{"id":10408,"date":"2011-09-13T00:05:21","date_gmt":"2011-09-12T23:05:21","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10408"},"modified":"2011-09-13T00:05:21","modified_gmt":"2011-09-12T23:05:21","slug":"lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/","title":{"rendered":"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese"},"content":{"rendered":"<p>Lugu i Drinit te Bardh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treve e gjer qe p\u00ebrfshin fshatrat buz\u00eb Drinit te Bardhe te cilat nga argumentet e gjetura arkeologjike paraqesin vendbanime te hershme Ilire qe nga shekulli i par\u00eb dhe i dyt\u00eb i lindjes se Krishtit. K\u00ebto burime arkeologjike dhe topografike jan\u00eb ende prezent\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrez kodr\u00ebs qe nga fshatrat Krushev e vog\u00ebl, Radulloc duke vazhduar p\u00ebrgjat\u00eb deri ne fshatin Drenje dhe qytetin e Gurakocit. Legjenda e bartur qe nga parahistoria flet se macja dikur kishte kalua kulm mbi kulm p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre fshatrave deri ne Gurakoc.<\/p>\n<p>Gjetjet e matrialev p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj rrezkodre te gur\u00ebve te akropoleve, varrezave etj flasin pa dyshim per ekzistimin e Seperantit dy Dardan. Em\u00ebrtimet e Fshatrave ne arkivat e ndryshme si ato te Budisals, Derstnik flasin per nj\u00eb te kaluar teje te lasht para asaj Romake dhe Bizantine. Mandej em\u00ebrtimet Dextra dhe Sinestra (per fshatrat Krushev e Madhe dhe e vog\u00ebl) flasin per dep\u00ebrtimin dhe shtrirjen e perandoris\u00eb Romake ne ket\u00eb an, nd\u00ebrsa ajo per fshatrat si Dojollit, Halit Ag\u00ebs, Pash\u00ebs flasin per dominimin Feudal \u2013 kohen Turke dhe at\u00eb te me pasme. Nd\u00ebrsa Fshatrat si Novosel\u00eb, Jagod, etj kan te bein me dominimin e pastajm\u00eb Sllav.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lugu i Drinit\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>Te gjitha k\u00ebto te dh\u00ebna na bein te ditur se Lugu i Drinit te Bardh po ashtu u p\u00ebrbirua neper Soldateskat me te p\u00ebrgjakshme pushtuese te asimilimit dhe q,farosjes se tij, ashtu si edhe i te gjitha Trojet Shqiptare. Por etja e madhe per liri dhe dinjitet komb\u00ebtar asnj\u00eb her\u00eb nuk u shua dhe ne ket\u00eb treve gjithmon\u00eb lindet njer\u00ebz te denj\u00ebt qe k\u00ebtij mesi i dhan\u00eb nder duke triumfuar mbi te gjitha furtunat e koh\u00ebs, por te cilat lan mbres\u00eb te vuajtjes dhe p\u00ebrballimit. Popullata e k\u00ebsaj ane me dinjitet luftoi me pend\u00eb dhe pushk\u00eb, duke u sakrifikuar dhe vet\u00ebflijuar per te vetmin at\u00eb qe e quajm\u00eb e drejt per te jetuar ne trollin ton Shekullor.<\/p>\n<p>Pa dyshim sikurse ne ter Historin\u00eb Shqiptare ne ball\u00eb te k\u00ebsaj q\u00ebndrese u vuan Klerik Shqiptar te cil\u00ebt me sakrific\u00eb dhe p\u00ebrkushtim te madh mbrojt\u00ebn identitetin Komb\u00ebtar dhe fetar te kultur\u00ebs dhe Historis\u00eb.<\/p>\n<p>Klerik\u00ebt e k\u00ebsaj treve gjithmon\u00eb sh\u00ebrbyen me devotshm\u00ebri duke ndjek shembullin e Buzukut, Matrenges, Bogdanit e me pastaj te Fisht\u00ebs dhe Gjeqovit.<\/p>\n<p>Vitet para dhe pas 90 ta , ket\u00eb trev\u00eb e p\u00ebrshkuan me tmerre te furishme qe zbatoheshin me qellim te nj\u00eb asimilimi total qe Popullat\u00ebn e k\u00ebsaj ane e vuan buz\u00eb Gremin\u00ebs.<\/p>\n<p>Misionar te Shumt\u00eb si At. Ded\u00eb Papsi, Mikel Temali, Filip Palaj b\u00ebnin gjith\u00eb at\u00eb qe ishte e mundur per shp\u00ebtimin e Popullat\u00ebs nga ky asimilim total, fetar dhe Komb\u00ebtar qe behej aso kohe nga zgjedha Turke.<\/p>\n<p>K\u00ebta misionar se bashku me njer\u00ebz te denje te popullat\u00ebs b\u00ebnin \u00e7mos per ta mbajtur gjall\u00eb vet\u00ebdijen Shpirt\u00ebrore dhe Komb\u00ebtare, ndaj represionit qe p\u00ebrjetonin. Vendbanimet e k\u00ebsaj treve arrit\u00ebn qe ne fshatin Krushev e Madhe ne vendin e quajtur Bishtak (livadh) te Gjok Ndreces ta mbajn\u00eb protest\u00ebn e par anti Turke. Ne ball\u00eb te udh\u00ebheqjes se k\u00ebsaj proteste ishin v\u00ebr Misionaret si At Ded\u00eb Papsi. Mikel Temali, Engj\u00ebll Palaj edhe udh\u00ebheq\u00ebs tjer\u00eb vendor te L\u00ebvizjes Anti Turke si Pjeter dhe Zef Gjidoda, Tom Kola, Pjeter Luka, Can Laci Sadik Rama, Gjok Ded Gjini etj. Kulla e Gjok Ndreces ne Fshat ishte ven e tera ne dispozicion te kuvendeve dhe protest\u00ebs dhe ajo dhe i ter tubimi ruhej me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Ne Protest\u00eb u vendos qe misioni te punoi deri ne \u00e7lirimin p\u00ebrfundimtar, qe protesta tjet\u00ebr te mbahej ne Pataqan. Qe ne Zllakuqan si qend\u00ebr e k\u00ebsaj Treve te nd\u00ebrtohet nj\u00eb Kish e cila njeherit do te mbrohej edhe me arm\u00eb ne dor\u00eb. Ajo qe ishte vendimtare ,qe at\u00eb dit L\u00ebvizja ne fjal\u00eb p\u00ebrmbushi k\u00ebrkes\u00ebn qe asaj ti bashk\u00ebngjiten Vullnetar nga treva te cil\u00ebt do ti vihen ne dispozicion Isa Boletinit i cili kishte shtrire luft\u00ebn me te madhe per \u00c7lirim Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja mblodhi 400 vullnetar nd\u00ebrsa ne ball\u00eb te tyre u vu At. Engj\u00ebll Palaj i cili me se miri tregoi shembullin e Pjeter Bogdanit duke i len rrobet e Meshtarit dhe vet\u00ebm pas ca dit\u00ebsh 400 burra vullnetar nga treva e Lugut te Drinit u gjenden krah per Krah Isa Boletinit ne Boletin dhe Shal\u00eb te Bajgores.<\/p>\n<p>Kjo na jep nj\u00eb shembull, tipik se ku duhet te jet\u00eb roli i Misionarit (Klerikut ) kur rrezikohet dinjiteti Komb\u00ebtar. Ne Tubimin e asaj dite u kryen edhe Ceremoni Fetare , Pag\u00ebzime dhe Voime te cilat nga misionaret deri at\u00ebher\u00eb kryheshin fshehurazi dhe me nj\u00eb rrezik te madh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i kish\u00ebs paraqiti problem ne vete per kohen dhe hasi ne pengesa te shumta te qeveritaret Turk te cil\u00ebt ne asnj\u00eb m\u00ebnyre nuk do te lejonin nj\u00eb nd\u00ebrtim te till\u00eb. Popullata dhe Klerik\u00ebt u gjeten para nj\u00eb akti sublim qe po ashtu ne asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do te t\u00ebrhiqeshin nga vendimet e marruara edhe pse edhe veshtiresit financiare po ashtu ishin prezent\u00eb me te madhe. Kontribut te madh ne ket\u00eb drejtim dha Pat\u00ebr Lorenci i cili shfryt\u00ebzoi autoritetin e vet tek qarqet e jashtme ve\u00e7an\u00ebrisht ato Austriake. Pos kish\u00ebs, Popullat\u00ebs ju desht\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i mureve mbrojt\u00ebse, gjate pun\u00ebs se se cil\u00ebve punohej me arm\u00eb ne dore.<\/p>\n<p>Per mbrojtje dhe vendim ne ket\u00eb drejtim kontributin vendimtar e dhan\u00eb forcat \u00c7lirimtare si\u00e7 ishte Strategu Haxhi Zeka i cili vet erdhi ne Zllakuqan dhe te pranishmeve ju drejtua me fjal\u00ebt \u2026Kjo Hajrat do te nd\u00ebrtohet, por \u00ebsht\u00eb mangu qe ne token ton kemi shum\u00eb pak dhe prezencen e tyre e v\u00ebrteton edhe Historia dhe e kaluara e jon Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa per mbrojtjen e saj me arm\u00eb ne dor\u00eb pos popullat\u00ebs vendase ne ve\u00e7anti u dallua Bajraktari dhe Patrioti i devotsh\u00ebm nga Gjurgjeviku Sadik Rama i cili per mbrojtjen e saj angazhoi edhe njer\u00ebz me arme ne dor\u00eb me jave te tera.<\/p>\n<p>Kisha u nd\u00ebrtua p\u00ebrfundimisht me 1897 nd\u00ebrsa per hir te nderit qe asaj i beri Haxhi Zeka i cili dha vendimin p\u00ebrfundimtar, ne oborrin e saj u mboll nj\u00eb Lis ( Bli ) qe do te quhej Lisi i Haxhi Zek\u00ebs, te cilin popullata ende e mbajn\u00eb si p\u00ebrkujtim ndaj tij. Do te jet\u00eb ky Lisi qe do te l\u00ebshoi hije me pas ku do te mbahen kuvende dhe kuvende per te lidhur bes\u00eb, fal gjaqe dhe per te udh\u00ebheq rrug\u00ebt drejt Liris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vlen te theksohet se vet\u00ebm viteve 1990 ta ne ket\u00eb Kish dhe pran k\u00ebtij Lisi ,aksionit per pajtimin e gjaqeve ju p\u00ebrgjigj e ter Popullata. K\u00ebtu u falen me se 36 Gjaqe pa marr parasysh besimin fetar sepse falja e gjaqev ishte gjith kombetare. Falje gjaqesh ne ket\u00eb Kish pati edhe nga Drenica dhe Rugova, qe me se miri jep pasqyr\u00ebn reale vet\u00ebdijes Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Shkolla Shqipe e Zllakuqanit ne Trev\u00ebn e Lugut te Drinit te Bardh<\/strong><\/p>\n<p>Rruga per nj\u00eb hap te till\u00eb ishte aq e v\u00ebshtir por edhe krenare dhe e guximshme.<br \/>\nPos Popullat\u00ebs kontribut vendimtar dhan\u00eb klerik\u00ebt Katolik Shqiptar te cil\u00ebt punuan me nj\u00eb p\u00ebrkushtim te ve\u00e7ant\u00eb ne ngritjen e vet\u00ebdijes Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dhjet vite pas hapjes se Shkoll\u00ebs se par Shqipe ne Kor\u00e7e (1887) edhe ne Zllakuqan te Klin\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht ne qend\u00ebr te Lugut te Drinit te Bardhe u hap Shkolla Shqipe dhe at\u00eb pik\u00ebrisht me 25 Korrik 1897, ne Kish\u00ebn (\u00e7elen \u2013m\u00ebsonj\u00ebtoren) e k\u00ebsaj Kishe, ku per te sh\u00ebrbye kishte ardhur Frati dhe atdhetari i devotsh\u00ebm At. Shtjefen Gjeqovi. Kjo hapje u be pik\u00ebrisht ne dit\u00ebn e shugurimit te tij ne Kish\u00ebn e porsand\u00ebrtuar po at\u00eb vit 1897.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e para te At. Gjeqovit nga te Pranishmit u p\u00ebrcjelljen me lot dhe kureshtje te madhe\u2026 Ta hapim Shkoll\u00ebn Shqipe sepse k\u00ebtu q\u00ebndron p\u00ebrkushtimi i yn\u00eb Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm per disa koh\u00eb rreth abetares Shqipe Frati tuboi nx\u00ebn\u00ebs jo vet\u00ebm nga fshati por edhe rrethi i gjer i trev\u00ebs se Lugut te Drinit por kishte edhe nx\u00ebn\u00ebs tjer\u00eb pa marr parasysh besimin, qe kjo v\u00ebrteton me se miri p\u00ebrkushtimin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ne Shkoll\u00eb u p\u00ebrfshin kryesisht nx\u00ebn\u00ebs nga treva si ajo e Zllakuqanit, Radullocit, Ranocit, Krusheves se Madhe dhe Vog\u00ebl,Budisalsit, Klin\u00ebs Corovikut, Doberdolit etj. Ja disa nga nx\u00ebn\u00ebsit qe vijuan m\u00ebsimin ne at\u00eb koh\u00eb ne ket\u00eb M\u00ebsonj\u00ebtore qe njihen edhe si nx\u00ebn\u00ebs te Shtjefen Gjeqovit: Pjeter Cula (Leskoc), Mark Lleshi (Ranoc), Lesh Gjon LLeshi, Pjeter Kola, Lask Perlaska, Cub Pernoka (Zllakuqan), Tun Gjergji (Krushev e Vog\u00ebl) etj. Vlen te theksohet se ne Shkoll\u00eb m\u00ebsohej p\u00ebrgjith\u00ebsisht Gjuha Amtare, Historia Komb\u00ebtare, M\u00ebsimi fetar dhe elemente tjer\u00eb gramatikor e m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>At. Shtjefen Gjeqovi ne Shkoll\u00ebn e Zllakuqanit punoi me zellin me te madhe te nj\u00eb Kleriku por edhe te nj\u00eb Patrioti te devotsh\u00ebm. Ai me pun\u00ebn e tij tregoi edhe aft\u00ebsit\u00eb e tij prej nj\u00eb Shkenc\u00ebtari te v\u00ebrtet. Ne hulumtimet Historike dhe arkeologjike p\u00ebrgjat\u00eb ter trev\u00ebs por edhe ne ngritjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare. Qela \u2013 M\u00ebsonj\u00ebtorja e vog\u00ebl e Kish\u00ebs se Zlllakuqanit u be vat\u00ebr e dijes dhe kultur\u00ebs Komb\u00ebtare. Por edhe kabinet i At. Gjeqovit per pun\u00ebt e tij Gjuh\u00ebsore, Folklorike, arkeologjike dhe letraro Historike.<\/p>\n<p>Gjeneza e shum\u00eb zbulimeve dhe hulumtimeve ne trev\u00ebn e Lugut te Drinit d\u00ebshmoi kudo etnitetin Iliro-Shqiptar dhe ato ju mbeten brezave te tera dhe vet nxensave p\u00ebrkushtim dhe kujtes\u00eb e nj\u00eb rilindje komb\u00ebtare te asaj kohe .Edhe pas daljes se tij nga kjo Kish At. Gjeqovi ne ter trev\u00ebn mbet i pranish\u00ebm ne jet\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrhapjes se dijes Komb\u00ebtare ne ket trev te Dukagjinase.<br \/>\nPas shkuarjes se At Gjeqovit per te sh\u00ebrbyer ne La\u00e7 rrug\u00ebn e tij te devotshme e zhvilluan edhe klerik tjer\u00eb si At. Luigj Kurti (1899) .At Fran Koliqi(1900), Pastaj Frati Merditor nga Temali At. Mikel Temali ( 1905-1908 ) i cili ne misionin e tij u dallua ne ve\u00e7anti me shpirtin e nj\u00eb Atdhetari. Me pas per te sh\u00ebrbye ne ket\u00eb kish erdh\u00ebn edhe At. Filip Palaj dhe At. Engj\u00ebll Palaj qe ky i fundit edhe me par qe vue ne krye te 400 Burrave te Lugut te Drinit dhe ju bashkua Forcave \u00c7lirimtare te Isa Boletinit. At. Engj\u00ebll Palaj me tu ven ne krye te k\u00ebtyre forcave Vullnetare Lugdrinase mas\u00ebs se tubuar ju tha. Un\u00eb nuk po largohem nga misioni i im i shenjet por ne ket\u00eb moment konsideroi se misioni i im ma i shenjt \u00ebsht\u00eb \u00c7lirimi i vendit.<br \/>\nKontribut te ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb viteve 1910-1912 dhan\u00eb edhe dy atdhetaret At. Luigj Palaj dhe At. Kelment Miraj te cil\u00ebt me ter p\u00ebrkushtim ndihmuan ne L\u00ebvizjen per shpalljen e mevetsis se tokave Shqiptare.<br \/>\nQe te dyt\u00eb per pun\u00ebn e tyre patriotike ndiqeshin nga pushteti Serbo-Malazias .At. Kelmenti arriti qe ti shmanget disa atentateve te p\u00ebrgatitura duke u t\u00ebrheq ne zonat e Shqip\u00ebris\u00eb Nd\u00ebrsa At. Luigj Palaj u masakrua mizorisht me 1913 nga forcat Serbo \u2013Malaziase. Por at\u00eb qe s\u2019munden ta bein forcat pushtuese ne At. Kelmendin e b\u00ebn Forcat Komuniste 1945 ne Shqip\u00ebri ekzekutimi i te cilit mbetet nd\u00ebrgjegjeje e koh\u00ebs.<br \/>\nVitet 1913 popullat\u00ebn e k\u00ebsaj treve e p\u00ebrshkruan fortuana te reja me te tmerrshme se ndonj\u00eb her\u00eb me par. P\u00ebrvet\u00ebsimi i rrafshit te Dukagjinit nga Malaziaset aplikohej me nj\u00eb nd\u00ebshkim dhe gjenocid te pa par .Ushtria malaziase n\u00ebnshtroi k\u00ebto fshatra me forc\u00ebn e hekurt duke i vrar\u00eb, p\u00ebrndjekur dhe djegur sht\u00ebpit\u00eb me te forta qe i b\u00ebnin rezistenc\u00eb k\u00ebtij asimilimi Total.<br \/>\nUshtria e prier nga shum\u00eb Malazias vendor pushkatoi shum\u00eb burra Lugdrinas ,burgosi,dhe i perndjeku per Shqip\u00ebri me mija familje dhe disa fshatra te tera.<br \/>\nPor forcat Ka\u00e7ake te cilat mbanin gjall\u00eb frym\u00ebn e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare arrit\u00ebn me sukses te ju bejn ball\u00eb shum\u00eb nd\u00ebshkimeve. Ato arrit\u00ebn te Vrasin edhe Malaziasin Mark Izgareviq qe ishte vu ne ball\u00eb te nd\u00ebshkimeve te ushtris\u00eb Malaziase dhe me Pas edhe Kost Pllaviqin qe ishte ng kryesoret nga i cili pesoi Popullata e ter Rajonit.<br \/>\nTmerrin me te madhe e p\u00ebrjetuan Fshatrat e an\u00ebs se majt\u00eb te Lugut te Drinit si ato Budisals, Krushev e Madhe ,Jagod dhe deri ne Zajm ,pasi qe nga Malaziasit ndarja e p\u00ebrvet\u00ebsimit te k\u00ebtyre tokave me Serbin do te behej per Dri (Drini i Bardhe).<br \/>\nNe fshatin Stup Familja Demaj jua kthej pushk\u00ebn duke q\u00ebndruar 24 ore forcave Malaziase te cilat arrit\u00ebn ta p\u00ebrndjekin ket\u00eb familje e cila dite me pas prap\u00eb me rezistenc\u00eb u kthye ne Kull\u00ebn e saj. Nga familja Demaj i vrar\u00eb mbeti Dem Demaj. Nd\u00ebrsa ne Kull u vendos Familja Gjukanoviq nga ( Radoniqi ) i Gjakov\u00ebs .Familja Demaj u kthye me forc\u00eb ne Kull dhe arriti te Hakmerret duke i Vrar\u00eb dy nga Familja Gjukanoviq. Nd\u00ebrsa nga k\u00ebtu Shaban Demaj msyri Malit per tu mos kthyer kurr\u00eb deri sa te vritej (1945)<br \/>\nNe fshatin Krushev e Madhe u p\u00ebrndjekjen tri Sht\u00ebpi me te forta te rrethin\u00ebs si ajo e Gjok Ndreces e njohur qe nga protestat Antiturke, ajo Bekaj dhe ajo Marniku e Fshatit .Familjet u p\u00ebrndjekjen pas nj\u00eb rezistence te fort per Shqip\u00ebri, dhe Ushtria arriti ti nxjerr nga kullat vet\u00ebm me mashtrim ,te premtimit qe ju dha. Nga k\u00ebto Familje u vran\u00eb tre antar : Binak dhe Pren Ndrecaj (ky i fundit 26 vje\u00e7ar), Mark Marniku, Dhe Uk\u00eb Ndou i cili nuk i l\u00ebshoi arm\u00ebt deri sa mbet i vrar\u00eb pran Kull\u00ebs se djegur te tij. Ne kull Te Gjok Ndreces per disa vite u vendos Ushtria Malaziase .<br \/>\nVlen te p\u00ebrmendet se Familjet e d\u00ebbuara nga Lugu i Drinit ju bashk\u00ebngjiten edhe Trevave tjera te p\u00ebrndjekura nga Lugu i Baranit, Leshanit dhe nga Peja per tu shp\u00ebrngul me pas per Shqip\u00ebri. Ende sot mbetet ne kujtes\u00eb se si Familjet me gra, pleq dhe f\u00ebmij\u00eb si ajo e Gjok Ndreces ishte ndal rrug\u00ebs te k\u00ebrkonin uj\u00eb, por edhe ndonj\u00eb nen qe do te kishte gji per f\u00ebmij\u00ebt e tij.<br \/>\nPreteksti i k\u00ebsaj p\u00ebrndjekje ishte i kjarte, qe k\u00ebto treva te xhvesheshin nga Etnia Shqiptare apo te Shkruheshin Serbo-Malazez qe kjo nuk u be nga asnj\u00eb njeri.<br \/>\nNe Fshatin Jagod ne lendin\u00eb te Fshatit u pushkatua Uk\u00eb Kola, dhe Zef Frana dhe te vrar\u00ebt per disa dit mbeten pa u varrosur nga tmerri i k\u00ebsaj ushtrie l\u00ebshuar ne Popullat\u00ebn e k\u00ebsaj ane. Nd\u00ebrsa u burgosen Ndrec Toma dhe Ndue Marku ( Nikollaj). Nga torturat e burgut Ndue Marku edhe vari veten duke e shprish mitanin dhe nd\u00ebrtuar litar.<br \/>\nNe fshatin Paskalic ju vu zjarri Kull\u00ebs se Familjes se njohur te Gjon Perlleshit i cili mezi arriti qe nga rr\u00ebmuja e flak\u00ebs ti nxjerr an\u00ebtaret e gjall\u00eb. Qe nga K\u00ebtu Ndu Perlleshi dual ne mal dhe per deri sa u vra aj u rrit dhe kalit ne mal me l\u00ebvizjet e koh\u00ebs.<br \/>\nKjo Popullat\u00eb arriti te kthehet prap\u00eb ne voterat e tyre por per vite te tera ju desh qe ajo ta merr veten .Pra u desht\u00eb vite qe edhe nj\u00eb her\u00eb te rihapet Shkolla Shqipe ne Rrethin<br \/>\nNe arsimimin e k\u00ebsaj popullate kontribut te ve\u00e7ant\u00eb dhan\u00eb edhe At.David Pepaj dhe At. Lorenc Mazreku te cil\u00ebt e rihapen edhe nj\u00eb her\u00eb Shkoll\u00ebn Shqipe duke shfryt\u00ebzua autoritetin e vet tek qarqet Austro-Hungareze ( 1915 ) pasi ajo qe mbyllur nga qarqet Serbo \u2013 Malaziase.<br \/>\nPas k\u00ebsaj rihapje tani edhe me Zyrtare ,M\u00ebsues k\u00ebtu u em\u00ebrua Atdhetari nga Prizreni Ndu Vorfi. Pas k\u00ebsaj rihapje Shkolla num\u00ebronte 186 nx\u00ebn\u00ebs ishte 4 klaseshe ku punohej me dy klas\u00eb se bashku. Lendet qe m\u00ebsoheshin ishin :Shkrimi dhe K\u00ebndimi Shqip,Gramatika, Aritmetika,Historia,Gjeografia,m\u00ebsimi i natyr\u00ebs, m\u00ebsimi i fizkultur\u00ebs dhe m\u00ebsimi fetar.<br \/>\nNe m\u00ebsim ishte i angazhuar dhe At. David Pepaj nd\u00ebrsa tekstet Shkollore siguroheshin nga At. Lorenc Mazreku qe merreshin nga komiteti Shqiptar i Shkodr\u00ebs. Duhet te ceket se kjo Shkoll\u00eb Lugdrinase si dhe Shkolla tjera ne rrethet e ndryshme te Kosov\u00ebs kishin p\u00ebrkrahje te madhe materiale dhe morale nga atdhetaret Bajram Curri dhe Hasan Prishtina me te cil\u00ebt edhe bashk\u00ebpunonte m\u00ebsuesi i Shkoll\u00ebs Ndu Vorfi,<br \/>\nKjo Shkoll\u00eb me m\u00ebsueset At. David Pepaj dhe Ndue Vorfin kreu me sukses misionin e vet Komb\u00ebtar dhe arsimor deri ne vitet 1919 kur Kosov\u00ebn dhe vet Lugdrinin e v\u00ebrshoi nj\u00eb vlug tjet\u00ebr ,i nj\u00eb reprezalje te pa par nga ekspeditat Serbe. Ajo duke e konsideruar Lugun e Drinit si vat\u00ebr te dijes dhe tejet te rrezikshme per vete, vendosi ta \u00e7rr\u00ebnjos Popullat\u00ebn duke e djeg ter Lugun e Drinit . Masivishte u rrafshuan per tok 4 fshatra edhe vet Zllakuqani si qend\u00ebr e trev\u00ebs nd\u00ebrsa tjerat fshatra pjes\u00ebrisht u dogj\u00ebn po ashtu.<br \/>\nAt.Dvid Pepaj me at\u00eb rast do ta ngreh z\u00ebrin ne gjitha qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe z\u00ebri i ti dhe Klerik\u00ebve tjer\u00eb ne diplomacit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare beri qe Popullata e d\u00ebbuar prap\u00eb te kthehet ne vatrat e tyre shekullore ndon\u00ebse tani te shkrumbuara nga barbarizmi Serbo-Sllav.<br \/>\nShkolla Shqipe ne Lugun e Drinit p\u00ebrkat\u00ebsisht ne Zllakuqan misionin e vet arriti ta vazhdoi edhe me pas 22 vite me radhe. Vlugun me te madh te pun\u00ebs e zhvilloi sidomos pas vitit 1941 duke ju fal\u00ebnderuar k\u00ebshillave te rrethit te cilat me hyrjen e forcave Gjermano-Italiane ishin formuar nga Ideolog\u00ebt me te njohur te rrethit si\u00e7 ishte Ndu Perlleshi i cili pas votimeve te rrethit u em\u00ebrua Kryetar ne Budisals ku menjiher filloi e funksjonuari edhe Shkolla tjet\u00ebr Shqipe ne Budisals . Nd\u00ebrsa ne Zllakuqan ne krye te k\u00ebshillit si kryetar rrethi erdhi Tun Deda nd\u00ebrsa Sekretar Mark\u00eb Laskaj nga Zllakuqani. Me vendosjen e k\u00ebtyre K\u00ebshillave ne rrethin , ne trev\u00ebn e Lugut te Drinit mendohej qe pun\u00ebt te drejtoheshin nga vendoret dhe per at\u00eb edhe ishin zgjedh edhe Ideolog\u00ebt me te devotsh\u00ebm.<br \/>\nMe tu zgjedhur ne k\u00ebto poste nga tubimet qe u mbajten ne rrethin, nga Ideolog\u00ebt u d\u00ebrgua protest\u00eb tek qarqet Gjermano-Italiane ku ndalohej \u00e7do Expedite karrabinjeresh per te mbrojtur sistemin Bejler\u00eb ne ket\u00eb an, pasi qe ideolog\u00ebt mbanin si strategji qe at\u00eb ta mposhtin nj\u00eb her\u00eb e per gjithmon\u00eb. Protesta mbante te shkruar edhe k\u00ebrkesat ku ndalohej kthimi i Bejler\u00ebve te cil\u00ebt tani tentonin te ktheheshin p\u00ebrmes Karrabinjereve ne ket\u00eb an.<br \/>\nProtesta njeherit mbante te n\u00ebnshkruar edhe ndalimin e rikthimit te \u00e7far\u00ebdo Mbret\u00ebrie Serbo Kroate ne ket\u00eb ane.<br \/>\nIdeolog\u00ebt dhe rrethina pasi i shtin\u00eb ne dor\u00eb k\u00ebto privilegje ju leht\u00ebsua nd\u00ebrlidhja me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht me k\u00ebshillin e arsimit te formuar qe nga Ernst Koliqi (minist\u00ebr i at\u00ebhersh\u00ebm i Arsimit te Shqip\u00ebris\u00eb). K\u00ebshtu kjo ministri d\u00ebrgoi dy m\u00ebsues per ket\u00eb rrethin Ndrec Ndu Gjoken nga Mirdita ne Shkoll\u00ebn e Zllakuqanit dhe Prek Ka\u00e7in nga Shkodra m\u00ebsues ne Shkoll\u00ebn e Budisalsit.<br \/>\nM\u00ebsuesi Ndrec Ndu Gjoka u prit ne Zllakuqan me entuziaz\u00ebm te ve\u00e7ant\u00eb pasi tani kjo trev\u00eb edhe kishte nj\u00eb tradit\u00eb te lindur per arsimim. Ai gjat\u00eb ter koh\u00ebs punoi me p\u00ebrkushtim mjaft te madh jo vet\u00ebm te nj\u00eb m\u00ebsuesi por edhe te nj\u00eb atdhetari per ter rrethin.<br \/>\nAi tani ne p\u00ebrb\u00ebrje kishte edhe ma se gjysm\u00ebn nxensave edhe vajza te fshatit. Ai punonte edhe me te vjet\u00ebr qe se paku te ju m\u00ebsonte shkrim Lexim.<br \/>\nKet\u00eb entuziaz\u00ebm e zbehu gjysma e dyt\u00eb e vitit 1942 ku Ndrec Ndu Gjoka per shkak te aktiviteteve \u00c7lirimtare edhe u burgos nga Organet Fashiste me q,rast edhe Shkolla e Zlllakuqanit prap\u00eb u mbyll. K\u00ebtu duhet te japim edhe te dhen se Ndrec Ndue Gjoka u internua ne Burgun e Shkodr\u00ebs te cilit burg arriti ti ik me 27 tetot 1944 i cili me pas aktivitetin e vet e zhvilloi ne rrethin e Mirdit\u00ebs.<br \/>\nPopullata Lugdrinase asnj\u00ebher\u00eb nuk u pajtua me mbylljen e Shkoll\u00ebs as burgosjen e M\u00ebsuesit ,por pasi asnj\u00eb nga protestat nuk b\u00ebn pun\u00eb at\u00ebher\u00eb ata vendosen qe me \u00e7do kushte te mbajn\u00eb m\u00ebsimin ne Shkoll\u00ebn Shqipe ku m\u00ebsues gjat\u00eb atyre viteve u soll Kol Vatanga nga Shkodra dhe Pellumb Radovica nga Kor\u00e7a.<br \/>\nMe pas m\u00ebsues u vendos edhe Zef Cub Pernoka 42\/43 vendas nga Zllakuqani dhe ish nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs Shqipe qe nga Shkolla e Shtjefen Gjeqovi.<br \/>\nRrethanat e viteve 44- 45 Soll\u00ebn nj\u00eb vlug tjet\u00ebr ne Trev\u00ebn e Lugut te Drinit, ata te p\u00ebrndjekjes dhe luft\u00ebs se forcave \u00c7etnike tani ne petkun Partizano &#8211; Komunist ne nj\u00eb an ,dhe ata te ter trev\u00ebs qe ishte leshu ne mbrojtje edhe te ideolog\u00ebve te saj por edhe liris\u00eb dhe bashkimit Komb\u00ebtar.<br \/>\nMe revanshin me te ashp\u00ebr mbi ket\u00eb Popullat\u00eb ishin l\u00ebshuar Aradha Partizane te prier nga Zafyr Mysiqi dhe pjes\u00ebtar tjer\u00eb te OZNA s,mandej brigada e e ashtu quajtur e Shaban Hagjis dhe Sali Manit dhe me pas duke mos mundur te ja dalin me rrethin dhe rezistenc\u00ebn e fort qe b\u00ebhej ne ket\u00eb an angazhohet edhe brigada e kat\u00ebrt nga Shqip\u00ebria..Ata donin qe me \u00e7do kushte ta shtinin ne dor\u00eb Ndu Perlleshin Ideologun kryesor te L\u00ebvizjes por edhe ta shuanin p\u00ebrgjithmon\u00eb rezistenc\u00ebn per liri dhe bashkim Komb\u00ebtar ne ket\u00eb an. Ndu Perlleshi u rrethua nga k\u00ebto forca ne Bdisals ne sht\u00ebpin\u00eb e Deli Ndout. Por nga mossuksesi i kapjes se Ndu Perlleshit tmerret te m\u00ebdha dhe tortura p\u00ebrjetuan familjet ,Dom Gjoni,Deli Ndout, Prend Kol\u00ebs, Pjeter Qunit etj nga Budisalsi.<br \/>\nAradhet ne ndjekje me pas dep\u00ebrtuan neper Fshatin Jagod (Sh\u00ebngjergj) dhe Paskalic . Ndon\u00ebse ishte muaj dhjetor me se keqi p\u00ebsoi Familja Perlleshi ,Kjo aradhe djegu kull\u00ebn e k\u00ebsaj familje duke i nxjerr ne acar robet e gjall\u00eb, pik\u00ebrisht 11 dhjetor 1944. K\u00ebtu u dogj foshnja gjashte muajsh (Toma) i vetmi djal\u00eb i Zef Perlleshit \u2013v\u00eblla i Ndu Perlleshit, dhe kjo familje mbet pa trash\u00ebgimtar. Zef Perlleshi me pas u vra me arm\u00eb ne dor\u00eb ne malet e Vulljakes.<br \/>\nK\u00ebto aradhe te leshur mbi popullat\u00ebn kudo neper Fshatrat e k\u00ebsaj treve b\u00ebnin rremoj , maltretime .Vet\u00ebm ne fshatrat Jagod, Paskalic dhe Videj k\u00ebta kishin mbledhur me se 27 meshkuj per ti pushkatuar te cil\u00ebt p\u00ebrjetuan maltretime mizore .K\u00ebta pjes\u00ebtar pat\u00ebn fatin pasi qe ne vendin e nxierrur per pushkatim mbrrini Mehmet Shala kapiten i OZNA se nga Peja i cili per ta evitua ket\u00eb ekzekutim dha urdh\u00ebr te d\u00ebrgohen ne Klin\u00eb ku maltretohen mizorisht por arrin ti largohen te me se keqes.<br \/>\nVlen te theksohet se Brigada e Shaban Hagjis ra ndesh me rezistenc\u00ebn e Armatosur te k\u00ebsaj ane dhe sepse per te zgjeruar Rezistenc\u00ebn dhe strategjin\u00eb e luft\u00ebs tani udh\u00ebheqt\u00eb Profesori i nderuar nga Gjurgjeviku Ymer Berisha i cili mbante lidhje me Bashuk Biben, Marije Shllakun por edhe Shaban Polluzhen dhe ne p\u00ebrgjith\u00ebsi Ballin Komb\u00ebtar.<br \/>\nNe krye te qetes se Ndu Perlleshit tani me ishin ven Strateget Nrec Nikolla (Klin\u00eb), Shaban Dema ( Stup), Feriz Boja (Kerrnic) dhe ishte vendos te luftohej deri ne funde per Liri dhe bashkim Komb\u00ebtar. Pasojat qe i la trev\u00ebs se Lugut te Drinit ter kjo p\u00ebrndjekje dhe luft\u00eb tejet e errte ishin: U vran\u00eb mizorisht Gjon Lleshi (Zllakuqan ) , Pjeter Jaku (Leskoc) ne burgun fam\u00ebkeq te Istogut. U vran\u00eb Kol Gojani (Dugojeve),Nrec Nikolla (Kline), Shaban Dema (Stup),Feriz Boja (Kerrnic), etj.<br \/>\nNd\u00ebrsa te burgosur dhe te d\u00ebnuar ishin Pjeter Gjini (Kosh),Gjon Grobanica (Shtupel),Zef dhe Simon Kola ( Zllakuqan), Tom Culaj (Leskoc) denohet me 8 vjete, Ndu Shala (Bingj) denohet me 10 vjet, Hil Perlleshi \u2013vlla i Ndout si i ri d\u00ebnohet me 6 vjet. Ded\u00eb Ndrcaj l\u00ebshohet nga burgu i Istogut qe me pas vdes nga torturat e perjetuara, Ibish Sokoli burgoset disa her\u00eb dhe p\u00ebrjeton tortura \u00e7njer\u00ebzore si kumbar\u00eb i Ndout.<br \/>\nVlen te theksohet se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve Popullata u p\u00ebrball me tmerrin e p\u00ebrndjekjeve ma mizore ne Histori. Kryepar familjar disa her\u00eb u lidhen dhe torturuan para familjes. U Mblodh\u00ebn meshkuj dhe ne acar te zhveshur i detyruan te hyn per Dri. Ne Krushev te madhe u burgos po thuaj ter fshati ne dy kulla gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb .Pas disa dit\u00ebve f\u00ebmij\u00ebt mezi arriti ti nxjerr Mesusi i fshatit Budisals Prek Kaqa , i cili u nxuar per pushkatim para vet nxensav te tij.<br \/>\nMe 1945 kjo Shkoll\u00eb prap\u00eb u mbyll nga pushteti Komunist per tu rihapur prap\u00eb me 1946. Shkakun e k\u00ebsaj mbyllje 45\/46 duhet k\u00ebrkuar ne qarqet Komuniste te koh\u00ebs pushtet i cili me te madhe trumbetonte per Bashkim Vllazrim dhe liri ,dhe kjo mbyllje sh\u00ebrbeu si pasqyr\u00eb reale per rrethin\u00ebn ,pushtet te cilit kurr\u00eb s\u2019do ti besonin.<br \/>\nKet\u00eb e tregoi me se mirit edhe kjo rihapje 1946 kur M\u00ebsues u soll\u00ebn Arsa dhe Boro Milllatoviq nga Serbia dhe Ruzhica Raiqeviq, e njohur si Ruzhica e Istogut. Sjellja e k\u00ebtyre m\u00ebsueseve tregonte edhe nj\u00eb her\u00eb tendenc\u00ebn e asimilimit te Popullat\u00ebs Shqiptare autoktone pa asnj\u00eb ore ne gjuhen Amtare- Shqipe edhe pse p\u00ebrb\u00ebrja ne p\u00ebrqindje ishte 98 % Shqiptare.<br \/>\nKjo solli revolt ne Populluat dhe nga mungesa e nx\u00ebn\u00ebseve kjo shkoll\u00eb ase qe punoi , pos figurimev ne let\u00ebr qe b\u00ebheshin nga Pushteti. Ter revolta dhe protesta e Popullat\u00ebs per ma se nj\u00eb vit ne qarqet qeveritare Komuniste ,qe m\u00ebsimi te aplikohet ne gjuhen vendase ,ra ne dyer te shurdh\u00ebta sepse Ruzhica Raiqeviq e njohur si Ruzhica e Istogut mbyllte \u00e7do der\u00eb vet\u00ebm qe kjo Popullat\u00eb te mbetej e verb\u00ebt dhe e pa arsimuar. Ruzhica e ashtu quajtur e Istogut ishte e njohur per te gjitha reprezaljet qe kishte shtruar ne Popullat\u00ebn Shqiptare nen petkun tani Partizano- Komuniste. Por edhe ardhja e ashtuquajtur e Revuluzjoarve Milllatoviq nga Serbia pa njohur as nj\u00eb fjal\u00eb te vetme Shqip Popullat\u00ebs i jepte pasqyr\u00ebn reale te Liris\u00eb qe ata do ta g\u00ebzonin ne Pushtetin Komunist.<br \/>\nVijimi i nxensave vendas u be vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur k\u00ebrkesa e tyre me ne fund u shqyrtua ne ministrin e at\u00ebhershme ne Pej\u00eb dhe me ne fund kjo ministri vendosi qe m\u00ebsues ta D\u00ebrgoi Rifat Begollin nga Peja k\u00ebshtu qe edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00ebsimi per vendasit rifilloi.<br \/>\nNe vitet 48\/49 m\u00ebsuesi dhe atdhetari Rexh Balanga nga Rakoshi, ne Zllakuqan edhe Hapi klas\u00ebn e par te ashtuquajtur Progjimnaz Shkollor (klasa e pest\u00eb). Me ndryshimet e pastajme ne sistemin Arsimor ky progjimnaz u hoq dhe me pas me iniciativ\u00ebn e M\u00ebsuesit Vendas Lek Perlaska nga Zllakuqani u hap klasa e pest\u00eb e arsimit Fillor. Kjo rihapje shkaktoi Reagime ne qarqet arsimore te koh\u00ebs qe administroheshin nga Serbet dhe qeveritaret e shitur si Kol Shiroka dhe Ali Shukria dhe edhe nj\u00eb her\u00eb kjo Shkoll\u00eb u soll ne pik\u00ebpyetje &#8211; ekzistimi i saj.<br \/>\nVet\u00ebm pas Protestave te P\u00ebrgjakshme nga Populli dhe l\u00ebvizja studentore ne kryeqendr\u00ebn e Prishtin\u00ebs dhe qendrat tjera ( 68) ku pos k\u00ebrkesave per zyrtarizmin e Flamurit ishte dominuese edhe ajo e autonomis\u00eb Shkollore qe nga ato te ulta deri ne ato superiore.<br \/>\nK\u00ebtu si duket edhe u hapen dritaret e para edhe per ket\u00eb rrethin dhe qe nga fundi i vitit 1968 Shkolla e Zllakuqanit u be Shkoll\u00eb e plot Fillore (tet\u00ebvje\u00e7are).<br \/>\nDhe qe nga at\u00ebher\u00eb kjo Shkoll\u00eb e mbajtur me aq sakrific\u00eb u be edhe Vat\u00ebr e dijes dhe e arsimimit Kulturor e Komb\u00ebtar.<br \/>\nVlen te theksohet se gjat\u00eb Viteve 1989\/ 98 Shkolla dhe rrethi ju n\u00ebnshtruan gjitha formave te mundshme te shtypjes dhe reprezaljeve qe i zbatonte pushteti Millosheviqjan,per ta privuar ket\u00eb Populluat nga arsimimi dhe tradita e tyre e vet\u00ebdijes Komb\u00ebtare. K\u00ebtu u aplikuan masa te ndryshme qe nga planprogramet, p\u00ebrjashtimet e Mesimedhensve dhe Nx\u00ebn\u00ebsve, etiketimet e ndryshme me termet iridentiste e nacionaliste te koh\u00ebs .<br \/>\nPor Pushteti Serb asnj\u00ebher\u00eb nuk arriti me qe ket\u00eb Shkoll\u00eb ta mbyll sepse kjo Populluat tani me ishte sprovuar ne sprova te tilla t\u00eb errta dhe tani tradit\u00ebn per shkollim e kishte kalitur thell\u00eb ne gjakun e \u00e7do vendasi qe nga hapja e saj nga At. Shtjefen Gjeqovit.<br \/>\nZllakuqani si qend\u00ebr e Lugut te Drinit jo vet\u00ebm qe nuk u mposht per asnj\u00eb moment por ai edhe triumfoi sepse guximi dhe tradita per shkollim ishte kalitur gjat\u00eb koh\u00ebve te errta te Historis\u00eb. K\u00ebtu ky mjedis per dhjet vite me radhe mu ne mes te fshatit do ta mbaj Shkoll\u00ebn e Mesme \u201c Luigj Gurakuqi\u201d nga Klina pasi ne Klin\u00eb nga pushtuesi ne m\u00ebnyr\u00eb arbitrare edhe ishte mbyllur . Hapja e k\u00ebsaj Shkolle tani ne qend\u00ebr te Zllakuqanit ne Shtepin private te Pashk\u00eb Pernokes edhe nuk ishte rast\u00ebsi por as risi. Sepse ishte ky pjes\u00ebtari i familjes se Zef Cub Pernokes ,nx\u00ebn\u00ebs i At . Gjeqovit dhe m\u00ebsues i pastajm\u00eb i vet Shkoll\u00ebs dhe se etja per dije tani ishte kalit ne gjak ne ter mjedisin por ne ve\u00e7anti ne familjen e tij.<br \/>\nFshati Zllakuqan per dhjet vite me radh\u00eb do ta mbaj ket\u00eb shkoll\u00eb ne mesin e tij, e ndihmoi at\u00eb edhe moralisht ,materialisht dhe nuk kurseu asgj\u00eb pa llogaritur ne rrezikun qe mund ti kanosej atij nga regjimi Serb i koh\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebshtu Devotshm\u00ebria e trash\u00ebguar e Lugut te Drinit dhe Pishtarit te m\u00ebsimit Zef Cub Pernoka tani u be realitet dhe amaneti i At. Gjeqovit ne ket\u00eb mjedis u realizua ne p\u00ebrpik\u00ebri. K\u00ebtu do te gravitonin te gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit nga gjitha rajonet e m\u00ebparshme te Klin\u00ebs dhe M\u00ebsonj\u00ebtorja e dikurshme e At. Gjeqovit tani shendrrohej ne nj\u00eb Vat\u00ebr ,apo K\u00ebshtjell\u00eb dhe k\u00ebso k\u00ebshtjellash Lugu i Drinit tani kishte Sht\u00ebpi per Sht\u00ebpi. Dhe kjo vat\u00ebr do te mbetej e pamposhtur ,dhe per dhjet vite Zllakuqani do ti ruaj vlerat komb\u00ebtare te trash\u00ebguara . Ekspeditave te ndryshme te l\u00ebshuar nga Pushtuesit aj do ti bej ball\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebsit dhe Mesimdhensit do te dij ti mbroj ne sht\u00ebpit\u00eb e tij. Ket\u00eb aj e b\u00ebnte sepse tani kishte m\u00ebsuar se arsimimi ishte arma me e fort e \u00e7lirimit dhe liris\u00eb se tij Etnike dhe Komb\u00ebtare<br \/>\nNj\u00eb p\u00ebrkrahje mjafte te madhe Fshatit dhe Shkoll\u00ebs ja b\u00ebnte edhe Kisha e Fshatit e cila pos ndihmave morale dhe financiare disa her\u00eb strehoi nx\u00ebn\u00ebs te p\u00ebrndjekur ,sepse k\u00ebt\u00eb Atdhetaret e me parshem kishin lan tradit\u00eb, tradit\u00eb se si duhej te ruhej dinjiteti dhe gjaku i tij.<br \/>\nMe sukses Zllakuqani dhe Lugu i Drinit do te dij\u00eb ti mbroj bijt\u00eb e vet edhe gjate Luft\u00ebs. Qe nga dit\u00ebt e para me se 30 bij me te mir\u00eb do te jen ne ball\u00eb te UQK es qe do te marrin pjes\u00eb ne te gjitha format e Luft\u00ebs , Qoft\u00eb Frontale Pashtrak dhe Koshare, Likovc por edhe aksione qoft\u00eb vendimmarr\u00ebse, qoft\u00eb bartje te armeve.<br \/>\nKisha dhe rrethi ju doli zem\u00ebr hapur te p\u00ebrndjekurve qe vinin nga Mitrovica dhe gjetiu, do ti strehonte ne Kish ma se 2000 vet dhe do te ndante jo vet\u00ebm buk\u00ebn por edhe fatin e vdekjes me te gjith\u00eb ,sepse aty ishte gjaku i tij. Aty gjat\u00eb atij Strehimi ka edhe te lindur ,Por Lugu i Drinit dhe Zllakuqani lindje dhe vdekje i ka pas gjithnj\u00eb. Ter ajo rremoj Lufte rrethin\u00ebn e Zlllakuqanit e nxori faqe bardhe ,sepse pos ne Kish e ter rrethina kishte hap dyert dhe zemr\u00ebn te p\u00ebrndjekurve qe numri ne rrethin mund te kalonte edhe mbi 30 mi. Por pos te Lindurve mjerisht Zllakuqani dhe rrethina ka edhe te r\u00ebn\u00ebt d\u00ebshmoret e tij. Ne qend\u00ebr te Fshatit sot q\u00ebndron Lapidari i d\u00ebshmorit Kol Mirdita i cili k\u00ebtij rrethi i jep nder dhe Krenari.<br \/>\nPor mbi te gjitha kjo Popullat\u00eb ka ne gjak te kalitur nj\u00eb ideal qe e ruan gjith\u00eb ne Brendi.<br \/>\nMbi \u00e7do lindje mbi \u00e7do Vdekje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjak qe kjo trev\u00eb e quan Etni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lugu i Drinit te Bardh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treve e gjer qe p\u00ebrfshin fshatrat buz\u00eb Drinit te Bardhe te cilat nga argumentet e gjetura arkeologjike paraqesin vendbanime te hershme Ilire qe nga shekulli i par\u00eb dhe i dyt\u00eb i lindjes se Krishtit. K\u00ebto burime arkeologjike dhe topografike jan\u00eb ende prezent\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrez kodr\u00ebs qe nga fshatrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-10408","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lugu i Drinit te Bardh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treve e gjer qe p\u00ebrfshin fshatrat buz\u00eb Drinit te Bardhe te cilat nga argumentet e gjetura arkeologjike paraqesin vendbanime te hershme Ilire qe nga shekulli i par\u00eb dhe i dyt\u00eb i lindjes se Krishtit. K\u00ebto burime arkeologjike dhe topografike jan\u00eb ende prezent\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrez kodr\u00ebs qe nga fshatrat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-12T23:05:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"28 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese\",\"datePublished\":\"2011-09-12T23:05:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/\"},\"wordCount\":5641,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/lugu_drinit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/\",\"name\":\"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/lugu_drinit.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-12T23:05:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/lugu_drinit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/lugu_drinit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Lugu i Drinit te Bardh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treve e gjer qe p\u00ebrfshin fshatrat buz\u00eb Drinit te Bardhe te cilat nga argumentet e gjetura arkeologjike paraqesin vendbanime te hershme Ilire qe nga shekulli i par\u00eb dhe i dyt\u00eb i lindjes se Krishtit. K\u00ebto burime arkeologjike dhe topografike jan\u00eb ende prezent\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrez kodr\u00ebs qe nga fshatrat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-12T23:05:21+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"28 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese","datePublished":"2011-09-12T23:05:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/"},"wordCount":5641,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/","name":"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg","datePublished":"2011-09-12T23:05:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/lugu_drinit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lugu-i-drinit-te-bardhe-dhe-soldateska-pushtuese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10408\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}