{"id":10246,"date":"2011-09-01T23:10:17","date_gmt":"2011-09-01T22:10:17","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10246"},"modified":"2011-09-01T23:10:17","modified_gmt":"2011-09-01T22:10:17","slug":"pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/","title":{"rendered":"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjinishi - Gadafi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Gjinishi &#8211; Gadafi\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p>Nga: <strong>Lorenc Vangjeli<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur kolonel Gadafin n\u00eb dit\u00ebt e tij me shk\u00eblqimin e pushtetit dhe si e sheh tashm\u00eb r\u00ebnien e diktatorit libian. Paralele t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mes njeriut q\u00eb sundoi Libin\u00eb dhe qeverisjes s\u00eb doktor Berish\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. <strong>Ermir Gjinishi <\/strong>d\u00ebshmon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij: Autokrat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gadaf\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Kur dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash e ke njohur kolonel Kadafin? Cilat kane qen\u00eb p\u00ebrshtypjet e para t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb vinte nga nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ishte zot absolut n\u00eb vendin e tij dhe armik me gjith\u00eb Per\u00ebndimin e SHBA-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ishte tetori i vitit &#8217;91 kur shkova n\u00eb Tripoli p\u00ebr studime. Tripoli ishte nj\u00eb qytet i madh, krejt ndryshe nga Tirana, me 1 milion banor\u00eb. Libian\u00ebt ishin shum\u00eb miq\u00ebsor\u00eb. Natyrisht q\u00eb edhe infrastruktura nuk krahasohej me ne. Ishte kryeqyteti i nj\u00eb shteti q\u00eb renditej n\u00eb 10 vendet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb eksportin e naft\u00ebs. Si nj\u00eb qytet mesdhetar Tripoli kishte t\u00eb nd\u00ebrthurura n\u00eb arkitektur\u00ebn e tij at\u00eb romake, osmane, arabe dhe moderne. Ajo q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb ishin portretet, banderolat e posterat me fytyr\u00ebn e Gadafit, q\u00eb vareshin kudo. Diku si ushtarak, diku si beduin, si traktorist, si kalor\u00ebs, si inxhinier, me role pa fund; gjith\u00eb muret e Tripolit ishin ekspozita e kolonelit.<\/p>\n<p>N\u00eb kanalin shtet\u00ebror televiziv n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs fliste vet\u00ebm Gadafi ose flitej p\u00ebr t\u00eb, sidomos n\u00eb edicionet e lajmeve q\u00eb fillonin e mbylleshin me t\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 ishte TVSH-ja jon\u00eb, e cila formatin e lajmeve thuajse nuk e ka ndryshuar, e mban edhe sot si \u201crelike\u201d. Kjo mjaftonte q\u00eb t\u00eb kuptoje fare qart\u00eb q\u00eb Gadafi ishte autokrat, diktator si ish-diktatori yn\u00eb, por q\u00eb Libia nuk ishte aq e varf\u00ebr si Shqip\u00ebria jon\u00eb, por libian\u00ebt ishin po aq t\u00eb shtypur sa ne. N\u00eb takimet e tij, n\u00ebp\u00ebr kongreset popullore, gjith\u00eb koh\u00ebs fliste vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr imperializmin amerikan, p\u00ebr kolonizator\u00ebt evropian\u00eb dhe p\u00ebr popujt e shtypur t\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebtu m\u00eb dukej vetja sikur isha n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku flitej arabisht. Fjal\u00ebt e tij ishin vrer dhe urrejtje pa fund p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs. Natyrisht q\u00eb notat pozitive p\u00ebr Rusin\u00eb, Fidel Kastron, Titon etj, shfaqnin qart\u00eb orientimin politik t\u00eb kolonelit.<\/p>\n<p>I p\u00eblqente shpesh t\u00eb krenohej p\u00ebr dit\u00ebt e revolucionit \u201cFatah\u201d, m\u00eb tep\u00ebr se heroizmi i popullit libian kund\u00ebr fashizmit italian. N\u00eb fakt, t\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt e kan\u00eb luajtur fort kart\u00ebn e nacionalizmit, por n\u00eb faqet e historis\u00eb mbeten shkat\u00ebrrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit t\u00eb tyre. Me delirin e madh\u00ebshtis\u00eb, Gadafi hiqej si shp\u00ebtimtari revolucionar i popullit libian dhe garant i p\u00ebrparimit t\u00eb vendit. Kuptohej qart\u00eb se p\u00ebr t\u00eb historia e Libis\u00eb fillonte tek ai.<\/p>\n<p>Gadafi ishte Libia, Libia dukej se ishte Gadafi. Ai ishte mbi ligjin e institucionet, i papreksh\u00ebm. Kush fliste apo mendonte ndryshe nga koloneli, i b\u00ebhej jeta e v\u00ebshtir\u00eb ose i nd\u00ebrpritej. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Gadafin e kam par\u00eb aty nga viti &#8217;94, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me student\u00ebt n\u00eb Tripoli. Gadafi kishte gjetur armiq t\u00eb rinj, pas embargos q\u00eb ishte vendosur mbi Libin\u00eb. Protagonizmi kriminal i Gadafit e kishte futur Libin\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve terroriste p\u00ebr shkak t\u00eb financimeve, q\u00eb i b\u00ebnte grupeve terroriste kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, atij i duhej t\u00eb gjente \u201carmikun\u201d, i cili k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte OKB-ja.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb mendjemadh, i eg\u00ebr e arrogant, me nj\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb dukshme. Gjithmon\u00eb i ka p\u00eblqyer vler\u00ebsimi superlativ i vetes. Vet\u00ebshpallej her\u00eb si lider i t\u00eb gjith\u00eb arab\u00ebve, her\u00eb si lider afrikan e her\u00eb si lider fetar madje edhe si lider revolucionar bot\u00ebror. N\u00eb personalitetin e tij bashkoheshin shum\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb njeriut inferior. Her\u00ebn e fundit e takova Gadafin para nj\u00eb viti n\u00eb Babul-lAzizije, n\u00eb bunkerin rreth 7 kilometra katror\u00eb ku ishte fshehur k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>I plakur, me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ngjirur, por sillej nj\u00eblloj. Mbajti nj\u00eb fjalim si t\u00eb ishte nj\u00eb lider fetar i p\u00ebrmasave bot\u00ebrore. N\u00eb Tripoli kishte filluar t\u00eb shfaqej dhe portreti i Sejfit, djalit q\u00eb pregatitej t\u00eb trash\u00ebgonte fronin, i cili virtualisht hiqej si njeriu i reformave t\u00eb m\u00ebdha, por realisht, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimeve, Libia kishte mbetur po n\u00eb at\u00eb llum politik. Libian\u00ebt vazhdonte t&#8217;i ndiqte mallkimi i Platonit: \u201c<em>Nj\u00eb prej d\u00ebnimeve p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrfundon t\u00eb qeverisesh nga inferior\u00ebt<\/em>\u201d. T\u00eb gjith\u00eb inferior\u00ebt b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njejtin gabim kur kan\u00eb pushtet, e mbushin boshll\u00ebkun intelektual me forc\u00ebn e pushtetit q\u00eb degradon n\u00eb dhun\u00eb e krim.<\/p>\n<p><strong>E njihte Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb interesohej t\u00eb dinte p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Gadafi si tip, fliste p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr \u00e7do shtet. Imagjinoni se \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsie mund t\u00eb gjesh n\u00eb fjal\u00ebt e tij. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunikimi, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fshehin injoranc\u00ebn se sa t\u00eb tregojn\u00eb m\u00ebn\u00e7urin\u00eb. Natyrisht fliste edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr diktatur\u00ebn komuniste. Esht\u00eb interesante se si diktator\u00ebt p\u00ebrdorin argumente t\u00eb nj\u00eb diktature si vetja dhe i servirin si kund\u00ebrargument tek populli i tyre, p\u00ebr t\u00eb krijuar kontrastin. Sigurisht q\u00eb Libia nuk ishte komuniz\u00ebm n\u00eb ideologji, por kishte po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie tiranie si komunizmi me popullin. <\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me shtetet e BE-s\u00eb, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb krijonte miq\u00ebsi me shtetet e vogla si ne, p\u00ebr t&#8217;i lan\u00e7uar p\u00ebrpara syve t\u00eb libian\u00ebve si t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit gjeografik. Shqip\u00ebrin\u00eb i p\u00eblqente ta citonte si nj\u00eb popull musliman autokton, me natyr\u00eb t\u00eb bukur, por \u201cpik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u201d n\u00eb rajonin ton\u00eb kishte ish-Jugosllavin\u00eb ku edhe ka studiuar.<\/p>\n<p><strong>Si gjykoni, \u00e7far\u00eb e ka kusht\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb shumti at\u00eb individ n\u00eb metamorfoz\u00ebn e tij, t\u00eb ngjashme me shum\u00eb diktator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb drejtimin e nj\u00eb vendi si shpres\u00eb dhe largohen si ankth?<\/strong><\/p>\n<p>Inferioriteti \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i nj\u00eb pushtetari. Tek Gadafi kjo ndjesi lidhet me origjin\u00ebn e prind\u00ebrve e tij. At\u00eb e ka ndjekur nga pas e kaluara e tij e dyshimt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e mbulonte dot n\u00eb syt\u00eb e libian\u00ebve. Zyrtarisht ai \u00ebsht\u00eb i biri i Ebuminiar El-lGadafit, por ajo q\u00eb flitej n\u00ebn z\u00eb n\u00eb Libin\u00eb e djeshme ka filluar t\u00eb dal\u00eb n\u00eb horizont. Po dalin t\u00eb dh\u00ebna nga personalitete t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb tranzicionit se Gadafi \u00ebsht\u00eb biologjikisht me origjin\u00eb italo-hebre dhe Ebuminiari \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm adaptuesi i tij. <\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Izrael k\u00ebto dit\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb media t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb disa izraelito-libian\u00eb. Kuptohet q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb kan\u00eb ngarkesa emocionale q\u00eb ndikojn\u00eb direkt n\u00eb sjelljen e tyre dhe n\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb mbajn\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Egocentrizmi, joshja q\u00eb t\u00eb ofron pushteti koh\u00ebgjat\u00eb \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. N\u00eb psikologjin\u00eb e tyre krijohet sindroma e bindjes, se vet\u00ebm ata jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin. Vuajn\u00eb nga deliri i madh\u00ebshtis\u00eb. Zhvishen nga humanizmi njer\u00ebzor dhe pushtohen nga pangop\u00ebsia djall\u00ebzore dhe si\u00e7 thot\u00eb gjermani i madh G\u00ebte: \u201cUria shpie n\u00eb grep dhe peshqit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d. <\/p>\n<p>Hiqen sikur kan\u00eb \u00e7liruar bot\u00ebn por jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta q\u00eb po ia marrin frym\u00ebn bot\u00ebs. Mendojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb bot\u00ebn, por asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar veten. Pozicionimi i tij politik p\u00ebrkrah vendeve t\u00eb lindjes, udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb cilave q\u00ebndruan gjat\u00eb n\u00eb pushtet, pa dyshim q\u00eb ka ndikuar tek ai. R\u00ebnia e sistemeve t\u00eb lindjes me t\u00eb cilat ai ishte aq i lidhur nuk ja c\u00ebnoi vler\u00ebsimin q\u00eb kishte p\u00ebr ta. <\/p>\n<p>Nuk i quajti kurr\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara ato rregjime, por b\u00ebnte fajtor Per\u00ebndimin p\u00ebr p\u00ebrmbysjen apo transformimin e tyre. Koloneli erdhi n\u00eb pushtet me nj\u00eb grusht shteti dhe e quajti revolucion popullor. Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb till\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar gjat\u00eb n\u00eb pushtet. N\u00eb Libi sovrani ishte fasad\u00eb. Formimi i tij ishte ushtarak dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ushtarak\u00ebt jan\u00eb rr\u00ebzuar nga pushteti me kosto t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr popullin e tyre. Meqen\u00ebse vijn\u00eb n\u00eb pushtet me plumb e gjak e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb largohen paq\u00ebsisht me vot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00ebkush nxiton t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Libi dhe zoti Berisha nuk \u00ebsht\u00eb Kadafi, por ju realisht, a shihni paralele mes dy rasteve? Kam parasysh edhe gjuh\u00ebn pothuaj identike q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb dy, zoti Berisha mbas demonstrat\u00ebs q\u00eb u mbyt n\u00eb gjak n\u00eb 21 janar dhe Kadafi me nisjen e protestave n\u00eb Libi?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Libi, por ne si nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e vendeve t\u00eb rajonit vuajm\u00eb nga \u201cgadafizmi\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb kemi Gadafin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Libi. Autokracia, despotizmi dhe kulti i liderit n\u00eb demokraci \u00ebsht\u00eb gadafiz\u00ebm. Autokrat\u00ebt dhe diktator\u00ebt kan\u00eb fytyra t\u00eb ndryshme, por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb sjellje. Ka plot paralele t\u00eb ngjashme midis Kryeministrit Berisha dhe Kolonelit libian. Kolonel Gadafi i zhduku t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmbysi sistemin e mbretit Idris, sot n\u00eb PD nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb asnj\u00eb nga themeluesit e saj. <\/p>\n<p>Ndoshta \u00c7ur\u00e7illi kishte t\u00eb drejt\u00eb kur thoshte se komunisti antikomunist \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keq se nj\u00eb komunist. Ne i dham\u00eb fund komunizmit n\u00eb 90-\u00ebn, por jo mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Akoma dhe sot forca e pushtetit shtyp forc\u00ebn e ligjit. Tentakulat e atij sistemi po i vuajm\u00eb edhe sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb demokraci t\u00eb brisht\u00eb me institucione t\u00eb deformuara, me nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, ku vesi trajtohet si virtyt dhe virtyti si ves. T\u00eb dy jan\u00eb b\u00ebr\u00eb lider\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrim pushtetesh dhe duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb gjat\u00eb ngase i duket se k\u00ebta e ndryshuan sistemin dhe k\u00ebtyre u p\u00ebrket dhe vet\u00eb sistemi. <\/p>\n<p>Nj\u00eb miku im m\u00eb thot\u00eb gjithmon\u00eb se ne kemi dy republika, Republik\u00ebn e Kryeministrit Berisha dhe Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Sa her\u00eb preken interesat e t\u00eb par\u00ebs, shkat\u00ebrrohet e dyta p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb par\u00ebn. Kjo u pa n\u00eb 97-\u00ebn. Pushteti i mbrapsht\u00eb i asaj kohe p\u00ebr pak na \u00e7oi n\u00eb luft\u00eb civile, k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkon dhe Koloneli t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb Libi. Avion\u00eb shqiptar\u00eb u urdh\u00ebruan t\u00eb bombardonin popullin e tyre, por refuzuan dhe mor\u00ebn azil n\u00eb Itali nj\u00eblloj si pilot\u00ebt libian\u00eb q\u00eb refuzuan urdhr\u00ebrat e kolonelit dhe u ul\u00ebn n\u00eb Malt\u00eb. <\/p>\n<p>Doktori dhe Koloneli jan\u00eb t\u00eb dy rural\u00eb dhe kjo i mundon duksh\u00ebm dhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u dukur t\u00eb till\u00eb. Doktori del n\u00eb TV me I-Pad, kurse Koloneli me shkop golfi. Institucionet e Libis\u00eb ishin banda t\u00eb Gadafit. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb sh\u00ebrbimi libian zhduku Al-lSadrin, nj\u00eb personalitet Libanez, si\u00e7 zhduku SHIK-u i Berish\u00ebs Remzi Hoxh\u00ebn. T\u00eb dy kan\u00eb personalitet t\u00eb dyfisht\u00eb. Gadafi fliste gjith\u00eb dit\u00ebn kund\u00ebr Izraelit, madje i quante tradhtar\u00eb ata q\u00eb bashk\u00ebpunonin me t\u00eb, nga ana tjet\u00ebr ishte furnizuesi i par\u00eb me naft\u00eb i Izraelit. <\/p>\n<p>Berisha akuzonte opozit\u00ebn shqiptare si tradhtare e antikomb\u00ebtare dhe nga ana tjet\u00ebr shkelte embargon dhe i shiste naft\u00eb Serbis\u00eb. Kan\u00eb alergji nga godinat e sistemeve t\u00eb kaluara dhe i prishin, ngaq\u00eb kan\u00eb komplekse me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre. Kolonel Gadafi prishte godinat e koh\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, Berisha k\u00ebrkon t\u00eb prish\u00eb piramid\u00ebn. Edhe Koloneli edhe zoti Berisha flasin shpesh p\u00ebr sistemin e kaluar, por q\u00eb t\u00eb dy kishin funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00ebri si sekretar partie, tjetri si Gjeneral ushtrie. Q\u00eb t\u00eb dy vet\u00ebmburrjen e kan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb katakterit. <\/p>\n<p>Muamar Gadafi me \u00c7avezin n\u00eb krah dilte ne televizionin libian the thoshte: Libia dhe Venezuela jan\u00eb dy vende q\u00eb njohin vet\u00ebm fitore. Zoti Berisha me ish-kryeministrin Kinez n\u00eb median ton\u00eb deklaronte se PK e Kin\u00ebs dhe PD e Shqip\u00ebris\u00eb njohin vet\u00ebm progres. Gadafi shpesh p\u00ebrdorte fen\u00eb dhe klerik\u00ebt p\u00ebr t\u00eb forcuar pushtetin e tij, zoti Berisha, me nd\u00ebrhyrjen e segmenteve pran\u00eb tij, e ka kthyer K.M.Sh-n\u00eb n\u00eb n\u00ebndeg\u00eb t\u00eb selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb tij. <\/p>\n<p>Koloneli qeveriste Libin\u00eb bashk\u00eb me familjen e tij, Berisha shpesh \u00ebsht\u00eb akuzuar n\u00eb media se b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb dy tentojn\u00eb t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb pushtetin tek njer\u00ebz q\u00eb u besojn\u00eb dhe q\u00eb u p\u00ebrputhen karakteret.. Koloneli po pregatitej t&#8217;ja delegonte pushtetin t\u00eb birit Sejfit, zoti Berisha, si\u00e7 p\u00ebrmendet shpesh n\u00eb media po pregatit si trash\u00ebgimtar djalin e tij politik, zotin Basha.<\/p>\n<p>Kulmi i ngjashm\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmjet tyre padyshim \u00ebsht\u00eb 21 janari. E nj\u00ebjta sjellje. T\u00eb dy p\u00ebrdor\u00ebn dhun\u00ebn dhe arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shtypur demonstruesit. Pati t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb plagosur. Pati fjalime identike: Gadafi n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb protestave n\u00eb Bengazi tha: \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb konspiracion shum\u00eb i rreziksh\u00ebm, por un\u00eb dua t\u2019u them se Libia nuk \u00ebsht\u00eb Egjypti apo Tunizia\u201d. Berisha tha se pu\u00e7ist\u00ebt kan\u00eb dashur t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe duhet th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pak d\u00ebm. Por ata harrojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Tunizia.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr Koloneli vazhdoi: \u201cJan\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra vet\u00eb q\u00eb jan\u00eb nisur drejt Tripolit, sepse duan q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb kryeqytetin, Libin\u00eb, Gaddafi-n. Nuk kam pse t\u00eb mbaj sekrete. Jan\u00eb me mij\u00ebra autobuz\u00eb q\u00eb jan\u00eb nisur nga rrethinat p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu\u201d, zoti Berisha tha: \u201cMe mij\u00ebra mesazhe m\u00eb erdh\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbronin demokracin\u00eb kund\u00ebr pu\u00e7ist\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy rastet kemi po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb. Koloneli i quante demostruesit libian\u00eb minj, rruga\u00e7\u00eb, kok\u00ebpalar\u00eb, kriminel\u00eb, rruga\u00e7\u00eb dhe fliste p\u00ebr nj\u00eb konspiracion pu\u00e7ist, e nj\u00ebjta gjuh\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi u p\u00ebrdor dhe nga Kryeministri Berisha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se zoti Berisha me thikat me helm dhe \u00e7adrat pistolet\u00eb ia kaloi Kolonelit n\u00eb fantazi. P\u00ebr t\u00eb mos e zgjatur n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb despot\u00ebsh dhe grahmat e fundit jan\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjinishi &#8211; Gadafi\u00a0\u00a0 Nga: Lorenc Vangjeli P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur kolonel Gadafin n\u00eb dit\u00ebt e tij me shk\u00eblqimin e pushtetit dhe si e sheh tashm\u00eb r\u00ebnien e diktatorit libian. Paralele t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mes njeriut q\u00eb sundoi Libin\u00eb dhe qeverisjes s\u00eb doktor Berish\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Ermir Gjinishi d\u00ebshmon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij: Autokrat\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjinishi &#8211; Gadafi\u00a0\u00a0 Nga: Lorenc Vangjeli P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur kolonel Gadafin n\u00eb dit\u00ebt e tij me shk\u00eblqimin e pushtetit dhe si e sheh tashm\u00eb r\u00ebnien e diktatorit libian. Paralele t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mes njeriut q\u00eb sundoi Libin\u00eb dhe qeverisjes s\u00eb doktor Berish\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Ermir Gjinishi d\u00ebshmon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij: Autokrat\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-09-01T22:10:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin\",\"datePublished\":\"2011-09-01T22:10:17+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-01T22:10:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\"},\"wordCount\":2508,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\",\"name\":\"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-09-01T22:10:17+00:00\",\"dateModified\":\"2011-09-01T22:10:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gjinishi &#8211; Gadafi\u00a0\u00a0 Nga: Lorenc Vangjeli P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur kolonel Gadafin n\u00eb dit\u00ebt e tij me shk\u00eblqimin e pushtetit dhe si e sheh tashm\u00eb r\u00ebnien e diktatorit libian. Paralele t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mes njeriut q\u00eb sundoi Libin\u00eb dhe qeverisjes s\u00eb doktor Berish\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Ermir Gjinishi d\u00ebshmon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij: Autokrat\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-09-01T22:10:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin","datePublished":"2011-09-01T22:10:17+00:00","dateModified":"2011-09-01T22:10:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/"},"wordCount":2508,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/","name":"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg","datePublished":"2011-09-01T22:10:17+00:00","dateModified":"2011-09-01T22:10:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/gjinishi_gadafi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pershtypjet-e-nje-shqiptari-qe-ka-njohur-muamar-gadafin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrshtypjet e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka njohur Muamar Gadafin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10246"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10246\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}