{"id":10506,"date":"2011-09-17T15:17:55","date_gmt":"2011-09-17T14:17:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10506"},"modified":"2011-09-17T15:17:55","modified_gmt":"2011-09-17T14:17:55","slug":"postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/","title":{"rendered":"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agron Tufa\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>AGRON TUFA<\/strong>, <em>17.09.2011<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit p\u00ebrkujtoi me nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore 65-vjetorin e nj\u00ebr\u00ebs nga kryengritjet m\u00eb t\u00eb para antikomuniste, at\u00eb t\u00eb Postrib\u00ebs. Studiuesit iu qas\u00ebn k\u00ebsaj ngjarjeje nga disa k\u00ebndv\u00ebshtrime historiko-krahasuese me strategjin\u00eb dhe p\u00ebrshkrimet e sakta, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pasur arkivor, i cili pask\u00ebsh ekzistuar, por, p\u00ebr \u00e7udi, nuk \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar. Por edhe n\u00eb ato raste kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb kumtesa t\u00eb m\u00ebparshme, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfillur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb tekstet e historiografis\u00eb zyrtare, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb pandri\u00e7uar e t\u00eb shp\u00ebrfillur k\u00ebt\u00eb dat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha nivelet e m\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb Historis\u00eb n\u00eb shkolla e universitete.<\/p>\n<p>D\u00ebshmimi i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb 9 shtatorit 1946, ashtu sikund\u00ebrse dhe e kryengritjeve t\u00eb tjera antikomuniste, duhej t\u00eb kishte qen\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare n\u00eb liri. Por, me gjith\u00eb arkivat e pasura, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ngjarje t\u00eb tilla q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, i ngren\u00eb dinjitetin shqiptarit n\u00eb histori, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb harres\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Dhe Postriba, nj\u00eb nd\u00ebr kryengritjet e para antikomuniste jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb krejt Europ\u00ebn Lindore, \u00ebsht\u00eb shembulli flagrant i \u201chart\u00ebs memece\u201d t\u00eb historis\u00eb, n\u00eb kuptimin e saj m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kujtimet, sh\u00ebnimet dhe p\u00ebrshkrimet q\u00eb na vijn\u00eb nga ajo koh\u00eb e kobshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Shkodr\u00ebn, prap\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i b\u00ebsh sot vend n\u00eb p\u00ebrfytyrim asaj shkalle mizorie, mllefi e urrejtjeje plebeje, q\u00eb solli v\u00ebllaz\u00ebria komuniste e sektit shqiptaro-sllav. Postribasit, ashtu si qytetar\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shtangur nga tmerri t\u00eb pamjeve t\u00eb lemerishme t\u00eb masakrave dit\u00ebn p\u00ebr diell, t\u00eb ekzekutimeve publike, pa gjyq, pa proces, pa mbrojtje ligjore, pa t\u00eb drejt\u00eb apeli.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb p\u00ebrgatitej nj\u00eb \u201cshfaqje\u201d publike p\u00ebr diskreditimin e \u201carmiqve t\u00eb popullit\u201d. \u00c7do dit\u00eb p\u00ebrgatiten mesha t\u00eb zeza sataniste q\u00eb shoq\u00ebrohen me kryq\u00ebzimin e flis\u00eb s\u00eb radh\u00ebs n\u00ebn ritualet, vallet rreth t\u00eb pushkatuarve me k\u00ebng\u00ebn e pad\u00ebgjuara asoane \u201cLule Sofo, lule djal\u00eb\u2026\u201d. Grupe mal\u00ebsor\u00ebsh, intelektual\u00ebsh e klerik\u00ebsh parakalojn\u00eb t\u00eb lidhur me pranga e litar\u00eb, krah p\u00ebr krah, nd\u00ebrsa rreth e rrotull tyre, grupe t\u00eb rinjsh e gra histerike \u2013 aktivist\u00eb t\u00eb rinis\u00eb komuniste p\u00ebrs\u00ebritin n\u00eb kor: \u201cPlumbin ballit! Vdekje tradhtar\u00ebve!\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb arrestuarit, burra shtatnalt\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb denj\u00eb t\u00eb rac\u00ebs ilire q\u00eb u ruajt p\u00ebr shekuj n\u00eb nalt\u00ebsit\u00eb e Alpeve t\u00eb Veriut dhe ajka e inteligjencies dhe klerit shikojshin me \u00e7udi k\u00ebt\u00eb komedi t\u00eb zez\u00eb funebre. Turma t\u00eb topitura n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e bulevardit heshtin t\u00eb habitura e t\u00eb frik\u00ebsuara. Frika e ushtrueme nga partizan\u00ebt po jepte frytet e saj t\u00eb para: nj\u00eb popullsi e t\u00ebr\u00eb zhvishej nga guximi qytetar tradicional.<\/p>\n<p>Mandej vijn\u00eb gjyqet ushtarake dhe sheshet e Shkodr\u00ebs shnd\u00ebrrohen n\u00eb poligonet e qitjes ushtarake t\u00eb ekzekutimit. Kudo t\u00eb sheh syri kufoma, t\u00eb mbuluara e t\u00eb pambuluara, n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kjo ishte tabloja, kjo ishte shija e par\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb re\u2026<\/p>\n<p>Mal\u00ebsor\u00ebt e Postrib\u00ebs guxuan, provuan ta ndalin dhe t\u2019i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb me arm\u00eb komunist\u00ebt nj\u00eblloj si \u00e7do pushtues tjet\u00ebr, duke shpresuar p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkrahje dhe zgjerim t\u00eb aksionit, duke dep\u00ebrtuar n\u00eb qytet, duke u ndeshur me kazermat dhe ushtrin\u00eb e madhe e t\u00eb armatosur mir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse kryengritja u shtyp, ajo \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm i kund\u00ebrshtimit t\u00eb organizuar t\u00eb diktatur\u00ebs gjak\u00ebsore; ajo kishte nj\u00eb objektiv t\u00eb qart\u00eb politik, nj\u00eb strategji dhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e n\u00ebnshtruar, me nj\u00eb plan p\u00ebrhapjeje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut dhe lidhjen e mundshme me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb nuhatja politike e postribasve: ata i parandjen\u00eb reformat e dhunshme q\u00eb do t\u00eb ndiqte politika e pas zgjedhjeve t\u00eb 2 dhjetorit 1945, lidhja me vendet e Lindjes si Jugosllavia e Bashkimi Sovjetik.<\/p>\n<p>Postribasit e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, madje t\u00eb pamundur, t\u2019i besonin komunizmit, i cili vinte nga Jugosllavia. Postriba dhe Shkodra i kishin t\u00eb fresk\u00ebta djegiet dhe masakrat e serbo-malazezeve t\u00eb 20-30 viteve m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr ta ishte e pamundur t\u00eb bashk\u00ebjetoje me shkjaun q\u00eb p\u00ebr postribasit ishte nj\u00eb i pabes\u00eb historik. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndikuan te postribak\u00ebt dhe soll\u00ebn at\u00eb q\u00eb i b\u00ebri t\u00eb njohur kudo, kryengritjen e armatosur t\u00eb 9 shtatorit 1946, e para kryengritje antikomuniste n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn Lindore.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse l\u00ebvizja e Postrib\u00ebs, e kombinuar edhe me qytetin e Shkodr\u00ebs, vinte pas disa kryengritjeve t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, si\u00e7 ishte ajo e Kelmendit, Koplikut, B\u00ebrdic\u00ebs dhe An\u00ebs s\u00eb Malit, ajo ka merit\u00ebn se guxoi t\u00eb sfidonte me nj\u00eb aksion tashm\u00eb jo mbrojt\u00ebs, por sulmues pushtetin e instaluar komunist n\u00eb pikun e revanshit t\u00eb tij. Madje, nj\u00eb pushtet q\u00eb nuk fillonte vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb ishte rrjedhoj\u00eb e zgjatimit kontinental t\u00eb gjith\u00eb kampit komunist, deri n\u00eb epiqendr\u00ebn e tij n\u00eb Kremlin. Rrjedhimisht, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar shpesh, kryengritja e Postrib\u00ebs \u00ebsht\u00eb e para p\u00ebrplasje me krejt \u201cPerandorin\u00eb e s\u00eb Keqes\u201d, plot dhjet\u00eb vjet para se t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb \u201cRevolucioni hungarez\u201d, gjithashtu i mbytur n\u00eb gjak.<\/p>\n<p>Rrjedhimet e k\u00ebtij akti vetmohus, si\u00e7 shkruan prof. Sami Repishti, u treguan katastrofale: \u201cL\u00ebvizja e Postrib\u00ebs nuk la shum\u00eb viktima n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, por bani shum\u00eb viktima n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb vazhduen. N\u00eb nji fush\u00eb af\u00ebr qytetit, u ekzekutuen 28 katundar\u00eb. Me duzina sht\u00ebpi u dogj\u00ebn, e tymi i tyne dukej qart\u00eb nga qyteti. Arrestimet u ban\u00eb n\u00eb mas\u00eb dhe jasht\u00eb \u00e7do kontrolli. L\u00ebvizja u ba shkak \u2018t\u00eb pastrohej gjith\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs me rrethe, nga element\u00ebt \u2018armiq t\u00eb popullit\u2019.<\/p>\n<p>Brenda nji mueji, qyteti kishte 11 burgje t\u00eb p\u00ebrkohshme, e ma shum\u00eb se nji mij\u00eb e dyqind t\u00eb arrestuem\u201d. Sipas p\u00ebrllogaritjeve tona, numri i t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb pushkatuarve t\u00eb lidhur me Postrib\u00ebn, para dhe pas kryengritjes, mb\u00ebrrin n\u00eb 64 dhe disa qindra t\u00eb tjer\u00eb me d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda me burg. \u201cHija e rand\u00eb e ekzekutimeve ishte kudo! Por, nat\u00ebn, kur filloi pushka n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit, Shkodra u elektrifikue. Ideja e rr\u00ebzimit t\u00eb \u201cpushtetit komunist\u201d ndezi fantazin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve. Monstra e kuqe mishngran\u00ebse ishte plagos!\u201d.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar 65 vjet nga l\u00ebvizja antikomuniste e Postrib\u00ebs, por ajo q\u00ebndron gjithmon\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb, e shmangur, e m\u00ebnjanuar, ende e parehabilituar si\u00e7 e meriton. Ajo k\u00ebrkon llogari prej nesh; k\u00ebrkon nj\u00eb t\u00eb kuptuar m\u00eb t\u00eb thell\u00eb; k\u00ebrkon bilancin ton\u00eb p\u00ebr at\u00eb ploj\u00eb gjysm\u00ebshekullore, prej s\u00eb cil\u00ebs dol\u00ebm t\u00eb gjymt\u00eb, t\u00eb tjet\u00ebrsuar, t\u00eb shfytyruar dhe me nj\u00eb hendek t\u00eb pakap\u00ebrcyesh\u00ebm midis traditave, brezave, krahinave, mentaliteteve dhe trash\u00ebgimive e p\u00ebrvojave tona. Postriba lyp prej nesh nj\u00eb tjet\u00ebr dialektik\u00eb thellimi e reflektimi mbi vler\u00ebn dhe \u00e7mimin e liris\u00eb dhe raporteve tona morale, individuale e shoq\u00ebrore me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sa t\u00eb forta jan\u00eb sot raportet tona me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Me historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb larg\u00ebt e t\u00eb af\u00ebrt? Ku \u00ebsht\u00eb sot pozicioni dhe vendi yn\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7arje t\u00eb thell\u00eb q\u00eb hapi komunizmi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb? Kulti gjysm\u00ebshekullor i mashtrimit, g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe falsifikimit, t\u00eb vetmet parime q\u00eb i kan\u00eb paraprir\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli sundimit komunist, kalendarit dhe ritualeve t\u00eb tij festive, pedagogjik\u00ebs s\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb mashtrimit dhe alibis\u00eb, vazhdon t\u00eb ushqehet e t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb me frenetiz\u00ebm e histeri n\u00eb mbrojtje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vet!<\/p>\n<p>Por Postriba ishte nj\u00eb fakt i p\u00ebrgjakur; ishte \u00e7arja e thell\u00eb dhe e pariparueshme n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb; ajo \u00ebsht\u00eb tortura dhe nd\u00ebshkimi i asaj nd\u00ebrgjegjeje kriminale q\u00eb kurr\u00eb nuk mund t\u2019i blej\u00eb me harres\u00eb gjakun e lot\u00ebt e derdhur t\u00eb qindra familjeve dhe brezave t\u00eb tyre p\u00ebr dekada persekutimi; p\u00ebr itineraret sfilit\u00ebse t\u00eb familjeve pas bijve t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebr burgje e kampe shfaros\u00ebse internimi. Postriba, si kujtes\u00eb, \u00ebsht\u00eb bilanci i t\u00eb gjith\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb llogari e hapur n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb mbuluar me dh\u00e9!<\/p>\n<p>Forcat e djathta t\u00eb politik\u00ebs shqiptare jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb jan\u00eb munduar ta nderojn\u00eb kujtimin e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje dhe t\u00eb martir\u00ebve t\u00eb saj, e megjithat\u00eb, ne e dim\u00eb se jemi ende larg. Jo gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb zbuluar, jo gjith\u00e7ka ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb nga hiri i t\u00eb vdekurve! N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb verbuar nga shtjellat e urrejtjes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku kan\u00eb ndodhur lig\u00ebsit\u00eb dhe posht\u00ebrsit\u00eb m\u00eb trondit\u00ebse me jet\u00ebn e njeriut; n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhimbjeje e zhg\u00ebnjimesh, qenka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbulosh fytyr\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe e v\u00ebrteta nuk mund t\u00eb flas\u00eb e shqyer n\u00eb copa, n\u00eb fragmente, e segmentuar n\u00eb artikuj shtypi e as n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb dokumentesh, q\u00eb na shmang nga zanafilla e thelbi i krimit. N\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor di\u00e7ka harrohet: njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb, pasardh\u00ebs t\u00eb familjeve t\u00eb pushkatuara, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, ndoshta habiten e ndoshta preken prej k\u00ebsaj \u201charrese\u201d. Prandaj \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb p\u00ebrvijohet nj\u00eb gjeografi e krimit dhe e plag\u00ebve.<\/p>\n<p>Postriba k\u00ebrkon prej nesh nj\u00eb ballafaqim t\u00eb hap\u00ebt, diskret, t\u00eb gjithansh\u00ebm, ashtu si shum\u00eb ngjarje t\u00eb ky\u00e7ura n\u00eb kasafortat e arkivave, p\u00ebr t\u2019u shpalosur fizionomia e sh\u00ebmtuar e krimit n\u00eb krejt pamjen e vet t\u00eb p\u00ebrbindshme, pavar\u00ebsisht se edhe kjo \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme. Ju t\u00eb gjith\u00eb e dini se jo \u00e7do gj\u00eb e gjen n\u00eb arkiva. Nuk i gjen t\u00eb arkivuara torturat \u00e7njer\u00ebzore, fyerjet e posht\u00ebrimet, shantazhet e p\u00ebrndjekjet. Nuk i gjen t\u00eb arkivuara dot vet\u00ebmohimin dhe thyerjen e njeriut n\u00ebp\u00ebr qelit\u00eb dhe hetuesit\u00eb e xhelat\u00ebve.<\/p>\n<p>Por ne ua kemi borxh atyre burrave dhe familjeve, ua kemi borxh brezave t\u00eb tyre nd\u00ebr dekada, q\u00eb u rrit\u00ebn me tmerret, privimet dhe tragjedit\u00eb njer\u00ebzore si t\u00eb mallkuar. Dhe ne duhet patjet\u00ebr t\u00eb na interesojn\u00eb k\u00ebto histori njer\u00ebzore, t\u00eb mos harrojm\u00eb as fatin e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb nga dita kur \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit\u201d xhelat\u00ebt e Sigurimit i vun\u00eb prangat ne zyr\u00eb, n\u00eb auditor, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb kish\u00eb, mes familjes. \u00c7\u2019u b\u00eb me k\u00ebta njer\u00ebz nga ky moment?<\/p>\n<p>\u00c7\u2019u b\u00eb me njeriun n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi? At\u00eb bab\u00ebn e familjes, axh\u00ebn a vllaun derisa e kthyen, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb plakur, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb thyer, e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, n\u00eb nj\u00eb trast\u00eb najloni me kocka? Po p\u00ebr ata familje q\u00eb nuk kan\u00eb ku t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb qiri, nj\u00eb tuf\u00eb me lule, nj\u00eb p\u00ebrulje n\u00eb gjunj\u00eb? Si jan\u00eb rritur, vall\u00eb, ata f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl kur me \u00e7ant\u00ebn e librave n\u00eb krah kthejn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe e gjejn\u00eb oborrin plot me statuja familjare t\u00eb ngrira?<\/p>\n<p>Ne rrezikojm\u00eb si popull, si vet\u00ebdije e krejt sociumit me indiferenc\u00eb e harres\u00eb n\u00ebn moralin cinik e nihilist t\u00eb parull\u00ebs \u2013 \u201cT\u00eb shohim p\u00ebrpara\u201d. Ashtu shikonin edhe postribasit, edhe shkodran\u00ebt, edhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb vjetin 1945, por prapa, n\u00eb shpatulla, u kujtuan, ajme, me vones\u00eb, se kishin tyt\u00ebn e automatikut t\u00eb komunist\u00ebve, nd\u00ebrsa p\u00ebrpara \u2013 nxinte gremina.<\/p>\n<p>Postrib\u00ebn dhe rezistenc\u00ebn antikomuniste t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta b\u00ebjn\u00eb memece, t\u00eb pagoj\u00eb; ta shmangin nga librat, nga tekstet e historis\u00eb shkollore e t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, nga tekstet e Akademis\u00eb p\u00ebr 40 vjet me radh\u00eb; trash\u00ebgimtar\u00ebt e komunizmit shqiptar jan\u00eb p\u00ebrpjekur e deri m\u00eb sot ia kan\u00eb dal\u00eb t\u2019i privojn\u00eb brezat shkollor\u00eb nga e vetmja kujtes\u00eb e denj\u00eb midis turpit t\u00eb ngrefosur t\u00eb izolacionit komunist. N\u00eb volume t\u00eb t\u00ebra, pa mbarim, kemi par\u00eb t\u00eb tirret saga e m\u00ebrzitshme dhe e pafund e Udh\u00ebheq\u00ebsit dhe apostujve komunist\u00eb me gjith\u00eb zhganin e tyre, t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb truprojat, rrobaqep\u00ebsit, gjelltor\u00ebt e berber\u00ebt, por kurr\u00eb nuk kemi par\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr kryengritjet antikomuniste.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb ato pak raste koprace kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur, historiografia zyrtare komuniste e regjur n\u00eb manipulime, e cila ka ndot prej s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e p\u00ebrmend rastin e kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs p\u00ebr t\u2019i thurur lavde vetvetes. Ja si \u00ebsht\u00eb karikaturuar kryengritja e par\u00eb antikomuniste n\u00eb Europ\u00eb mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb tekstin \u201cHistoria e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, pran\u00eb KQ t\u00eb PPSH, Tiran\u00eb 1968, f. 232:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shtator 1946, bandat kund\u00ebrrevolucionare kryen nj\u00eb goditje t\u00eb armatosur n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs. Kjo goditje ishte llogaritur t\u00eb sh\u00ebrbente si pik\u00ebnisje p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb jashtme. Mir\u00ebpo llogaria nuk u doli armiqve, sepse bandat reaksionare u asgj\u00ebsuan brenda dit\u00ebs\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, le t\u00eb shtojm\u00eb, q\u00eb \u201cBandat\u201d ishin banor\u00ebt vendas, nd\u00ebrsa forcat e \u201csiguris\u00eb\u201d kishin zbritur nga mali, dhe pjesa d\u00ebrrmuese e tyre nuk kishte asnj\u00eb lidhje me Shkodr\u00ebn. N\u00ebse rishkrimi e rishikimi i historis\u00eb ka akoma kund\u00ebrshtar\u00eb, at\u00ebher\u00eb, me siguri, ata jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb b\u00ebn\u00eb masakr\u00ebn n\u00eb Postrib\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr e n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON TUFA, 17.09.2011 K\u00ebto dit\u00eb, Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit p\u00ebrkujtoi me nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore 65-vjetorin e nj\u00ebr\u00ebs nga kryengritjet m\u00eb t\u00eb para antikomuniste, at\u00eb t\u00eb Postrib\u00ebs. Studiuesit iu qas\u00ebn k\u00ebsaj ngjarjeje nga disa k\u00ebndv\u00ebshtrime historiko-krahasuese me strategjin\u00eb dhe p\u00ebrshkrimet e sakta, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pasur arkivor, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10506","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"AGRON TUFA, 17.09.2011 K\u00ebto dit\u00eb, Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit p\u00ebrkujtoi me nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore 65-vjetorin e nj\u00ebr\u00ebs nga kryengritjet m\u00eb t\u00eb para antikomuniste, at\u00eb t\u00eb Postrib\u00ebs. Studiuesit iu qas\u00ebn k\u00ebsaj ngjarjeje nga disa k\u00ebndv\u00ebshtrime historiko-krahasuese me strategjin\u00eb dhe p\u00ebrshkrimet e sakta, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pasur arkivor, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-17T14:17:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare\",\"datePublished\":\"2011-09-17T14:17:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/\"},\"wordCount\":2355,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/\",\"name\":\"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-17T14:17:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"AGRON TUFA, 17.09.2011 K\u00ebto dit\u00eb, Instituti i Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit p\u00ebrkujtoi me nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore 65-vjetorin e nj\u00ebr\u00ebs nga kryengritjet m\u00eb t\u00eb para antikomuniste, at\u00eb t\u00eb Postrib\u00ebs. Studiuesit iu qas\u00ebn k\u00ebsaj ngjarjeje nga disa k\u00ebndv\u00ebshtrime historiko-krahasuese me strategjin\u00eb dhe p\u00ebrshkrimet e sakta, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pasur arkivor, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-17T14:17:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare","datePublished":"2011-09-17T14:17:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/"},"wordCount":2355,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/","name":"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","datePublished":"2011-09-17T14:17:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/postriba-harta-memece-e-historiografise-sone-zyrtare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Postriba, harta memece e historiografis\u00eb son\u00eb zyrtare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10506\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}