{"id":10114,"date":"2011-08-27T17:02:25","date_gmt":"2011-08-27T16:02:25","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=10114"},"modified":"2011-08-27T17:02:25","modified_gmt":"2011-08-27T16:02:25","slug":"identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/","title":{"rendered":"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" \/><br \/>\n<strong>Zemra Shqiptare<\/strong>, <em>18-08-2011<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Rexhep Qosja: Kthimi prej fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb fen\u00eb myslimane ishte akt i hap\u00ebt i mimikris\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Mos po mendojm\u00eb ne se duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojm\u00eb identitet t\u00eb ri komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb identitet tjet\u00ebr q\u00eb e n\u00ebnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do t\u00eb jemi t\u00eb shp\u00ebrblyer dhe t\u00eb \u00e7muar prej atyre qarqeve politike, a fetare, a kulturore, q\u00eb e nxisin krijimin e k\u00ebtij identiteti? Jo! Shumica e shteteve t\u00eb Bashkimit Evropian do t\u00eb pajtohen me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs jo pse ne do t\u2019u paraqiteshim me identitet tjet\u00ebr komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar, por pse me krijimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs shpresojn\u00eb t\u00eb lirohen prej shqiptar\u00ebve atje<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Rexhep QOSJA<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, popujt q\u00eb gjat\u00eb, me shekuj, ishin t\u00eb pushtuar prej shteteve t\u00eb ndryshme, m\u00eb t\u00eb vogla a m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, zakonisht jan\u00eb pajisur me cil\u00ebsin\u00eb e mimikris\u00eb, e cila te disa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb cil\u00ebsi e identitetit t\u00eb tyre. Rendet despotike, tiranike, diktatoriale dhe totalitare jan\u00eb prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb mimikris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike, intelektuale dhe shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Si rende t\u00eb bazuara mbi dhun\u00ebn ato pashmangsh\u00ebm ushtrojn\u00eb ndikim, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm a m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, n\u00eb identitetin e popujve. \u00cbsht\u00eb e padyshimt\u00eb se pas sundimit t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane dhe sundimit t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, komunizmi ishte farkuesi m\u00eb i madh i mimikris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Mimikria \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e shum\u00ebllojshme, sepse jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme situatat politike, ekonomike, kulturore dhe shoq\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb gjenden njeriu dhe popujt. Let\u00ebrsia bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot personazhe q\u00eb mimikrin\u00eb e ushtrojn\u00eb shum\u00eb mjesht\u00ebrisht, por historia e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore njeh edhe shkrimtar\u00eb q\u00eb mimikrin\u00eb e ushtrojn\u00eb jo m\u00eb pak mjesht\u00ebrisht se personazhet imagjinare. N\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb nuk kemi personazhe t\u00eb dalluara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr sjellje t\u00eb mimikrisht\u00eb, por kemi shkrimtar\u00eb t\u00eb dalluar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr aft\u00ebsi mimikruese. Po i d\u00ebgjoj \u00e7\u2019thon\u00eb dhe po i lexoj \u00e7\u2019shkruajn\u00eb edhe tani.<\/p>\n<p>Pse mimikria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga frym\u00ebzuesit kryesor\u00eb t\u00eb veprimeve dhe gjykimeve, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb fjala k\u00ebtu? A dyshon kush se karrierizmi politik \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzues i fort\u00eb i servilizmit politik?<br \/>\nNuk ka dyshim se t\u00eb p\u00ebrpiqesh p\u00ebr krijimin e nj\u00eb identiteti t\u00eb ri komb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb nj\u00eb identiteti mbikomb\u00ebtar, duke e shpallur kusht p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs shtet i pavarur dhe sovran, dometh\u00ebn\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtatesh, apo t\u00eb hamendjesosh se po i p\u00ebrshtatesh, disponimit t\u00eb atyre faktor\u00ebve q\u00eb i shqet\u00ebson nj\u00ebsia shpirt\u00ebrore e popullit shqiptar dhe mendojn\u00eb se, me krijimin e identitetit t\u00eb ri komb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrjashtohet p\u00ebrgjithmon\u00eb prej politik\u00ebs shqiptare ideja e bashkimit t\u00eb tyre komb\u00ebtar. T\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb b\u00ebsh \u00e7ka nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb e natyrshme t\u00eb b\u00ebhet, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr interesave historike t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar d\u00ebshirat dhe k\u00ebrkesat e t\u00eb tjer\u00ebve kjo dometh\u00ebn\u00eb t\u2019u servilosesh atyre duke nd\u00ebrruar ngjyr\u00ebn t\u00ebnde!<\/p>\n<p><strong>MIMIKRIA, E D\u00cbMSHME DHE P\u00cbRUL\u00cbSE P\u00cbR POPULLIN<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se t\u00eb p\u00ebrpiqesh q\u00eb t\u00eb ndryshohen parimet themelore mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar gjuha standarde shqipe n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1972 apo t\u00eb p\u00ebrpiqesh p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjuhe tjet\u00ebr, t\u00eb dyt\u00eb, standarde shqipe, me baz\u00eb geg\u00ebrishten, nj\u00eb gjuhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb standarde p\u00ebr Kosov\u00ebn a p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt verior\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u2019u p\u00ebrshtatesh disponimeve t\u00eb atyre q\u00eb e tejshquajn\u00eb, e tejtheksojn\u00eb vet\u00ebdijen krahinore, ose komunist\u00ebve t\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebrkomunist\u00eb pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit ose, m\u00eb n\u00eb fund, atyre qarqeve politike dhe intelektuale t\u00eb huaja, t\u00eb cilat ve\u00e7imin e Kosov\u00ebs prej Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm me gjuh\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb \u201cveten\u201d, standarde dhe me identitetin tjet\u00ebr komb\u00ebtar, e \u00e7mojn\u00eb kusht p\u00ebr dob\u00ebsimin e faktorit shqiptar n\u00eb Ballkan sot dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb. Pavar\u00ebsisht cili \u00ebsht\u00eb motivi i v\u00ebrtet\u00eb i saj, mimikria k\u00ebtu mund t\u00eb jet\u00eb e shp\u00ebrblyeshme p\u00ebr ata q\u00eb servilizohen, por e d\u00ebmshme dhe p\u00ebrul\u00ebse p\u00ebr popullin.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se t\u00eb predikosh kthimin e shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb fe n\u00eb fe tjet\u00ebr \u2013 n\u00eb fen\u00eb e krishter\u00eb duke e quajtur fe e t\u00eb par\u00ebve; t\u00eb nd\u00ebrtosh kisha n\u00eb fshatrat n\u00eb t\u00eb cilat nuk jetojn\u00eb shqiptar\u00eb katolik\u00eb; t\u00eb mbush\u00ebsh televizionin e vet\u00ebm publik, RTK-n\u00eb, me emisione p\u00ebr fen\u00eb e krishter\u00eb &#8211; si\u00e7 po ngjet n\u00eb Kosov\u00eb; t\u00eb v\u00ebsh kryqe n\u00eb kodra af\u00ebr Elbasanit dhe Shkodr\u00ebs; t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr shkat\u00ebrrim kishash, po jo edhe xhamish n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit \u2013 si\u00e7 po ngjet n\u00eb ndonj\u00eb televizion n\u00eb Shqip\u00ebri; t\u00eb b\u00ebsh fen\u00eb e krishter\u00eb fen\u00eb e vetme nd\u00ebrtuese dhe mbajt\u00ebse t\u00eb qytet\u00ebrimit dhe t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar si dhe faktor vendimtar a, madje, faktor-kusht n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 si\u00e7 po ngjet kur e kur n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb thot\u00eb jo vet\u00ebm t\u2019i kund\u00ebrq\u00ebndrosh si\u00e7 s\u2019duhet tejshquarjes, tejtheksimit t\u00eb vet\u00ebdijes fetare myslimane t\u00eb d\u00ebshmuar, p\u00ebrpos t\u00eb tjerash, edhe me gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shami n\u00eb kokat e gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vajzave e grave, por edhe t\u2019i p\u00ebrshtatesh disponimit fetar t\u00eb atyre qarqeve politike e fetare n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat po b\u00ebjn\u00eb sot mobilizimin politik t\u00eb fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb si mjet i pandehur efikas n\u00eb strategjin\u00eb e parandalimit t\u00eb fundamentalizmit islamik, dometh\u00ebn\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtatesh disponimit politik t\u00eb atyre q\u00eb, si thot\u00eb shkrimtari i madh bot\u00ebror Gynter Gras, aksionit fundamentalist i japin p\u00ebrgjigje fundamentaliste! T\u00eb b\u00ebsh t\u00eb gjitha t\u00eb theksuarat, pa kurrfar\u00eb reagimesh t\u00eb institucioneve politike e shtet\u00ebrore ndaj tyre, apo, ndoshta, me pajtimin e tyre t\u00eb heshtur \u2013 dometh\u00ebn\u00eb t\u2019u servilosesh atyre q\u00eb po zhvillojn\u00eb sot fundamentalizmin e krishter\u00eb n\u00eb bot\u00eb! \u00cbsht\u00eb e sigurt se mimikria e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb ndoshta p\u00ebrkoh\u00ebsisht e shp\u00ebrblyeshme p\u00ebr zbatuesit e saj, por mund t\u00eb b\u00ebhet d\u00ebmsjell\u00ebse p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn e harmonishme t\u00eb feve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nNuk ka dyshim..! Edhe p\u00ebr \u00e7ka tjet\u00ebr nuk ka dyshim?<\/p>\n<p><strong>N\u00cb BOT\u00cbN DEMOKRATIKE KA SHUM\u00cb SHEKUJ Q\u00cb JAN\u00cb NDAR\u00cb POLITIKA DHE FEJA, SHTETI DHE FEJA<\/strong><\/p>\n<p>Para disa jav\u00ebsh, nj\u00eb zyrtar nga Tirana ia shqiptoi nj\u00eb panegjirik t\u00eb rrall\u00eb nj\u00eb zyrtari nga Prishtina. Megjith\u00ebse emrat e q\u00eb t\u00eb dyve jan\u00eb emra mysliman\u00eb, i pari ia shqiptoi k\u00ebt\u00eb panegjirik t\u00eb dytit sepse, si tha, diti t\u00eb zgjedh\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanin, N\u00ebn\u00ebn Tereze dhe Pap\u00ebn Gjon Palin e Dyt\u00eb si prij\u00ebs t\u00eb tij shpirt\u00ebror\u00eb! Pse ky zyrtar nga Tirana i \u00e7oi n\u00eb arkiv p\u00ebrgjithmon\u00eb prij\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb historik\u00eb shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb t\u00eb tri feve, nd\u00ebrtuesit e shqiptarizmit dhe krijuesit e Shqip\u00ebris\u00eb, Abdyl Frash\u00ebrin, Naim Frash\u00ebrin, Sami Frash\u00ebrin, Pashko Vas\u00ebn, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, Faik Konic\u00ebn, Gjergj Fisht\u00ebn, kurse shpalli prij\u00ebs shpirt\u00ebror\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanin, N\u00ebn\u00ebn Tereze dhe Pap\u00ebn Gjon Palin e Dyt\u00eb, q\u00eb prij\u00ebs shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb popullit shqiptar as nuk ishin, as nuk mund t\u00eb jen\u00eb? Sigurisht p\u00ebr t\u00eb treguar se sa hi\u00e7 ai vet\u00eb dhe i lavd\u00ebruari i tij i nderojn\u00eb emrat e vet mysliman\u00eb dhe se sa shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019u servilizojn\u00eb atyre qarqeve a institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilave, supozojn\u00eb kot, se nj\u00eb servilosje e till\u00eb iu p\u00eblqen!<br \/>\nP\u00ebr shum\u00eb vjet, n\u00eb selin\u00eb e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb partis\u00eb q\u00eb ka trash\u00ebguar gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mbajtur fotografia e Papa Gjon Palit t\u00eb Dyt\u00eb. Sekush q\u00eb e di se mbi 99 p\u00ebr qind e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj partie kan\u00eb emrat Hasan, Hysen, Mehmet, Muhamet, Bajram, Rexhep, Sadik, Myftar, Murat, Sadullah, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pyetjen: \u00e7ka do fotografia e Atit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb selin\u00eb e nj\u00eb partie 99 p\u00ebr qind e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb, pra, t\u00eb besimit mysliman dhe i falen nj\u00eb profeti tjet\u00ebr? Pse b\u00ebhen se nd\u00ebrrojn\u00eb ngjyr\u00ebn ashtu leht\u00eb? Pse aq leht\u00eb duan t\u00eb tregohen \u00e7ka nuk jan\u00eb? Sigurisht p\u00ebr t\u2019iu servilosur atyre q\u00eb supozojn\u00eb, kot natyrisht, se nj\u00eb servilosje e till\u00eb iu p\u00eblqen!<\/p>\n<p>N\u00eb Presidenc\u00ebn e Kosov\u00ebs jan\u00eb mbajtur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbahen fotografit\u00eb e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe t\u00eb Papa Gjon Palit t\u00eb Dyt\u00eb. President\u00ebt nd\u00ebrrohen e fotografit\u00eb e Shenjtores dhe t\u00eb Atit t\u00eb Shenjt\u00eb mbahen! \u00c7ka duan ato fotografi n\u00eb selin\u00eb e president\u00ebve q\u00eb kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb besimit mysliman, q\u00eb jan\u00eb zgjedhur prej votuesve numri m\u00eb i madh i t\u00eb cil\u00ebve i falet profetit Muhamet, mban ramazanin dhe fest\u00ebn e bajramit? Sigurisht q\u00eb t\u2019iu servilosen atyre q\u00eb supozojn\u00eb se nj\u00eb servilosje e till\u00eb iu p\u00eblqen dhe, duke pasur parasysh disponimet politiko-fetare n\u00eb bot\u00ebn e sotme, (n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe nj\u00eb minist\u00ebr italian e supozon t\u00eb dobishme p\u00ebr veten q\u00eb t\u00eb stolis\u00eb gjoksin me karikaturat blasfemike kund\u00ebr profetit Muhamet, q\u00eb aq shum\u00eb protest\u00ebn e kan\u00eb shkaktuar n\u00eb bot\u00ebn myslimane), t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb p\u00ebr veten aq sa mund t\u00eb p\u00ebrfitohet!<\/p>\n<p>Pse mimikria e k\u00ebtill\u00eb, para fotografive t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe Atit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe servilosja shum\u00eb e dukshme para atyre qarqeve e institucioneve n\u00eb bot\u00eb q\u00eb supozohet se iu p\u00eblqen servilosja e till\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrjetohet si fyerje nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb fes\u00eb myslimane ndoshta p\u00ebr mimikrist\u00ebt dhe nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk mund t\u00eb mos jet\u00eb, nd\u00ebrkaq, e r\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7do politikan dhe diplomat per\u00ebndimor, para t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebhet kjo servilosje, do t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: \u00e7\u2019duan fotografit\u00eb e figurave fetare n\u00eb selit\u00eb e institucioneve politike dhe shtet\u00ebrore? N\u00eb bot\u00ebn demokratike, as n\u00eb selit\u00eb e partive demokristiane e l\u00ebre m\u00eb n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, nuk mbahen fotografi t\u00eb figurave fetare. N\u00eb bot\u00ebn demokratike ka shum\u00eb shekuj q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb politika dhe feja, shteti dhe feja. N\u00eb bot\u00ebn demokratike jan\u00eb ndar\u00eb politika e feja, shteti e feja, por, ja, nuk po ndahen te ne. Zvarranik\u00ebt politik\u00eb gjithmon\u00eb e gjithkund i p\u00ebrziejn\u00eb t\u00eb gjitha: edhe ato q\u00eb dinjiteti dhe mendja demokratike nuk i p\u00ebrziejn\u00eb!<\/p>\n<p>Sa dhe si \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrblyeshme p\u00ebr zbatuesit e saj kjo mimikri e kemi par\u00eb q\u00eb disa vite dhe po e shohim edhe k\u00ebto dit\u00eb, por sa e si mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn e harmonishme t\u00eb feve n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00eb procesin e integrimeve shqiptare pritet ta shohim!<\/p>\n<p><strong>KTHIMI PREJ FES\u00cb S\u00cb KRISHTER\u00cb N\u00cb FEN\u00cb MYSLIMANE ISHTE AKT I HAP\u00cbT I MIMIKRIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mund t\u00eb d\u00ebgjohen vetje, si nga radh\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb politik\u00ebs ashtu edhe nga radh\u00ebt e intelektual\u00ebve, sidomos t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve intelektual\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr sjellje prej kameleoni, t\u00eb cil\u00ebt mimikrin\u00eb e till\u00eb e quajn\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak se men\u00e7uri politike!<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb mimikria gjithmon\u00eb e gjithkund e leverdishme?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb mimikria n\u00eb syt\u00eb e gjithkujt e dinjitetshme?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb mimikria men\u00e7uri?<br \/>\nP\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb: jo.<\/p>\n<p>Shembullin m\u00eb tregues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pohim e gjejm\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb fen\u00eb myslimane, nj\u00eb num\u00ebr i t\u00eb konvertuarve sigurisht kan\u00eb send\u00ebrtuar leverdi t\u00eb caktuara sepse nj\u00eb num\u00ebr i tyre jan\u00eb shp\u00ebrblyer me poste n\u00eb administrat\u00ebn perandorake, apo, madje, edhe me prona tok\u00ebsore. Por, p\u00ebr popullin shqiptar si t\u00ebr\u00ebsi, ky ishte p\u00ebrfitim i p\u00ebrkohsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet kund\u00ebrp\u00ebrfitim historik. Kthimi n\u00eb fen\u00eb myslimane n\u00eb thelb e ka nd\u00ebrruar rrjedh\u00ebn natyrore t\u00eb historis\u00eb shqiptare, i ka nxjerr\u00eb shqiptar\u00ebt prej kontekstit historik fetar, kulturor, qytet\u00ebrues dhe i ka futur n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr historik fetar, kulturor, qytet\u00ebrues, duke ia n\u00ebnshtruar k\u00ebshtu identitetin e tyre nj\u00eb shnd\u00ebrrimi, sigurisht t\u00eb mundimsh\u00ebm dhe me pasoja afatgjata. Them t\u00eb mundimsh\u00ebm sepse \u00e7do konvertim fetar q\u00eb b\u00ebn njeriu, si krijes\u00eb jo vet\u00ebm biologjike, ka an\u00ebn shoq\u00ebrore, morale dhe psikologjike; jo \u00e7dokush mund t\u00eb konvertohet pa pasoja n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb psikologjike. \u00cbsht\u00eb e vet\u00ebkuptueshme se kthimi prej fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb fen\u00eb myslimane ishte akt i hap\u00ebt i mimikris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mimikri populli shqiptar m\u00eb von\u00eb do t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mim t\u00eb shtrenjt\u00eb. Q\u00ebndrimi deri n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb injoruese i Evrop\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve dhe problemeve t\u00eb tyre historike dhe politike; mosnjohja e identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar deri n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX; cop\u00ebtimi i pam\u00ebshirsh\u00ebm i trojeve shqiptare n\u00eb Kongresin e Berlinit dhe, sidomos, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1912-1913 dhe, s\u00eb fundi, ripajtimi me k\u00ebt\u00eb cop\u00ebtim edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Versaj\u00ebs m\u00eb 1919; mosinteresimi i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto, pa dyshim, jan\u00eb \u00e7mimi historik q\u00eb i \u00ebsht\u00eb paguar asaj mimikrie. Mund t\u00eb thuhet me siguri t\u00eb plot\u00eb se, po t\u00eb mos ishin SHBA-t\u00eb me Bill Klintonin kryetar dhe Medlin Olbrajtin sekretare e shtetit, Kosova do t\u00eb paguante \u00e7mim p\u00ebr at\u00eb mimikri edhe n\u00eb fund t\u00eb shekullit nj\u00ebzet. Me nd\u00ebrhyrjen humanitare dhe politike strategjike t\u00eb SHBA-ve n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, si fryt i luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, SHBA-t\u00eb e nd\u00ebrrojn\u00eb edhe q\u00ebndrimin e Evrop\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve dhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre, pavar\u00ebsisht pse shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs me mbi 95 p\u00ebr qind jan\u00eb t\u00eb fes\u00eb myslimane.<br \/>\n\u00c7ka mund t\u00eb thuhet m\u00eb tej p\u00ebr mimikrin\u00eb, p\u00ebr \u201cshp\u00ebrblimet\u201d dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb sjell ajo?<\/p>\n<p><strong>MIMIKRIT\u00cb JO VET\u00cbM SE NUK \u00c7MOHEN POR N\u00cb THELB P\u00cbRBUZEN, PRANDAJ NUK SHP\u00cbRBLEHEN ME LIRI, ME PAVAR\u00cbSI, ME SHTET<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se mimikria \u00ebsht\u00eb \u201c\u00e7muar\u201d dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer n\u00eb koh\u00ebt e shkuara, n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Otomane, t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb, dhe t\u00eb Bashkimit Sovjetik, n\u00eb qoft\u00eb se mimikria \u00ebsht\u00eb \u201c\u00e7muar\u201d dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer n\u00eb shtetet despotike, tiranike, diktatoriale dhe totalitare, nuk mund t\u00eb thuhet se ajo do t\u00eb jet\u00eb e \u201c\u00e7muar\u201d dhe e shp\u00ebrblyer edhe nga shtete demokratike. Jo! Shtetet e mb\u00ebshtetura n\u00eb dhun\u00ebn e kusht\u00ebzojn\u00eb dhe e d\u00ebshirojn\u00eb mimikrin\u00eb, por shtetet e mb\u00ebshtetura n\u00eb lirit\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut mund ta \u201ckusht\u00ebzojn\u00eb\u201d, por nuk do ta \u00e7mojn\u00eb mimikrin\u00eb. Mos po mendojm\u00eb ne se duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojm\u00eb identitet t\u00eb ri komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb identitet tjet\u00ebr q\u00eb e n\u00ebnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do t\u00eb jemi t\u00eb shp\u00ebrblyer dhe t\u00eb \u00e7muar prej atyre qarqeve politike, a fetare, a kulturore, q\u00eb e nxisin krijimin e k\u00ebtij identiteti?<\/p>\n<p>Jo! Shumica e shteteve t\u00eb Bashkimit Evropian do t\u00eb pajtohen me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs jo pse ne do t\u2019u paraqiteshim me identitet tjet\u00ebr komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar, por pse me krijimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs shpresojn\u00eb t\u00eb lirohen prej shqiptar\u00ebve atje. Mos po mendojm\u00eb ne se me tejshquarjen e vet\u00ebdijes s\u00eb krishter\u00eb, me favorizimin dhe mobilizimin politik t\u00eb krishterimit, me ftesa p\u00ebr kthim n\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve &#8211; n\u00eb fen\u00eb e krishter\u00eb, me mbushjen e televizionit publik me emisione p\u00ebr fen\u00eb e krishter\u00eb dhe me nd\u00ebrtim kishash edhe n\u00eb fshatra ku nuk kemi v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb besimit katolik, mos po mendojm\u00eb ne se me k\u00ebt\u00eb mimikri fetare dhe politike do t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb simpatin\u00eb dhe p\u00ebrkrahjen e faktor\u00ebve politik\u00eb evropian\u00eb e amerikan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet tona? Jo! Mimikrit\u00eb jo vet\u00ebm se nuk \u00e7mohen por n\u00eb thelb p\u00ebrbuzen, prandaj nuk shp\u00ebrblehen me liri, me pavar\u00ebsi, me shtet.<\/p>\n<p>Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb, me gjith\u00eb p\u00ebrkushtimet e krishtera q\u00eb iu treguan nga ana e disa njer\u00ebzve t\u00eb politik\u00ebs dhe disa intelektual\u00ebve tan\u00eb besimtar\u00eb dhe jobesimtar\u00eb, shumica e tyre ish-komunist\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm, asnj\u00ebher\u00eb nuk i shqiptoi togfjal\u00ebshat liri e Kosov\u00ebs a pavar\u00ebsi e Kosov\u00ebs. Italia, e cila m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb vend tjet\u00ebr i Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzier dhe vazhdon t\u00eb p\u00ebrzihet, fshehtas dhe haptas, n\u00eb pun\u00ebt fetare dhe jofetare t\u00eb shqiptar\u00ebve, paraqitet sot si vendi q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e kund\u00ebrshton pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e kund\u00ebrshton duke th\u00ebn\u00eb se Kosova do t\u00eb ishte shtet i d\u00ebshtuar ekonomikisht, q\u00eb do t\u00eb shkaktonte ikjen e shum\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Gadishullin Apenin!<br \/>\nMos po mendojm\u00eb ne se me ndryshimin e parimeve themelore t\u00eb gjuh\u00ebs standarde vet\u00ebm pse na qenka krijuar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit apo me krijimin e nj\u00eb gjuhe tjet\u00ebr, t\u00eb dyt\u00eb, standarde n\u00eb Kosov\u00eb, si d\u00ebshmi e nj\u00eb identiteti tjet\u00ebr t\u00eb ri komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar, pse kjo u p\u00eblqen edhe disa qarqeve politike t\u00eb huaja, mos po mendojm\u00eb ne, pra, se p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebvrasje t\u00eb till\u00eb historike, kulturore, politike dhe morale, v\u00ebrtet, do t\u00eb shp\u00ebrblehemi prej atyre para t\u00eb cil\u00ebve i nd\u00ebrrojm\u00eb ngjyrat si kameleon\u00ebt n\u00eb deg\u00ebt e lisave?<br \/>\nGabojm\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se themi: po.<\/p>\n<p><strong>KURR\u00cb NUK KAM D\u00cbGJUAR M\u00cb SHUM\u00cb G\u00cbNJESHTRA SE N\u00cb FUNDIN E JANARIT E N\u00cb FILLIMIN E SHKURTIT T\u00cb K\u00cbTIJ VITI!<\/strong><\/p>\n<p>Cili popull me tradita historike shtet\u00ebrore, me kultur\u00eb t\u00eb pasur, me gjuh\u00eb shekullore standarde, me identitet t\u00eb fort\u00eb komb\u00ebtar nuk do t\u00eb shtronte pyetjen: a mund t\u00eb trajtohen fare seriozisht ata q\u00eb aq leht\u00eb ndryshojn\u00eb gjuh\u00ebn standarde, ndryshojn\u00eb besimin fetar, ndryshojn\u00eb identitetin komb\u00ebtar? Cili prej k\u00ebtyre popujve nuk do t\u00eb thoshte: ata q\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb leht\u00eb gjuh\u00eb e fe e identitet historik ata i nd\u00ebrrojn\u00eb leht\u00eb e shpejt\u00eb edhe miqt\u00eb. Ata leht\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren, por ata nuk meritojn\u00eb t\u00eb nderohen!<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej. Kurr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nuk kam d\u00ebgjuar m\u00eb shum\u00eb g\u00ebnjeshtra p\u00ebr individ\u00eb, ngjarje, t\u00eb b\u00ebra e t\u00eb mosb\u00ebra politike se \u00e7\u2019kam d\u00ebgjuar n\u00eb fundin e janarit e n\u00eb fillimin e shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti! Dhe, kjo q\u00eb kam d\u00ebgjuar dhe kam lexuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb m\u00eb nxit t\u00eb b\u00ebj edhe k\u00ebt\u00eb pyetje. Mos po mendojm\u00eb ne se duke e falsifikuar historin\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb re, si\u00e7 po ngjet jav\u00ebve t\u00eb fundit sidomos \u2013 duke e margjinalizuar plot\u00ebsisht rolin vendimtar, historik, t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs prej pushtimit t\u00eb Serbis\u00eb dhe duke e glorifikuar politik\u00ebn e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb partive t\u00eb tjera satelite t\u00eb saj q\u00eb ishin kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb dhe luft\u00ebs s\u00eb saj, mos po mendojm\u00eb ne, pra, se me nj\u00eb serviliz\u00ebm t\u00eb k\u00ebtill\u00eb ndaj atyre q\u00eb politik\u00ebn n\u00ebnshtruese e quajn\u00eb politik\u00eb paq\u00ebsore, do t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb far\u00eb p\u00ebrkrahjeje m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin ton\u00eb historik: p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs? Jo. Pa dyshim jo.<\/p>\n<p>As Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb; as nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 1999; as vendosjen e KFOR-it dhe t\u00eb UNMIK-ut n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999; as bisedimet e filluara p\u00ebr statusin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs tani, nuk i ka sjell\u00eb mimikria, servilizmi \u2013 politika n\u00ebnshtruese e LDK-s\u00eb dhe e partive satelite t\u00eb saj. Edhe Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb; edhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb mars t\u00eb vitit 1999; edhe vendosjen e NATO-s\u00eb dhe t\u00eb KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999; edhe fillimin e bisedimeve p\u00ebr statusin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs tani; edhe pavar\u00ebsin\u00eb e pashmangshme sovrane t\u00eb Kosov\u00ebs i ka sjell\u00eb lufta e filluar si luft\u00eb vet\u00ebmbrojt\u00ebse dhe e vazhduar si luft\u00eb \u00e7lirimtare e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe politika e q\u00ebndres\u00ebs vepruese e intelektual\u00ebve, dhe e grupeve e partive ilegale. Dhe, k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e din\u00eb fare mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u2013 edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, edhe vendor\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt po na e servojn\u00eb rishtazi, tani duke e glorifikuar, gjedhen e politik\u00ebs n\u00ebnshtruese, q\u00eb e quajn\u00eb paq\u00ebsore, jo vet\u00ebm pse k\u00ebt\u00eb politik\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrkrahur deri nga fundi i vitit 1998, kur do ta pranojn\u00eb U\u00c7K-n\u00eb, por edhe pse nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb iu p\u00ebrgjigjet tani gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebr statusin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Duan, k\u00ebshtu, q\u00eb p\u00ebrpara ta shpallin t\u00eb paligjshme \u00e7do revolt\u00eb t\u00eb pritshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb qoft\u00eb se statusi p\u00ebrfundimtar nuk do t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e idealit p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq jet\u00ebra dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq sakrifica. Vendor\u00ebt, ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb falsifikimin e historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb si\u00e7 e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebrpara \u2013 t\u00eb p\u00ebrgjunjur, servilizuesh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim p\u00eb t\u00eb cilin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebrpara \u2013 p\u00ebr karrieriz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkrahur!<\/p>\n<p><strong>Le ta b\u00ebjn\u00eb! Le ta b\u00ebjn\u00eb, por t\u00eb mos harrojm\u00eb: I p\u00ebrgjunjur \u2013 I humbur!<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundimi<\/strong><\/p>\n<p>Identiteti i nj\u00eb populli nuk \u00ebsht\u00eb i caktuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Identiteti i nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb kategori historike: n\u00eb procesin historik ai vjen duke u pasuruar apo, madje, duke u varf\u00ebruar dhe, rrjedhimisht, m\u00eb pak a m\u00eb shum\u00eb, duke ndryshuar. N\u00eb procesin historik identitetet e kombeve marrin dhe japin, sepse fatmir\u00ebsisht marrin dhe japin kulturat e tyre, qytet\u00ebrimet e tyre. Shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me shqiptar\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, fjala vjen, por shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm me shum\u00eb\u00e7ka edhe dallojn\u00eb prej tyre, sepse shum\u00eb nga shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb\u00e7ka prej kombeve n\u00eb shtetet e t\u00eb cilave kan\u00eb jetuar nj\u00eb koh\u00eb apo edhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb edhe m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb ndryshime t\u00eb natyrshme, t\u00eb vetvetishme, q\u00eb ndodhin n\u00eb identitetet e kombeve gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre historike. Por, t\u00eb nd\u00ebrhysh n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e identitetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shtir\u00eb, t\u00eb panatyrshme, p\u00ebr shkaqe politike, ideologjike, fetare e t\u00eb tjera do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh dhun\u00eb ndaj tij. D\u00ebshtimi historik i komunizmit \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb, p\u00ebrpos t\u00eb tjerash, edhe e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tij n\u00eb identitetin komb\u00ebtar, e dhun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb vazhdueshme ndaj k\u00ebtij identiteti me fen\u00eb e quajtur komuniz\u00ebm dhe me gjedhe kulturore sovjetike!<\/p>\n<p>Sado konvertimi fetar \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb vetjake e njeriut, ftesat p\u00ebr konvertim n\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura jo nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb propagand\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet ndryshe p\u00ebrpos si p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb vet\u00ebdijen fetare, prandaj edhe n\u00eb identitetin komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tij!<br \/>\nNuk ka nevoj\u00eb t\u00eb theksohet posa\u00e7\u00ebrisht se nd\u00ebrhyrjet e tilla kan\u00eb \u00e7mim psikologjik, shpirt\u00ebror, moral dhe, pse jo, historik, q\u00eb paguhet gjat\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb mos edhe e pamundur, t\u00eb p\u00ebrfitohet opinion m\u00eb i gjer\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve.<\/p>\n<p>E kuptueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrkrahjen e k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb jasht\u00ebnatyrshme, n\u00eb thelb t\u00eb dhunshme, mund t\u00eb p\u00ebrfitohen vetje dhe grupe p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb flas\u00ebsh shkenc\u00ebrisht dhe t\u00eb flas\u00ebsh politikisht, nj\u00ebsoj, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh ansh\u00ebm, duke pasur parasysh vet\u00ebm dobin\u00eb pushtetore vetjake, grupore, a partiake. Predikuesit dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb tilla, prandaj, edhe gjenden n\u00eb \u00e7erdhet e mimikris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb njer\u00ebzve lokalist\u00eb dhe partiak\u00eb! Prej andej m\u00eb s\u00eb shpeshti edhe vijn\u00eb ata q\u00eb, r\u00ebndom, nuk duan a nuk mund t\u00eb shohin p\u00ebrtej kthes\u00ebs s\u00eb par\u00eb, sepse pam\u00ebria e tyre, p\u00ebr shkaqe partiake, lokaliste e karrieriste, \u00ebsht\u00eb e rrudhur!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pse n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshimin e gjuh\u00ebs standarde, t\u00eb krijuar n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 1972; p\u00ebr tejshquarjen e vet\u00ebdijeve fetare dhe favorizimin politik t\u00eb krishterimit; p\u00ebr krijimin e identitetit t\u00eb ri komb\u00ebtar kosovar \u2013 pavar\u00ebsisht, pra, pse n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrpjekje jan\u00eb t\u00eb inkuadruar, kush haptas e kush ende fshehtas, jo vet\u00ebm pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike dhe intelektuale, po edhe disa institucione politike e shkencore, numri m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve jo vet\u00ebm se q\u00ebndron larg tyre, por \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tyre. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se populli shqiptar mbetet i p\u00ebrkushtuar ndaj gjuh\u00ebs ekzistuese standarde, ndaj gjendjes ekzistuese fetare dhe ndaj identitetit historik komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>E kuptueshme.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb sip\u00ebrtrajtuara \u00ebsht\u00eb i koduar n\u00eb separatizmin e tyre. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb i paramenduar si kontribut p\u00ebr d\u00ebshtimin e tyre m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<br \/>\nAshtu qoft\u00eb!<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr ZSH: Lis Bukuroca<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zemra Shqiptare, 18-08-2011 Rexhep Qosja: Kthimi prej fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb fen\u00eb myslimane ishte akt i hap\u00ebt i mimikris\u00eb Mos po mendojm\u00eb ne se duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojm\u00eb identitet t\u00eb ri komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb identitet tjet\u00ebr q\u00eb e n\u00ebnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do t\u00eb jemi t\u00eb shp\u00ebrblyer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Zemra Shqiptare, 18-08-2011 Rexhep Qosja: Kthimi prej fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb fen\u00eb myslimane ishte akt i hap\u00ebt i mimikris\u00eb Mos po mendojm\u00eb ne se duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojm\u00eb identitet t\u00eb ri komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb identitet tjet\u00ebr q\u00eb e n\u00ebnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do t\u00eb jemi t\u00eb shp\u00ebrblyer [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-08-27T16:02:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE\",\"datePublished\":\"2011-08-27T16:02:25+00:00\",\"dateModified\":\"2011-08-27T16:02:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\"},\"wordCount\":4402,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\",\"name\":\"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-08-27T16:02:25+00:00\",\"dateModified\":\"2011-08-27T16:02:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Zemra Shqiptare, 18-08-2011 Rexhep Qosja: Kthimi prej fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb fen\u00eb myslimane ishte akt i hap\u00ebt i mimikris\u00eb Mos po mendojm\u00eb ne se duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojm\u00eb identitet t\u00eb ri komb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbikomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb identitet tjet\u00ebr q\u00eb e n\u00ebnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do t\u00eb jemi t\u00eb shp\u00ebrblyer [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-08-27T16:02:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE","datePublished":"2011-08-27T16:02:25+00:00","dateModified":"2011-08-27T16:02:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/"},"wordCount":4402,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/","name":"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg","datePublished":"2011-08-27T16:02:25+00:00","dateModified":"2011-08-27T16:02:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rexhep_qosja1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/identiteti-kombetar-dhe-mimikria-politike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"IDENTITETI KOMB\u00cbTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10114"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10114\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}