|
|

…DHE NJE FOTO QE S’ESHT PARE ASNJEHERE ME PARE, PIKA DOGANORE NE MES TE SHQIPERISE VERILINDORE NATYRALE DHE SERBISE…
Kufiri përmes trojeve etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore i vendosur pa drejtësisht më 1879, (një vit pas dëbimit të dhunshëm të popullatës shqiptare nga trojet e vjetra të Shqipërisë së Vjetër Verilindore) do të jetë përherë një plagë e pashërueshme që kërkon të shqyrtohet sa më parë! Kjo plagë është shkaktuar nën mbikëqyrjen dhe monitorimin e përfaqësuesve potencial të fuqive të mëdha europiane si të Anglisë, Francës, Rusisë, Austro-Hungarisë, Italisë dhe Turqisë, të cilët ishin faktorët kryesor që i kishin okupuar para shumë shekujsh këto troje të lashta të Arbrit.
Porse kufiri tragjik shqiptaro-shqiptarë, kishte filluar për herë të parë të zyrtarizohej në qershor dhe korrik të vitit 1879.…
» Lexo më tej: MOLLA E KUQE, KUFIRI NATYROR I SHQIPËRISË VERILINDORE
• Softueri “FinFisher” zbulohet në Maqedoni, por Shqipëria “mungon”. Përgjon celularët smartfonë, mesazhet telefonike, komunikimin në Facebook dhe Skype dhe e-mail-et. Shqipëria ka 9 shërbime survejimi, kur vende të zhvilluara kanë katër
Arben Rrozhani, 02.06.2013
Pak ditë më parë, u bë publik lajmi se vendi fqinj i Shqipërisë, Maqedonia, është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celularë. Në listën e blerësve në kompaninë “Elaman Gmbh” që është shpërndarëse e softuerit për përgjim të sofistikuar ‘FinFisher” që prodhohet nga kompania “Gamna Group International” është edhe fqinji ynë lindor, por, nuk dihet se kush është poseduesi i këtij sistemi përgjues, ndonjë nga institucionet e sigurisë apo ndonjë nga operatorët e telefonisë.
Me këtë softuer ndiqen dhe lexohen të gjitha të dhënat e kompjuterëve personalë dhe telefonave të qytetarëve.…
» Lexo më tej: Na përgjojnë? Dyshime për survejimin e e-mail-eve dhe bisedave
Armand Plaka, 2 Qershor 2013
Stereotipat apo klishetë e përdorura mbi Shqipërinë e shqiptarët kanë bërë që shpesh bota letraro-artistike, por edhe opinioni publik europian e më gjerë, në kohë të ndryshme e sidomos në shekujt paraardhës, si pasojë edhe e mungesës së mjeteve moderne të informimit publik, të përftonin një imazh tejet negativ e shumë të deformuar. Por sigurisht, se një ndikim të madh e të pamohueshëm në gjithë këtë aspekt kanë pasur edhe autorë të huaj, reporterë e gazetarë, studiues, por edhe thjesht sharlatanë e aventurierë, të cilët – herë me dashje e herë pa dashje – kanë “kontribuar” masivisht në këtë çështje.

Ky fenomen ndeshet rëndom edhe sot e kësaj dite në forma më të rafinuara, por gjithsesi mundësitë e pafundme teknike që ofron koha në të cilën jetojmë, bëjnë të mundur që shumëkush të gjykojë në mënyrë të pavarur e të mos bie pré e tyre.…
» Lexo më tej: Mbi stereotipat antishqiptarë në veprat e autorëve të huaj
Nga Andrea Stefani, 1 qershor 2013
Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë nga bota me tela me gjemba, me ushtarë dhe qen kufiri. Pse? Sepse nuk donte që e vërteta mbi shtypjen, mbi burgosjet, mbi diktaturën të përhapej nëpër botë. Enver Hoxha donte që bota të besonte se Shqipëria ishte një demokraci dhe se shqiptarët jetonin nën regjimin e tij të lumtur, me të drejta dhe liri të garantuara. Prandaj diktatori bllokoi lëvizjen e njerëzve, madje deri valët televizive për të ngritur murin e madh të izolimit. Që bota të mos mësonte e kuptonte të vërtetën për shqiptarët, por as shqiptarët të mos mësonin e kuptonin të vërtetën për botën.
* * *
Mbi dy dekada pas rënies së komunizmit nuk ka më tela me gjemba, nuk ka më bllokim valësh televizive, turistët e huaj nuk pengohen të vijnë në Shqipëri.…
» Lexo më tej: Muri i Podesta-s dhe izolimi i dytë i Shqipërisë
Nga Redan Bushati, 1 Qershor 2013
Meqenëse biseda me kreun e PS-së, Edi Rama, ka rezultuar njëfarësoj pozitive, në suazën e një komunikimi më së tepërmi qytetar-lider opozite, kësaj here, në pamundësi për t’ia përçuar direkt gjykimin për çështjen e mëposhtme, ngaqë është periudhë fushate dhe dyshoj se ai ka kohë të lexojë morinë e mesazheve të përditshme, përmes gazetës “TemA” zgjodha t’i analizoj një nga cenet e fushatës së socialistëve në Shkodër, që po përsëritet në mënyrë periodike.
Kjo e metë e fushatës ka të bëjë me keqmenaxhimin e saj dhe servirjen e cungët që i bëhet programit, formës dhe përmbajtjes në tanësinë e vet përballë elektoratit të qarkut të Shkodrës. Dihet se ky qark (ka 11 mandate) përpos zonës së qytetit, që edhe kjo është e ndarë në 5 rajone, secili me specifikat e veta, kemi edhe zonat e NënShkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës.…
» Lexo më tej: Keqmenaxhimi i fushatës së PS në Shkodër
Nga Mero Baze, 1 Qershor 2013
Për herë të parë gjatë kësaj fushate elektorale, Berisha filloi të pranojë mundësinë e humbjes dhe foli për pasojat e saj. Foli për mundësinë e arratisjes së biznesmenëve të pasur të Shqipërisë pas 23 qershorit, pasi të fitojë Edi Rama. Berisha e justifikoi këtë me kërcënimet, që Rama po bën me sistemin e taksave, por në të vërtetë në koshiencën e tij, si gjënë më të rëndë që mund të ndodhë pas 23 qershorit, ai shikon realisht ikjen e njerëzve të pasur të tij.
E thënë qysh në fillim, biznesmenët që kanë mundur të mbijetojnë këto tetë vite me Berishën janë ndarë qartazi në biznesmenë klientë të Familjes dhe në biznesmenë të tjerë, që kanë mbijetuar duke paguar gjoba pranë Familjes.…
» Lexo më tej: Cilët “biznesmenë të Familjes” do arratisen pas 23 qershorit?
Kulturë - NGA DR. MUSA AHMETI, 12 Maj 2013
TIRANE – Dinastia e Balshajve ishte njëra prej dinastive më të njohura shqiptare në shekujt XIV –XV. Nga kancelaria e tyre që vepronte në disa gjuhë, e që për fat të mirë na janë ruajtur një numër i konsideruar dokumentesh tü lëshuara nga kjo kancelari, kemi vendosur të botojmë të shoqëruara me faksimile, të transkriptuara [tejshkronjëzuara] në sllavishte të vjetër, të përkthyera në shqip dhe të shoqëruara me komente përkatëse sa më përmbajtësore duke shmangur për aq sa është e mundur “detajet e lodhshme” të diplomatikës, sfragjistikës, heraldikës, sigjilografisë e paleografisë.
Lëndë burimore-dokumentare e pabotuar ose pjesërisht e botuar për Balshajt, dhe në përgjithësi për mesjetën shqiptare gjendet në shumë arkiva evropiane, por në sasi të konsiderueshme sidomos në arkivat e Dubrovnikut.…
» Lexo më tej: Diplomat e Balshajve të shekullit XIV në arkivin e Dubrovnikut
TemA, 31 Maj 2013
Një ditë më parë, në Kamëz, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi kryetarin e opozitës, Edi Rama, duke thënë se ai i quan të ardhurit nga veriu ‘çeçenë’.
Ishte një deklaratë vetëm për të nxitur urrejtje dhe ndasi, por Edi Rama është përgjigjur në mënyrë indirekte, duke thënë se Shqipëria është shumë e vogël për të qenë e ndarë.
“Shqipëria është shumë e vogël për ta ndarë në veri e jug, po t’i hyjmë origjinës të gjithë dalim pak nga jugu e pak nga veriu. Problemi është kush të bën punën, lëreni ndarjen veri-jug”, tha Rama përpara banorëve të zonës së Don Boskos në Tiranë.
“Kisha kohë pa kaluar, por siç e kam lënë e kam gjetur këtë zonë.…
» Lexo më tej: Rama i përgjigjet Berishës për ‘çeçenët’: “Jemi shumë pak për t’u ndarë”. Një ish- themelues i PD gris teserën
TemA, 31 Maj 2013
Spartak Ngjela – Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i ftuar në studion e emisionit të njohur “Fiks Fare”
Saimiri – Është kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, numri shtatë!
Ngjela– Saktë, numri 7.
Saimiri- Kastriot Islami (thjesht dua të përdor argumentin) pranoi të ishte në listat e Berishës, ju pse nuk pranuat listën e sigurt tek Edi Rama?
Ngjela– Po nuk jam Islami, në rast se Rama do të kishte nxjerrë një listë të përgjithshme që do të thoshte Rilindja, atëherë edhe mund të hyja se ishte listë e të gjithëve bashkë, ajo ishte listë e Partisë Socialiste, parti e majtë, program i majtë, do thonë ky paska shkuar për një rrogë atje.…
» Lexo më tej: INTERVISTA/ Ngjela në “Fiks Fare”: Berisha në sindromën e Gjergj Elez Alisë
Tre gjeneralët e shkarkuar kanë akuzuar ministrin e Mbrojtjes për abuzime me Forcat e Armatosura dhe punësimin e militantëve
Nga Lindita Çela, 31 Maj 2013
Tre gjeneralët e shkarkuar nga Presidenti i Republikës, Sandër Lleshi, Abaz Lleshi dhe Dhori Spirollari kanë publikuar fakte tronditëse mbi shndërrimin e Ministrisë së Mbrojtjes në një institucion të uzurpuar nga Arben Imami dhe të mbushur me një personal të paaftësh dhe militantësh.
Gjatë një konference për shtyp, ish zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sandër Lleshi ka argumentuar se shkarkimet e Presidentit Nishani kanë qenë të jashtëligjshme, ndërkohë që kanë akuzuar Imamin se për shkak të keqmenaxhimit, sot Shqipëria nuk ka një Strategji për Sigurinë Kombëtare, ka një trupë të forcave të armatosura me uniforma të rreckosura dhe pa mjete logjistike.…
» Lexo më tej: TemA TV/ Tre gjeneralët, akuza bombë ministrit të Mbrojtjes. Sandër Lleshi: Imami të mos fshihet pas një gruaje (VIDEO)
Ahmet Dursun, 31 Maj 2013
Ka lindur në Shkodër. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore për Gjuhë-Letërsi dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë për Juridik. Eksperiencë në fushën e mësuesisë dhe më pas sipërmarrëse e suksesshme. Nismëtare e krijimit të Frymës së Re Demokratike si dhe Kryetare e FRD për qarkun e Shkodrës. Aktualisht, kandidate për deputete e Frymës së Re Demokratike, në Qarkun e Tiranës.
Gruaja që merret me biznes, a është e ngatërruar edhe me politikën?
- Jo, domosdoshmërisht. Ne gratë e biznesit e njohim problematikën e punësimit më mirë se kushdo, nga veriu në jug. Arsyeja pse kandidova është që të ndryshoj një mendësi, që shfaqet çdo 4 vite, në fushata zgjedhore. Bëhen udhëtime në zonat rurale, premtime, shfaqje televizive dhe po me të njëjtat fjalë kujtohen sërish pas 4 vitesh.…
» Lexo më tej: Belma Muka: Jemi e vetmja parti që nuk kemi forumin e gruas
ResPublica.al, 31 maj 2013
Tre gjeneralët e shkarkuar nga detyrat, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kanë dalë në një konferencë për shtypin, dhe kanë pretendime krejt të tjera nga ato të ministrit Imami. Në këtë konferencë, Leshi ka nxjerrë dhe një arsye të shkarkimit të tij, e cila mbetet ende në nivelin e dyshimit: “Autoritetet janë motivuar nga propozimi i një organizate integraliste me natyrë të errët, e quajtur ‘Forumi Shqiptar i Kanadasë’, e cila ka dërguar një propozim publik për lirimin tim nga Forcat e Armatosura me pretendime absurde që lidhen thjesht dhe vetëm me besimin tim katolik”.
Në fakt, ky Forum, për të cilin nuk dihet ende shumë, u ka dërguar një letër ankese autoriteteve të shtetit, ku nënvizojnë një qasje jo shekullare, madje prej kryqtari, të Sandër Lleshit, dhe në këtë përfundim kanë arritur nga një shkrim i këtij të fundit të publikuar në Panorama.…
» Lexo më tej: Ngjarja e gjeneralëve: Ka pasur rol një Forum Shqiptar i Kanadasë???
Ish ambasadori amerikan në Tiranë shpreh shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe thekson se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë
John Withers
Arben Xhixho, 31.05.2013
Zëri i Amerikës: Ambasador Withers le të sqarojmë që në fillim, që opinionet që do të shprehni në këtë intervistë janë tuajat personale dhe nuk pasqyrojnë në ndonjë mënyrë a formë qëndrimin e qeverisë amerikane.
Ambasador Withers: Po, ky është një nga privilegjet dhe në fakt një nga kënaqësitë, kur je larguar nga detyra e ambasadorit. Ato që do të them janë ato që unë besoj si qytetar privat amerikan, duke mos përfaqësuar pikëpamjet e askujt tjetër, veçanërisht jo të qeverisë, por thjesht të miat.
Zëri i Amerikës: Parlamenti shqiptar miratoi tre ligjet e shumë-përfolura që i kërkoheshin Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe që kërkonin tre-të-pestat e votave.…
» Lexo më tej: Ambasadori John Withers për zgjedhjet e 23 qershorit
Nga Ardian Ndreca, 29 Maj 2013
Plaku i Viçidolit ka mbetë i fundit komunist në pushtet. Së shpejti me të do të zhduket nji epokë e tanë që e ka zanafillën në të largtin vit 1917. E ndiejmë të gjithë se i ka ardhë fundi e këtë gja s’ka asnji forcë që ta ndalin. Tashma Berisha asht i dënuem prej historisë, i mungojnë edhe dy dënime tjera: vota dhe gjykata.
Në fakt Sali Berisha nuk mund të identifikohet thjesht si komunist, komunizmi asht vetëm nji stinë e karrierës dhe e jetës së tij, padyshim jo ma e shëmtuemja. Ai asht nji individ me mendësi komuniste, i rritun dhe i formuem në nji klimë dhune, injorance, mungese identifikimi kulturor, dhe i katapultuem sa hap e mbyll sytë, falë mekanizmit të atëhershëm politik dhe dhelpnisë së tij natyrale, në gjinin e sistemit.…
» Lexo më tej: Berisha dhe dy dënime tjera të pashlyera të tij
Nga Mirela Kumbaro, 31 maj 2013
Dje, në konkursin e përvitshëm dhe të çdovendshëm të talenteve të reja muzikore, “The Voice” në Itali, fitoi një vajzë e re nga Shkodra. Quhet Elhaida Dani.
Ajo fitoi sepse është e talentuar dhe jo se është nga Shkodra dhe as se është shqiptare. Përtej faktit që suksesi i Elhaidës erdhi përmes një spektakli televiziv i cili luan fort me emocionet që prodhon një garë, me numrin e madh të publikut në një njësi të shkurtër kohe, me ngjyrat, me dritat, me vetë lojën artistike të Cocciante-s e kolegëve të tij, talenti i saj mbetet i dukshëm edhe për njerëz si unë që s’kanë asnjë formim muzikor përveç dashurisë për muzikën e për zërin e bukur.…
» Lexo më tej: Lëreni Elhaidën rehat!
|
|
Komentet e fundit