{"id":1015,"date":"2009-12-24T21:28:02","date_gmt":"2009-12-24T20:28:02","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1015"},"modified":"2009-12-24T21:28:02","modified_gmt":"2009-12-24T20:28:02","slug":"mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/","title":{"rendered":"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mitro \u00c7ela n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs\" width=\"200\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Tema<\/strong><\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb emisionin \u201cFaktori Plus\u201d, k\u00ebshilltari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Mitro \u00c7ela, zbardh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e votimit p\u00ebr shitjen e tok\u00ebs te parku \u201cRinia\u201d. \u00c7ela flet p\u00ebr faktin q\u00eb kompleksi \u201cTajvan\u201d ka qen\u00eb pron\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb pak. Gjithashtu, \u00c7ela b\u00ebn t\u00eb ditur se brenda pak koh\u00ebsh kishte dy vendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga ana e Partis\u00eb Demokratike. Vet\u00eb Berisha kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos kishte vendim politik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. K\u00ebshilltari demokrat thot\u00eb se Jozefina Topalli duhet t\u00eb thot\u00eb se votimi u b\u00eb ashtu, sepse ishte k\u00ebrkes\u00eb e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb truk i Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb na jepni versionin tuaj mbi k\u00ebt\u00eb histori?<\/p>\n<p>Kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jap versionin tim, ve\u00e7 t\u00eb tjerave, pasi duke d\u00ebgjuar Jozefina Topallin, nuk tha kryesoren, madje un\u00eb mendoj se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat. Tani, nga janari i vitit 2005 m\u00eb merr n\u00eb telefon Pashko. Tha q\u00eb \u201ckam qen\u00eb p\u00ebr gjah, kam vrar\u00eb nj\u00eb lepur, hajde n\u00eb sht\u00ebpi ta ham\u00eb, merr edhe gruan.\u201d Shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Pashkos, ishte dhe Spartak Ngjela. Atje njoha edhe Beson e \u201cTajvanit\u201d. Aty m\u00eb shpjeguan, Beso, Spartaku nuk nd\u00ebrhyri shum\u00eb, por edhe Pashko, se, kur ka qen\u00eb n\u00eb Ballsh, ka sponsorizuar p\u00ebr fushat\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Ballshit \u201cdhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju mund t\u00eb pyesni, &#8211; tha, &#8211; ish-kryetarin e partis\u00eb n\u00eb Ballsh\u201d, i cili kishte ardhur n\u00eb Tiran\u00eb, Bertin. I thash\u00eb se un\u00eb at\u00ebher\u00eb sa isha futur n\u00eb K\u00ebshill, pasi nuk isha futur q\u00eb n\u00eb fillim, se ka nj\u00eb vendim zyrtar, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb mbledhur grupi, q\u00eb kjo tok\u00eb nga tok\u00eb publike t\u00eb mos privatizohet, \u00ebsht\u00eb vendim i grupit. Megjithat\u00eb, i thash\u00eb un\u00eb, po interesohem. Pas disa dit\u00ebsh erdh\u00ebt ju, pasi kishit qen\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, dhe t\u00eb dy bashk\u00eb shkuam te Sali Berisha. Sali Berisha tri gj\u00ebra m\u00eb k\u00ebrkoi mua. E para, kalimi i tok\u00ebs nga publike n\u00eb private, Edi Rama do fitoj\u00eb nj\u00eb milion euro. I thash\u00eb, doktor, n\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebto par\u00e1 shkojn\u00eb me letra nga privati te bashkia, nuk i merr dot Edi Rama. S\u00eb dyti, \u201cTajvani\u201d ka qen\u00eb pjes\u00eb e kompanis\u00eb \u201cShqiponja\u201d t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. At\u00eb e ka pasur Ismail Mulleti, ka qen\u00eb pronari dhe doktori m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb na kthej\u00eb neve 150 mij\u00eb dollar\u00eb. I thash\u00eb mos t\u2019i ngat\u00ebrrojm\u00eb gj\u00ebrat, Ismail Mulleti ia shiti 750 mij\u00eb euro nj\u00eb kompanie greke, dhe ai greku ia shiti pas tre muajsh Besos s\u00eb \u201cTajvanit\u201d pastaj p\u00ebr 1 milion e 250 mij\u00eb dollar\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, i thash\u00eb, ne nuk kemi lidhje me Beson, problemi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tok\u00ebn. At\u00ebher\u00eb bashk\u00eb kemi qen\u00eb, kur Berisha tha q\u00eb \u201cdo t\u00eb diskutoni me kryetarin e K\u00ebshillit t\u00eb grupit t\u00eb PD, Ilir Rusmali, dhe do t\u2019i thuhet q\u00eb, kur t\u00eb votohet, k\u00ebshilltar\u00ebt nuk kan\u00eb q\u00ebndrim politik dhe t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d. Shkuam tek Iliri bashk\u00eb dhe i tham\u00eb: kjo \u00ebsht\u00eb porosi e doktorit, nd\u00ebrsa ai tha q\u00eb do bisedoj\u00eb vet\u00eb me doktorin. Deri k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb historia. Pastaj ngjarjet jan\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak.<\/p>\n<p>I keni ndjekur reagimet? Si jeni ndjer\u00eb p\u00ebr komentet?<\/p>\n<p>Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn u ndjeva shum\u00eb ngusht\u00eb, sepse Jozefina hidhte insinuata se ne ishim paguar. E para, as kam dh\u00ebn\u00eb dhe as kam marr\u00eb par\u00e1 se, megjith\u00ebse nuk p\u00ebrmendi emra, p\u00ebr mua besoj e ka pasur fjal\u00ebn. Jozefina, n\u00ebse ka kuraj\u00eb, se del sulmon edhe opozit\u00ebn, edhe brenda PD, t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb thot\u00eb se ky veprim u b\u00eb, sepse tha Sali Berisha, sepse ndryshe nuk b\u00ebhet. Un\u00eb si m\u00eb rebeli, kam votuar edhe kund\u00ebr n\u00eb disa raste, nd\u00ebrsa kur ka pasur ngjyrime politike nuk kam votuar fare, edhe p\u00ebrpara tet\u00eb muajsh, kur ishte kalimi i buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb, un\u00eb nuk votova. N\u00eb rast se ka kuraj\u00eb, Jozefina t\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ky kalim u b\u00eb, sepse tha Sali Berisha. Ai tha q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb vendim politik n\u00eb grup dhe k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00eb ajo ta thot\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb sulmosh posht\u00eb, por t\u00eb sulmosh lart&#8230; Politikani duhet t\u00eb ndeshet me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sip\u00ebr, me liderin.<\/p>\n<p>Rama n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak: Jam kund\u00ebr shitjes me \u00e7mimin e hipotek\u00ebs<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb votohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, se ka dy pika aty. Un\u00eb dua q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb votoni ju, dakord, q\u00eb e kam gabim un\u00eb. Sepse un\u00eb personalisht nuk jam dakord q\u00eb kjo t\u00eb ekzekutohet me \u00e7mimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit. Un\u00eb kam propozuar q\u00eb nj\u00eb komision i K\u00ebshillit t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin atje, sepse \u00e7mimi i Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, ky \u00ebsht\u00eb mendimi im. T\u2019ju them nj\u00eb gj\u00eb, un\u00eb nuk b\u00ebj politik\u00eb, un\u00eb po ju them se ne jemi n\u00eb konflikt me disa institucione, sepse nuk kemi pranuar q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb objekte t\u00eb japim OK me \u00e7mimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit dhe vazhdimisht kemi ngritur komisione ekspert\u00ebsh dhe kemi propozuar \u00e7mime t\u00eb tjera. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet e tjera, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne kemi vepruar k\u00ebshtu, kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e pranojm\u00eb \u00e7mimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka pasur shum\u00eb probleme dhe ecejake me subjektet dhe institucionet.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria t\u00eb hetoj\u00eb shpifjet e mashtrimin p\u00ebr shitjen e tok\u00ebs te parku Rinia\u201d<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Edi Rama, tha dje se \u00e7\u00ebshtja e shitjes s\u00eb tok\u00ebs te parku \u201cRinia\u201d duhet t\u00eb hetohet me imt\u00ebsi. Rama shtoi se q\u00ebndrimi i bashkis\u00eb ka qen\u00eb korrekt, por kan\u00eb qen\u00eb votat e Berish\u00ebs q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur shitjen me at\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebn\u00eb dit\u00eb q\u00eb Sali Berisha dhe papagajt\u00eb e tij p\u00ebrs\u00ebrisin pa pushim refrenin e nj\u00eb shpifjeje t\u00eb posht\u00ebr n\u00eb adres\u00ebn time, lidhur me legalizimin e nj\u00eb pjese t\u00eb sip\u00ebrfaqes ngjitur me godin\u00ebn private t\u00eb parkut \u201cRinia\u201d.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb padi penale e civile jan\u00eb regjistruar tanim\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Prokurori e Gjykat\u00eb, ku Pinoku i madh, me t\u00ebr\u00eb t\u00eb vegjlit pas tij, jan\u00eb t\u00eb kall\u00ebzuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, p\u00ebr shpifje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, un\u00eb dua t\u2019i v\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebrmes jush opinionit publik dokumentet e regjistruara e t\u00eb shkruara, q\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka vendosur me vota t\u00eb t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha K\u00ebshilli Bashkiak, pavar\u00ebsisht nga mendimi im i kund\u00ebrt, shprehur edhe n\u00eb debatin e mbledhjes (kujtoj k\u00ebtu se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb nuk kam qen\u00eb ende kryetar i PS).<\/p>\n<p>Pra, \u00e7mimi i shitjes p\u00ebr legalizim t\u00eb truallit n\u00eb fjal\u00eb, sipas ligjit t\u00eb asaj kohe, i quajtur sot \u00e7mim abuziv nga Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb fakt nga K\u00ebshilli Bashkiak, me votat vendimtare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me propozimin tim, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb atij trualli, pavar\u00ebsisht ligjit n\u00eb fuqi, nga nj\u00eb komision i ngritur prej vet\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak.<\/p>\n<p>Dje, nj\u00eb medie q\u00eb e ka investiguar imt\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb edhe faktet kok\u00ebforta, q\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs i ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjykim n\u00eb dispozicion t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb provuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht akuz\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr shpifje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs e papagajve t\u00eb tij, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, e pam\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb v\u00ebm\u00eb sot n\u00eb dispozicion t\u00eb publikut provat q\u00eb disponojm\u00eb p\u00ebr gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, me krenarin\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e plot\u00ebsishtprovuar morale t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Dhe i siguroj t\u00eb gjith\u00eb, se ky rast p\u00ebrputhshm\u00ebrie i veprimtaris\u00eb son\u00eb me frym\u00ebn e ligjit e t\u00eb moralit qytetar nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb episod t\u00eb shk\u00ebputur, po nj\u00eb konstante t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Institucioni yn\u00eb ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb e do t\u00eb mbetet nj\u00eb model i kushtetutshm\u00ebris\u00eb, ligjshm\u00ebris\u00eb e qytetaris\u00eb n\u00eb kryerjen e misionit t\u00eb vet, pavar\u00ebsisht furive t\u00eb balt\u00ebs q\u00eb mund ta godasin e ta ndyjn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht, por kurr\u00eb s\u2019mund ta mbulojn\u00eb gjat\u00eb e ta zhb\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, nj\u00eb kryeminist\u00ebr i zgjedhur nga populli, normalisht duhet t\u00eb dilte e t\u00eb k\u00ebrkonte falje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mashtrim t\u00eb publikut, p\u00ebr q\u00ebllimet e tij politike, por un\u00eb nuk pres q\u00eb Pinoku yn\u00eb n\u00eb qeveri ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse g\u00ebnjeshtra e shpifja jan\u00eb mjetet e tij p\u00ebr t\u00eb bindur njer\u00ebzit, jo thjesht veset e tij si njeri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb nuk m\u00eb mbetet tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u2019i rik\u00ebrkoj publikisht Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme q\u00eb hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpifje e p\u00ebr t\u00eb gjitha shpifjet, me q\u00ebllim mashtrimin e opinionit publik, t\u00eb mos zvarritet, por t\u00eb hetohet pa humbur koh\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e publikut, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr vendin\u201d, &#8211; tha Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Tema Duke folur n\u00eb emisionin \u201cFaktori Plus\u201d, k\u00ebshilltari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Mitro \u00c7ela, zbardh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e votimit p\u00ebr shitjen e tok\u00ebs te parku \u201cRinia\u201d. \u00c7ela flet p\u00ebr faktin q\u00eb kompleksi \u201cTajvan\u201d ka qen\u00eb pron\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb pak. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Tema Duke folur n\u00eb emisionin \u201cFaktori Plus\u201d, k\u00ebshilltari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Mitro \u00c7ela, zbardh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e votimit p\u00ebr shitjen e tok\u00ebs te parku \u201cRinia\u201d. \u00c7ela flet p\u00ebr faktin q\u00eb kompleksi \u201cTajvan\u201d ka qen\u00eb pron\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb pak. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-24T20:28:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d\",\"datePublished\":\"2009-12-24T20:28:02+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-24T20:28:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\"},\"wordCount\":1666,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\",\"name\":\"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-24T20:28:02+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-24T20:28:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Tema Duke folur n\u00eb emisionin \u201cFaktori Plus\u201d, k\u00ebshilltari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Mitro \u00c7ela, zbardh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e votimit p\u00ebr shitjen e tok\u00ebs te parku \u201cRinia\u201d. \u00c7ela flet p\u00ebr faktin q\u00eb kompleksi \u201cTajvan\u201d ka qen\u00eb pron\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb pak. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-24T20:28:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d","datePublished":"2009-12-24T20:28:02+00:00","dateModified":"2009-12-24T20:28:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/"},"wordCount":1666,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/","name":"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg","datePublished":"2009-12-24T20:28:02+00:00","dateModified":"2009-12-24T20:28:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/mitro_cela_kb.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mitro-cela-topalli-te-sulmoje-berishen-nese-dyshon-per-korrupsion-te-tajvani\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mitro \u00c7ela: Topalli t\u00eb sulmoj\u00eb Berish\u00ebn, n\u00ebse dyshon p\u00ebr korrupsion te \u201cTajvani\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1015"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1015\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}