{"id":1012,"date":"2009-12-23T22:38:32","date_gmt":"2009-12-23T21:38:32","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1012"},"modified":"2009-12-23T22:38:32","modified_gmt":"2009-12-23T21:38:32","slug":"shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/","title":{"rendered":"&#8216;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>INTERVIST\u00cb me Ambasadorin e Danimark\u00ebs<\/strong>, <em>23.12.2009<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg\" border=\"0\" alt=\"Karsten Ankjaer Jensen\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>SHENIM I REDAKSISE SE SHEKULLIT:<br \/>\n<strong><em>Me poshte eshte nje interviste e Ambasadorit te Danimarkes ne Tirane, Karsten Ankjaer Jensen.<br \/>\nKy version i intervistes eshte versioni i saj i plote. Diten e hene, intervista e z.Jensen u botua ne gazeten Panorama, por disa pjese te saj ishin censuruar.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Z.Ambasador, sa e r\u00ebnd\u00eb ju duket situata politike aktuale?<\/em><br \/>\nRregullat e funksionimit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, dialogun e qytet\u00ebruar, dhe jo m\u00eb pak se ato, kompromisin. Pa to, bashkimi i 27 vendeve me pik\u00ebpamje gjer\u00ebsisht t\u00eb ndryshme, thjesht nuk do t\u00eb mundej t\u00eb funksiononte.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria d\u00ebshiron t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet. Dhe \u00e7dokush d\u00ebshiron q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet. Por,vitet e fundit n\u00eb k\u00ebto tre fusha, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb konsideruesh\u00ebm prapa. Dhe n\u00eb jav\u00ebt e fundit, padyshim.<\/p>\n<p>Shum\u00eb sinqerisht, zhvillimet nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb Bashkimit, dhe po ashtu t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Sikurse tha p\u00ebrpara disa dit\u00ebsh, Ministri i Jasht\u00ebm i Presidenc\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb, Bildt, partit\u00eb duhet t\u00eb ulen, t\u00eb flasin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Tensionet jan\u00eb n\u00eb rritje. Por mendoni p\u00ebr nj\u00eb moment: n\u00ebse klasa politike shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;i gjej\u00eb zgjidhje nj\u00eb krize politike t\u00eb krijuar nga vet\u00eb ajo, si mundet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut pozitiv n\u00eb Europ\u00eb? Me rastin e fundit, si mundet Shqip\u00ebria t\u00eb shpresoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar?<\/p>\n<p>Kur juve ju shkon n\u00eb mend t\u00eb drejtoni pyetje t\u00eb tilla, gjendja duket se \u00ebsht\u00eb serioze.<\/p>\n<p><em>Po p\u00ebrsa i p\u00ebrket bojkotit?<\/em><\/p>\n<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion themelor n\u00eb nj\u00eb demokraci moderne. Bojkotimi i parlamentit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e reagimit n\u00eb nj\u00eb demokraci, n\u00eb kuptimin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, bojkotin e shoh m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb simptom\u00eb se sa si s\u00ebmundjen vet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb shtimi i munges\u00ebs s\u00eb besimit tek institucionet e qeveris\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Jo, pa arsye, m\u00eb vjen keq ta them.<\/p>\n<p>Institucionet publike jan\u00eb shtyllat e demokracis\u00eb. N\u00ebse ato nuk lejohen t\u00eb ushtrojn\u00eb forc\u00ebn dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e nevojshme, p\u00ebr t\u00eb siguruar rregulla t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb demokracia vuan. Kjo duhet t\u00eb preokupoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, edhe n\u00ebse ata nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar n\u00eb politik\u00eb. Pse? Sepse kjo ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e lek\u00ebve q\u00eb ata do t\u00eb ken\u00eb n\u00eb xhepat e tyre.<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb apo vendas, pa dyshim mendohen mir\u00eb p\u00ebr investimin e pasurive t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bindur se trajtohen me drejt\u00ebsi dhe sipas ligjit: n\u00eb nj\u00eb vend ku parat\u00eb dhe jetesa juaj nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen dhe p\u00ebr BE-n\u00eb dhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu keqp\u00ebrdorimi I politik\u00ebs dhe korrupsioni jan\u00eb jo vet\u00ebm moralisht t\u00eb gabuara. Sepse, ka nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb madh me t\u00eb cilin duhet paguar, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr begatin\u00eb e kombit, mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e brezave.<\/p>\n<p>Mungesa e institucioneve mir\u00ebfunksionuese dhe e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebdo, pavar\u00ebsisht partis\u00eb politike q\u00eb i p\u00ebrkisni, \u00e7far\u00eb pozicioni keni, me k\u00eb jeni t\u00eb lidhur, \u00e7far\u00eb makine ngisni apo sa para fitoni- \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mendimin tim pengesa m\u00eb e madhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb begat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrse nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt?<\/em><\/p>\n<p>Nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Shqip\u00ebria i ka t\u00eb gjitha institucionet e nj\u00eb demokracie. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ato funksionuese. Ne nuk mund t&#8217;i detyrojm\u00eb shqiptar\u00ebt apo klas\u00ebn tuaj politike t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet e duhura. Sikurse vepron ndonj\u00eb prej nesh, her\u00eb pas here, ajo \u00e7&#8217;ka ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, \u00ebsht\u00eb t&#8217;ju informojm\u00eb rreth pasojave t\u00eb veprimeve tuaja. Megjithat\u00eb, zgjedhjet jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><em>Po ku, n\u00eb cilat fusha, \u00ebsht\u00eb injoruar k\u00ebshilla e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb jap disa shembuj:<\/p>\n<p>Shembulli i par\u00eb: Un\u00eb dhe shum\u00eb koleg\u00eb, shum\u00eb her\u00eb, kemi paralajm\u00ebruar p\u00ebr pasojat e korrupsionit n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t&#8217;u zhvilluar dhe hyr\u00eb n\u00eb BE. Megjithat\u00eb, raporti i fundit nga &#8220;Transperancy International, i cili \u00ebsht\u00eb edhe pik\u00eb e njohur referimi n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tregoi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb madhe n\u00eb renditjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb lajm i keq p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb BE. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb frenim i madh i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta paraqitur Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00ebrheq\u00ebse investimi p\u00ebr kompanit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra edhe p\u00ebr shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr begati.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta ulur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive korrupsionin. Disa individ\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ulta jan\u00eb goditur. Gjithsesi, p\u00ebr segmente t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, korrupsioni duket t\u00eb jet\u00eb pa rreziqe reale.<\/p>\n<p><em>Shembulli i dyt\u00eb: Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, shum\u00eb her\u00eb, jan\u00eb lutur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga zakoni i pushimit t\u00eb njer\u00ebzve nga puna n\u00eb sektorin publik, sa her\u00eb q\u00eb ka ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb udh\u00ebheqje. P\u00ebrse?<\/em><\/p>\n<p>S\u00eb pari, sepse ne nuk na p\u00eblqen t\u00eb shikojm\u00eb parat\u00eb, q\u00eb taksapaguesit tan\u00eb kan\u00eb investuar tek shum\u00eb nga ata njer\u00ebz, t\u00eb shkojn\u00eb kot.Pasoja nuk duhet t\u00eb na habis\u00eb. M\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb do b\u00ebhet, marrja e financimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Megjithat\u00eb, zakoni vazhdon dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr duket se \u00ebsht\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebr shkak se kjo tregon nj\u00eb munges\u00eb themelore t\u00eb t\u00eb kuptuarit t\u00eb demokracis\u00eb, dhe rolit dhe p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve publike. K\u00ebto institucione nuk jan\u00eb \u00e7mimi i madh i llotaris\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb fiton zgjedhjet apo nj\u00eb pozit\u00eb pushteti. Institucionet financohen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eblloj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, dhe un\u00eb nuk di se si ta theksoj sa duhet k\u00ebt\u00eb: p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb liberalizim t\u00eb vizave dhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Praktika e heqjes nga puna e personave t\u00eb kualifikuar, cilado qoft\u00eb arsyeja, padyshim, siguron se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE dhe liberalizimi i vizave do t\u00eb shtyhen edhe m\u00eb tej n\u00eb t\u00eb ardhmen. Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shqiptar\u00ebt ta kuptojn\u00eb se nuk ka hyrje t\u00eb leht\u00eb e t\u00eb shpejt\u00eb. Duhet t\u00eb b\u00ebni detyrat tuaja. As an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE, as liberalizimi i vizave nuk do t\u00eb vijn\u00eb si dhurata n\u00eb pako. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb kryer m\u00eb s\u00eb miri. Dhe ju keni nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb koha dhe vendi \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. BE-ja dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb saj po presin vet\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb gati. Fati i t\u00eb ardhmes tuaj \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb duart tuaja.<\/p>\n<p>Shembulli i tret\u00eb: Dy her\u00eb n\u00eb vit, Komisioni i BE-s\u00eb kryen nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat q\u00eb kan\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Raportet, gjithashtu, p\u00ebrmbajn\u00eb rekomandime rreth detyrave q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb kryej\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb synim. Megjithat\u00eb, n\u00ebse i lexoni raportet, nuk gjeni asnj\u00eb rast ku vler\u00ebsimi i p\u00ebrparimit \u00ebsht\u00eb &#8220;i shk\u00eblqyer&#8221;,&#8221;shum\u00eb i mir\u00eb&#8221; etj. Shprehja m\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb raportin e fundit t\u00eb BE-s\u00eb ishte &#8220;pak progres&#8221;, n\u00ebse e kujtoj mir\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb i jasht\u00ebm, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebm e \u00e7uditshme: Shqip\u00ebria ka nj\u00eb potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE do t\u00eb ndryshonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike kushtet e jetes\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, dhe jo m\u00eb pak t\u00eb atyre q\u00eb ende jetojn\u00eb n\u00eb kushte ekstremisht t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb mendoj\u00eb se Shqip\u00ebria si komb, shqiptar\u00ebt si popull, dhe klasa juaj politike, jo m\u00eb pak, mund t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen dhe t\u00eb vendosin t\u00eb gjith\u00eb kapacitetet p\u00ebr b\u00ebr\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE dhe liberalizimi i vizave t\u00eb ndodhin sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn shqiptare, duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje e zakonshme, se n\u00ebse keni disa miq t\u00eb mir\u00eb brenda BE-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se do t\u00eb b\u00ebheni an\u00ebtar. Miqt\u00eb tuaj do t\u00eb kujdesen p\u00ebr ju.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb kjo m\u00ebnyra e funksionimit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb bien dakort. Pa p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat, Shqip\u00ebria do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb arritjen e nj\u00eb konsensusi t\u00eb t\u00eb 27 vendeve.<\/p>\n<p>Po e them k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, sepse d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt ta kuptojn\u00eb funksionimin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, votuesit dhe taksapaguesit europian\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb vendosin. K\u00ebshtu, ju nuk duhet t\u00eb prisni marrjen e mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre p\u00ebrpara se Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb vullnetin dhe aft\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebrkesave dhe t&#8217;u p\u00ebrmbahet rregullave t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ju, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duhet t\u00eb tregoni, se jeni gati t\u00eb kontribuoni pozitivisht n\u00eb Bashkim, \u00e7do vend dhe \u00e7do parlament i Bashkimit duhet t\u00eb bindet q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb pozitive dhe jo nj\u00eb barr\u00eb, n\u00eb familjen europiane. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi.<\/p>\n<p>Europa dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb saj, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nj\u00eb perspektiv\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb nj\u00eb nga familjet m\u00eb t\u00eb begata n\u00eb bot\u00eb. Duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb Europian\u00ebt, pa m\u00ebdyshje, kan\u00eb treguar besimin te Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt. E kemi treguar at\u00eb besim me veprat tona, si kombe t\u00eb ve\u00e7anta dhe si BE. Kemi b\u00ebr\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e mundur dhe kemi b\u00ebr\u00eb patur shpenzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t&#8217;ju ndihmuar n\u00eb arritjen e synimit tuaj. Dhe vendet apo organizatat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb vepruar k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fati dhe e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja. Veprat tuaja, vet\u00ebm veprat tuaja, jan\u00eb ato q\u00eb i realizojn\u00eb apo i thyejn\u00eb shpresat p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><em>Po tregoheni, jo si zakonisht, i drejtp\u00ebrdrejt, si ambasador.<\/em><\/p>\n<p>Zakonisht diplomat\u00ebt flasin n\u00eb ato m\u00ebnyra, ku edhe kritika m\u00eb e ashp\u00ebr paraqitet si nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebzim. Kjo i sh\u00ebrben nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb mir\u00eb, sepse ul tensionet. Megjithat\u00eb n\u00ebse d\u00ebgjuesi nuk e kupton mesazhin, apo e d\u00ebgjon at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar, at\u00ebher\u00eb duhet ndryshuar m\u00ebnyra e t\u00eb komunikuarit. Ne nuk mund ta ndihmojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb veten, n\u00ebse nuk e themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit ta kuptojn\u00eb. Ndryshe, ju nuk do t\u00eb mund t\u00eb merrni vendimet e duhura.<\/p>\n<p>Po flas hapur, sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb besoj se Shqip\u00ebria, q\u00eb nga zgjedhjet, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit, e ka shtyr\u00eb n\u00eb drejtimin e gabuar, dat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb mund t&#8217;i uronim Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve mir\u00ebseardhjen n\u00eb familjen europiane.<\/p>\n<p>Dhe kjo duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e asaj q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart, pik\u00ebrisht q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka l\u00ebvizur drejt Europ\u00ebs aq shpejt sa ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb kjo, ajo \u00e7&#8217;ka BE d\u00ebshiron, dhe sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb kjo, \u00e7&#8217;ka vendi im Danimarka po shpreson. Un\u00eb e ndjej, q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7&#8217;ka shqiptar\u00ebt e thjesht duan apo d\u00ebshirojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duke jetuar k\u00ebtu p\u00ebr nj\u00eb vit e gjys\u00ebm, kam besim t\u00eb madh tek shqiptar\u00ebt dhe tek potenciali i tyre p\u00ebr t\u00eb kontribuar pozitivisht n\u00eb t\u00eb ardhmen e BE-s\u00eb. Shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb miq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb zellsh\u00ebm dhe pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb palodhur. Niveli i shkollimit \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Mentaliteti \u00ebsht\u00eb pozitiv dhe largpam\u00ebs. Politika e jashtme dhe toleranca fetare e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb pashoqe, dhe shum\u00eb nga ne brenda BE-s\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga kjo. N\u00eb fakt, p\u00ebr mendimin tim, jeni t\u00eb nivelit bot\u00ebror n\u00eb ato fusha. Un\u00eb i p\u00ebrjetova zgjedhjet personalisht dhe m\u00ebnyra se si u soll\u00ebn shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb ishte nj\u00eb shenj\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Dhe kujtoni q\u00eb edhe ODIHR-i dhe BE-ja e dhan\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrkat\u00ebs. Raporti i ODIHR-it dhe deklarata e BE-s\u00eb pas zgjedhjeve ishin deklarime realiste t\u00eb besimit ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb. (ku thuhet, \u00e7far\u00eb ndodhi p\u00ebrpara dhe \u00e7far\u00eb erdhi m\u00eb pas, sinqerisht, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mburrur.)<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, q\u00eb ne ftuam t\u00eb bashkohen n\u00eb NATO dhe q\u00eb synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, ishin ata individ\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb an\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendit dhe kombit tuaj, dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur e t\u00eb begat\u00eb. Ne nuk ftuam an\u00ebn e err\u00ebt: Ne nuk ftuam Shqip\u00ebrin\u00eb e gjymtuar nga korrupsioni, institucionet e shtremb\u00ebrruara dhe t\u00eb bllokuara politikisht.<\/p>\n<p>Por edhe nj\u00ebher\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb Danimarka apo BE-ja q\u00eb kontrollon t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb klas\u00ebs tuaj politike. Ajo \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb drejtimi i nj\u00eb ftese p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Dhe ne sigurisht q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, por vet\u00ebm n\u00ebse ndihma do t\u00eb vler\u00ebsohet dhe n\u00ebse ajo ka kuptim p\u00ebr taksapaguesit tan\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, shqiptar\u00ebt duhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ta kuptojn\u00eb, se n\u00eb fund, ata vendosin p\u00ebr fatin e tyre. \u00cbsht\u00eb zgjedhja juaj, n\u00ebse do ta pranoni ftes\u00ebn ton\u00eb duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb \u00e7ka duhet. P\u00ebr disa ky mund t\u00eb duket nj\u00eb mesazh i zymt\u00eb, por mendoni pak: Sa her\u00eb n\u00eb histori, shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vendosin p\u00ebr veten e tyre se ku duhet t\u00eb shkojn\u00eb? Tani e keni nj\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Tradicionalisht, pushimet e fundvitit jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u g\u00ebzuar, p\u00ebr t\u00eb mbyllur konfliktin dhe p\u00ebr t\u00eb ulur arm\u00ebt. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku shumica prej nesh reflektojn\u00eb rreth t\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes. E gjith\u00eb kjo duket se \u00ebsht\u00eb urgjentisht e nevojshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>INTERVIST\u00cb me Ambasadorin e Danimark\u00ebs, 23.12.2009 SHENIM I REDAKSISE SE SHEKULLIT: Me poshte eshte nje interviste e Ambasadorit te Danimarkes ne Tirane, Karsten Ankjaer Jensen. Ky version i intervistes eshte versioni i saj i plote. Diten e hene, intervista e z.Jensen u botua ne gazeten Panorama, por disa pjese te saj ishin censuruar. Z.Ambasador, sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&#039;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"INTERVIST\u00cb me Ambasadorin e Danimark\u00ebs, 23.12.2009 SHENIM I REDAKSISE SE SHEKULLIT: Me poshte eshte nje interviste e Ambasadorit te Danimarkes ne Tirane, Karsten Ankjaer Jensen. Ky version i intervistes eshte versioni i saj i plote. Diten e hene, intervista e z.Jensen u botua ne gazeten Panorama, por disa pjese te saj ishin censuruar. Z.Ambasador, sa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-23T21:38:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#8217;\",\"datePublished\":\"2009-12-23T21:38:32+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-23T21:38:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\"},\"wordCount\":2541,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\",\"name\":\"'Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-23T21:38:32+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-23T21:38:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"INTERVIST\u00cb me Ambasadorin e Danimark\u00ebs, 23.12.2009 SHENIM I REDAKSISE SE SHEKULLIT: Me poshte eshte nje interviste e Ambasadorit te Danimarkes ne Tirane, Karsten Ankjaer Jensen. Ky version i intervistes eshte versioni i saj i plote. Diten e hene, intervista e z.Jensen u botua ne gazeten Panorama, por disa pjese te saj ishin censuruar. Z.Ambasador, sa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-23T21:38:32+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#8217;","datePublished":"2009-12-23T21:38:32+00:00","dateModified":"2009-12-23T21:38:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/"},"wordCount":2541,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/","name":"'Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg","datePublished":"2009-12-23T21:38:32+00:00","dateModified":"2009-12-23T21:38:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/karsten_a_jensen.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shume-sinqerisht-ju-po-demtoni-veten-tuaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Shum\u00eb sinqerisht: ju po d\u00ebmtoni veten tuaj&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1012"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1012"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1012\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}