historike, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb historis\u00eb nj\u00ebshekullore t\u00eb shtetit shqiptar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se historin\u00eb e derisotme zyrtare dhe tekstet m\u00ebsimore i kan\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sunduese [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-22T08:37:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Indoktrinimi historik i Kryeministrit","datePublished":"2011-09-22T08:37:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/"},"wordCount":3160,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/","name":"Indoktrinimi historik i Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg","datePublished":"2011-09-22T08:37:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/alfred_cako.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/indoktrinimi-historik-i-kryeministrit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Indoktrinimi historik i Kryeministrit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10584\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}