{"id":10278,"date":"2011-09-03T23:18:20","date_gmt":"2011-09-03T22:18:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10278"},"modified":"2011-09-03T23:18:20","modified_gmt":"2011-09-03T22:18:20","slug":"gerdeci-shqiperia-amerika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/","title":{"rendered":"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Edi Rama<\/strong><\/p>\n<p>Rrjedhjet e kabllove informatike, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, shihen si arteriet q\u00eb lidhin zemr\u00ebn e bot\u00ebs e t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore me vendin ton\u00eb dhe, krejt natyrsh\u00ebm, i kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb emocionet e q\u00ebmtimit t\u00eb brendis\u00eb s\u00eb tyre. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb e kuptuar, duke e v\u00ebn\u00eb veten nga ana e retin\u00ebs s\u00eb syve t\u00eb Amerik\u00ebs mbi ne, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb Amerika sheh tek ne. Askund tjet\u00ebr ky ushtrim bot\u00ebror vuajerizmi s\u2019ka ngjallur e s\u2019ka sesi ngjall nj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb pasion popullor.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb proamerikan i bot\u00ebs, jo ngaq\u00eb qeverit\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, po sepse vet\u00eb shqiptar\u00ebt, konsensualisht, jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas Amerik\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do popull tjet\u00ebr sot. Historia e ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lidhjen ton\u00eb me Amerik\u00ebn deri dit\u00ebn e rivendosjes s\u00eb komunikimit me t\u00eb pas gjys\u00ebm shekulli diktatur\u00eb komuniste, dhe Amerika s\u2019e ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtuar asnj\u00ebher\u00eb historin\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb paimagjinueshme, para rivendosjes s\u00eb komunikimit.<\/p>\n<p>Por, besoj se mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebto rrjedhje shqiptar\u00ebve duhet t\u2019u vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sesa thell\u00eb e nga af\u00ebr e ndjek Amerika rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt demokracis\u00eb, pun\u00ebn e qeverive shqiptare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit, funksionimin e institucioneve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Me \u00e7far\u00eb v\u00ebmendje mban sh\u00ebnim \u00e7do detaj, \u00e7do informacion a opinion, se si kryq\u00ebzon pik\u00ebpamje e t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e duhur p\u00ebr gjithshka lidhet me problematik\u00ebn e funksionimit t\u00eb shtetit e mosmbar\u00ebvajtjen e jet\u00ebs politike. Esht\u00eb padyshim v\u00ebmendja e vendit lider t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr forcave q\u00eb i kund\u00ebrvihen demokracis\u00eb, lirive e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb edhe v\u00ebmendja ndaj nj\u00eb vendi mik, nj\u00eb aleati shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, po aspak t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sidomos p\u00ebr fatet e rajonit, nj\u00eb populli t\u00eb cilin Amerika e rendit me plot t\u00eb drejt\u00eb nd\u00ebr besnik\u00ebt e vet dhe p\u00ebrpiqet ta ndihmoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e v\u00ebshtir\u00eb, pas daljes nga humnera e diktatur\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se \u00e7\u2019ngjyr\u00eb kan\u00eb qeverit\u00eb e tij dhe kush i kryeson ato. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur k\u00ebtu s\u2019ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb pas vitit \u201990 ndarje p\u00ebr destinacionin euroatllantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po vet\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebn e shkuarjes n\u00eb destinacion, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs nd\u00ebrtimi i nj\u00eb demokracie funksionale dhe mir\u00ebqenieje shoq\u00ebrore ka hasur dhe has, sot m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb, pengesa t\u00eb m\u00ebdha nga pushteti politik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, Amerika k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb gjithshka, t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb vetin mbi k\u00ebdo q\u00eb shqiptar\u00ebt zgjedhin si p\u00ebrfaq\u00ebsues. Por, pa th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb t\u00eb re deri k\u00ebtu, dua t\u00eb shtoj m\u00eb tutje disa fjal\u00eb lidhur me di\u00e7ka tjet\u00ebr. E cila lidhet me komentet e rrjedhjeve prej kabllove informatike vet\u00ebm si shtys\u00eb, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me llumin e pushtetit q\u00eb ka mbytur shtetin p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb i din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. S\u2019kam koment p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb e publikuar t\u00eb shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, frikacak\u00ebri q\u00eb t\u00eb le pa fjal\u00eb. Kam vet\u00ebm nj\u00eb pyetje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb publikisht p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs dhe Prokuroren e P\u00ebrgjithshme: \u00c7far\u00eb e justifikon katandisjen e katrahur\u00ebs vrastare t\u00eb G\u00ebrdecit n\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es tall\u00ebs p\u00ebr dinjitetin e \u00e7do qytetari t\u00eb k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>E di q\u00eb shum\u00ebkush do hidhet p\u00ebrpjet\u00eb duke e lexuar k\u00ebt\u00eb pyetje e do m\u00eb kujtoj\u00eb rrahjen time t\u00eb shpatullave t\u00eb Saliut n\u00eb der\u00ebn e spitalit at\u00eb dit\u00eb, por askush s\u2019duhet t\u00eb harroj\u00eb se at\u00eb dit\u00eb kishte vet\u00ebm vdekje, plag\u00eb e tym t\u00eb zi. Askush p\u00ebrve\u00e7 krijuesve t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes e vet\u00eb Saliut s\u2019dinte gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr \u00e7ka m\u00ebsuam m\u00eb von\u00eb. Shum\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe se kap\u00ebrcimi i pragut t\u00eb NATO-s pak jav\u00eb m\u00eb pas, kur Shqip\u00ebria, asnj\u00eb parti n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u2019mund t\u00eb zhytej n\u00eb spiralen e nj\u00eb krize t\u00eb brendshme politike, duke harruar p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se Amerika, avokati yn\u00eb i madh q\u00eb na hapi der\u00ebn e NATO-s dhe u b\u00eb garanti yn\u00eb m\u00eb i vendosur para gjith\u00eb familjes euroatllantike, na priste n\u00eb at\u00eb prag. E n\u00eb fund t\u00eb fundit s\u2019qe assesi hedhja e valles s\u00eb vdekjes mes partive politike, po drejt\u00ebsia ajo q\u00eb duhet t\u00eb ndri\u00e7onte rrug\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duke e hedhur vallen si\u00e7 ia k\u00ebrkon Kushtetuta e ligji, e jo si\u00e7 diktojn\u00eb frik\u00ebrat njer\u00ebzore e \u00e7far\u00ebdo interesash vetjake, kur vet\u00eb puna e drejt\u00ebsis\u00eb e ka t\u00eb n\u00ebnkuptuar l\u00ebnien m\u00ebnjan\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe kur drita e hetimeve, sa t\u00eb prokuroris\u00eb e sa t\u00eb guximtar\u00ebve t\u00eb mbetur n\u00eb ishullin e rrethuar t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb, vajti e ra mbi der\u00ebn e Saliut, si\u00e7 ndodh tashm\u00eb r\u00ebndom n\u00eb Shqip\u00ebri, drejt\u00ebsia humbi n\u00eb drejtim t\u00eb paditur dhe kjo histori mbeti n\u00eb lluc\u00ebn e banalizimit t\u00eb \u00e7do problemi t\u00eb vendit, ku kacafyten qeveria me opozit\u00ebn. Politik\u00eb hesapi me nj\u00eb fjal\u00eb, ca thon\u00eb k\u00ebshtu e ca ashtu, t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj jan\u00eb, si ata q\u00eb vran\u00eb, e si ata q\u00eb than\u00eb, madje m\u00eb keq akoma se edhe ata q\u00eb than\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb kur ishin n\u00eb pushtet q\u00ebmoti dhe n\u00ebse jo vet\u00eb, kan\u00eb vrar\u00eb me dor\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre, kurse k\u00ebta q\u00eb vran\u00eb ua than\u00eb t\u00eb gjitha derisa i shporr\u00ebn nga pushteti, iku edhe kjo, k\u00ebshtu e ka kjo pun\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e pat edhe puna e tunelit t\u00eb Kalimashit, q\u00eb ra pik\u00ebrisht p\u00ebr arsyet q\u00eb u mor\u00ebn vesh m\u00eb pas e po nj\u00ebsoj u than\u00eb t\u00eb gjitha nga opozita, papushim. Derisa mbet\u00ebn edhe ato n\u00eb lluc\u00ebn e banalizimit t\u00eb debatit me patriot\u00eb e renegat\u00eb, me dashnor\u00eb t\u00eb ethsh\u00ebm t\u00eb flamurit t\u00eb kombit e me filogrek\u00eb t\u00eb betuar kund\u00ebr kombit, me ca q\u00eb rrop\u00ebn si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi buxhetin e shtetit, e ca q\u00eb digjeshin nga zilia teksa vidhnin taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Politik\u00eb hesapi, shkurt muhabeti, k\u00ebshtu e kan\u00eb k\u00ebta, ca i bien gozhd\u00ebs e ca patkoit, fjal\u00ebt i merr era, kurse rruga mbetet, p\u00ebrpara n\u00eb vjedhje t\u00eb reja e zgjedhje t\u00eb vjedhura nga e para, derisa askush n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb mos mbetet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e pat edhe puna e 21 janarit, ku u mor vesh shum\u00eb shpejt kush u vra e kush q\u00eblloi, kush u burgos e kush shp\u00ebtoi, kush u thirr n\u00eb pyetje e kush s\u2019d\u00ebgjoi t\u00eb pyetej, ose s\u2019u thirr fare, derisa mbet\u00ebn t\u00eb gjitha n\u00eb lluc\u00ebn e banalizimit t\u00eb debatit me horra e lavire e me protestues p\u00ebr vot\u00ebn e p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, me stilolapsa pistolet\u00eb e \u00e7adra pushk\u00eb dhe me mij\u00ebra g\u00ebzhoja arm\u00ebsh zjarri n\u00eb bulevard e kriminel\u00eb t\u00eb veshur p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb n\u00eb gard\u00eb, me ca q\u00eb urdh\u00ebruan zjarr mbi popullin e dol\u00ebn matan\u00eb, e ca q\u00eb donin t\u00eb merrnin pushtetin me pu\u00e7 p\u00ebr t\u00eb kthyer diktatur\u00ebn e et\u00ebrve. Politik\u00eb hesapi, dihet muhabeti, k\u00ebshtu e ka Shqip\u00ebria, bjeri kok\u00ebs se k\u00ebta e kan\u00eb tepruar, po edhe ata s\u2019durohen, le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duan, ne t\u00eb shohim pun\u00ebn ton\u00eb, se edhe ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb parat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e kan\u00eb patur n\u00eb fakt t\u00eb gjitha pun\u00ebt e zeza t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Saliut, nga k\u00ebto t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb bum-bum-bum, tek t\u00eb tjerat me rradh\u00eb, nga miniera e Bulqiz\u00ebs e deri n\u00eb spitalet e Shqip\u00ebris\u00eb, nga labirinthet e Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, tek ato t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, n\u00eb APP, n\u00eb AKKP, KQZ, n\u00eb NNN, me z\u00eb, me figur\u00eb, me shkresa, me d\u00ebshmitar\u00eb, me para badjava, n\u00ebntok\u00eb e mbitok\u00eb, me fjalime, me investigime, me denoncime, me hetime\u2026 Me t\u00eb gjitha, derisa lluca e banalizimit t\u00eb debatit i ka p\u00ebrpir\u00eb duke l\u00ebn\u00eb Saliun aty ku \u00ebsht\u00eb dhe zhytur thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb megjith\u00eb shtetin e saj n\u00eb llumin q\u00eb mban peng t\u00eb frik\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb paguar nga populli p\u00ebr t\u00eb folur.<\/p>\n<p>Pyetja ime p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs dhe Prokuroren e P\u00ebrgjithshme nuk faj\u00ebson as nj\u00ebrin as tjetrin prej tyre, sepse jo vet\u00ebm as nj\u00ebri as tjetra nuk kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb ask\u00ebnd. Kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e gjykatave q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb dor\u00ebn e Sashenk\u00ebs e t\u00eb Tom\u00ebs dhe s\u2019ia vlen as harxhimi i letr\u00ebs, jo m\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shkruar ndonj\u00eb pyetje p\u00ebr gjykat\u00ebsit e G\u00ebrdecit, Kalimashit a 21 janarit e me radh\u00eb, po edhe nj\u00ebri, edhe tjetra, me t\u00eb tyren kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sa kan\u00eb mundur. Problemi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto t\u00eb gjitha jan\u00eb krime q\u00eb s\u2019duan debat, po nd\u00ebshkim dhe kur nd\u00ebshkimin e z\u00ebvend\u00ebson debati mes qeveris\u00eb e opozit\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykatat qet\u00ebsisht zbardhin vendime q\u00eb i pushojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet si jasht\u00eb afatit, si me mang\u00ebsi teknike n\u00eb dosje, si me ku di un\u00eb \u00e7far\u00eb marifeti tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb s\u2019jan\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb mbetur si specie n\u00eb zhdukje q\u00eb duhet t\u00eb hapin goj\u00ebn. Edhe k\u00ebta xhan\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb se i kursen lluca e banalizimit t\u00eb debatit, p\u00ebrkundrazi, i kan\u00eb njehsuar me opozit\u00ebn, pa\u00e7ka se as opozit\u00ebn s\u2019e kursejn\u00eb kur ua do puna e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto krime popullit i duhet t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb me fjal\u00eb nga ata q\u00eb kan\u00eb mbetur ende pa u kapur n\u00eb krye t\u00eb institucioneve q\u00eb lidhen me drejt\u00ebsin\u00eb, se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebrtej lluc\u00ebs s\u00eb banalizimit t\u00eb debatit t\u00eb k\u00ebtyre me ata, kur vritet, vidhet, rrihet e s\u2019kupton dot megjithat\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebhet. Teksa Amerika, fari i demokracis\u00eb e i shpres\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, sheh e sh\u00ebnon me kujdes gjithshka, askush s\u2019ia hedh dot p\u00ebr asgj\u00eb, por punon me k\u00ebdo q\u00eb populli vendos apo lejon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sepse mb\u00ebshtet popullin shqiptar, jo nj\u00eb pal\u00eb a tjetr\u00ebn n\u00eb debat, duke d\u00ebshiruar, ndihmuar e pritur q\u00eb askush, me cil\u00ebndo pal\u00eb qoft\u00eb i rreshtuar, t\u00eb mos i shp\u00ebtoj\u00eb drit\u00ebs s\u00eb hetimit dhe nd\u00ebshkimit, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb hetimi provon si t\u00eb fajshme. T\u00eb madhe a t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr peshq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb a cironka t\u00eb rastit, djathtas a majtas, pa dallim, p\u00ebr b\u00ebma t\u00eb vjetra a gj\u00ebma t\u00eb reja. Kjo \u00ebsht\u00eb Amerika, kjo duhet t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr popullin shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edi Rama Rrjedhjet e kabllove informatike, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, shihen si arteriet q\u00eb lidhin zemr\u00ebn e bot\u00ebs e t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore me vendin ton\u00eb dhe, krejt natyrsh\u00ebm, i kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb emocionet e q\u00ebmtimit t\u00eb brendis\u00eb s\u00eb tyre. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb e kuptuar, duke e v\u00ebn\u00eb veten nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Edi Rama Rrjedhjet e kabllove informatike, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, shihen si arteriet q\u00eb lidhin zemr\u00ebn e bot\u00ebs e t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore me vendin ton\u00eb dhe, krejt natyrsh\u00ebm, i kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb emocionet e q\u00ebmtimit t\u00eb brendis\u00eb s\u00eb tyre. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb e kuptuar, duke e v\u00ebn\u00eb veten nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-03T22:18:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika\",\"datePublished\":\"2011-09-03T22:18:20+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-03T22:18:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\"},\"wordCount\":1921,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\",\"name\":\"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-03T22:18:20+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-03T22:18:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Edi Rama Rrjedhjet e kabllove informatike, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, shihen si arteriet q\u00eb lidhin zemr\u00ebn e bot\u00ebs e t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore me vendin ton\u00eb dhe, krejt natyrsh\u00ebm, i kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb emocionet e q\u00ebmtimit t\u00eb brendis\u00eb s\u00eb tyre. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb e kuptuar, duke e v\u00ebn\u00eb veten nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-03T22:18:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika","datePublished":"2011-09-03T22:18:20+00:00","dateModified":"2011-09-03T22:18:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/"},"wordCount":1921,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/","name":"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg","datePublished":"2011-09-03T22:18:20+00:00","dateModified":"2011-09-03T22:18:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama_new.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gerdeci-shqiperia-amerika\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"G\u00ebrdeci, Shqip\u00ebria, Amerika"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10278\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}